Vlerat e 10 ditëve të Dhul Hixhes – Dr.ismail Neuahide – 17.08.2018

Hytbeja e Aksasë

6.Dhul Ka’deh.1439 17.8.2018

Vlerat e 10 ditëve të Dhul Hixhes

Dr.Ismail Neuahide

 

Të gjithë falënderimet dhe lavdet qofshin për Allahun, prej Tij kërkojmë të na mbrojë nga e keqja e veprave dhe vetes tonë!

Atë kë udhëzon Allahu nuk ka kush e humbet, e atë që e humbet Ai, nuk do gjesh se kush ta udhëzojë!

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe i pashoq, sikurse dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.

Ai e përcolli mesazhin, e kreu amanetin duke e këshilluar mbarë umetin e duke ia qartësuar dyshimet, e duke e lënë në rrugë të drejtë e të qartë, nga e cila nuk devijon vetëm se i humburi.

Allahu është më i madhi! Allahu është më i madhi! Allahu është më i madhi! Nuk ka Zot tjetër veç Tij, Allahu është më i madhi, Allahu është më i madhi dhe çdo falënderim i përket Atij!

“O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju krijoi prej një vetes dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej tyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Kini frikë Allahun me emrin e të Cilit përbetoheni, ruajeni farefisin se Allahu është Mbikëqyrës mbi ju!”, Nisaë 1.

Bekimi, mirësia e begatia e Zotit qoftë mbi ty, o zotëria im, o i dërguar i Allahut, ti që ke pozitën më të lartë në ditën e kiametit, si dhe mbi familjen e shokët e tu të ndershëm e besnikë, dhe mbi çdokënd që i ndjek në të mira deri në ditën e kiametit.

Të nderuar besimtarë! Thotë Allahu i Madhëruar: “Thirri njerëzit për në haxhillëk, ata do të vijnë në këmbë dhe me deve prej të gjitha viseve të largëta, që të dëshmojnë dobitë e tyre dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara, mbi kafshët për kurban të cilat ua ka dhuruar Ai”, Haxh 27-28.

Ka thënë Ibn Rexhebi rahmet pastë: “Dijetarët kanë thënë se ditët e caktuara e përmendur në ajet janë pikërisht 10 ditët e Dhul Hixhes.”

Janë pikërisht këto 10 ditë në të cilat, po përjetojmë mirësitë e saj, këto dhjetë ditë në të cilat garojnë në të mira garuesit se kush e kush të veprojë më shumë të mira.

Dijetarët i kanë konsideruar si ditët më të mira të kësaj bote, dhe kjo për atë që ato përmbajnë prej mirësive e nderimeve të ndryshme, ndaj kanë thënë se këto 10 ditë janë dhe më të mira se 10 ditët e para të Ramazanit.

Për këtë arsye , dijetarët dhe njerëzit e mirë garonin në këto ditë për të mira.

Ajo që tregon për vlerën e këtyre 10 ditëve është dhe hadithi që përcjell Ibn Abasi se Profeti a.s ka thënë:

“-Nuk ka ditë ku vepra e mirë mund të barazohet me veprën e bërë në këto dhjetë ditë.

I thanë: -As lufta në rrugë të Allahut, o i dërguar i Zotit?

As të luftuarit në rrugë ta Allahut tha ai, përveç njeriut i cili shkon në luftë me gjithë pasurinë e tij dhe nuk kthehet më.

I mjafton këtyre ditëve si vlerë, fakti që Allahu betohet për këto 10 ditë, dhe kur Zoti betohet në krijesën e Tij, tregon për madhështinë e saj, ku thotë: “Pasha agimin! Pasha dhjetë netët! Pasha çiftin e pasha tekun! Pasha natën që shkon! A janë këto betime për të mençurin!” el Fexhr 1-5.

Falënderimet i qofshin Allahut, i Cili caktoi për këtë Umet ditë të veçanta, ditë mëshire e falje!

Këto sezone të përzgjedhura janë dhuratë e begati prej Zotit të Lartësuar për robërit e Tij, punët në to janë shumë të pakta por shpërblimi i tyre është shumë i madh.

LEXO  Larg tradhtisë dhe hipokrizisë - Aksa 14.08.2020

Këto ditë janë një mundësi e pazëvendësueshme, mirësinë e tyre e shpërdoron i privuari, e shfrytëzon atë fatlumi, që i jep sukses, i Lartësuar!

