Hutbe nga xhamia e Shenjtë e Mekes
26 Ramazan 1440 H 31-5-2019 D
Shejh Abdurrahman Sudejsi Përfundimi i Ramazanait
Lavdërimet për Zotin, i ka vlersuar robërit e Tij besimtarë me mirësi që nuk numërohen. Allahun e lavdërojmë dhe e falenderojmë, ka bërë për ne të dashura dhjetë netët e bekuara, në të cilat ka dhuruar shumë të mira dhe begati. Sikur të kishim kthyer të gjitha pyejet në lapse falenderimi të mbushura me ujin e lumenjve, nuk kemi arritur as një grimcë tek ajo që meriton Madhështija e Tij dhe nuk e kemi falenderuar siç duhet Lartësinë e Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, që ka dhuruar për agjëruesit e Ramazanit dhe namazfalësit e natës sevape dhe shpërblime të pa fundme.
Dëshmojmë se zotërija ynë Muhamedi, është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, krijesa më e pastër në moral dhe sjellje, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij të suksesshëm, të kënaqur dhe të pastër, mbi Tabiinët dhe të gjithë pasuesit e tyre në mirësi, pasim me të cilin shpresojnë botën tjetër. Lutje dhe përshëndetje të shumta. Në vijim
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, sepse kush i friksohet Zotit nuk ka humbur diçka veçse i është afruar më shumë Atij, ka qetsuar shpirtin dhe zemrën: “Atij që i friksohet Allahut, Ai do t’ia shlyejë veprat e këqija dhe do t’ia shtojë shpërblimin.”(Et-Talak 5)
O Muslimanë! Po përjeton umeti ynë Islam muajin e begative, me ditët e tij të ripërtëritjes së besimit, duke shtuar mirësitë e tija të sigurta dhe të dobishme, të zbukuruara më shumë elegancë. Jemi të prekur se sa pak na ka mbetur nga përfundimi i tij, po vjen mbyllja, duke mos ngelur vetëm pak nga gjurmët e tij. Janë ditë që largohen më njëherë sikurë ndiçimi i vetëtimës apo të lëvizurit e kapakëve të syrit.
Urime për atë që përpjekja e tij nuk kthehet bosh, e lusim Allahu që të na ketë pranuar veprat, arritjen e asaj që kemi shpresuar, në fillim dhe në fund.
Ramazani të ruan shpirtin, a nuk ka qenë për ne udhëzim, a nuk ka qenë për shpirtin tonë pishtarë ndriçues, mirësi dhe butësi për zemrat tona?! Kështu fillon vendosja e Madhështisë Tënde o Zot në zemër të besimtarit.
O ju agjërues dhe falës të namazeve! Përgëzime për ju, si dhe përfitoni nga këto ditë të bekuara të pakëta që kanë ngelur. Drejtojuni Zotit tuaj, me adhurime të obliguara dhe vullnetare, mundohuni të arrini nga ato çfarë ju kanë humbur nga ky muaj prej veprave të mëdha, të mësojmë dhe të mbushim boshlliqet, që të përfshihemi nën mbulojën e mëshirës. Mundësija është akoma, për besimtarin e ndershëm dhe këmbëngulës, nëse përpiqet, në drejtim të bindjes ka fituar, kërkon falje dhe pendohet. Ai fshinë gabimet dhe gjurmët e tyre me anë të pendesës dhe kërkimit falje, gjithmonë bazuar në qëllim të mirë.
Zoti i Madhërishëm ka dashur që në këtë muaj të falë të gjithë ata që shijonë rrugën e tij, Ai është Falës me ne, askush nuk duhet ti humbin shpresat, nëse i lutet Mëshiruesit me gjithë zemër dhe bindje.
Populli i Kuranit dhe i namazit! Në dhjetë ditëshin e fundit, Allahu i Madhërishëm ka caktuar dhe veçuar një natë të madhe dhe të ndershme, nata e Kadrit, e bekuar nga rëndësija dhe përkujtimi, ngase është e mbushur me mirësi, mëshirë dhe paqe. Kjo natë është nata që ka zbritur Kurani dhe Melaiket zbresin në tokë, vlerësim për ju me lejen e Sunduesit të Gjithësisë. Me të vërtetë ajo është nata e Kadrit: “E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj. Engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë natë, me të gjitha vendimet. Paqe është ajo deri në shkrepjen e agimit.”(El-Kadr 2-5)
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “Kush përkushtohet me adhurim, lutje dhe punë të mira natën e Kadrit, duke besuar dhe shpresuar në shpërblim, i falen gjynahet që ai ka bërë më parë.” Muttefikun Alejhi. Zoti është më i Madhi.
