Ramazani garim në punë të mira – Meka 03.05.2019

Hutbe nga  xhamija e Shenjtë e Mekes

28-8-1440 H   3-5-2019 D

Shejh  Mahir El Muajkili        Ramazani garim në punë të mira

Lavdërimet pë Allahun, që e ka bërë agjërimin mburojë, dhe rrugë me të cilën mund të shkojmë në xhenet, Allahun lavdërojmë e falënderojmë, dhe e Madhërojmë dhe tek Ai falje kërkojmë.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut Një i Vetëm i pa Shok. Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, solli mesazhin, plotësoj emanetin dhe këshilloj popullin, dhe u përpoq në rrugë të Zotit me sinqeritet deri sa i erdhi momenti për tu ndarë nga kjo botë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  mbi familjen dhe shokët e tij, mbi të gjithë ata që kan ecur në rrugën e tyre duke pasuar gjurmët e tyre, dhe kanë qëndruar  në rrugën e tyre deri në ditën e fundit. Në vijim 

 O ju besimtarë! Këshilloj vetën dhe ju që të kemi frikë Allahun, sepse ajo i mbledhën gjithë të mirat, le të jeni durimtarë, të duroni, bujarë dhe këmbngulës, kujtoni se kjo botë është vetëm disa ditë të pakta dhe frymë të caktuara, asnjëri nga ne nuk e di se kur do të iki nga kjo botë. Adhurues të Zotit le të përgatitemi deri sa kemi hapësirë nga jeta jonë, dhe të kujtojmë se vdekja vjen në moment pa trokitur. Në mëngjes të lavdërojmë shumë shpesh: “Dhe ruajuni asaj Dite që do të ktheheni tek Allahu, kur çdokujt do t’i jepet ajo që ka fituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.” (El-Bekare 281)

O shoqërija Islame! Nga ajo që nuk ka dyshim në të është se Allahu xh.sh na ka krijuar për ta adhuruar Atë: “Xhindët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” (Et-Tur 56)

Nuk ka ditë që mos të kemi një detyrë nga detyra në bindje të Zotit, një të mirë nga të mirat e Tij, për të cilat Allahu xh. sh i jep sukses në plotësimin e tyre atij që Ai dëshiron nga robërit e Tij: “Allahu është zotërues i mirësisë së pakufishme.”(Al ‘Imran74)

Zoti i Madhërishëm është Falës Mëshirues. Me të vërtetë po ju afrohen netë të nderuara dhe ditë të çmuara, për të cilat përgëzonte për ardhjen e tyre i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Imam Ahmedi, në Musnedit e tij ka sjellë nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Përgëzonte shokët e tij, po ju vjen Ramazani, muaji i begatë, Allahu xh.sh ju ka bërë obligim agjërimin e tij, muaj në të cilin hapen dyert e xhenetit dhe mbyllen dyert ë e xhehenemit, prangosen në të shejtanët. Në këtë muaj ka një natë, e cila është më e mirë se një mijë muaj, kush privohet nga mirësija e sajë ai është i privuar.”

Ibn Rexhebi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë se ky hadith në të vërtetë është urimi i njerëzve për njëri-tjetrin për ardhjen e Ramazanit.

 Si mos të përgëzohet besimtari me hapjen e portave të xhenetit, si mos të përgëzohet gabimtari me mbylljen e portave të zjarrit?! Si mos të përgëzohet ai që ka mend për kohën në të cilën prangosen shejtanët?! Kujt i ngjanë kjo kohë? : “Thuaj: “Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij – vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.” (Junus 58)

Adhurues të Zotit! Muaji i Ramazanit  është muaji i agjërimit dhe namazit, i Kuranit dhe bamirsisë, në të cilin janë bashkuar të gjitha veprat më të mira. Agjërimi dhe Kurani ndërmjetësojnë për njeriun ditën e kijametit, agjërimi thotë: “ O Zoti im, e kam privuar nga ushqimi dhe kënaqësitë gjithë ditën, prandaj më jep të drejtën të ndërmjetësoj për të.” Kurani thotë: “ O Zot unë e kam privuar nga gjumi i natës , prandaj më jep të drejtën të ndërmjetësoj për të.”

