Fitimi hallall dhe  mirësia e sigurisë në xhamitë e shenjta – Meka 18.03.2022

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar       15-08-1443 H   18-03-2022 D

Shejh Salih Ibn Humejd   

Tema   Fitimi hallall dhe  mirësia e sigurisë në xhamitë e shenjta

 

Lavdërimet janë për Zotin, lavdërimet janë për Zotin, Ai udhëzon dhe humbën, lartëson dhe poshtëron, i Madhërishëm dhe i Lartësuar është Ai.  Zotin e Madhërishëm e lavdëroj dhe e falenderoj, Ai dhuroi, vlerësoi dhe shpërbleu.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok,  nuk pyetet për çfarë Ai bën, ndërsa të gjithë veç Tij do të pyeten. 

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë,  Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, poseduesi i pozitës së lartë dhe me moralin më të përsosur. Paqja, mëshira dhe bagatia e Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët dhe shokët e tij, me ata Allahu ndihmoi këtë fe, dhe me ata poshtëroi armiqt e fesë, dhe mbi tabiinët dhe ata që i pasojnë me mirësi sa të ketë sy për shikim, veshë për dëgjim dhe duar për të vepruar. Lutje dhe përshëndetje të shumta, të vazhdueshme deri në përjetësi. 

Në vijim

O ju njerëz! Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun. Zoti ju mëshiroftë,  frikësojuni Atij, dhe nxitoni në vepra të mira, dijeni se, dëmet  do të ekspozohen, shfaqen,  dhe se kundërshtitë ndalen,  ndërsa vdekja vjen shpejt, papritur,  zvarritja është mall i humbur. Kush i frikësohet Sunduesit të tij dobësohet, largohet nga ai fatkeqësia. Kush pëlqen mendimi i tij, nuk pranon mendim tjetër veç tij. O rob i Zotit, përmirëso mendimin tënd për Zotin, justifiko vëllezërit e tu. Mos u angazho me mosvarrëveshje, injoroi, dhe kërko falje,  “Përmende Zotin tënd me vete, i përulur dhe me frikë – jo me zë të lartë, në mëngjes dhe mbrëmje, dhe mos u bëj nga ata që nuk i kushtojnë vëmendje!” (El-A’raf 205) Falni dhe mëshironi: “Vallë, a nuk doni ju që t’ju falë Allahu? Allahu është Falës e Mëshirëplotë.” (En-Nur 22)

O ju muslimanë! Me të lejuar të mirë përmirsohet shpirti dhe shtëpia, sepse është vërtetuar që sjellja dhe morali i njeriut ndikohen nga ajo që hynë në stomakun e tij, sikurse ka ndikim të madh në trupin e tij. Meditoni në atë që thonë disa nga njerëzit e dijes. Thotë: Është e qartë se të devotshmit dhe njerëzit e mirë shtohen kur shtohet ushqimi i lejuar, hallall, që ruhen dhe qëndrojnë largë asaj që është e dyshimtë. Në çdo anë që shtohet e lejuara në mesin e një  populli, shtohen të devotshmit, dhe e kundërta gjithashtu. Për këtë tregon fjala e Allahut të Madhërishëm që thotë: “O të dërguar, hani nga të lejuarat dhe bëni vepra të mira!“ (El-Mu’minun 51) 

Njerëzit e dijes kanë thënë: “ Preferimi i ushqimit të mirë, të lejuar,  ndaj veprave të mira, është njoftim se të ushqyerit e këtyre të mirave sjellin veprat e mira.  Sepse ushqimi i mirë i bën dobi zemrës dhe trupit, dhe me ato përmirësohen veprat, sikurse ushqimi i keq prishën zemrën dhe trupin dhe kështu dëmtohen, prishen veprat.

