Të veçantat e Ramazani dhe përpjekjet në të – Meka 01.04.2022

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar       29-08-1443 H   01-04-2022 D

Shejh Mahir El Muajkili   

Tema   Të veçantat e Ramazani dhe përpjekjet në të

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet për Zotin i Cili ka dhuruar për robërit e Tij sezone të mira, që të fali prej tyre gjynahet, dhe ti pastrojë  të këqijat, të shtojë për ata shpërblimin, dhe ti ngrejë në gradë. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Zoti i të gjitha krijesave, Dhurues i të mirave të shumëta  dhe Shpërblyesi i madh. 

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, i dërguari me karater të çmuar dhe virtyte të larta. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë  mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, mbi tabiinët, dhe mbi të gjithë që i pasojnë ata me mirësi deri sa të ekzistojë toka dhe qielli. Për ata dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumëta.

Në vijim

O besimtarë! Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Zotin. Frikësojuni Zotit dhe bindjuni Atij, dhe të mos mashtroheni nga jeta juaj në këtë botë sepse do ta braktisni për në botën Tjetër. “Çdo njeri do ta shijojë vdekjen. Shpërblimet do t’u plotësohen vetëm në Ditën e Kiametit; kushdo që shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet, ai ka fituar (gjithçka që mund të dëshirohet). Ndërsa jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese.” (Al ‘Imran 185)

 O muslimanë! Vërtetë qëllimi i krijimit të njeriut është që të adhurojë Krijuesin e tij, Allahun e Madhërishëm, dhe se e gjithë jeta e njeriut duhet të jetë në rrjedhën e adhurimit të Zotit. “Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij.” (El-En’am 162-163) Allahu i Madhërishëm e ka krijuar njeriun që të adhurojë Atë. “Kur Zoti yt nxori nga kurrizi i bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri të dëshmojnë ndaj vetes së tyre, u tha: “A nuk jam Unë Zoti juaj?”. Ata iu përgjigjën: “Po, dëshmojmë se Ti je.”(El-A’raf 172)

Adhurimi i Zotit të Madhërishëm është nga pozitat më të nderuara dhe dëshirat më të larta, me të janë përshkruar Melaiket afër Zotit. “Ata që janë tek Ai (engjëjt), nuk ngurrojnë për të adhuruar Atë e nuk ndiejnë lodhje, por e lavdërojnë (Atë) natën dhe ditën, pa pushim.” (El-Enbija 19-20) 

Allahu i Madhërishëm për profetët dhe të dërguarit e Tij, ka thënë: “Kujto robërit Tanë: Ibrahimin, Is’hakun dhe Jakubin, të fortë (në besim) dhe largpamës.” (Sad 45) Allahu i Madhërishëm ka nderuar të dërguarin tonë Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke e përshkruar me rob, adhurues i nënshtruar, që është grada më e lartë e të pastërtve. Ai është shpërngulur për në Bejtul Makdis, Kuds, dhe është ngritur për në qiell, Israja dhe Miraxhi, dhe ka thënë: “  I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët (të Jeruzalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga mrekullitë Tona.” (El-Isra’ 1) Për të arritur gradën e robit, nënshtrimit ndaj Zotit me adhurim,  Allahu ka zbritur Librat e Tij, dërgoi profetët dhe të dërguarit e Tij, përgëzues dhe paralajmërues, për të nxjerrë njerëzit nga errësira e padijes drejtë dritës së kësaj feje. Krijesat më të përsosura dhe më të mira, më afër  Zotit dhe më të  dashur tek Zoti nga të gjithë, njerëzit, janë më të udhëzuarit dhe ata që janë të plotë në adhurimet e tyre për Zotin.  Zoti ynë i Madhërishëm i do robërit e Tij të devotshëm, dhe pse Ai nuk ka nevojë për ta, Atij nuk i bën dobi adhurimi i të bindurve, sikurse nuk e dëmtojnë Atë të këqijat e të pabindurve. Tek Sahihu i Muslimit, Allahu i Madhërishëm në hadith Kudsi thotë: “  O robërit e Mi, ju nuk mund të arrini dëmin që Mua të më dëmtoni as të arrini dobinë që Mua të më bëni dobi. O robërit e Mi, sikur i pari dhe i fundit prej jush, njerëzit dhe xhinët të ishin të devotshëm si zemrën më e devotshme e njërit nga ju, kjo nuk do ta shtonte sundimin  Time në asgjë. O robërit e Mi, sikur i pari dhe i fundit prej jush, njerëzit dhe xhinët të ishin të prishur si zemra më e prishur e njërit nga ju, kjo nuk do ta mungonte sundimin Tim në asgjë. O robërit e Mi, çdo gjë varet nga veprat tuaja, të cilat tek Unë janë të ruajtuara dhe të llogaritura, pastaj për të cilat Unë juve do t’ju shpërblej. Ai që i gjen ato të mira le ta falënderoj Allahun,  e kush gjen të kundërtën, mos të fajësojë askënd përveç vetveten. “

