Përhapeni selamin – Medina 22.11.2019

Më të vërtetë lavdërimet janë për Zotin, Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbën,  e ai që e humbën veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Allahut.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të shumta.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit, frikë të vërtetë, ai që i frikësohet Zotit të tij është ngritur në gradë të larta, dhe  do të vlerësohet vepra e tij pas vdekjes.

O ju muslimanë! Allahu i Madhërishëm  ka dhuruar për njerëzit  fe në të cilën ka bashkuar gjithë të mirat. Prej sajtë, fesë është dhe përmirësimi i  njerëzve dhe lumturia e tyre. I ka nderuar ata me Librin, Kuranin në të cilin ka dritë, udhëzim dhe shërim për ta. Allahu i Madhërishëm krijesën më të mirë të njerzimit e ka përzgjedhur si të dërguar me këtë fe tek populli më i mirë, i cili nuk ka lënë portë të të mirës pa na treguar, dhe portë të të keqës për të cilën nuk na ka paralajmëruar prej sajtë. Kjo falë këshillave të plota të tij dhe mëshirës së tij për ne. Në fenë tonë  Islame ka  rregulla mirësjelljeje të forta dhe të pastra, ajo është  gjithëpërfshirëse e çështjeve të kësaj bote me fenë, besimin. Muslimani kompletohet përmes fesë së tij,  në sjelljen e tij adhurimet dhe moralin e tij.  Ajo, feja Islame,  tek muslimani bashkon lidhjen e mirë të Zotit me krijesat e tij. Nga ritualet dhe rregullat e kësaj feje është dhe përshëndetja e selamit, paqes, duke përmendur kështu emrin e Zotit të Madhërishëm që është Selami, duke kërkuar prej tyre paqe me premtimin për të garantuar se ai që merr selamin nuk do të preket apo nuk do të ketë të keqe nga ai që e ka dhënë selamin. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Me të vërtetë  Selami është nga emrat e Zotit të cilin e ka vendosur  në tokë, prandaj përhapeni atë në mes  jush.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu tek “Edeb El Mufred”.

Nga vlera e madhe që ka Selami, Allahu i Madhërishëm e ka përshëndetur atë që ka vlera në fe, besim. Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Xhibriili ka ardhur tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe i ka thënë: O i dërguari i Allahut, ja ku po vjen Hatixhja duke mbartur një enë me ushqim, apo enë me pije, prandaj përshëndete atë nga Zoti i sajtë me selam, dhe përgëzoje me një shtëpi në të cilën nuk do të ketë mundime dhe vuajtje.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

Nga mirësitë për  banorët e  xhenetit është dhe përshëndetja e Zotit për ta. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ “Paqe!” do të jetë fjala prej Zotit Mëshirëplotë.” (Ja Sin 58)

Begaviu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Apo,  do ti përshëndesë Allahu ata me fjalë.” Dhe kjo përsëritet sa herë që ata e takojnë Zotin e Madhërishëm. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Përshëndetja e tyre, kur ta takojnë Atë, është “Paqe”.”(El-Ahzab 44)  

Melaiket përshëndesin në këtë botë me përshëndetjen Islame atë që dëshiron Allahu i Madhërishëm nga krijesat e Tij. Xhibriili ka dhënë selamin për të gjithë ata që i kanë dhënë të drejtën  të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë Aishes, Zoti qoftë i kënaqur me të: “Me të vërtetë Xhibriili të përcjellën selamet, përshëndetjet.” Ka thënë; “ I kam thënë ; paqja dhe mëshira e Zotit qoftë dhe me të.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Kur të hapen portat e xhenetit për besimtarët, fjala e parë që ata do të dëgjojnë në të do të jetë përshendetja e Melaikeve për ata me selame. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Kur t’i afrohen atij, dyert e tij do të hapen e rojtarët e tij do t’u thonë atyre: “Shpëtimi qoftë mbi ju! Ju keni qenë njerëz të mirë, andaj hyni në të dhe qëndroni përgjithmonë!”(Ez-Zumer 73)

Dhe kur të hynë në xhenet, do të takojnë në të gjitha portat Melaiket që i përshëndesin ata dhe i urojnë me selam. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Dhe engjëjt do të hyjnë tek ata nga çdo derë (e Xhenetit).   (e do t’u thonë): “Shpëtimi qoftë mbi ju, për durimin që keni treguar (në jetën e kësaj bote)! Sa vendbanim i bukur që është ky!” (Er-Ra’d 23-24)

Për vlerën dhe rëndësinë e selamit e ka caktuar Allahu këtë përshëndetje për Ademin dhe pasardhësit e tij. Kur Allahu e ka krijuar Ademin i ka thënë: “Shko dhe përshëndeti atë grup prej Melaikeve që janë të ulur dhe dëgjo prej tyre se me çfarë të përshëndesin, sepse ajo është përshëndetja jote dhe përshëndetja e pasardhësve tu. Ka thënë: Paqja qoftë mbi ju.” I kanë thënë: Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ty, dhe kan shtuar dhe mëshira e Zotit.” Muttefikun Alejhi.

