Optimizmi – Meka 27.09.2019

Hytbe e Qabes 28 Muharrem 1441 h     27-09-2019D

Shejh Mahir El Muajkili

Tema: Optimizmi.

Falenderimi i takon Allahut. Falenderimi i takon Allahut që krijoi çdo gjë me masë të caktuar. Ai i ka sistemuar çështjet o robërve sipas urtësisë së Tij. Ai është i butë me njerëzit dhe ka informacion të plotë mbi ta.

Dëshmoj se nuk ka hyjni tjetër që meriton të adhurohet pos Allahut, i vetëm e i pashoq. I Tij është pushteti dhe lavdia e Ai ka mundësi për çdo gjë.

Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. Ai e dërgoi atë pranë kijametit si përgëzues e si qortues, si thirrës për tek Allahu me lejen e Tij dhe pishtar ndriçues. Nderimet, shpëtimi dhe begatia e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij e mbi të gjithë ata që e ndjekin me korrektësi rrugën e tyre deri në ditën e gjykimit.

O besimtarë jini të devotshëm ndaj Allahut me një devotshmëri të vërtetë. Kijeni ndërmend mbikqyrjen e Tij në fshehtësi e në publik, kur nuk ju sheh kush dhe kur ju shohin. Mbikqyrje prej një njeriu që e di mirë se Zoti i tij e dëgjon dhe e sheh, që di sekretet dhe pëshpëritjet e tij.

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!” (El Hashr; 18).

O popull musliman! Prej cilësive të lëvduara që sjellin pëlqim dhe shpresë, që vendosin kënaqësi e gëzim në zemër, që përfshin mendimin e mirë për Allahun, mbështetje të plotët tek Ai, është cilësia e optimizmit dhe pret mirësi për të ardhmen sado të rënda qofshin krizat, e sado të gjata qofshin orët e vështirësive e të stresit.

Njeriun optimist e sheh të kënaqur me Allahun, besimtar në përcaktimin dhe vendimin e Allahut, mendon mirë mbi menaxhimin dhe gjykimin e Tij duke qenë i sigurtë se Allahu do ta shpërblejë për durimin ndaj fatkeqësisë.

“Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di, kurse ju nuk dini.” (El Bekare; 216).

Besimtarë të nderuar po të vështrojmë në historinë e profetëve në jetën e tyre optimizmi duket qartë. Duke besuar në udhëzimin e popullit të tyre, ose në fitoren prej Zotit të tyre, ose në mbarimin e brengave dhe mërzive të tyre.

Nuhu, paqja qoftë mbi të, qëndroi në popullin e tij njëmijë vjet pa pesëdhjetë nuk ra kurrë në pesimizëm në thirrjen drejtuar njerëzve dhe në përgjigjen e tyre.

Jakubi, paqja qoftë mbi të, pasi kaluan vite e vite vazhdonte të kishte shpresë të shikonte birin e tij Jusufin. Ai ka thotë:

“O bijtë e mi, shkoni e kërkoni lajme për Jusufin dhe vëllain e tij dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut. Shpresën në mëshirën e Allahut nuk e humb askush, përveç jobesimtarëve”. (Jusuf; 87).

Ndërsa prijësi i profetëve dhe i të dërguarve ka qenë njeriu me durimin më të bukur, njeriu më optimist e me shpresë. Ai kur u dërgua me dritën e islamit u mundua prej njerëzve më të afërt, e dëbuan prej vendit më të dashur të tij, e përgënjeshtruan, e luftuan e megjithatë ai (Salallahu alejhi ue selem) ishte mëse i sigurtë në fitore prej Zotit të tij, optimist se feja e tij do të arrijë atje ku arrin nata dhe dita.

Në Tabekatet e ibn Sadit transmetohet se Profeti (Salallahu alejhi ue selem) kur u kthye prej Taif qëndroi disa ditë në vendin e quajtur Nakhleh. Zejd ibnul Harithe i tha: Si do të hysh prapë tek ata që të dëbuan!? (ka për qëllim Kurejshët) Ai tha: O Zejd, Allahu kësaj që sheh ti do ti japë zgjidhje dhe rrugëdalje. Me të vërtetë Allahu do ti japë fitore fesë së Tij e do ta nxjerrë triumfues profetin e Tij. Ai (Salallahu alejhi ue selem) mbillte në shpirtrat e shokëve të tij optimizmin dhe aspiratat, mendimin e mirë ndaj Allahut të madhërishëm, mbështetjen e vërtetë tek Ai dhe shpresën e plotë tek Ai.

