Pastrimi i shpirtit dhe përmirësimi i tij

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    15-04-1446 H   18-10-2024

Shejh Ahmed Bin Talib Hamid

Tema   Pastrimi i shpirtit dhe përmirësimi i tij

Lavdërimet janë për Allahun. Lavdërimet janë për Zotin e Botëve.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Mbrojtësi i njerëzve të mirë, të drejtë.

Dëshmoj se Muhamedi  është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, imami, udhëheqësi i profetëve dhe të dërguarve. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë Muhamedin.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)

Dijeni se Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka krijuar zemrën që njeriu ta Njësojë Atë, të jetë i sinqertë me Të dhe të drejtohet për tek Ai. Sikurse për  zemrat ka pastrim dhe rritje, sikur rritja e trupit,  dhe ka ushqim dhe ilaç, mjekim për të. Kush i frikësohet thirrjeve të shirkut, të bërit shok Zotit në adhurim, dhe të metave të tij, dhe pastron zemrën e tij nga papastërtitë e risive, bidateve, gjynaheve dhe gabimeve, ai ka pasur sukses dhe është pastruar. Zoti ka renditur shtatë betimet në të cilat Allahu i Madhërishëm është betuar për arritjen, suksesin e atij që e ka pastruar veten e tij dhe për humbjen e atij që e bën pis atë, veten e tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  Për Diellin dhe shkëlqimin e tij dhe për Hënën që e përcjell atë! Për ditën që ia zbulon shkëlqimin atij (diellit) dhe për natën kur e mbulon atë! Për qiellin dhe për Atë që e ka ndërtuar! Për Tokën dhe për Atë që e ka shtruar! Për shpirtin dhe për Atë që e ka përsosur, duke ia bërë të njohur atij të keqen e të mirën! Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë, ndërsa kushdo që e poshtëron atë (me punë të këqija), do të dështojë.” (Esh-Shems 1-10) Ndërsa njerëzit në ditën e Gjykimit do të jenë dy grupesh; Njerëzit e krimeve dhe mashtrimeve, ose njerëzit e begative dhe pastërtisë. “Atë që i paraqitet Zotit të vet si keqbërës, sigurisht që e pret Xhehenemi, ku as nuk do të vdesë e as nuk do të jetojë. Ndërsa kush paraqitet tek Ai si besimtar e që ka bërë vepra të mira, do të ngrihet në shkallë të larta, në kopshtet e Adnit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Ata do të qëndrojnë aty përjetësisht. Ky është shpërblimi për atë që është i dëlirë (nga mosbesimi)”.( Ta Ha 74-76) E nuk ka pastërti dhe nuk ka sukses, shpërblim vetëm se me mirësinë e Mëshirëplotit. “Sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush nga ju nuk do të ishte pastruar kurrë (prej gjynaheve); Allahu pastron atë që dëshiron Vetë. Allahu i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.” (En-Nur 21)

LEXO  Surja Ed-Duha - Medina 23.10.2020

Lidhja më e besueshme dhe mënyra më e shkëlqyer është bashkim, unifikimi i dashurisë dhe nënshtrimit,  lutje nënshtrimi dhe përulësie, gjuhë e lagur me përmendjen e Zotit, si dhe dashuri, pasim, vlerësim dhe nderim për të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.  “ I shpëtuar është ai që pastrohet, që e përmend emrin e Zotit të vet dhe që fal namaz!” (El-A’la 14-15) E nëse zemra mbushet me një gjë, ajo nuk mbanë dot gjë tjetër. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Allahu nuk i ka dhënë asnjë njeriu dy zemra në kraharor…” (El-Ahzab 4) Të garuarit  në të mirë është mbrojtje ndërsa epërsia është për shkak të shumicës, bollëkut.  Zemrat janë “enët” e Zotit në tokë, ku më të dashurat tek Allahu janë ato më të butat dhe më të pastrat prej tyre. Kjo është për shkak të asaj që hedhet në to. Për këtë arsye zemra nuk ka vend për  diçka që është kundër saj. Ibn Mes’udi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Vërtetë ky Kuran është gostia e Zotit, prandaj kush hyn në të është i sigurte.” Kjo është vetëm për shkak se ai ngopet me ushqimin e saj dhe mbushet me pijet e saj, gostisë. Kush braktis atë që është urdhëruar, është i zënë me atë që është e ndaluar. Kush e ngarkon shpinën me barrë, gjynahe, ai do të jetë i dobët në përkujtim dhe lutje. Kush e lodhën veten e tij në risi, heq dorë nga ndjekja, pasimi. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ …por edhe ata kanë harruar një pjesë të mirë nga ato që janë këshilluar, prandaj ua shtiem armiqësinë dhe urrejtjen midis tyre deri në Ditën e Kiametit. Allahu do t’i lajmërojë ata për veprat që kanë bërë.” (El-Ma’ide 14) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Atij që shmanget nga Këshilla e të Gjithëmëshirshmit (Kurani), Ne do t’ia caktojmë një djall, që do t’i bëhet shok i pandashëm. Në të vërtetë, djajtë i shmangin jobesimtarët nga rruga e drejtë, ndonëse ata mendojnë se janë të udhëzuar drejt.” (Ez-Zuhruf 36-37)

LEXO  Vlerat dhe mirësitë e muajit më të mirë, Ramazanit

Ai që ka aspirata të mëdha, në çështjen e tij, kënaqësia e tij është e ruajtur nga dëmtuesit e tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Atij që shqetësimi  i tij është jeta e Ahiretit, Allahu do ja pasurojë zemër, do t’ia zgjidhë punët, dhe të mirat e kësaj bote do t’i vijnë të nënshtruara. Ndërsa, atij që është i përqendruar vetëm në jetën e dynjasë, Allahu do t’ia vendosi varfërinë para syve, do t’ia ngatërrojë punët e tij dhe ai do të ketë nga kjo botë vetëm atë që i është caktuar.”

