Lavdërojmë Zotin që i ka zbritur robit të Tij Librin, ka dhënë në të suksesin për ata që kanë frikë Zotin e tyre dhe i janë kthyer Atij. Atë e falenderojmë që u ka treguar robërve rrugën për në xhenetet e Tij, dhe u ka dhënë çelësat për hapjen e dyerve të tyre.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Krijon çfarë të dojë, përzgjedhën dhe pranon pendesën e atyre që pendohen tek i Madhërishmi.
Dhëshmoj se zotëria dhe profeti yne Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, më i miri nga krijesat e Tij, profeti i zgjedhur
O Zot fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij. Lutje dhe përshëndetje të vazhdueshme deri në ditën e ringjalljes, daljes para Zotit, shpërblimit dhe llogarisë. Në vijim
O adhurues të Zotit ! Keni frikë Zotin, duke punuar atë që na ka urdhëruar dhe duke u larguar nga ajo që na ka ndaluar, nga haramet, gabimet dhe të këqijat. Falenderojmë Atë për të mirat e pafundme, falenderim me zemër.
Falenderim me zemër me dashurinë për Të, Madhërimin e Tij dhe frikën prej Tij, shpresën në Të dhe sinqeritetin e punëve për Atë , Atij i drejtohemi dhe i mbështetemi,
Falenderim dhe Madhërim Allahut me gjuhë, duke e shtuar përmendjen e Tij, duke i kërkuar falje Atij dhe bërë thirrje në rrugën e Tij me librin e Tij. Duke u mësuar njerëzve rregullat e fesë së Tij, dhe duke u kujtuar atyre arsyet e Zemërimit të Tij që sjellin ndëshkimin dhe dënimin e Tij.
Falenderim me punë, dukë kryer ato që na janë bërë obligim nga detyrat ashtu siç na i ka kërkuar Allahu i Madhërishëm. Duke ndjekur sunetin e të dërguarit të Tij , paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Adhurues të Zotit ! Nga cilësitë më të bukura të besimtarëve të devotshëm që e dallojnë nga mohuesit , është qetësia dhe ndjesija e zemrave të tyre kur dëgjojnë Allahun xh.sh që i thërret ata në Librin e Tij me cilësinë e besimit kur u thotë : “ O Ju të cilët keni besuar.”
E pranojnë dhe përqafojnë këtë thirrje me vëmendje dhe me zemra të frikësuara vetëm prej Tij, mendje të hapura sepse ata janë të zgjuar dhe të vetëdijshëm se atë që i urdhëron në të është e mirë, dhe atë të keqe që e ndalon është e keqe për ta.
Nga thirrjet e Mëshiruesit në Kuran për besimtarë është dhe Fjala e të Madhërishmit kur thotë: “O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga Zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë e mbikëqyrin engjëj të fuqishëm e të ashpër, të cilët kurrë nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut, por i zbatojnë menjëherë ato.” (Et-Tahrim 6)
Kjo është një thirrje madhështore dhe çfarë ka ardhur në të me një kuptim, shpjegim të qartë për përgjegjësinë e çdo njeriut për veten e tij dhe për ata që i ka caktuar Allahu xh.sh në përgjegjësi nga familja e tij dhe të afërmit e tij. E kemi detyrë që të kujdesemi plotësisht për përgjegjësinë përsonale dhe familjare që të jemi në mes tyre dhe ata me ne, familjarët, largë zjarrit dhe dënimit të tij ditën e Kijametit.
Për çdo njeri Allahu xh.sh ka vendosur një kujdestarë ( listë) në qafën e tij, dmth çfarë ka bërë nga të mirat dhe të këqijat, është kontrollues i tij, do të shpërblehet sipas tij, llogaritet sipas kësaj liste, e cila do ti jepet individit në dorën e tij ditën e kijametit, të shfaqura në një libër para syve të tijë.
