Sistemi i vlerave – Meka 06.11.2020

Hytbe e Qabes                      20-03-1442 H   06-11-2020 

Shejh Salih El Humejd                  Tema: Sistemi i vlerave

Falenderimi i takon Allahut. Falenderimi i takon Allahut. Urdhëri i Tij është vendim dhe urtësi. Pajtimi i tij është siguri dhe mëshirë. Ai gjykon me dijen e Tij dhe fal me butësinë e Tij. Atë e falenderoj atë me falenderimet më të kënaqëshme, më të dashura e më të mira për Të. Me falenderim që mbulon gjithçka që ka krijuar e që arrin aq sa Ai dëshiron.

Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut të vetëm e të pashoq. Kjo dëshmi që është shpëtim ditën e kthimit.

Dëshmoj se i nderuari ynë profeti Muhamed është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij. Ai është më i nderuari i krijesave dhe më i miri i robërve. Nderimet shpëtimi dhe begatitë e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij të cilët ishin të udhëzuar e të drejtë, mbi tabiinët dhe ata që pasojnë rrugën e tyre me mirësi deri në ditën e thirrjes.

O njerëz u porosis ju dhe veten time të jemi të devotshëm ndaj Allahut. Jini të devotshëm ndaj Allahut! Allahu ju mëshiroftë! Devotshmëria ndaj Allahut është gjëja më e dobishme që mund të kultivosh.

Dijeni se ai që posedon prej kësaj jete çdo gjë që ka dëshiruar po ashtu si erdhi në të ka për tu larguar.

Me modesti sillet ai që është i sigurtë në vetvete. Mendjemadhi tregohet kryelartë për shkak se i di të metat e vetvetes.

O rob i Allahut nëse urren dikë sillu mirë e mos nxit që edhe të tjerët ta urrejnë atë sepse problemi mund të jetë tek ti. Krijesat duhet t`ia lësh Allahut.

Lumturia, Allahu të ruajtë arrihet me zemër që nuk mbart urrejtje të kota, me shpirt tolerant e të lehtë dhe shoqëri e cila nuk pret shpërblim.

“ Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë.” (Nahl: 97).

O Musliman, një prej kollonave të ndërtimit të njeriut dhe një themel i fortë në ndërtesën e etikës njerëzore që prek të gjitha aspektet e sjelljes në rang individual e shoqëror që është një pikë e fortë e cila i orienton sjelljet drejt mirësisë, që nxit drejt progresit në nivelet e perfeksionit, që ecën drejt pozitave të larta. Me të përpjekjet drejt çështjeve të larta dhe veprave të bukura janë të vlefshme e të sakta. Ajo është një cilësi madje disa syresh që nëse dominojnë tek njerëzit do të jetonin në siguri e stabilitet, në solidarizim e bashkëpunim. Cilësi të cilat ndërtojnë personalitetin, forcojnë vullnetin, ruajnë sigurinë, mënjanojnë të këqijat dhe ndreqin gabimet. Këto o rob të Allahut janë vlerat dhe moralet.

“Në sajë të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. Prandaj falua atyre gabimin, kërkoi falje Allahut për ata dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme.” (Al Imran; 159).

“Thuaju, robërve të Mi, që të flasin atë që është më e mira. Në të vërtetë, djalli mbjell ngatërresa ndërmjet tyre. Vërtet, djalli është armik i hapët i njeriut.” (Isra; 53).

“Kur vendosim ta shkatërrojmë një qytet, Ne i urdhërojmë (për mirë) të pasurit e tij dhe, kur ata bëjnë mbrapshti në të, atëherë përmbushet Vendimi (i dënimit) kundër tyre dhe Ne i shkatërrojmë gjer në themel.”

Vlerat e pasuesve të islamit burojnë prej fesë së tyre, besimit të tyre, dispozitave fetare që i orientojnë ata dhe vështrimi i tyre mbi jetën e kësaj bote dhe mbi jetën tjetër.

Vëllezër prej përkufizimeve më të sakta, më përmbledhëse dhe më rreale të vlerave, se ato janë; cilësi që i posedon personi e që sillet ndaj të tjerëve me to.

Abdullah ibnul Mubarek, Allahu e mëshiroftë ka thënë: Edukata gati mund të qe dy të tretat e fesë.

Hafiz ibn Raxheb ka thënë: Shumë njerëz mendojnë se devotshmëria është të kryesh të drejtat e Allahut duke lënë mënjanë të drejta e robërve të Tij.

