Lavdërimet janë për Allahun që na ka nderuar me tokën e bekuar, duke na e shtuar nderin me banimin në Bejtul Mak’dis, Kud’s. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe shokët e tij në drejtim të këtij vendi të shenjtë janë falur për gjashtëmbëdhjetë apo shtëmbëdhjetë muaj. Kjo ka qenë Kibleja jonë e parë, drejtimi në namaz. Allahu i Madhërueshëm e ka madhëruar këtë vend me natëne e Israsë, mrekullinë e sajtë dhe me Suren Isra. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na ka urdhëruar që të shpeshtojmë sa më shumë vajtjen në të. Allahu meriton lavdërime për atë që ka caktuar, dhe Atij i lutemi për më shumë nga Mirësitë e Tij.
Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, dëshmi e dobishme për ata që praktikojnë dhe mbrojtje për ta në ditën e vështirsisë.
Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, zotëria i të dërguarve dhe të dashurve të Zotit, i cili thoshte: “ O Posedues i zemrave, forco zemrën time në fenë Tënde.”
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ftonte njerëzit në të mirë, dashuri, afrimitet dhe bashkëpunim me njëri-tjetrin. Allahu i Madhërishëm ju drejtua atij me fjalën e Tij: “Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri.”(EN-Nahl 125)
Kënaqsia e Zotit të Madhërishëm qoftë mbi familjen e tij të pastër. Të dashurit e mi dëgjoni njërin prej tyre që këshillon dhe paralajmëron djalin e tij nga armiqësia e burrave, dhe i thotë: “ O djali im, largë armiqsisë së burrave, sepse me të vërtetë nuk do të jeshë armik i të Butit, Allahut, dhe nuk do të surprizohesh nga të papriturat.”
Kënaqsia e Zotit qoftë me shokët e tij të ndershëm, adhurues natën dhe vrapues, kërkues ditën. E morën Kuranin dhe traditën e të dërguarit të Zotit dhe shtegtuan në vende të ndryshme dhe çliruan vende me anë të besimit, duke përhapur kështu fenë Islame, fenë e të vërtetës. O Zot të lutemi të jeshë i kënaqur dhe me ne sëbashku me ata, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.
Në vijim
O Adhurues të Zotit! Toka juaj është tokë e bekuar, e mbrojnë atë Melaiket. E ka garantuar atë vetë Allahu i Madhërishëm, për njerëzit e dashur të Tij, ajo është interesi i zemrave të besimtarëve. Urime për atë që është i afruar me të, e viziton atë shpesh, me namaze, lutje dhe përshëndetje. Fitorja e madhe është për të gjithë ata që janë në xhaminë e tij, Kud’sit. ” Dhe janë të drejtë Lavdëroje Atë edhe në orët e natës, edhe në skajet e ditës.” “Lumturia për ata që mbajnë premtimin e sajtë duke bërë durim përball vështirsive të dukshmet dhe të padukshmet.” Po si jo, kur ata fatkeqsitë i pranojnë, ndaj Zotit të tyre janë mirnjohës dhe në kohë të mira Atë e lavdëroj. A nuk ishte vendi i udhëtimit të Ibrahimit, nga këtu u ngjit në qiell Isai, paqja e Zotit qoftë mbi të, dhe në të do të zbresi ai përsëri në fund të kësaj botë. A nuk është falja pas drejtuesit tuaj, imamit si nderim dhe vlersim për ju dhe fenë tuaj, dhe si përgjigje për të padrejtët. A nuk na e ka bërë të qartë këtë i dërguari ynë i ndershëm, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ndjekësit e tij janë grupi triumfues dhe i ndihmuar?! Ata janë grupi gunximtarë, të vendosur dhe të fuqishëm. Prej tyre jana adhuruesit dhe të devotshmit, ata që e mësojnë dhe jua mësojnë të tjerëve fjalët e të dërguarit. Janë ata që urdhërojnë në të mirë dhe ndalojnë nga e keqja. Sikur të mos ishit ju nga ata që ka zgjedhur Allahu nga robërit e Tij, duke u zgjedhur nga të gjithë banorët e tokës, nuk do të ju kishte veçuar me këtë mirësi. Allahu i Madhërishëm ju ka shpërblyer me të dërguarin e Tij si shpërblimi më i mirë për ju, që ju ka falenderuar për përpjekjet tuaja, nga mundi dhe pasuria juaj. Zoti e ka pranuar nga ju dhe u ka dhururar xhenetin. Ajo është jeta e lumturisë.
Zoti ju mëshiroftë! Ruajeni këtë arritje dhe mbrojeni atë me devotshmëri dhe frikë ndaj Zotit, me të cilën ai që kapet me të ka shpëtuar, e ai që i qëndron largë ka humbur dhe është shkatërruar. Prandaj bëni kujdes mos ndiqni egon, të kotën. Mos lejoni që të ju shfrytëzojë, gënjejë shejtani. Mos lejoni që të përçaheni dhe të ndaheni, të prishni shenjtërinë e unitetit, sepse ajo është shenja e qëndresës dhe egzistencës tuaj, uniteti.
Le tu bëjmë veteve tona një pyetje; Kush është arsyeja e dobësisë dhe të pamundurit që na ka pushtuar sot? Përgjigja është e qartë; Gjynahet, të metat dhe gabimet, mos respektimi dhe mos zbatimi i fesë dhe moralit tonë, ndasitë dhe grupacionet në të gjitha nivelet në familje dhe në shoqëri. Shikoni sot si është përhapur shthurja dhe shkatërrimi, rinia jonë lot bixhoz dhe pi të ndaluarat, shkelin nderin e tjerëve, problemet dhe ndasitë në familje, që shfaqen me rrahje dhe ndarje, padrejtësi e madhe në mes të afërmve në përgjithsi dhe në veçanti në mes bashkëshortëve dhe bijve të një nëne. Çdo njëri lufton për interes të vet, i shikon rregullat e trashigimisë të pazbatuara përveç tek ai të cilin e ka mëshiruar Zoti. Armiqsi dhe përplasje të përsëritura, dhe për çfarë, për shkat të gjërave shumë të vogla.
Ne kemi nevoj për edukatë besimi. O të dashurit e mi, e si do të triumfoni kur jeni të copëtuar, të ndarë, jeni në mes të dispozitave të fesë por praktikoni rregullat e kohës së injorancës. Largimi juaj nga feja është humbja dhe fatkeqsia juaj. Ju keni nevojë për një jetë të mirë, të lumtur, të mbushur me shpresë, dashuri dhe siguri. Nëse e dëshironi një diçka të tillë, kthehuni tek Zoti juaj Bujarë, dhe kujdesuni për synetin e të dërguarit tuaj të ndershëm. Kujdesuni për namazet tuaja me bashkësi, xhemat, largohuni nga epshet njerzore, largë padrejtësië, mos fallsifikoni, gënjeni. Kjo botë është kalimtare, ka përfundim. Musliman është ai që nga gjuha dhe dora e tij janë të qetë, sigurtë muslimanët e tjerë,ndalon armiqsinë dhe sulmin ndaj njerëzve. Muslimani i mirë kujdeset për të shenjtat e muslimanëve, dhe i bën llogari vetes së tij momentin që mund të shkojë duke mos qenë i nënshtruar. Ai ka vepra të mira, qofshin ato të shfaqura ose dhe në fshehtësi. Shmangën fjalët e kota, punon për interesin e muslimanëve, duke futur gëzim dhe lumturi në shtëpitë dhe në zemrat e tyre. Ledhaton kokën e jetimit, mbulon të pambuluarin, largon vështirsitë e tyre, ndihmon të dobëtin, dhe i bënë robërit të dashur tek Allahu. Ecën në tokë me përulsi, qetësi, përhapën dashuri, mbulon, fshinë të këqiat, këshillon muslimanët. Ai kalon një jetë të bukur.
Adhurues të Zotit! A e dini se kush është jeta e bukur të cilën e ka përmendur Allahu i Madhërishëm në Kuranin Famëlartë?! “Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur.”(En-Nahl 97) Dijetarët kan thënë që është furnizimi me hallall, disa të tjerë kan thënë se ajo është bindja, ndërsa disa të tjerë kan thënë se është xheneti, sepse ajo është jetë pa vdekje, pasuri pa varfëri, shendet pa sëmundje, pushtet pa ëndërrime, lumturi dhe gëzim pa vështirsi dhe ankesa.
O ju të dashurit e mi! Dashuria ka frutat e vet, sikurëse ka thënë Ibn Abazi, Zoti qoftë i kënaqur me të; “ Me të vërtetë prej të mirave njeriu ka shkëlqim në fytyrë, dritë në zemër, forcë në trup, zgjërim të rriskut, furnizimit, dhe dashuri në zemrat e njerëzve. Sikurëse me të vërtetë prej të këqiave njeriu nxihet në fytyrë, errësirë në zemër, plogështi në trup, paksim të rriskut, furnizimit dhe urrejtje në zemrat e njerëzve.”
Është transmetuar tek dy Sahihët prej haditheve të Enesit, Zoti qoftë i kënaqur me të, se një burrë e ka pyetur të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për momentin e fundit. I ka thënë: “E çfarë ke përgatitur për atë moment?” Ka thënë: “Asnjë gjë përveç se unë e dua Allahun dhe të dërguarin e Tij.” I ka thënë: “Do të jeshë me ata që ti do.” Enesi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Nuk jemi gëzuar me diçka më shumë se me fjalën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, “Do të jeshë me ata që ti do.” Enesi ka thënë: “ Unë e dua të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe Ebu Bekrin, dhe shpresoj që të jem me ata me dashurinë që ka për ata, edhe nëse nuk kam punuar veprat e tyre.”
O ju besimtarë! Tek Xhamii i Imam Tirmidhiut ka ardhur nga hadithet e Muadhit, Zoti qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë; Allahu i Madhërishëm ka thënë; Ata që janë të dashur me Madhështinë Time janë të ndriçuar me një dritë që mbulon sëbashku me ata të dërguarit dhe dëshmorët.” O Zot të lutemi që të na bësh prej tyre, o Zoti i Botrave.
O adhurues të Zotit! Me të vërtetë Allahu i Madhërishëm e do robin e Tij gjynahqarë që pendohet tek Ai, lutjuni Allahut sepse jeni të premtuar për përgjigje. Me të vërtetë fitorja është për ata që kërkojnë falje tek Zoti. Zotit kërkoni falje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, u Lartësua dhe u Ngrit, i Dituri dhe Falësi, Sunduesi dhe Caktuesi i çdo gjëje. Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Kujdestari i të devotshmëve, Ndihmuesi i besimtarëve. Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit. Udhëheqësi i drejtë, drejtuesi më i mirë, i dërguari i madh. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe të dashurit e tij.
Në vijim
O adhurues të Zotit! Allahu i Madhërishëm ju ka dhuruar mbështetjen e Tij, duke u veçuar me të vërtetën e besimit në Një Zot, ju ka bërë të qëndrueshëm dhe ju ka ndihmuar në tokën tuaj, ju ka bashkuar pasiqë ishit të ndarë, dhe ka larguar nga ju sunduesit mashtrues. Prandaj ripërtërini nijetin e sinqertë me Zotin, shtoni mirënjohjen tuaj ndaj Tij me fjalë dhe me vepra, me atë që ju pastron veprat tuaj. Të mos ju shfrytëzojnë dhe mashtrojnë shejtanët, bëni vepra të mira nëse doni që të jeni të shpëtuar. Mbështetuni tek Allahu i Madhërishëm, Bujari. A nuk ka thënë i Madhërishmi në gjuhën e besimtarëve, kur ka thënë: “E përse të mos mbështetemi tek Allahu, kur Ai tashmë na ka treguar rrugën e drejtë, në të cilën po ecim? Ne do t’i durojmë përndjekjet tuaja e ata që besojnë, le të shpresojnë vetëm tek Allahu!” ( Ibrahim 12)
Me të vërtetë jeni përballur me vështirsi dhe keni duruar, e shpërblimi është në masën e vështirsisë. A nuk ju është ngushtuar apo vështirsuar jetesa juaj? A nuk ju janë mbyllur dyqanet tuaj me shtimin e taksave të padrejta? A nuk u janë uzurpuar dhe sekuestruar tokat tuaja, duke ndërtuar në to kolonët? A nuk jeni detyruar që të shkatërroni shtëpitë tuaja me duar tuaja? A nuk janë larguar dijetarët dhe ekspertët dhe ligjëruesit nga kjo xhami e bekuar? Orët e mësimit dhe të diturisë që mbaheshin në këtë vend dhe në të gjithë sipërfaqen e kësaj xhamije i jepnin gjallëri dhe entuzjazëm asajtë. A nuk janë izoluar njerëzit tanë në Kuba, të cilët përballen me një jetësë të vështirë. E lusim Allahun e Madhërishëm që të mëshirojë të vdekurit e tyre, të shërojë të plagosurit e tyre, dhe të na bashkojë me ata në xhenetet e Amshuara, të gëzuar përballë njëri-tjetrit, me bekimet e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Adhurues të Zotit! A nuk janë arrestuar më të mirë e rinisë tonë? A nuk jemi përballur me torturat nga më të ndryshme? Por se lavdëruar qoftë Allahu, ne jemi durimtarë. E lusim Allahun e Madhërishëm që tu japë lirinë të burgosurve muslimanë, dhe të kthehen tek ne shëndosh e mirë.
Nga këtu ju themi bëni kujdes mos u tregoni të pavëmendshëm, dhe qëndroni me besimtarët. Kujdesni nga ata që sjellin vetëm përçarje dhe shkatërrim në tokë dhe nuk përmirsojnë. Ata zubukurohen para syve të njerëzve me diçka që nuk e kanë. Qëndroni largë njerëzve që sjellin shkatërrime, me të vërtetë shikimi i tyre thyen zemrën, dobëson besimin. Shoqëroni njerëzit e mirë, ata të cilët ju udhëheqin në rrugën e mirë dhe përmirsimit. Shoqëroni dijetarët që të shpëtoni, sepse ajo është pasuria dhe pushteti, nuk është pasuri dhe pushtet ai që mbledhën njerëzit në të keqe, pasim dhe forcë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga çdo udhëheqës mendjemadh dhe mizorë.
I shikoni rebelët të cilët janë jashtë fesë, këta që shkelin çdo kufi në vendet e tyre, duke shtuar atje shthurjen dhe korrupsionin, mjerë për ata. Allahu u Madhërishëm ka dhënë shembull vendin në të cilin nuk ekzistojnë ligjet fetare dhe tradita profetike, ku është përhapur shthurja, kënga, kërcimi dhe degjenerimi. Thirrësit i ka shpërndarë gjithandej, me qëllim që të mbulojnë, bindin njerëzit me shthurjen dhe korrupsionin e tyre.
Adhurues të Zotit! Këto përhapin në umetin tonë fitne prej të cilave nuk shpëton vetëm se ai që e ka furnizuar Allahu i Madhërishëm me dituri, diturinë për Zotin e Madhërishëm. Me të vërtetë në kohë të vështira ka njerëz të Zotit të cilët fitnet nuk i dëmtojnë dhe nuk i mposhtin. Me të vërtetë ka njerëz të Zotit që me mëshirën e Tij, i kalojnë fitnet sikurëse kalon errësira e natës. A e dini se përse? Sepse ata me frikën ndaj Zotit mbrohen, dhe në bindjen ndaj Tij përshpejtojnë, dhe shmangen nga fjalët e kota.
O robër të Zotit! Mundohuni që të jeni gjithmonë nga njerëzit aktiv. O ti musliman mos u bëj më i dobët se gjeli i cili me zërin e tij tregon zbardhjen dhe ti je në gjumë në shtratin tënd. Nata është e gjatë dhe mos e shkurto me gjumin tënd, dita është e mirë dhe mos e bëj pis atë me gjynahet tua. Bëhuni nga njerëzit e preukupimit, shikoni në rastin e kësaj gruaje të ndershme, Nëna e Haramin e bija e Melhanit, Zoti qoftë i kënaqur me të, që ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka hyrë në shtëpinë time në kohë të pasdrekës ka fjetur e më pas është zgjuar nga gjumi duke qeshur dhe ka thënë; “Më janë shfaqur njerëz nga umeti im që kalojnë detin e gjelbër sikurë rrinë mbretërin në fronet e tyre, lehtë.” Ka thënë; I kam thënë: “ O i dërguari i Allahut, lute Zotin që të jem prej tyre.” Më pas ka rënë përsëri në gjumë dhe është zgjuar përsëri duke qeshur, i kam thënë: “ O i dërguari i Allahut, çfarë ju bëri të qeshësh?” Ka thënë: “Më janë shfaqur njerëz nga umeti im që kalojnë detin e gjelbër sikurë rrinë mbretërin në fronet e tyre, lehtë.” Ka thënë; I kam thënë: “ O i dërguari i Allahut, lute Zotin që të jem prej tyre.” Ka thënë: “ Ti je prej të parëve të tyre.” Ka qenë kjo beteja e Qipro. Ushtrinë e drejtonte Muaviu djali i Ebu Sufjanit, në kohën e Hilafetit të Othmanit. E shoqëronin at një grup i madh nga shokët e profetit. Kjo ka ndodhur në vitin 27 sipas hixhretit. Umu Haram, varri i sajtë është në Hizar, shembull i preokupimit të madh, dhe forcës së madhe, grua që mori udhëtimin në det, jo për emër as për drejtim, por se në rrugë të Zotit.
Ndërsa ne këtu në tokën e shenjtë kemi shumë femra, që janë të përkushtuara dhe të moralshme, kanë studiuar, mësuar dhe kan arritur rezultate të larta, kan marrë dëshmi dhe vlersime, kanë mësuar përmendësh Kuranin, lavdërimi i takon Allahut. E gjithë kjo si rezultat i largimit nga e keqja dhe zbatimi i rregullave dhe ligjeve, leximit, mësimit dhe përsëritjes. Kjo është dritë e Zotit që vendoset në zemrën dhe mendjet e besimtarit.
Adhurues të Zotit! Kur imam Shafiu ka ardhur tek imam Maliku, i ka lexuar nga libri “Muv’ta” përmendësh i ka pëlqyer leximi dhe rregullat e tij, dhe i ka thënë: “O Muhamed frikësoju Allahun dhe larguhu nga të këqiat, sepse ato do të nxerrin probleme. Me të vërtetë Allahu i Madhërishëm ka vendosur në zemrën tënde dritë dhe mos e shuaj atë me shthurje, të këqia.” Shafiu thoshte gjithmonë: “ U ankova të mësuesi im dobësimin e mësimit përmendësh, më këshilloj që të braktisi të këqiat, më mësoj se dituria është dritë e Zotit, dhe se drita e Zotit nuk i jepet të shthururit.”
Adhurues të Zotit, i shthururi e tregon të turpshmen dhe sikurë të mbulohet me shtatëdhjetë shami. Më të vërtetë jeta është det i thellë, në të cilin ka mbytur shumë njerëz. Prandaj o ti musliman, ndërto anijen tënde të shpëtimit me frikën ndaj Allahut, mbushe atë me besimin në Zot, dhe lundrimi i sajtë mbështetja në Zotin e Madhërishëm me shpresën se do të shpëtosh. Mësoje veten që të thuash gjithmonë, o Zot më forco në të mirë. Me të vërtetë ka momente që lutja nuk kthehet nga Zoti.
O ju besimtarë! Qani, sepse nëse nuk do të qani do të qaheni. Ka ardhur nga shoku i nderuar i profetit, Ibn Xhabir, Zoti qoftë i kënaqur me të, se Ukbetu Ibn Amr Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë; “I kam thënë o i dërguari i Allahut, kush është shpëtimi?” Ka thënë: “ Ruaj gjuhën tënde, kënaqu me atë që të është caktuar, rriskun tënd, dhe mundohu që të përmirsosh gabimet tua.”
O Zot të lutemi të na japësh dashurinë Tënde, dashurinë e atyre që të duan Ty dhe dashurinë për vepra që na afrojnë tek dashuria Jote.
O Zot bëj dashurinë Tënde për ne më të dashur se vetet tona, familjet tona, pasuria dhe uji i ftohtë.
O Zot na bëj të dashur për Ty, Melaiket dhe të dërguarit Tu, dhe robërit e Tu të mirë.
O Zot na ngjall zemrat me dashurinë për Ty, dhe na bëj ne ashtu sikurëse Ti Do. O Zot të kërkojmë të na mbrosh me Dritën Tënde me të cilën u ke dhenë fund errësirave, dhe përmirsuar me të këtë botë dhe botën tjetër. Na mbro me të nga Hidhërimi Yt, të mos na preki Zemërimi Yt. Tek Ty lutemi derisa të fitojmë Kënaqsinë Tënde, s’ka forcë dhe pushtet veç forcës dhe Pushtetit Tënd.
O Zot na mëshiro, me të vërtetë me ne je Mëshirues, mos na ndëshko o Zoti ynë sepse me të vërtetë për këtë je i Fuqishëm. Me të vërtetë Ti je i fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zot për ne dhe të gjithë muslimanët në të gjithë botën në lindje dhe përëndim të sajtë largo çdo vështirsi dhe jep rrugëzgjidhje të shpejtë, të vështirën na e bëj tëlehtë, o Zoti i Botrave.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.