Kjo është përshëndetja e të dërguarve të Zotit, paqja e Zotit qoftë mbi të gjithë. Musai kur ka takuar Hidrin e ka përshëndetur atë me selam, ndërsa Hidri i ka thënë: “A nuk ka në tokën ku jeton dikush që e jep selamin?” I ka thënë: Unë jam Musai.” Muttefikun Alejhi.

Selami, është slogani specifik, i veçantë  i muslimanëve. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Jehudët nuk  kanë më shumë zili në diçka tek ju  se sa ju kanë zili për përshëndetjen, selamin dhe besën.” Hadithin e ka transmetuar Ibn Maxhe. Neveviu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Me përhapjen e selamit, është dhe përhapja e sloganit të muslimanëve  që është specifike dhe e veçantë e tyre nga popujt e tjerë, dhe se nuk e meritojnë këtë rregull të tjerë veç tyre.”

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Mos i përshëndetni ju të parët jehudët dhe të krishterët me selamin.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

 “E nëse ju përshëndesin të parët me selam,  ndjekësit e librave, jehudët dhe të krishterët, përgjigjuni atyre me fjalën, dhe ndaj jush, Ve alejkum.” Muttefikun Alejhi

Në xhenet kjo përshëndetje nuk ju ndahet dhe se me të ambjentohen dhe me dëgjimin e sajtë ata kënaqen. Allahu i Madhërishëm kë thënë: “Aty nuk do të dëgjojnë biseda të kota, as fjalë gjynahesh, por vetëm fjalët “Paqe, paqe!”.” (El-Uaki’a 25-26)

Me këtë shprehje përshëndesin banorët e xhenetit njëti-tjetrin. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Dhe ku, me lejen e Zotit të tyre, do të banojnë përherë. Atje do të përshëndeten me fjalën: “Selam!” .”(Ibrahim 23)

Nga selami, kjo përshëndetje, rrjedhën e mira dhe begatia. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kur të hyni në shtëpi, të përshëndetni njëri-tjetrin me përshëndetje të mirë e të bukur nga Allahu.” (En-Nur 61) Nga begatitë e sajtë është se ata që e praktikojnë këtë janë afër me Allahun. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Nga njerëzit më të  afërm tek Zoti janë ata që e fillojnë të parët përshëndetjen, selamin.”  Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi.

Vlera e kësaj përshëndetje, selamit në Islam është e madhe. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, porosinë   e parë që ka dhënë në momentin e mbërritjes në Medine ka qenë  urdhëri për përhapjen e selamit, paqes. Abdullah Ibn Selami ka thënë se kur i dërguari i Allahut , paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka mbërritur në Medine, gjëja e parë për të cilën ka porositur  dhe  ka thënë: “O ju njerëz, përhapeni selamin, ushqeni të uriturit, mbani lidhjet e gjakut, faluni natën kur njerëzit janë në gjumë, sepse do të hyni në xhenet me paqe, selam.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me këtë  ka urdhëruar shokët e tij dhe të gjithë umetin. Bera Ibn Azibi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na ka urdhëruar për shtatë gjëra dhe ka përmendur prej tyre , përhapjen, dhënijen e selamit.” Muttefikun Alejhi.

Neveviu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Përhapja e selamit, është dhënija, shpeshtimi dhe ta duash atë për çdo musliman, selamin paqen.”

Selami është nga cilësitë  e mira të Islamit dhe ndër pjesët më të mira të tij.

Një burrë ka pyetur të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke i thënë: “Kush janë nga veprat më të mira të  Islamit?(Islami më i mirë)? Ka thënë: “Ti japësh të uriturin ushqim, të thuash, përhapësh selamin tek ata që i njeh dhe ata që nuk i njeh.” Muttefikun Alejhi. Hattabiu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Ka bashkuar  fjalët më të mira në bamirsi dhe bujari me përhapjen e selamit, i cili është i përgjithshëm dhe nuk specifikohet, veçohet derisa të jetë i sinqertë vetëm për hatër të Zotit të Madhërishëm, i pastër nga ndjenja njerëzore dhe falsiteti. Sepse ai është slogani i Islamit dhe se në këtë slogan kanë të drejtë të gjithë muslimanët.

