Ti kthehemi Synetit – Aksa 08.11.2019

Lavdërimet për Zotin. Lavdërimet për Zotin e Botrave. Lavdërimet për Zotin që nuk më ka sjellë exhelin , afatin e fundit, derisa të kam pranuar dhe zbatuar Islamin. Lavdërimet për Zotin që ka thënë: “Thuaj: “Ai është Allahu, Një e i Vetëm! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!” (El-Ihlas 1-4)

Për mirsinë e sures Ihlas, o Zot mos na lër në dorën të tjetër kujt, dhe mos na bëj mbështetës të dikujt tjetër veç Teje,  na bëj të pa mvarur nga çdo njëri,  o Ti tek i Cili mbështetemi dhe tek Ty është shpresa, i Lartësuar mbi çdo gjë, i Vetëm dhe Absolut, prej Teje s’ka lindur gjë dhe nuk ke fëmijë, me të vërtetë Ti je Një e i Vetëm.

Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, që ka thënë: “E të cilët kumtuan Shpalljet e Allahut dhe i frikësoheshin Atij e askujt tjetër përveç Tij. Allahu mjafton si llogaritës.”(El-Ahzab 39)

O Zot na ruaj me Sytë e Tu që nuk Flenë kurrë, na mbro me Forcën Tënde  që nuk paksohet,  dhe na shoqëro me robërit e Tu (Melaiket) natën dhe ditën, zgjuar dhe në gjumë. Zoti është më i Madhi, për ata që largohen dhe i largojnë nga shtëpitë dhe vendet e tyre, Allahu është më i Madhi për ata që i largojnë nga toka e Israsë dhe Miraxhit.

Dëshmojmë se zotërija dhe i dashuri ynë, udhëheqësi, shembulli dhe ndërmjetsuesi ynë, Muhamedi është rob i Allahut, profet dhe i dërguari i Tij, ai që ka këtë perkujtim të madh, përkujtimi i lindjes tënde o zotërija ynë o i dërguari i Allahut. Ti je që ke thënë: “Unë jam më i vlersuari nga të dërguarit e tjerë ditën e kijametit, unë jam i pari që do të hapi portën e xhenetit.” Dhe që ke thënë: “Unë jam zotërija i bijve të Ademit ditën e kijametit,  unë jam i pari që do të ngrihem, ringjallem, nga varri, i pari i ndërmjetsuar dhe i pari ndërmjetsues.”

Dhe ai që ke thënë: “Unë jam zotëja i birit të Ademit, njeriut, ditën e kijametit, dhe nuk është nder, krenari,(mendjemadhësi). Në dorën time kam ushtrinë e falenderuesve, dhe nuk është nder, krenari. Të gjithë profetët nga Ademi dhe të tjerët janë në udhëheqjen, ushtrinë time, dhe nuk është nder, mendjemadhësi. Unë jam i pari që ndërmjetsohem dhe i pari që ndërmjetsoj.”

Po o ju namazfalës! Me të vërtetë zotërija ynë Muhamedi, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, do të ndërmjetsojë për ne, ai është që ka thënë gjithashtu: “Njerëzit më të lumtur që meritojnë  ndërmjetsimin tim ditën e kijametit, janë ata që kan thënë S’ka Zot tjetër veç Allahut, me sinqeritet nga zemra apo vetja e tyre.”

Prandaj o ju namazfalës, thoni “S’ka Zot tjetër veç Allahut që meriton adhurim”, thojeni atë me sinqeritet nga zemrat tuaja që në ditën e kijametit të fitoni ndërmjetsimin e të dashurit tuaj Muhamedit , paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. 

Po o ju muslimanë, me të vërtetë i dërguari juaj, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë në  ditën e kijametit : “O Zoti im, umeti im, umeti im!” Paqja e Zotit qoftë mbi ty o i dashuri ynë o Muhamed, o i dërguari i Allahut, dhe mbi familjen tënde të pastër, shokët tu të parët e të mirëve, dhe mbi të gjithë ata që i kanë pasuar ata dhe kanë bërë përpjekjen e tyre nga dijetarën që punojnë deri në ditën e kijametit.

