Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme
03-05- 1442 H 18-12-2020 D
Shejh Ahmed Bin Talib Hamid Tema Përgatituni për ditën e llogarisë
Lavdërimet janë për Zotin, Atë e lavdërojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojte nga të këqiat e veteve tona, dhe punët tona të këqia. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbet, (devijon), dhe ai që e humb veten e tij s’ka udhëzues tjetër veç Zotit.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok.
Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, i përzgjedhuri nga të gjitha krijesat dhe i dashuri i Tij, solli mesazhin, plotësoj emanetin, këshilloi umetin, largoi brengat dhe vështirsitë e tyre, u përpoq në rrugën e Zotit me përpjekje të vërtetë deri sa i erdhi momenti i ndarjes nga kjo botë. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër dhe të mirë, mbi gratë e tij, nënat e besimtarëve, mbi shokët e tij, më të mirët e të mirëve, dhe mbi të gjithë që i pasojnë ata me mirësi deri në ditën e Kijametit.
Në vijim
Vërtetë fjala më e mirë është Libri i Allahut, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat në fe, çdo shpikje është bidat, risi, çdo risi është humbje dhe çdo humbje është në zjarr.
O ju besimtatë! Vërtetë Allahu i Madhërishëm ju ka thirrur në emër të besimit dhe ju ka ftuar në devotshmëri ndaj Tij, ju ka urdhëruar që të merrni vetet tuaja në llogari para së të ju marrin në llogari dhe të shikoni se çfarë keni përgatitur para takimit me Të. Sikurse ju ka paralajmëruar nga pasoja e harresës së kësaj llogarie dhe dhimbja e humbjes, ju ka treguar situatën e ditës së llogarisë dhe ka thënë: “ O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju! Mos u bëni si ata që e harruan Allahun, kështu që Ai i bëri të harronin vetveten! Pikërisht ata janë të pabindurit (ndaj Allahut). Nuk janë të barabartë banorët e Xhehenemit dhe banorët e Xhenetit; banorët e Xhenetit do të jenë të fituarit.” ( El-Hashr 18-20)
Më pas Zoti juaj ka sjellë një shembull për peshën e madhe të Kuranit sikur të kishte zbritur mbi male, dhe ju ka bërë të ditur më pas emrat e Tij të Bukur dhe cilësit e Tij të Larta, dhe ka thënë: “ Sikur këtë Kuran t’ia shpallnim ndonjë mali, ti do ta shihje atë (mal) të përulur dhe të copëtuar nga frika e Allahut. Shembuj të tillë Ne ua japim njerëzve, që ata të meditojnë. Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka zot tjetër (të denjë për t’u adhuruar), Njohësi i së dukshmes dhe i së padukshmes…” (El-Hashr 21-22) Ai i cili mbushën zemrat me dashuri dhe nënshtrim, frikë, qetësi dhe nderim, shpresë dhe fitore. Ai është Zoti i Vërtetë e çfarë ka veç Tij është i kotë dhe kalimtarë. S’ka Zot tjetër veç Tij dhe nuk meriton të adhurohet dikush tjetër veç Tij. “Shikimet njerëzore nuk mund ta arrijnë Atë, ndërkohë që Ai i arrin shikimet e të gjithëve.” ( El-En’am 103) Atë nuk e arrijnë dot mendjet e njerëzve, nuk e ndriçojnë dot yjet, sikurëse Atij nuk i mbahen dot sekrete, të fshehta. Me urdhërin e Tij ekziston kjo orbitë rrotulluese, me urtësinë dhe vendimin e Tij nata pason ditën. Ai është Mëshiruesi Mëshirbërësi, Mëshira e Tij është e madhe dhe e pafundme, Ai i Cili ka ardhur tek robërit e Tij me Emrat dhe Cilësit e Tij të Larta. “ I Gjithëmëshirshmi mbi Fron u ngrit (si i takon Madhërisë së Tij).” Atij i përket ç’ka në qiej e ç’ka në Tokë, si dhe gjithçka që gjendet midis tyre e gjithçka që ndodhet nën tokë. Edhe nëse ti flet me zë të lartë, (është e kotë, sepse) Ai, me të vërtetë, i di sekretet edhe më të fshehta. Allahu, nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Tij. Ai ka Emrat më të Bukur.” ( Ta Ha 5-8) Me Mëshirën dhe Dijeninë e Tij ka përfshirë çdo gjë, si dhurimin, ndihmën, furnizimin dhe udhëzimin. Mëshira e Tij ka përfshirë të sinqertët dhe të dashurit e Tij në udhëzim, sukses dhe lumturi, deri sa të arrijnë me to mëshirën e përhershme të Tij dhe lumturinë në Xhenetin e Tij.
“Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim). Ai është Sunduesi…” (El-Hashr 23) Ai është Mbreti i fuqishëm, Sunduesi dhe i Gjithëpushtetshmi në çdo gjë në këtë gjithësi, Sunduesi i universit dhe i yjeve, Zotëruesi i gjithë Pushtetit! Ai ia jep pushtetin kujt të dëshirojë dhe ia heq kujt të dëshirojë. Ai lartëson kë të dëshirojë dhe poshtëron kë të dëshirojë. Çdo e mirë është në Dorën e Tij! Ai është vërtet i Plotfuqishëm për çdo gjë. “Vërtet, urdhri i Tij, kur Ai dëshiron diçka, është që t’i thotë asaj “Bëhu!” – dhe ajo bëhet.” (Ja Sin 82)
“Ai është i Shenjti (i pastër nga çdo e metë), Paqedhënësi,” i Cili është përsosur pa të meta në përsosmërinë e Tij, i Bukur pa të meta në Bukurinë e Tij, ka shenjtëruar atë që Ai dëshiron me bekime dhe nderime, tek ai që dëshiron dhe mbi atë që Ai dëshiron ka derdhur plot bujari dhe udhëzim.
“ Ai është Dhënësi i sigurisë, Mbikëqyrësi mbi gjithçka,” i Cili na ka treguar me fjalët e Tij se është i Vërteti i Lartësuari, Atij i janë bindur besimtarët prej robërve të Tij, dhe i janë nënshtruar me fjalë dhe vepra. Atij i kanë besuar pjesa tjetër e krijesave të imponuara para Pushtetit të Tij. Ai është shpresa e të frikësuarve dhe Mbështetësi i atyre që janë pa mbështetje. I Tij është Pushteti në dituri dhe në çdo çështje, me vullnet apo me imponim, në dobi dhe në dëm, në fshehtësi dhe hapur.
“Ai është i Plotfuqishmi, Imponuesi, Madhështori.” I Lavdëruar është tek krijesat për Forcën, Fuqinë, Epërsinë, dhe Pushtetin e Tij. Ka rregulluar diversitetin e krijesave përmes urdhëresave dhe ndalimeve të Tij, me anë të legjislacionit të Tij, caktimit të Tij dhe me imponimit. Ka përmirësuar dobësitë dhe varfëritë e krijesave të Tij, ka larguar vështirsitë dhe dëmet e tyre, i ka ushqyer dhe pasuruar ata, duke ua lehtësuar dhe i ndihmuar. I Madhëruar është në çdo gjë, në Madhështi, Lavdi, Fisnikri, në Veten e Tij, Atributet, Cilësit dhe Pushtetin e Tij. Çdo gjë veç Tij është e vogël dhe e pavlerë, Ai është larg çdo ortaku i Plotëfuqishmi. Madhërimi i takon Aallahut.
“Qoftë i lartësuar Allahu mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!” Ai ka krijuar njeriun nga e paqena dhe e ka bërë që të jetë(egzistojë), e pastroi nga të këqiat dhe i dha shpirtin. Ai ju formon në mitër, ashtu siç dëshiron Vetë dhe ju dallon, ju ka veçuar me emra të cilët kanë arritur qëllimin e mirë. Dhe e lavdërojnë dhe e Madhërojnë Atë në çdo gjë dhe me çdo gjuhë. Ai është larg çdo shembulli dhe modeli, nuk i nevojitet roje, mbështetës dhe kujdestarë. Ai krijoi gjallesat me urtësi dhe mençuri. Ai është i Drejti, fjala e Tij është e Vërteta, gjykimi i Tij është i drejti, caktimi i Tij bëhet. Nuk ka të meta dhe nuk ka rreshqitje në të, dhe nuk mund ti shmanget dijenisë së Tij asnjë fjalë apo vepër.
“Ai është Allahu, Krijuesi, Zanafillësi, Ai që çdo gjëje i jep formë. Atij i përkasin emrat më të bukur; Atë e përlëvdon gjithçka që ndodhet në qiej dhe në Tokë, Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.” (El-Hashr 24)
Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij të larta. Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete dhe ju, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin. Lutje dhe përshëndetje për të dërguarin dhe të përzgjedhurin tonë, për familjen, shokët e tij dhe ata që janë të kënaqur me rrugën e tyre.
Në vijim
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit dhe kapuni pas Islamit me lidhje të fortë.
Dijeni se Zoti juaj u ka urdhëruar me një vepër madhështore, ajo është lutja dhe përshëndetja për të dërguarin e ndershëm, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, zotërinë tonë Muhamedin.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë të cilët udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e tij, mbi tabiinët dhe të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e fundit.
O Zot të lutemi që të jeshë i kënaqur me ne së bashku me ta, me Mirsinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Bujar.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot poshtëro politeizmin dhe politeistët.
O Zot shkatërro armiqtë e umetit dhe të fesë Tënde.
O Zot jepi paqe dhe siguri këtij vendi, si dhe të gjitha vendeve muslimanëve.