Tek dy librat e saktë, të Buharit dhe Muslimit, ka ardhur se i dërguarit i Allahut, paqja dhe shpëtimi Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin, me besim dhe me shpresë te shpërblimi, i falen gjynahet që ka bërë më parë, kush e mbushën Ramazanin me adhurim, duke besuar dhe shpresuar  te shpërblimi, i falen gjynahet që ai ka bërë më parë, dhe kush e ka plotësuar natën e Kadrit(me adhurime) me besim dhe shpresë te shpërblimi, i falen gjynahet që ai ka bërë më parë.”

Allahu i Madhërishëm është garanti i shpërblimit të agjëruesit, ka ardhur tek Sahihu i Buhariut: “Çdo vepër e njeriut i shpërblehet me shumë fish, një e mirë shpërblehet me dhjetë fish deri ne shtatë mijë fish shpërblim, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Përveç agjërimit, ai është i Imi, dhe unë do ta shpërblej atë, ai ka lënë kënaqësitë dhe ushqimin e tij për hatrin Tim.”

Me të vërtetë është muaj madhështorë, sezon i begatë, Melaiket kërkojnë falje tek Zoti për agjëruesit deri sa të bëjnë iftarë, dhe për agjëruesin ka dy gëzime:  Kur bën iftarë gëzohet me iftarin e tij, dhe kur të takojë Zotin e tij do të gëzohet me agjërimin e tij.
Allahu xh.sh në çdo ditë të agjërimit ja zbukuron njeriut xhenetin pastaj thotë: “Robërit e Mi janë gati të lënë të mirat nga ushqimet dhe kënaqësitë, vetëm për të ardhur tek ti, dhe  thëret duke thënë, o ti që ke bërë mirë prano (dhe vazhdo në atë të mirë), o ti që ke bër keq ndërpjeje atë (dhe larguhu prej saj).”

Në këtë muaj zemrat afrohen me Krijuesin, shpirtërat qetsohen. Në këtë muaj janë dhjetë ditët e fundit me plotë vlerë në të cilat është dhe nata e Kadrit, që është më e mirë se një mijë muaj. Nga mirësitë e këtij muaji gjithashtu është se ai që falën namaz me imamin deri sa ai Imami të largohet, i shkruhet sikur të ketë falur namaz gjatë gjithë natës. Allahu xh,sh në këtë muaj largon njerëzit nga denimi i zjarrit, kjo në çdo natë, kjo në çdo natë, : “I poshtëruar qoftë ai  njeri, i poshtëruar qoftë ai njeri, i poshtëruar qoftë ai njeri, që e ka arritur Ramazanin dhe nuk i janë falur gjynahet e tij.”

Në muajin e Ramazanit për agjëruesin ka lutje që nuk kthehen pas pa përgjigje, orët e përgjigjeve janë të shumta, prandaj bëni sa më shumë lutje në këtë muaj, sepse Allahu xh.sh ka përmendur në mes të ajeteve të agjërimit afërsinë e Tij me robërit besimtarë, dhe përgjigjen e lutësve kur ata luten kur ka thënë: “Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam pranë, u përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Time  dhe letë Më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.”(El Bekare 186)

Imam Ahmedi në Musnedin e tij ka sjellë se profeti i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Tre përsonave nuk iu kthehet lutja: udhëheqësit, prijësit të drejtë, agjëruesit kur çel iftarë, si dhe lutja e atij që i është bërë padrejtësi.”

Portat e veprave të mira në Ramazan janë të shumta, ai që i jep iftarë një agjëruesi qoftë dhe më një hurmë, ai ka shpërblimin si vetë agjëruesi, pa pakësuar gjë nga shpërblimi i agjëruesit. Lëmosha më e mirë është ajo që jepet në Ramazan. Ai që ka frikë për ditën e llogarisë, le të ushqejë një të varfër, të përkëdhelë një të dobët dhe jetim: “Ata i ushqejnë të varfrit, jetimët dhe të zënët rob edhe pse vetë janë nevojtarë,  duke thënë: “Ne ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Për këtë, nuk duam shpërblim e as falënderim!  Ne i frikësohemi Zotit tonë në një Ditë të ashpër, që do t’i bëjë fytyrat të jenë të vrenjtura”.  Por Allahu do t’i ruajë ata nga tmerret e asaj Dite e do t’u japë shkëlqim dhe gëzim, dhe, për durimin e tyre, Ai do t’i shpërblejë me Xhenet dhe petka të mëndafshta.”(Il-Insan 8-12)