Muaji në të cilin zbresin Melaiket e qiellit në tokë, deri në zbardhje dhe nuk largohen pa shëruar, falur dhe mëshiruar. Nata e Kadrit nëse e ke arritur me vepra dhe punë është më e vlefshme se njëmijë muaj, a ka shpërblim si ky?!
Sa i përket kohës së saj, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kërkojeni natën e Kadrit në netët teke të dhjetë netëve të fundit të Ramazanit.” Muttefikun Alejhi.
Buhariu ka transmetuar një hadith nga Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, se disa nga shokët e Profetit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e kanë parë natën e Kadrit në ëndërr se është në shtatë netët e fundit të Ramazanit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë; “ Shikoj se ëndrra juaj ka qëndruar në shtatë netët e fundit, nëse dikush nga ju e kërkon atë, le ta kërkojë në shtatë netën e fundit.”
Zoti ju ruajt! Kjo natë është në duart tuaja, prandaj shfrytëzojeni atë në vendit më të ndershëm, ai që është i kujdesur për diçka e ka gjetur atë në kërkesën e tij, dhe do të marrë atë nga lodhja dhe përkushtimi që ai bën. Me të vërtetë ajo është natë në të cilën shkruhen emrat e të lumturve dhe vendi i atyre që kundërshtojnë, sepse në këtë natë merren të gjitha vendimet dhe urdhërat.
Prandaj o ju njerëzit që përpiqeni natën? Këmbngulini dhe përpiquni, sepse thirrja e lutësit nuk kthehet, dhe se nuk e arrin këtë natë vetëm se ai që këmbngulën dhe bën përpjekje.
O ju besimtarë! Bëni përpjekje që të mos dilni nga Ramazani vetëm se të falur, të mos dilni nga ky muaj vetëm se të larguar dhe shpëtuar nga zjarri i xhehenemit.
Le të jenë këto gjurmë shpirtërore, vlera të shtuara dhe ndihmë për ne, bazuar në sinqeritetin e ndjekjes dhe mbrojtjes së fesë dhe atdheut tonë. Për të filluar një periudhë të re, duke shuar mosmarveshjet dhe ndasitë në mes nesh, sektarizmin dhe konfliktet, dhunën dhe arrogancën. Të eleminojmë manifestimet e ekzagjeruara dhe iluzionet, dhunën, ekstremizmin dhe terrorizmin. Ndalimin e ligjërimit të ekstremizmit dhe të urrejtjes. Të sigurojmë dhe forcojmë thirrjen e vlerave të drejta dhe të mesme, të diskutimit dhe të faljes së njëri-tjetrit, bashkëjetesës dhe paqes. Të kënaqemi me dritën e Islamit dhe dhuratat e tij të mëdha, ti mbushim jetët tona me lavdi dhe dinjitet.
Që të jetojnë pasuesit e Islamit në përkhrahje reciproke, të barabartë në ekujlibër, kundra vështirsive, me ligjërime të pastra, në ndihmë të fesë dhe çështjeve të tyre të rëndësishme. Duke i paraqitur botës mbarë metodën më të mirë, me të cilën arrijnë lumturinë popujt dhe kombet në themelin e tyre, sepse ne jemi populli i mesëm dhe i drejtë dhe duhet ta dëshmojmë këtë tek njerëzit: “Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit.”(El-Bekare 143)
Kjo është nga ajo që ka dëshiruar Allahu xh.sh nga karakteristikat e besimit dhe të sjelljes, si dhe nga vlerat e moralit dhe të edukatës. Normal sepse feja dhe legjislacioni Islam, me drejtësinë dhe të mesmen e saj është shëmbulli më i mirë dhe më i plotë, për zbatimin e drejtësisë, paqes dhe qetësisë në mes të gjithë njerëzve; “O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë.”(El-Huxhurat 13)
Umeti Islam! Në këtë vend të pastër, në Meken e ndershme, në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, janë hapur gjokset e besimtarëve, dhe u verbuan sytë e xhelozëve, me takimin Islam, Arab dhe të gadishullit, të cilin e ka thirrur kujdestari i vendeve të shenjta, Zoti e ruajt. Ekziston akoma shpresa për të arritur sukses, kur punojmë më fjalën e Allahut xh.sh që thotë: “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!” (Al’Imran 103)
Dhe me fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “Vërtet, ky është besimi juaj – besimi i vetëm, e Unë jam Zoti juaj, andaj më adhuroni Mua!”(El-Enbija 92)
Samiti i udhëheqësve Arab është mbledhur dhe po diskuton çështje serioze, Allahu qoftë në mbrojtje të tyre. Bashkimi i tyre ndriçon dhe rradhët e tyre i ka mbuluar dashurija.
