Virusi Korona dhe muslimanët -Aksa 28.02.2020

Lavdërimet janë për Zotin që ka thënë: “Të Allahut janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës; Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë!” (El-Fet’h 7) 

Madhërimi për Allahun që ka premtuar për shkatërrimin e tiranëve dhe të padrejtëve, prandaj përgëzoni me premtimin e Tij. Ibn Abazi, Zoti qoftë i kënaqur me të dy, ka thënë: “Premtimi i Zotit tënd nuk ka të kthyer pas, dhe nuk ka anullim.” O Zot sikurëse shkatërrove Faraonin dhe ushtrinë e tij, me ushtarë nga ushtarët Tuaj, shkatërro armiqt e Islamit dhe muslimanëve, na bëj sundues pas tyre në tokë. O Zot  plotëso mirësinë Tënde mbi ne, sikurëse plotësove mirsinë Tënde mbi të dërguarin Tënd Musain dhe mbi ata që ishin me të nga muslimanët.

Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Hakmarrësi për robërit e Tij muslimanë të dobët, që ju është bërë padrejtësi, Ai është  Fuqiploti i Ghithëfuqishmi,  ndëshkues i tiranëve dhe të padrejtëve me dorën e Tij. Ai ka thënë, dhe thënia e Tij është fjalë e saktë: “Ndërsa ndërtesat dhe kullat e Faraonit dhe të popullit të tij Ne i shkatërruam.” (El-A’raf 137) 

O Zot shkatërro atë që ndërtojnë mohuesit dhe populli i tyre, nga imoraliteti dhe tirania, dhe bëj shkatrrimin e tyre në planifikimet e tyre.

Dëshmojmë se zotëria ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, ka urryer dhe ndaluar padrejtësinë, dhe ka paralajmëruar për ndëshkimin e tij të rëndë, kur ka thënë: “Me të vërtetë Zoti e lë të lirë të padrejtin,  e nëse e merr atë, ai nuk do të shpëtojë nga ndëshkimi i Tij.”

O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje Muhamedin, familjen e tij të pastër, shokët e tij të cilët ndihmuan fenë duke e përcjellë atë tek njerëzit. O Zot fali dhe mëshiroi tabiinët  dhe  ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e kijametit.

Në vijim

Bakteri, virusi,  Korona është krijesë nga krijesa e Allahut të Madhërishëm, me të cilin e ka sporvuar Zoti njeriun në këto ditë. Njeriu,  të cilit i ka dhënë Allahu i Madhërishëm mendje, trup dhe dije, që të jetë ky bakter misterioz, befasues i njeriut me sëmundje vdekjeprurëse. Dhe që të jenë  këto nga argumetet dhe fuqia e madhe e Allahut,  për këtë njeri të padrejtë dhe tiran që sjellën shkatërrime në tokë. Kjo për qëllimin e vetëm që të kthehen tek fuqia, drejtësia dhe gjithëpushteti i Tij. Allahu është i fuqishëm që të zhduki njerëzimin mbarë, me këtë bakter  dhe të tjera si ai. Por se Ai e ka dërguar atë që të jetë si mesazh paralajmërimi për njerëzit, drejtuesit  dhe populli. E lusim Allahun që të na ruaj dhe shpëtojë nga ky bakter ne dhe të gjithë njerëzit. 

A thua vallë e kanë marrë udhëheqësit  në konsideratë këtë mesazh hyjnor, që të ju japin fund tiranive dhe padrejtësive në vendet arabe dhe Islame?! A thua vallë ju është kthyer shpresa popujve në këmbënguljen dhe detyrën e tyre,  në kundërshtimin e padrejtësisë, tiranisë dhe arrogancës së udhëheqësve të tyre? Ata udhëheqës që kanë djegur vendin, shkatërruar të mirat, dhe nënshtruar qytetarët.