Ai është gjithashtu përgjegjës dhe për atë që Allahu xh.sh ja ka lënë në kujdestari, dhe ka caktuar që ta kontrollojë, qofshin nga famijla apo fëmijët e tij. I dërguari udhëzues , paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na ka lajmëruar për këtë në një hadith të cilin e kanë transmetuar Buhariu dhe Muslimi në Sahihët e tyre, nga Abdullah Ibn Omeri Zoti qoftë i kënaqur me të, se Profeti a.s ka thënë: “ Me të vërtetë çdo njëri nga ju është bari (kujdestar) dhe çdo njëri nga ju është përgjegjës për kopenë e tij (atë që ka në kujdestari).Prijësi i njerëzve është bari kujdestar për ta, dhe ai është përgjegjës për “kopënë” njerëzit e tij. Burri është bari për njerëzit e shtëpisë së tij, dhe është përgjegjës për ta. Gruaja është bareshë (kujdestare) për shtëpinë e burrit të saj dhe fëmijët e tij, dhe ajo është përgjegjëse për ata. Shërbëtori eshtë bari për pasurin e zotëris së tij, dhe ai është përgjegjës për atë pasuri”.
Nuk është kjo përgjegjësi që të gjithë ju jeni bari dhe të gjithë jeni përgjegjës për kopën tuaj?! Kjo është pëgjegjësi serioze, amanet i madh, që kërkohet nga çdo besimtar i Zotit që është i bindur për takimin me Të, beson në shpërblimin, llogarinë dhe denimin e Tij. Ai duhet të punojë që veten e tij dhe atë që i ka caktuar Allahu në kujdestari, nga familja, fëmijët dhe të afërmit të gjithë këta ti mbrojë nga hyrja në zjarr ditën e kijametit, ti largojë nga nxehtësia e tij dhe përjashtojë nga dënimi i tij.
Kjo është mbrojtje që arrihet duke angazhuar veten ,fëmijët dhe famijen në përgjigje të Zotit dhe të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Duke zbatuar të urdhëruarat, shmangien e të ndaluarave, duke ja filluar nga vetja është mbrojtja më e fortë, garanci e forte. Mbrohet nga denimi i Zotit me njësimin e Ti Zot një i vetëm,duke e Adhuruar Vetëm Atë. Lutjet , rukutë, sexhdet, agjerimet, zekatin , lëmoshën, haxhin, kurbanin, betimet, dashurinë, frikën, shpresimin, mbështetjen, kthimin, vendosmërinë, dukë i bërë të gjitha këto me sinqeritet vetëm për Zotin e Gjithësisë, duke u bazuar në atë çfarë na ka shpallur në sheriatin ligjin e Tij dhe na ka urhëruar me të.
Duke ndjekur në të gjitha këto të Dërguarin e Ti, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Sikurëse duke u larguar nga të këqija dhe të ndaluarat e mëdha siç janë të bërit shirk (shok) Zotit të Madhërishëm dukë bërë çfarë do adhurimi tjetër për dikë tjetër veç Allahut xh.sh, sepse ky është një gjynah që Allahu xh.sh nuk e falën nëse vdes me këtë shirk.
Allahu xh.sh ka thënë : “Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë. Kushdo që i bën shok Allahut (në adhurim), ka bërë gjynah të tmerrshëm.”(En-Nisa 48)
Me pendesë të sinqertë nga të gjitha gabimet dhe të këqijat duke u bazuar në fjalën e Allahut të Madhërueshëm kur thotë: “Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin.”(En_Nur 310)
Allahu xh.sh thotë : “O ju, që keni besuar! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë,..” (Et-Tahrim8)
Pendesa është e sinqertë vetëm nëse hiqët dorë nga të ndaluarat, keqardhje të sinqertë për kryerjen e saj, të pohuarit me vendosmëri që mos ti kthehësh më asaj të keqeje, duke kërkuar falje atyre që u ke bërë padrejtësi dhe kthimin e të drejtave të tyre , këto nëse lidhem me të drejtat e njerëzve.