Në sahihun e Buhariut shënohet se i dërguari i Allahut (Salallahu alejhi ue selem) , Adij ibn Hatim kur e pa të lëkundur në pranimin e islamit, i ka thënë: O Adij a e ke parë Hijran? Unë (Adij) thashë: Nuk e kam parë por ma kanë treguar. Ai tha: Nëse do të jetosh gjatë do të shohësh gruan e hipur mbi deve të udhëtojë prej Hijras e të vijë të bëjë tavaf në Qabe duke mos pasë frikë askënd veç Allahut. E nëse jeton gjatë do të çlirohen thesaret e Kisraut. Unë thashë: Kisrau i biri i Hurmuzit?! Ai tha: Kisrau i biri i Hurmuzit. E nëse jeton gjatë ke për të parë burrin me grushtin e mbushur me ar ose me argjend duke kërkuar dikënd që tia pranojë mirëpo nuk gjen askënd që ta pranojë atë prej tij.

Adij, Allahu qoftë i kënaqur me të ka thënë: Unë e pashë gruan e hipur mbi deve që udhëtonte prej Hijras që bëri tavaf në Qabe pa pasur frikë veçse prej Allahut. Gjithashtu isha në mesin e atyre që çliruan thesaret e Kisraut birit të Hurmuzit e nëse ju jetoni gjatë keni për ta parë atë që ka thënë profeti, Ebul Kasim (Salallahu alejhi ue selem).

Vëllezër besimtarë, pritja e mbarësisë dhe optimizmi, shpresa për mirësi dhe rregullimin e gjërave, mendimi i mirë për Allahun e Lartësuar, siguria e plotë tek ai, të gjitha këto janë nxitës për realizimin e veprave, bukur e në mënyrë të përsosur. Për këtë optimizmi mbulonte tërë jetën e profetit (Salallahu alejhi ue selem). Me të ai edukoi shokët e tij fisnikë duke e ngulitur fort atë me veprën dhe me fjalën e tij. Ai kur dëgjonte një emër të bukur, apo fjalë të mirë, apo kalonte në një vend të mirë i zgjerohej kraharori, motivohej më shumë në atë që kishte vendosur të bënte me optimizëm e me shpresë duke menduar mirë për Allahun e madhërishëm.

Enes ibn Malik, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se profeti (Salallahu alejhi ue selem) kur do të shkonte për të mbaruar ndonjë punë të tijën dëshironte të dëgjonte o Rrashid ( i udhëzuar) o Nexhih (i suksesshëm). Transmeton Tirmidhiu me zinxhir të saktë.

I dërguari i Allahut dëgjoi prej një burri një fjalë që i pëlqeu dhe tha: E morëm fatin e mirë prej gojës tënde. Transmeton Ebu Daudi me zinxhir të saktë. Me të do të thotë; u motivuam me fjalët e tua të bukura dhe na u bë mbarë ajo që po nisim.

Në udhëtimin e Hixhretit kur mbërriti i dërguari i Allahut (Salallahu alejhi ue selem) në Medineh qëndroi në pjesën më të ngritur të saj për të motivuar faktin që feja e tij është më e larta.

I dërguari i Allahut (Salallahu alejhi ue selem) e kishte traditë që kur mbante hytben e namazit të kërkimit të shiut rroben e tij e rrotullonte dhe e vishte nga ana tjetër për të qenë optimist në ndryshimin e situatës nga thatësirë në pjellori.

Suhejl ibn Amr erdhi të negocionte me Profetit (Salallahu alejhi ue selem) ditën e Hudejbijes. Profeti (Salallahu alejhi ue selem) shokëve të tij i motivuar tha: Çështja juaj do të lehtësohet. Ndodhi ashtu sikurse shpresonte.

Ardhja e Suhejlit (sh.p kuptimi emrit Suhejl: Lehtësues) ishte shkak mirësie për islamin dhe muslimanët.

Profeti Muhamed (Salallahu alejhi ue selem) i ndryshonte emrat që binin ndesh me optimizmin. Në sahihun e Muslimit shënohet se një prej bijave të Umerit quhej Asijeh ( që kundërshton) i dërguari i Allahut (Salallahu alejhi ue selem) e quajti atë Xhemileh (e bukur).

Medina në kohën e injorancës quhej Jethrib e cila nuk është fjalë me kuptim të mirë kështu që i dërguari i Allahut (Salallahu alejhi ue selem) e ndryshoi Tabeh dhe Tajbeh ( e mirë e këndëshme) e kështu ajo do të jetë e mirë deri në ditën e kijametit.

Në sahihun e Buharihut shënohet se Ibn Musejib tregon se gjyshi i tij kishte shkuar tek profeti Muhamed (Salallahu alejhi ue selem) dhe ai e pyeti: Si e ke emrin? Ai tha: Hazn. Profeti tha. Ti je Sehl (i lehtë). Ai tha: Nuk e ndryshoj emrin që më ka vendosur babai im. Ibnul Musejib ka thënë: Pas kësaj nuk na është ndarë ashpërsia. Fjala Hazn nënkupton ashpërsi dhe ngurtësi në sjellje.

Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë ka thënë: Optimizmi të cilin dëshironte profeti Muhamed është veprimi i diçkaje apo vendosja për ta kryer atë i mbështetur tek Allahu. Ai dëgjonte fjalën e mirë që e gëzonte si fjalët o Nexhih (i suksesshëm) o Muflih (i shpëtuar), o Saiid ( i lumtur), o Mansur (i përkrahur) e ngjashëm me to.

I Dërguari i Allahut (Salallahu alejhi ue selem) kështu ishte priste gjithmonë të mirën dhe e donte atë, parapëlqente optimizmin kur dëgjonte të mirën. Urrente emrat e shëmtuar e nuk ndillte fakeqësi prej tyre. I pëlqente emrat e bukur dhe motivohej me to.

Në dy sahihet transmetohet se i dërguari i Allahut (Salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Nuk ka ngjitëse (sëmundje) dhe nuk ka ogur të keq e mua më pëlqen motivimi i mirë. Motivimi i mirë është fjalë e bukur.

I Dërguari i Allahut (Salallahu alejhi ue selem) e urrente besimet ogurzeza dhe urrente çdo kënvështrim pesimist.

Kur një njeri thotë se njerëzit janë shkatërruar le ta dijë se ai është më i shkatërruari i tyre. Transmeton Muslimi në sahihun e tij. Pra shkatërrimi i tij është akoma më i madh për shkak të pesimizmit të tij, humbjes së

shpresës, ndjelljes së të keqes, për shkak të talljes dhe nënçmimit të tij ndaj njerëzve dhe mahnitja me veten dhe vlerësimi i saj mbi të tjerët.

Pesimizmi, humbja e shpresës dhe ndjellja e së keqes janë atribute të mallkuara dhe cilësi të këqija që dobësojnë besimin, zemërojnë të Gjithmëshirëshmin dhe sjellin pikëllim e pendim.

Ai që mendon keq për Zotin e tij dhe nuk zgjedh fjalët e mira atëherë do të ndërshkohet për shkak të mendimit të tij të keq dhe të shprehurit keq sepse belaja në shumicën e rasteve lidhet me të shprehurit.

Në sahihun e Buhariut nga ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy) transmetohet se Profeti (Salallahu alejhi ue selem) shkoi të vizitonte një beduin. I dërguari i Allahut (Salallahu alejhi ue selem) kur vizitonte ndonjë të sëmurë thoshte: Nuk ka gjë. Pastrim në dashtë Allahu. Beduini tha: Ti the pastrim!? Kurrësesi, këto janë ethe që vlojnë mbi një plak të thyer në moshë e që po e bartin drejt varrezave. Profeti (Salallahu alejhi ue selem) tha: Po atëherë. Dmth ti do të keshë atë që dëshirove dhe kërkove, vdekjen. Ibn Haxher në shpjegim ka thënë: Beduini më pas u gdhi i vdekur.

O rob të Allahut, kini besim të sigurtë në Zotin tuaj, mbështetuni tek Ai, përpiquni, punoni, jini optimist në suksesin dhe fitoren prej Allahut. Besoni në vendimin dhe përcaktimin e Tij. Ai që mbështetet në Zotin e tij duke menduar mirë për Të, optimist në të ardhmen e tij duke u munduar të realizojë objektivin e tij do të zgjedhë rrugën e suksesit e të shpëtimit me zemër të qetë e të mbushur me besim, i kënaqur në vetvete me të Gjithmëshirëshmin. Këtij njeriu vështirësitë i shtojnë ndriçim, optimizëm, shpresë dhe mbështetje tek Allahu.