O besimtarë! Adhurimi vlerësohet në varësi të kohës dhe vendit. Ne po hymë në muaj të bekuar, dhe në sezon të madh adhurimesh. Ai është muaji i namazit, agjërimit dhe Kuranit, muaji i bujarisë, mirësisë dhe bamirësisë, ai është dhuratë nga dhuratat e Zotit për robërit e Tij. Në këtë muaj,  përfitohet prej mëshirës, faljes, bujarisë, dhe mirësisë së Tij. Në këtë muaj hapen portat e Xhenetit, mbyllen portat e zjarrit, Xhehenemit, prangoset xhindët me zinxhirë. Një thirrës i dërguar prej Zotit thotë: “O kërkues i së mirës shpejto! O kërkues i së keqes, ndalohu!” “Kush agjëron Ramazanin me besim dhe bindje në shpërblim tek Zoti, i falen atij gjynahet e të kaluarës.”  “Kush falën namazin në Ramazan, teravitë, me besim dhe bindje në shpërblim tek Zoti, i falen atij gjynahet e të kaluarës.”  “Kush e arrin, me namaz, natën Kadrit, me besim dhe bindje në shpërblim tek Zoti, i falen atij gjynahet e të kaluarës.”  “Kush e plotëson namazin e tij me imamin në namazin e teravive, derisa të mbarojë dhe imami, i shkruhet sevapi i faljes së namazit të natës.”  “Për agjëruesin ka dy gëzime; gëzim në çeljen e yftarit, dhe gëzim në momentin e takimit me Zotin e tij.”  “Për çdo musliman në Ramazan,  çdo natë dhe ditë të tij, ka lutje që i pranohet tek Zoti.”  Prandaj urime për ata që i shfrytëzojnë ditët dhe netët e Ramazanit.

Vëllezër në besim! Sa njerëz agjëruan me ne në Ramazanin e kaluar? Hëngrën dhe pinë në të, veshën rroba të reja dhe u kënaqën, pastaj ju erdhi exheli, i sulmoi ata shkatërruesi i kënaqësive, ai që i ndërpret kënaqësitë. U ndanë nga të dashurit dhe i mbuloi dheu. Dhe ne gjithashtu shkojmë pas gjurmëve të tyre, sikur të kishte shpëtuar dikush nga vdekja, do të kishte shpëtuar zotëria i njerëzimit. “Para teje, Ne nuk e kemi bërë asnjë të pavdekshëm. Nëse ti vdes, a do të mbesin ata të përjetshëm?!” (El-Enbija 34) 

Allahun e Madhërishëm e lusim që të na e mundësojë të arrijmë Ramazanin, sepse arritja e muajit të Ramazanit është mirësi e madhe, dhe dhuratë madhështore nga Allahu i Lartësuar. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur vinte muaji i Ramazanit përgëzonte shokët e tij nga gëzimi për ardhjen e tij. Sikurse në hadithin që Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Përgëzonte shokët e tij, duke ju thënë: Ju ka ardhur Ramazani, muaj i bekuar, Allahu ua ka bërë obligim agjërimin e tij. Në këtë muaj, hapen portat e Xhenetit, mbyllen portat e zjarrit, Xhehenemit, dhe prangosen shejtanët. Në këtë muaj ndodhen  një natë që është më e mirë se njëmijë muaj, nata e Kadrit,  e kush privohet nga mirësitë e saj është privuar nga e vërteta.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi. “Thuaj: “Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij – vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.” (Junus 58)