Ndër vlerat e këtyre ditëve është se janë ditë të caktuara në të cilat përmendet Allahu dhe theren bagëtitë me të cilat na ka furnizuar.

Buhariu përcjell se Ibn Abasi r.a ka thënë: “Ditët e njohura janë 10 ditët e Dhul Hixhes, ditët e përcaktuara janë 3 ditët e Kurban Bajramit.”

Ndër vlerat e këtyre ditëve është dhe fakti se Zoti e kompletoi fenë e Tij në ditën e Arafatit, ditë në të cilën Profetiti a.s i shpalli Zoti: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time dhe zgjodha për ju islamin fe”, Maide 3.

Ky ajet ju shpall Profetit a.s tek qëndronte në Arafat , në ditën e Arafatit në ditën e xhuma.

Arafati është dita kur Zoti e përsosi fenë, na e kompletoi dhuntinë e Tij, duke zgjedhur rrugën më të mesme dhe të lehtë, duke na dërguar më të mirin e Profetëve dhe më të mirin e mbarë krijesave.

Të nderuar besimtarë! Në këtë ditë mblidhen haxhijtë nga të gjitha vendet e botës, të veshur me një uniformë të njëjtë, të gjithë brohorasin të njëjtin himn, si për të vërtetuar fjalën e Allahut: “Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër”, Huxhuratë 10.

Duke mos pasur dallim arabi me joarabin, i bardhi me të ziun përvecc se në devotshmëri. “Më i nderuari prej jush tek Allahu është më i devotshmi”, Huxhuratë.

Për të treguar vlerën e kësaj dite thotë i dashuri ynë a.s: “Haxhi i gjithi është Arafati”, apo duke na treguar se agjërimi i tij për jo haxhiun, t’i shuan gjynahet e dy viteve dhe në të lirohen shumë emra nga lista e xhehenmlijve.

Përcjell Aisheja se Profeti a.s ka thënë: “Nuk ka ditë ku Allahu liron emra prej xhehenemit më shumë se kjo ditë. Afrohet Zoti duke ju krenuar melaikeve dhe u thotë: ‘Për kë po e bëjnë këtë këta vallë?!” Muslimi.

I fituar është ai që ia mundëson Allahu ta shfrytëzoje këtë ditë me agjërim e vepra të vyera për t’i gjetur para tij, pas vdekjes.

“Ditë kur nuk të bën dobi as pasuria e as fëmijët, përpos atij që vjen para Zotit me zemër të bardhë”, Shuaraë 88.

Pendohuni te Zoti me pendim të sinqertë, kthejani të drejtat e tyre të tjerëve, mbajini fort lidhjet farefisnore, jepjani të drejtën në trashëgimi!

Silluni mirë me fqinjët, jepini lëmoshë nevojtarëve, silluni butë dhe pa ua thyer zemrat jetimëve e të vejave!

Largojuni pasurisë së jetimit, largohuni nga gjynahet dhe nga çdo vepër e ligë e paudhësi!

Qëndrojini larg marrëdhënieve me kamatë: “O ju që besuat! Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër, që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron, dhe punojnë çfarë janë urdhëruar” Tahrim 6.

Të nderuar besimtarë! Nuk ka dyshim se vepra më fisnike në këto 10 ditë është kryerja e Haxhit, dhe Zoti na e ka cilësuar se ai është obligim për atë që ka mundësi.

“Vizita e Qabesë është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi, tek ajo. E kush mohon obligimin e Haxhit, le ta dijë se Allahu është i pavarur dhe nuk ka nevojë për adhurimin e njerëzve” Ali imran97.

Për vlerën e Haxhit, mjafton hadithi të cilin e përcjell Ebu Hurejre nga Profeti a.s ku thotë: “Umreja deri në Umre është shlyese e gjynaheve, ndërsa Haxhi i pranuar s’ka shpërblim tjetër përveç xhenetit.”

Ndër veprat e pëlqyeshme në këto ditë janë dhe tekbiret e përgjithshme me formën e tyre: “Allahu është më i madhi, Allahu është më i madhi, Allahu është më i madhi, nuk ka Zot tjetër veç Tij, Allahu është më i madhi, Allahu është më i madhi dhe çdo falënderim i përket Atij!”