Vëllezër besimtarë! Përmirësoni ushqimin, pijet, veshjet, stolitë, ilaçet, sepse ato kanë ndikim të madh në pastrimin e shpirtit dhe zemrës, dhe në forcimin e dijes. Sikurse dhe pranimi i adhurimeve, përgjigja e lutjeve, janë të lidhura me të ushqyerit me hallall, ushqim të lejuar dhe të mirë. Ibn Rexhepi, Zoti e mëshiroftë, thotë: “ Vërtetë të dërguarit dhe popujt e tyre janë urdhëruar të hanë ushqime të mira, që janë të lejuara, hallall, dhe që të bëjnë vepra të mira. Sa kohë ushqimi është halllall, i lejuara, veprat e mira janë të pranuara. Nëse ushqimi është nga të ndaluarat, haram, e si mund të jenë veprat të pranuara.” Këtu mbaron fjala e tij, Zoti e mëshiroftë.

O ju muslimanë! Nuk ka tregues dhe pohim më të madh se hadithi i transmetuar nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, të cilin e ka sjellë Muslimi në Sahihun e tij, ku tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ O ju njerëz, vërtetë Allahu është i mirë, dhe nuk pranon vetëm se të mirë. Allahu i ka urdhëruar besimtarët me atë, që i ka urdhëruar edhe të dërguarit e Tij, Allahu i Madhërishëm thotë: “O të dërguar, hani nga të lejuarat dhe bëni vepra të mira! Vërtet, Unë e di mirë çfarë bëni ju!“ (El-Mu’minun 51) Sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O besimtarë! Hani nga ushqimet e lejuara që ju kemi dhënë…” (El-Bekara 172) Pastaj përmendi një burrë që vjen nga një udhëtim i gjatë, me flokë të pa krehur dhe gjithë pluhur, që ngrenë duart e tij drejtë qiellit, duke u lutur; O Zoti im, O Zoti im, ndërsa ushqimin e ka haram, pijen e ka haram, veshjen e tij e ka haram,  është ushqyer nga harami, e si ti plotësohet duaj të tillit?!” Në fakt nga karakteristikat më të spikatura në mesazhet  profetike është ajo që ka ardhur në fjalën e vërtetë të Allahut të Madhëruar: “do t’ua lejojë të mirat e do t’ua ndalojë të këqijat.” (El-A’raf 157)

O ju vëllezër!  Nga mrekullitë e kujdesit të kësaj feja dhe legjislacionit të saj të pastër, dhe imtësive ndaj kontrollit të lejuarës në të ushqyerit  e muslimanit dhe ushqimin e tij, për atë që hynë në stomakun e tij, është se nga ato që i janë lejuar atij nga kafshët, ky legjislacon, ka shpjeguar deri dhe mënyrën dhe rrugën e therjes  së saj. Për këtë ka vendosur disa kushte, ngriti për këtë disa praktika  dhe norma, duke nisur nga ai që therën, mënyrën e therjes, nga derdhja e gjakut, prerja e fytit, ezofagut dhe e qafës, që mjetet prerëse të jetë të mprehta, sjellja mirë gjatë therrjes me kafshën që therën. Sikurse ka ndaluar të ngordhurat të gjitha llojet e tyre, nga kafsha e mbytur lidhur në fyt, kafsha që është rrahur dhe ka ngordhur, kafsha që është vrarë nga rrëzimi apo nga brirët e kafshëve të tjera,  mishi i kafshës që është kafshuar nga egërsirat, kafsha që është prerë në emër të idhujve, apo për dikë tjetër përveç Allahut, vetëm në raste emergjente, të detyruar nga situata, dhe jo në kushte normale. Si dhe të tjera veç këtyre prej rregullave të detajuara, dhe edukatës së lartë, me qëllimin që muslimani të përmirësojë atë që futën në stomakun e tij.

O muslimanë! Ndërsa në këtë kohë, me përparime të lavdëruara,  dobi të cilat na i ka mundësuar dhe i ka lehtësuar Allahu, ku ky progres ka hyrë në industrinë e ushqimit, mjekësisë dhe kozmetikës, e të tjera, çfarë ka sjellë kjo teknologji e madhe nga zhvillime të jashtëzakonshme,  kanë ndodhur ndryshime të mëdha, janë prodhuar shumë materiale, derivate dhe trajtime kimike në përbërësit e ushqimit, ilaçeve, kozmetikës etj, çfarë kërkon më shumë kujdes në arritjen e të lejuarës dhe të mirës.    