Me ardhjen e Ramazanit gëzohemi për atë që është i mbushur me mundësi për të fituar Xhenetin, dhe të shpëtuarit nga zjarri i Xhehenemit. Gëzojmë me ardhjen e Ramazanit sepse ai është muaji i mësimit  të Kuranit, dhe të lidhurit me të me dituri dhe praktikë, lexim dhe meditim në të. Zemrat nuk gëzohen, lumturohen dhe nuk qetësohen më shumë se me përmendjen e Zotit dhe adhurimin e Tij. “ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” (Er-R’ad 28) 

I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e mësonte, përsëriste,  Kuranin nga Xhibriili, paqja e Zotit qoftë mbi të, në çdo natë të Ramazanit. Tek dy Sahihët, Buhariu dhe Muslimi, transmetohet se Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka qenë nga njerëzit më bujarë në të mirë, dhe ai ishte më bujarë se asnjë herë në muajin e Ramazanit, sepse Xhibriili e takonte atë çdo natë në muajin e Ramazanit. I dërguari i Allahut,  paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  takohej me të dhe e këndonin Kur’anin së bashku. Kur atë e takonte Xhibriili, i dërguari i Allahut, në  bujari ishte më i fuqishëm se era e fuqishme.”

Për këtë arsye të parët tanë të ndershëm, selefët, e shtonin shumë hatmen, leximin e plotë të Kuranit në këtë muaj. Kur vinte muaji i Ramazanit i shtonin hatmet më shumë, për vlerën e kohës. Muaji i Ramazanit është muaji i këndimit dhe meditimit, leximin dhe kuptimit të tij, duke mësuar ajetet Kuranore dhe kuptuar  argumentat e Mëshirbërësit, gjatë ditës dhe natës. Lumturia dhe qetësia është në madhërimin e fjalës së Zotit, Kuranit  dhe në leximin e tij, në kthimin tek ai dhe ndjekjen e udhëzimit të tij, ndërsa mjerimi është në largimin dhe braktisjen e tij. Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë! Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë. Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë. Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam pranë, u përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të Më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.” (El-Bekare 185-186) 

Zoti na begatoftë me Kuran dhe synet, dhe na bëftë dobi nga argumetat dhe urtësitë e tyre. Zotit i kërkoj falje për vete dhe ju nga gjynah dhe gabim, tek Zoti kërkoni falje sepse vërtetë Ai është Falës.

 

LEXO  Neglizhenca -Meka 03.06.2020

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, Dhuruesi dhe Bujari, e ka bërë agjërimin obligim për ne, dhe e ka bërë atë një nga kushtet e Islamit. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, i Madhi dhe i Lavdëruari.

Dëshmoj se  Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, më i miri nga të gjitha krijesat që është falur dhe ka agjëruar, që i është bindur urdhërit të Zotit të tij dhe ka qëndruar në rrugë të drejtë. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi ata që i pasojnë me mirësi. Për ata dërgojmë lutje dhe  përshëndetje të shumëta.

Në vijim

O besimtarë! Vërtetë gjynahet dhe veprat e këqija dëmtojnë zemrën, dhe largojnë poseduesin e kësaj zemre nga portat e të mirës. Prandaj në fillim të Ramazanit të bëjmë pendesë të sinqertë. Porta e pendesës është e hapur, sikurse mirësa e Zotit të Madhërishëm shkon dhe vjen. Ai shtrinë dorën e Tij të faljes, natën që të pendohen ata që kan bërë gabime ditën, dhe shtrinë dorën e Tij ditën që të pendohen ata që bëjnë gabime natën. E nga Mëshira e Tij, thërret robërit e Tij dhe thotë: “Thuaju robërve të Mi, që i kani bërë keq vetes me gjynahe, të mos e humbin shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.” (Ez-Zumer 53)

Nëse gabimet tona janë të shumëta falja e Zotit është më e shumtë, nëse gjynahet tona janë të mëdha, falja e Allahut të Madhërishëm është shumë më e madhe. E nëse shtohen nga ne gabimet mëshira e Tij është shumë e gjërë. Tek Syneni i Tirmidhiut, Allahu i Madhërishëm në hadith Kudsi thotë: “ O biri i Ademit, përderisa më lutesh Mua dhe shpreson tek Unë, do t’i  fal gjithçka që ke bërë pa problem.  O biri i Ademit, nëse gjynahet tua arrijnë lartësinë e qiellit, pastaj kërkon falje tek Unë, do t’i  fal gjithçka që ke bërë pa problem. O biri i Ademit, nëse vjen tek Unë me gjynahe sa madhësia e tokë, por më takon Mua duke mos më bër shok në adhurim asnjë gjë, do të jap falje  me madhësinë e saj, tokës.”