Nga përgëzimet e shpejta, në këtë botë, për ata që zemrën e kanë kthyer për tek Zoti i tyre është zemrat e besimtarëve kthehen nga ai dhe pranojnë ta duanë atë. Disa nga paraardhësit tanë, Selefët, kanë thënë: “Çdo robit që i drejtohet Zotit me zemrën e tij Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar kthen zemrat e besimtarëve për  tek ai, deri sa t’i mundësojë atij dashurinë dhe mëshirën e tyre.”

Zoti na begatoftë të gjithëve në shpalljen e Tij, na drejtoftë me synetin e të dërguarit të Allahut dhe udhëzimin e tij, dhe na forcoftë në fenë dhe legjislacionin e Tij. “Faleni namazin, jepeni zeqatin dhe jepini Allahut një hua të mirë (që Ai t’jua kthejë shumëfish). Çfarëdo mirësie që bëni për shpirtin tuaj, me siguri që do ta gjeni tek Allahu. Ajo do të jetë më e mirë dhe më e shpërblyer. Kërkoni faljen e Allahut, sepse Allahu është vërtet Falës i madh dhe Mëshirëplotë.” (El-Muzzemmil 20)

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Allahun që i shikoi zemrat e të dashurve të Tij me mirësinë e Mëshirës së Tij dhe i pastroi ato.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se zotëria ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, krijesa më e pastër dhe më e devotshmja prej tyre. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë Muhamedin.

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab70-71) 

LEXO  Emri i Zotit El-Hakim -Medina 05.06.2020

Adhurues të Zotit! Nëse gjuha e ka të ëmbël përmendjen e Zotit dhe atë që është pranë Tij, dhe gjymtyrët nxitojnë në bindjen ndaj Zotit atëherë dashuria për besimin hynë në zemër sikurse uji shumë i ftohtë që sjellën freski në një ditë me vapë të madhe tek personi që ka etje të madhe. Ndërsa largimi nga besimi për zemrat bëhet më i neveritshëm sesa të hidhesh në zjarr.  Prandaj e urdhëron atë që të bëjnë durim.

E zemrat nuk janë pastruar më mirë, përkujtimi nuk është më i ëmbël, gjymtyrët nuk janë përmirësuar më fort dhe veprat nuk janë ngritur më lartë më shumë se me lutjet dhe përshëndetjet për të dërguarin e Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Allahu ju ka urdhëruar me këtë, ku Vetë Allahu i Madhërishëm e ka përshëndetur së bashku me Melaiket, kur ka thënë fjalën e Tij të nderuar: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje përgëzuesin dhe paralajmëruesi, pishtarin ndriçues. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me udhëheqësit pasardhës të tij, halifet e drejtë dhe të udhëzuar, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, me tabi’inët dhe me ata që i pasojnë në punë të mira deri në ditën e Fundit.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro  idhujtarinë dhe idhujtarët, ndihmo robërit e Tu besimtarë dhe shpëto muslimanët e shtypur. O Zot, largo shqetësimet e tyre, shëro të sëmurët dhe të plagosurit e tyre, mundëso lirimin e të burgosurve të tyre, prano dëshmorët e tyre, shëro zemrat e besimtarëve nga armiqtë e tyre.

O Zot, ndihmo popullin e Palestinës kundër jehudëve uzurpues, sionistëve agresorë, pastro xhaminë e Aksasë nga pisllëku i tyre, shpëto popullin nga komplotet dhe mashtrimet e tyre,  dhe vendos rrethin e shkatërrimit për armiqtë e popullit dhe fesë.

O Zot, na jep siguri në vendet tona, mbështet me të vërtetën udhëheqësin tonë, jepi sukses atij në udhëzimin Tënd, bëj veprat e tij të meritojnë kënaqësinë Tënde, furnizoje atë me këshilltarë të mirë dhe udhërrëfyes të drejtë. O Zot, ndihmo zëvendësin e tij, ndihmo me ata të dy fenë Tënde dhe lartëso me ata të dy fjalën Tënde.

O Zot, jepu sukses kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të punojnë sipas librit Tënd, Kuranit, sipas synetit të dërguarit Tënd dhe për atë që është në të mirë të vendit dhe popullit.

Adhurues të Zotit! Përmendeni Allahut dhe adhurojeni Atë, falënderojeni Atë dhe mos e mohoni Atë, me të vërtetë Ai është mik i atyre që e përmendin Atë dhe armik i mohuesve.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/511546581721978

Post Author: endrit