Vlera e xhamisë Aksa Dr. Abdurrahman es Sudejs

Vlera e xhamisë Aksa

Dr. Abdurrahman es Sudejs

5.Dhul Ka’deh.1438

E gjithë lavdia i takon Allahut! Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë, Ai e bekoi tokën përreth xhamisë Aksa, u zotua se çdokush që kundërshton madhërinë e Tij, do jetë i përjashtuar prej mëshirës së Tij.

Atë e falënderojmë për mirësitë e shumta, edhe sikur të përpiqeshim t’i numëronim, nuk do t’ia arrinim dot.

Lavdërimet dhe falënderimet e pandërprera qofshin për Zotin e gjithësisë, natën dhe ditën!

Atë e dëshmojmë si Një të vetëm dhe të pashoq, e mori robin e Tij nga Mekeja deri në Aksa brenda një natë të vetme, sikurse dëshmojmë se zotëria ynë, i dashuri dhe profeti ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguar i Tij, paqja e Zotit qoftë mbi të, familjen dhe shokët e tij, si dhe mbi mbarë ndjekësit e tij deri në ditën e fundit!

Të nderuar vëllezër! Frikësojuni Allahut sikurse e meriton, jini prej të devotshmëve dhe jo prej të ligjve, të fitoni dashurinë dhe shpërblimin e Tij!

“Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i Gjithëmëshirshmi do t’u dhurojë dashuri”, Merjem 96.

Devotshmëria dhe falënderimi janë tregtia më fitimprurëse për njeriun, ditën kur nuk lëviz më, ç’të punosh në këtë jetë do e gjesh ditën, kur të ta mbyllin varrin.

Të nderuar besimtarë! Për atë që hulumton në histori dhe ndodhive që hasim në të, ndalet përballë një urtësie të Zotit që quhet ndryshe urtësia e zgjedhjes së Tij të lirë.

Në mesin e Melaikeve, Zoti përzgjodhi Xhibrilin, në mesin e njerëzve përzgjodhi Profetët, e në mesin e Profetëve zgjodhi Muhamedin a.s, ndërsa në mesin e trevave zgjodhi tokën e dy xhamive të Shenjta dhe Aksanë, të cilën e përshkruan si një vend i lartë ku thotë: “Ne e bëmë birin e Merjemes dhe nënën e tij, mrekulli për njerëzimin, i strehuam rrëzë një kodre të qetë me burime uji”, Mu’minunë 50.

Vëllezër besimtarë! Detyra më themeltare në islam, pas njehsimit të Zotit është namazi, gjatë kryerjes së të cilit Profeti a.s fillimisht drejtohej drejt Aksas dhe kjo për 13 vite në Mekë dhe për 17 muaj pasi shkoi në Medinë, derisa zbriti Kurani, ku urdhëronte që të drejtohej drejt Qabesë, e cila lidhet ngushtë qoftë në aspektin historik, apo dhe atë shpirtëror me xhaminë Aksa.

Ato janë dy xhamitë e para që u ndërtuan në tokë, për adhurimin dhe njehsimin e Zotit.

Ebu Dher el Gifarij, e pyet Profeti a.s dhe i thotë:

“-O i dërguar i Allahut, cila është xhamia e parë e ndërtuar në tokë?

Ai tha: -Qabeja.

I thashë: -Po pas saj?

Ai tha: -Xhamia Aksa.

-Sa është diferenca mes tyre?

-40 vite,- ma ktheu ai”, Mutefekun alejhi.

Thotë shejhul islam, Ibn Tejmijeh, rahmet pastë: “Fillimi i njerëzimit ishte në Mekë, ndërsa grumbullimi i tyre më pas u bë në Aksa dhe përreth saj, dhe atje do jetë dhe tubimi i krijesave.”