O ju besimtarë! Me të vërtetë muaji i Ramazanit, është sezoni me i madh për devotshmëri. Agjërimi është mburojë, apo largim nga të këqijat dhe të ndaluarat. Allahu i Madhërishëm i ka filluar ajetet e agjërimit duke folur për devotshmërinë(frikën ndaj Zotit), dhe i ka mbyllur ato po me devotshmëri, me të vërtetë devotshmërija është mirësi e shtuar, dhe veshja me të është veshja më e mirë : “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi). Dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret.”((Et-Talak 2-3)

Ai që i frikësohet Allahut, i falen gjynahet e tij dhe i shtohet shpërblimi, dhe atij që ka frikë Zotin, çështjet e tij të vështira i bëhen të lehta.

Allahu xh.sh i ka përshkruar njerëzit që kanë frikë Atë  duke i vlersuar ata me dashurinë ndaj tyre: “Jo! Por kushdo që plotëson premtimin e tij dhe ruhet nga të këqijat,  (ta dijë se) Allahu, me të vërtetë, i do ata që janë të devotshëm”(Ali’Imran 76) 

Katade ka thënë: “ Ai që e ka frikë Zotin, Zoti është me të, dhe me atë që është Zoti është grupi apo populli që nuk humbën, dhe roja i cili nuk flenë, udhëzimi i cili nuk humbën.”

Njerëzit e devotshëm janë më të vlerësuarit në këtë botë dhe në botën tjetër: “Sa për shtëpinë e botës tjetër, Ne do ta caktojmë atë për ata që nuk kërkojnë as madhështi e as ngatërresa në Tokë. Përfundimi (i mirë) është për ata që ruhen nga të këqijat.”(El-Kasas 83)

O besimtarë! Me devotshmëri arrihet lumturija e përjetshme: “Në Xhenet, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit.”(Al Imran 133) 

“Në të  ka atë që syri se ka parë, veshi se ka dëgjuar, në të nuk ka rrezik për asnjë zemër njeriut.”

“Pa dyshim, miqtë e Allahut nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar dhe as për t’u dëshpëruar. (Të tillë janë) ata që besojnë dhe  që (i) frikësohen (Allahut). Ata i pret lajmi i mirë në këtë jetë dhe në tjetrën. S’ka ndryshim në fjalët e Allahut; kjo është fitorja madhështore.”(Junus 62-64)

O ju muslimanë!  Muaji i ramazanit është mundsija e fitimit të mëshirës së Mëshiruesit, të qëndruari në rrugën e Tij, përgatitje për takimin me Të, sot ka punë dhe jo llogari, nesër dotë ketë llogari dhe nuk do të ketë punë, prandaj “ Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se  pajisja më e mire është devotshmërija.” (El-Bekare 187)

Zotit i kërkoj mbrojtje nga djalli i mallkuar : “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, me qëllim që të ruheni (nga gjynahet).”(El-bekare 183)

 Zoti ju begatoftë ju dhe mua me Kuranin Famëlartë  dhe sunetin e të dërguarit të Tij, na bëftë  dobi nga ajetet e Tij. Kërkoj falje tek Zoti për vete dhe ju  për çdo gabim dhe gjynah. Kërkoni falje sepse me të vërtetë Ai është Falës.

 

LEXO  Caktimi i Allahut është i mirë - Meka 17.04.2020

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet për Zotin, lavdërimet për Zotin që na ka vlersuar me muajin e shënjtë të Ramazanit: “ Në të ka zbritur Kuranin, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja).” (El-bekare 185)

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahu një i Vetëm i pa Shok. Dëshmoj se  profeti  ynë Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, paqja, bekimet  dhe selamet e Zotit qofshin mbi të, familjen e tij, shokët e tij dhe tabiinët dhe  mbi të gjithë ata që ndjekin  rrugën e tij deri në ditën e Kijametit. Në vijim