Nëse e ka bërë këtë pendesë duke kontrollur dhe llogaritur plotësisht veten e tij, të vazhduarit në leximin e Kuranit Famëlartë për të nxjerrë mësime dhe ti afrohet Allahut xh.sh duke kryer adhurime vullnetare pas të obliguarave. Duke u shoqëruar me njerëz të zgjedhur të pastër dhe të mirë, të cilët ja kujtonë atij kur harron, e mbështesin atë kur ai kujton, duke dashur të mirën për besimtarë, dukë mos i lënduar ata, duke u sjellë mirë me ta me të gjitha format e mirësisë, nga ato duke i këshilluar dhe porositur njerëzit për dëmet e xhelozisë ndaj Madhërisë së Zotit, dalja jashtë urdhërave të Tij dhe të zemëruarit e Allahut xh.sh.
Allahu xh.sh thotë: “ Kur Na zemëruan, Ne u hakmorëm ndaj tyre.” (Ez-Zuhruf 55) Zemërimi i Tij meriton ndëshkimin e Tij dhe denimin e Madh të Tij.
Ai që ka bërë pendesë të sinqertë, sipas kësaj rruge të ndershme, ka qenë për të mbrojtje e vetes së tij nga zjarri i madh. Ndërsa mbrojtja e familjes dhe fëmijëve , djeme dhe vajza, dhe të gjithë atyre që i ka caktuar Allahu nën kujdestari, bëhet me urdhërim në të mirë ndalim nga e keqja.
Mbrojtja e fëmijëve djem dhe vajza, dhe të gjithë atyre që ka nën kujdestari, me urdhërim në të mirë ndalim nga e keqja, me mësim dhe dituri, edukim dhe kontroll, shoqërim dhe të ndjekurit e gjendjes së tyre, dhe gjendjen e atyre më të cilët shoqërohen, me kë ulen në shoqëri.
Nga urtësitë është bashkimi në mes fitores dhe caktimit, mes ëndrrës dhe dhembshurisë, duke përdorur të gjitha metodat që e bëjnë atë të ndjeshëm. Prandaj i urtë është ai që vendosët gjërat në kontekstin apo vendin e tyre, dhe veshën në çdo situatë rrobën e përshtashme në atë që është e lejuar dhe jo të ndaluarën. Falenderon dhe nuk dënon. Ai është sikurëse ai doktori që e di ilaçin dhe ja përshkruan atij apo i rekomandon ilaçin që është i përshtatshëm për pacientin, me masën që ai mund ta përballojë, dhe në kohën e përshtatshme që i nevojitet.
Duke ditur se çfarë ka ardhur nga porositë profetike në lidhje me uljet apo takimet, kuvendet (mexhliset) e mira dhe të këqija. Profeti ,paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të ka thënë: “ Me të vërtetë shembulli i kuvendeve të mira me kuvendet e këqija është si shembulli i atij që bartën (shitësit) erë të mirë Misku dhe ai që frynë qymyrit të digjet (farkatarit). Nga bartësi i miskut nuk ke dëm ,vetëm nëse blen prej ti ose dëgjon erë të mirë nga ai. Ndërsa nga fryrësi i qymyrit të digjet shtëpija jotë , rrobat tuaja ose dëgjon prej tij aromë të keqe.”
Ky udhëzim i intereson dhe i bën dobi çdo njeriu që merr pjesë në çfarë do lloj kuvendi apo uljeje, qoftë kjo ulje në rrugë direkt siç ndodhën zakonisht, ose nësë ndodhën në bazë të komunikimeve sociale, dhe të tjera nga këto të cilat kanë ardhur në kohët e sotme rrjetet sociale, të cilat janë shumë të njohura dhe të përdorura me ndikim të madh lart dhe poshtë.