O muslimanë! Ushqimi hallall, i lejuar, largon zemërimin, si dhe largon fatkeqësitë nga njerëzit, pasuria, fëmija, punët dhe shtëpia. Imam Ahmedit i është thënë: “ Kush është mjekimi i sëmundjes së zemrës?” Ka thënë: “ Të fituarit, pasurisë dhe furnizimit,  hallall.”  Disa nga njerëzit e mirë kanë thënë: “ Zemrat zbuten me ushqim hallall.” Ibrahim Ibn Ed’hem, thotë; “ Nuk  ka kuptuar  ai që di, përveç atij që e di se çfarë futën në stomakun e tij.”  Dhe nga ato çfarë është thënë për këtë çështje: “ Mos të mashtorojë një përson që e ka arnuar këmishën e tij,   apo një pjesë e rrobës  së tij është ngritur mbi nyjen e këmbës, apo ballë që ka gjurmë të dukshme, por shikoi vjetërsinë dhe frikën e tij në dirhem dhe dinar.” 

Tregohet se një gruaje, nga gratë e të parëve tanë të mirë, i ka ardhur lajmi i ndarjes nga jeta i burrit të saj, duke gatuar bukën, ka ngritur duart, dhe ka thënë: “ Ky është ushqim në të cilin ne jemi ortakë, d.m.th, ka për qëllim trashëgim, dhe pasuri.” Sahil Ibn Abdullahi thotë: “  Kush do që shikon ushqimin e tij, nga e ka fituar,  tek ai asketizmi ka hyrë pa e ftuar.” Rabiatu Ibn Abdu Ebi  Abdurrahmani, Zoti e mëshiroftë,  thotë: “Koka e asketizmit është mbledhja e diçkaje nga e lejuara, dhe vendosja e saj në vendin e duhur, e lejuar.”

Mendoni në atë që thotë Ebu Abdullah El Baxhi Ez Zahid:  “Pesë cilësi bëjnë çdo gjë të funksionojë në rregull;   Besimi në Zot, njohja e të vërtetës, sinqeriteti në punë, të punuari sipas synetit, dhe të ushqyerit me të lejuar. Nëse ndonjëra prej tyre shkëputet, nuk lartësohet dot puna. Kështu, nëse njeriu beson në Zot por nuk njeh të vërtetën nuk ka dobi, nuk përfiton. E nëse njeh të vërtetën por nuk beson në Zot, nuk ka dobi. Nëse ka besuar në Zot, njeh të vërtetën, por nuk është i sinqertë në punë nuk ka dobi prej tij. E nëse plotësohen katër të parat por nuk ushqehet me hallall nuk ka dobi prej tij.”

O rob i Zotit! I varfër është ai që lakmon, ndërsa i pasur ai që është i kënaqur. Me të lejuar, hallall, ushqehet ai që nuk ju bën padrejtësi njerëzve në jetën e tyre, ai që, nuk i privon puntorën nga të drejtat e tyre, dhe ai që, nuk shfrytëzon të dobëtit për fuqizimin e vetes. Me të lejuar, hallall, ushqehet ai që i mëson fëmijët e muslimanëve me ndershmëri, sinqeritet, dhe edukatë të mirë.

O rob i Zotit! Dije se, se kujdesi shoqërohet me lodhje, ndërsa lakmia me poshtërim. Është thënë: “ Kujdesi  poshtëron qafat e burrave.”  Ibrahim Ibn Ed’hemi thotë: “ Kujdesi i pakët dhe lakmia sjellin ndershmëri dhe devotshmëri,  ndërsa synimi i madh dhe lakmia sjellin shqetësim dhe ankth.”   