O ju besimtarë! Nga qëllimet e agjërimit është edukimi i njeriut në bindje nda Zotit dhe përkujtimin e Tij që të largohemi nga e keqja, sikurëse e ndalon muslimani veten e tij nga disa të lejuara në kohë agjërimit, është më parësore për të që ta ndaloj veten e tij nga të ndaluarat. Agjërimi nuk është vetëm se thjeshtë të ndaluarit nga ushqimi, por ai është muaji që prodhon jep  besim dhe punë të mira. Ai që nuk braktisën fjalët e kota, mashtrimin dhe shpifjen, dhe të punuarit me to, Allahu xh sh nu ka nevojë që ai të braktisë ushqimin dhe pijen. 

I dërguari ynë paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka qënë shumë bujarë,dhe bëhej shumë më bujarë  në ramazan me  të gjitha mënyrat e mirësisë. Abdullah Ibn Absazi, Zoti qoftë i kënaqur me të dy, ka thënë: “Ka qënë njeriu më shumë bujarë që përpiqej në mirësi, dhe  bujarinë  më të madhe  për të mira e kishte në Ramazan, kur e takonte Xhebriili, ai e takonte çdo natë në Ramazan deri sa mbaronte muaji i Ramazanit. Ai i përsëriste Kuranin Profetit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Kur takonte Xhibriilin paqja e Zotit qoftë mbi të, ai ishte më bujarë se era (i shpëjtë dhe me mirësi si era).” Hadithin e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.

Leximi i Kuranit ka shpërblim në Ramazan nuk ka gjë më të dobishme për zemrën se leximi i Kuranit me të kuptuarit dhe të hulumtuarit në ajetet e tij. Sikurëse ka thënë Ibn Kajjimi, Zoti e mëshiroftë: “ Nga Ai përfiton të gjitha sifatet e lavdërueshme, me të cilat është jeta e zemrës dhe plotësimi i sajë, kështu ndikon me të ndaj të gjitha cilësive të sëmuara nga të cilat dëmtohet zemra. Sikurë ta dinin njerëzit se çfarë ka në leximin e Kuranit me hulumtimin në të, do të ishin angazhuar me të si me asnjë gjë tjetër.”

Imam Ahmedi ne Musnedin e tij ka sjellë se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  ka falur namaz gjatë gjithë natës me një ajet, biente në ruku dhe në sexhde me të, e lexonte dhe e përsëriste atë deri në agim sabah: “Nëse Ti i dënon ata – robërit e Tu janë, e nëse i fal ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti.”(El-Ma’ide 118)

Nëse Ti i dënon ata – robërit e Tu janë, e nëse i fal ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti.

 Ndërsa e Aishja  tregon nga babai i sajë  Ebu Bekri, se ka thënë për djalin e vëllait të sajë: “ Kalova një ditë tek ajo dhe ajo ishte duke u falur dhe duke lexuar : “E duke thënë: “Më parë, Ne kemi pasur frikë në familjet tona (nga gjykimi i Allahut), por, Allahu na ka dhuruar mëshirë dhe na ka ruajtur nga era përcëlluese (e Zjarrit). Më parë (në jetën tokësore) ne i jemi falur (vetëm) Atij. Ai është vërtet Bamirës dhe Mëshirëplotë.”(Et-Tur 26-28)  përsëriste këto ajete dhe lutej, kërkonte mbrojtje tek Zoti dhe qante. Ka thënë: “ U fala dhe unë deri sa u lodha në këmbë, pastaj shkova në treg për gjëra të mijat dhe  u ktheva dhe ajo ishte përsëri duke u falur dhe duke qajtur.”

 O ju gabimtarë, ditët e mirësive po vinë, sezoni i përfitimeve po afrohet, bëni gara për vepra të mira, kaloni kohën tuaj me atë që ju afron tek Zoti, shtoni sa më shumë bindjen tuaj ndaj  Zotit, pastroni qëllimin dhe bëhuni  të sinqertë për Zotin tuaj, dhe pasoni sa më shumë rrugën e të dërguarit tuaj.

O ju besimtarë! Allahu xh.sh ju ka urdhëruar  në diçka të madhe, që e ka filluar Ai Vetë dhe ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të . O besimtarë , lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin a.s.  familjen e tij të pastër dhe të mirë, shokët e tij të nderuar.