Ju urojmë mirëseardhjen atyre, ata janë në sytë e gjithë botës në këtë vend të bekuar dhe ditë të çmuara, në netë të veçuara nga netët e këtij muaji të bekuar.
Të gjithë mbahuni fort për litarit të Allahut, unifikohuni për në të mirë pa përjashtim, që të jeni shembulli më i mirë për popujt, vendet dhe umetin tuaj, në unitet dhe bashkim, largë përçarjeve dhe eliminimin e ndryshimeve dhe ndasive.
Allahu e shpërbleftë kujdestarin e dy xhamijave të shenjta, Mbretin Selman Ibn Abdul Aziz dhe zëvëndësin e tij princin e kurorës, me shpërblimet më të mira, për përpjekjet e tij të begata, në bashkimin e fjalës së muslimanëve, unifikimin e rreshtave të tyre, dhe ndihmës në çështjet e tyre.
O udhëheqësit e muslimanëve! Urime për këtë samit të bekuar, i ndriçuar me nderin e kohës dhe të vendit. Vendi i dy të shenjtave, Mbretëria e Arabisë Saudite, drejtuesit dhe populli të gjithë janë të nderuar me prezencën tuaj. Vendosni duart tuaja të bashkëpunimit në dorën e kujdestarit të vendeve shenjta për të realizuar paqen dhe sigurinë e vendeve, si dhe në përballjen me terrorizmin, ekstremizmin dhe dhunën.
Me të vërtetë ky samit i juaji, përfshinë madhësinë e të gjitha vendeve Islame në aspektin e rëndësisë fetare që ka, nën hijen e Kibles së të gjithëve, ku referenca islame, shpirtërore dhe politike, është e lidhur me nderin e kujdesit dhe shërbimit në këtë vend të bekuar.
Nga Mihrabi i xhamisë së bekuar të Mekes ngrejmë duart dhe i lutemi të Madhërishmit, që ta mbulojë samitin tuaj me sukses dhe arritje, përmirsim dhe shpëtim. Pa tjetër derisa bota mbarë po ndjekën samitin tuaj historik, nga ku pritet që të dalin frute dhe gjurmë të bekuara, në dobi të Islamit dhe muslimanëve, por dhe të njerzores mbarë, në përballje me sfidat dhe kërcënimet aktuale.
Prandaj o ju muslimanë, qëndroni dhe pasoni kujdestarët e çështjeve tuaja në të mirë të gjërave dhe çështjeve. Shtrëngohuni pas tyre dhe zbatoni urdhërat e tyre, lutuni për ata që të kenë sukses, përparim dhe mbështetje, në përmirsim të gjendjes së banorëve dhe vendit. Bëni përpjekje me ata në arritjen e suksesit të këtij samiti të bekuar, dhe mos jua vini veshin zërave të çirrur, poseduesit e fytyrave qesharake, dhe mendimeve shkatërruese hipokrite, të cilët tentojnë të përhapin në tokë fesad dhe shkatërrim. Ata që e konsiderojnë mjedisin si ujë i ngelur, pas çoroditjes së njerëzimit, nga ku tentojnë të pastrohen pas përhapjes së fitneve dhe kaosit, përballjeve dhe rrumujave.
Prandaj mos u tërhiqni dhe mos u ndikoni nga këto mendime por shkoni pas kujdestarëve tuaj dhe bashkohuni, sepse nëse mbahemi pas litarit të Zotit nuk do të humbim.