O rob i Zotit! A nuk çuditesh nga ata që shqetësohet për të lejuarën nga frika e sëmundjes, dhe nuk shqetësohet nga harami prej frikës  së zjarrit?! E këtë gjë e shkakton vetëm se neglizhenca, ngurtësia e zemrës dhe njohja, dija, e pakët.

Në Sahihun e Buharit, nga Xhundebi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohes se; “ Gjëja e parë nga e cila i vjen erë njeriut është barku, kush mundet që të ushqehet, të hajë, vetëm të mirë le ta bëjë.” 

Në vijim

Adhurues të Zotit! Mjaftohuni me të lejuarën dhe largë të ndaluarës, haramit. Pendohuni nga padrejtësitë dhe gjynahet. Bëni pasurinë tuaj mburojë për ju nga zjarri, dhe shpenzojeni atë në atë që kënaqën Zotin. Shtoni sa  më shumë sadakanë, lëmoshën, që të arrini gradë të larta. Nxitoni drejt të lejuarës, lagohuni nga e dyshimta. Ruani të drejtat e njerëzve, përsosni punën tuaj, përmbushni emanetin, mbani premtimet dhe plotësoni marrëveshjet. Shmangni mashtrimin, tradhtinë, dhe zvarritjen, shtyrjen e kohës. 

O Zoti ynë, na pasuro me të lejuarën Tënde larg të ndaluarës, me bindjen ndaj Teje largë mosbindjes, me mirësinë Tënde larg mirësi së dikujt tjetër veç Teje. O Zoti ynë, na dhuro dhe mos na privo, na shto dhe mos na mungo, nda ndero dhe mos na poshtëro, na favorizo dhe mos ji kundra nesh. O Zoti ynë, bëj furnizimin tonë të bollshëm, dhe mos zhgënje asnjëri nga ne.    

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “O besimtarë! Mos ia ndaloni vetes gjërat e mira, të cilat Allahu jua ka lejuar dhe mos e kaloni kufirin! Vërtet, Allahu nuk i do ata që e kapërcejnë kufirin. Hani nga ato gjëra të lejuara e të mira që ju ka dhënë Allahu! Frikësojuni Allahut, të Cilit ju i keni besuar!” (El-Maide 87-88) 

Zoti na bëftë dobi me udhëzimet e librit të Tij, Kuranin Famëlartë, dhe me synetin e të dërguarit të Tij, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. 

Zotit  i kërkoj falje për  vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah dhe gabim, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Si duhet të sillen besimtarët me zgjatjen e sprovave dhe fatkeqësive - Meka 26.02.2021

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet janë për Zotin, Atë e lavdërojmë për të mirat e Tij të dukshme dhe begatitë e Tij të shumëta.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, për Atë janë lavdërimet në këtë botë dhe në Botën Tjetër.

Dëshmoj se zotëria dhe i dëruari ynë,  Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit.  Allahu bashkoi me të zemrat e papajtueshme dhe udhëzoi me të mendje të  hutuara. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi të, mbi pasardhësit e tij të pastër, mbi shokët e tij, yjet e shndritshëm, mbi tabiinët dhe  mbi ata që i pasuan me mirësi, lutje dhe përshëndetje të shumëta të pafundme deri në ditën e Fundit.

O ju muslimanë! Nga mirësia e Zotit ndaj robërve të Tij është se rrethi i të ndaluarave është i vogël. Në bazë të gjitha ushqimet dhe  marrëdhënia me ato, përfitimi prej tyre dhe rrugët e fitimin janë të lejuara. Shejhul Islami, dijetari i Islamit, Ibn Tejmije, Zoti e mëshiroftë, në një fjalë të përgjithshme: thotë: “ Dije se në origjinë çdo gjë që ekziston, pavarësisht ndryshimit të llojeve të tyre, është absolutisht e lejuar për njeriun, dhe, kur është e pastër, nuk është e ndaluar që ajo të vishet, dhe të jetohet me të.”  Pastaj ai, Zoti e mëshiroftë ka thënë: “ Kjo fjalë është gjithëpërfshirëse, dhe mendim i përgjithshëm, kauzë e virtytshme, me përfitimi të mëdha, dhe begati të pafundme, me të cilën bartësit e legjislacionit qartësojnë  veprat dhe ngjarjet e panumërta në mes njerëzve.” Këtu mbaron fjala e tij, Zoti e mëshiroftë.

