Lavdërimet vetëm për Zotin, Atë e Falendërojmë dhe prej Tij Ndihmë Falje kërkojmë.
Zotit i kërkojmë mbrojtje prej të këqijave të vehteve tona dhe veprave tona, atë që drejton Allahu ska gjë që e humbën dhe ai që humbën s’ka udhëzues tjeter vec Ti.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër për vec Allahut Një i Vetëm i pa Shok, dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij. Përshëndetje dhe selame të shumta.
Në vijim
Frikësojuni Allahut o robër të Tij me sinqeritet të plotë, kush i frikësohet Allahut xh.sh Ai e ngrenë atë në gradë dhe pranon pëndesën pas vdekjes se tij.
O ju musliman! Allahu xh.sh përzgjedhën nga krijesat e Tij cfarë dëshiron., I Madhërishmi meriton Lavdërime për urtësinë e përzgjedhjes së tyre. Dhe nga madhërimet e Allahut është dhe madhërimi i asaj se cfarë ka përzgjedhur Zoti i Gjithsisë. Kështu vazhdojnë adhuruesit e Zotit dukë shtuar për jetën e botës tjetër bindjen. Më e mira me të cilën e rëndon njeriu librin e tij të veprave të mira është bindja ndaj Zotit në kohët e preferuara apo vlersuara(specifikuar). Allahu xh. sh ka përzgjedhur një ditë duke e përmendur atë në Kuran dhe duke i dhënë emrin e saj një sureje të Kuranit. Nuk ka ditë si ajo në javë ajo është më e vlerësuara dhe më e nderuara nga ditët.
Profeti a.s ka thënë : “ Dita më e mirë në të cilën ka ndricuar dielli është dita e xhuma (premte)” Transmeton Muslimi
Allahu xh.sh është betuar në këtë ditë në Kuranin Famëlartë kur ka thënë : “Për dëshmitarin dhe atë që dëshmohet.” (El-Buruxh 3) Ibn Abasi r.a ka thënë dëshmitari është dita e xhuma ndërsa atë që dëshmohet është dita e Arafes.”
Në ditën e xhuma kanë ndodhur gjëra të mëdha. Ditën e xhuma Allahu xh.sh ka plotësuar krijimin e qiejve dhe tokës. Allahu xh.sh thotë: “ Në të vërtetë , Zoti juaj është Allahu, që krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë..” (El-A’raf54) Ibn Kethiri ka thënë : “dmth në ditën e xhuma u krijuan të gjitha.”
Në këtë ditë të nderuar është krijuar Ademi a.s dhe pasardhësit e tij dhe në këtë ditë ka ngjarje që nuk harrohen, për të cilat Profeti, paqja e Zotit qoftë mbi të ka thënë: “Në të pra në ditën e xhuma është krijuar Ademi a.s, në këtë ditë është futur në xhennet dhe në këtë ditë është nxjerrë prej tij (xhennetit).” Transmeton Muslimi
Kjo ditë ka vlera dhe është ndryshe nga ditët e tjera. Në këtë ditë Allahu xh.sh e ka plotësuar fenë. Një burrë nga jehudët i ka thënë Omer Ibnul Hatabit r.a : “ O Prijësi i besimtarëve, keni një ajet në librin tuaj që e lexoni, sikur të kishte ardhur ky ajet tek populli i jehudëve do ta kishim kthyer atë ditë festë .Omeri r.a i ka thënë cili ajet? Ai ka thënë : “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.” (El-Maide 3) Omeri Zoti qoftë i kënaqur me të ka thënë: Unë e di ditën në të cilën ka zbritur dhe vendin në të cilin ka zbritur, ka zbritur tek i Dërguari i Allahut, Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në Arafat ditën e xhuma.” Muttefikun Alejhi
Kjo ditë është specifike për këtë popull që ka udhëzuar Allahu xh.sh dhe kanë humbur të tjerët. Profeti i Zotit thotë : “ Ne jemi të fundit si popull por fitimtarët në ditën e kijametit edhe pse atyre ju është dhënë libri para nesh. Kjo është ditë e atyre të cilëve ju është bërë obligim (Xhumaja), dhe nuk ranë dakort për të, deshi Allahu na udhëzoj. Popujt e tjerë në këtë ditë do jenë pas nesh, jehudët nesër dhe të krishterët pasnesër.” Transmeton Buhariu
Specifika e kësaj dite tek ky popull qëndron në udhëzimin e tyre nga Allahu xh.sh . Profeti a.s ka thënë: “ Ata jehudët nuk dallohen për ndonjë gjë sikurëse dallohemi ne për ditën e xhuma në të cilën na ka udhëzuar Allahu xh.sh dhe i ka humbur ata.” Transmeton Ahmedi
Në ditën e xhuma ka ngritje në grada dhe fshirje e të këqijave. I Dërguari a.s ka thënë: “Pesë namazet dhe xhumaja në xhuma është falje në mes tyre nëse nuk i arrijnë të mëdhatë (gabimet e mëdha).” Transmeton Muslimi
Në këtë ditë Allahu xh.sh me mirësinë e Tij hapën dyert e Bujarisë së Tij , nuk ja kthen lutjen lutësit në një kohë të kësaj dite. Profeti a.s ka thënë : “Në ditën e xhuma është një kohë(orë) , nëse e arrin muslimani dhe i lutet Allahut xh.sh, Ai i përgjigjet lutjes së tij.” Transmeton Muslimi
Ajo kohë orë, është në orën e fundit pas Ikindisë (Asrit). Ka thënë Profeti a.s : “Kërkojeni atë në orën e fundit pas Ikindisë .” Transmeton Ebu Davudi . Ka thënë Imam Ahmedi Zoti e mëshiroftë, shumica e haditheve që flasin për kohën në të cilën pranohet lutja thonë se ajo është pas ikindisë.
Dita e Kijametit është ditë e vështirë dhe se nuk do të ndodhë vetëm se në një ditë të madhe. Profeti a.s ka thënë: “ Dita e Kijamet nuk do të ndodhë vetëm se në ditën e xhuma.” Transmeton Muslimi
Në këtë ditë cdo gjë që është në tokë do të jetë e frikësuar se do të bëhet kijameti, përvec njeriut. Profeti a.s ka thënë: ‘ Nuk do të ketë dicka mbi tokë atë ditë të xhuma që nuk do të rrijë gjithë kërshëri duke dëgjuar deri sa të ndricojë dielli nga frika e Kijametit përvec njeriut.” Transmeton Nesaiu
Mirësitëe e kësaj dite për muslimanët shtrihen deri në xhenet, dhe mirësia më e madhe për muslimanët është se në këtë ditë ata do të shohin Zotin e tyre. Në cdo xhuma ju shfaqet muslimanëve dhe më shumë Zoti i tyre. Allahu xh.sh thotë: “Aty do të kenë cfarë të duan – e prej Nesh (do të kenë)edhe më shumë.” (Kaf 35) Enesi Zoti qoftë i kënaqur me të ka thënë : “ Ju shfaqet atyre Zoti i Madhërishëm cdo ditë të xhuma “
Bashkimin e muslimanëve në këtë botë me bindje ndaj Zotit, do të jua zevëndësojë Allahu xh.sh me një bashkim më të mirë se ky. Profeti a.s ka thënë: “ Në xhennet ka një treg (shesh mblledhjeje) që mblidhen cdo ditë të xhuma (Ka kuptimin bashohen sikurëse dhe në ditën e xhuma në këtë botë), era e veriut u bie në fyturat dhe rrobat e tyre dhe u shtohen të mirat dhe bukuritë, kthehen për tek njerëzit e tyre me më shumë mirësi dhe bukuri, dhe u thonë njerëzit e tyre : Për Zotin me të vërtetë ju qenka shtuar mirësia dhe bukurija, dhe thonë : Për Zotin dhe ju gjithashtu ju qenka shtuar mirësija dhe bukurija.” Transmeton Muslimi
Vendi i muslimanëve në xhennet është afër me Allahun xh.sh në varsi të përshpejtimit të tyre për në namazin e xhumasë në këtë botë. Ibn Mes’udi r.a ka thënë : “Shpejtoni për në namaz të Xhumasë sepse Allahu ju shfaqet banorëve të xhennetit cdo xhuma të cilët janë të parfujmosur mirë me Kafur (lloj parfumi), dhe janë afër Allahut xh.sh në varësi të përshpejtimit të tyre për në xhuma në këtë botë.”
