Mirësit e Kësaj Bote – Abdullah ibn Abdurrahman el Buajxhan

Mirësit e Kësaj Bote

Falenderimet i takojnë Allahut xh,sh, Falenderime për Mbështetësin  e nevojtarëve , Atë që i përgjigjet lutjeve të të dëmtuarve , Shëruesit të ankthit dhe  stresit, Furnizuesin e gjithë robërve të Tij me mirësi,: “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj, Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj (pas vdekjes). Të gjitha (këto) janë në librin e njohur (Levhi Mahfudhë).” (Hud: 6)

“Është Ai që e zbret shiun, kur ata kanë humbur cdo shpresë dhe përhap mëshirën e Vet: Ai është Mbrojtësi i vërtetë dhe I  denji për falenderim .” {Esh –Shura 28)

Zotit i kërkojmë mbrojtje prej të këqijave të vetveteve tona dhe veprave tona , atë që drejton Allahu s’ka gjë që e humben dhe ai që humbën s’ka udhëzues tjeter veç Ti.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos  Allahut, dëshmi me të cilën shpresojmë shpëtimin ditën  e premtuar. Dhëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, i cili e përcolli mesazhin e kreu amanetin, këshilloi njerëzimin, dhe u përpoq për Zotin përpjekje të sinqerte deri  kur i erdhi e vërteta, Paqja e Zotit qoftë mbi të , mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij.

Këshilloj veten dhe ju  të kemi frikë Zotin, sepse kjo është porosia e Zotit për të parët dhë të fundit : “Ne i kemi porositur ata që u është shpallur Libri para jush dhe ju ;  “Frikësojuni Allahut”. (Nisa: 131)

Adhurues  të Zotit : “Ta dini, se jeta në këtë botë, nuk është tjetër veçse lojë, dëfrim e zbukurim , si dhe mburrje e garë ndërmjet jush për më shumë pasuri dhe fëmijë! Ajo i shëmbëllen bimës, e cila pas shiut rritet dhe i gëzon bujqit, por më vonë zverdhet, thahet dhe mbetet pa vlerë. Në botën tjetër ju presin vuajtje të mëdha ose falje e Allahut dhe kënaqësia e Tij; jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e rreme.” (El Hadid 20)

Kjo botë është kënaqësi kalimtare, hije që ikën dhe ditë të pakëta: “Me të vërtetë,  jeta e kësaj bote i shëmbëllen shiut që Ne e lëshojmë nga qielli e me të përzihet toka dhe bën bimë, me të cilat ushqehen njerëzit  dhe kafshët. E kur Toka vishet dhe zbukurohet dhe kur banorët e saj mendojnë se janë zotërues të saj, asaj i vjen urdhëri ynë, natën ose ditën dhe Ne e bëjmë atë si të ishte e korrur, thuajse nuk kishte lulëzuar të djeshmen. Kështu, Ne ua shpjegojmë Shpalljet Tona njerëzve që mendojnë.” (Junus 24)

O  muslimanë! Toka është si një libër i hapur, Allahu xh.sh. na ka ftuar që ta lexojmë dhe zbulojmë atë, sikurse na ka mësuar që të reflektojmë  dhe meditojmë në të : “Me të vërtetë , në krijimin e qiejve dhe të Tokës, në këmbimin e natës me ditën, në anijet që lundrojnë nëpër det për tu sjellë dobi njerëzve, në ujin që Allahu zbret prej qiellit, duke ngjallur përmes tij tokën e vdekur dhe duke shpërndarë gjithfarë gjallesash, në lëvizjen e erërave dhe në retë që qëndrojnë midis qiellit e Tokës, Në të gjitha këto sigurisht që ka shenja për njerëzit me intelekt.” (El Bekare: 164)

Besimtar të Zotit! Me sa të panjohura janë përballur njerëzit dhe nuk i kanë zbuluar dot vetëm se prej Zotit? Sa nga popujt kanë rënë dhe nuk janë ngritur vetëm se nga Allahu? Sa fatkeqësi u kanë rënë popujve dhe nuk janë lehtësuar prej tyre vetëm se nga Allahu?