Dhënia e selamit rritën, shton besimin e atij që e jep atë.  Amar Ibn Jasir, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Kush i bashkon tre gjëra ka bashkuar besimin, të qenurit i drejtë me veten, dhënia e selamit për të gjithë njerëzit dhe të shpenzuarit, dhënia e lëmoshës sadakasë në momente të vështira.”

Nga detyrat  tona është dhe dhënia e selamit, përshëndetja për të dërguarin tonë Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nga dashurija për të dhe nderim për të. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

Përshëndetja, selami për të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në uljen, tehejatin e namazit është kusht nga kushtet e tij, namazit. 

Të filluarit me selam dhe përgjigja e tij është nga e drejtat e muslimanit për muslimanin. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Të drejtat e muslimanit ndaj muslimanit janë gjashtë, dhe prej tyre, kur ta takosh atë ti japësh selamin.” Hadithin e ka transmetuar  Muslimi, dhe tek dy sahihët ka ardhur tek tema e “Kthyerja, përgjigja e selamit”.

Sikurëse me dhënijen e selamin përfitojnë dhe kanë dobi të gjallët, ajo, përshëndetja, është lejuar si lutje për të vdekurit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur vizitonte varrezat thoshte: “Përshëndetje për ju o banorët e këtij vendi nga besimtarët dhe muslimanët.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Me selam muslimanët mbjellin dhe mundësojnë butësin dhe mirësi në mes njëri-tjetrit.  I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, nuk do të hyni në xhenet deri sa të besoni dhe se nuk keni besuar derisa të duheni mes njëri-tjetrit. A nuk doni të ju tregoj për diçka që nëse e zbatoni do të duheni mes njëri-tjetrit?  Përhapeni selamin mes jush.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Omer Ibn Hatabi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Tre gjëra përshkruajnë apo tregojnë dashurinë për vëllain tënd, ti japësh atij selam kur ta takosh, ti bësh atij vend në një mexhlis dhe ta thërrasësh atë me emrat që ai pëlqen.”  Ai është tipar i bujarisë.

Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Me të vërtetë njerëzit më koprracë janë ata që janë koprracë me dhënien e selamit.”

Selami është shenjë e mirësisë dhe më i miri ilaç për ata që bëjnë bllokadë, veçim. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk i lejohet muslimanit që të braktisi, veçojë,  të mos i flasë vëllait të tij më shumë se tre netë. Takohen dhe se njëri paraqet diçka dhe tjetri paraqet diçka,  dhe se më i miri prej tyre është ai që e fillon me selam, përshëndetje mes tyre.” Muttefikun Alejhi

Me  përshëndetje arrihet paqja, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Përhapeni selamin që të jeni në paqe.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu tek “ Edeb El Mufred”.

Atij që jep selamin i shkruhen dhjetë sevape, të mira, deri në tridhjetë të mira. Omer Ibn Hatabi, Zoti qoftë i kënaqur me të, dilte në treg dhe thoshte: “ Nuk kam nevojë për diçka vetëm se që të jap selamin dhe të më japin selamin.” 

Me arritjen  e Tevhidit, besimin në Një  Zot të Vetëm, dhe me  besimin e shëndoshë fitohet  dhe dhënia e selamit për njerëzit e tij në xhenet. Një burrë i ka thënë të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të: “ Më trego diçka me të cilën  unë meritoj, fitoj xhenetin? Ka thënë: “ Të thuash fjalë të mira, dhe të përhapësh selamin.” Hadithin e ka transmetuar Ibn Hibani.

Sikurëse këta njerëz do të kenë gradë të larta në xhenet. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Me të vërtetë në xhenet do të ketë dhoma të mrekullueshme, që duket nga jashtë çfarë ka brenda dhe nga brenda çfarë ka jashtë, nga madhështia e tyre.” Një përson është ngritur dhe ka pyetur duke thënë: “Për kë janë ato o i dërguari i Allahut?” Ka thënë: “Për ata që kanë thënë fjalë të mira, kanë përhapur selamin, kanë  ushqyer të uriturit dhe janë falur natën kur njerëzit janë në gjumë.” Hadithin e ka transmetuar Ibn Hibani.