Nga gjërat e mira me të cilat duhet ta presim muajin e Ramazanit është pastrimi i shpirtit nga inati, urrejtja dhe armiqësia. Ramazani është sezoni i ndryshimit dhe faljes. Zoti ynë i Madhërishëm është Falës e do faljen, dhe i do ata që falin. Kush dëshiron që Zoti ta fali atë le të fali dhe ai njerëzit. Kush dëshiron që Zoti të mos e ndëshkojë, le të mos i ndëshkojë as ai njerëzit. Kush i trajton njerëzit me butësi dhe falje, Krijuesi i tij do ta trajtojë atë në këtë mënyrë, në këtë botë dhe në botën Tjetër. Falja për të afërmit  është më primare, e kërkuar, për shkak të asaj që kalon lidhja e gjakut  nga përplasjet, dhe për çfarë pasojash ka prej tyre.

Vëllezër në besim! Muaji i agjërimit është muaj i shpëtimit nga zjarri, nga poshtërimi dhe ndëshkimi. Allahu i Madhërishëm largon njerëz nga zjarri i Xhehenemit në çdo ditë dhe natë të Ramazanit. Prandaj, le të përpiqemi sa të mundemi që të shpëtojmë vetet tona nga zjarri, ti vërtetojmë Bujarit dhe Dhuruesit  nga vetet tona vepra të mira, duke ju afruar Atij me të gjitha llojet e adhurimeve, nga obligimet dhe të pëlqyerat. I privuar është ai që privohet  nga falja e Tij në muajin e Ramazanit. Në Synenin e Tirmidhiut, ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoft mbi të, ka thënë: “I rëntë hunda në tokë, qoftë i mjerë, ai njeri që e arrin Ramazanin dhe del nga ai pa iu falur gjynahet.” D.m.th, “i rëntë hunda e tij në tokë,” është metafor për mjerimin dhe humbjen e tij.

Ndërsa shpërblimi i agjëruesve është çështje që i përket  Allahut.  Zoti i Madhërishëm ka premtuar që në ditën e Kijametit durimtarët do ti shpërblejë pa masë. Ndërsa agjërimi është nga format më të mëdha të durimit, dhe se vetëm Allahu e di vlerën e shpërblimit të tij dhe shumimin e të mirave të tij. Tek dy Sahihët, Buhariu dhe Muslimi,  Allahu i Madhërishëm në hadith Kudsi, ka thënë: “ Të gjitha punët e birit të Ademit, njeriut, janë për të përveç agjërimit, ai është për Mua dhe Unë e shpërblej atë.”

Adhurues të Zotit! Muaji i Ramazanit është muaj për pastrimin dhe edukimin e shpirtërave. Ai është mejdan për përpjekje në adhurime, vend  i arritjeve të mirësive dhe të mirave, dhe i largimit  nga të këqijat dhe nga  pasimi i traditave. Agjërimi nuk duhet  të jetë pretekst për neglizhencë në punë, apo për plogështi dhe dembelizëm. Besimtari është mirë që përfytyrojë shpërblimin e qëllimit të sinqertë, dhe të shresojë shpërblimin tek Allahu. Të gjithë në mejdanin, fushën e tyre; nxënësit dhe nxënëset, mësuesit dhe mësueset, në marrjen  e dijes dhe përhapjen e saj, punonjësin e sektorit shëndetësorë janë në mbrojtje të shëndetit dhe të trupit. Njerëzit tanë të sigurisë në ruajtje të qetësisë. Të lidhurit me këtë vend që janë në mbrojtje të vendit, dhe çdo njërit që i është ngarkuar një detyrë, duhet ta kryej atë me ndershmëri dhe paanshmëri, me sinqeritet dhe besnikëri. Të gjitha këto hynë në kuptimin e devotshmërisë, që është qëllimi i agjërimit dhe urtësia e tij. “ O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, me qëllim që të ruheni (nga gjynahet).” (El-Bekare 183)