Ai që e kundërshton këtë porosi dhe ndjekën të kotën dhe mendjen e tijë, nuk zbaton urdhërin e Zotit të tij , arratiset në drejtim që nuk e di, ky është ai që ka humbur në dunjanë e tij dhe botën tjetër, duke tradhtuar atë që i është dhënë si amanet, duke tradhtuar amanetin e atyre që janë lënë nën kujdestarinë e tij. Ka humbur mënyrën e të qenurit i drejtë me ta, duke i mbajtur ata largë dhe duke i lënë pas, duke dalë nga rruga, duke mos mbajtur premtimin për të qenë kujdestarë për ta dhe drejtues i tyre. Këtu fatkeqsija e tij rritet dhe bëhet më e rëndë , duke vazhduar çdo ditë të qëndrojë në gjumin e tij.
Frikësojuni Allahut o adhurues të Zotit! Dhe qëndroni në bindje ndaj Zotit dhe merrni shëmbull në atë që ju ka urdhëruar , duke u larguar nga ajo që ju ka ndaluar, rrugë me të cilën arrini kënaqësine e Zotit, dhe mbroheni nga zjarri sepse i Tij është Vendimi .
Zoti na bëftë dobi në udhëzim me Librin e Tij , me traditën e të dërguarit të Tij , paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Tek Zoti i Madhërishëm kërkoj falje për vete, ju dhe për të gjithë muslimanët që të na fali Zoti çdo gabim, me të vërtetë Ai është Falës.
Hutbeja e Dytë
Lavdërimet për Zotin, Mbrojtësin e atyre që i frikësohen Atij. Atë Madhërojmë. Atë e lavdërojmë me falenderimet e atyre që e falenderojnë dhe e kujtojnë Atë.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut Një i Vetëm pa Shok, Zoti i shtatë qiejve dhe çfarë ka mes tyre dhe Zoti i Tokës .
Dëshmoj së zotërija ynë, dhe profeti ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, zotëria i të parëve dhe të fundit , modeli i të gjithë krijasave mbarë. O Zot fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin ,dhe familjen e tij, shokët e tij të ndershëm dhe të pastër, pasuesit dhe pasuesit e pasuesve të tyre me mirësi deri në ditën e fundit. Në vijim
Adhurues të Zotit! Imam Ebu Beker Ibn Arabi , Zoti e mëshiroftë , në një nga komentimet apo shpjegimet më të mirë të fjalës së Allahut xh.sh : “O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga Zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” (Et-Tahrim 6) ka thënë se kuptimi është ti kaloni apo largoni dmth të bëni barrikadë pengesë mes tyre dhe zjarrit.
Në të njëjtin qëndrim është dhe fjala e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ku thotë : “Ruhuni nga zjarri qoftë dhe me gjysmën e një hurmë, ai që nuk e ka as këtë mundet dhe me një fjalë të mirë.” Hadithin e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi Zoti i mëshiroftë, në librat e tyre .
Njeriu duhet të përmirsojë veten e tij me bindje ndaj Zotit, si dhe të përmirsojë familjen dhe fëmijët e tij, ky është përmirsim i bariut dhe kopesë, kujdestarit dhe atyre që ka në kujdestari. Në një hadith të saktë tregohet se i dërguari i Allahut , paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të , ka thënë: “ Me të vërtetë çdo njëri nga ju është bari (kujdestar) dhe çdo njëri nga ju është përgjegjës për kopenë e tij (atë që ka në kujdestari). Prijësi i njerëzve është bari kujdestar për ta, dhe ai është përgjegjës për “kopënë” njerëzit e tij. Burri është bari për njerëzit e shtëpisë së tij, dhe është përgjegjës për ta…..” hadithi në vazhdim.
Hasani në komentimin e ajetit me hadithin ka thënë: I urdhëron ata në të mirë dhe i ndalon ata nga e keqja.
