Mëshira e Zotit është e madhe – Medina 27.03.2020

Lavdërimet për Zotin, Lavdërimet për Zotin e tokës dhe të qiellit, Dhurues i Mirësive, Largues i të këqijave dhe vështirsive, largon fatkesitë, posedues i Mëshirës të pafundme, Urtësisë së madhe. Për Zotin tonë janë të gjitha lavdërimet dhe falënderimet për mirësitë e Tij që  i dimë dhe  nuk i dimë.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i vetëm i pa Shok, Dëgjues i lutjeve. Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, meritues i lëvdatave dhe gradëve të larta. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi robin dhe të dërguarin e Tij, Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij të ndershëm.

Në vijim

Frikësohuni Zotit të Madhërishëm dhe  punoni  me shkaqe dhe gjëra të mira, shmangni shkaqet e dëmshme dhe të ndaluara. Kush i friksohet Allahut, ai fiton mbrojtjen e Tij, kush  kundërshton  Allahut dhe thyen ligjet e Tij, Allahu i Madhërishëm e braktisën atë.  

O ju njerëz! Me të vërtetë e shikoni se çfarë fatkeqsije ka zbritur nga qielli tek njerëzit në tokë, dhe çfarë e keqeje i ka goditur. I dëgjoni lajmet e përhapjes së kësaj fatkeqsije tek njerëzit, shpejtësinë e përhapjes, dhe rrezikun e madh të sajtë. Ky virus me të cilin goditet çdo moshë, kjo me lejen e Allahut të Madhërishëm, kërcënon njeriun. Zoti ynë është Mëshirues Mëshirbërës, nëse dëshiron e bën organizmin më të fuqishëm se Koronan. Njerëzimi është rebeluar, larguar nga Zoti duke u bërë tiranë dhe egzagjerues, përveç  ata që i ka mëshiruar Allahu i Madhërishëm. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Sikur Allahu t’i dënonte njerëzit sipas veprave që bëjnë, nuk do të mbetej në sipërfaqen e Tokës asgjë e gjallë, por Ai i shtyn ata deri në afatin e caktuar dhe, kur t’u vijë afati i tyre, ata do ta dinë se Allahu i mbikëqyr mirë robërit e Vet.” ( El-Fatir 45)

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë.” (Esh-Shura 30)

O Zoti ynë! O Zoti ynë, sikurëse ke falur shumicën e njerëzve, fal dhe pakicën e tyre. O Zoti ynë, ke shkruar një fjali tek Froni Yt, “Me të vërtetëtë Mëshira Ime e kalon zemërimin Tim.”

O Zot na trajto me Zemërgjërsinë dhe Bujarinë Tënde, Mirsinë dhe Faljen Tënde, dhe mos na trajto me Drejtësinë dhe Llogarinë Tënde. Na trajto me atë që është Cilësia Jote, dhe mos na trajto me atë që është cilësi e jona, o posedues i Mëshirës së plotë, Mirësisë dhe  Bujarisë, o më i Madhi më Bujari.

Nga Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tegohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “O muhaxhirë! Nëse sprovoheni me pesë gjëra kërkoni mbrojtje nga Allahu, që mos t’ju prekin juve; Në çdo popull (shoqëri) ku  shfaqet imoraliteti e ata e deklarojnë atë haptazi, mbi ta do të bien epidemi, që nuk kanë rënë tek të tjerët që kanë qenë përpara tyre. Në çdo popull (shoqëri), prijësit e të cilit nuk gjykojnë sipas Librit të Allahut, Allahu do të bëjë që në mesin e tyre të kenë konflikte të ashpra  në mes tyre. Çdo popull (shoqëri) që nuk jep zekatin, do të privohet nga zbritja e një pike shiu nga qielli, e sikur të mos ishin të kafshët, nuk do të zbriste shi. Çdo popull (shoqëri) që pakëson në masë dhe peshore, do të goditet me zi (buke),  pakësim të rezervave dhe padrejtësinë e prijësit ndaj tyre. Çdo popull (shoqëri) që e thyen premtimin që i ka dhënë Allahut e të Dërguarit të Tij, Allahu do t’ia japë mundësinë armikut që t’i nënshtrojë e t’iu marrë diçka nga ajo që ata posedojnë.” Hadithin e ka transmetuar Ibn Maxhe dhe është hadith i mirë.