O ju udhëheqës! O ju popuj! Të mjerët ju, ku është mendja, llogjika juaj?!   Të mjerët ju, ku është mendja, llogjika juaj?! Friksoheni nga një bakter, i cili nuk shikohet dot  me sy të lirë, dhe nuk frikësoheni nga Zoti i i tij dhe krijuesi i tij?! Ai,  që Kursi-u i Tij shtrihet mbi qiejt dhe Tokën, Ai,  që ka krijuar zjarrin e xhehenemit për atë që kundërshton Atë, dhe bën shkatërrime dhe është i padrejtë, bën padrejtësi, Ai i Cili ka krijuar xhenetin për ata të cilët i binden Atij, i nënshtohen dhe janë të drejtë. Sa çudi është me ju o njerëz. Frikësoheni nga vdekja me anë të këtij bakteri, dhe  nuk frikësoheni për llogarinë pas vdekjes, dhe çfarë ka  pas llogarisë  prej  zjarrit, që është në pritje.

O ju udhëheqës tiranë në tokë! Nemrudi është zotëria juaj, udhëheqësi jua, i cili ju ka paraprirë ju për në xhehenem. Është ai i pari që ka shtypur dhe vrarë njerëzit me patëdrejtë, është treguar tiran. Por se Allahu e ka shkatërruar atë për shkat të shthurjes dhe tiranisë së tij me anë të mushkonjës. Mushkonja e cila është shumë më e vogël nga krijesat e tij, sepse ai ishte më pak i vogël si krijesë tek Zotit i tij.

O ju muslimanë! O robër të Zotit! Allahu i Madhërishëm ka dërguar mikrobet, insektet tek Faraoni dhe populli i tij, për ti dhënë fund padrejtësive të tyre ndaj Musait dhe popullit të tij, Pqaja e Zotit qoftë mbi të, dhe per ata që ishin me të nga muslimanët. Erdhi përmbytja e cila solli me vete epidemi, sëmundje dhe vdekje, mesazhi i parë nga nëntë mesazhet Hyjnore paralajmëruese për Faraonin dhe popullin e tij. Allahu duke e bërë të qartë këtë ka thënë: “Prandaj, Ne u dërguam atyre përmbytje, karkaleca, rriqra, bretkosa dhe gjak, si shenja të qarta, por ata krekoseshin dhe ishin popull keqbërës.” ( El-A’raf 133)

O të lidhur ngusht më këtë vend të shenjtë! Këto mesazhe ishin paralajmërim për Faraonin, i cili pretendoi se ishte zot, dhe se ai ishtë sunduesi i çdo gjëje, i cili sipas tij duhet të adhurohet dhe ti binden përveç Zotit të Botrave. Faraoni tregoi pafuqinë e tij në thirrjen e tij gënjeshtare si zot, u dorëzua  dhe i tha Musait, paqja e Zotit qfotë mbi të; “O Musa, lutju Zotit tënd për ne, që të  na liron nga kjo vuajtje,”  

Por se ai e theu marrveshjen pasi që Allahu e largoi nga ai dhe populli i tij këtë fatkeqsi. Me thyerjen e kësaj marrveshje, premtimi, nga Faraoni,  dalin  katër përfundime.

Përfundimi i parë;  Ishte dënimi me mbytje; “Kështu, Ne u hakmorëm dhe i fundosëm në det, ngaqë ata i mohuan shenjat Tona dhe nuk ua vunë veshin.” ( El-A’raf 136)

Përfundimi i dytë;  Ishte triumfi i Musait, i dërguari i muslimanëve  dhe pasardhësit e tij, ai dhe kush ishte me të nga muslimanët, në Egjypt dhe në vendet e Shamit, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ndërsa popullit të përndjekur Ne i dhamë në zotërim viset lindore dhe perëndimore të tokës që kishim bekuar.” ( El-A’raf 137)

