Shiu është bekim nga Zoti, falënderimi i Tij për të është devotshmëri

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    20-07-1447 H   09-01-2026 D

Shejh Dr. Abdullah El Buajxhan         

Tema   Shiu është bekim nga Zoti, falënderimi i Tij për të është devotshmëri

Lavdërimet janë për Zotin. Zotin e lavdërojmë për udhëzimin dhe bekimet e Tij, Atë e falënderojmë për të mirat e bollshme dhe begatitë e Tij, për shenjat e Tij që ka vendosur në univers dhe për dhuratat e mëdha që Ai na ka dhuruar.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i Cili është i pa shok në ekzistencën dhe cilësitë e Tij.

Dëshmoj se Muhamedi është vula e profetëve dhe të dërguarve të Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij,  mbi shokët dhe mbi besnikët e tij.

Në vijim

Fjala më e mirë është fjala e Zotit, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të,  ndërsa gjërat më të këqija janë ato që shpiken rishtasi, në fe, e çdo shpikje në fe, bidat, është devijim.

Adhurues të Zotit! Ju këshilloj ti friksoheni Zotit të Lartësuar dhe ti përmbaheni devotshmërisë ndaj Tij, ta merrni veten në llogari dhe të ju kundërviheni dëshirave. “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!”(El-Hashr 18)

O ju njerëz! Uji është një nga bekimet më të mëdha. Ai është origjina e formimit të çdo qenieje të gjallë.  Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “Pastaj Ne e ndamë dhe bëmë nga uji çdo gjë të gjallë!” (El-Enbija’ 30)

Uji është themeli i jetës dhe elementi i mjedisit që u nevojitet të gjitha qenieve të gjalla, pa të  nuk mund të bëjnë as njerëzit, as kafshët dhe as bimët. Zoti i Plotfuqishëm ka thënë: “ Është Ai që zbret nga qielli shi, i cili ju siguron ujë për të pirë dhe bën që të rriten bimët, që shërbejnë si ushqim për kafshët. Nëpërmjet tij (ujit) rriten të lashtat, ullinjtë, palmat, rrushi dhe fruta të llojllojshme. Këtu ka vërtet tregues (të fuqisë hyjnore) për njerëzit, që kuptojnë.”(En-Nahl 10-11)

Adhurues të Zotit! Uji është mjeti i pastrimit, e cila, pastërtia, është gjysma e besimit, kusht për lutjen, namazin dhe shumë adhurime të tjera. Me ujë merret abdesi dhe gusli, larja rituale totale e trupit. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Është Ai që i dërgon erërat si lajmëtarë të gëzueshëm para mëshirës së Tij, duke lëshuar prej qiellit ujë të pastër, që nëpërmjet atij të ngjallim vendin e vdekur dhe t’u japim ujë kafshëve dhe shumë njerëzve që Ne i kemi krijuar.” (El-Furkan 48-49) Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ …dhe lëshoi nga qielli shi, për t’ju pastruar nëpërmjet atij…” (El-Enfal 11)

Adhurues të Zotit! Shiu është një nga bekimet më të mëdha që meriton mirënjohje. Zoti i Plotfuqishëm ka thënë: “Është Ai që e zbret shiun, kur ata kanë humbur çdo shpresë dhe përhap mëshirën e Vet; Ai është Mbrojtësi i vërtetë dhe i  Denji për falënderim.”(Esh-Shura 28) Zoti i Plotfuqishëm ka caktuar afat dhe stinë të pritur për shiun. Allahu i Lartësuar ka thënë: “A nuk e vëren ti se Allahu i shtyn retë ngadalë e pastaj i bashkon e i grumbullon njërën mbi tjetrën, derisa të shohësh shiun se si del prej tyre dhe bie nga qielli?! Ai, prej reve të mëdha si mali, lëshon breshërin e me të godet kë të dojë, kurse e shmang prej kujt të dojë. Shkëlqimi i vetëtimës së tyre (reve) gati ta merr shikimin.”(En-Nur 43) Sikurse ka thënë: “ Dhe, një prej shenjave të Tij, është dërgimi i erërave mbartëse të lajmeve të mira (shiut), që t’ju bëjë të shijoni nga mëshira e Tij, që anija të lundrojë me urdhrin e Tij, që të kërkoni nga dhuntia e Tij dhe që të jeni mirënjohës.” (Er-Rum 46)