Nga rëndësia, vlera dhe dobitë e shumta të selamit, ai është bërë detyrë për çdo musliman në çdo gjendje. Kush do që hynë në shtëpi përshëndetën njerëzit e tij me selam. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kur të hyni në shtëpi, të përshëndetni njëri-tjetrin me përshëndetje të mirë e të bukur nga Allahu.”( En-Nur  61)

Dhe se nuk duhet që të hyjë dikush në shtëpinë e dikujt tjetër vetëm se pas dhënijes selam dhe kërkimit leje për të hyrë. Allahu i Madhërishëm ka thënë; “O besimtarë! Mos hyni në shtëpitë e huaja pa marrë leje e pa i përshëndetur banuesit e tyre. Kjo është më e mira për ju. Ndoshta do t’ia vini veshin!” (En-Nur 27)

E kush troket në një derë tjetër, në fillim e përshëndetën atë me selam pastaj vazhdon biseda apo të folurit. Një burrë ka ardhur tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke qenë në shtëpi dhe i ka thënë: “A të bezdisi?” I dërguari i Allahut i ka thënë shërbëtorit të tij: “Dil dhe mësoja atij njeriut të kërkuarit e lejes, thuaj atij që të thotë: Paqja qoftë mbi ju a mund të hy? Burri e ka dëgjuar dhe ka thënë: Paqja qoftë mbi ju, a mund të hy? I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka lejuar që të hyjë, dhe ka hyrë.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi.

Sikurëse lejohet gjithashtu që të jepet selam në hyrje të mexhliseve, kuvendeve dhe në dalje të tyre. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Nëse ndonjëri nga ju hynë në kuvende le të japë selam dhe nëse dëshiron që të largohet le të japë selam përsëri, vërtetë i pari , selami,  nuk është më i drejtë, ndryshe se i fundit.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi. 

E nëse ai largohet dhe kthehet përsëri,  e përsëritën selamin e tij edhe nëse kjo është në xhami. Sikurëse ka ardhur në hadithin rreth zgjatjes së namazit.

Selami është e drejtë e atyre që qëndrojnë në rrugë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Bëni kujdes dhe mos qëndroni nëpër rrugë, mos u ulni nëpër rrugë.” Kanë thënë: O i dërguari i Allahut, po nëse jemi të detyruar që të qëndrojmë në to, rrugë, që na duhet të diskutojmë? I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Nëse jeni të detyruar jashta kuvendit atëhere jepini rrugës të drejtën e vet.” Kan thënë: E kush është e drejta e rrugës o i dërguari i Allahut?  Ka thënë: “Mbrojtja, apo ulja e shikimit, kujdesi që të mos shqetësoni njerëzit, kthimin e selamit, të urdhëruarit në të mirë dhe të ndaluarit nga e urryera, e keqja.” Muttefikun Alejh.

Sikurëse të rriturit kanë të drejtë në selam njëjtë dhe të vegjlit kanë të drejtë në selam. Enesi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, vizitonte Ensarët dhe jepte selam, i përshëndeste të vegjlit e tyre.” Transmeton Nesaiu. Në këtë metodë kan ecur dhe shokët e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Enesi, Zoti qoftë i kënaqur me të, kaloi para një fëmije, i dha atij selam dhe ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e bënte këtë, jepte selam fëmijëve.” Muttefikun Alejhi.

Nga rëndësija e selamit gjithashtu është se Allahu i Madhërishëm nuk ka lënë apo caktuar për të një kohë të veçantë apo specifike, por se sa herë që muslimani shikon muslimanin e përshëndetën atë i jep selam. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush do që takon vëllain e tij le  ti japë atij selam.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu tek “ Edebu El Mufred”.

Nga cilësitë e selamit është dhe dhënia dhe të shtuarit e tij tek çdo musliman pa përjashtim duke mos u mjaftuar vetëm tek ata që njihen.

O ju muslimanë!  Islami është fe e të mirës dhe paqes, thërret në njësimin e zemrave dhe përhapjen e sigurisë dhe qetësisë së umetit. Islami thërret në afrimitet dhe dashuri në mes njerëzve. Derisa kjo nuk është arritur, Islami e urdhëron këtë. Individi dhe shoqërija nuk kanë penges për lutje dhe dua, për zbritjen e mëshirës dhe begative të Zotit dhe se të gjitha këto arrihen me shprehjen e selamit.

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “Kur ju përshëndet dikush me respekt, kthejani me një përshëndetje më të mirë ose në të njëjtën mënyrë! Pa dyshim, Allahu llogarit çdo gjë.”(En-Nisa 86)

 

LEXO  Betime të Allahut në Kuran -Medina

Zoti begatoftë ju dhe mua me Kuranin Famëlartë, o Zot na bëj të kemi dobi nga ajetet e Kuranit plot urtësi. Kërkoj falje tek Zoti për vete, ju dhe gjithë muslimanët për të gjitha gabimet. Kërkoni falje tek Zoti,  sepse më të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet i takojnë Allahut për mirësitë e Tij, falenderimet për suksesin dhe arritjet. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok që meriton Madhërime. Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi, është rob dhe i Dërguari i Tij, paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, atyre u dërgojmë selame të shumta.