Sikurse është përmendur dhe në hadith si vendtubimi i njerëzisë, ajo është xhamia që e kanë nderuar mbarë kombet, e kanë respektuar mbarë Profetët, në të janë lexuar dhe katër librat qiellorë: Teurati, Zeburi, Inxhili dhe Kurani.

Dhe thotë: “Kjo tregon se pushteti i Profecisë, do jetë pikërisht në tokat e Shamit, toka ku do mblidhet njerëzimi, në periudhën e fundit, islami do jetë më i praktikuar atje, ndërsa Mekeja është më e mirë se Kudsi.

Kjo është lidhja historike e besimit, që na tregon se trevat e Profecisë, kanë lidhje të ngushtë me njëra-tjetrën, dhe se janë vendet më të mira të botës.

Të nderuar vëllezër! Islami e ka forcuar dhe më shumë këtë lidhje, thotë Profeti a.s: “Nuk merret rruga e udhëtimit, përveçse për në tre xhami: Qabeja, xhamia Aksa dhe xhamia ime”, Mutefekun Alejhi.

Dhe thotë: “Namazi në Qabe është i barabartë me 100 mijë namaze, të cilat falen në xhami të tjera, namazi në xhaminë time është i barabartë me 1000 namaze krahasuar me xhamitë e tjera, e namazi në xhaminë Aksa ka vlerën e 500 namazeve të falura në xhamitë e tjera”, Taberaniu.

LEXO  Cilësitë e të devotshmëve - Dr. Usama ibn Abdilah Khajat - 05.10.2018

Si mos të kapen fort pas saj myslimanët? Ajo është toka e Profetëve, aty ka jetuar Ibrahimi, Is’haku, Ja’kubi, Luti, Jusufi, Daudi, Sulejmani, Salihu, Zekerija, Jahja, Isai paqja Zotit qoftë mbi gjithë ata dhe shumë të tjerë, që nuk u dihen emrat.

Në vitin 15 të hixhretit, myslimanët ia dolën ta çlirojnë Kudsin, mirëpo patriarkët thanë: “Nuk ia dorëzojmë çelësat e qytetit vetëm se kalifit, Umer ibn Hatabit, përshkrimin e të cilit e gjejmë në librat hyjnorë.”

Umeri mori rrugën nga Medina për në Aksa dhe mori në dorëzim çelësat e qytetit.

Historia e shënon se ai nuk shembi asnjë sinagogë, asnjë kishë, asnjë tempull apo shtëpi, madje nënshkroi me ta traktat sigurie dhe paqeje.

Historia dëshmon, se hebrenjtë dhe të krishterët në kohën e sundimit islam, jetuan ditët më të begata, praktikuan fetë e tyre lirisht si kurrë më parë.

islami është fe e drejtësisë, fe e barazisë në drejtësi mes njerëzve, nuk është fe e ekstremizmit dhe terrorizmit, nuk është armik vetëm se me atë që fillon sulmet vrastare i pari.

Mos u brengos o Kuds, nën qerpikët tanë gjendet ende hija e të dashurit tonë, ti je në zemrat tona dhe ai që i shërben dy xhamive të shenjta, nuk pajtohet që ti të përdhosesh prej armikut.

Të nderuar besimtarë! Historia është si pasqyra, është një dritare e tashme që tregon të shkuarën, një defter i të tanishmit për ata që vijnë më pas.

Historia nuk njeh ndonjë çështje kaq legjitime, kaq historike dhe kaq meritore, se sa kauza jonë.

Kjo është kauza jonë islame e parë, ajo nuk duhet të anashkalohet në mes përballjeve dhe konflikteve të ndryshme.

Kjo është kauza e Kiblës së parë, e xhamisë së tretë të Shenjtë, vendit ku u ngjit për në qiell, zotëria i krijesave.

Kauza e Aksas, është një kauzë që duhet të jetë e ndezur në zemrën e çdo besimtari, nuk pranohen negociatat, tolerimet apo tërheqja prej saj gjithsesi.