A ka më të mirë se Ai që i vjen në ndihmë nevojtarit të këputur, kur i lutet Atij, që jua largon të keqen dhe ju bën juve trashëgimtarë në Tokë?! Vallë, a ka krahas Allahut zot tjetër ?! Sa pak që reflektoni! ( En Nemel: 62)

Në kohën kur toka është mes  të lagështirës së vapës së mengjesit  dhe thatësirës së verës , toka po thuaj se  shembet (qahet), kafshët tremben, thahen puset, pemët,  vyshken lulet paksohen frutat, vdes cdo qelize dhe shtohet   dhimbja, atëhere është Allahu që ndryshon gjendjen dhe dërgon erën përgëzuese  prej Mëshirës së Tij, “ dhe zbret shiun, kur ata kanë humbur cdo shpresë dhe përhap mëshirën e Vet: Ai është Mbrojtësi i vërtetë dhe i denji për falenderim .” {Esh –Shura 28)

Ringjallet toka me lejen e Zotit, merr bukurin e saj dhe stoliset, buzëqesh jeta dhe ndryshon gjendja e saje dhe merr përsëri ngjyra, Madhërimi i takon Atij qe dërgoj erën dhe mbolli farën , Madhërimi i takon Atij që e ngjallën tokën pasi që ajo ishte shkretuar.  “A ka më të mirë se Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe lëshon për ju nga qielli ujë, me të cilin bën të rriten kopshte të mrekullueshme?! ju nuk mund të bëni pemët të rriten (pa këtë ujë). Vallë, a ka krahas Allahut zot tjetër?!..” (En –Nemel: 60) Madhërimi i takon Allahut, Madhërimi i takon Allahut.

Dhe ndryshon jeta besimtarë të nderuar pasi që zbret mëshira, kthehet shpresa, gëzimi, festa dhe mirëqenja .”  Andaj shikoji gjurmët e mëshirës së Allahut, se si gjallëron tokën pas shkretëtimit të saj, Vërtet, Ai do t’i ringjallë edhe të vdekurit, se Ai është i Fuqishëm për çdo gjë.” (Er-Rum 50)

Adhurues të Zotit! Mirësite e Zotit nuk shmangen (fshihen), dhuratat e tij nuk maten dot, por  ato merren nga Zoti vetëm se me bindje dhe kenaqesinë e Tij, falenderime për mirësit e Tij të mëdha,:  “Sikur banorët e atyre qyteteve të besonin dhe të ruheshin prej gjynaheve, Ne do t’u dërgonim bekime nga qielli dhe toka.” (El –Araf: 96)

Ligji i Allahut për robërit e Tij është:  “Kur Zoti juaj kumtoi: Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia;  por nëse ju mohoni mirësitë e Mia, dënimi im është i rëndë.” (Ibrahim 7)

O popull musliman! Mohimi i mirësive të Zotit është prej shkaqeve të ndeshkimeve dhe fatkeqësive.

Allahu na ka paralajmëruar duke na sjellë shembull kur thotë :  “Allahu e ka bërë shembull qytetin (e Mekes), i cili ishte i sigurt dhe i qetë. Atij i arrinin ushqime të bollshme nga të gjitha anët, por pastaj banorët e tij i mohuan dhuntitë e Allahut dhe Ai i bëri të shijojnë urinë dhe frikën, si ndëshkim për atë që bënë.” ( EN-Nahl: 112

Në historinë e Shebës kemi mësim ku Allahu thotë: “Vendbanimi i Shebës ishte një shenjë e qartë për banorët e tij: dy kopshte në të djathtë dhe në të majtë të lumit. (Ne u thamë atyre) : Hani nga ato që ju ka dhënë Zoti juaj dhe falenderojeni Atë. I mrekullueshëm është vendi juaj dhe Falës i madh është Zoti juaj! Por ata nuk denjuan të dëgjonin, prandaj Ne lëshuam mbi ta ujërat e digës dhe dy kopshtet e tyre ua zëvëndësuam me kopshte të tjera, me fruta të idhëta marine dhe xinxife. Ne i dënuam kështu si pasojë e mosbesimit dhe e mosmirënjohjes së tyre. Vallë, a dënojmë Ne tjetërkënd, përvec mosmirënjohësve?” (Sebe: 15-17)

Pastaj thotë Allahu xh.sh : “… kështu ata e ngarkuan veten me gjynahe dhe Ne i bëmë ata rrëfenja dhe i shpërndamë plotësisht. Sigurisht, në këtë, ka shenja si mësime për çdo të durueshëm dhe falenderues.” (Sebe 19).