Në vijim

Allahu i Madhërueshëm thotë në suren  Xhumu’a: “Është Ai që u solli analfabetëve një të Dërguar nga gjiri i tyre, për t’u lexuar atyre Shpalljet e Tij, për t’i pastruar e për t’u mësuar Librin  dhe Urtësinë, ndonëse ata më parë ishin vërtet në humbje të plotë.”(El-Xhumu’a 2) Allahu thotë të vërtetën.

Muhamedi më i ndershimi nga Arabët dhe jo arabët. Muhamedi më i miri që ka ecur me dy këmbë. Muhamedi që është ngritur tek Zotit. Muhamedi i ndershmi i mendimeve dhe fjalëve. Muhamedi më e mira nga krijesat e Zotit. Muhamedi më i miri nga të gjithë të dërguarit e Tij. Muhamedi që i drejtohej Allahut me shqetësime.  Muhamedi vula përmbyllëse e të gjithë të dërguarve të Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ty o i dashuri ynë o i dërguari i Allahut.

O ju namazfalës!  Miljona  muslimanë  në të gjitha anët e globit, në lindje dhe në përëndim, në këto ditë përkujtojnë ditën e lindjes, përkujtim i ndershëm, lindjen e të përzgjedhurit të Zotit, Muhamedit përshëndetjet më të mira të Zotit qofshin mbi të. 

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është pyetur rreth agjërimit të ditës së hëne dhe ka thënë: “ Në atë ditë kam lindur, dhe në atë ditë më ka zbritur vahji, shpallja.”

O ju muslimanë!  O ju namazfalës! O populli më i mirë i dalë nga njerëzit! Nëse muslimanët duan që Allahu të jetë i kënaqur me ta,  duhet që të pasojnë librin e Allahut dhe synetin e të dërguarit të Tij. Është detyrë për ata që të festojnë me përkujtimin e lindjes së të dërguarit të Allahut, festë që ka lidhje me këtë përkujtim. Kjo duke kujtuar dhe praktikuar synetin e të dërguarit Muhamed, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në veprat tona, fjalët tona, dhe në sjelljet tona. Është detyrë për ne që të kthejmë thelbin e Islamin në mendjet tona, zemrat dhe ndjenjat tona. Sikurëse është detyrë për ne që të jemi të kapur fort me këtë fe madhështore në jetën tonë të përditshme, largë nga ndasitë dhe përçarjet të cilat i mbjellin të huajt kundra Islamit dhe muslimanëve. Këta të huaj të cilët kanë prodhuar marveshjen e “Balfour” it, dhe kanë nxjerrë  atë që njihet si “ Marrveshjen e shekullit” dhe të tjera aventuara dhe armiqsi si këto.

O ju muslimanë!  O ju namazfalës! O vëllezër në besim në çdo vend! Lindja e të dërguarit të ndershëm të Allahut,  Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nuk ishte një gjë normale apo lindje e zakonshme, por se i linduri është ai që do të ndryshonte rrjedhën e ngjarjeve të historisë, kjo me besimin se kjo lindje ishte një çështje madhështore. Për këtë kur Abdul Mutalibi Ibn Hashimij ndjeu afrimin e exhelit të tij porositi djalin e tij Ebu Talib për kujdesjen e këtij fëmije, Muhamedit, dhe mbrojtjen e tij. Abdul Mutalibi porositën djalin e tij Ebu Talib dhe i thotë: “ Porosis Ebu Talibin pas meje që të kujdeset për Muhamedin i cili në mes të njerëzve është i lavdëruar ndaj të cilit drejtohen të  gjithë njerëzit dhe se e mira është qëllimi i tij.”  Po me të vërtetë qëllimi  i tij është e mira. Komplotistët e huaj janë kundra Islamit muslimanëve sepse ata sulmojnë muslimanët për  fenë e tyre Islame. Është detyrë e muslimanëve që të zgjohen nga koma, pavetëdija e tyre, në këto ditë dhe të kapen me fenë e tyre sepse ata janë në shënjestër. Po me të vërtetë ata janë në shënjestër. Allahu i Madhërishëm thotë: “Shumë nga ithtarët e Librit, prej zilisë që kanë në vete, dëshirojnë që t’ju kthejnë nga besimi në mosbesim, tani që e vërteta është e qartë për ata.” (El-Bekare 109)