Ajo që Sionistët kanë bërë në Palestinë, prej krimeve të ndryshme është prova më e qartë e moralit të tyre dhe urrejtjes, që kanë për ne dhe për vendet tona të Shenjta.

Ajo që ndodh bën syrin të lotojë e zemrën të copëtohet, por sërish nuk mund të diskutohet negocime rreth vendeve tona të shenjta dhe kauzës sonë.

Ngjarje që me dhimbje zemrën ma copëtojnë, ku është Halidi e Salahudini, s’rreshtin dhe kërkojnë? Si mundemi të flemë të qetë ndërkohë që vendet tona të shenjta po vajtojnë? Kudsi klith e thërret, Palestina kërkon ndihmë e Aksaja na thërret.

Thashë: -O Aksa, prit paqe!

Ajo më tha: -A u kthye Salahudini? -më tha duke gëluar në gjak.

-Po më shkatërrojnë e copëtojnë, sulmet e vazhdueshme, padrejtësia Hebrehe që s’pushojnë dhe toka ime që po bëhet kurban, kam mbetur pa vatan.

O ju myslimanë! O ju njerëz të palëkundur që qëndroni në tokën e begatë dhe të pathyeshme të Palestinës, në tokën e sakrificës e spastrimit etnik!

Ju drejtohem nga vendi që përfaqëson lidhjen e hallkës së këtij Umeti. Pasha Allahun, zemra na copëtohet që Aksaja jonë gjendet në duart e pushtuesve të padrejtë, që s’njohin asnjë normë.

Sa herë që e përmendim Aksanë, zemrat na i kaplon një dhimbje e mundim për atë që ka ndodhur e po ndodh në duart e sionistëve të ligj.

Kauza juaj, është kauza jonë, kryengritjet tuaja i shkundin zemrat tona, fatkeqësia që ju ka rënë ju, është dhe e jona.

LEXO  Edukata me Zotin dhe të dërguarin - Dr.Abdurrahman es Sudejs - Mekë 30.11.2018

Bëni durim o ju flamurtarë, se lufta juaj është nder dhe krenari, është mësim për historinë moderne.

Rrofshi o burra, Zoti ju lartësoftë! Ju ia kthyet shpresën këtij Umeti, fjalët i kthyet në vepra.

Jini të bindur se ndihma e Zotit do jetë juaja për sa kohë e ndihmoni fenë e tij: “Është detyra jona, ndihmesa e besimtarëve”.

Ju po jepni shpirtrat tuaj në rrugë të Zotit, ndërsa ne lutemi nga thellësia e zemrave tona, Zoti i pranoftë dëshmorët tuaj, i shëroftë të plagosurit tuaj plotësisht!

Mos hiqni dorë prej ndihmës së Zotit, triumfi do vijë me shpresë të Zotit, dijeni se Umeti mbarë i është vënë punës me themel, fjalët nuk kanë më peshë!

Përgjegjësia e përmirësimit dhe ndryshimit të gjendjes së myslimanëve, është përgjegjësi e çdo myslimani.

Duhen ndjekur hapat e besimit e të shkencës, të urtësisë e mençurisë, ky Umet mund ta bëjë realitet premtimin e Zotit, që nuk zhgënjen.

Ne shpresojmë që këto fatkeqësi që e kanë kapluar botën islame, të jenë si vranësirat e verës që largohen shpejt!

Triumfi i takon islamit dhe ndjekësve të tij, ndaj le të gëzohen zemrat e besimtarëve dhe këtë ndihmë e kërkojmë vetëm prej Allahut.

Allahu na e ruajt besimin tonë, umetin tonë, udhëheqjen tonë, si dhe vendet tona të shenjta! Allahu është Ai që dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve!

“Vërtetë Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë. Allahu është vërtetë i Fortë dhe i Plotfuqishëm. Ata të cilëve nëse u japim pushtet në Tokë, e falin namazin, e japin zeqatin, urdhërojnë për të mira dhe pengojnë nga të mbrapshtat! Tek Allahu është fundi i gjithçka” Haxh 40-41.