Përfundimi i tretë; Me të vërtetë Allahu i Madhërishëm e plotësoi premtimin e Tij të bukur për Musain dhe popullin e tij . Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kështu u përmbush premtimi i bukur i Zotit tënd ndaj izraelitëve, për shkak të durimit që treguan.” ( El-A’raf 137) Premtimi i bukur, është fjala e Zotit të Madhërishëm; “Por vullneti Ynë ishte që t’u jepnim mirësi atyre që qenë të shtypur në Tokë, t’i bënim prijës e trashëgimtarë.” ( El-Kasas 5) Ishte e gjithë kjo për muslimanët që ishin me Musain, paqja e Zotit qoftë mbi të, sepse ata bënë durim përballë Faraonit që  jua therte djemtë e jua linte të gjalla femrat e tyre.

Përfundimi i katërt; Ishte shkatërrimi i pushtetit të Faraonit, shkatërrim të plotë. Allahu i Madhërishëm thotë në lidhje më këtë: “Ndërsa ndërtesat dhe kullat e Faraonit dhe të popullit të tij Ne i shkatërruam.” ( El-A’raf 137)

O ju muslimanë! Në emrin tuaj dhe në emrin e të gjithë muslimanëve nga lartësia e minberit të ndershëm të  xhamisë Aksa i kërkojmë Kinës dhe në veçanti Indisë, udhëheqësve të botës të cilët ushtrojnë dhunë dhe armiqsi ndaj muslimanëve, që tu kërkojnë falje muslimanëve për armiqsinë dhe tiraninë e tyre, dhe të largojnë prej tyre padrejtësitë para se ti preki ata ndëshkimi hyjnorë, i cili preku Faraonin dhe popullin e tij.

Bakteri Korona është një mesazh paralajmërues nga Allahu për ta, sepse ata e kanë tepruar në tiraninë dhe padrejtësinë e tyre, e dënimi i Allahut është i ashpër dhe i rëndë, është duke ardhur dhe nuk mund dikush që ti shpëtojë atij. “I tillë është dënimi i Zotit tënd, kur ndëshkon vendbanimet që bënin gjynahe. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.”( Hud 102) 

O ju besimtarë! O ju të lidhur me këtë tokë! Ajo me të cilën përballen muslimanët, nga tirania dhe dhuna, në Kinë, Indi dhe në zonën në mes dy lumenjve, çfarë kapën Iraku dhe Siria, në Sham dhe në çdo vend ku ato ndodhen, durimi juaj  ndaj gjithë kësajt që përjetoni, ka si  përfundim  triumfin tuaj dhe shkatërrimin e armikut tuaj. Mos i humbni shpresat nga mëshira e Zotit dhe mos harroni përgëzimet e Tij për ju, sepse ju dhe paraardhësit tuaj ishit të përgëzuar për çlitimin e Kostandinopojës. Jeni ju dhe pasardhësit tuaj që do të qëndroni para portave të Romës, duke Madhëruar dhe Lavdëruar Zotin. Ky është premtimi i bukur  i Allahut që ishte për popullin para jush, dhe se Allahu do ta përmbushi gjithashtu tek ju. Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Ato ditë (fitoreje dhe humbjeje) Ne i ndërrojmë midis njerëzve.”(Al Imran 140)

Sikurëse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Përfundimi (i mirë) është për ata që ruhen nga të këqijat.” (El-Kasas 83)

Prandaj friksojuni Zotit, afrojuni Atij me pendesë dhe adhurim, që të jeni nga të afërmit, zgjedhurit dhe të dashurit e Tij, dhe ndjekësit e rrugës së Tij të sinqertë.

O ju musliman! Bakteri i tiranisë, është më i keq se bakteri Korona, bakteri i derdhjes së gjakut tonë, shkatërrimi i vendeve tona, përdhosja e shenjtërisë së Aksasë tonë dhe të shenjtave tona, janë më të rrezikshme se bakteri Korona. Bakteri i dakortësisë së të gjithë botës në luftimin e fëmijëve tanë, vrasjet makabre të djemve dhe vajzave tona, janë më të rënda së bakteri Korona.  Bakteret e  programeve shkatërruese për trurin tonë, bakteri i kapitalizmit, socializmit dhe sekularizmit, janë më të rënda dhe të dëmshme për ne se bakteri i Koronas.

Të gjithë këto janë baktere që shkatërrojnë njerëzimin me shthurjen e tyre. Përse nuk bashkohen popujt që të ju bëjnë ballë atyre dhe ti eleminojnë, sikurëse bashkohen sot që të përballen  dhe të eleminojnë dëmet e bakterit Korona?! A nuk ka në mesin e ture  një udhëheqës të drejtë?!

O ju muslimanë! Bakteri Korona e ka ngritur të gjithë botëm në këmbë dhe nuk e kan nënshtruar akoma atë. Karantinë shëndetsore, ndalesa lëvizjesh nga ato vende që bartin këtë bakter. Bashkpunim të vazhdueshëm  për gjetjen e një ilaçi shërues me lejen e Zotit. Proçeduara dhe kontrolle të shtuara të cilat tregojnë për një frikë dhe përpjekje botërore, ndërkombëtare, dhe  që është bashkuar e gjithë bota të kontrollojnë këtë bakter me lejen e Allahut. Nga këtu është në të drejtën tonë që të pyesim; Ku është kjo drejtësi dhe përpjekje ndërkombëtare që nuk vepron  për të larguar padrejtësinë ndaj popullit tonë, vendeve tona të shenjta, Aksasë tonë  dhe ndaj namazfalësve në të? Përse nuk qëndron bota në këmbë me gjithë këtë butësi që të ndihmojë çështjen tonë  të drejtë? Përse heshtën e gjithë bota përballë padrejtësive, tiranive dhe dhunës që ushtrohet ndaj muslimanëve në Kinë dhe në Indi, në Irak dhe në Sham, Siri, dhe në të gjitha pjesët e globit ku ka muslimanë?

O adhurues të Zotit! Nëse bakteri Korona është armik i njerëzimit, me të vërtetë bakteri i tiranisë dhe shkatërrimit në tokë është më i rëndë. Nëse bakteri Korona merr jetë njerëzish, me të vërtetë bakteri i shkatërrimit moral në të gjithë botën, në veçanti tek udhëheqësit, është më i rëndë në marrjen e jetëve njerzore, sepse ata përhapin luftëra dhe kaus , sepse ata fusin popuj nën thundrën  e padrejtësisë dhe tiranisë. A do të ngrihet bota me udhëheqësit dhe popujt e sajtë që ti japin fund këtij virusi, bakteri, të cilin e kanë përhapur në vendet e muslimanëve? Dhe a do të zgjohen muslimanët nga pavëmendshmëria  dhe përgjumja e tyre që të luftojnë këtë bakter i cili i ka dëmtuar ata prej kohësh?

O muslimanë!  O adhurues të Zotit! Bakterit  Mongolë ju dha fund nga duart e muslimanëve, bakterit dhe egërsisë së Nemrudit i dha fund mushkonja, ndërsa bakteri  Faraon mori fund me mbytjen e tij në ujë, bakterit  të  grupeve, ahzabeve,  ju dha fund me anë të erës. Bakterin e Ebrahas  e shkatërroi tufa e zogjëve, Ebabil. Ndërsa bakterin e padrejtësisë do ta eleminoni me të drejtën që është me ju. Prandaj bëni kujdes nga bakteri i dembelizmin dhe dobësimit të besimit, largoni këtë bakter nga feja juaj, luftojeni atë me bindje dhe sinqeritet në këtë fe me të cilën ju ka nderuar Allahu i Madhërishëm. Dijeni se Allahu është i ditur për çështjet e Tij, lidhini zemrat, shpresat dhe lutjet tuaja, veprat dhe gjendjet tuaja  me Zotin, që të ju ruaj Allahu nga bakteret, njerzore prej tyre  dhe insekteve.

O Zot nga Ty kërkojmë mbrojtje nga lebroza, lënija e mendjes, dhe rënija e flokëve, dhe nga sëmundje tjera të këqija. O Zot të kërkojmë mbrojtje nga fitnet nga ato që janë shfaqur dhe ato që nuk janë shfaqur.

Adhurues të Zotit ka ardhur në një hadith të ndershëm fjala e të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ka thënë: “Lutjuni Allahut, sepse ju jeni të premtuar për përgjigje, dhe dijeni se Allahu nuk i përgjigjet lutjes së individit me zemër të pavëmendshme.”

 

LEXO  Muhamed Husejn - Hutbeja e xhumasë në xhaminë Aksa 7.Dhul Kadeh.1439 - 20.7.2018

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet janë për Zotin.

Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok.

Dëshmojmë se zotëria ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri dhe i dashur i Tij, përcolli mesazhin, plotësoi emanetin, këshilloi umetin. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje  atë, familjen dhe shokët e tij, tabiinët dhe pasuesit e tyre me mirsi në këtë rrugë deri në ditën e fundit.

Në vijim

O ju besimtarë! Frikësohuni nga Allahu sikurëse frikësohet bota nga virusi Korona, sepse me të vërtetë i logjikshmi nëse ka frikë nga diçka e vlerson atë. Adhurojeni Allahun me adhurimin e frikës, sikurëse ju ka urdhëruar me fjalën e Tij; “por frikësohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë!” (Al Imran 175) 

Adhurojeni Allahun me adhurim të lutjes, lutje për ndihmën e Tij në këtë botë dhe lutje për kënaqsinë dhe xhenetet e Tij në botën tjetër. Sikurëse ju ka lajmëruar në Fjalën e Tij: “Ai e pranon pendimin e robërvet të Vet, i fal gjynahet dhe i di të gjitha çfarë punoni ju.”(Esh-Shura 25)

O adhurues të Zotit! Allahu i Madhërishëm na ka urdhëruar që të marrim me arsye çdo aspekt dhe moment të jetës sonë. Ndërsa bota sot që përballet me bakterin e Koronës, merr çdo gjë me arsye dhe shkak, me qëllim ndalimin e përhapjen e sajtë dhe eleminimin e sajtë. Nga këto shkaqe, arsye është dhe forcimi i sistemit imunitar të trupit. 

O muslimanë! Sikurëse forcimi i sistemit imunitarë të trupit është i kërkuar për mbrojtjen e tij nga bakteret dhe viruset, njëjtë dhe sistemi i mbrojtjes me besim me vepra të mira është e kërkuar nga çdo musliman dhe muslimane. Me qëllim që të mbrojë trupin dhe çdo gjë në të, si zemra, mendimi dhe vetja, egoja  nga kundërshtia e Zotit në këtë botë, dhe me qëllim që ta ruajë Allahu në botën tjetër nga dënimi i zjarrit. Kush  është më primare ruajtja e tij nga bakteret dhe viruset, apo ruajtja e tij nga zjarri i xhehenemit shkatërrues.  Prandaj meditoni në ato që ju thuhet,  Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga Zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë e mbikëqyrin engjëj të fuqishëm e të ashpër, të cilët kurrë nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut, por i zbatojnë menjëherë ato.” ( Et-Tahrim 6)

O ju të lidhur me këtë tokë të shenjtë! Nga mbrojtja prej bakterit Korona është dhe higjena përsonale, prandaj pastroni vetet tuaja, pastroni  zemrat dhe gjuhet tuaja nga  sëmundjet e mohimit, idhujtarisë dhe kundërshtisë së Zotit.

O muslimanë! Nga metodat e mbrojtjes nga kjo virozë janë dhe ushtrimet sportive nga ushtrimet sportive më të mira  është ecja, prandaj  ecni dhe mbani lidhjet farefisnore. Ecni për në  obligimet e Zotit dhe plotësoni ato. Shkoni për në shtëpitë e Zotit, xhamitë dhe për në xhaminë Aksa në veçanti, në çdo namaz dhe faluni në të, sepse çdo namaz ka shpërblim të madh. Kjo me qëllim që të shkatërroni bakteret e këqia dhe shkatërruese  të shpirtit të njeriut dhe me qëllim që të jeni nën mbrojtjen e Zotit dhe mëshirën e Tij. Falja e namazeve me bashkësi, xhemat, është hapi  i parë drejt rrugëzgjidhjes, forcimit dhe triumfit.

O adhurues të Zotit, o muslimanë! Vetizolimi, karantina  është një nga mënyrat e mbrojtjes nga bakteri Korona, ajo është nga metotat e përmirsimit dhe forcimit.Prandaj izoloni mendimet devijuese dhe humbëse, izoloni çdo vend në të cilin kundërshtohet Allahu, izoloni përçarjet dhe ndasitë, izoloni vrasjet dhe gjakderdhjet,  izoloni të ndaluarat dhe  gjynahet.  Prandaj kujdes dhe kujdes mos ju afroni atyre.

O adhurues të Zotit! O të lidhur me këtë vend të shenjtë! Nga metodat e mbrojtjes nga bakteri Korona, është mbrojta e shëndetit. Prandaj që të kujdeseni dhe të ruani shëndetin e besimit tuaj, të lidhjes dhe vendosmërisë tuaj me këtë tokë, nxisni veten tuaj fëmijët dhe familjarët tuaj në shpërnguljen  në  fenë tuja, me rregullat dhe ligjet e sajtë, në zbatimin dhe praktikimin e sajtë. E nëse i bëni të gjitha këto, e keni afër triumfin tuaj, bie poshtë, dështon marveshja e shekullit,  dhe dijeni se çdo forcë dhe pushtet nga arabët dhe popujt e tjerë kundra  jush është vetëm se një fije nga rrjeta e merimangës. Kjo falë durimit tuaj në fenë tuaj. Ju jeni grupacioni i qartë, ju jeni grupi i ndihmuar, ju jeni grupi që do të luftoni armikun e Zotit deri në ditën e kijametit.

O Zot të lutemi të jesh me ne dhe jo kundra nesh, na ndihmo dhe mos na bëj të mundur.

O Zot na bëj planifikues dhe jo të nënshtruar ndaj planeve të të tjerëve. 

O Zot na drejto dhe ndihmo kundra atyre që na kanë sulmuar.

O Zot të lutemi të jeshë kundra atyre që dënojnë dhe ndëshkojnë muslimanët, atyre  që djegin xhamitë e tyre në Indi dhe në Kinë.

O Zot dridhe tokën poshtë këmbëve të tyre. 

O Zot shkunde atë fort posht tyre. 

Mos u jep  atyre zgjidhje dhe shpëtim. 

O Zot të lutemi kundra tiranëve të kësaj kohe, shkatërroj ata me krijesat Tuaja më të dobëta,  që të jenë mësim për pasardhësit  e tyre dhe ata që vinë pas tyre.

O Zot ndihmo Islamin dhe muslimanët, lartëso me mirësinë Tënde fjalën e vërtetë dhe fenë Tënde. 

O Zot na furnizo udhëheqës të drejtë që ndihmon fenë.

O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, të gjallët dhe të vdekurit prej tyre.

O  Zot fali nënat tona, gratë tona, pasardhësit tanë, dhe të gjithë ata që kanë të drejta mbi ne.

O Zot na bëj mbylljen tonë me vepra të mira. 

O Zot na e merr shpirtin duke qenë i kënaqur me ne, o Zoti i Botrave.

Post Author: endrit