Në hadith të saktë transmetohet se i Dërguri i Allahut (Salallahu alejhi ue selem), ibn Abasit i ka thënë: Dije se fitorja është me durimin, rrugdalja me ngushtinë dhe lehtësimi me vështirësinë.

“(Shpërblim kanë edhe ata) të cilëve njerëzit (hipokritë) u thanë: Shumë njerëz po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni! e kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm! Ata u kthyen me dhuntitë dhe mirësitë e Allahut, nuk i gjeti asgjë e keqe dhe fituan kënaqësinë e Allahut. Allahu është Zotërues i mirësive të mëdha.” (Ali Imran; 173,174).

Allahu më dhëntë mua edhe ju begati në Kuran e në sunet e na mundësoftë të kemi dobi me ajetet e urtësitë në të.

Thashë këtë që dëgjuat dhe i kërkoj falje Allahut për veten dhe për ju nga çdo gjynah. Kërkojini falje se ai është Falës.

Hutbeja e dyte

LEXO  Lutje dhe salavate për të Dërguarin e Allahut - Meka 04.02.2022

Falënderimi i takon Allahut. Allahun e falënderojmë që na udhëzoi në islam e që na dha sukses në ndjekjen e më të mirit të njerëzve. Atë e falenderoj dhe i jam mirënjohës aq sa netët dhe ditët do të pasojnë njëra-tjetrën.

Dëshmoj se nuk ka Hyjni që meriton të adhurohet përpos Allahut, ai është i vetëm e i pashoq dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij. Lëvdatat e Allahut dhe begatia e Tij qofshin mbi të Dërguarin tonë, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që pasojnë rrugën e tyre deri në ditën e gjykimit.

O besimtarë, pesimizmi dhe humbja e shpresës janë prej gabimeve dhe gjynaheve të mëdha. Abdullah ibn Mes`ud, Allahu qoftë i kënaqur me të ka thënë: Më e madhja e të mëdhave (gjynaheve) është shirku ndaj Allahut, siguria prej dënimit të Allahut, humbja e shpresës nga mëshira e Allahut dhe pesimizmi në ndihmën e Allahut.

Allahu thotë: “E kush mund ta humbë shpresën nga mëshira e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur”?! (El Hixhr; 56).

Ata që qëndronë në vatanet e tyre dhe ndërtojnë qytetërime janë njerëzit më optimistë dhe më me shpresë. Ndërsa pesimistët nuk banojnë askund, nuk ndërtojnë vatan e nuk ngrejnë qytetërim.

Optimizmin dhe shpresën e ndihmon forcimi i besimit në zemër e kjo nuk mund të jetë vetëm se me njohjen e emrave të bukur të Allahut dhe njohjen e atributeve të Tij të larta, me këndimin e librit të Tij dhe me meditimin në të, besimi në premtimin e Allahut, me përmendjen e shumtë të Tij dhe shtimi i veprave vullnetare, meditimi rreth historisë së profetit (Salallahu alejhi ue selem) .

Kijeni frikë Allahun o rob të Allahut dhe mendoni mirë ndaj Zotit tuaj, pristi gjithmonë të mirën dhe jini optimistë për të e mos i lini shteg pesimizmit të depërtojë në zemrat tuaja.

Në hadith të saktë, Allahu i madhërishëm ka thënë: Unë jam aty ku mendon robi im për Mua, le të mendojë për mua çtë dojë.

Kurtubiu në librin e tij ‘El Mufhim’ ka thënë: Fjalët; mendimi i robit për Mua, është për qëllim mendimi se do ketë përgjigje në lutje, mendimi se do të ketë pranim pendimi, mendimi se do ketë falje pas kërkimit të faljes dhe mendimi se do të shpërblehet me kryerjen e adhurimit me kushtet e plota të tij. Për këtë arësye njeriu duhet kyejë atë që ka për detyrë i bindur se Allahu do tia pranojë e do ta falë sepse Ai e ka premtuar diçka të tillë e Ai nuk e thyen premtimin. Personi, në se beson apo mendon se Allahu nuk i pranon ato e që nuk i bëjnë dobi atij ky është pesimizmi dhe humbja e shpresës nga mëshira e Allahut. ky është një gjynah i madh. Ai i cili vdes me këtë mendim lihet në dorë të asaj që ka hamendësuar. Këtu mbaron fjala e tij Allahu e mëshiroftë.