Zoti më begatoftë mua dhe ju me Kuranin Famëlartë, na e mundësoftë të përfitojmë nga ajetet dhe urdhrat e tij, kjo ishte ajo që kisha për të thënë, faljen e Zotit e kërkoj për vete, për ju dhe për mbarë myslimanët, ndaj kërkojini falje Atij, pasi Ai është Falës i Madh.

Falënderimi qoftë për Allahun e Lartësuar, i Cili zgjodhi në mes vendeve dy haremet dhe Bejtul Makdisin, sikurse dërgoj salavate mbi robin dhe të dërguarin e Tij, Profetin tonë, familjen, shokët dhe ndjekësit e tij, deri në ditën e fundit!

Kini frikë Zotin o robërit e Tij! Dijeni se fjalët më të drejta janë ato që gjinden në librin e Zotit, rruga më e mirë është ajo e Muhamedit a.s, veprat më të këqija janë risitë, çdo risi është shpikje dhe çdo shpikje është humbje!

Vëllezër të nderuar! Çështja që nuk ka diskutim në të, është se vendi ynë, është përfaqësuesi i kauzave islame dhe Aksas në mbrojtje dhe interesimin për to, që nga çasti i themelimit e deri në ditët e sotme.

Shteti ynë nuk len mënyrë pa shfrytëzuar që mund t’i shërbejë Aksasë dhe Kudsit, është përgjegjësia që Zoti ua ka dhënë pushtetarëve të këtyre vendeve të bekuara, qoftë shërbimi i dy haremeve, çështja e Kudsit dhe çështjet e tjera islame.

Këtë, më së miri e vërteton përpjekja e kujdestarit të tre xhamive të shenjta, për largimin e padrejtësisë që ka kapluar Aksan e Shenjtë.

Falënderimi i takon Allahut, që përpjekjet e tij, kanë qenë rezultative në eliminimin e dëmeve që kanë kapluar kombin legjendar palestinez, sikurse u ndalën përparimet dhe bastisjet e sulmet sioniste.

E lusim Zotin që t’ia shkruajë në librin e veprave tyre të mira! Zoti i gëzoftë me çfarë u ka dhënë dhe i ndihmoftë e i forcoftë me ndihmën e Tij!

Përgëzime për myslimanët në përgjithësi e për Palestinezët në veçanti, për këto rezultate pozitive, ku u ndalën armiqësitë dhe padrejtësitë e tyre ndaj vëllezërve tanë.

Shenjat e triumfit po vijnë, era e tij po kundërmon dhe ajo që na bën optimist është pikërisht ky ndërgjegjësim islam, qoftë nga popullata, apo qeveritë me vëllezërit tanë palestinezë.

Urojmë dhe qeverinë e dy vendeve të shenjta, për përpjekjet e saj që të rezultojnë pozitive, që tregon dhe për qëndrueshmërinë e vendimeve të këtij shteti në të mirën e popullit të Aksasë, si dhe në kryerjen e riteve islame në xhami me plot liri, por edhe në respektimin e shenjtërisë së saj.

LEXO  Momentet e Vdekjes -Meke 22.2.2019

Po ashtu në armëpushimin mes dy shteteve, që ka sjellë siguri si dhe në organizimin e ceremonive islame në xhaminë Aksa.

E gjitha kjo, u realizua pa zhurmë mediatike, pa reklamë gazetareske, apo të rrjeteve sociale dhe për këtë falënderojmë Allahun!

E gjitha kjo pa tregti të pisët, pa thirrje ndasore, apo nën kërcënime terroriste që synojnë dy qytetet e Shenjta, apo fetë, moralet dhe normat njerëzore.

