Natyrshmëria e pastër njerëzore, rruga e drejtë dhe e saktë – Meka 05.11.2021

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar      30-03-1443 H   05-11-2021 D

Shejh  Fejsal Gazavi       

Tema   Natyrshmëria e pastër njerëzore, rruga e drejtë dhe e saktë

 

Lavdërimet janë për Zotin, lavdërimet janë për Zotin, ka krijuar njeriun në formën më të bukur, e ka nderuar atë me nderimet më të mëdha, dhe ka udhëzuar atë që dëshiron, me mirësinë e Tij, për në fenë e Tij të vërtetë. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Ai është i Larti, Madhështori. 

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi,  është rob dhe i dërguari i Zotit, udhëzuesi për në të vërtetën dhe për në rrugën e drejtë. O Zoti ynë, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij, të cilët fituan krenarinë në këtë botë, dhe në botën tjetër  Xhenetin e përhershëm.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit, frika ndaj Zotit është shenjë  e lumturisë dhe sinjal i shpëtimit. “O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t’ju japë aftësinë e të gjykuarit drejt, do t’ju lirojë nga gjynahet tuaja dhe do t’ju falë. Allahu zotëron mirësi të madhe.” (El-Enfal 29) 

O ju muslimanë! Vërtetë Allahu i Madhërishëm e ka krijuar njeriun në natyrshmëri të pastër. Natyrshmëri mbi të cilën Allahu shumoi robërit e Tij, dhe bëri që të jetojnë në këtë botë, me dashuri për të mirën, virtytin dhe meritat, dhe duke urryer të keqen, pabarazinë dhe të shëmtuarën. I ka krijuar ata në natyrshmëri të pastër dhe të gatshëm që të pranojnë të mirën, qenë të jenë të sinqertë për Zotin dhe ti afrohen Atij.

Islami është feja e natyrshmërisë së shëndoshë. Krijuesi i kësaj natyrshmërie, Allahu i Madhërishëm,   është Ai që zbriti këtë fe të vërtetë, e legjitimoi dhe e pranoi,  dhe nuk pranon fe tjetër nga askush. “Drejtohu me përkushtim në fenë e pastër monoteiste, natyrën fillestare, në të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit. S’ka ndryshim të krijimit të Allahut. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Er-Rum 30)

Adhurues të Zotit! Pavarësisht  ndryshimit të njerëzve në besimin, racat dhe gjinitë e tyre, ata vazhdojnë të bien dakort për ruajtjen e anës njerëzore të tyre, me qëllim që të vazhdojë ekzistenca e tyre dhe të ketë vazhdimësi  jeta e tyre.

 E kjo natyrshmëri në të cilën Allahu krijoi njerëzit refuzon epshet dhe dëshirat jo normale  për shkak të natyrshmërisë së saj, si krijesë. E kjo ndodhën tek shumica e njerëzve, sepse për të veçantën rregulli është përjashtues. Përkundrazi ai është i çrregullt, dhe nuk duhet sulmuar sepse rastësisht ka ndryshuar natyrshmërin e tij, duke e shkatërruar dhe  turbulluar mendjen, derisa i përzihen konceptet në trurin  e tij. Ai e shikon të vërtetën të kotë dhe të kotën si të vërtetë, të mirën të keqe dhe të keqen të mirë, të lejuarën haram dhe të ndaluarën hallall, të lejuar. Hudhejf Ibn Jemani, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Fitnet, trazirat lidhen me zemrat dhe lënë gjurmë në to, ashtu siç lë gjurmë rrogozi vija-vija kur fle me fytyrë mbi të. Çdo zemër që i fut brenda plotësisht dhe i pi ato (trazirat), shënohet në të një njollë e zezë, dhe çdo zemër që i kthen mbrapsht ato, shënohet në të një pikë e bardhë. Pastaj ato (trazirat) do t’i ballafaqohen dy zemrave; një zemre të bardhë si guri i lëmuar, në të cilin nuk është ngjitur asgjë (për shkak të besimit të fortë dhe pastërtisë së tij nga të metat) dhe këtë zemër nuk e cënon asnjë trazirë sa të jenë qiejt dhe toka; si dhe (do t’i ballfaqohet) një zemre tjetër të zezë e të nxirë si një koçan misri i përmbysur, që nuk njeh të mirën dhe nuk ndalon nga e keqja, përveç asaj me të cilën ka mbushur zemrën prej dëshirave të tij.”

Adhurues të Zotit! Njësimi i Zotit dhe të mos bërit shirk, shok Atij në adhurim, është kërkesa natyrore me të cilën ka ardhur e gjithë natyrshmëria njerëzore. Njerëzit kan lindur të pastër në natyrshmërinë Islame. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Çdo fëmijë që lindën, lind me natyrshmërin  e pastër islame.” Në hadith Kudsi, ka ardhur se Allahu  i Madhërueshëm ka thënë: “Vërtetë Unë kam krijuar robërit e Mi në natyrshmëri të pastër, por i pushtuan  shejtanët.”  Por kur natyrshmëria bën regres, mendjet njerëzore dështojnë, njerëzit shkojnë në rrugë të gabuar dhe i bëjnë shok Zotit të tyre në adhurim, adhurojnë idhujt, gurët dhe drurët, planetet, shejtanët, lopën, minjtë, dhe të tjera si këto nga adhurimet e gabuara dhe zotat e rremë, të cilët i adhurojnë përveç Allahut. Me prishjen e natyrshmërisë së këtyre njerëzve, dhe humbjen e udhëzimit të tyre, ata këmbëngulin në të kotën e tyre, parapëlqejnë mohimin nga besimi. Sa që ka prej tyre që bëjnë përpjekje pa fund për të larguar nga rruga e Zotit dhe për të sprovuar  besimtarët, që ti largojnë nga adhurimi i tyre për Zotin e Vetëm për në adhurimet e idhujve, ti nxjerrin ata nga feja e pastër dhe e vërtetë që të humbin sikur ata kanë humbur, dhe që të jenë nga banorët e Xhehenemit. Njohja e Krijuesit të Gjithësisë është çështje e lindur  dhe e nevojshme në shpirtërat e njerëzve. Por kur  prishet natyrshmërija e njeriut, ka nga njerëzit që tregohet arrogant ndaj natyrës së tyre, braktisin mendjen dhe kundërshtojnë intuitën e tyre. Mohojnë  ekzistencën e Zotit të Madhërishëm, dhe mohojnë që ky univers të ketë Krijues që e kontrollon, dhe pse çdo gjë që është në univers dhe në horizon janë dëshmi të qarta për ekzistencën e Zotëruesit dhe Sunduesit të tyre, dhe që dëshmojnë në Njësinë e Tij dhe Fuqinë e Tij.

Në fatkeqësi dhe vështirësi zgjohet natyrshmëria e njeriut, dhe veçon Zotin e Tij në sundim, sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kur juve ju godet fatkeqësia në det, ata që ju i adhuronit në vend të Atij, zhduken.” ( El-Isra’ 67) Por kur preket natyrshmëria njerzore, tek disa të paditur dhe injorantë, të paditur,  në Islam, kur i godet e rënda dhe preken nga vuajtjet dhe fatkeqësitë, ata braktisin lutjen drejtuar Zotit dhe kërkojnë ndihmë nga ata që besojnë se kanë në dorë drejtësinë dhe autoritetin, dhe kërkojnë prej tyre mbrojtje dhe shpëtim. Në këtë mënyrë, ata janë më të këqinjë se idhujtarët që adhurojnë putat, idhujt, të cilën në raste fatkeqësishë të rënda dhe të mëdha i drejtoheshin përsëri Zotit të Vetëm, i harruar zotat e tyre duke kërkuar shpëtim, sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kur hipin në anije, ata i luten Allahut me devotshmëri të sinqertë, por kur Ai i sjell në tokë shëndoshë e mirë, menjëherë ata i shoqërojnë Atij ortakë (në adhurim),” (El ‘Ankebut 65) 

O ju vëllezër! Allahu i Madhërishëm ka krijuar  mashkullin dhe femrën me cilësi, karaktere dhe veçori me të cilat dallohet çdo njëri prej tjetrit.  Allahu i Madhërishëm ka thënë; “ Sigurisht që mashkulli nuk është si femra.” (Al ‘Imran 36) Këto janë krijime  të  Zotit, dhe nuk ka zëvendësim të krijimit të Tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka mallkuar ata burra që përngjasojnë me femrat, dhe ato femra që përngjasojnë me burrat. Por kur shkatërrohet  natyrshmëria njerëzore, ka nga të rinjtë që ndryshon natyrshmërinë e tij, imiton dhe tenton që të ngjasojë me femrat, duke u dukur i tillë në veshjen e tij, në të folurën e tij, në të qeshurën dhe në të ecurën e tij, dhe në paraqitjen e tij vëren diçka që tregon për mungesën e anës mashkullore të tij. Të lindën dyshimi në mendje se a është mashkull ky njeri apo femër, nga ajo që ti shikon nga paraqitja e tij. Gjithashtu ka nga të rejat, femra që ndryshojnë natyrshmërinë e tyre, duke hequr dorë nga feminiliteti i tyre, rebelohen ndaj natyrshmërisë së tyre. Imitojnë dhe mundohen të ngjasojnë me burrat  në atë që u përket ligjërish apo sipas traditës, nga e folura, trupi apo trupi dhe të tjera veç tyre.

 Nga urtësia e Allahut  është se krijoi dy bashkëshortët, femrën dhe mashkullin, duke i dhënë secilit prej tyre në natyrshmëri që të mbështeten tek njëri-tjetri. Në Islam martesa është në mes një burri dhe një gruaje, është natyrshmëri dhe nevojë njerzore që i jep secilit nga bashkëshortët të drejtën e kënaqësisë me tjetrin, në rrugë të ligjëruar. Por, kur shkatërrohet dhe ndryshon natyrshmëria njerëzore, ka nga atë të rinjtë, që dhe pse kanë mundësi që të martohen, heqin dorë prej saj. Kjo me pretekstin se martesa është lidhje, përgjegjësi, dhe ka pasoja. Po kështu  ka të reja, femra,  që refuzojnë martesën, dhe nuk e dëshirojnë, duke menduar se martesa është shtypje e lirisë dhe kontroll mbi gruan. Djemt dhe vajzat që zgjedhin të jenë beqarë, Zoti i udhëzoftë, mund të përfshihen në lidhje të ndaluara, për të plotësuar epshin e tyre dhe për të arritur dëshirën fizike të tyre.

Gjithashtu, kur ndryshon natyrshmëria njerëzore, bëhen  gjynahe të mëdha, përhapen dhe tolerohen veset e ndaluara, sikur veprat e popullit të Lutit, homoseksualizmi dhe lezbizmi, dhe ajo që njihet me ndërrimin e grave. Sikurse dhe ai fenomen që quhet në mënyrë të rreme dhe shpifëse martesa në mes të të njëjtës gjini, që nuk është martesë por anomali dhe çoroditje, shtrembërim i natyrshmërisë Hyjnore, ndryshim i strukturës njerëzore, dhe shkelje e normave që ka përcaktuar Allahu tek krijesat e Tij.

Kështu që kur shkatërrohet natyrshmëria njerëzore, njeriu kalon një jetë me nivel të ulët, ku nuk është i shqetësuar se në çfarë gjendje poshtrimi  ka rënë dhe në çfarë grade dekadence morale është. 

Ajo me të cilën janë sprovuar shoqëritë Islame kohët e fundit, që kanë qenë goditje të rënda në prishjen e marrëdhënijeve familjare dhe lidhjeve shoqërore, dalja e disa femrave, Zoti i udhëzoftë,  që kanë kërkuar divorcin për burrat e tyre pa asnjë arsye fetare, ose për arsye të vogla, me argumentin që e divorcuara të jetë e lirë dhe e pakufizuar. Pasiqë ajo është divorcuar nga bashkëshorti i saj, shejtani e nxitën në marrëdhënije jolegjitime, të ndaluara dhe të urryera, e ndikuar nga mendime dhe ide helmuese. Ajo gëlltitën vetë nga fatkeqësia e saj, dhe korrën pas saj keqardhjet.

Adhurues të Zotit! Xhelozia është nga karakteristikat e natyrshmërisë së pastër njerëzore. Njeriu i drejtë është xheloz për familjen dhe nderin e tij. Kur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dëgjoi fjalën e Sa’ad Ibn Ubade, që thotë: “ Nëse do të shikoja një burrë me gruan time do ta godisja me shpatë, pa patur mëshirë për të.” Ka thënë: “ A po çuditeni  nga xhelozia e Sa’ad-it?  Pasha Allahun unë jam më xheloz se ai, dhe se Zoti është më xheloz se unë…” Hadithi.

Por kur shkatërrohet natyrshmëria njerëzore, burri e humbën përgjegjësinë e tij, nuk ka kujdestari, autoritet, neglizhon ndaj atyre që ka nën kujdestari,  dhe nuk ka xhelozi për ta. Përkundrazi, ai shikon të keqen në mesin e familjarëve të tij dhe nuk i ndyshon ngjyra e fytyrës së tij.  Në një hadith ka ardhur: “Allahu ua ka ndaluar Xhenetin tre përsonave: alkoolistit kronik, atij që nuk i respekton prindërit e tij, dhe atij përsoni që nuk ka xhelozi dhe lejon shthurjen në familjen e tij.”

Tek natyrshmëria e njeriu normal, mbi të cilin formohet si një sëmundje patologjike,  është inati për tradhtinë bashkëshortore dhe mosmiratimi i veprimeve të saj. Për këtë arsye, kur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, pyeti të riun, i cili kërkoi leje për imoralitet, duke i thënë: “ A e dëshiro atë për nënën tënde? A e dëshiro atë për vajzën tënde? A e dëshiro atë për motrën tënde?”  I riu i është përgjigjur, pas çdo njërës nga pyetjet duke i  thënë: “ Jo,  Zoti më bëftë shërbëtor për ty.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i siguron atij se njerëzit nuk e duan atë, imoralitetin, as për të afërm dhe as për të largët. Kur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, u dakortësua për besnikëri e grave, dhe mori fjalën e tyre se nuk do të kryejnë imoralitet, Hind Bintu Utbe ka thënë: “O i dërguari i Allahut, a mund të kryejë tradhti bashkëshortore  një grua e lirë?”   D.m.th, a imagjinohet që të kryej tradhti bashkëshortore gruaja e pastër dhe e lirë, kur ajo e di se, një gjë e tillë, është e shëmtuar, e dënueshme dhe e turpshme?   Por kur shkatërrohet natyrshmëria, shikon disa femra që humbin dëlirësinë, pastërtinë e tyre, shesin dhe  përdhosin nderin e tyre, nuk kan interes për vitytin dhe nuk ndalen ndaj vesit të prostitucionit.

Adhurues të Zotit! Turpi, pastërtia, fisnikëria, guximi, janë cilësi të mira dhe tipare fisnike, që përshtaten dhe përputhen me natyrshmërinë e pastër njerëzore. Një poet i kohës së injorancës para Islamit, thotë për gruan e kohës së tij: “ Gjysma e saj i ra, që  nuk donte ti binte, nxitoi dhe e mbuloi me dorën  e saj.”  Gruas kur i ka rënë shamia nga fytyra, ka nxituar dhe e ka mbuluar fytyrën me duart e saj. Nuk ka dyshim se natyrshmëria thërret në modestinë, pastërtinë  dhe dëlirësinë e femrës, në mbulim dhe jo lakuriqësi të saj. Por, kur natyrshmëria prishet, ka nga femrat që zhveshin, heqin nga vetja e tyre rrobën e turpit, duke u treguar indiferente ndaj zheshjes, zbulimin e bukurive dhe hijeshive të saj para burrave të huaj.

Ndërsa një poet tjetër i kohës së injorancës përshkruan  gjendjen e tij që mbyllën sytë para gruas së fqinjit të tij, në nderim dhe respekt për fqinjin,  në mbrojtje të të drejtës së tij dhë në mbrojtje të nderit të tij, dhe thotë: “ Dhe uli sytë e mi nëse fqinji duket,  derisa gruaja e fqinjit tim të fshihet, mbulohet në vendin e saj.” 

Por kur shkatërrohet  natyrshmëria, njeriu shkelën të ndaluarat, tradhton fqinjin e tij, ku me qëllim synon të ngacmojë femrat e tij dhe të shkojë me to. Ai bën veprën më të shëmtuar dhe krimin më të madh, bën zina, imoralitet, dhe poshtëron fqinjin e tij, gjë të cilën i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka konsideruar nga gjynahet më të mëdha.

Adhurues të Zotit! Pastërtia trupore dhe shpirtërore është në përputhje me natyrshmërinë e pastër dhe të shëndoshë njerëzore. Pastërtia e gjuhes dhe bukuria e logjikës janë nga virtytet e vlerësuara. Ndërsa amoraliteti dhe luhatja e njeriut janë nga moralet e ulëta, nga të cilat duhet të pendohen njerëzit e nderuar, dhe që e refuzojnë njerëzit me natyrshmëri të shëndoshë dhe të pastër njerëzore. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Vërtetë Allahu urren njeriun që flet fjalë të këqia.” Por kur të humbi natyrshmëria njerëzore, njeriu nuk ka turp nga fjalët e këqija dhe nga imoraliteti, përkundrazi  amoraliteti dhe paturpësia bëhen të pranueshme dhe të pëlqyeshme, përhapet lehtë dhe rrjedhën në gjuhë pa problem. 

Njeriu është krijuar që ta dojë pastërtinë dhe bukurinë dhe të urrejë,  neverisë papastërtinë dhe ndyrësinë. Islami nxitën në natyrshmërinë e pastër dhe të lindur,  e cila kujdeset për pastërtinë e njeriut nga jashtë dhe në brendësinë e tij.  I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Pesë gjëra janë nga natyrshmëria e pastër njerëzore; Të bërit synet (rrethprerja),  pastrimi i vendeve të turpshme (pastrimi i qimeve), pastrimi i qimeve nga nënsqetullat,  shkurtimi i thonjve ,dhe  shkurtimi i mustaqeve.”

Por kur të shkatërrohet natyrshmëria njerëzore, sjellja e njeriu kundërshton natyrën e tij të krijimit, dhe shfaqen disavantazhet e shkeljes së saj. Disa mund ta ndryshojnë këtë natyrshmëri duke mos prerë thonjtë, i lënë të gjatë saqë i mbulon myku dhe papstërtia, me gjithë shëmtinë dhe dukjen si egërsirë, dhe i duket se kjo është prej të mirës dhe të bukurës.

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “Drejtohu ti me përkushtim në fenë e drejtë, para se të vijë prej Allahut Dita, e cila nuk mund të shtyhet. Atë ditë, njerëzit do të ndahen.” (Er-Rum 43)

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë dhe synet,  Zoti na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tyre. 

Zotit  të Madhërishëm i kërkoj falje për vete dhe për ju, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Zoti ynë është Falës Mëshirues. 

Hutbeja e dytë

 

LEXO  Çështje të dobishme gjatë koronës - Meka 10.07.2020

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili  na udhëzoi në Islam, pranoi atë për ne mbi të gjitha fetë e tjera dhe dërgoi tek ne njeriun më të mirë. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, i Plotfuqishmi, i Gjithëdishmi.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, është rob, i dërguari, dhe i përzgjedhuri i Zotit. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë.

Në vijim

O ju muslimanë! Natyrshmëria e shëndoshë njerëzore, kur çlirohet nga sulmet ndikuese, mëson dhe njeh të vërtetën, orientohet nga e mira, dhe drejtohet për tek Zoti i saj. Në një hadith ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në natën e Israsë, i janë sjellë dy gota, njëra me qumësht dhe tjetra me verë. I ka shikuar dhe ka marrë gotën me qumësht. Xhibriili ka thënë; “Lavdërimi është për Zotin i Cili të ka udhëzuar në natyrshmëri të pastër njerëzore, sikur të kishe marrë gotën me verë, umeti yt do të kishte gabuar,  humbur.” Imam Neveviu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Zoti është Ai që e di, por, kuptimi i kësaj ngjarje është; Zgjodhe shenjën e Islamit dhe të drejtësisë. Ka bërë qumështin shenjë, duke qenë se ai ështi i lehtë, i mirë dhe i pastër, i shijshën për ata që e pinë, i shëndetshëm për të ardhmen. Ndërsa vera, vërtetë ajo është nëna e të këqijave, dhe sjellëse e të gjitha të keqijave, në shëndet dhe në pasuri, në të tashme dhe në të ardhmen.”