Zoti na forcoftë në këtë rrugë, begatoftë përpjekjet dhe të na e bëjë të mundur arritjen e synimeve. Zoti na dhëntë sukses të gjithëve në punë dhe fjalë të mira, me të vërtetë Ai është Bujarë. Zotit i kërkoj mbrojtje prej shejtanit të mallkuar: “ Mos u bëni si ata që, pasi u erdhën provat e qarta, u përçanë dhe u grindën. Për këta do të ketë dënim të madh.”(Al’Imran105)
Zoti ju begatoftë ju dhe mua me Kuranin Famëlartë dhe sunetin e të dërguarit, na bëftë dobi me atë se çfarë ka në ato nga argumentat dhe urtësitë. Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete dhe ju, Zotit kërkoni falje dhe pendohuni tek Ai, me të vërtetë Ai e pranon pendesën dhe është Falës.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotit që bën të mundur plotësimin e çdo gjëje. Paqja dhe shpëtimi i Zoti qoftë mbi të dërguarin tonë, mbi familjen dhe shokët e tij të pastër dhe të ndershëm, mbi Tabiinët dhe të gjithë ata që i pasojnë me mirësi. Në vijim
Adhurues të Zotit, frikësojuni Allahut frikë të sinqerët, dhe qëndroni në Islam me lidhje të fortë.
Vëllezër në besim! Zotin e madhërojmë për mbylljen e mirë, Allahu xh.sh ka thënë: “Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.”(El-Bekare 185)
Allahu xh.sh ju ka caktuar në mbyllje të muajit tuaj të bekuar, dhënijen e Sadakatul Fitrit. Prandaj nxirreni atë si pastrim të shpirtit tuaj, masa e tij është një sa’a (njësi matëse përafërsisht 3 kg) e konvertuar në monedhën e çdo vendi, bazuar në hadithin që ka ardhur në dy Sahihët ku Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, ka thënë: “I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka urdhëruar dhënijen e Sadakatul Fitrit, një sa’a nga hurma apo nga elbi, për cdo musliman, për robin (skllavin) dhe të lirin, mashkullin dhe femrën.”
Adhurues të Zotit! Nga të vlerësuarit e të mirave të Allahut është dhe ajo se çfarë përjetojnë njerëzit që kryejnë umren në vendet e shenjta, nga rregullat dhe shërbimet e plota të shoqëruara me qetësi, siguri, dhe rehati. Kjo falë Mirësive të Allahu të Madhërishëm sëpari, dhe pastaj me çfarë ka dhënë kjo qeveri e bekuar nga përpjekjet e mëdha në shërbim të vizitorëve të Mëshiruesit të Gjithësisë. Zoti e konsideroftë këtë përpjekje në peshoren e veprave të tyre të mira. Allahu xh. sh e ka veçuar me këtë nder të madh. Allahun e Madhërueshëm e lusim që ta mbështesi dhe ndihmojë për të mbartur këtë nder të madh, në shërbim dhe kujdes të dy xhamijave të shenjta, nder i vendit dhe i kohës.
Lutuni dhe përshëndeteti të dërguarin e ndershëm, vulën e profetërve, agjëruesi më i mirë, më i miri që ka falur namaze natën dhe ka qëndruar në adhurime më shumë, për të cilin ju ka urdhëruar Allahu i Madhërishëm në Kuranin Famëlartë, Ai është i vërtetë në thënijen e Tij, kur thotë: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot përshëndete atë sa herë që shkëlqejnë yjet në errësirën e natës, familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij, të cilët kanë fituar me shoqërimin e tij.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë të drejtë, të cilët udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, dhe shokët e tyre, pasuesit e tyre (Tabiinët)dhe mbi ata që i ndjekin me mirësi deri në ditën e fundit. Të lutemi o Zot të jesh i Kënaqur me ne dhe me ta me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, o Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, jepu paqe atyre që bëjnë umren dhe vizitorëve të Qabes, mbro bartësit e fesë.
O Zot bëje të paqtë dhe të sigurtë këtë vend dhe të gjitha vendet e muslimanëve.
O Zot na jep siguri në vendet tona, o Zot na jep siguri në vendet tona, o Zot na jep siguri në vendet tona, përmirso drejtuesit dhe kujdestarët e çështjeve tona.
Zot mbështete në të vërtetën drejtuesin tonë dhe kujdestarin e dy xhamijave të shenjta dhe jepi sukses në atë që Do dhe je i Kënaqur, drejtoje atë në punë të mira, dhe jepi atij mbështetës të mirë, ata të cilët e këshillojnë dhe e ndihmojnë në të mirë. O Zot shpërbleje atë me shpërblimin Tënd, për çfarë ka dhënë dhe jep për dy vendet e shenjta, në ndihmë të çështjeve të Islamit dhe muslimanëve në çdo vend.