Ai, Allahu e mëshiroftë ka thënë: Kryerja e të drejtave të Allahut dhe e të drejtave të robërve njëkohësisht është shumë e rrallë nuk mund të kenë forcë në kryerjen e tyre vetëm njerëzit e komletuar si profetët dhe të sinqertët.

Harith El Muhasibij, Allahu e mëshiroftë ka thënë: Prej gjërave të rralla është sjella e mirë bashkë me fetarizëm, vëllazëri e mirë me besnikëri.

Jahja ibnu Muadh, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Sellja e keqe, është një e keqe që nuk bën dobi me të veprat e mira e të shumta ndërsa sjellja e mirë është një e mirë që nuk dëmton me të veprat e këqija e të shumta.

O Musliman, Një person erdhi tek i Dërguari i Allahut (s.a.s) dhe tha: O i Dërguari i Allahut filanja po tregojnë se fal shumë namaz, agjërim dhe sadekah veçse ajo mundon komshinjtë me gjuhën e saj!? Ai tha: Ajo është në zjarr.

Pastaj tha: O i Dërguar i Allahut po tregojnë se filanja ka agjërim të pakët, po kështu dhe sadekah dhe namaz. Ajo jep sadekah copëza djathi e nuk i mundon komshinjtë me gjuhën e saj. Ai tha: Ajo është në xhenet. Transmeton El Mundhirij në ‘Tergib ue terhib’ me zinxhir të saktë.

O rob i Allahut njerëzit nuk shikojnë prej besimit tënd dhe adhurimit tënd vetëm atë që shohin prej moralit tënd, edukatës dhe sjelljeve të tua.

Feja është e bashkëshoqëruar me sjelljen. Libri i Kuranit përpara se të jetë në kraharor apo në çantë le të jetë në moral e në vepër.

Njeriu përpara se tu flasë njerëzve për fenë, tolerancë dhe përsosmërinë e saj le tu flasë me sjelljet, shijet dhe edukatën e tij. Matësi korrekt dhe peshorja e saktë në gjithë këtë na tregohet në hadithin e saktë prej Mustafasë (s.a.s): “Të duash për vëllain tënd atë që i do vetes dhe të sillesh me njerzit siç dëshiron të sillen me ty.”

Ku është feja, Allahu ju ruajtë tek një person adhurues, që i kryen obligimet, kryen vepra vullnetare, jep sadekah mirëpo ai i bën padrejtësi këtij, ia shlyen me vones rrogën një tjetri, që nuk ia jep atë që i takon tjetrit, që nuk i rrespekton njerëzve sipas nivelit të tyre por i anashkalon me fodullëk i sheh me inat e me përçmim dhe me arrogancë.

Kujtoni hadithin që flet për të falimentuarin i cili vjen ditën e gjykimit me vepra të mira sa malet mirëpo ka goditur këtë e ka sharë atë dhe ka marrë pasurinë e këtij. Të gjithë të mirat do ti ikin e pastaj do të hidhet të zjarr. Allahu na ruajtë.

O muslimanë, shoqëria forcohet dhe mbrohet me edukimin e brezave të rinj me synime të larta, me morale fisnike, duke nxjerrë në pah shembujt e mirë. Duhet të rriten në ambjente edukative; në xhami, në shkollë, në xhami, në shoqëri, në media dhe në arsim me të gjitha nivelet e tij.

O muslimanë, ju baballarë, ju nëna, ju edukatorë mësojini brezave që po rriten se feja e tëra është moral dhe se ai i cili ka më shumë moral ka më shumë në fe.

Edukojini ata se feja është në buzëqeshje e gëzim e nuk është në paraqitjen e egër e të mrrolur të fytyrës.

Feja është çelje në fytyrë, qetësi dhe siguri. Buzëqeshja është sadekah dhe adhurim.

Mësojini ata që tu flasin njerëzve me fytyrë të çelur me fjalë të ëmbla dhe shprehje të bukura.

Mësojini ata se zemra e mirë është ajo që shpëton prej zilisë smirës, syefaqësisë dhe ashpërsisë. E kështu është zemër e vërtetë e shëndetëshme që i do njerëzit.