O ju njerëz!  Nëse shiu vonohet, njerëzit do të jenë shumë të pikëlluar dhe të vuajtur, thatësira dhe vështirësi do t’i godasin, të korrat dhe pemët do të zhduken, dhe burimet dhe puset do të thahen. Zoti i Plotfuqishëm ka thënë: “ Thuaj: “Mendoni: nëse ujërat tuaja shteren, kush (përveç Allahut) do t’ju sjellë ujë rrjedhës?!”(El-Mulk 30)

LEXO  Kur kriza rritet vjen lehtësimi

Kur njerëzit i goditi uria ndërsa profetët ishin midis tyre, ata i udhëzuan drejt rrugëve për të lehtësuar dëmin dhe larguar fatkeqësinë. Zoti i goditi disa njerëz me vite urie dhe pakësim të të korrave, në mënyrë që të merrnin mësim. Por i dërguari ynë Muhamedi, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, i kërkoi Zotit të mos e shkatërronte umetin e tij me vite urie, e Ai ia plotësoi kërkesën. Zoti i Plotfuqishëm thotë: “ Dhe Ne e goditëm popullin e Faraonit me thatësi, me vite zie, që të zinin mend.” (El-A’raf 130)

Kur Zoti dëshiron të mirën për robërit e Tij, zbret mëshirë mbi ta. Ai i lehtëson robërit dhe toka ujitet,  toka merr zbukurimet e saj dhe bëhet e bukur, e shenjat e gëzimit fillojnë e përhapen.

Adhurues të Zotit! Mirënjohja, falënderimi ndaj Zotit,  për begatit e Tij është e detyrueshme dhe është një arsye për vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e tyre. Nga pjesa e të qenit mirënjohës për këto bekime është t’i përballosh ato me lavdërime të sinqerta dhe bindje të pastër. Sepse, nëse pranohet me mirënjohja, falënderimi, begatitë do të zgjasin dhe do të shtohen, e nëse ato përballen me mosmirënjohje, ato do të merren dhe do të zhduken. Zoti i Plotfuqishëm ka thënë: “ (Kujtoje) kur Zoti juaj kumtoi: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia; por, nëse ju mohoni mirësitë e Mia, (atëherë dijeni se) dënimi Im është i rëndë.”(Ibrahim 7) Kujtojeni Zotin sepse Ai do t’ju kujtojë juve. Falënderojeni Atë për begatitë dhe mirësitë e Tij sepse  Ai do t’jua shtojë ato. Zotin e lavdërojmë për këtë mëshirë të madhe, dobitë dhe mirësitë e së cilës janë përhapur gjithandej.  Ajo erdhi në kohën kur ishte e nevojshme, të korrat u ringjallën prej saj dhe zemrat u gëzuan. Prandaj, ne i lutemi Atij për vazhdimin e mirësisë së Tij.

Zotin e lavdërojmë dhe e faënderojmë për shiun dhe reshjet që ka dërguar mbi ne, dhe për begatitë, mirësinë dhe efektet që Ai ka sjellë me të.  Ai e ka ujitur dhe e ka ngopur vendin me të,ka ringjallur tokën me të në masën e duhur dhe ka freskuar zemrat me të. O Zot, Ty të takon lavdërimi që i përshtatet madhështisë Tënde dhe është në përputhje me vazhdimësinë e begative dhe mirësive të Tua. Ty të takon lavdërimi për pafundësinë e mëshirës Tënde, për madhështinë e mirësisë Tënde dhe për bollëkun e dhuratave të Tua. Ty të takon lavdërimi për bujarinë që Ti ke dhënë, për mbulesën që Ti ke zgjeruar, për begatitë që na ke dhënë dhe për bujarinë që Ti ke dhuruar. Ne nuk mund t’i numërojmë lavdërimet e Tua, Ti je ashtu siç e ke lavdëruar Veten.