Kënaqësia e Zotit qoftë  mbi Halifet e parë të drejtë,  Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun  dhe mbi të gjithë shokët e Profetit, pasuesit e tyre (Tabiinët) dhe mbi ata që i ndjekin ata me mirësi deri në ditën e fundit. Të lutemi o Zot të jesh i Kënaqur me ne dhe  me ta me Mëshirën dhe Bujarinë Tënde o më i Madhi  Mëshirues.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, o Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, o Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zot shkatërro mosbesimtarët, dhe ata që adhurojnë diçka tjetër veç Teje (Politeistët).

O Zot ruaj bartësit e fesë Tënde.

O Zot bëje të paqtë, begatë  e sigurtë këtë vend  dhe të gjitha vendet e muslimanëve.

O i Gjallë i Përhershëm në Mëshirën Tënde të drejtohemi, përmiso gjendjet tona, përmiso gjendjet tona, mos na lër ne në asnjë momen vetëm në dobësitë tona.

O Zot largo shqetësimin atyre që janë të shqetësuar nga muslimanët dhe largo ankthin e atyre që janë të stresuar, shlyej borxhin e të pamundurve, 

O Zot shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve.

O Zot përmiso gjëndjen e muslimanëve në çdo vend, me mëshirën Tënde o më i Madhi  Bujarë.

O Zot atë që dëshiron të keqen tonë, bëje të mbytet në lumin e urrejtjes së tij dhe  bëji planet e tij shkatërrim për të, o i Fuqishmi i Gjithëpushtetshmi, o më i Madhi më Bujari.

 O Zot na jep siguri në vendin tonë, përmirso kujdestarët e çështjeve tona, mbështete me të vërtetën kujdestarin dhe drejtuesin tonë.

O Zot udhëzoje atë në rrugën Tënde, bëj  që punët e tij të fitojnë  kënaqsinë Tënde.

 O Zot jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij  dhe atyre që e përkrahin në atë që është e mirë për popullin dhe vendin.

 

LEXO  Caktimi i Allahut është i mirë - Meka 17.04.2020 

O Zot jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve në atë që Do dhe je i Kënaqur, dhe bëji ata mëshirë për robërit e Tu besimtarë. 

O Zot na jep të mira në dunja dhe në botën tjetër, dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit. 

O Zot jepu shpirtrave tanë devotshmëri dhe pastroj ato sepse Ti je Ai që i Pastron ato, Ti je Sunduesi dhe Kujdestari i tyre, Ti je i fuqishëm për çdo gjë.

O Zot  të kërkoj falje dhe mëshirë, furnizim të përhershëm ne fe dunja dhe në botën tjetër,

O Zot na fal gabimet tona, mbulo të metat tona, lehtëso çështjet tona, na bëj që të arrijmë ato punë që fitojnë kënaqsinë Tënde.

O Zot na fal ne, prindërit tanë, prindërit e tyre dhe pasardhësit e tyre, me të vërtetë Ti je që Dëgjon lutjen.

O Zot na begato në Shaban, o Zot na begato në Shaban dhe na mundëso të arrijmë Ramazanin.

O Zot bej që Ramazani të vij tek ne me qetësi dhe besim, me paqe dhe me Islam, o Zot na ndihmo që të jemi korrekt me namaze dhe agjërim në këtë muaj, me namaz nate dhe lexim Kuranit.

O Zot na e mundëso Ramazanin, na e bëj të mundur ta kalojmë dhe të na i falësh të gjitha gabimet, me mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.

O i Gjallë i Përhershëm ndihmo ushtarët tanë të vendosur në kufinjtë e vendit tonë. O Zot ndihmoji ata kundra armiqve Tu dhe armiqve të tyre. O Zot jep siguri dhe qetësi në vendin tonë dhe në vendet e muslimanëve, na largo sherrin e të këqinjve, sherrin e atyre që presin rrugën natën dhe ditën, me mëshirën Tënde o më i Madhi me Bujari.

O Zot pranoje nga ne Ti je që dëgjon gjithçka dhe i Gjithëdijshëm, na fal ne me të vërtetë Ti je Falës Mëshirues.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)

 

Post Author: endrit