O Zot më udhëzo me ata që i ke udhëzuar, më mbroj prej sëmundjeve me ata që i ke mbrojtur, na miqëso me ata që i ke miqësuar. O Zot na begato në ato që na ke dhuruar, na ruaj nga sherri i asaj që ke caktuar, vërtetë Ti cakton dhe nuk caktohet ndaj Teje.
O Zot na furnizo me frikë që na largon nga mosbindja ndaj Teje, na dhuro bindje ndaj Teje me të cilën na mundëson të arrijmë Xhenetin Tënd. Na jep bindje dhe besim me të cilin mund të largojmë me të sprovat e kësaj bote.
O Zot na bëj të kënaqur me dëgjimin tonë, shikimin tonë, forcën tonë, sa kohë na që na japësh afat në këtë botë, dhe na jep trashëgimtarë prej nesh.
O Zot na ndihmo ndaj atyre që na bëjnë padrejtësi, dhe na ndihmo kundra armiqve tanë.
O Zot mos na lër nën sundimin e atij që nuk të frikësohet Ty dhe nuk na mëshiron.
O Zot na jep siguri në vendet tona, përmirso drejtuesit dhe përgjegjësit e çështjeve tona.
O Zot mundësoju muslimanëve që të kenë drejtues që të frikësohen Ty, binden ndaj Teje, dhe kërkojnë kënaqësinë Tënde o Zoti i Botrave.
O Zot jepi sukses udhëheqësit dhe kujdestarit tonë në udhëzimin Tënd, bëj që punët e tij të meritojnë kënaqsinë Tënde.
O Zot jepi atij këshilltarë të mirë dhe të dobishëm, të cilët i tregojnë të mirën dhe e mbështesin në të.
O Zot udhëzo zëvendësin, vëllezërit dhe mbështetësit e tij në të vërtetën, o Zoti i Botrave.
“Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim! Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!” (El-Bekare 286)
O Zot na fal gabimet tona, nga ato që kemi kaluat dhe anashkaluar, ato që kemi shfaqur dhe kemi fshehur, dhe ato që Ti je më i Ditur me to se ne. Ti je i Pari pa Fillim dhe i Fundit pa Mbarim. Me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
S’ka Zot tjetër përveç Teje që meriton të adhurohet, Madhërimi është për Ty, me të vërtetë ne jemi nga gabimtarët.
O Zot na i fal gjynahet, të voglat dhe të mëdhatë, të parat dhe të fundit e tyre, të dukshmet dhe të fshehtat e tyre.
O Zot na përmirso zemrat dhe veprat tona.
O Zot na përmirso zemrat dhe veprat tona, dhe na ndaj nga kjo botë muslimanë, të nënshtruar ndaj Teje.
O Zot na mundëso që të takohemi me njerëzit e mirë në atë botë. Mos na bëj të zemëruar, pikëlluar dhe të penduar.
O Zot të lutemi me gjithë Emrat me të cilët ke quajtur Veten, apo i ke zbritur në librin Tënd, Kuran, apo ja ke mësuar ndonjërit nga krijesave Tua, apo e ke mbajtur në diturinë e të fshehtës tek Ty, të lutemi që ta bësh Kuranin pranverë të zemrave tona, dritë të gjokseve tona, eleminues i merzive tona, largues i shqetësimeve dhe anktheve tona.
O Zot na mëso nga ai çfarë nuk dimë, na kujto nga ai çfarë kemi harruar, na mundëso leximin e tij natën dhe ditën në atë formë që Ti je i kënaqur me ne.
O Zot na bëj nga njerëzit e Kuranit, të cilët janë njerëzit dhe të veçuarit e Tu.
O Zot na bëj të lidhur me librin Tënd deri sa të takohemi me Ty, dhe na furnizo frikën ndaj Teje sikur të shikojmë, o më i Madhi Mëshirues, o Zoti i Botrave.
O Zot! Ti je i Pasur ne jemi të varfër, zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit.
O Zot zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit.
O Zot zbrit tek ne Mëshirën dhe Mirësinë Tënde, o Zoti i Botrave.
O Zot zbrit tek ne nga begatitë e qiellit, na jep nga begatit e tokës, mos na gjyko për ato që kemi bërë, o Zoti i Botrave.
O Zot mos na privo nga Mirësitë e Tua për shkak të këqiave që ne kemi, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot zbrit tek ne shi. O Zot zbrit tek ne shi. O Zot zbrit tek ne shi të dobishëm dhe të bereqetshëm, jo ndëshkim, të dëmshëm, të afërt e jo të vonuar.
O Zot fresko me të njerëzit dhe vendin, duke e bërë atë shenjë njohje për të tashmen dhe të kaluarën, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.
O Zot fresko vendin dhe zemrat tona me çdo të mirë o Zoti i Botrave.
O Zot ynë na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato. Përkutjimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.