Adhurues të Zotit! Por njeriut, me të metat dhe lakminë e tij, nuk i mjafton rrethi i madh i gjërave të lejuara, por e shikon se hynë në rrethin e të ndaluarës, me anë të ushqimit  të ndaluar, me rrushfet, përvetësimit, duke fituar me mjete të ndaluara, përmes shitjes korruptive, të ndaluar, apo nga dëfrimi në të ndaluar.

O adhurues i Zotit! Jeta është e shkurtër, koha kalon shpejt, mos e kërko furnizimin përmes mosbindjes dhe kundërshtisë së Zotit. Çdo gjë që të shpie në të ndalaur, haram, është e ndaluar, haram. Duke u shqyer me të ndaluar humbin begatitë, shtohen sëmundjet, ndodhin katastrofat dhe krizat, dhe përhapen pakënaqësitë dhe hasmëritë.

O ju muslimanë! Nëse gjendja është kështu, artëhere mendoni për lidhjen e ngushtë në mes të ushqyerit hallall, të lejuar, të mirës, dhe arritjes së sigurisë dhe një jetesës së ndershme. Mendoni në fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “ Allahu e ka bërë shembull qytetin (e Mekës), i cili ishte i sigurt dhe i qetë. Atij i arrinin ushqime të bollshme nga të gjitha anët, por pastaj banorët e tij i mohuan dhuntitë e Allahut dhe Ai i bëri të shijojnë urinë dhe frikën, si ndëshkim për atë që bënë. Vërtet, atyre u erdhi një i dërguar nga radhët e tyre, por ata e quajtën për gënjeshtar dhe i goditi dënimi, ngaqë ishin të padrejtë. Ushqehuni me gjërat e lejuara dhe të mira që jua ka dhënë Allahu dhe falënderoni për mirësitë e Allahut, nëse vërtet e adhuroni Atë. Ai ju ka ndaluar vetëm të ngordhurën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që është therur në emër tjetër e jo në emër të Allahut. Por ata që shtrëngohen nga uria e madhe, mund t’i hanë ato, sa ta shuajnë urinë e jo të kalojnë kufirin; në të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” (En-Nahl 112-115)

Adhurues të Zotit! Kjo thuhet përkujtim për atë që përjeton vendi ynë, toka e dy vendeve të Shenjta, Mbretëria e Arabisë Saudite, nga siguria, prosperiteti, unifikim i mendimit dhe fjalës, dhe të bashkuar rreth liderit të drejtë. Vendi ynë, me begatinë dhe mirësinë e Allahut, është i dashur me shenjtërinë e tij, i pasur me vlera dhe burrat e tij, i përparuar me forcën dhe arritjet e tij, i sigurtë me mbrojtjen e Zotit të Madhërishëm, e pastaj me vigjilencën dhe vendosmërinë e kujdestarëve, sundimtarëve. Garantimi i sigurisë në të shkakton tërmet tek mashtruesit, sikurse forca dhe uniteti mes popullit dhe pushtetit zemëron të pangopurit dhe ziliqarët, dhe se mbështetja tek Zoti i kësaj shtëpie zbrapsën nga ne komplotet e komplotistëve. Me mbrojtjen e Zotit e pastaj me mbrojtjen e udhëheqjes së vendit  zhgënjehen dhe dështojnë mendimet e keqbërësve.