Sikurse baballarët dhe nënat, edukatorët dhe edukatoret duhet të bëjnë kujdes që të rrënjosin koncepte të shëndosha dhe korrekte në zemrat e bijve dhe vajzave tona, me qëllim që të nxjerrim një brez të shëndoshë, që e duan të mirën dhe njerëzit e mirë, të dobishëm për vendin dhe popullin e tij.

O Zoti ynë, me mëshirën Tënde na e mundëso që të arrijmë muajin e Ramazanit. 

O Zoti ynë, bëj që Ramazani të vij tek ne me paqe, besim, siguri, dhe Islam. 

O Zot fale dhe mëshiroje Muhamedin, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e mëshirove familjen e Ibrahimit. 

O Zot bekoje Muhamedin bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. 

O Zot  të lutemi të jesh i kënaqur me  Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij dhe tabiinët, dhe me të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit. 

O Zot të lutemi të jesh i kënaqur me ne sëbashku me ata, me Mirësin dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues. 

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zot jepi paqe dhe siguri, begati dhe mirësi këtij vendi, dhe të gjitha vendeve  muslimanëve.

O Zoti ynë, përmirso gjendjen e muslimanëve në çdo vend.

O Zoti ynë, të lutemi në Mirësinë dhe Bujarinë Tënde që të ruash vendin e dy të shenjtave nga çdo e keqe dhe e urryer.

O Zoti ynë, atë që ne, vendit dhe të shenjtave tona i duan të keqen angazhoi me vetet e tyre, bëj planet e tyre  shkatërrim për ta, me Forcë, Pushtetin dhe Fuqinë Tënde, o Zoti i Botrave. 

O Zoti ynë, o më i Madhi më Bujari, o i Gjallë o i Përhershëm, jepi sukses kujdestarit të dy vendeve të shenjta në atë që do dhe je i kënaqur, dhe shpërbleje atë për Islamin dhe muslimanët me shpërblimin më të mirë. 

O Zoti ynë, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij besnik,  në atë që është në dobi të Islamit dhe muslimanëve. 

O Zoti ynë, jepu sukset të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve në atë që do dhe je i kënaqur, me mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues. 

O Zoti ynë, largo nga ne rritjen e çmimeve, epidemitë, kamatën, dhe imoralitetin, tërmetet dhe  të vështirat, dhe na ruaj nga të këqijat e fitneve nga ato që janë shfaqur dhe nga ato që nuk janë shfaqur. 

O Zoti ynë,  kërkojmë mbrojtje nga sprovat e mëdha, nga fundi i fatkeqësive, gjykimi i keq dhe dashaligësia e armiqve. 

O Zoti ynë, të lutemi për çdo të mirë të shpejtë dhe jo të vonuar, nga ato që dimë dhe që nuk i dimë. 

O Zoti ynë, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga çdo e keqe, të shpejtë dhe të vonuar,  nga ato që dimë dhe nga ato që nuk i dimë. 

O Zot të lutemi të na japësh Xhenetin, dhe atë që na afron me të prej fjalëve dhe veprave. 

O Zot të lutemi të na mbrosh prej zjarrit,  dhe çfarë na afron me të  prej fjalëve dhe veprave. O Zot na jep përfundim të mirë në çdo çështje tonën, na shpëto nga turpërimi në këtë botë dhe nga dënimi në botën Tjetër. 

O Zoti ynë, shëro të sëmurët tanë, lehtësoua atyre që janë sprovuar nga ne, mëshiro të vdekurit tanë, dhe ndihmo ata që janë të dobët nga ne. 

O Zoti ynë, ndihmo ushtarët tanë të vendosur në kufinjtë e vendit tonë, me Mëshirë, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

S’ka Zot tjetër përveç  Teje, Madhërimi është për Ty, me të vërtetë ne jemi nga gabimtarët. “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” (El-Hashr 10) 

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

 “I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat : 180-182)

 

Post Author: endrit