Edukojini brezat që po rriten që adhurimi ashtu sikurse kryhet në xhami duhet të jetë edhe në shtëpi kur sillesh me bamirësi ndaj prindërve, kur mban lidhjet farefisnore, në rrugë kur i mbaron punë njerëzve sipas hallit e nevojës, kur i jep selam atij që njeh e atij që nuk e njeh, në zyra e në vendet e punës ku kërkohet të zbatohen rregullat, udhëzimet dhe të rrespektohen qytetarët, në mjetet e transportit ku kërkohet të rrespektohet i moshuari të mëshirohet i vogli e të tregohet dhembshuri për nevojtarin të ndihmosh të dobëtin e të pafuqishmin, në tregje ku kërkohet të përmbushen masat e peshoreve duke i dhënë çdokujt atë që meriton larg mashtrimit, hileve dhe betimeve të kota.

Mësojini ata se vetëm Allahu është mbikëqyrësi që të merr në llogari robërit e Tij dhe askujt nuk i është lënë testament të mbikqyrë njerëzit.

“Ti nuk je aspak përgjegjës për ata e as ata nuk janë përgjegjës për ty.” (Enam; 52).

Sqarojini atyre se prej moralit të dobët është angazhimi me të metat e njerëzve e jo me të metat e vetvetes.

Mësojini atyre se toleranca nuk është dobësi e nënshtrim por është forcë, madhështi dhe krenari.

Edukojini ata të kërkojnë ndjesë për gabimet e të jenë të arsyeshëm.

Mësojini se kërkimi i faljes është trimëri dhe aryetimi është sjellje e bukur.

Mësojini atyre kulturën e mospajtimit në mendim se ajo që thotë ai është e saktë por që mund të jetë gabim dhe se ajo që thotë shoku i tij është e gabuar por që mund të jetë dhe e saktë. Ajo që shihet prej tij si gabim nuk shihet e tillë prej dikujt tjetri por shihet si vetë e vërteta.

Mësojini ata që të sillen butë me punëtorët që punojë që herët në mëngjes për rrizkun e tyre. Mësojini ata që të luten për ta që të kenë furnizim të gjerë dhe punë të ndershme, që Allahu t`ia lehtësojë atyre çështjet ti bekojë në të ardhurat e tyre, të nxitojnë ti ndihmojnë ata e t`ia lehtësojnë gjendjen sa të munden.

Edukojini që kur të shohin një të sëmurë apo kur të kalojnë pranë ndonjë spitali të luten për shërim të çdo të sëmuri e që Allahu ti largojë belatë nga çdo i sprovuar. Ti vizitojnë ata e ti ngushëllojnë sepse kjo është prej moralit fisnik sikurse është edhe prej adhurimeve më të mira.

Edukojini ata që të jenë të çelët në fyryrë, të bëjnë mirë, të falin, të jenë bujarë, për durim, mëshirë, afrimitet, butësi, mbartje të mundimeve, ndihmë ndaj nevojtarit, ushqim ndaj të uriturit, veshje për të paveshurit, për drejtësi, pakësim të mospajtimeve, të shprehen ëmbël ndaj atyre që njohin apo atyre që nuk i njohin.

Edukojini të respektojnë të afërmin e të huajin, të jenë të sjellshëm me të voglin e me të madhin, të jenë pjesmarrës në hidhërime e në gëzime, të sillen mirë me çdokënd cilido qoftë ai.

Orientojini që të nxitojnë të jenë ndihmëtarë kur ndodhin probleme e të jenë aktiv kur ndodhin sprovat e të këndshëm në mardhënie me të tjerët.

Edukojini ata të jenë të kujdeshëm në ruajtjen e kohës e në përsosjen e punës, të jenë të turpshëm, të ndershëm, të qëndrueshëm, të kujdeshëm ndaj vlerave dhe mbulesës (tek gratë).

Vepra jo shumë të rënda por ato janë më të shtrenjta se ari. Vepra të lehta por që në peshore janë të rënda.

Mësojini ata se personi me moralin e tij të mirë arrin gradat e agjëruesit e të atij që falet gjatë për të cilat na trejgojnë hadithet e përcjella prej profetit tonë Muhamed (s.a.s) në mënyrë të saktë.

Një shoqëri nuk mund të jetojë rehat nëse individët e saj nuk i lidhin lidhje të forta të moraleve fisnike.

Gazaliu Allahu e mëshiroftë ka thënë: Afrimiteti është fryt i moralit të mirë. Përçarja është fryt i moralit të keq.

Ebu Hatim ka thënë: Morali i mirë i tret gabimet ashtu sikurse dielli tret akujt. Morali i keq e prish veprën ashtu sikurse uthulla e prish mjaltin.