Xhumaja është ditë e madhe e dalluar me adhurime që nuk janë në ditë të tjera të javës. Nga zbardhja e kësaj dite në sabah fillohet përkujtimi në të. Profeti a.s lexonte cdo ditë të xhuma në namaz të sabahut : “Elif Lam Mim .Shpallaj e këtij Libri pa asnjë dyshim është nga Zoti i botëravë.” (Es-Sexhde 1-2) Të gjithë suren Sexhde dhe suren El-Insan : “Vallë a nuk ka kaluar një periudhë kohe , kur njeriu…” (El-Insan1) Muttefikun Alleji
Ka thënë Shejhul Islami Zoti e mëshiroftë, me të vërtetë Profeti a.s i ka lexuar këto dy sure në cdo namaz të sabahut të ditës së xhuma sepse ato flasin për cfarë ka qenë dhe cfarë do të ketë në këtë ditë.
Kjo ditë është ditë e bukurisë dhe zbukurimit. Pas lindjes së diellit fillon koha e larjes, misvakut dhe parfumosja pa u bërë bezdisës për të tjetrin me parfum. Profeti a.s ka thënë: “Ditën e xhuma cdo i rritur musliman duhet të lahet (gusul),të pastorjë dhëmbët me misvak dhe parfumoset me aq sa ka mundësi.” Muttefikun Alejhi
Në këtë ditë duhet të zbukurohemi dhe të vishemi bukur. Profeti a.s ka thënë: “(Është e preferuar) Ska asgje për cdonjërin nga ju nëse ka mundësi që të veshi rroba të vecanta ditën e xhuma ndryshe nga rrobat e punës .” Transmeton Ibn Maxhe
Omer Ibn Hatabi r.a ka parë tek dera e xhamisë një rrobe të mire dhe i ka thënë : “O i Dërguari i Allahut sikur ta bleje këtë rrobe dhe ta vishje ditën e xhuma si dhe në takime me grupe që vijnë tek ty?” Transmeton Buhariu
Përshpejtimi për në xhuma ka shpërblim të shtuar. Abaje Ibn Rifa’te Zoti e mëshiroftë ka thënë: “Më Arriti mua Ebu Absini kur po shkoja për në xhuma dhe më tha se e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut , Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të , duke thënë: “Ai që shpejton këmbët e tij në rrugë të Zotit , Allahu e ka ndaluar (ruajtu) atë nga zjarri.” Transmeton Buhariu
Muslimanët garojën në të shkuarit herët në xhami, të shkuarit herët është shenjë dalluese për muslimanët. Profeti i Zotit ka thënë: “Ai që merr gusul ditën e xhuma(Larje nga papastërtia), pastaj mbërriti në xhami në orën e parë sikur të kishte fituar një deve, ai që mbërrin në orën e dytë sikur të kishte fituar një lopë , ai që mbërrin në orën e tretë sikur të kishte fituat një dash, ai që mbërrin në orën e katërt sikur të kishte fituar një pulë dhe ai që mbërrinë në orën e pestë sikur të kishte fituar një vezë. Kur të dali në minber Imami prezantojnë Melaiket për të dëgjuar përkujtimin.”Muttefikun Alejhi
Melaiket ditën e xhuma kanë detyra tek dyert e xhamijave , e duan përkujtimin dhe e dëgjojnë predikimin e xhumasë. Profeti a.s ka thënë: “Në ditën e xhuma tek dyert e të gjitha xhamijave janë Melekët e Zotit që shkruajnë një për një cdo gjë (emrat që prezantojë) , dhe kur të ulet Imami i mbyllin librat dhë prezantojnë që të dëgjojnë përkujtimin.” Muttefikun Alejhi
Nëse dikush ulet në xhami duke pritur namazin e xhumasë, Islami e ka vlerësuar këtë dhe nuk i lejohet dikujt që ta ngrejë atë nga vendi i tij dhe të ulet ai. Profeti a.s ka thënë: “Mos ta ngrejë dikush villain e tij ditën e xhuma dhe pastaj të ulet në vendin e tij por të thotë hapuni pak.” Transmeton Muslimi
Është e ndaluar prishja e qetësisë së tij qoftë dhe me një lëvizje. Transmetohet se Profeti ynë , Paqja dhe shpetimi i Zotit qoftë mbi të, ka parë një burrë duke shtyrë njerëzit në ditën e xhuma dhe i ka thënë: “Ulu sepse i lëndove njerëzit” Transmeton Ebu Davudi.
Në këtë ditë të shënuar bashkohen muslimanët në një nga vendet e bashkimit të tyre në xhami. Heshtin që të dëgjojnë atë që ju kujton atyre Zotin dhe i afron tek Ai (përkujtimi). Predikimi i të premtes (Hutbeja) vendoset në zemra për ti mbushur ato me gëzim dhe qetësi. Është e ndaluar për të gjithë që kur dëgjojnë hutben të merren me dicka tjetër qoftë dhe duke prekur guralecët ( tapetin ). Profeti a.s ka thënë: “Kush prekën guralecët ka humbur (kuptimi është angazhohet me dicka duke humbur vëmendjen e hutbes ka humbur xhuma ka dale pa xhuma).” Transmeton Muslimi
Profeti Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, sikurëse e ka ndaluar për ata që dëgjojnë hutben që të merren me dicka tjetër me vepra e ka ndaluar dhe me biseda qoftë edhe me një fjale. Ka thënë i Dërguari paqja e Zotit qoftë mbi të : “Nëse i thua shokut tënd pusho ditën e xhuma në kohen kur imami predikon në hutbe ke humbur (ke dalë pa xhuma).” Muttefikun Alejhi
Në predikimin e ditës së xhuma (hutbe),ka udhëzime dhe këshilla të lidhura me Zotin , të Dërguarin e Tij dhe fenë Islame. Për këtë e ka bërë oblogim Zoti i Gjithësisë plotësimin e saj dhe ka thënë: “. O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe ndaloni tregtinë! Kjo, që ta dini, është më mirë për ju!” (El-Xhumu’a 9) Ibn Kajimi Zoti e mëshiroftë ka thënë: “ Kush u bën përsijatje predikimeve të Profetit të Zotit dhe hutbeve të shokëve të tij ka gjetur garancinë për rrugën e drejtë dhe besimin e saktë.”
Përkujtimi i Cilësive të Zotit të Madhërishëm , bazat e besimit të plotë dhe thirrja në Zot. Përkujtimi i Madhështisë së Tijë me të cilat krijesat bëhen të dashur tek Allahu xh.sh .Përkujtimi i ditëve të cilat janë të frikshme nga denimi i Tij. Urdherimi për Përkujtimin Falenderimin dhë Madhërimin e Tij me të cilat bëhen të dashur tek Allahu xh.sh. Përkujtohet Madhështia e Allahut, Cilësitë dhe Emrat e Tij të Bukur cfarë bëhen të dashura për njerëzit. Urdhërohen për Falenderimin, Lavdërimin, Përkujtimin dhe Bindjen ndaj Tij me të cilat bëhen të dashur njerëzit tek Allahu xh.sh. Largohen njerëzit nga xhamija Allahu xh.sh i do ata dhe ata e duan Allahun xh.sh.
Muslimanët kështu e plotësojnë një nga detyrat e Islamit në të cilën shfaqet imami për tu përkujtuar gjendjen e tanishme dhe të kaluarën , gjatë namazit duke lexuar suret El-A’la dhe El-Gashije ose dhe El-Xhumu’a dhe El-Munafikun.
Dhe për të kënaqusr shpirtërat e muslimanëve Profeti a.s e ka ndaluar faljen e namazeve të tjera vullnetare në ditën e xhuma. Muaviu r.a ka thënë : “Nëse ke falur namazin e xhumasë mos e lidh atë me ndonjë namaz tjetër deri sa të flasësh apo të dalësh. Me të vërtëtë Profeti i Zotit Paqja dhe shpëtimi i Tij qoftë mbi të na ka urdhëruar ne me këtë që të mos falim namaz tjetër pas namazit të xhumasë deri sa të flasim apo të dalim nga xhumaja.” Transmeton Muslimi
Pas namazit të xhumasë drejtohen njerëzit për në shtëpitë e tyre të gëzuar me këtë ditë. Na ka treguar Profeti a.s se sunetet e xhumasë në xhami pas namazit të xhumasë janë katër me dy selame (dy nga dy). I Dërguari i Allahut Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi, të ka thënë: “Nëse dikush nga ju e ka falur namazin e xhumasë le të fali dhe katër rekatë.” Transmeton Muslimi
Kush falet në shtëpi namaz vullnetarë le të fali dy rekatë nafile.
Ditë adhurimi dhe afrimi tek Zoti që nuk mbaron me faljen e namazit të xhumas por është e pëlqyeshme për muslimanin që ta kalojë dhe pjesën tjetër të ditës në Përkujtim të Allahut dhe cfarë e afron atë tek Zoti. Allahu xh.sh thotë: “Dhe, kur të përfundojë namazi, atëherë shpërndahuni nëpër tokë, kërkoni nga mirësitë e Allahut dhe përmendeni sa më shumë Allahun, në mënyrë që të shpëtoni.” (El-Xhumu’a 10)
Gjurmët në bindjen në Zot nga dita e xhuma , tek njeriu qëndrojnë apo shfaqen dhe dhjetë ditë pas saj. Profeti i Zotit paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Nëse lahet njeriu ditën e xhuma dhe pastrohen me sa mundet, lyhet me erë të mirë pastaj del nga shtëpia, shpejton për në xhami dhe falën atë cfarë falën nga nafilet, pastaj heshtën dhe dëgjon kur flet imami, i falen të gjitha cfarë ka kaluar në mes dy xhumave.” Transmeton Buhariu, ndërsa Muslimi në transmetimin e tij ka shtuar: “Dhe mirësia e tyre vazhdon dhe tre ditë.”
Kush largohet nga mirësitë e kësaj dite ka humbur shumë të mira. Ai që e lë xhumanë nga pakujdesia , Allahu xh.sh ja mbyllën zemrën dhe do të jetë nga të pavëmendshmit. Profeti i Zoti , Paqja dhe shpëtimi i Tij qoftë mbi të ka thënë: “Do të ketë njerëz të pakujdeshëm që do e lënë xhumanë, e Allahu xh.sh do të ua mbylli zemrat e tyre dhe ata do të jenë nga të pakujdeshmit.” Tranmseton Muslimi
Rëndësia dhe madhështia e kësaj dite dhe lënija e sajë, shikohet në urdhërin që Profeti a.s ka dhënë për djegjen e shtëpisë së atij që vepron kështu. Profeti a.s ka thënë : “Jam interesuar që të urdhëroj njeriun për faljen e namazit të xhumasë bashkarisht ,pastaj urdhërova që tu digjen shtëpiat e atyre që jan të pakujdeshëm në vajtjen për falje në ditën e xhuma bashkarisht.” Transmeton Muslimi
O Muslimanë ! Xhumaja është dalluese dhe e vecantë, ndryshe nga ditët e tjera, këto janë dhuratë nga Zoti i Gjithësisë për këtë popull (muslimanët). Ky është një shesh i hapur për garim në punë të mira. Është detyrë e muslimanit që ta madhërojë dhe vlersojë këtë ditë dhe të vecohet në adhurim, ta ruaj veten e ti nga cdo gabim dhe e keqe. Ai që e shfrytëzon këtë ditë Allahu xh.sh do ti japë sukses dhe në ditët në vazhdim të javës.
Kërkoj mbrojten e Zotit prej shejtamit të mallkuar: “Zoti yt krijon ç’të dojë dhe zgjedh lirisht, ndërsa ata (idhujt) nuk mund të zgjedhin. Qoftë i lavdëruar Allahu dhe i lartësuar mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!” (El-Kasas 68)
Zoti ju begatoftë ju dhe mua me Kuranin e Madhërishëm, o Zot na bëj të kemi dobi nga ajetet e Kuranit plot urtësi. Kërkoj falje tek Zoti për vete, ju dhe gjithë muslimanët për të gjitha gabimet. Kërkoni fajlje sepse më të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.
Hutbeja e Dytë
Lavdërimet i takojnë Allahut për mirësitë e Tij, falenderimet për suksesin dhe arritjet. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër vec Allahu Një dhe i Vetëm i pa Shok që meriton Madhërime. Dëshmoj se i dërguari ynë Muhemedi a.s është rob dhe i Dërguari i Tij, paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, atyre u dërgojmë selame të shumta.
O ju Muslimanë! Xhumaja është festa e muslimanëve në cdo javë prandaj nuk preferohet që te vecohet e vetme në agjërim. Profeti a.s ka thënë : “ Të mos agjërojë askush nga ju ditën e xhuma të vetmuar por ta shoqërojë me një ditë para ose pas sajë.”Muttefikun Alejhi
Dita e xhuma nuk vecohet përvecse me cfarë ka ardhur në Kuran dhe Synnet. Profeti i Zotit ka thënë: “Mos e veconi ditën e xhuma me agjërim dhe natën e saj me namaz .” Transmeton Muslimi
Rëndësija dhe vlera e kësaj dite dhe e fesë tonë është se është bërë e qartë nga Profeti paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ai është ndërmjetësi mes nesh dhe Zotit tonë në mesazh. Nga besnikërija ndaj Profetit a.s është ndjekja e tij gjithmonë dhe shtimi i përshëndetjes dhe lutjes për të në ditën e xhuma. Thotë i dërguari i Zotit paqja dhe shpëtimi i Tij qoftë mbi të : “ Dita më e mirë për ju është dita e xhuma, prandaj bini sa më shumë në salavat për mua sepse salavatet tuaja më tregohen (arrin ).”Transmeton Ebu Davudi
Dijeni se Allahu xh.sh na ka urdhëruar që të biem në Salavatë për të Dërguarin e Tij kur na ka thënë në Kuranin Famëlartë : “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të . O besimtarë , lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot bekoje dhe mëshiroje të Dërguarin tonë Muhamedin a.s. dhe familjen e tij.Kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë shokët e tij mbi Halifet e parë të cilët udhëhoqën me drejtësi , Ebu Bekerin, Omerin , Othmanin dhe Aliun dhe mbi të gjithë shokët e Profetit , dhe mbi ne së bashku me ta me Mëshirën Tënde O më i Madhi Mëshirues.
O Zot lartësoje islamin dhe muslimanët. Shkatëro politeizmin dhe politeistët. O Zot shkatërroi armiqtë e fesë Tëndë.
O Zot bëje të paqtë e sigurtë këtë vend dhe të gjitha vendet e muslimanëve.
O Zot jepi sukses kujdestarit të cështjës tonë dhe zëvëndësin e tij në atë që Do dhe je i Kënaqur o Zot i Madhërishëm, drejtoj ata të dy drejtë të mirës dhe devotshmërisë dhe bëji të dobishëm për muslimanët.
O Zot ne i kemi bërë padrejtësi vehteve tona e nëse nuk na falën dhe mëshiron do të jemi nga të humburit.
O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga denimi i zjarrit.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e tij që të ua shumojë ato. Përkutjimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për cfarë veproni.