O ju muslimanë! Të filluarit me selam është synet për ata që e bëjnë, ndërsa të kthyerit e selamit është detyrë, dhe të shturit e fjalëve në përgjigje është e pëlqyer dhe shembujt e tyre është detyrë, obligim. Nga edukata apo rregullat e selamit është që ; Ti japë selam i vogli të madhit, ai që është i hypur ti japë selam këmbësorit, ai që është duke ecur ati që është ulur, të paktit atyre që janë më shumë. Nëse është lënë syneti nga i pari pëlqehet që tjetri ta kryej atë dhe të mos e braktisi atë. Lejohet të përsëritet selami në raste të nevojshme, siç mund të jetë në një grupacion të madh ose të menduarit se nuk është dëgjuar. Enesi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur jepte selam e jepte atë, selamin tre herë.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu. Pëlqehet që të ngrihet zëri në dhënien dhe përgjigjen, kthimin e tij, kjo si një mënyrë e përhapjes së tij.

 Abdullah Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të dy, ka thënë: “Nëse jep selam, bëj që të dëgjohesh, ngrije zërin, dhe nëse e kthen selamin, bëj që të dëgjohesh, ngrije zërin.” Duhet që ngritja e zërit të mos jetë shqetësuese për dikënd tjetër që mund të jetë në gjumë apo shembull si ky. Nga udhëzimet e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka qenë se ai kur jepte selam natën e jepte atë që të mos zgjonte atë që ishte në gjumë dhe njëherësh  ta dëgjonte ai që ishte zgjuar. Transmeton Muslimi

Pëlqehet që të kthehet selami për atë që e ka dërguar dhe për atë që e ka sjellë selamin. Xhibriili ka ardhur tek  i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe tek ai ishte Hatixhja, Zoti qoftë i kënaqur me të. Ka thënë: Allahu i dërgon Hatixhes selam. Ka thënë: Me të vërtetë Allahu është Paqedhënësi, Selami, selam përshëndetja  mbi Xhibriilin, si dhe paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin dhe mbi ty.” Hadithin e ka transmetuar Nesaiu .

Nuk ndalon në dhënien  dhe  kthimin e selamit asnjë gjë veç Hutbes, ligjërimit të ditës së xhuma, për shkak të obligimit të dëgjimit të sajtë, sikurëse në raste  të kryerjes së ndonjë nevoje  e ajo nuk është çështje e përshëndetjes dhe e përkujtimit.

Dijeni se  Allahu i Madhërishëm  na ka urdhëruar që të biem në Salavate për të Dërguarin e Tij kur na ka thënë në Kuranin Famëlartë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

O Zot fale, bekoje  dhe mëshiroje të Dërguarin tonë  Muhamedin.

Kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë shokët e tij mbi Halifet e parë  të cilët udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e Profetit,  dhe mbi ne së bashku me ta me Mëshirën Tënde o më i Madhi  Mëshirues.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. Shkatëro politeizmin dhe politeistët. O Zot shkatërroi armiqtë e fesë Tënde.

O Zot bëje të paqtë e të sigurtë këtë vend  dhe të gjitha vendet e muslimanëve.

O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe na ruaj nga dënimi  i zjarrit.

O Zot ne i kemi bërë padrejtësi veteve tona, e nëse nuk na falën dhe na mëshiron do të jemi nga të humburit.

O Allah! Ti je Zoti ynë,  s’ka Zot tjetër veç Teje, Ti je i Pasur dhe ne jemi të varfër, zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit. O Zot zbrit tek ne shi, o Zot zbrit tek ne shi.

 

LEXO  Nga shkaqet e lumturisë bashkëshortore dhe të një jete të lumtur

O Zot të lutemi të na japësh sukses dhe lumturi në këtë botë dhe në botën tjetër.

O Zot jepi sukses kujdestarit  të çështjes tonë në udhëzimin Tënd, dhe bëj veprat e tij të meritojnë kënaqësinë Tënde.  

O Zot jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve, që të punojnë me librin Tënd, dhe zbatimin e ligjit sheriatit Tënd, o më i Madhi më Bujari.

 

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90) 

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

Post Author: endrit