U drejtohem mbarë myslimanëve që të ndërgjegjësohen në këto ditë të vështira, dhe të punojnë për bashkimin islam.

“Myslimanët janë vëllezër”, “Kapuni fort pas litarit të Allahut dhe mos u përçani!”.

Duhet t’i mbështesim vëllezërit tanë atje me gjithçka mundemi, si dhe të lutemi që Zoti t’i ndihmojë e forcojë!

Ajo është Kibla jonë e parë, që u stolis nga butësia e Profetit tonë, mirëpo armiku tregoi urrejtjen dhe ligësinë që bart në zemrën e tij dhe e përcolli me sa mundi.

Bëj durim o Kuds, triumf po të vjen, dhe dije se hajduti yt është frikacak!

Zoti i bekoftë përpjekjet, i realizoftë shpresat dhe synimet, vërtetë Zoti është i Mëshirshëm dhe i Butë.

Dijeni se Zoti ju ka urdhëruar që të dërgoni salavate për Profetin e Tij, ku thotë në librin e Tij: “Vërtetë Allahu e bekon të dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të! O ju besimtarë! Lutuni për të dhe përshëndeteni me selam!” Ahzab 56.

Ndërsa Profeti a.s ka thënë: “Kush bjen salavate mbi mua një herë, Allahu bien në salavate mbi të, dhjetë herë.

Zot bekoje, begatoje e jepi mirësi të pandalshme Profetit tonë Muhamedit, familjes tij të ndershme, shokëve të tij eminentë prej muhaxhirëve dhe ensarëve, si dhe mbarë ata që i pasojnë në mirësi deri në fund!

Zot lartësoje islamin dhe myslimanët, poshtëroje idhujtarinë dhe idhujtarët, shkatërroji armiqtë e fesë, ndërsa këtë vend dhe mbarë trevat islame bëji të sigurta, të bollshme e të rehatshme.

Zot jepna siguri në vendet tona, ruaje udhëheqjen tonë, udhëzoje vazhdimisht për te  e vërteta prijësin tonë, udhëzoje për të mira e mirësi, shpërbleje me shpërblimin më të mira për atë që ka bërë për dy xhamitë e Shenjta dhe për Aksanë!

Zot udhëzoje dhe zëvendësin e tij për atë që është në dobi të vatanit e popullatës, o Ti që e zotëron këtë botë dhe tjetrën e që te Ti është kthimi!

Zot ndihmoji luftëtarët që luftojnë në rrugën Tënde kudo qofshin, ndihmoji ata në Palestinë, shpëtoje xhaminë Aksa prej kthetrave të dashakeqëve pushtues sionistë!

Bëje o Zot të qëndrojë e lavdishme deri në kiamet, na e mundëso të falemi në të para se të vdesim, na mblidh në të, sikurse na ke mbledhur në Qabe e në xhaminë e Profetit a.s!

Zot hakmerru ndaj hebrenjve sionistë, se vërtetë Ti mundesh, përçaji e shpërndaji, bëji të jenë plaçkë për myslimanët, o Zot i Gjithësisë!

Zoti ynë! Vëllezërit tanë në Palestinë janë të shtypur, ndaj ndihmoju o Ndihmuesi i të shtypurve e besimtarëve!

Zot ndihmoji vëllezërit tanë në Sham, Irak, Jemen, Araka e kudo ndodhen, o i Lavdishmi Zot!

Zot ndihmoju ushtarëve tanë që ruajnë dhe sigurojnë kufijtë tanë, ndihmoju kundër armikut tuaj dhe armikut të tyre!

Pranoji dëshmorët prej tyre, shëroji të plagosurit dhe të sëmurit e tyre, ktheji shëndoshë e mirë!

Zot jepna të mira në këtë botë dhe në tjetrën, i Lartësuar je Ti prej asaj që të mveshin! Paqja qoftë mbi Profetët dhe falënderimi i takon Zotit të botëve!

Meka / by

Post Author: admin