O ju njerëz! O ju njerëz, me të vërtetë Allahu i Madhërishëm ju trajton mirë, prandaj bindjuni Atij, ju përkujton, paralajmëron, frikëson prandaj nënshtrohuni vetëm Atij, ju kërkon që të pendoheni tek Ai, ti përuleni dhe ti luteni Atij;  “Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen.”(El-Bekare  222),  dhe i shpërblen për atë me sevape të mëdha. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Prandaj, përgëzoji të duruarit, të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë.”(El-Bekare 155-157) 

Allahu i Madhërishëm ka qortuar ata që nuk kthehen dhe nuk pendohet tek Ai, dhe nuk reflektojnë në momente të vështira, dhe  u ka premtuar ndëshkim të madh. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ne iu kemi dërguar shumë popujve profetë para teje dhe i kemi dënuar ata me skamje dhe fatkeqësi, për t’u bërë të dëgjueshëm. Vetëm sikur të përuleshin kur u erdhi ndëshkimi Ynë! Por zemrat e tyre u bënë gur, ndërsa djalli ua paraqiste si të bukura veprat e tyre të këqija.” ( El-En’am 42-43)

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vallë, a nuk e shohin ata se çdo vit vihen në provë një ose dy herë e prapëseprapë as nuk pendohen, as nuk e mbledhin mendjen?!”( Et-Teube 126)

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ne i dënuam ata njëherë, por ata nuk iu përulën Zotit të tyre e as nuk i drejtuan lutje.” ( El-Mu’minun 76)

O ju njerëz! Mendoni në popujt para jush, dhe shekujt e tanishëm, se si i ndëshkoi Allahu ata që ishin ngarkuar me gjynahe të ndryshme, dhe prej tyre nga fëmijët e të dërguarve të Tij. Ndërsa në këtë kohë, Allahu nuk ka ndëshkuar dhe shkatërruar  popuj vetëm se me shtimin e kundërshtive të tyre. Ligji i Allahut zbatohet mbi besimtarin dhe mohuesin. Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Vallë, jobesimtarët tuaj janë më të mirë se këta (popuj të zhdukur më parë), apo ju keni ndonjë paprekshmëri në librat e shpallur?” ( El-Kamer 43)

Allahu i Madhërishëm  ka thënë: “A nuk e kanë të qartë ata, se sa popuj i kemi shkatërruar Ne para tyre; nëpër vendbanimet e të cilëve ecin? Me të vërtetë, në këto ka shenja paralajmëruese, por ata nuk po vënë vesh.” ( Es-Sexhde  26)

O ju njerëz! A e keni parë se si një bamirës dhe bujar ka shpërblime dhe ndëshkime?! Ai që ka ndërtuar një shtëpi të madhe, në të cilën ka mbledhur çdo gjë për të cilat kanë nevojë banorët e sajtë, nga ushqimet, pijet, gjërat e mira,  ilaçet rroba dhe të tjera veç tyre. Më pas lejon banorët e sajtë që të jetojnë në të për një kohë të kufizuar duke ju thënë; “Banoni në këtë shtëpi me kushte dhe rregulla, kush do  që banon në të me këto kushte dhe rregulla në këtë kohë të caktuar, do ta shpërngulë atë në një shtëpi me kushte shumë më të mira se këto. Kush banon në të duke mos zbatuar kushtet dhe rregullat e sajtë, duke treguar shthurje, shkatërrim në të, dhe duke mbledhur në të të këqiat,  gjatë kësaj kohe, atë do ta shpërngulë për në një shtëpi ku janë mbledhur në të gjithë të këqiat dhe dhimbjet.” A nuk është kjo mirësi dhe drejtësi nga pronari i kësaj shtëpie?! Pa tjetër që po.

“Atij i përket shembulli më i lartë në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.” (Er-Rum 27)

Shtëpia është kjo botë, dhe pas sajtë është xheneti ose xhehenemi, zjarri. Allahu i Madhërishëm ka ngritur për ne qiellin dhe shtruar për ne tokën, duke vënë në shërbimin tonë  detet dhe lumenjtë, ka dhënë për ne çdo gjë të dobishme, duke i dhënë kështu fuqi njeriut.