Robër të Zotit falenderojeni Atë, jini falenderues për mirësite që ju ka dhënë sepse me të vërtetë do jua shtojë ato. Falenderojeni Allahun  për Begatitë, Bujarinë dhë Mirësit e Tij sepse Ai do të ju Mëshirojë ju. Kërkoni falje tek Zoti juaj dhe pendohuni tek Ai, Allahu do ju sjellë shi të begatshëm dhe do tju shtojë fuqi mbi fuqinë tuaj.  Kërkoni falje te Zoti juaj me të vërtetë Ai është Falës i madh. Që Ai tju dërgojë shi të bollshëm, tju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj, dhë të bëjë për ju kopshte e lumenj! Tek Ty kërkojmë falje o Zot me të vërtetë Ti je Falës i Madh. Tek Ty kërkojmë falje o Zot me të vërtetë Ti je Falës i Madh. Tek Ty kërkojmë falje o Zot me të vërtetë Ti je Falës i Madh.

 

LEXO  Nga kuptimet e agjërimit dhe shpjegimi i statusit të muajit Shaban

Hutbeja e dytë

Falenderime për Atë që ka krijuar gjithçka dhe e ka përpjestuar drejtë; që ka caktuar fatin e çdo gjëje dhe ia ka rrëfyer rrugën; që bën të rriten kullotat. Dhe pastaj të shndërrohen, të vyshken e të thahen. Ai që na dha në fenë tonë hapsirë dhe ngrohtësi, në legjislacionin (sheriatin) dhembshuri dhe mëshirë.

Robër të Zotit! Festat dhe pushimet janë ditë për shëtitje dhe qetësim dhe  tentojnë shumë nga njerëzit që ti shfytëzojë këto ditë në shëtitje dhe eksplorime të  vendeve të ndryshme të tokës, gjë e pranuar, deri në momentin që nuk teprohet në humbje kohe  dhe nuk egzagjërohet në lojra dhe tifozllëk.

O musliman feja jonë ka përfshirë të gjitha kushtet e njeriut duke ja bëre të qartë rregullat e vendaliut  dhe të udhëtarit . Në dinjitetin e muslimanit që të kujdeset për rregullat dhe edukatën e udhtimit sikurëse kujdeset për rregullat dhe edukatën e vendaliut (jo udhtarit).

Nga rregullat dhe edukata e udhëtimit janë të përshëndeturit me  familjarët dhë thënia e lutjeve kur hypën në mjet dhe në dalje. Transmetohet nga Ibn Omeri r.a se Profeti a.s kur kishte për qëllim të dilte në udhëtim Madhëronte Allahun (Allahu Ekber) tre herë pastaj thonte: Madhërimi i takon Atij që na e bëri të mundur këtë për ne, me të vërtetë kthimi jonë është tek Allahu. O Zoti jonë na jep në këtë udhëtim drejtësi dhe devotshmëri,  punë të pranuara tek Ti, O Zot na ndihmo në këtë udhëtim dhe largo nga ne lodhjen. O Zot Ti je shoqërues në udhëtim dhë kujdesës për familjen, o Zot të kërkojmë të na mbrosh nga vështirësitë dhe pengesat e udhëtimit, fatkeqësia në pasuri dhe në njerëz. Ndërsa kur është kthyer ka thënë këto duke shtuar: “Kthehemi pendues, adhurues dhe për Zotin tonë falenderues.” -Transmeton Buhariu.

Gjithashtu  nga edukata e udhëtimit është që udhëtari të zgjedhi ditën e përshtatshme  dhe nëse do të ishte dita e enjte ajo është e pëlqyer, ndërsa mëngjesi është  koha më e preferuar për udhëtim.

Nga Ka’b Ibn Malik r.a  transmetohet se ka thënë: Profeti a. s nuk ka dalë për udhëtim vetëm se ditën e enjte  dhe thonte: “O Zot bekoje popullin tim në mengjeset e tij.” Kur dërgonte ekspeditë ose ushtri  e dërgonte atë gjithmonë në mëngjes herët, dhe kur ishte në tregti e dërgonte mallin në fillim të ditës  dhe kjo ndikonte në shtimin e pasurisë së tij. Transmeton Tirmidhiu dhe Ebu Daudi

Nga edukata e udhëtimit është dhe zgjedhja shoqëruesit të mirë dhe mosudhëtimi vetëm.