O ju muslimanë! Kjo është thënë që në momentit që ky shtet i bekuar, Zoti e bekoftë, ka vendosur zbatimin e ligjit të sheriatit përballë grupeve të prishura, të cilat kanë sulmuar vendet e tyre, vranë njerëzit dhe burrat e tyre, turpëruan mbrojtjen e kujdestarëve të tyre, tmerruan njerëzit e sigurtë, dhe dëshiruan që të hapin portat për të mundësuar hyrjen e keqbërësve. Ata ndërmorën akte dhune, metoda terrorizmi, nga shpërthime, shkatërrim, grabitje, gjakëderdhje dhe dalje kundra ligjit, dhe  tradhtisë duke u bërë me armiqt dhe komplotistët. Ata shkaktuan të këqija të mëdha nga frikësimi i njerëzve të sigurtë, prishja e beslidhjeve, dhe shkelja e autoritetit të udhëheqësit të muslimanëve. Krime të urryera dhe të neveritshme. Ky është një qëndrim i mençur i marrë nga shteti ynë kundër terrorizmit, kaosit, rrebelimit, në përpjekje për siguri me sundim legjitim dhe me vendim politik.   

Vëllezët të nderuar! Vërtetë ai që mendon dhe shikon, e lavdërimi është për Zotin, do ta vlerësojë këtë qëndrim të lartë dhe të vendosur që ka ndërmarrë kombi kundra çdo sjelljeje të pa ndershme,  vepër penale apo konfuzioni të urryer. Po, populli qëndron i bashkuar pas udhëheqësve dhe sundimtarëve të tij, denoncon  çdo vepër dhe dënon  çdo thënie,  dhe se nuk pranon anjërin që dëshiron të minojë  këtë vend, apo të vë në dyshim pozicionin e tij, vendosmërinë, qëndresën dhe vendimet e saj të studiuara. Vërtetë ky është vendi i Islamit, burim i mirësisë dhe strehë e sigurtë për të frikësuarit, ndihmues i të dobëtit, dorë e butë që shëron plagët, prej tij rrjedhin pafund vepra të mira,  dhe karvane bamirësie për të gjitha anët e botës. Disa duan që të minojnë rolin madhështorë të këtij vendi në kontekstin  arab, Islam, dhe ndërkombëtarë, por se vendi, qeveria, Zoti e ruajt dhe e forcoftë, dhe pas saj qytetarët e nderuar dhe banorët e tij të dashur, kanë qëndrim të prerë përballë këtyre ngjarjeve, dhe merren me ta me përgjegjësi. Për të mbrojtur kështu, fenë, vendet e shenjta, vendin dhe popullin, me vigjilencë, efikasitet, të vendosur dhe të përpiktë, nga ku rregjistrojë arritje të sigurisë dhe forcë administrative dhe gjykime të rrepta në të gjitha rrethanat e kohës dhe vendit. Lavdërimi i takon Allahut dhe Atë e Madhërojmë.  

Zoti ju mëshiroftë, frikësojuni Zotit, dhe falenderojeni Atë për atë çfarë ju ka dhuruar nga mirësitë e Tij, falenderojeni Atë për unifikimin e ideve, arritjen e sigurisë, dhe jetën e ndershme. Bashkohuni me kujdestarët e çështjeve tuaja, bashkëpunonin  në të mirë dhe devotshmëri, sepse ju jeni në lavdi, forcë dhe fuqi, dhe se kanë humbur mashtruesit, sabotatorët,  komplotistët dhe të dështuarit. 

Lutuni dhe përshëndeteni mëshirën e udhëzimit dhe më të mirin e njerëzimit, të dërguarin tuaj, Muhamedin, të dërguarin e Allahut, sepse Zoti juaj u ka urdhëruar për këtë,  Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje  robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë,  Muhamedin, familjen e tij të mirë dhe të pastër, bashkëshortet e tij, nënat e besimtarëve.

Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë  të drejtë, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e tij, mbi tabiinë dhe ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit,  dhe mbi ne së bashku me ta, me Faljen, Bujarinë dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi Bujarë. 

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zot poshtëro politeizmin dhe politeistët, shkatërro tiranët dhe idhujtarët, dhe të gjithë armiqt e umetit tonë dhe fesë. 