Moralet dhe vlerat janë mbikqyrësit që nxisin për veprën dhe ndjesinë e përgjegjësisë.

“Nuk barazohet e mira me të keqen! Të keqen ktheje me të mirë e atëherë armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë. Ky virtyt u dhurohet vetëm atyre që durojnë dhe vetëm atyre që kanë një fat të madh. Nëse djalli fillon të të joshë, kërko mbështetje te Allahu. Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.” (Fusilet 34-36).

Allahu na mundësoftë të përfitojmë prej dobive të Kuranit madhështor dhe me udhëzimin e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem). Pas këtyre fjalëve i lutem Allahut të më falë mua, ju dhe tërë muslimanët çdo gjynah e çdo gabim. Kërkojini falje se Ai është Falësi dhe Mëshiruesi.

Hutbeja e dytë

LEXO  Edukimi i fëmijëve dhe rëndësia e tij - Meka 24.09.2021

Falenderimi i takon Allahut. Falenderimi i takon Allahut. Mëshira e tij ka kapluar gjithçka. Fjala e tij është plotësuar me vërtetësi e me drejtësi. Atë e falenderoj dhe Atij i jam mirënjohës. Mirësitë e Tij ndaj nesh janë të shumta e të vazhdueshme.

Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut. Fjala e teuhidit mbi të cilin është ngritur feja e Tij.

Dëshmoj se i nderuari ynë profeti Muhamed është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij. Shpallja e tij është universale. Profecia e tij është vulë e profecive. Nderimet, shpëtimi dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe mbi shokët e tij ata janë të afërmit dhe pasuesit e tij, dhe mbi tabiinët dhe mbi ata që pasojnë rrugën e tyre.

O muslimanë, padrejtësia dhe hakmarrja padrejtësisht, vrasja e genocidi të gjitha këto ndodhin vetëm atëherë kur humbasin vlerat, kur mbizotërojnë interesat e ngushta dhe kur egoizmi triumfon e udhëheq. Sa të vrarë për shkak të egoizmit vrastar. Sa e sa shkatërrime për shkak të tekave të tepruara.

Vlerat shuhen dhe moralet humbasin kur dobësohet fetarizmi e atëherë do shohësh sjellje të keqe ndaj dy prindërve, mashtrimin, shpenzimin e kohës kot, humbjen e hijeshisë e të nderit.

Personi me moral të keq përjeton krizë të vlerave në besim e jo në vlerat materiale. Ai jeton i ndarë mes dijes dhe veprës, mes fesë dhe punës, mes besimit dhe parimeve. Personi pa vlera jeton i lëkundër e i shpërndarë.

“A është më mirë ai që shkon rrëshqanas e kokulur apo ai që ecën ballëlart në rrugën e drejtë?” (Mulk; 22).

Kijeni frikë Allahun o rob të Allahut! Dijeni se popujt jetojnë nëse jetojnë moralet e tyre dhe zduken nëse humbin moralet e tyre.

Popujt nuk janë zhdukur e nuk janë shuar qytetërime për shkak të humbjes së zgjuarsisë së tyre apo dijeve apo për shkak të numrit të pakët të individëve por për shkak të humbjes së privacisë morale të popullit e për shkak të dominimit të moraleve të një populli tjetër mbizotërues.

Dërgoni salavate dhe selame mbi mëshirën e ofruar dhe mirësin e dhuruar profetin tuaj Muhamedin të dërguarin e Allahut. Zoti juaj ju urdhëron për këtë në shpalljen e tij të plotësuar e Ai është i Vërteti në fjalë. Allahu ka thënë fjalë fisnike:

“Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”! (surja Ahzab; 56)

O Allah ngreje lart, shpëtoje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, të dashurin dhe profetin e zgjedhur, familjen e tij të mirë e të pastër, bashkëshortet e tij të cilat janë nënat e besimtarëve. O Allah kënaqësia jote qoftë mbi katër prijësat e drejtë Ebu Bekrin, Umerin, Osmanin dhe Aliun dhe mbi gjithë shokët e tij dhe mbi ata që ecin në gjurmët e tyre dhe zbatojnë traditën e tyre deri në ditën e gjykimit edhe ndaj nesh bashkë me ta me faljen tënde, bujarinë, mirësinë dhe bamirësinë tënde o më Fisniku i fisnikëve.

O Allahu fenë islame ngreje lart dhe muslimanët bëji krenar.

O Allahu fenë islame ngreje lart dhe muslimanët bëji krenar.