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ne e kemi ndërtuar qiellin me fuqinë Tonë dhe Ne e zgjerojmë atë. Edhe Tokën e kemi shtruar! Sa shtrues të mrekullueshëm që jemi!” (Edh-Dharijati 47-48)  

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Allahu është Ai që ua ka vënë detin në shërbim, me qëllim që anijet të lundrojnë nëpër të me urdhrin e Tij dhe të kërkoni begatitë e Tij e të jeni mirënjohës.  Ai ka vënë në shërbimin tuaj çka gjendet në qiej dhe në Tokë, të gjitha janë prej Tij. Me të vërtetë, në këto ka shenja për njerëzit që mendojnë.”( El-Xhathije 12-13)

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ai i ka krijuar lumenjtë për dobinë tuaj.” ( Ibrahim32)

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Cili është më i vështirë: krijimi i juaj apo i qiellit, të cilin Ai e ndërtoi, ia ngriti lart kupën dhe e përsosi. Netët i bëri të errëta, kurse ditët të ndritshme. Pastaj e shtriu rrafsh Tokën, dhe prej saj nxori ujërat dhe bëri kullotat, kurse malet i bëri të patundshme, që t’i gëzoni ju dhe bagëtitë tuaja. Kur të arrijë gjëma më e madhe, atë Ditë njeriu do të kujtojë gjithçka që ka bërë  dhe Zjarri flakërues do t’i tregohet çdokujt që sheh.  Atëherë, ai që ka shkelur gjithçka  dhe ka parapëlqyer jetën e kësaj bote,  sigurisht që do të ketë për strehë Xhehenemin. Kurse ai që i është frikësuar madhërisë së Zotit të tij dhe e ka frenuar veten nga dëshirat,  pa dyshim që do të ketë për strehë Xhenetin.” ( En-Nazi’at 27-41)

Allahu i Madhërishëm ka plotësuar ndaj nesh të gjithë mirësitë, që të adhurojmë vetëm Atë dhe të mos i bëjmë shok në adhurim, dhe që të punojmë me Kuranin dhe me synetin e të dërguarit të Tij. Këto janë garancitë e të mirave në këtë botë dhe pas vdekjes gjithashtu. Depozitimi dhe mbledhja e pasurisë është prej të ligësive dhe gjynaheve. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kështu, Ai i përsos begatitë e Veta mbi ju, me qëllim që ju t’i bindeni vullnetit të Tij.” (En-Nahl  81)

Në të vërtetë fatkeqsia bie vetëm se pasi kemi bërë  gjynahe, dhe se nuk largohet vetëm se me pendesë. Ky virus ka ardhur dhe ka prekur njerëzit, prandaj luftojeni dhe  mbrohuni prej tij me lutje dhe duke marrë në konsideratë shkaqet, të cilat i ka ligjëruar  feja Islame. Bashkpunoni me kujdestarët e çështjeve tona, autoritetet, duke pasur kujdes dhe u ruajtur. Të zbatojmë porositë e autoriteteve shëndetsorë pasi që të jemi mbështetur tek Allahu i Madhërishëm. Meriton mirënjohje zëvendësi i fronit mbretërorë, kujdestarit të dy vendeve të shenjta, Zoti e ruajt, për kujdesin e tij të lartë për jetët e qytetarëve në fjalimin me të cilin ju drejtua popullit. Sikurëse meriton mirënjohje qeveria e cila ka bërë detyrën e sajtë me të cilën e ka ngarkuar ai, mbreti, Zoti e nderoftë. Mbështetja tek Allahu është streha dhe e mira që duhet të na shoqërojë në çdo ndodhi dhe çështje. Marrja e shkaqeve në konsiderat është urdhër fetar dhe llogjikë njerzore. Por kush do që bazohet dhe mbështetet vetëm në shkaqe ai i ka bërë shok Allahut në adhurim. Kush i braktisën dhe i neglizhon shkaqet, ai ka kundërshtuar fenë dhe llogjinën njerzore. Kjo re pikëllimi do të largohet me lejen e Allahut të Madhërishëm. Allahu i Madhërishëm thotë: “Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam pranë, u përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të Më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.”( El-Bekare 186)

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Dije se me të vërtetë rrugëzgjidhja është pas shqetësimit, ankthit të madh.”  Hadithin e ka transmetuar Hakimi nga Ibn Abazi.