LEXO  Ligji ynë është Kurani - Aksa 11.09.2020

Ai është i ligjëruar që ditën e parë të muajit Dhul Hixhe dhe përfundon me ditën e 13 të tij dhe kjo marrë nga fjala e Allahut: “Që të dëshmojnë dobitë e tyre dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara, mbi kafshët për kurban të cilat ua ka dhuruar Ai” Haxh 27-28.

Ndërsa tekbiri specifik fillon në ditët e bajramit e veçanërisht pas namazeve farz, ndërsa haxhiu vazhdon me “telbije” derisa të flakë guralecët në akabe, në mëngjesin e ditës së Kurban Bajramit.

O ju besimtarë! Në këto ditë dhe këto kohë, ka sprova dhe bela të mëdha, lufta gjakatare, përçarje të turpshme të cilat i shohim, dëgjojmë dhe jetojmë.

Ka ardhur koha që i kapuri pas feje e pas sunetit të Profetit, është sikurse ai që mban prush në dorë.

Këto 10 ditë shfrytëzohen për punë të mira e veçanërisht lutjeve në Arafat, ndaj lutuni sa më shumë për brengat e myslimanëve, e veçanërisht për ata që shtypen e copëtohen, vriten e përzihen!

Dijeni se duaja që bën myslimani për myslimanin në fshehtësi, është ndër lutjet e pranuara, ndaj lutjani Zotit të bindur në përgjigjen e Tij, myzhde për ata që i kërkojnë falje Allahut!

Falënderimet qofshin për Allahun, Ai që drejton njerëzit për në punë të mira, Atë e dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Tij ai s’ka ortak, i udhëzoi robërit e Tij drejt pendimit, sikurse dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, më i miri që u mësoi njerëzve ritet e Haxhit dhe normat e tij, bekimet e Zotit qofshin mbi të, familjen dhe shokët e tij, si dhe mbi këdo që ndjek udhën e tij!

Të nderuar besimtarë! Secili nga ne dëshiron të ishte bashkë me haxhijtë në Haxh, të qëndronte me ta në Arafat e kudo.

Kjo është një ëndërr dhe dëshirë për secilin nga ne, dhe falënderojmë Zotin që e ka lehtësuar mënyrën për ta kryer atë sa më lehtë dhe për të marrë shpërblimin e madh.

Për të qenë ortakë me ata që ndodhen atje, Zoti ka ligjëruar prerjen e kurbaneve për t’u afruar për tek Zoti nëpërmjet dhurimit të mishit të kurbanit për fukarenjtë e nevojtarët, duke gjallëruar kështu traditën e Profetit tonë Ibrahimit a.s.

Thotë Allahu i Lartësuar: “Tek Allahu nuk arrin, as mishi e as gjaku i tyre, por tek Ai arrin bindja juaj” Haxh 37.

O ju murabitunë të Aksasë dhe përreth saj! Pas disa ditëve ne do na përsëritet një e shkuar e hidhur, ku më 21.gusht.1969 u dogj xhamia Aksa, nga një person që e urren islamin dhe myslimanët, i mbështetur nga grupe terroriste ekstremiste.

Ngjarjet më pas vërtetuan se ky zjarr ishte i qëllimshëm dhe i planifikuar mirë më parë.

Ai zjarr vazhdon të jetë një pikëllim i vërtetë edhe sot e kësaj dite për mbarë botën islame, sikurse prodhoi dhe një reagim asokohe, por që nuk ishte në nivelin e duhur.

Të nderuar besimtarë! Në këtë përkujtimore të hidhur, nuk na mbetet tjetër vetëm se të vëmë theksin mbi rëndësinë e kësaj xhamie të Shenjtë, rëndësi për të cilën flet qartë Kurani dhe suneti Profetik.

“I Lartësuar është Lartmadhëria e Tij, që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Qabesë gjer në Aksa, rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për ta treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtetë Ai është Dëgjuesi dhe Vështruesi i çdo gjëje” Isra 1.

LEXO  Përmirsimi i mardhënijeve mes muslimanëve - Aksa 12.4.2019

Për rëndësinë e Aksasë dhe shenjtërimit të saj deri në ditën e kiametit, flasin dhe shumë hadithe Profetike, ndër to dhe hadithi i mirënjohur: “-Do vazhdojë një grup prej Umetit tim në rrugë të drejtë, duke u përballur me armikun e tyre, duke mos i dobësuar zhgënjimet e zhgënjyesve derisa të vijë caktimi i Allahut dhe ata të jenë në të njëjtën gjendje.