O Zot bashko me të fjalën e muslimanëve në të vërtetën dhe në udhëzim, o Zoti i Botrave, o Zot jepi atij shpërblimin më të mirë, për atë që ka bërë për bashkimin e fjalës së muslimanëve, unifikimin e rreshtave të tyre, unifikimin e qëndrimeve të tyre, ndihmën për çështjet e tyre. O Zot llogaritja këto në peshoren e veprave të tij të mira.
O Zot jepi sukses kujdestarit të çështjes tonë, zëvendësit të tij, ndihmësve dhe bashkpuntorëve të tyre në punë që lartësojnë islamin, përmirsojnë gjendjen e muslimanëve, dhe në atë që është e mirë për vendin dhe popullin.
O Zot jepu sukses udhëheqësve të muslimanëve, o Zot jepu sukses udhëheqësve të muslimanëve, jepu atyre në këtë samit arritje dhe sukses, bashkim, mbështetje dhe fuqi.
O Zot jepu atyre sukses çfarë është në të mirë të popujve, vendeve dhe umetit të tyre, o më i Madhi më Bujari.
O Zot përmirso gjendjen e muslimanëve në çdo vend, ndalo gjakderdhjen e tyre, ndalo gjakderdhjen e tyre, jepu atyre qetësi, stabilitet, rehati dhe siguri në shtëpitë e tyre, o më i Madhi më Bujari.
O Zot ruaj vendet e shenjta të muslimanëve, o Zot ruaj vendet e shenjta të muslimanëve.
O Zot shpëto Xhaminë Aksa nga duart e armiqve të padrejtë, nga kurthet e kurthngritësve, dhe dinakëritë e dinakëve. O Zot bëje atë krenare dhe të fortë deri në ditën e fundit.
O Zot ndihmoji të dobëtit nga muslimanët në çdo vend, o i Gjallë i Përhershëm, o më i Madhi më Bujari.
O Zot jepu sukses njerëzve të sigurisë tonë, shpërbleji ata me të mira për atë çfarë kanë bërë për ruajtjen e sigurisë së këtij vendi të bekuar, dhe për paqen dhe sigurinë e njerëzve që kryejn umren dhe të vizitorëve.
O Zot jepu sukses njerëzve të sigurisë të vendosur në kufinjtë e vendit tonë, o Zot prano dëshmorët prej tyre.
O Zot forco qëndrimin e tyre, bëj goditjet e tyre efikase, kontrollin e tyre të fortë, forco zemrat e tyre, lehtëso të plagosurit e tyre, shëro të sëmurët e tyre, dhe ktheji ata fitimtarë, shëndosh dhe të sigurtë në shtëpitë e tyre o më i Madhi më Bujari.
O Zot, atij që ne, vendit tonë, vendeve të muslimanëve dhe Islamit, ja do të keqen, angazhoje atë me veten e tij dhe bëj të mbytet në planin e tij, bëj planifikimin e tij shkatërrim për të, o Dëgjues dhe pranues i Lutjeve.
O Zot largo nga ne sherrin e të këqinjëve, të këqijat e të pafeve, të këqijat e atyre që këpusin rrugën natën dhe ditën, na ruaj nga dinakërija e dinakëve, dhe sulmet e armiqve, me të vërtetë: “Neve na mjafton Allahu, ai është Mbrojtësi i mrekullueshëm.”(Al’Imran 173)
O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, na ruaj nga dënimi i zjarrit.
O Zot na bëj ta mbyllim muajin e Ramazanit si fitues të kënaqsisë Tënde, të larguar dhe shpëtuar nga zjarri i xhehenemit, të larguar dhe shpëtuar nga zjarri i xhehenemit, të larguar dhe shpëtuar nga zjarri i xhehenemit.
O Zot na e mundëso të kalojmë muajin e Ramazanit vite dhe vite, duke qenë në të mirë, me shëndet, siguri, qetësi dhe jetë të lumtur, o më i Madhi më Bujari.
O Zot na shkruaj ne nga ato që largon nga zjarri, o Zot shpëto nga zjarri ne, prindërit tanë dhe kujdestarët e çështjeve tona, dijetarët tanë, gratë tona, pasardhësit tanë, vëllezërit tanë, të gjithë ata që i duam dhe na duan për hatrin Tënd, dhe të gjithë muslimanët o Zoti i Botrave.
O Zot prano nga ne agjërimin, qëndrimin në namaz, na e bëj mbylljen tonë të mirë, na bëj fundin e çështjeve tona të mira, na bashko gjithmonë në të mirë dhe udhëzim, paqe dhe siguri, stabilitet dhe qetësi o më i Madhi më Bujari.
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)