Amer Ibn Shuajb nga babai i tij dhe nga gjyshi i tij tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të , ka thënë : “ Urdhëroni fëmijët tuaj për në namaz në moshën 7 vjeçare dhe goditini ata për të falur namazin kur janë 10 vjeçarë, dhe ndani mes tyre në dhoma (djalin dhe vajzën).” Transmetuar nga të gjith ndërsa në këtë formë këtë hadith e ka transmetuar Ebu Davudi me zinxhir të saktë.
Ai kështu u tregon dhe i lajmëron për kohën e namazit, obligimi i agjerimit, detyrimi i të ushqyerit, kjo në bazë të shikimit të hënës.
Muslimi Zoti e mëshiroftë, transmeton në sahihin e tij, nga Urvëtu nga Aishja Zoti qoftë i kënaqur më të, se ajo ka thënë : “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është falur natën dhe kur ka dashur të fali namazin e Vitrit ka thënë: “Ngrihu dhe fale Vitrin O Aishe.”
Ebu Davudi dhe Nesaiu ne Sahihët e tyre dhe Ahmedi në Musnedin e tij, me zinxhir të saktë, trensmetojnë nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të , se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Zoti e ka mëshiruar atë njeri që është ngritur natën dhe është falur , ka zgjuar gruan e tij dhe është falur dhe ajo, nëse e zë gjumi i hudhën në fytyrën e saj ujë. Zoti e ka mëshiruar atë grua që ngrihet natën dhe falet , zgjon burrin e sajë dhe falet, nëse nuk ngrihet hudhën në fytyrën e tij ujë.”
Gjithashtu nga thënija profetike : “Zgjohuni o pronaret e dhomave,” ka për qëllim gratë e tij nënat e besimtarëve për namazin e natës. Kanë thënë se kjo hynë në komentimin e fjalës së Allahut : “Ndihmoni njëri-tjetrin në punë të mira dhe të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër.”(El-Maide 2)
Prandaj frikësojuni Allahut o adhurues të Zotit. Lutuni dhe përshëndeteni Vulën e të Dërguarve dhe Imamin e Profetërve Mëshirën e Zotit për mbarë botën , sepse jeni urdhëruar për këtë në Librin e Allahut, ka thënë Zoti i Botrave : “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të . O besimtarë , lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot mëshiroje Muhamedin a.s. dhe familjen e tij siç e mëshirove Ibrahim a.s dhe familjen e tij , me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin a.s dhe familjen e tij siç e bekove Ibrahimin a.s dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi katër Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekerin, Omerin , Othmanin dhe Aliun dhe mbi të gjithë shokët e Profetit , dhe ndaj grave të tij, nënat e besimtarëve, ndaj pasuesve të tyre (Tabiinët), dhe mbi ata që i ndjekin ata me mirësi deri në ditën e fundit. Të lutemi o Zot të jesh i Kënaqur me ne dhe me ta me Mëshirën dhe Bujarinë Tënde O më i Madhi Mëshirues.
O Zot Lartëso Islamin dhe muslimanët, O Zot Lartëso Islamin dhe muslimanët, O Zot Lartëso Islamin dhe muslimanët, dhe ruaj pasuesit e fesë.
O Zot shkatërroi armiqtë e fesë, mohuesit dhë ata që sjellin shkatërrime.
O Zot bashkoji zemrat e muslimanëve. Njësoji rreshtat e tyre, përmirso drejtuesit e tyre, unifiko fajlën e tyre në të vërtetën o Zoti i Botrave.
O Zot ndihmo fenë Tënde , librin Tënd, traditën e të dërguarit Tënd Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. O Zot ndihmo robërit e Tu që luftojnë në rrugën Tënde me ndershmëri.
O Zot na jep siguri në vendet tona, dhe përmirso drejtuesit dhe kujdestarët e çështjeve tona. Mbështete në të vërtetën drejtuesin tonë dhe kujdestarin e dy xhamijave të shenjta dhe jepi sukses në atë që Do dhe je i Kënaqur, o Dëgjues i lutjeve.