Robër të Allahut! Të jeni të bindur në caktimin dhe vullnetin e Zotit, besimi në caktimin e Zotit është njëri nga gjashtë kushtet e besimit. Ai është ta dish dhe të jeshë i bindur plotësisht se nën sundimin e Zotit është  çdo gjë që Ai dëshiron, dhe se  Allahu i Madhërishëm është Krijuesi i çdo gjëje. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtet, Ne çdo gjë e kemi krijuar me masë të paracaktuar.” ( El-Kamer 49)

Caktim nga Zoti është e mira dhe e keqja në të cilën jemi të obliguar të besojmë. Zoti ynë na ka lajmëruar se Atij nuk i fshihet gjë në tokë as në qiell. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ai i di të gjitha të fshehtat. Atij nuk mund t’i fshihet asnjë grimë as në qiej, as në Tokë e nuk ka asgjë më të vogël apo më të madhe se ajo, që të mos jetë shënuar në Librin e qartë.” ( Sebe’ 3) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ai përfshin me dijen e Vet gjithçka që ata kanë dhe çdo gjë e ka llogaritur saktësisht.” ( El-Xhinn 28)

Zoti ynë i Madhërishëm është në dijeni të asajt që ka qenë, që do të jetë, dhe të asajtë që nuk do të jetë dhe sikurë të ishte si do të jetë, sikurëse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Sikur t’i shohësh ata kur të vihen para zjarrit, duke thënë: “Ah! Sikur të ktheheshim pas, nuk do t’i mohonim Shpalljet e Zotit tonë dhe do të bëheshim besimtarë!” Po, atyre iu doli sheshit ajo që më parë e fshihnin, por edhe sikur të ktheheshin, prapë do të bënin ato që u ishin ndaluar. Vërtet, ata janë gënjeshtarë.” ( El-En’am 27-28) 

Caktimi i Zotit është i ngritur mbi diturinë për Zotin. Caktimet e Zotit përmbajnë urtësi dhe sekrete prej të cilave shfaqen shumë pak sikurëse shfaqet shikueshmëria në oqean.

 Allahu i Madhërueshëm nuk krijon një te keqe në të cilën të mos ketë urtësi, sekrete dhe dobi. Nga urtësitë në zbritjen e fatkeqsive  me virusin Korona është që njerëzit të përkujtojnë atë në të cilën ishin para sajtë nga mirësia dhe qetësia, me qëllim që të përshpejtojnë në adhurime dhe vepra të mira ditën dhe natën. Të falenderojnë  Allahun për shëndetin,  qetësinë që kishin  dhe sigurinë,  dhe të pendohen nga të këqiat. 

Nga urtësitë e këtyre fatkeqsive është shfaqja e Fuqisë së Zotit, Madhështisë së Pushtetit të Tij ndaj krijesave me qëllim që të binden dyshuesit.  Një virusi që nuk shikohet me syrin e lirë, tmerron njerëzimin, e si do të jetë gjendja e tyre nëse ata me gjynahet e tyre meritojnë diçka më të madhe se ai?!

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Askush tjetër, përveç Tij, nuk e di numrin e ushtrisë së Zotit tënd.” (El-Muddeththir 31) 

Sikurëse prej urtësive në këtë fatkeqsi, është dhe njohja e  dobësisë  së njeriut dhe pafuqia e tij përball fuqisë së Allahut Fuqiplotë. Njeriu nuk mund të përballet as me një krijesë të vogël, të cilën e ka zbritur Allahu i Madhërishëm tek ai. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kur Ai dëshiron ta ndëshkojë një popull, askush nuk mund ta pengojë Atë; dhe ata, përveç Tij, s’kanë asnjë ndihmës.” ( Er-Ra’d 11) 

 O ti njeri, a nuk e di se ti je më i dobët se sa një milingonë?! Milingona sikur të ndahet në dyshë, të shkëputet prej sajtë gjysma e trupit, ajo vazhdon që të jetojë, ndësa diçka e vogël ti shkëputet njeriut mund ta vrasi atë, ti sjellë vdekjen.

Nga urtësitë e kësaj fatkeqsie, është se Allahu i Madhërishëm i përkujton njerzimit dënimin minimal që të mos i preki ata dënimi i madh me qëllim që të pendohen tek Krijuesi. Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Dhe, Ne do të bëjmë që të shijojnë një dënim më të lehtë në këtë jetë, para dënimit më të madh në jetën e përtejme, me qëllim që të kthehen në rrugën e drejtë.” (Es-Sexhde 21) Allahu është i mëshirshëm me krijesat e Tij.

Nga urtësitë e kësaj fatkeqsie gjithashtu është shfaqja e argumeteve dhe udhëzimeve për skeptikët  se Zoti i Botrave është i Vetmi në komandimin dhe sundimin e universit me vullnetin e Tij, Ai është i pa shok,  dërguesi i më të voglës deri tek më e madhja në të. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vepruesi i gjithçkaje që dëshiron.” ( El-Buruxh 16)

Ky virus, sikur të transmetohet nga një njeri tek një njeri tjetër  pa  dëshirën dhe vullnetit e  Zotit, do të ishin prekur të gjithë njerëzit, apo do të ishin prekur shumë prej tyre. Por se ai është nën urdhërin dhe nënshtrimin e vullnetit të Zotit të Madhërishëm, preket me të ai që Zoti dëshiron dhe largohet nga ai që Zoti dëshiron, kjo nga drejtësia dhe mirësia e Zotit. Kjo është ajo që ka vendosur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në besimin e pastër, në fjalën e tij kur ka thënë: “S’ka infeksjon, (sëmundje  ngjitëse që përhapet pa lejen e Zotit), s’ka zog që ndjellën  të  keqen, (fatkeq), s’ka buf, (shenjë e ndjelljes së të keqes në kohën e injorancës), dhe nuk ka muaj të vëçantë që nuk udhtohet, (siç  pretendonin njerëzit e kohës së injorancës).” Hadithin e kanë transmetuar Buhariu dhe Muslimi nga hadithet e Ebu Hurejres. Komentuesit e hadithit kan thënë se; Mohimi i sëmundjes ngjitëse këtu ka për qëllim se sëmundja nuk transmetohet nga një njeri tek dikush tjetër vetëm se kur atë gjë e përhapur  Allahu me lejen e Tij nga të tjerë veç përsonit të parë. Si dhe nuk transmetohet sëmundja në vetvete pa lejen e Allahut, e nëse Allahu do të ndalojë përhajen e sëmundjes ajo nuk përhapet, edhe sikurë të qëndrojë njeriu i shëndoshë me të sëmurin. Mohim  është ajo çfarë besonin njerëzit e kohës së injorancës, para Islamit, se sëmundja përhapen pa lejen e Zotit të Madhërishëm, bazuar në fjalën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “Kush e infektoi, (ngjiti) tek i pari?”

Muslimani është i urdhëruar që të marrin në konsideratë shkaqet nga ana fetare dhe të marrë masat e lejuara pasi që të mbështetet tek Allahu i Madhërishëm. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Largohuni nga  lebroza, sëmundja sikurëse largoheni nga luani.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu nga hadithet e Ebu Hurejrës.

Në kohën e sahabeve, Zoti qoftë i kënaqur me ta, ka rënë sëmundja e murtajës, dhe Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, nuk ka shkuar në Sham, Siri. Në këtë murtajë kanë ndërruar jetë Ebi Ubejda dhe të tjerë sahabe, Zoti qoftë i kënaqur me ta, duke e pranuar caktimin e Zotit në mënyrën më të mirë. Ndërsa Amër Ibn  El-Asi kur ka qenë në Sham i ka urdhëruar njerëzit që të ngjiten në male, deri sa e ka larguar Allahu i Madhërishëm prej tyre epideminë, murtajën. 

Me patjetër këtë fatkeqsi do ta largojë Allahu  i Madhërishëm me lejen e Tij. Eshtë detyrë e muslimanit që të largojë frikën, shqetësimin  dhe ankthin prej sëmundjes. Në një  fjalë të urtë thuhet: “ Pritja e të keqes është sikur të jesh brenda sajtë.” 

Mbështetja tek Allahu forcon vendosmërinë, zemrën, shpirtin, dhe fuqinë në trup. Frika, ankthi dhe shqetësimi ndikojnë  në çdo pjesë të trupit, dhe dobëson imunitetin e trupit në përballjen me sëmundjen. Besimi në Një Zot është siguri dhe qetësi nga çdo frikë.

O ju njerëz! Përballuni me këtë fatkeqsi me lutje, pendesë nga veprat e këqija, me pendesë nga pohimi i sajtë, të keqes, sepse ajo është arsyeja e çdo të keqeje  dhe ndëshkimi në të gjithë botën. Shfaqni tek njerëzit atë që ju do donit që ata të shfaqnin tek ju. Njeriu nuk duhet ti bëjë padrejtësi vëllait të tij njeri në diçka. Në të vërtetë padrejtësia e njeriut ndaj vëllait të tij njeri në ditët e sotme ka kaluar peshën që mund të mbartin malet. Ndëshkimi ndaj padrejtësisë mund të jetë i përgjithshëm, por në shumicën e rasteve është në veçanti, specifik. Shtoni sa më shumë lëmoshën, sadakanë, sepse ajo largon fatkeqsitë. Përmendeni sa më shumë Allahun e Madhërishëm, sepse përmendja e Zotit është ushqim, ilaç dhe më e mira kurë. Ndiqni dhe zbatoni lutjet,  përkujtimin e Zotit, në mëngjes dhe në darkë, përmbajuni librave të lutjeve dhe përmendjeve të Zotit prej tyre; “Tuhfetu Dhakirin”, dhe punoni me ato. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Kthehuni tek Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij, para se t’ju vijë dënimi, sepse atëherë nuk do të mund t’ju ndihmojë kush.” (Ez-Zumer 54)

Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij të larta. Zoti na bëftë dobi me udhëzimin e  zotërisë së të dërguarve dhe fjalët e tij të arta. Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga të gjitha gjynahet, Zotit kërkoni falje.

 

LEXO  Agjërimi është një shkollë besimi

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet janë për Zotit. Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, Sunduesit të Ditës së Gjykimit. 

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, i Fuqishmi i Pathyeshmi. Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, besniku. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen, shokët dhe pasuesit e tyre.

Në vijim

Frikësohuni Zotit që të shpëtoni dhe të fitoni me përfundim të mir, që të shpëtoni nga shkatërrimi dhe ndëshkimi, prej të cilave shpëtojnë vetëm se të devotshmit,  ata që i frikësohen Zotit, dhe që do të humbin prej tyre vetëm se mohuesit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në Libër (Leuhi Mahfûdh) para se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtet e lehtë! (Këtë paracaktim e kemi bërë) që ju të mos dëshpëroheni për atë që ju ka kaluar, por edhe për të mos u gëzuar së tepërmi për atë që Ai ju ka dhënë. Allahu nuk i do kryelartët mburravecë.”( El-Hadid 22-23)  Transmetohet se Ibn Abazi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë; I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Dije se ajo me të cilën je prekur nuk është për të dëmtuar, dhe çfarë të godet nuk ka qenë për të mposhtur.” Hadithin e ka transmetuar Hakimi. Që do të thotë; Atë që nuk e ka caktuar Zoti për ty nuk do të ndodhi prej asajtë gjë, dhe se atë të cilën e ka caktuar Allahu për ty ajo do të godasi.

Sikurëse thuhet në një hadith: “ Kujdesi nuk të shpëton nga caktimi i Zotit, ndërsa lutja bën dobi në atë që ka ardhur dhe në atë që nuk ka ardhur.”

Adhurues të Zotit! “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

 

LEXO  Lutja më e mirë në çdo kohë - Medina 11.04.2020

Ka thënë i dërguari i Allahu, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të:  “Kush lutet një herë për mua,  Allahu xh.sh lutet për të dhjetë herë.” Prandaj lutuni dhe përshëndeteni të parin e të përzgjedhurve dhe drejtuesin e të gjithë të dërguarve.

O Zot mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahim dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. Lutje dhe përshëndetje të shumta.

Kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë shokët e tij mbi Halifet e parë të drejtë, ata që udhëhoqën me drejtësi.

O Zot të lutemi të jesh i kënaqur me ata, me tabiinët dhe me të gjithë ata që i pasojnë në mirësi deri në ditën e fundit.

O Zot të lutemi të jesh i kënaqur me ne sëbashku me ta me Bujarinë, Madhështinë  dhe Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zot poshtëro mohimin dhe mohuesit, o Zot poshtëro ata që sjellin risi dhe shpikje në fe, me të cilën dëmtojnë fenë Tende, o Zoti i Botrave. 

O Zot poshtëro ata që sjellin risinë, shpikjen në fe deri në ditën e fundit të kësaj bote o Zoti i Botrave, o i Fuqishëm o Mposhtës i të keqes. Me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.

O Zot ndihmo  fenë  Tënde, Librin Tënd, Synetin e të dërguarit Tënd, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

O Zot largo këtë fatkeqsi nga vendet muslimane, O Zot largo këtë fatkeqsi nga vendet muslimane, o Zoti i Botrave.

O Zot largo këtë fatkeqsi nga vendet muslimane, o Zot largo këtë fatkeqsi nga toka, o Zot largo këtë fatkeqsi nga toka, o Zot largo këtë fatkeqsi nga toka, o Zoti i Botrave. 

O Zot mëshiro robërit dhe krijesat Tuaja, o më i Madhi Mëshirues, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.

“Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim! Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!”(El-Bekare 286) O Zoti i Botrave.

O Zot ruaj vendin tonë nga çdo e keqe dhe e urryer, o Zoti i Botrave.

O Zot jep  qetsi dhe besim, o më i Madhi Bujarë, në të gjithë vendet muslimane,  me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.

O Zot në Madhështinë Tënd dhe emrat dhe Cilësitë e Larta, nga ato që i dimë dhe që nuk i dimë kërkojmë mbrojtje nga e keqja që na dëmton, nga e keqja që zbret nga qielli , nga sherri që është në tokë dhe që del prej sajtë, dhe nga sherri që ke krijuar o  Zot, o më i Madhi më Bujari, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot mos na lër neve në dorë të veteve tona as sa hapim e mbyllim sytë, o Zoti i Botrave.

O Zot mos na lër neve në dorë të veteve tona as sa hapim e mbyllim sytë.

O Zot na ruaj ne dhe pasardhësit tanë nga Iblisi,  shejtanët e tij, ushtarët dhe pasuesit e tij o Zoti i Botrave, na ruaj nga pasuesit e tij, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.

O Zot ruaj muslimanët nga shejtani i mallkuar, dhe ndihmësit e tij, o Zoti i Botrave.  Me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.

O Zot fali të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve, o më i Madhi Mëshirues. O Zot ndriço varret e tyre, o më i Madhi Mëshirues, shtojua të mirat e tyre, fshijua të këqijat  tyre, o Zoti i Botrave.

O Zot të lutemi të na ruash nga të këqiat e veteve tona dhe nga punët tona të këqia.

O Zot shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, O Zot shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, o Zoti i Botrave.

O Zot jepi fund kësaj fatkeqsije, O Zot jepi fund kësaj fatkeqsije, me  caktimit dhe vullnetin  Tënd, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.

O Zot largoje atë nga toka, o Zot largoje atë nga toka, o Zoti i Botrave. O Zoti ynë kthe në tokë sigurinë, qetësinë në zemrat e njerëzve, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.

O Zot na ruaj nga rritja e çmimeve, epidemitë, kamata, imoraliteti, tërmetet, fatkeqsitë,  si dhe të këqijat e fitneve nga ato që janë shfaqur dhe nuk janë shfaqur.

O Zot jepi sukses kujdestarit të dy xhamiave të shenjta, në atë që do dhe je i kënaqur, jepi sukses atij në udhëzimin Tënd dhe bëj që punët e tij të fitojnë kënaqësinë Tënde, O Zot ndihmoje drej çdo të mire, o Zoti i Botrave.

O Zot jepi këshilltarë të mirë dhe jepi sukses në vendimet e tij.

O Zot jepi sukses zëvëndësit të tij në atë që do dhe je i kënaqur , o Zot  jepi sukses atij në udhëzimin Tënd dhe bëj që punët e tij të fitojnë kënaqësinë Tënde, ndihmoje drej çdo të mire. O Zot jepi sukses atij në atë që është e mirë, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.

O Zot jepi sukses  në atë që është e dobishme për  Islamin dhe të muslimanët o Zoti i Botrave.

 O Zoti ynë, o më i Madhi Mëshirues të lutemi që të na mbrosh nga turpërimi në këtë botë dhe dënimi i botës tjetër.

O Zot na bëj të jemi të bindur ndaj Teje dhe na largo nga ata që të kundërshtojnë Ty, o Zoti i Botrave.

O Zot, kërkojmë mbrojtje tek Ty nga gjykimi i padrejtë, nga kënaqsia e armiqve tanë  për fatkeqsitë tona, nga zbritja e fatkeqsive, dhe  nga përhapja e epidemive.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

Post Author: endrit