O Allah poshtëroi tiranët, mohuesit dhe tërë armiqë e fesë e të popullit besimtar.

O Allah na jep siguri në vendet tona, Përmirësoi prijësat dhe udhëheqësit tanë.

Udhëheqjen mbi ne mundësoja atij që të frikësohet Ty, që është i devotshëm e që mundohet të fitojë kënaqësinë tënde o Zot i botëve!

O Allah jepi sukses udhëheqësit tonë dhe prijësin tone, jepi atij sukses prej suksesit tënd, jepi krenari në bindje ndaj Teje. Me të ngreje lart e më lart fjalën tënde. 

Bëje atë ndihmës të islamit e të muslimanëve. Jepi sukses atij, mëkëmbësit të tij, vëllezërve të tij dhe ndihmëtarëve të tij të bëjnë atë që të kënaq ty, drejtoji ata në bamirësi e devotshmëri!

O Allah udhëzoji prijësat e muslimanëvë të zbatojnë librin tënd e të ecin në rrugën e profeti tënd. Bëji ata mëshirë për robërit e tu besimtarë. Bashkoji ata në të vërtetën, në udhëzim e në të vërtetën!

O Allah përmirësoje gjendjen e muslimanëve. O Allah përmirësoje gjendjen e muslimanëve në çdo vend, ruaje gjakun e tyre, bëji ata të një fjale të bashkuar rreth të vërtetës, udhëzimit dhe rrugës profetike.

O Allah jepi udhëzim umetit islam ku të nderohen në të njerëzit e devotshëm e të udhëzohen mëkatarët, të urdhërohet tek e mira e të ndalohet e keqja se Ti ke fuqi për çdo gjë!

O Allah ty të kërkojmë të merresh me Jehudët uzurpues e pushtues se ata nuk kanë kurrë mundësie kundrejt Teje. O Allah zbrit mbi ta forcën tënde prej së cilës nuk kanë shpëtim njerëzit kriminelë. O Allah ne mjaftohemi me Ty kundër tyre e mbrohemi me Ty kundër së keqës që vjen prej tyre!

O Allah të lutemi të na mbrosh prej çdo fatkeqësie e të mundësosh të falenderojmë për shëndetin që gëzojmë!

O Allah me ty mbrohemi prej çdo gjëje të urryer dhe të keqës së saj!

O Allah na mbro prej zgjebes, çmendurisë, lebrozës dhe prej çdo smundjeje të keqe.

O Allah ne të kërkojmë butësi në përcaktimet e Tua mbi ne, dhe ndihmën Tënde në atë që ke vendosur të ndodhë, Ty të kërkojmë falje për shkarjet e këmbëve tona, Ti je siguria për atë që mbështetet tek Ty, Ti je mbrojtësi i atij që ta lë çështjen e vet Ty, O Ti që dëgjon çdo ankesë, o Ti që e largon çdo fatkeqësi hidh mbi ne pëlhurën e mbulimit, të faljes e të devotshmërisë dhe bëje xhenetin Firdeus vendbanim për ne!

O Allah na i lehtëso shkaqet e mos na i mbyll dyert përpara nesh e na jep suksen në lutjet e pranuara!

O Allah Ti je i Adhuruari nuk ka të adhuruar me të drejtë veç Teje, Ti je i Pasuri e ne jemi nevojtarë zbrit mbi ne shi e mos na lë të pashpresë! O Allah zbritna shi!

O Alah ne të kërkojmë falje Ty se ti Je Falësi i madh sille qiellin mbi ne me shi të bollshëm dhe atë që zbret bëje forcë për ne në bindje ndaj Teje dhe vazhdimësi! O Allah shi të dobishëm, të bollshëm e të vazhdueshëm me të cilin njomen vendet dhe njerëzit e ta bësh të bereqetshëm për qytete e fshatra!

O Allah ne jemi krijesa prej krijesave të Tua ne bëjmë dot pa shiun Tënd prandaj o Allah mos e pengo mirësinë Tënde për shkak të gjynaheve tona!

Tek Allahu mbështetemi, Zoti ynë mos na bëj sprovë për njerëzit e padrejtë!

Zoti ynë i kemi bërë padrejtësi vetvetes sonë e nëse nuk na fal e nuk na mëshiron kemi për të mbetur të humbur.

O Allah na jep të mira në këtë jetë, të mira në jetën tjetër e na ruaj nga dënimi i zjarrit.

I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve! (Surja Saffat; 180).

 

Post Author: endrit