Adhurues të Zotit! Në varësi të punës së njeriut me këtë fe, zbatimin e saj dhe të qenit i drejtë në të,  mbrohet natyrshmëria njerëzore, qëndron e shëndoshë, dhe largohen prej saj të këqijat. Armiqt e fesë e kanë mësuar se shoqëria Islame është e lidhur me moralin e kësaj feje, Islamit, dhe nuk devijon nga mësimet e fesë. Dhe se, kjo shoqëri, ndjekën rrugën e gabuar dhe të joshjes, vetëm nëse shtrembërohet natyrshmëria njerëzore në zemrat e fëmijëve të tyre. Kur devijon karakteri njerëzor, nuk ka më mbrojtje për devijimin e sjelljeve, për veprat e këqija dhe për prishjen e mendimeve.

O muslimanë! Janë të shumtë ata që bëjnë thirrje për prishjen e natyrshmërisë njerëzore, prej tyre, që kërkojnë ndryshimin e natyrshmërisë njerëzore dhe shkartërrimin e saj,e bëjnë përmes mjetëve të komunikimin bashkëkohorë, rrjeteve sociale, dhe jo vetëm.  Nëse duam që jeta jonë të jetë e drejtë, dhe të gëzojmë jetë të lumtur, duhet që të mbrojmë fort natyrshmërinë njerëzore, në të cilën na ka krijuar Allahu i Madhërishëm, të bëjmë kujdes nga ndryshimi dhe shkatërrimi i saj. Të kapemi fort pas udhëzimit të Zotit tonë, rrugës së Tij të drejtë, dhe të mos largohemi nga kjo rrugë. Largimi prej kësaj rruge është garanci që ta kthejë jetën e njeriut, në këtë botë dhe në botën Tjetër, në mjerim, vuajtje dhe mundim të vazhdueshëm. “ Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër.” (Ta Ha 124)

Adhurues të Zotit! “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zoti ynë, mëshiroje Muhamedin, të dërguarin e njerëzimit, dhe familjen e tij.

O Zot të lutemi të jesh i kënaqur me shokët e tij, me tabiinët dhe me ata që i pasojnë me mirësi, dhe me ne sëbashku me ata me Bujarinë dhe Mirësinë Tënde,  o Dhurues i çdo të mire.  

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro  mohimin dhe mohuesit.

O Zot shkatërro armiqt e Tu dhe armiqt e fesë. 

O Zot ruaj vendin e dy të shenjtave nga dëmet e të këqinjve, nga komplotet e të pabesëve, nga planet e atyre që thurin komplote, nga çdo ziliqarë dhe keqbërës, dhe nga armiqt e Islamit dhe  muslimanëve. 

O Zot bëje këtë vend të paqtë, siguritë dhe të begatë, dhe të gjitha vendet  muslimanëve.

O Zoti ynë, derdh mbi umetin Islam gjithë mirësitë, të krenohen në të njerëzit që të binden Ty, të udhëzohen me të ata që nuk të binden Ty, që urdhërojnë në të për të mirë dhe që ndalojnë në të nga e keqja, o Dëgjues i lutjeve. 

O Zoti ynë,  largo nga ne ngritjen e çmimeve, epidemitë, sëmundjet,  kamatën, imoralitetin,  termetet, dhe  të vështirat, fitnet e këqija nga ato që janë hapur dhe ato që janë të fshehta, nga vendi ynë në veçanti dhe nga të gjitha vendet islame në përgjithësi. 

O Zot të lutemi të jesh me vëllezërit tanë të dobët, me ata që luftojnë në rrugën Tënde, me ata që janë të lidhur fort me vendet e shenjta, dhe  mbrojtësit e kufirit. 

O Zoti ynë të lutemi që të jesh ndihmë dhe mbrojtje për ata. 

O Zoti ynë na jep siguri në vendin dhe shtëpinë tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona, bëj udhëheqjen tonë  në duart e atyre që të frikësohen dhe të binden Ty,  dhe kërkojnë kënaqësinë Tënde, o Zoti i Botrave. 

O Zot jepi sukses kujdestarit të çështjeve tona në atë që Do dhe je i Kënaqur, nga fjalët dhe veprat,   o i Gjallë, o i Përhershëm, dhe udhëzoje  atë drejtë të mirës dhe devotshmërisë.

O Zoti ynë, na mundëso të jetojmë muslimanë, na ndaj nga kjo botë muslimanë, të pa ndryshueshëm në natyrshmëri, të pa turpëruar në këtë botë, dhe të pa sprovuar. 

“I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Saffat 180)

 

Post Author: endrit