O Allah na bëj mirënjohës ndaj Teje, që të përmendim Ty, të frikësuar ndaj Teje, të bindur ndaj teje, të përulur e të përgjëruar para Teje.

Zoti ynë pranoje pendimin tonë, laji fajet tona, përgjigju thirrjes sonë, qëndroje argumentin tonë, udhëzoi zemrat tona, saktësoi gjuhët tona dhe pastroi zemrat tona!

O Allah mbrohemi me Ty nga largimi i mirësisë Tënde, nga ndryshimi i sigurisë Tënde, nga befasia e ndërshkimit tënd dhe nga tërë zemërimi Yt!

O Allah na ndihmo të të përmendim Ty, të falenderojmë Ty, e të adhurojmë Ty sa më bukur!

O Allah bekoje Muhamedin, familjen e Muhamedit, pasardhësit dhe bashkëshortet e tij ashtu sikurse ke bekuar familjen e Ibrahimit

O Allah bekoje Muhamedin, familjen e Muhamedit, pasardhësit dhe bashkëshortet e tij ashtu sikurse bekove familjen e Ibrahimit

Ti je i Lavdëruari i Madhërishmi.

O Allah kënaqësia jote qoftë mbi katër mëkëmbësit e tij të drejtë Ebu Bekrin, Umerin, Osmanin dhe Aliun dhe shokët e profetit Tënd Muhamed

dhe mbi ata që ecin në gjurmët e tyre dhe zbatojnë traditën e tyre deri në ditën e gjykimit edhe ne bashkë me ta me faljen tënde, bujarinë tënde, bamirësinë tënde ! O më i Mëshirëshmi i mëshiruesve!

O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!

O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!

O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!

Mposhte idhujtarinë dhe zhduki idhujtarët!

O Allah mbroje fenë tënde!

O Allah këtë vend bëje të sigurtë e të qetë dhe tërë vendet muslimane!

O Allah rregulloje gjendjen e muslimanëve kudo që ata ndodhen!

O Allah rregulloje gjendjen e muslimanëve kudo që ata ndodhen!

O Allah rregulloje gjendjen e muslimanëve kudo që ata ndodhen!

O Allah të kërkojmë me mirësinë dhe dhurimin Tënd, me bujarinë dhe me fisnikërinë Tënde ti ruash vendet e fuslimanëve nga çdo e keqe dhe e urryer!

O Allah ruaje vendin e Dy të shenjtave. O Allah ruaje atë me përkujdesjen, ndihmën dhe përkrahjen Tënde.

O Allah bëje të vazhdueshme sigurinë dhe besimin e këtij vendi, bollëkun dhe stabilitetin e tij me mëshirën tënde o Dhurues o i madhërishëm o fisnik!

O Allah ata që kanë qëllim ti bëjnë keq vendit të dy xhamive të shenjta kurthet e tyre ktheji shkatërrim mbi ta me forcën tënde, krenarinë tënde! o i plotfuqishëm.

O Allah jepi sukses Shërbëtorin e Dy Xhamive të Shenjta për atë që Ti dëshiron e kënaqesh. Jepi atij shpërblimin më të mirë për islamin dhe muslimanët. O Allah bashkoje fjalën e muslimanëve nëpërmjet tij O Zot i botëve! O Allah jepi sukses atij dhe pasardhësit të tij besnik të bëjnë atë që është e dobishme për islamin dhe muslimanët!

o Allah jepi sukses të gjithë udhëheqësve të muslimanëve në atë që Ti dëshiron e kënaqesh.

O Allah jepi fitore ushtarëve tanë që vigjëlojnë në kufijtë e vendit tonë, o Allah, ndihmoji ata me përkrahjen Tënde, ruaji ata me mbrojtjen Tënde, më mëshirën Tënde o Më i mëshirëshmi i mëshiruësve.

O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!

Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira në jetën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!

I lartësuar qoftë Zoti Ynë, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe lutja jonë e fundit të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!

 

Post Author: endrit