O ju muslimanë! O ju namazfalës! O populli më i mirë që ka dalë nga njerëzit! Shtrohet pyetja, Çfarë i  ka shtyrë apo detyruar miljona njerëz nga popujt në lindje, në Indonezi,  në Indi, Malaizi, Filipinë dhe Japoni, në Afrikë në pranimin e Islamit?! Përgjigja është se kjo ka ardhur nga sjellja e tregtarëve muslimanë të cilët kanë mbërritur atje nga gadishulli i Arabisë. E përhapën Islamin përmes sjelljes së tyre të mirë, duke thënë të vërtetën, duke mbartur emanetin, duke u kujdesur për masën dhe peshuarit e drejtë, duke rrespektuar dhe zbatuar oraret,  duke mos bër hile në tregti. Tregtarët ishin gjithashtu që pastroheshin, merrnin abdest, dhe falenin  në ato vende para atyre njerzve që e gjetën veten e tyre para një feje të re. E pëlqyen këtë fe, hynë në të me vullnet dhe me pëlqimin  e tyre të bindur në vetet e tyre.

O ju muslimanë! O ju namazfalës!  Përëndimin e ka pushtuar zilia në këto ditë në momentin  kur muslimanët kanë filluar që të ndërtojnë shtëpinë e tyre. Kur dihet që feja jonë madhështore ka filluar të përhapet në europë me shpejtësi në këto ditë. Islami me forcën e mendimit të tij ka marrë rrugën  drejt mposhtjes së botës dhe sundimin e sajtë nga e para, pa shpatë dhe detyrim. Pamvarsish luftës se  përëndimi kundra Islamit me të gjitha format, por se ata nuk mund ta zbehin atë asnjëherë duke e luftuar Islamin. Por Islami është fe e qytetërimit, fe e krenarisë, fe e dinjitetit, fe e mëshirës. Është caktuar për këtë fe që ti tejkalojë të gjitha pengesat, sulmet dhe të gjitha tradhtitë.  Zotin e lavdërojë për mirësinë e Islamit. O ju namazfalës thoni të gjithë pas meje, “ Zotin e lavdërojmë për mirsitë e Islamit.”

O zotërija ynë o i dërguari i Allahut!  Sa herë që arrijmë në kujtimin e lindjes tënde të ndershme, çdo herë na rritet besimi dhe bindja jonë, dhe se ti  nuk je dëshpëruar nga rruga e Zotit asnjëherë, dhe se ti  nuk ke marrë ndihmë dhe mbështetje tjetër veçse nga  Allahu i Madhërishëm. Sa herë që arrijmë në kujtimin e kësaj date aq herë forcohet besimi në zemrat tona, rritet shpresa tek ne, nuk na ngelet as dëshpërim dhe as pesimizëm, sikurëse nuk na ngelet frikë dhe dorëzim.

Zotërija ynë, poseduesi i këti kujtimi, me të vërtetë ti je i dërguari i këtij umeti, ne jemi pasuesit tu, dhe se nuk do të heqim dorë nga mesazhi i Islamit, të cilin e ka dërguar Allahu përmes teje. I  dashuri ynë i i dërguar i Allahut, ishe dhe do të mbetesh yllë ndriçues  që i ndriçon botës mbarë rrugën e udhëzimit, shpresës dhe të shpëtimit. Me të vërtetë i dërguari është dritë me të cilën ndriçohemi.

Të kërkojmë falje o zotërija ynë o i dërguari i Allahut për ata tradhtarë  përçarës të bashkësisë muslimane. Për ata kriminel  dhe të humbur të cilët janë larguar nga emaneti i baballarëve dhe paraardhësve të tyre.  Për ata të cilët kanë kryer krime në tokën e shokëve tu të ndershëm dhe dëshmorëve të tokës së Israsë dhe Miraxhit.

Paqja e Allahut qoftë mbi ty o zotërija ynë o i dërguari i Allahut, nga besimtarët durimtarë në Palestin, në Bejtul Mak’dis, dhe nga ata që janë të lidhur me xhaminë e bekuar të Aksasë. Dita e lindjes tënde, dita e Israsë tënd në këtë tokë të bekuar, ditën e ngritjes tënde në qiellin e lartë.