O Zot jepi sukses kujdestarit të çështjes tonë dhe zëvendësit të tij në atë që është në të mirë të Islamit dhe Muslimanëve, dhe në përmirsimin e popullit dhe vendit.
O Zot tek Ty është kthimi ynë në ditën e Caktuar.
O Zot jepu shpirtrave tanë devotshmëri dhe pastroj ato sepse Ti je më i miri që i Pastron ato. Ti je Sunduesi dhe Kujdestari i tyre.
O Zot na përmirso në fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë. Na përmiso jetën tonë( Në këtë botë) në të cilën është vendqëndrimi jonë. O Zot! Na përmirso jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën është takimi ynë. Na e bëj jetën në këtë botë shtim i të mirave ,dhe vdekjen qetësi për ne nga çdo e keqe.
O Zot të lutemi që të bëjmë vepra të mira , të jemi largë të ndaluarave, ti duam të varfërit, të na falësh dhe të na mëshirosh. Nëse ke caktuar për një popull fitne mos na bëj prej atyre, (na afro exhelin para së të ndodhin).
O Zot kërkojmë mbrojtje nga humbja e Mirësive Tua, pikëllimi i denimit Tënd dhe ndryshimi i Faljes Tënd. O Zot na ruaj nga vazhdimi i të keqes, sundimi i mjerimit.
O Zot na e përmirso gjëndjen në të gjitha çështjet tona, dhe na ruaj nga turpërimi në dynja dhe dënimet e jetës tjetër.
O Zot na i largo armiqt tanë dhe armiqt e fesë Tënde me mënyrën Tënde o Zoti i Botrave.
O Zot na i largo armiqt tanë dhe armiqt e fesë Tënde me mënyrën Tënde o Zoti i Botrave.
O Zot na i largo armiqt tanë dhe armiqt e fesë Tënde me mënyrën Tënde o Zoti i Botrave.
O Zot të lutemi të jesh përballë armiqve tanë dhe armiqve Tu dhe të kërkrojmë mbrojte nga të këqijat e tyre.
O Zot të lutemi të jesh pëballë tyre dhe të na mbrosh nga të këqijat e tyre.
O Zot të lutemi të jesh pëballë tyre dhe të na mbrosh nga të këqijat e tyre.
O Zot ndihmoj ushtarët tanë në të gjitha frontet. O Zot jepu atyre ndihmë të fuqishme, O Zot jepu atyre ndihmë të fuqishme, O Zot ruaj ata në mesin e tyre, nga e djathta e tyre, pas shpinëve të tyre, para tyre O Zoti i Botrave.
O Zot shkruaju shpërblimin e shehidëve ata që vriten prej tyre.
O Zot shkruaju shpërblimin e shehidëve ata që vriten prej tyre.
O Zot shkruaju shpërblimin e shehidëve ata që vriten prej tyre.
O Zot shëro të plagosurit e tyre, O Zot shëro të plagosurit e tyre, O Zot shëro të plagosurit e tyre.
O Zot ndihmo fenë Tënde me ata.
O Zot ndihmo fenë Tënde, dhe nge lartë Fjalën Tënde me ata.
O Zot ndihmo fenë Tënde, dhe nge lartë Fjalën Tënde me ata.
O Zot ndihmo fenë Tënde, dhe nge lartë Fjalën Tënde me ata.
O Zot shëro të sëmurët tanë , mëshiro të vdekurit tanë, dhe na bëj ne të punojmë atë me të cilën je i Kënaqur o Zot. O zot na e bëj fundin të mirë në punët tona.
O Zot ne i kemi bërë padrejtësi veteve tona, dhe nëse nuk na falën dhe mëshiron do të jemi nga të humburit.
O Zot na jep të mira në dunja dhe në botën tjetër, dhe na ruaj nga denimi i zjarrit.
Lutuni dhe përshëndeteni të dërguarin tonë Muhamedin , familjen dhe shokët e tij.
Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve.