Lavdërimet janë për Zotin, i Cili e ka bërë Islamin fe të qartë para të gjitha feve.
O muslimanë! Ajo çfarë shikoni nga bashkimi i mohuesve kundra jush, fillimi i sajtë është sprovë, e mesjma përpjekje dhe e fundit është mundësija e juaj për udhëheqje dhe mëkëmbje në tokë.
Feja jonë Islame do të kthehet triumfuese dhe udhëheqëse në tokë rishtasi përsëri. Allahu i Madhërishëm me Fuqinë dhe Pushtetin e Tij do të largojë kokat e atyre që ju kanë udhëhequr në këto bela. O Zot na bëj triumfues me ndihmën Tënde, na bëj nga ushtarët e Tu të përzgjedhur, na bëj nga më të mirët prej atyre që lidhen ngusht me rrugën Tënde. Për Ty dëshmojmë o Zot se je i Vetëm dhe i pa Shok, tek Ty mbështetemi, Ti je Kujdestari ynë dhe Kujdestari i besimtarëve. Mohuesit nuk besojnë Zotitn dhe kujdestari i tyre nuk është Zoti. Zoti ynë fjala Jotë është e Lartësuara, fjala e atyre që të kundërshtojnë dhe janë armiqt tanë është e poshtëruar dhe e ulët. Së afërmi në çdo vend të kësaj bote do të lartësohet dhe mbizotërojnë udhëheqësit tanë dhe udhëheqësit e muslimanëve të dobët. Nata kaloi, errësira nuk kthehet më o mëngjes, anija e Islamit po ecën dhe nuk pyetën për stuhitë.
Dëshmojmë se zotërija ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, me të cilin Allahu i Madhërishëm ka ndihmuar fenë, ka bërë me të krenarë Arabët. Umeti që ka për udhëheqës Muhamedin nuk do të humbi, dhe umeti që ka për udhëheqës Muhamedin do të triumfojë përballë të gjithë atyre që e mohojnë atë. Umeti që ka për udhëheqës Muhamedin do të përhapet në mbarë botën me të vërtetën e qartë. Kjo botë është për ta forcë dhe mundësi dhe bota tjetër për ta është shpërblim nga Zoti i Botrave.
Ai është Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që na ka dhënë sihariqin, përgëzimin e madh, duke na dhënë shpresë dhe duke na nxitur për punë kur na ka thënë: “Kjo fe do të arrijë ku do që ka mbërritur dita dhe nata.” Allahu nuk do të lërë asnjë shtëpi apo vend pa përhapur dhe shfaqur këtë fe, me Fuqinë e të Gjithëpushtetshmit, fuqi me të cilën Allahu lartëson Islamin, dhe mposhtje me të cilët Allahu i Madhërueshëm poshtëron mohimin. O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro mohimin dhe mohuesit.
Paqja e Zotit qoftë mbi robin dhe të dërguarin e Tij në të cilin kemi besuar duke mos e parë, e pasojmë dhe pse nuk kemi jetuar me të. O Zot na bashko me të ditën e kijametit dhe na bëj që të shuajm etjen nga ena e tij me pije, pas të cilit nuk do të kemi etje më asnjëherë. O Zot ne jemi të etur për mëshirën Tënde dhe të etur që të takojmë të dashurin tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. O Zot na e mundëso shoqërinë me të në xhenetet e amshueshme. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi familjen dhe shokët e tij, mbi tabiinët dhe mbi të gjithë ata që i kanë pasuar ata me mirsi. Paqja e Zotit qoftë mbi çdo musliman që ndjekën dhe zbaton fenë e tij deri në ditën e kijametit.
Në vijim
O ju muslimanë durimtarë! Planifikuan idhujtarët ndaj të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që ta vrasin, ta burgosin, që ta kthejnë nga rruga e tij. Allahu i Madhërishëm ua ktheu planet e tyre në plane të dështuara. Idhujtarët i bënë bllokadë atij dhe atyre që ishin me të nga sahabet për gati tre vite. Sahabet dolën nga kjo bllokadë më të fuqishëm dhe me besim më të fortë. Më pas u detyruan që të bënin hixhret, shpërngulje. Në momentet kur ishin shumë afër rrezikut, Ai i ka thënë shokut të tij, i bindur dhe krenar në Zotin e tij; “ O Ebu Beker, çfarë mendon kur me ata të dy Allahu është i treti tek ata. O Ebu Bekër, mos u mërzit, me të vërtetë Allahu është me ne: “ E ai i thoshte shokut të vet (Ebu Bekrit): “Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne!”(Et-Teube 40)
Sahabet u ankuan tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për padrejtësitë që u bëheshin, dhe mundimet që ata përjetonin.Harfad Ibn Ered, Zoti qoftë i kënaqur me të, thotë: “U ankuam tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i zotit qoftë mbi të, i cili ishte i ulur në shtrojën e tij nën hijen e Qabes, dhe i kemi thënë: A nuk i lutesh Zotit për ne?” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ua ka treguar atyre rrugën e tij dhe drejtimin e tij në këtë botë dhe u ka thënë: “ Kanë qenë popull para jush, merrej burri dhe detyrohej që të gërmonte vetë varrin e tij, pastaj vendosej në të, pastaj merrnin një mjet prerës dhe ja ndanin kokën në dyshë, e krihnin me krahër prej hekuri në mish dhe në kockë që ta bënin të linte fenë e vet por as kjo nuk e largonte nga feja e tij.”
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, pas kësaj na përgëzon për ngritjen e umetit dhe triumfin e tij, dhe zotërimin e sigurisë dhe thotë: “Pasha Allahun do të kthehet sigurija nga Zotit sa që udhëtari mund të lëvizi nga San’a deri në Hadërmeut i vetëm duke mos patur frikë veç Allahun e Madhërishëm dhe ujqërit për kafshët e tij.”
I dërguari i Allahut na paralajmëron që të ruhemi nga nxitimi i të gjithë neve që të shikojmë dënimin e të padrejtëve dhe shikiminin e triumfit dhe ndihmës së qartë me fjalën e tij kur thotë: “Por se ju nxitoheni.”
Sikurëse është betuar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, betohem në Zotin dhe them: Pasha Allahu, Islami dhe muslimanët do të triumfojnë, dhe se do të qëndrojë kjo fe në tokë. Pasha Allahun, Zoti do të largojë shqetësimet dhe vështirsitë nga xhamia Aksa dhe nga ky umet.
O Adhurues të Zotit! O besimtarë! Durimi dhe bindja në urdhërat e Zotit, durimi përballë të shthururve dhe kundërshtive, durimi përballë sprovave dhe fitneve, dhe vendosmërija në të vërtetën, në unitetin tonë, të kapurit pas fjalës së Zoti, Kuranit, largimin e grupacioneve dhe përçarjeve, mbrojtja e gjakur dhe e nderit.
Të gjitha këto janë nga morali i umetit që kërkon triumfin përballë armikut të tij, dhe dëshiron që ti japë fund padrejtësisë dhe dhunës që i është bërë. Me këtë moral kan qenë brezi i sahabeve, të cilëve i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ju premtoj ndihmë dhe i përgëzoi ata për fuqizimin e tyre.
O ju që jeni të lidhur ngusht me këtë tokë të shenjtë! O besimtarë! A jemi ne që jetojmë me moralin e umetit të triumfit dhe të fuqizimit? Të qëlluarit me plumba në raste gëzimi dhe martese, dhe në të gjitha rastet.A është kjo sjellje e jona nga morali i atyre që janë të lidhur ngusht me vendet e shenjta? Apo nga morali i të devijuarve dhe të humburve? Zoti na ka urdhëruar që të armiqsohemi mes njëri-tjetrit dhe të vrasim njeri-tjetrin, të shkatërrojmë shtëpi? Zoti na ka urdhëruar në abuzim dhe sulm ndaj njerëzve, nderit dhe pasurisë së tyre? A mos vallë kjo është nga feja, apo vepër dhe punë e popullit të injorancës, para islamit?
Allahu na ka urdhëruar në gjynahe dhe shthurje? A na ka porositur Allahu në këto, apo na ka paralajmëruar dhe na ka ndaluar prej tyre?
O ju muslimanë!Gishtin e dëshmisë të cilin ua ka dhuruar Allahu i Madhërishëm çdo njërit nga ju, Zoti e ka krijuar për një punë, me qëllim që ta lëvizim, ngremë, në momentin kur themi dy dëshmitë, “S’ka Zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është i dërguari i Allahut.” Allahu nuk e ka krijuar tek ju që ta vendosni atë tek arma që të vrisni vëllain tuaj. Ti në momentin kur vret vëllain tënd musliman, është sikur të kundërshtosh krijimin e Zotit tek ky njeri, të cilin e ka krijuar Zoti që të jetë adhurues i Tij. Allahu i Madhërishëm çdo gjë që ka krijuar në këtë botë e ka krijuar për hatrin e këtij njeriu, që të adhurojë Zotin. Vrasja e vëllait tënd musliman është kundërshi ndaj urtësisë së Zotit në krijimin e këtij njeriu dhe krijimin e këtij universi. O i paditur ku është mendja, logjika jote? Ti në momentin që ke marrë armën dhe e përgatitën atë duke e mbushur, me qëllim që të vrasësh vëllain tënd musliman, në këto momente të vështira në të cilat kalojmë, ti ka mundësi ose je punonjës i spiunazhit të huaj, që u shërben armiqve të këtij umeti, ose je i devijuar, i humbur, frikacak dhe injoran i paditur. Kushdo qoftë nga këto të dyja ndëshkimi i tyre është i keq dhe përfundim i rëndë.
O adhurues të Zotit! Nëse ai është injorant, i paditur, që vret me armë një musliman, e plagosën atë rëndë apo e kërcënon e gjitha kjo është e ndaluar, haram për besimtarët. Ai me plumbat e tij do të hyjë në zjarrin e xhehenemit. Pas kësaj padijeje, injorance a ka padije më të madhe?!
Të qenurit e tij frikacak, le të bëhet trim ku në vend që të vendosi doren e tij në vrasjen e njerëzve dhe ti sulmojë, ti kthehet metodave tjera të zgjidhjes së problemit, prej tyre durimit, faljes.
Ndërsa të qenurit e tij i humbur, ai është duke bërë diçka që nuk e ka lejuar Zoti, por se e drejton atë në kundërshtim të Zotit ku meriton zemërimin e Tij. Arritja e synimeve me arritjen e plumbave shkojnë bashkë dhe kanë të njëjtin gjykim.
O muslimanë! O baballarë dhe nëna! O mësues dhe mësuese! O dijetarë! Detyra juaj është trashigimia e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që të ktheni njerëzit në fenë dhe besimin e tyre. Ju jeni këshilluesit dhe paralajmëruesit pas tij, e në veçanti në kohë krizash dhe vështirsishë në të cilat jetojmë. Ktheni tek njerëzit shpresën, ktheni tek shoqërija optimizmin. Mësojuani atyre se Islami është shumë më mirë se injoranca, padija, devijimi dhe humbja. Mësojuani atyre se pushtimi i zemrave dhe shpirtërave nga i shthururi, i devijuari, është më i keq se pushtimi njerzot i tyre. A nuk keni në mesin tuaj njerëz që të bashkojnë fjalën e tyre për ndryshimin e gjendjes tuaj të injorancës, padijes drejt zbatimit dhe respektimit të ligjit të Zotit dhe fesë së Tij?! Duke ju dhënë fund çdo përçarjeje, shthurjeve dhe ndasije të cilat janë përhapur, dhe do të na shpien në luftë të brendshme dhe grupacione të tjera.
Nga lartësija e minberit të xhamisë së Aksasë, paralajmërojmë dhe tërheqim vëmendjen nga kjo shthurje dhe rrezikshmëri shoqërore dhe morale, përhapja e grupacioneve të brendshme në shoqërinë Palestineze me të cilën ne krenohemi në vazhdimsi. O populli ynë Palestinez, o populli ynë në Rripin Përëndimorë, pas Allahut ju jeni forca dhe fuqija jonë, me ju krenohemi dhe me ju qëndrojmë dhe rrezistojmë. Prandaj jepuni fund vrasjeve të njëri-tjetrit, dhe bëni kujdes që të mos e shkatërroni këtë shoqëri dhe ta orjentoni drejtë luftës së brendëshme. U bëjmë thirrje të gjithë njerëzve të dijes ku do që janë që të përpiqen që të gjithë në shuarjen e këtyre konflikteve të brendshme, dhe prerjen e fitilëve të tyre para se të shpërthejnë. Para se të angazhohemi me njëri-tjetrin në vend që të merremi me atë gjëndje në të cilën jemi.
O muslimanë! Ejani dhe të pyesim çdo njëri vetet tona? A me të vërtetë ne jemi nga të lidhurit ngush me këtë vend që kërkojmë të largojmë padrejtësin e tiranit dhe të padrejtëve ndaj nesh? Apo mos vallë jemi robër të epsheve dhe të dyshimeve, apo shpirtëra të prirur fort për të keqe? Ekstremizmi dhe dhuna, dhe disa shfaqje të kohës së injorancë kanë zënë vend tek ne. Sikurë Libri i Zotit të mos jetë në mesin tonë. Sikurë syneti i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është i huaj tek ne. Ku janë ata që urdhërojnë në të mirë dhe ndalojnë nga e keqja dhe e urryera? Ku janë ata që e marrin këtë popull për dore, dhe përse mungojnë të mirët në mes nesh, dhe përse nuk dallohet të parët tanë në qëndrim dhe thirrje? Nëse ata i shkrepin ato në gishtat e tyre, armët, çfarë do të marrim nga mirsija e tyre? Nëse do të pyeteni për shthurjen dhe shkatërrimin e njerëzve në mesin e tyre, a nuk keni ju o të mirë shembull dhe mësim në fjalën e Allahut të Madhërishëm kur thotë: “Ata izraelitë që ishin mohues, u mallkuan me gjuhën e Dautit dhe të Isait, të birit të Merjemes, për shkak se kundërshtonin, shkelnin çdo kufi dhe nuk e ndalonin njëri-tjetrin të bënin vepra të këqija. Eh, sa të shëmtuara ishin veprat që bënin ata!”(El-Maide 78)
Po pasha Allahun, sa të shëmtuara janë veprat që bënin! Po pasha Allahun e shëmtuara na udhëheqën në të ndaluarat, a mos vallë kjo është rruga e triumfit dhe e fitores, duke bërë ato vepra që i ka ndaluar dhe urryer Zoti, kush do të jetë ndihma jonë? A do të meritojmë ndihmën e Tij me të këqija dhe të ndaluara, apo do të meritojmë ndihmën e Tij me vrasje dhe përçarje? Apo do të meritojmë ndihmën e Tij me shkatërrimin e rinis tonë në moral, sjellje dhe fe?
Adhurues të Zotit! Bëhuni çelësa të të mirës dhe mbyllës të të keqes, largoni shqetsimet e njerëzve, lehtësoni vështirsitë e tyre, lani borxhet e tyre, ndihmoni ata përballë atyre që ju bëjnë padrejtësi, përmirsoni gjëndjen e tyre dhe largoni prej tyre të shtypurit e tyre, sepse pasha Allahun këto janë sjellje dhe morali i atyre që meritojnë ndihmën e Zotit të Botrave.
O Zot kërkojm mbrojtje me fjalën S’ka Zot tjetër veç Teje për ne, o Zot zbritësi i librit, dërgues i pluhurit, mposhtës i grupacioneve, mposh armiqt e Islamit, shkatërroi planet e tyre në vetet e tyre, dhe na ndihmo kundra tyre.
Adhurues të Zotit! Ka ardhur në një hadith të ndershëm, fjala e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të: “Lutjuni Allahut sepse ju jeni të premtuar për përgjigje.”
Dhe dijeni se Allahu nuk e pranon lutjen nga zemra që nuk është e vëmendshme.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, Mbështetës i besimtarëve, Ndihmues i të dobëtve, Kujdestari i të mirëve.
Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, i Atij është sundimi, Ai meriton Lavdërime, Ai është i fuqishëm për çdo gjë.
Dëshmojmë se zotërija ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, përcolli mesazhin, plotësoj emanetin, këshilloi umetin, bëri përpjekje të vërtetë në rrugë të Zotit, deri që i erdhi momenti i fundin në këtë botë. O Zot fale dhe mëshiroje atë, familjen dhe shokët e tij, tabiinët dhe pasuesit e tyre me mirsi në këtë rrugë deri në ditën e fundit.
Në vijim
O ju që jeni të lidhur me këtë tokë të shenjtë! Qetësohuni dhe përgëzoni njerëzit për rrugëzgjidhe dhe kujtojuani atyre ligjshmërinë që ka caktuar Zoti tek krijesat e Tij, se vazhdueshmërija e një gjendjeje është e pamundur, dhe se pas vështirsisë vjen lehtësimi. Se ditët shkojnë, se e vërteta dhe e drejta triumfon, dhe se pas humbjes së fuqisë vjen qëndresa dhe fuqizimi. Përgëzoni ata sikurëse i dërguari i Allahut ka përgëzuar sahabet e tij dhe sikurëse Allahu ka përgëzuar robërit e Tij dhe ka thënë; “ Por vullneti Ynë ishte që t’u jepnim mirësi atyre që qenë të shtypur në Tokë, t’i bënim prijës e trashëgimtarë.”(El-Kasas 5)
O Adhurues të Zotit! Në betejën e Hendekut, u mblodhën grupet e armiqve nga çdo vend, mohues dhe hipokritë, nga arabët dhe jo arabë, në planifikimin më të madh për zhdukjen, eleminimin, e Islamit dhe të njerëzve të tij. Muslimanët dolën në hapjen e hëndekut, dhe shpëtuan me një planifikim të madh nga i cili dolën shumë mësime. U ankuan tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zoti qoftë mbi të. Frika dhe tensjoni që i kishin u largua duke zënë vendin e tyre siguria dhe qetësia. I dërguari i Allahut, i përgëzoi me atë që i qetësonte atyre shpirtërat, që ishte hapja e Persisë, Bizantit dhe Jemenit. Përballja tek sahabet u kthye në kurajo dhe shpresë me atë që i përgëzoi i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ka thënë: “Me Emrin e Zotit, dhe ka goditur një gurë, është ndarë një e treta e gurit dhe pastaj ka thënë: Allahu është më i Madhi mu dhanë çelësat e Shamit, Sirisë. Pasha Allahun unë shikoj pallatet e sajtë të kuqe nga këtu. Pastaj ka thënë: Me Emrin e Zotit, dhe ka goditur dhe një herë dhe është ndarë një pjesë e gurit, dhe ka thënë; Allahu është më i Madhi, mu dhanë çelësat e Persisë. Pasha Allahun unë shikoj nga këtu pallatet e bardha të qyteteve të tyre. Pastaj ka thënë; Me emrin e Zotit, ka goditur për të tretën herë dhe është shkatërruar pjesa e fundit e gurit të mbetur dhe ka thënë; Allahu është më i Madhi, mu dhanë çelësat e Jemenit. Pasha Allahu nga këtu shikoj portat e Sana’s, (kryeqyteti i Jemenit sot).”
O adhurues të Zotit! O muslimanë! Mbledhja dhe bashkimi i grupacioneve sot rishtasi kundër muslimanëve në çdo vend, kërkon nga muslimanët që të bashkohen në një, të unifikohen dhe të jenë dorë e vetme përballë shejtanit dhe shpirtërave që urdhërojnë në të keqe. Kundra çdo njërit që do për ju dhe me ju të keqen dhe të urryerën dhe që të mos ju shikojnë mohuesit të lidhur me njëri-tjetrin. Dhe pas kësaj pëgëzoni, sepse sikurëse Allahu i Madhërishëm ju dha sahabeve të ndershëm çelësat e vendeve më të mëdha të asaj kohe, dhe shkatërroi grupacionet dhe planet e tyre pa arritur ti zbatojnë ato. Me të vërtetë dhe grupacionet sot do të shijojnë coptimin dhe shkatërrimin e tyre, dhe se Allahu i Madhërishëm do të ju ndihmojë kundër tyre. Sikurëse i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, premtoi për triumf dhe hapje të vendeve nga muslimanët, me të vërtetë erdhi triumfi dhe hapja nga muslimanët. Sikurëse Allahu na ka premtuar për ndihmë dhe triumf, Allahu e mban premtimin e Tij. Populli ynë është premtuar për këtë triumf dhe ne do të jemi përfitues të prtemtimit të Allahut dhe premtimit të të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Është detyrë e besimtarëve që të jenë të qëndrueshëm dhe të vendosur në të vërtetën dhe fenë e tyre.
O ju të lidhur me këtë tokë! Islami do të kthehet të drejtojë njerzimin me të drejtën dhe sigurinë. Vendet e Shamit do të bëhen të sigurta dhe të qeta, Iraku do të bëhet i sigurtë, Jemeni do të bëhet i sigurtë dhe vendet e Afrikës do të bëhen të sigurta. Të gjitha vendet Islame do të bëhen të qeta, sigurta dhe të paqta. Allahu i Madhërishëm do të hakmerret ndaj atyre që kanë munduar besimtarët, të gjithë ata që kanë vrarë fëmijë, ka përdhunuar grua, ka djegur njerëz të gjallë, ka shkatërruar shtëpi apo kanë futur njerëzit në sherr, por se ju sikurëse dhe na ka thënë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, “nxitoheni”.
O të lidhur ngusht me këtë vend! O besimtarë! Muslimanët kanë humbur në Hatinn, kryqtarët u përhapën më shumë, pasiqë njerëzit menduan se Islami përfundoi. Por triumfi i muslimanëve u kthye në betejën e Ajn Xhalut, pasi që njerëzit menduan se Tatarët janë fuqi që nuk mposhten. Kjo nuk ka qenë e vështirë, por ka ndodhur sepse muslimanët janë bashkuar rreth fesë së tyre, zbatonin atë që urdhëronte ajo, dhe largoheshin nga ajo që ajo ndalonte, pasiqë kishin kaluar një periudhë kohore në boshllëk. Muslimanët ju kthyen bindjes dhe besimit në rrënjët e tyre. Prandaj ndihmoni fenë tuaj që të triumfoni. Sepse ju jeni akoma në përgëzimet e hapjes së Biznatit dhe fitoreve dhe hapjeve të vendeve të njëpasnjëshme. Kujdesuni për fenë dhe njerëzit e sajtë me vendosmërinë tuaj në fenë tuaj sepse do të jeni nga fitimtarët. Allahu i Madhërishëm thotë: “O besimtarë, nëse e ndihmoni Allahun, edhe Ai do t’ju ndihmojë dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.”(Muhammed 7)
O Adhurues të Zotit! O muslimanë! Kemi nevojë për riorganizim për rregullimin e gjendjes tonë, dhe riparimin e pozitës tonë rishtazi. A e pranoni këtë gjendje kaosi në të cilën jetojmë? A e pranoni që disa nga djemt tanë rinia jonë të largohen nga morali, tradita dhe sjellja? A e pranoni që disa nga nënat dhe baballarët ti largojnë fëmijët e tyre nga dashurija për Zoti, dashurija për të dërguarin e Zotit, dashurija për Kuranin? A e pranoni që të shkatërroni jetën shoqërore me tradita të huaja? A mos keni harruar se jetojmë në situatë jo normale dhe të veçantë? Nga ku u del për detyrë që të ktheheni me shpejtësi tek feja juaj dhe të kapeni pas sajtë. Mos vallë keni harruar se Allahu ju ka përmendur dhe ju ka porositur që të ruani shenjtërinë e kësaj feje? Nëse e keni harruar jua kujtoj fjalën e Allahut që thotë: “O besimtarë! Mos e tradhtoni Allahun dhe të Dërguarin e mos i tradhtoni amanetet me vetëdije. Ta dini se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë dhe se vetëm tek Allahu është shpërblimi i madh. O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t’ju japë aftësinë e të gjykuarit drejt, do t’ju lirojë nga gjynahet tuaja dhe do t’ju falë. Allahu zotëron mirësi të madhe.”(El-Enfal 27-29)
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro mohimin dhe mohuesit, shkatërro armiqt e fesë.
O Zot ata që i duan Islamit dhe muslimanëve të keqen shkatërroi në vetet e tyre dhe bëj shkatërrimin e tyre në planet e tyre.
O Zot ata që na duan të keqen poshtëroi, bëji planet e tyre shkatërrim për ta.
O Zot ndihmoi muslimanët në çdo vend, o Zot ndihmoi ata kundra armiqve Tu dhe armiqve të tyre. O Zot bashko fjalën e tyre në të vërtetën, forco vendosmërinë e tyre, forco mendimin dhe logjikën e tyre, fuqizo forcën e tyre.
O Zot pastro zemrat atyre dhe mbroi ata para armiqve të tyre.
O Zot të lutemi të na japësh xhenetin, dhe çfarë na afron drejt tij nga fjalët dhe veprat.
O Zot të kërkojmë mbrojtje nga zjarri, dhe çfarë na afron drejt tij nga fjalët dhe veprat.
O Zot na bëj të qëndrueshëm në vepra të mira.
O Zot na ruaj nga devijimi pasi që kemi pranuar Islamin.
O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit.
O Zot na fal ne, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët dhe të vdekurit e tyre.