E pyetën: -Ku ndodhen ata, o i dërguar i Allahut?

Ai tha: -Në Bejtul Makdis dhe përreth saj.

Këto vende të bëjnë të jetosh historinë, të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen.

Ajo që të përgëzon është fakti se ata përpiqen thuajse çdo ditë, për shuarjen e shenjave të këtij qyteti, shkaktojnë terror ndaj atyre që vijnë të falen në Aksa thuajse çdo ditë, kërkojnë ta shkëpusin Aksanë prej historisë dhe prej hartës, nëpërmjet intrigave dhe planeve të tyre.

Ajo që të përgëzon është fakti se ata përpiqen thuajse çdo ditë, për shuarjen e shenjave të këtij qyteti, shkaktojnë terror ndaj atyre që vijnë të falen në Aksa thuajse çdo ditë, kërkojnë ta shkëpusin Aksanë prej historisë dhe prej hartës, nëpërmjet intrigave dhe planeve të tyre.

Të nderuar besimtarë! Kjo përkujtimore i vë myslimanët dhe prijësit e tyre përpara përgjegjësisë së plotë, për çlirimin e xhamisë Aksa nga pushtuesit.

Kjo ndodhi historike, kërkon prej popullit Palestinez të unifikohen dhe të lënë mënjanë urrejtjet dhe përçarjet e kota, sikurse kërkon prej palestinezëve, të mblidhen rreth xhamisë të gjithë, të qëndrojnë fort përballë këtyre sulmeve e planeve.

Për ta mbyllur do të thosha se, myslimanët e shtypur, të vrarë e të prerë, të Palestinës, Sirisë, Irakut, Jemenit, Libisë dhe kudo tjetër, drejtojnë një pyetje që kullon gjak: “Përse janë vrarë? Përse vriten? Përse u shemben shtëpitë dhe përzihen prej vatanit të tyre?”

A thua vallë kanë zaptuar tokën e dikujt apo kanë terrorizuar? Kanë kërcënuar ndonjë popull a shtet? A kanë përdhosur kisha e xhami? Apo mos vallë janë pjesë e një rryme ekstremiste dhe raciste?

Përse o myslimanët? Përse konfliktohemi me njëri-tjetrin? Përse vrasim njëri-tjetrin? Përse hapim plagë në trupin tonë?

Këto konflikte dhe luftëra mes nesh, bëjnë që armiqtë të gëzojnë e të kërcejnë prej gëzimit.

O mendjendritur të Umetit! A nuk ka ardhur koha që këto luftëra të çmendura të përfundojnë? Kur do të çlirohemi nga heshtja dhe t’i thërrasim mendjeve tona që bëjnë vetëm ç’u thonë të tjerët?

“Në këtë ka përkujtim për atë që posedon mendje dhe ia vë veshin fjalëve duke qenë dëshmitarë”.

O Zot lartësoje Islamin dhe myslimanët, bashkoji në një fjalë të vetme, bëj që fjala e vërtetë të jetë sunduesja e fjala e idhujtarisë të jetë e poshtëruara!

O Zot! Kushdo që synon t’i bëjë mirë Islamit, jepi sukses e ndihmoje, e kush intrigon ndaj Islamit dhe myslimanëve, shkatërroje siç din Ti, dhe kjo është e lehtë për Ty!

Zoti ynë! Unifikoji forcat e myslimanëve, drejtoji të gjithë për në rrugën e drejtë, ruaji jetët dhe gjakun e tyre!

Zoti ynë! Bëje këtë vend të sigurt, të qetë, të bollshëm e të rehatshëm, atë dhe mbarë trevat Islame!

Zot mbroje xhaminë Aksa nga ç’do e keqe, mëshiroji dëshmorët tanë, shëroji të plagosurit tanë, shëroji të sëmurët e liroji të burgosurit!

Zot fali besimtarët dhe besimtaret, të gjallë apo të vdekur qofshin ata!

“Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna, ju këshillon ashtu që të merrni mësim!” Nahl 90.

Kujtojeni Zotin, t’ju kujtojë Ai ju, kërkojini falje Atij t’ju falë!

Aksa / by

Post Author: admin