O Zoti ynë, na jep siguri në vendin tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët  e çështjeve tona. O Zoti ynë, mundëso të na udhëheqin ata që të frikësohen dhe janë të devotshëm ndaj Teje, dhe kërkojnë kënaqësinë Tënde o Zoti i Botrave. 

O Zoti ynë, jepi sukses nga suksesi Yt udhëheqësit dhe kujdestarit të çështjeve tona, kujdestarin e dy vendeve të shenjta, forcoje atë në bindjen ndaj Teje, lartëso me të fjalën Tënde, dhe bëje atë ndihmues të Islamit dhe të muslimanëve.

O Zot jepi sukses atij,  zëvendësit të tij, vëllezërve dhe ndihmësve të tyre, në atë që do dhe je i kënaqur, dhe drejtoi ata në të mirë dhe devotshmëri.

O Zoti ynë, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të punojnë me Librin Tënd, me synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe bëji ata mëshirë për robërit e Tu besimtarë, bashko fjalën e tyre në të vërtetën dhe në udhëzim, o Zoti i Botrave.

O Zoti ynë, përmirëso gjendjen e muslimanëve në çdo vend, o Zot, ndalo gjakderdhjen e tyre, dhe bashko në të vërtetën, në udhëzim dhe synet fjalën e tyre, bëj që ti udhëheqi ata më i miri prej tyre, ruaj ata nga të këqinjtë e tyre, zbrit sigurinë, qetësinë dhe begatinë në vendet  e tyre, mbroi ata nga të këqijat dhe fitnet, nga ato që janë shfaqur dhe ato që nuk janë shfaqur.

O Zoti ynë, ata që ne dhe vendit tonë i duan të keqen angazhoi me vetet e tyre, bëj të mbyten në lumin e urrejtjes së tyre, dhe bëj  planifikimet e tyre shkatërrim për ta, o Zoti i Botrave. 

O Zoti ynë të lutemi që të jeshë kundra tyre dhe kërkojmë mbrojtjen Tënde nga të këqijat e tyre. O Zoti ynë, na mbro nga ata me atë që Ti dëshiron,  o i Fortë dhe i Plotfuqishëm.

O Zoti ynë, ndihmo ushtarët tanë të lidhur dhe që vigjëlojnë në kufinjë tanë. O Zot forco gjykimin e tyre, saktëso goditjet e tyre, shtrëngo rradhët e tyre, forco vendosmërinë e tyre,  forco këmbët e tyre, stabilizo zemrat e tyre dhe ndihmoi  kundra atyre që i sulmojnë. 

O Zoti ynë, mbështeti ata me mbështetjen Tënde, ndihmoi ata me ndihmën Tënde. O Zoti ynë, ruaj ata para tyre, nga shpinë e tyre, nga e djathta e tyre dhe nga e majta e tyre, dhe nga lartë tyre. O Zoti ynë, kërkomë mbrojtjen Tënde që të mos gotiten nga poshtë  këmbëve të tyre.

O Zoti ynë, mëshiro dëshmorët e tyre, shëro të plagosurit e tyre, ruaj ata në familjet e tyre, dhe pasardhësit e tyre, dhe kthei ata shëndosh e mirë dhe fitimtarë në shtëpitë e tyre, me të vërtetë Ti je që  e dëgjon lutjen.

O Zoti ynë, të lutemi të jesh kundra jehudëve pushtues, me të vërtetë ata nuk të besojnë Ty, o Zot zbrit ndëshkimin Tënd që nuk kthehet kundra popullit kriminelë. O Zoti ynë, të lutemi të jesh kundra tyre dhe kërkojmë mbrojtjen Tënde nga të këqijat e tyre.

O Zoti ynë, na fal gjynahet tona, mbulo të metat tona, largo fatkeqësitë tona, shpëto të sprovuarit nga ne, shëro të sëmurët tanë dhe mëshiro të vdekurit tanë.   

“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf  23) 

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201) 

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat : 180-182)

 

Post Author: endrit