Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme 26-06-1446 H 27-12-2024
Shejh Halid El Muhana
Tema Vlefshmëria e Sunetit dhe domosdoshmëria e ndjekjes së tij
Lavdërimet janë për Allahun, i Cili na ka drejtuar në fenë e Tij të vërtetë dhe na udhëzoi për në rrugën Tij të drejtë. Zotin e lavdëroj me lavdërim që pranon neglizhencën në falënderim për dhuratat e Tij, Atij i lutem të më japi sukses në atë që më afron drejt kënaqësisë së Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, dëshmi që i garanton dëshmuesit të saj atë çfarë ka shpresuar, shprehësit të kësaj dëshmie Allahu i mundëson mbyllje të lumtur në punët e tij.
Dëshmoj se Muhamedi është robi i Zotit, i përzgjedhur nga krijesat e Tij, i dërguar i Tij dhe thirrësi në bindjen ndaj Tij. Allahu e ka dërguar me të vërtetën e qartë dhe e solli atë me legjislacionin e fortë. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të dhe mbi vëllezërit e tij nga profetët dhe të dërguarit, mbi familjarët e tij të nderuar dhe të pastër, dhe mbi të gjithë shokët e tij.
Në vijim
O adhurues të Zotit! Porosis veten dhe ju që t’i frikësohemi Zotit, frikë që Ai nuk pranon përveç saj, frikën e vërtetë, që nuk mëshiron vetëm se njerëzit e saj dhe që nuk shpërblen vetëm se për të. “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!” (El-Hashr 18)
O ju muslimanë! Shpallja është nderimi i Allahut për këtë umet, e ajo është nderi dhe lavdia e tij me të cilën është veçuar nga të gjithë popujt deri në fund të kësaj bote. Allahu i Madhërishëm duke mbështetur të dërguarin e Tij, mirënjohje për të dhe për umeti e tij, ka thënë: “ Andaj, përmbaju fort asaj që të është shpallur, sepse ti je në rrugë të drejtë. Pa dyshim që Kurani është përkujtesë për ty dhe popullin tënd…” (Ez-Zuhruf 43-44) Shpallja është drita të cilën Allahu e ka zbritur tek i dërguari i Tij, sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Prandaj besoni në Allahun, në të Dërguarin e Tij dhe në dritën (Kuranin), që ju kemi zbritur.” ( Et-Tegabun 8) Ai është vendimi dhe legjislacioni, sheriati i Tij, përgëzimi dhe paralajmërimi i Tij, sikurse Allahu i Plotfuqishëm ka thënë: “ Ky Kuran më është shpallur, në mënyrë që nëpërmjet tij t’ju tërheq vërejtjen juve dhe kujtdo që i përcillet.” (El-En’am 19)
Shpallja është ajete, argumente koncize të qarta, histori të qarta dhe të vërteta, ajo është lidhje në mes tokës dhe qiellit. Në shpallje ka pasurim dhe shërim, në pasimin e saj ka udhëzim dhe drejtim, e kush shmanget prej saj ka devijuar dhe humbur. Allahu i Madhëruar me Emrat e Tij të bekuar për të dërguarin e Tij ka thënë: “ Thuaj: “Nëse e humb rrugën, unë gaboj vetëm për dëmin tim e, nëse udhëzohem në rrugën e drejtë, kjo është nga Shpallja e Zotit tim.” (Es-Sebe’ 50)
O adhurues të Zotit! Me shpallje ringjallen zemrat dhe shpirtrat, dhe me të ringjallen interesat e fesë dhe të kësaj bote. Ajo është drita me të cilën Allahu udhëzon kë të dëshirojë nga robërit e Tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Dhe ashtu (siç u kemi dërguar Shpallje profetëve të mëparshëm), të kemi dërguar edhe ty (Muhamed) Shpallje me urdhrin dhe vullnetin Tonë. Ti më parë nuk e ke ditur se çfarë është Libri e as ç’është besimi. Por atë (Kuranin), Ne e bëmë dritë, me anë të së cilës udhëzojmë kë të duam nga robërit Tanë.”( Esh-Shura 52)
Zoti i Plotfuqishëm ja dhuroi shpalljen robit dhe të dërguarit të Tij, vulës së mbarë profetëve, e ajo ishte mrekullia e tij që kaloi çdo mrekulli të çdo të dërguarit fisnik para tij, sikurse tregon për këtë fjala e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ku thotë: “ Nuk ka asnjë nga profetët në mesin e të dërguarve që nuk i është dhënë një shenjë, argument në të cilën kanë besuar njerëzit. Ndërsa ajo që më është dhënë mua ishte shpallje të cilën Zoti e ka zbuluar, zbritur tek unë, prandaj shpresoj që të jemi më i pasuari nga ata në ditën e Gjykimit.”
Xhebraili, paqja e Zotit qoftë mbi të, që i ishte besuar shpallja nga Zoti i botëve, zbriste tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me një ajet, me disa ajete dhe me sure të plotë, sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Atë e zbriti Shpirti i besueshëm (Xhebraili) në zemrën tënde (o Muhamed) që të jesh nga ata që paralajmërojnë.” (Esh-Shu’ara’ 193-194) Ai zbrite dhe me synet në zemrën e të dërguari të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Allahu të shpalli ty Librin (Kuranin) dhe Urtësinë e plotë…”(En-Nisa’ 113) Tabi’iu i nderuar Hasan Ibn Atije, ka thënë: “ Xhibri’ili zbriste tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me synet sikurse zbriste tek ai me Kuran duke i mësuar atij atë gjithashtu.” Ka ardhur një hadith të saktë nga ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ka thënë: “ Vërtetë mua më është dhënë Kurani dhe shembulli, sikur ai me të, syneti.” Ibn El Kajjimi ka thënë: “ E ky është syneti i tij pa asnjë dyshim.”
Zbritja e shpalljes tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka qenë i ndarë dhe i përhapur për gjatë gjithë viteve të shpalljes së profetësis së tij të bekuar, njëzet e tre vite, në varësi të rrethanave, ngjarjeve dhe arsyeve. Shpallja ishte nderi më i madh që i bëhej të dërguarit të Allahut, paqja deh shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ajo ishte qëndrueshmëri për të dhe shoqëruese e tij, derisa u mësua me të i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, sa filloi të përmallohej për të, shpalljen, dhe për Shpirtin e besueshëm, Xhebrailin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë Xhebrailit; Çfarë të pengon që të na vizitosh më shumë se sa na viziton?!” Ka thënë, dhe ka zbritur ajeti: “ (Xhebraili tha): “Ne (engjëjt) zbresim vetëm me urdhrin e Zotit tënd. Atij i përket gjithçka që është para nesh, gjithçka që është pas nesh dhe gjithçka që është në mes. Dhe Zoti yt nuk harron kurrë.” (Merjem 64)
Shpallja ishte e lidhur me sahabet, burra dhe gra prej tyre, të cilët e prisnin atë me pa durim. Prandaj nuk është e çuditshme pikëllimi i dyfishuar i tyre me ndërrimin jetë të profetit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, sepse ata humbën atë që ishte më i dashur për ta se fëmijët dhe familjarët e tyre, se pasuritë e tyre së bashku, por se sa dhe vetet e tyre, dhe për shkak të ndërprerjes së shpalljes pas tij. Sikurse e ka përshkruar këtë gjendje Ebu Sufjani, Zoti qoftë i kënaqur me të, kur ka thënë duke u ankuar për largimin e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të:
“ Humbëm shpalljen dhe zbritjen në mesin tonë, tek i cili vinte dhe shkonte me të Xheraili,
E kjo është gjëja më e merituar që shpirtrat e njerëzve kanë kërkuar, ose për të cilën janë shqetësuar.”
Ebu Bekri i ka thënë Omerit, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, pas ndërrimit jetë të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të; “ Le të shkojmë së bashku të vizitojmë Umu Ejmenin ashtu siç e vizitonte atë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. E kur kanë mbërritur tek ajo, ka qarë.” Ata i kanë thënë asaj: “ E çfarë të bën që të qashë? A nuk e di se ajo që është tek Zoti është më e mirë për të Dërguarin e Allahut?” Ajo ka thënë: “ Unë nuk qaj se nuk e di se ajo që është tek Zoti i Madhëruar është më e mirë për të dërguarin e Zotit, por qajë sepse shpallja është ndërprerë nga qielli. Ajo, me këtë përgjigje, i shtyu ata të qanin, kështu që ata filluan të qajnë me të.” E nga se shpallja ka pasur këtë status të nderit dhe urtësisë, që ishte: Ose Kur’an i recituar, leximi i të cilit është adhurim. Ajo është fjala e Zotit që i shpallet profetit të Tij shpjegim i çdo gjëje, udhëzim, mëshirë dhe përgëzim, lajm i mirë për muslimanët. Ose sunet profetik që interpreton Kuranin dhe tregon tërësinë e tij, shpreh dhe tregon atë, është i pavarur nga vendimet që bien në urdhrin e përgjithshëm të Zotit në Librin e Tij për t’iu bindur të dërguarit të Tij, dhe se ajo është prej bindjes së tij. Pasi që çështja ishte e tillë, mbrojtësit dhe përkrahësit e fesë e kuptuan këtë nga sahabet e të dërguarit të Zotit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe ata që i pasuan në vepra të mira, e kuptuan, lavdinë, nderin, vlerën dhe statusin e kësaj çështjeje. Prandaj për ruajtjen dhe mbrojtjen e tij ata kushtuan kohët e tyre, u shpërngulën, braktisën shtëpitë e tyre, e për ta mbajtur atë dhe për transmetimin e tij ata lanë vendet e tyre, duruan rreziqet, vazhduan udhëtimet e tyre. Ju përkushtuan dëgjimit të hadithit, shkrimit të tij dhe mbledhjes së metodave të tij për gjatë gjithë jetës, vazhduan ta studiojnë dhe ta kërkojnë atë ditë e natë. Ata u përballën me çdo falsifikues që kërkon të devijojë prej tij ose të devijojë në të, ose kërkon udhëzim nga dikush tjetre veç tij. Ja ku janë koleksionet e Sunetit të pastër dhe shkencave të tij, lajmet për bartësit, kritikët dhe kolosët e tij, që tregojnë për një përpjekje të madhe, që i pranon kundërshtari para atij që është dakord me të, dhe e përdori atë si dëshmi për vlefshmërinë e kësaj feje kërkuesi, hulumtuesi i fakteve të vërteta. E si të mos jetë kështu, kur i Plotfuqishmi, i Mëshirshmi ka garantuar për ruajtjen e shpalljes së Tij që zbriti tek i dërguari i Tij, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.” (El-Hixhr 9) Dhikr, Përkujtimi, në këtë ajet është emër që aplikohet për çdo gjë që Zoti i shpalli profetit të Tij, qoftë Kuran apo Sunet. Dhe pse ky ajet fisnik është shpallur verbalisht në Kuran, ai trajton Sunetin në kuptimin e tij, sepse Suneti është shpjegim i Kuranit dhe nuk mund të veprohet sipas Kuranit plotësisht veçse me shpjegim nga Suneti. Kështu që Ai që e ruan Kuranin ruan dhe Sunetin. Këto dëshmi të ajetit fisnik sot flasin për të vërtetën e premtimit të qartë të Allahut të Madhërishëm, në të dhënat e hadithit fisnik, duke përfshirë Sahihët dhe Musnedet, Sunenet, Xhevamiat, koleksione, pjesë dhe shpjegime. E këtu janë veprat e transmetuesve të hadithit nga njerëzit e zinxhirit të transmetimit që shprehen për kushtet e tyre në drejtësi dhe në imtësi. U frikësuan shokët e të dërguarit të Zotit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e Zoti i tyre i pastroi ata nga lartësia e shtatë qiejve, në një sistem shkencor që ka arritur kulmin e mjeshtërisë dhe saktësisë. Ishte mur mbrojtës për Sunetin e pastër nga sulmet e shkelësve, agresorëve, por se ishte një nga karakteristikat dhe virtytet e këtij umetit të Muhamedit, dëshmia më e madhe për sinqeritetin e profetit të tij, dhe se ajo që ai solli ishte një shpallje nga i Urti, i Lavdërueshëm, Allahu.
Adhurues të Zotit! Për imamët e Synetit dhe Hadithit nga sahabet, shokët e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe pasuesit e tyre, Tabi’inët, të cilët bartën e më pas sollën trashëgiminë e të dërguarit tonë tek ne, vërtetë ata kanë të drejtë të madhe mbi ne. Për atë që erdhi para nesh, ne pas tyre duhet të njohim vlerën e tyre, të afrohemi tek Allahu përmes dashurisë ndaj tyre, me besnikërinë ndaj tyre dhe mbrojtjen ndaj tyre. Sa të denjë janë të rinjtë tanë që t’i njohin historinë dhe jetën e tyre, dhe sa më të denjë janë të informohen për meritat e hafizëve dhe imamëve të mëdhenj të hadithit, si shembulli i Zuhriut dhe Evzaiut, Shubetu Ibn El Haxhaxhi, Malik, Sufjan Eth Theuriu, Hamad Ibn Zejdi, Ibn Mubarak, Abdurrahman Ibn Mehdij, Jahja Ibn Said, Ibn Medinij, Ibn Majini, Ahmed Ibn Hambel dhe Buhariun, Ebi Zurate, Ebi Hatim er Razij, Muslimi, Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn HUzejmete dhe Darekutnij, duke luftuar me përpjekjen e tyre, Zoti i mëshiroftë, në mbrojtjen e sunetit të profetit të tyre, duke ushtruar mundin dhe përpjekjet e tyre për të mbrojtur atë që ata u përpoqën ta ruanin dhe ta kontrollonin. Derisa arriti tek ne i pastër, i freskët dhe i pastruar, duke e kuptuar atë dhe duke vepruar me të sipas dritës së udhëzimit të paraardhësve, selefëve të këtij umeti, populli, sepse kjo është rruga drejt shpëtimit nga mundimi i dhimbshëm dhe drejt lumturisë në banesën e begatë dhe të përjetshme, në Xhenet.
O ju muslimanë! Vërtetë prej shenjave të vlefshmërisë së besimit dhe të pasurit e besimit të shëndoshë është nderimi i sunetit të të përzgjedhurit të Zotit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, besimi, bindja në vlefshmërinë e tij, nënshtrimi ndaj tij dhe të gjykuarit përmes tij, synetit. Kush beson në librin e Zotit të Madhëruar, Kuran, është besimtar i fortë në sunetin e të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. E kjo për shkak se Zoti i Madhëruar urdhëroi në librin e Tij të cilin e ka zbritur tek i dërguari i Tij që ta pasojnë të dërguarin e Tij dhe t’i binden atij, bindje absolute, në atë që ka arritur mendja ta kuptojë ose jo, dhe t’i besojmë informacionit të tij në atë që dimë dhe atë që nuk dimë. Nga se nuk ka sukses apo rrugë që të shpie tek Zoti, tek kujdestaria, nderimi, dashuria dhe kënaqësia e Tij përveçse duke ndjekur të dërguarin e Tij dhe duke ju bindur atij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet!” (Al ‘Imran 31) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Prandaj, ata që do ta besojnë, përkrahin dhe nderojnë atë, duke ndjekur dritën që është zbritur me të, pikërisht ata janë të fituarit.”(El-A’raf 157)
Imamët e Islamit e kanë njohur vlerën e synetit profetik dhe e kanë ngritur lartë rëndësinë e tij, kanë nxitur në pasimin e tij dhe kanë paralajmëruar për pasojat e shkeljes së tij, ose për dhënien përparësi mendimit të dikujt para tij, synetit. Prijësi i besimtarëve, Ali Ibn Ebi Talib, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Nëse feja do të bazohej në mendim, atëherë mes’hi, fshirja e pjesës së poshtme të çorapit do të ishte më e mirë se fshirja e pjesës së sipërme, e kam parë të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke fshirë, bërë mes’h, në pjesën e sipërme të çorapeve të tij.” Sahabiu, shoku i nderuar, Abullah Ibn Mes’ud, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Pasoni dhe mos shpikni, mos bëni bidat, mjaftohuni dhe përmbajuni çështjeve të vjetra, të para.” Imami nga Tabiinët e shquar, Ebu Zinad Abdullah Ibn Dhekvan Kureshij El Medenij ka thënë: “ Suneti dhe aspektet e të vërtetës shpesh bien ndesh me mendimin, kështu që muslimanët nuk kanë zgjidhje tjetër për veçse t’i ndjekin ato, për shembull, gruaja me menstruacione e kompenson agjërimin, por nuk e kompenson namazin.” Tabi’iu i shquar, zotëria i dijetarëve në kohën e tij, Ejub Es Sihtijaniju, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Nëse i tregon dikujt për synetin, i flet me hadithe, dhe të thotë; Lëre këtë sepse na mjafton libri i Allahut, dije se ai është i devijuar, i humbur.” Imam Shafiu ka thënë: “ Nëse gjeni një synet të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, pasojeni atë dhe mos i kushtoni vëmendje askujt.” Sikurse ka thënë gjithashtu: “ Myslimanët kanë rënë dakord njëzëri se kujt i bëhet i qartë suneti i të dërguarit të Zotit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ai nuk ka të drejtë ta lërë atë për shkak të mendimin të dikujt tjetër nga njerëzit.”
Zoti na bëftë dobi të gjithëve me udhëzimin e librit të Tij, Kuranit, dhe me synetin e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Zotit i kërkoj falje për vete dhe ju.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet i takojnë Zotit me të gjitha lavdërimet për të gjitha begatitë. Lutjet dhe përshëndetjet janë për krijesën më të mirë të Tij që u dërgua tek umeti, populli më i mirë, për familjen dhe shokët e tij, fenarët ndriçues të errësirës.
Në vijim
O adhurues të Zotit! Mbajtja pas synetit të të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe gjurmëve të tij, të lidhurit pas tij dhe të kapurit me dhëmballë, fort pas tij është e vërteta e qartë. Me të është përmirësimi i umetit, ai, syneti, është rruga e umetit drejt bashkimit dhe unifikimit, ai është litari, rruga, e shpëtimit të tij nga ndasitë dhe grupacionet. Fundi i këtij umeti nuk do të përmirësohet vetëm se përmes asaj që është përmirësuar fillimi i tij, sikurse e ka thënë këtë imami i Darul Hixhretit, Medines, zotëria e dijetarëve dhe juristëve të Medines, Malik Ibn Enes, Zoti e mëshiroftë. Kjo ishte një fjalë që ai e ka thënë me një aromë profecie dhe një paraqitje të shkurtër të frymës së saj.
O ju muslimanë! Vërtetë nga begatitë më të mëdha të ndjekjes së dy shpalljeve fisnike, nderimit të tyre dhe qëndrimit brenda kufijve të tyre është besimi i shëndoshë i muslimanit në Njëshmërinë e Zotit të tij, sinqeriteti i bindjes ndaj Tij dhe mbrojtja e tij për të mos u prekur nga herezitë dhe bidatet. Kush vendos të udhëzohet nga drita e tyre, ai është udhëzuar në rrugë të drejtë dhe është kapur për një litar të fortë, nuk e largojnë dot erërat e ndryshme dhe dyshimeve, dhe nuk do të devijojë prej saj nga tekat e tij, me lejen e Zotit. Kjo është përulja dhe nënshtrim ndaj Zotit dhe të dërguarit të Tij, që është kusht për vlefshmërinë e besimit, i përmendur në fjalën e Tij, Allahut të Madhërishëm kur thotë: “ Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht.” (En-Nisa’ 65) Tabi’iu, imami i cili ka qenë më i dituri i umetit në kohën e tij dhe transmetuesi më i madh prej tyre, në hadithe, Ebu Bekrin Muhamed Ibn Muslim Ez Zuhriu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Mesazhi, shpallja është nga Zoti, lajmërimi është nga i dërguari ndërsa për ne është pranimi, nënshtrimi dhe bindja.” Halifi i drejt, Omer Ibn Ibn Abdul Aziz, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Ti duhet it përmbahesh synetit, sepse ai, me lejen e Zotit, është mbrojtje për ty. Dije se ai që ka zbatuar sunetin i ka njohur gabimet, rrëshqitjet, iluzionet dhe marrëzitë që i kundërshtojnë ato, sepse ata që paraprinë para jush kanë ndaluar me dituri dhe me mendjemprehtësi janë kujdesur për të.”
Adhurues të Zotit! Kush e madhëron shpalljen si urdhër, ndalim dhe lajm, ka madhëruar Zotin e Plotfuqishëm, e kush e madhëron Zotin e tij ai është që e njeh Atë, Allahun e Madhërishëm, e kjo është që kërkon Zoti nga robërit e Tij. Njeriu nuk e arrin këtë gjë derisa të zhvishet nga dëshirat e egos së tij dhe të jetë i sinqertë në kthimin e tij tek Zoti i tij. Atëherë dritat e shpalljes do të shkëlqejnë në zemrën e tij, askush nuk ka për të pasur një jetë më të mirë se ai, as një shpirt më të butë se ai, dhe asnjë shpirt më të qetë se ai.
O Zot, na mundëso që ti përmbahemi librit Tënd dhe synetit të dërguarit Tënd. O Zot, na mundëso të jetojmë dhe të vdesim me ata, me mëshirën Tënde. O Zot, na bëj të qëndrueshëm me fjalën e vërtetë në këtë botë dhe në botën Tjetër. Krijuesi i qiellit dhe i tokës, Ti je Mbrojtësi ynë në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret, na bëj të mundur të vdesim muslimanë dhe na bashko me njerëzit e drejtë.
O ju njerëz! Vërtetë Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar nuk u ka dhuruar njerëzve në tokë mirësi më të madhe se dërgimin e Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, tek ata, prandaj jini në vazhdimësi falënderues ndaj Zotit tuaj dhe plotësoni një pjesë nga e drejta e të dërguarit tuaj ndaj jush përmes të dërguarit të lutjeve dhe përshëndetjeve për të që të shtohen shpërblimet tuaja.
O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, të besuarin Tënd për shpalljen Tënde, më të mirin nga krijesat e Tua, dhe familjarët e tij të pastër. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me të gjithë shokët e të dërguarit Tënd të cilët i ke zgjedhur për ta shoqëruar atë, për të vendosur fenë e tij dhe për të ruajtur synetin e tij, me tabi’inët dhe me ata që i pasojnë ata në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot, poshtëro idhujtarinë dhe idhujtarët, shkatërro armiqtë Tu dhe armiqtë e fesë, dhe ndihmo robërit e Tu besimtarë, o i Fuqishëm, o i Plotëpushtetshëm.
O Zot, na jep siguri në vendin tonë dhe në shtëpitë tona. O Zot, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona.
O Zot, jepi sukses kujdestarit të çështjeve tona, robit Tënd, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, në atë që do dhe je i kënaqur. O Zot, përmirëso mbështetësit e tij, o më i Madhi më Bujari. O Zot, mbështet atë dhe zëvendësin e tij të kurorës në atë që është në përmirësim të çështjes së Islamit dhe muslimanëve.
O Zot, të lutemi të jesh për robërit e Tu të dobët dhe të shtypur në Palestinë, ndihmë dhe mbështetje, përkrahës dhe mbrojtës i tyre. O Zot, ata janë të mundur prandaj jepu atyre fitore. O Zot, jepu siguri të frikësuarve prej tyre, mundëso ushqim të uriturve prej tyre, shëro zemrat e tyre nga armiqtë e Tu dhe armiqtë e tyre. O Zot, ndihmoi ata kundër sionistëve agresorë dhe uzurpues, o i Fuqishëm, o i Plotëpushtetshëm.
O Zot, përmirëso gjendjen e muslimanëve në çdo vend, o Zoti i botëve.
O Zot, bashka fjalën e tyre në të vërtetën dhe në udhëzim, o më i Madhi Mëshirues.
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)
Afrim Smakaj