Lutjuni Zotit sepse jeni të premtuar për përgjigje.

 

LEXO  Dashuria për Zotin dhe të dërguarin e Tij burimi i shpëtimit

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet për Zotin e Botrave, lutjet dhe përshëndetjet për zotërinë dhe të dashurin tonë, Muhamedin të ndershmin dhe besnikun, për familjen dhe të gjithë shokët e tij.

O Zot mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij siç e mëshirove Ibrahim dhe familjen e tij. O Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e tij siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.

 

O ju namazfalës! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Do të jap në këtë pjesë të fjalës time, hutbes, tre  mesazhe shkurtimisht.

Mesazhi i parë: Në lidhje me shpronësimin  tokave, shtëpive dhe pasurive të paluajtshme në qytetin e Bejtul Makdis, Kud’sit dhe rrethinat e tij. Është kthyer shpronësimi i tokave, shtëpive dhe pasurive të paluajtshme në Bejktul Mak’dis dhe rrethinat e tij në fenomen. Po preket  toka e Israsë dhe Miraxhit, toka e Israsë së të dërguarit të Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nga shpronësimi i disa shtëpive dhe pasurive të paluajtshme dhe në veçanti në Bejtul Kadime, zonë në Kud’s. Kjo bëhet nga disa të rinjë të shitur, posedues të disa hartave të reja që ju janë dorëzuar me proçeduara të përshpejtuara dhe të panjohura. 

O ju namazfalës! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Është e domosdoshme  që të bëjmë me dije të gjitha ato akte shitjeje fallse lëshohen nga zyra të disa avokatësh me qendër në Jordania. Ka ndodhur që më herët kemi paralajmëruar që të kemi kujdes nga këto zyra që në vitin e kaluar ku në realitet është çuar për ndjekje një nga avokatët e këtyre zyrave, nga zyrat e shitjeve fallse, derisa është arritur që të bëhen të pavlefshme këto  shpronësime. Fatkeqsisht është për të ardhur keq por ka përsëri shpronësime  të reja, të cilat dalin nga Jordanija, ku pronarët e shtëpive kërkojnë vlera në miljona,  ku me siguri  kuptohet se ato zyra fallse janë  pas këtyre akteve dhe shpronësimeve. Prandaj duhet që dhoma  e avokatisë  të bëjnë kujdes nga këto zyra avokatie fallse. 

Sikurëse  përsërisim për të disatën herë vendimin fetar, fetvanë, e  nxjerrë nga dijetarët e Palestinës në vitin 1935, që  dënon shitësit tradhëtarë dhe ndërmjetësit e mallkuar, fetva që detyron ndërprerjen  dhe izolimin e tyre gjatë jetës së tyre. Ndërsa pas vdekjes së tyre ata nuk lahen, nuk qefinosen , nuk ju falet xhenazja e tyre dhe nuk varrosen në varrezat e muslimanëve.  O Zot unë lajmërova, o Zot dëshmo për këtë.

 

LEXO  Bëni atë që thoni - Aksa 06.11.2020

O ju namazfalës! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit!

Mesazhi i dytë: Ka të bëjë me krimin e vrasjeve me qëllim. Vrasje me qëllim, është një krim që po për hapur në mes të arabëve  në Palestinë. Raste të njëpasnjëshme, të përsëritura nga vrasjet  me qëllim në mes njëri-tjetrit tek ne. Kjo është një shfaqje e rrezikshme, shkatërruese, dhe është për të ardhur keq që të përhapet ky fenomen, fenomeni i vrasjes me qëllim, sa që numëri i të vrarëve ka arritur në 81 veta të vdekur. Po në 81 të vdekur nga fillimi i këtij viti deri tani. A nuk e dinë ata që vrasin me qëllim  se për ta nuk ka pendesë?  A nuk kanë dëgjuar ata që vrasin me qëllim fjalën e Allahu të Madhërueshëm në suren Nisa ku thotë: “Kushdo që vret një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. Allahu është zemëruar me atë, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur një dënim të madh.” (En-Nisa 93)

A nuk kanë dëgjuar këta njerëz që vrasin me qëllim fjalën e të dërguarit tonë Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur thotë: “ Abuzimi me muslimanin është shthurje  dhe vrasja e tij mohim i Zotit.”