Adhurues të Zotit! Nga mirënjohja për begatitë është t’ia atribuosh ato Zotit, Dhuruesit të këtyre begative, t’u përgjigjesh atyre me bindje ndaj Tij, t’i shpenzosh ato në mënyrat që e kënaqin Atë, në mënyrë që ato të jenë shkak për pendim dhe kthim tek Ai, duke braktisur gjynahet dhe shkeljet, duke u kthyer tek Ai dhe duke kërkuar shpesh faljen e Tij. Sepse kjo është shkak për vazhdimin e begative, zbritjen e bollëkut dhe ardhjen e shiut. Zoti i Plotfuqishëm ka thënë: “E u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh, që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm, t’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj!”(Nuh 10-12)

O ju njerëz! Shiu është një argument i madh nga argumentet e Zotit, na kujton fuqinë e Tij të pamasë dhe urtësinë e Tij gjithëpërfshirëse. Zbritja e shiut përmban mësim dhe moral, dhe mbart një mesazh besimi që zgjon zemrat dhe na kujton me vdekjen dhe me shfarosjen, me ringjalljen, me llogaridhënien dhe me shpërblimin.  Ajo që sjell shiu në tokën e shkretë jetën pas vdekjes, bimësinë pas thatësirës dhe begatitë pas vështirësisë, janë provë e prekshme që na kujton vdekjen dhe ringjalljen. Pasi toka ishte e pajetë dhe e shkretë, ku shiu nxit dhe frynë dhe nxjerr çdo lloj bime të këndshme. “Ndër shenjat e Tij është edhe ringjallja e tokës. Ti e sheh tokën të thatë e të shkretë, por, kur zbresim shi mbi të, ajo lëviz dhe gjallërohet. Pa dyshim, Ai që e ngjall atë, i ngjall edhe të vdekurit. Ai është vërtet i pushtetshëm për çdo gjë.”(Fussilet 39)

LEXO  Çdo gjë ndodhën me vullnetin e Zotit -Medina 13.03.2020

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ O njerëz, nëse ju dyshoni në ringjalljen, mendoni si Ne ju kemi krijuar prej dheut, pastaj prej pikës së farës, pastaj prej droçkave të gjakut, pastaj prej një cope mishi me trajtë të plotë ose jo të plotë, për t’jua bërë të qartë! Dhe Ne e mbajmë në mitër atë që duam deri në kohën e caktuar. Pastaj ju nxjerrim si fëmijë e pas kësaj do të arrini moshën e pjekurisë. Disa nga ju vdesin e disa mbeten deri në pleqëri të thellë, që të mos dinë asgjë nga ajo që kanë ditur më parë. Dhe ti e sheh tokën të tharë, por, kur Ne lëshojmë ujë mbi të, ajo trazohet dhe gufon dhe prej saj mbijnë gjithfarë lloj bimësh të mrekullueshme në çift. Kjo ndodh (që ta dini) se Allahu është e Vërteta, se Ai i ringjall të vdekurit, se Ai është i Fuqishëm për çdo gjë, se Ora (e Kiametit) do të vijë, gjë për të cilën s’ka dyshim dhe se Allahu do t’i ringjallë ata që janë në varre.” (El-Haxhxh 5-7)

Zoti na begatoftë të gjithëve në Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi të gjithëve nga argumentet dhe urtësitë e tij të qarta.

Zotit i kërkoj falje për vete,  tek Ai kërkoni falje, vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.

Hutbeja e dytë

Zotin e lavdërojmë për mirësitë e Tij që na ka dhuruar, Ai meriton të falënderohet për sukset dhe të  mira që na ka dhënë.

Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të dërguarin tonë, Muhamedin, mbi familjen dhe mbi shokët e tij, mbi pasuesit dhe mbi mbështetësit e tij. 

Adhurues të Zotit! Shumë njerëz kanë tendencën t’i kalojnë festat dhe pushimet duke udhëtuar dhe duke dalë në natyrë e në parqe. Nëse muslimani  ka ndërmend ta bëjë këtë ai duhet të mësojë rregullat dhe t’i përmbahet etiketës.

Nga rregullat dhe etiketa janë: T’i thuash lamtumirë, të përshëndesësh familjarët, të thuash lutjen e udhëtimit, apo kur të hypësh në mjetin e udhëtimit.  Transmetohet nga Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, kur hipte mbi devenë e tij për t’u nisur për udhëtim, Madhëronte Zotin, Allahu Ekber, tre herë, pastaj thoshte: “ Qoftë lavdëruar Ai që i nënshtroi këto për ne, se vetë ne këto nuk do të mund t’i kishim nën pushtet  dhe ne, me siguri, do të kthehemi te Zoti ynë!”(Ez-Zuhruf 13-14) O Zot, kërkojmë Ty në këtë udhëtim veprat e mira dhe devotshmërinë dhe prej punëve ato që Ti i do! O Zot, na e lehtëso këtë udhëtim dhe na shkurto largësinë e tij. O Zot, Ti je shoqëruesi ynë në këtë udhëtim dhe Ai në dorë të të Cilit i besojmë familjet tona pas vetes! O Zot, kërkojmë mbrojtje nga vështirësitë e udhëtimit dhe prej shikimeve të këqija, nga kthimi i keq në pasuritë, familjet dhe fëmijët tanë!” Ndërsa  kur kthehej, thoshte përsëri këto fjalë dhe u shtonte atyre: “U kthyem të penduar, adhurues, ndaj Zotit tonë falënderues.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Nga etiketat e udhëtimit është zgjedhja e shokëve të mirë dhe shmangia e vetmisë, sepse shoqëria ndihmon në bindje dhe mbron nga shejtani dhe gabimi. Transmetohet nga Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Nëse njerëzit do ta dinin se çfarë do të thotë vetmia, asnjë kalorës nuk do të udhëtonte vetëm natën.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

LEXO  Sëmundja e pakujdesisë... shkaqet dhe trajtimi

Nga etiketat e kërkuar është kryerja e namazeve të detyrueshme në kohën e tyre të caktuar. Legjislacioni Islam, sheriati, i lejon udhëtarit të bashkojë dhe shkurtojë namazet me katër rekate nëse udhëtimi i tij është një distancë që lejon shkurtimin e namazeve. Zoti i Plotfuqishëm ka thënë: “ Kur të udhëtoni, nuk është gjynah që ta shkurtoni namazin…” (En-Nisa’ 101)

Legjislacioni Islam, sheriati, lejon mestin mbi çorape, për vendaliun për një ditë e një natë, ndërsa për udhëtarin  tre ditë e tre netë, nëse i vesh ato në gjendje të pastër, me abdest. Gjithashtu lejohet të bëhet mest mbi fashë për sa kohë që ekziston nevoja për të, nuk është kusht që ajo të vendoset në gjendje pastërtie, me abdes, dhe nuk ka një kohëzgjatje të caktuar.

Kush nuk është në gjendje të përdorë ujë për shkak të sëmundjes ose një arsye që e pengon atë ta bëjë këtë, ose për shkak të një të ftohti të madh dhe ka frikë nga dëmi prej tij, atëherë Legjislacioni Islam, sheriati ia ka lejuar atij të marrë tejemmum, mënyrë pastrimi. Zoti i Plotfuqishëm ka thënë: “Por, në qoftë se jeni të sëmurë (që mund t’ju dëmtojë uji) ose gjendeni në udhëtim, ose ndonjëri nga ju vjen pas kryerjes së nevojës natyrore, ose nëse keni pasur marrëdhënie me bashkëshortet e nuk gjeni ujë, atëherë gjeni dhé të pastër dhe fshini fytyrat e duart me të.”(El-Mai’ide 5)

Nga etiketa e udhëtimit është: T’i kushtohet vëmendje aspekteve të sigurisë dhe rregullave të trafikut, të mos luhet, ndërhyhet, të mos bëhet pakujdesi ose të rrezikohet jeta.

Nga etiketa është: Mosdëmtimi ose shqetësimi i atyre që shijojnë parkun, mbyllja, ulja e shikimit para grave të tyre, përmbajtja, të qëndruarit larg nga privatësia e tyre, mos qëndrimi në rrugët dhe kalimet e tyre  dhe mosdëmtimi i objekteve, mjeteve dhe shërbimeve publike të caktuara për këtë qëllim.

Nga sjelljet e duhura janë: Ruajtja e pastërtisë mjedisore, mosndotja e parqeve ose mos hedhja e mbeturinave në vendet e papërshtashme, moskryerja e nevojave personale në vendet publike ose zona me hije, sepse ka një paralajmërim të rreptë kundër kësaj. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kini kujdes nga dy gjërat që sjellin mallkime.” Ata pyetën: “Cilat janë dy gjërat që sjellin mallkime, o i dërguar i Allahut?” Ai ka thënë: “Kryerja e nevojave personale në rrugën e njerëzve,  publike ose zona me hije.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Ato u quajtën dy mallkime sepse ato të dyja si veprime i bëjnë njerëzit që të mallkojnë. Nuk lejohet ta bësh këtë sepse është e dëmshme. Muslimani është vëllai i  muslimanit nuk bën që ta dëmtojë ose lëndojë atë.

Zoti na bëftë të gjithëve nga ata: “Të cilët,  pasi i dëgjojnë fjalët (që u thuhen), ndjekin atë që është më e mira prej tyre. Këta janë ata që Allahu i ka udhëzuar në rrugë të drejtë; këta janë njerëzit e mençur.” (Ez-Zumer 18)

O Zot, na udhëzo dhe na e bëj të dashur besimin dhe zbukuroje atë në zemrat tona, bëj të urryer për ne mohimin, shthurjen dhe mosbindjen, dhe na bëj nga të udhëzuarit në rrugë të drejtë.

O Zot, nga Ti kërkojmë falje dhe mirëqenie në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret. O Zot, të kërkojmë falje dhe mirëqenie në fenë tonë, në punët tona të kësaj bote, në familjet tona dhe në pasurinë tonë. O Zot, mbulo të metat tona, na jep siguri nga frikët tona, na mbulo me mbrojtjen dhe kujdesin Tënd, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, ndihmo robërit e Tu besimtarë, që të Njësojnë Ty.

O Zot, bëje të paqtë, qetë dhe të sigurt këtë vend dhe të gjitha vendet  muslimane.

O Zot, ruaj ushtarët tanë të stacionuar në kufijtë dhe frontet tona. O Zot, prano të vdekurit e tyre nga dëshmorët, shëro të sëmurët e tyre dhe ktheji ata në familjet e tyre të sigurt dhe fitimtarë, o Zot i botëve.

O Zot, përmirëso situatën e muslimanëve, jepu atyre siguri në vendet e tyre, bashkoji ata, unifiko fjalën e tyre mbi të vërtetën, pajto zemrat e tyre dhe përmirëso marrëdhënient në mes tyre. O Zot, ruaj ata nga përçarjet dhe sprovat, të dukshme dhe të fshehura, me mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, na jep siguri në vendin tonë, jepu sukses udhëheqësve dhe sundimtarëve tanë. O Zot, jepi sukses nga suksesi Yt sundimtarit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta,  mbështete atë me ndihmën Tënde, forco me atë fenë Tënde  dhe jepi atij shëndet të mirë dhe mirëqenie, o Zoti i botëve. O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë që Ti do dhe je i kënaqur, o Ti që i dëgjon lutjet.

“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)

O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/100063500681483/videos/pcb.1450787720381237/1082637703949611

Post Author: endrit