Transmetohet nga Ibn Omeri r.a  se Profeti a.s ka thënë: “Sikur ta dinin njerëzit se çfarë ka në udhëtimin vetëm,  kurrë nuk do të udhëtonin vetëm natën hypur në kafshë.”

Nga edukata e udhëtimit gjithashtu  është kujdesi për kryerjen e obligimeve, faljen e namazeve. Allahu xh.sh na ka paralajmëruar  që të mos i humbasim as mos ti vonojmë ato duke na thënë : “Mjerë për ata të cilët kur falen, janë të pakujdesshëm për namazet.” (El-Maun: 4-5)

Nga tradita profetike është shkurtimi i namazeve katërshe gjatë udhëtimit. Allahu xh.sh ka thënë: “ Kur të udhëtoni, nuk është gjynah që ta shkurtoni namazin…” (En-Nisa: 10)

Lejohet bashkimi i namazit të drekës me atë asrit (Ikindinë) si dhe namazi i  akshamit me jacinë. Legjislacioni islam ka caktuar mestin në abdest për vendasin një ditë dhe një natë, ndërsa për udhëtarin tre ditë dhe tre netë.

Nga edukata e udhëtimit gjithashtu është shmangja e ndotjeve, mos hudhja e mbeturinave  dhe papastërtive në vende të papërshtatshme , mos shqetësimi i banorëve aty, ulja e shikimit para grave të tyre, të qëndruarit largë gjërave të tyre përsonale, mos qëndrimi në rrugët dhe vendkalimet e tyre, mosdëmtimi i ambjenteve të tyre publike dhe i  mjeteve që u përkasin atyre.

Popull musliman! Kush dëshiron të dalë shëtitje në një distancë të shkurtër le të pajiset me  leje udhëtimi. Islami është feja e faljes dhe e lehtësimit : “Dhe nuk ju ka vënë asnjë barrë në fenë tuaj…”(El-Haxhxh: 78).

O Zot na jep dije në fenë tonë. O Zot na jep dije në fenë tonë, dhe na e mëso interpretimin

O Zot lartësoje islamin dhe muslimanët. Shkatëro politeizmin dhe politeistët.

O Zot përmirëso gjëndjen e muslimanëve në çdo vend.  O Zot përmirëso gjendjen e muslimanëve në çdo vend.

O Zot bëje të paqtë e sigurtë këtë vend  dhe të gjitha vendet e muslimanëve.

O Zot na jep siguri në vendin tonë, përmirëso drejtuesit tonë  dhe përgjegjësit e çështjeve tona.

O Zot jepi sukses kujdestarit të dy xhamijave të shenjta dhe jepi atij mbështetjen Tënde . O Zot jepi sukses atij dhe mëkëmbësit të tij në atë që Ti Do dhe je i Kënaqur dhe drejtoje atë nga devotshmëria .

O Zot jepu sukses atyre të dyve në përmirsimin e vendit dhe të besimtarëve O Zoti i Botërave.

O Posedues  i zemrave na i forco zemrat tona në fenë tënde. O Ndryshues i zemrave  drejto zemrat tona drejt bindjes ndaj Teje, O Zot Na mjafto ne me të lejuarën, larg të ndaluarës dhe na bëj ne falenderues vetëm  ndaj Teje dhe askujt tjetër.

Robër të Zotit bini salavatë dhe përshëndeteni atë që Allahu ju ka urdhëruar të bini salavatë për të kur thotë : “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) O Zot mëshiroje Muahmedin a.s. dhe familjen e tij siç e mëshirove Ibrahim a.s dhe familjen e tij. Me të vërtetë Ti je i lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin a.s dhe familjen e tij siç e bekove Ibrahimin a.s dhe familjen e tij . Me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun  dhe mbi të gjithë shokët e Profetit dhe mbi ne së bashku me ta me Mëshirën Tënde, O më i Madhi Mëshirues.

Afrim Smakaj

Medina / by

Post Author: