Besnikëria dhe pastërtia e të lidhurve, vigjilentëve

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa      27-10-1446H  25-04-2025 D

Shejh Muhamed Sarandah

Tema  Besnikëria dhe pastërtia e të lidhurve, vigjilentëve

Lavdërimet janë për Zotin. “Kështu, ai iu lut Zotit të vet: “Unë jam i mundur, andaj më ndihmo!” Atëherë Ne hapëm dyert e qiellit me ujë të rrëmbyeshëm dhe i shpërthyem burimet e tokës e ujërat u takuan për një qëllim të paracaktuar. Ndërsa Nuhun e bartëm në një barkë (të ndërtuar) prej dërrasash dhe gozhdësh.” (El-Kamer 10-13)

O Zot, merr nën kujdesin Tënd çështjet tona, çështjet e të dobëtve dhe të shtypurve, na udhëzo, dhe na shpëto nga njerëzit e padrejtë,  cakto për ne dinjitet, mirëqenie dhe siguri, paqe, o Zoti i botëve.

I Madhëruar është Ai, s’ka kush e pengon atë që Ai e jep, askush nuk mund ta përmbysi gjykimin e Tij, askush nuk e largon dot fatkeqësinë që Ai cakton, tek Ai shpresohet çdo e mirë, tek Ai ankohemi për çdo të keqe, tek Ai drejtohemi dhe kërkojmë strehë.

Lavdërimet janë për Zotin. “Miqtë dhe mbrojtësit tuaj janë vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët që falin namazin dhe japin zeqatin, duke qenë të përulur (në adhurim) ndaj Allahut.” (El-Ma’ide 55)

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Lidhjet më të forta të Islamit janë dashuria, të duash dikë,  për hir të Zotit dhe urrejtja, të urresh dikë,  për hir të Zotit.”

Kush ankohet tek Zoti nuk do të zhgënjehet, kush zbret në oborrin e Zotit nuk do të humbasë, ne kemi hyrë në mbrojtjen e Zotit, kemi zbritur në tokën e shenjtë të Zotit, kemi gjetur strehë në mbrojtjen e Zotit, kështu që populli i rrethuar i Palestinës nuk do shkatërrohet, sepse ata janë mysafirë të Zotit. Xhamia e Aksasë nuk do të shkatërrohet sepse është nën mbrojtjen e Zotit. Padrejtësia nuk do të zgjasë në Bejtul Makdis, Kuds, pasi ai është vendi i ngjitjes së profetit të Zotit në qiell, nuk do të poshtërohen të lidhurit dhe mbrojtësit e qytetit sepse ata janë shërbëtorë të Zotit.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok. “Allahu e di shikimin e përvjedhur të syrit dhe atë që fsheh zemra.” (Gafir 19)  “Atë ditë, çdo njeri do të shpërblehet sipas asaj që ka punuar; atë ditë nuk ka padrejtësi! Allahu, me të vërtetë, është i shpejtë në llogari.”(Gafir 17)

Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë, Muhamedi është i rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i dalluari i Tij nga të gjitha krijesat e Tij, i besuari i Tij për shpalljen e Tij dhe i zgjedhuri i i Tij nga robërit e Tij.  Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët e tij të pastër dhe të mirë, mbi shokët e tij të bekuar dhe të mirë, dhe mbi pasuesit e tyre në vepra të mira deri në ditën e Kijametit, atyre ju dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.

Umeti i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të! Umeti besnik ndaj Zotit dhe i pastër nga çdo gjë tjetër! Umeti i Muhamedit është popull fitimtarë me besnikërinë e tij ndaj Zotit, për të cilin toka është bërë e tëra xhami dhe e pastër. Zoti i ka bërë ata fitimtarë nëpërmjet tmerrit në zemrat e armiqve të tij, dhe  i ka mbështetur ata me frymë, Melaike nga Ai. Umet, popull besnikëria e të cilit është ndaj të dërguarit të mëshirshëm.

“ Ai e bëri umetin, popullin e tij të jetë i bindur në mbrojtje të fesë së tij,  sikur luani që edukon të vegjëlit e tij në pyll,

Umeti i Muhamedit është i garantuar përgjithmonë, me baba dhe burrin më të mirë, nuk është as jetim e as i vetëm.”

Pasuesit e Muhamedit, me besnikërinë e tyre ndaj Zotit është si malet. Pyesni për ata që përplasen me ta se çfarë kanë parë prej tyre në secilën përplasje.

Besnikëri ndaj Zotit do të thotë dashuri dhe afrimitet për Zotin, për vendimet, gjykimet  e Tij, për të dërguarin e Tij dhe për besimtarët, dhe për gjykimin me atë që Zoti ka shpallur. Pastërti nga politeizmi, idhujtari do të thotë që të urresh mosbesimin dhe njerëzit e tij, të urresh shtypësit, të padrejtët, dhe mbështetësit e tyre, si dhe që të refuzosh çdo vendim, gjykim që bie ndesh me vendimin, gjykimin e Zotit. “Nuk gjen njerëz, që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, që të ushqejnë dashuri ndaj atyre, të cilët kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e tij, edhe në qofshin ata etërit e tyre ose bijtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Allahu ka skalitur besimin në zemrat e tyre dhe i ka fuqizuar ata me Shpalljen e Vet.” (El-Muxhadile 22) Kush pretendon besnikërinë e tij  ndaj besimtarëve, pastërtinë, refuzimin e tij nga jobesimtarëve, dhe pretendon atë që nuk e ka, do të ekspozohet, zbulohet  nga përplasjet  me sprovat. Besnikëria ndaj Zotit ka përparësi mbi besnikërinë ndaj familjes dhe fisit, besnikëria ndaj Zotit ka përparësi mbi besnikërinë ndaj partisë dhe pozicioneve, besnikëria ndaj Zotit ka përparësi mbi interesat private dhe personale.

LEXO  “Vërtetë, ata do të ndihmohen nga Ne!”

Besnikëri ndaj Zotit, ndaj të dërguarit të Tij dhe ndaj besimtarëve do të thotë t’i duash vëllezërit e tu besimtarë, t’u shërbesh atyre dhe të ruash dinjitetin e tyre. Besnikëri do të thotë të mbështesësh vëllezërit e tu besimtarë, të mbështesësh vend qëndrimin e të dërguarit, të mbështesësh ata që janë nën izolim, rrethim, të mbështesësh të shtypurit dhe të nënshtruarit.  Në këtë umet  kanë dalë tromba, thirrje shkatërruese, ku kanë vendosur besnikërinë ndaj nacionalizmit, kombit,mbi besnikërinë ndaj Zotit, ndaj të dërguarit të Tij dhe ndaj besimtarëve. Ata harruan besnikërinë e tyre ndaj Zotit dhe ndaj vendeve të shenjta të tyre. Qëllimi i perëndimit të urryer është t’i distancojë myslimanët nga besnikëria ndaj fesë së vetme. “Vërtet, kjo feja juaj është një fe e vetme, ndërsa Unë jam Zoti juaj, andaj frikësohuni prej Meje!” (El-Mu’minun 52) Kauza e muslimanëve është një, nuk ka dallim midis perëndimorit dhe lindorit, nga ata.  Kur ka përhapje të fatkeqësive dhe mundimeve rritet  konflikti midis së vërtetës dhe të pavërtetës. Atij që Zoti i hapën mendjen e tij, do ta kuptojë se besnikëria ndaj armiqve të Zotit është e kotë, në ajër. Mos mendoni se besnikëria ndaj atyre që kundërshtojnë Zotin dhe të dërguarin e Tij do t’i sjellë dobi umetit, popullit ose muslimanëve. E nëse dëshiron pyet normalizuesit e përkulur! “ Ata ju kënaqin me fjalë, ndërsa zemrat e tyre ju kundërshtojnë; shumica e tyre janë të ligj.” (Et-Tube 8) “Ti i sheh ata me zemra të sëmura, se si vrapojnë për t’u lidhur me ata (hebrenjtë) duke thënë: “Druajmë se mos po na godet ndonjë fatkeqësi”. Mbase Allahu do të sjellë fitore ose diçka tjetër nga ana e Tij, kështu që ata do të pendohen për atë që kanë fshehur në veten e tyre.” (El-Ma’ide 52)

Umeti Islam është i vetëdijshëm dhe i etur për sundimin e ligjit të  Zotit në tokë, dhe mbështesin këdo që e konsiderojnë të drejtë për të. O Zot, cakto në sundimin tonë më të mirin prej nesh dhe mos cakto në sundimin tonë më të keqinjtë prej nesh!

Umeti Islam është umet, popull i dinjitetit, drejtësisë, i paansisë, që përhap fenë e Zotit në tokë. Umeti Islam është paqësor me ata që janë paqësorë me të, urren ata që janë armiqësorë ndaj tij dhe nuk anon me zemrat e tij nga jobesimtarët. Nga shfaqjet e urrejtjes ndaj jobesimtarëve është mosbashkëpunimi me shtypësit, të padrejtët,  mos lëndimi i muslimanëve dhe ruajtja e ndjenjave të tyre.  Besimi nuk është i plotë vetëm me akte bindjeje dhe adhurimi, por përkundrazi, besimi plotësohet me urrejtjen ndaj jobesimtarëve dhe mbështetësve të tyre. Muslimani nuk është nga ata që shanë dhe mallkon. “Ata që i lëndojnë besimtarët dhe besimtaret, duke i akuzuar për diçka që nuk e kanë bërë, në të vërtetë, i kanë ngarkuar vetes fajin për shpifje dhe një gjynah të qartë.” (El-Ahzab 58)

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush i ka tre gjëra, ai do ta shijojë ëmbëlsinë e besimit. Të jetë Allahu dhe i dërguari i Tij më të dashur se çdo gjë tjetër, ta dojë tjetrin vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë kthimin në mosbesim, siç urren të hidhet në zjarr.” Kjo është doktrina, akideja e besnikërisë dhe pastërtisë, me të cilën është dalluar umetin Islam. Besnikëria nuk është në fjalë dënimi dhe denoncimi, dhe as me deklarata kumbuese. Besnikëria ndaj Zotit është ruajtja e dinjitetit të umetit dhe bijve të tij. Ata që i marrin të pafetë si njerëz të besuar për këshilla dhe trajnime të dyshimta, dhe për hartimin e ligjeve dhe marrëveshjeve, janë larguar nga doktrina e besnikërisë dhe e pastërtisë. Ata që injektojnë helm perëndimor me duart e tyre midis anëtarëve të bashkësisë Islame janë larguar nga doktrina e besnikërisë dhe e pastërtisë. Ata janë perëndimi i maskuar. “O besimtarë! Mos zgjidhni për miq dhe këshilltarë të afërt njerëz të tjerë jashtë gjirit tuaj; ata nuk ngurrojnë që t’ju bëjnë dëm. Ata dëshirojnë që të vuani. Urrejtja shfaqet në gjithçka që del prej gojës së tyre, kurse ajo që fshehin në zemrën e tyre, është edhe më e madhe. Ne jua kemi shpjeguar vargjet (e Kuranit), nëse jeni njerëz që kuptoni.” (Al ‘Imran 118)

LEXO  Në kuadër të ritualit të Haxhit: Këshilla dhe paralajmërime

Sa u përket atyre që fshihen pas besnikërisë ndaj umetit, ndërsa shkatërrojnë krenarinë e tij, shkatërrojnë unitetin e tij dhe përçajnë radhët e tij, çfarë ka thënë për ta Hudhejfe Ibn El Jeman, ruajtësi i sekretit të dërguarit të Zotit, pasi që i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i besoi atij emrat e hipokritëve dhe mësoi për veprat, besnikëritë dhe lajkat e tyre, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Le të ruhet, të frikësohet çdo njëri prej jush nga të qenit jobesimtar pa e kuptuar.”  Zoti thotë: “Kushdo prej jush që i bën ata miq, është pjesë e tyre.” (El-Ma’ide 51) Sa njerëzve të devijuar u janë regjistruar emrat nga Melaiket në listën e jobesimtarëve pa dijeninë e tyre? Po, Melaiket kanë regjistruar emrat e atyre që nuk i kanë ndihmuar vëllezërit e tyre besimtarë. Melaiket kanë regjistruar emrat e atyre që tradhtuan bijtë e umetit të tyre, e këta emra nuk fshihen para njerëzve të besimit.

O ju të vendosur! Qofshi të bekuar ju dhe  besnikëria juaj ndaj xhamisë së bekuar të Aksasë. Kur besnikëria ishte ndaj Zotit, ndaj të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, Omar Ibn El Hatabi ngriti flamujt në Bejtul Makdis, Kuds, të udhëhequr nga sahabët e nderuar. Ato flamuj të valëvitur hynë në Kuds të shoqëruar me gjuhën e tekbirit dhe tahlilit, Madhërimit dhe Njësimit të Zotit, dhe vërtetuan karakteristikën Islame të Kudsit për përgjithmonë. E ajo që ndodhën në Aksa, në Kuds dhe në Palestinë para syve të botës së heshtur, është përgjegjësi e atyre që bartën flamurini e racizmit dhe urrejtjes ndaj Islamit dhe muslimanëve. Sikurse mbajnë përgjegjësinë për shkeljet dhe tejkalimet e përjetuara në vend të gjithë ata që pretendojnë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në botë, të cilët mbajnë të veshur maska.

Urime për ju o të lidhur me këtë vend! O ju të vendosur dhe qëndrestarë me besnikërinë tuaj ndaj Zotit, ndaj të dërguarit të Tij dhe ndaj besimtarëve. Me besnikërinë tuaj ndaj vendeve tuaja të shenjta keni arritur shkallët më të larta të besnikësirës ndaj Zotit. Kur u largua ai që u largua nga vend qëndrimi i të dërguarit, Kudsi, ju qëndruat duke ruajtur dhe u kujdesur për besnikërinë tuaj ndaj vend qëndrimit të dërguarit tuaj. Urime për të huajtë. E kanë pyetur duke i thënë: “ O i dërguari i Allahut, kush janë të huajtë?” Ka thënë: “  Ata që korrigjojnë, rregullojnë atë që njerëzit kanë shtrembëruar nga suneti, rruga dhe drejtimi im.”  Mos lavdëro një jobesimtar në tubimin tënd, mos lavdëro një hipokrit me të folurën tënde dhe mos iu afro një lajkatari në zemrën tënde, sepse kjo është shkak për zemërimin e Zotit mbi ty. I dërguari i Allahut,  paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Mos e quaj hipokritin ‘zotëri’, sepse nëse ai është ‘zotëri’, atëherë ju e keni zemëruar Zotin tuaj, të Plotfuqishmin dhe Madhështorin.”

S’ka Zot tjetër përveç  Allahut. Muhamedi është i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Rinovoni besimit tuaj me fjalën “S’ka Zot tjetër përveç  Allahut.” Rinovoni besnikërinë tuaj ndaj Zotit tuaj, ndaj të dërguarit të Tij dhe ndaj besimtarëve. Hiqni dorë, jini të pastër nga idhujtaria, njerëzit e tij dhe nga ata që e mbështesin atë. Kjo është koha e fitneve, veçanërisht pasi fitorja është për jomuslimanët. Reformatorët dhe përmirësuesvit i kanë bërë të heshtin dhe u kanë dhënë zë lehtësuesve. Ne mohojmë dhe refuzojmë normalizimin i cili është disfatë për fenë. Jemi të pastër, larg çdo feje që kundërshton dhe bie ndesh me fenë Islame, por se jemi të pastër dhe refuzojmë çdo mendim që bie ndesh me fenë Islame. Ne jemi të kënaqur me Allahun për  Zot, me Islamin për  fe dhe me zotërinë tonë, Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për profet dhe për të dërguar.

LEXO  Të mbrojmë të shenjtat tona - Aksa 17.01.2020

Luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili pranon pendimin nga robërit e Tij, falën gjynahet, të këqijat, dhe është në dijeni të çdo gjëje që ju bëni. “ Ai u përgjigjet lutjeve të atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira e u jep edhe më tepër prej dhuntisë së Vet, kurse për mohuesit do të ketë dënim të ashpër.” (Esh-Shura 26)

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Kujdestari i të devotshmëve.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi është i dërguari i Allahut, mbartës i flamurit në ditën e Ringjalljes. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe mbi shokët e tij, mbi ata dërgojmë përshëndetje të shumta.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke përshkruar kohën e fitneve të besnikërisë, ka thënë: “ Njeriu bëhet besimtar në mëngjes dhe jobesimtar në mbrëmje, derisa njerëzit të ndahen në dy kampe: një kamp besimi në të cilin nuk ka hipokrizi dhe një kamp hipokrizie në të cilin nuk ka besim.” Besnik është ai që ka besim, ai që ka bindje, ai që është vigjilent dhe i lidhur, ai që është i palëkundur në qëndrimet e tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  për grupin fitimtar, triumfues, ka thënë: “ Ata nuk do dëmtohen nga ata që i zhgënjejnë as nga ata që i kundërshtojnë deri në Ditën e Kijametit.”

Sa i përket tradhtarëve, ata të cilët largojnë shpirtrat e shëndoshë, ata që tradhtuan Islamin dhe muslimanët, prej tyre muslimanët janë të pafajshëm.

O Zot, të lutemi, që në këtë orë të begatë, të na lehtësosh ne dhe të gjithë vëllezërit tanë muslimanë.

O ju të rinjë! O thesar i këtij umeti! O  mbështetësit e të dërguarit të Zotit! O mbështetësit e  udhëtimit të natës, Israsë dhe Miraxhit! O ju të rinjë! O ju që jeni rritur në bindjen ndaj Zotit dhe u rritët, edukuat në vend udhëtimin e të dërguarit të Zotit, në tokën e Shenjtë, në Kuds: Imitimi, të ngjasuarit e jobesimtarëve është një nga mënyrat për t’u treguar besnik ndaj tyre. Imitimi i jobesimtarëve në ushqim, pije, veshje dhe mendime është një prirje e fshehur e zemrës drejt urrejtësve, dhe e atyre që luftojnë Zotin, të dërguarin e Tij dhe besimtarët. Besimtari person i palëkundur, besimi dhe qëndrueshmëria e të cilit e pengojnë që të imitojë dhe të ndjekë jobesimtarët dhe kulturën e tyre. Besimtari nuk është imitues.

O ju të rinjë! Uniteti dhe harmonia midis besimtarëve burojnë nga besnikëria ndaj Zotit. Ndërsa konflikti midis besimtarëve nuk i shërben Aksasë tonë dhe as kauzës tonë. Xhamia Aksa na bashkon ne.

O Zot, të lutemi që ta na japësh kthim të mirë tek Ti. O Zot, na furnizo me dashurinë Tënde, me dashurinë e atyre që të duan dhe me dashurinë e veprave që na afrojnë për tek dashuria Jote. O Zot, na bëj të përulur para besimtarëve dhe të fuqishëm kundër jobesimtarëve. O Zot, na jep dashurinë e besimtarëve dhe urrejtjen e jobesimtarëve. O Zot, na ringjall në shoqërinë e monoteistëve të palëkundur. O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!

O Zot, mëshiroi ata që ke zgjedhur në anën Tënde dhe vendosi ata në pozitat më të lartë. “ Ndërsa Libri i punëdrejtëve me siguri që do të jetë në Il-lijûn.” (El-Mutaffifin 18)

O Zot, largo bllokadën, izolimin nga vëllezërit tanë të izoluar dhe të shtypur. O Zot, ndalo gjakderdhjen e tyre. O Zot,  shëro të sëmurët e tyre, trajto të plagosurit e tyre, ushqe të uriturit e tyre dhe qetëso të frikësuarit e tyre. O Zot, mundëso lirimin e vëllezërve tanë të burgosur. O Zot, largo shqetësimin, pikëllimin, hidhërimin dhe vuajtjen nga Aksa, o Zot i botëve. O Zot, bëje atë të mbushur me Islam dhe muslimanë. O Zot, largo nga Palestina luftë dhe të këqijat e saj. O Zot, jepi shpërblimet më të mira zotërisë tonë, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. O Zot, jepu shpërblimet më të mira dijetarëve dhe prindërve tanë.

O Zot, Ti  që ke bërë salavatet ndaj të dërguarit tonë nga adhurimet,  të lutemi të afrohemi pranë Teje me të gjitha salavatet që janë dërguar për të nga dita që është krijuar deri në pafundësinë e përsosmërisë.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)

Dhe fto për namaz.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/2074622966346457

Post Author: endrit