O ju namazfalës! Me të vërtetë shfaqja e fenomenit  të vrasjeve me qëllim tregon për humbjen e sugurisë dhe se vrasësit përhapin në tokë shthurje dhe shkatërrim. Cfarë do të thotë kjo?! Me të vërtetë kjo është një sulm tjetër kundra popullit tonë durimtarë dhe të vendosur. Prandaj është detyrë për autoritetet e sigurisë që bëjnë kujdes në ruajtjen e jetëve të njerëzve. Duhet ta dimë o ju muslimanë, se feja jonë madhështore Islami e ka bërë haram ndaluar gjithashtu gjakmarrjen.

O ju namazfalës! Është detyrë për të gjithë edukatorët, mësuesit dhe mësueset, prindërit, drejtuesit e xhamijave, mësuesit dhe ligjëruesit e tyre, që të bëjnë detyrën e tyre në përhapjen e kulturës së faljes dhe të bashkëpunimit në shtëpija në shkolla. Përhapjen e kulturës së  eleminimit të agresivitetit dhe ekstremizmit në mesin e bijëve tanë. O Zot unë lajmërova, O Zot dëshmo për tëkë.

 

LEXO  “Dhe ta lartësuam emrin” - Aksa 30.10.2020

O ju namazfalës! O ju të lidhur ngusht me këtë tokë të bekuar! Të gjithë ne jemi të lidhur ngushte më të.

Mesazhi i tretë dhe i fundit:  Ka të bëjë me Xhaminë e bekuar të Aksasë, sikurëse dhe e kemi bërë traditë. Me të vërtetë pushtuesi bën presjon çdo ditë në xhaminë e bekuar të Aksasë, ajo sulmohet çdo ditë, dhe në veçanti ditët e festave të jehudëve të cilat janë të shumta. Me sulmet dhe përdhosjet e tyre të përsëritura të xhamisë, ata ëndërrojnë që të arrijnë qëllimet e tyre në xhaminë e bekuar të Aksasë. Ajo çfarë shikohet është se ata janë të përqëndruar me sulmet e tyre  në  pjesën përëndimore të xhamisë së bekuar dhe në veçanti ndërtesën e Portës së Mëshirë. Refuzojmë dhe kundërshtojmë të gjitha sulmet e përsëritura që kan të bëjnë me të drejtën e Portës së Mëshirës duke ju garantuar se ndërtesa e Portës së Mëshirës është pjesë e pa ndarë nga xhamija e bekuar e Aksasë. Ajo nuk do të mbyllet dhe do të qëndrojë e hapur për namaz të muslimanëve, sepse Aksaja me të gjitha pjesët e sajtë dhe rrethinat e sajtë është vend faljeje dhe ajo është vetëm e muslimanëve me vendim Hyjnor të përhershëm. Nuk do të ketë heqje dorë për asnjë grimcë tokë nga Aksaja, dhe se nuk na ka ngelur vetëm se të themi, Zoti të ruajt o Aksa, thoni amin.

O ju namazfalës!  Kjo është koha që është premtuar përgjigje, prandaj thoni pas meje Amin.

O Zot na jep siguri në vëndet tona, largo të vështirat nga ne.

O Zot ruaj xhaminë Aksa nga çdo e keqe.

O Zot mëshiroj dëshmorët tanë, shëro të plagosurit tanë,  liro të burgosurit tanë.

O Zot të lutemi të na bësh fitimtarë në gjykim, të arrijmë  gradën e dëshmorëve, të kemi jetë të lumtur, dhe na ndihmo kundra armiqve.

O Zoti i Gjithsisë dhe Sundues i Botës të lutemi që të na japësh siguri ditën e shpërnguljes  dhe xhenetin në ditën e provimit.

O Zot të lutemi të na japësh pendesë të sinqerët, pendesë  para vdekjes, qetësi në momentin e vdekjes, falje dhe mëshirë pas vdekjes.

O Zot ndihmo Islamin dhe muslimanët, lartëso me Mirësinë Tënde fjalën e vërtetë dhe Fenë Tënde.

O Zot fali besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit.

“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

 

 

Post Author: endrit