Kujdes nga poshtersia! – Dr Muhamed Selim – 07.09.2018

Aksa 27 Dhul Hixhe 1439  7.9.2018

O ju të poshtër!

Dr.Muhamed Selim

 

Falënderimet i takojnë Allahu , i Cili na ka urdhëruar që ti bindemi dhe n aka paralajmëruar nga kundërshtimi i Tij ku thotë: “Ruajuni nga e keqja që nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush dhe ta dini, se Allahu është Ndëshkues i rreptë”, Enfal 25.

O ti që e kundërshton Zotin, mos shpreso të të falë, ndërkohë që ti vazhdon në rrugën e kundërshtimit të Tij.

O ju që e keni lënë urdhërimin për mirë dhe ndalimin nga e keqja, dijeni se shkatërrimin e keni më afër se damarët e qafës, nëse nuk mblidheni për ta shporrur të keqen!

Zoti ynë! Ne nuk pajtohemi me gjynahet dhe as nuk i bëjmë rrugë ato, kërkojmë mbrojtjen Tënde prej gjynaheve dhe ligësive, sikurse të lusim të mos na kaplosh në dënimin Tënd.

Dëshmojmë, se Ti je Zoti i Vetëm dhe i pashoq, ti i ke ndarë njerëzit në dy grupe, njëri për në xhenet e tjetri për në zjarr, bëna prej xhenetlijve dhe ruana nga zjarri!

Ti na ke urdhëruar dhe urdhri Yt nuk diskutohet: “Nga ju le të jetë një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit”, Ali Imran 104.

Dëshmojmë se zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguar i Allahut, ai na e sqaroi gjithë të mirën dhe na urdhëroi ta pasojmë, na e bëri të qartë të keqen dhe na urdhëroi t’i largohemi.

Ai ka thënë: “Ajo prej së cilës ju kam ndaluar largojuni, e asaj që ju kam urdhëruar veproni sa të mundni!”.

Ai që e pason atë ka shpëtuar, po ashtu dhe ai që lutet për të, Zot bekoje e begatoje Muhamedin, familjen e tij të ndershme, shokët e tij të përzgjedhur dhe mbarë ata që ecin rrugës së tij deri në ditën e fundit!

O ju banorë të Kudsit dhe përreth! Mos e fundosni anijen tuaj dhe as mos kontribuoni, për fundosjen e saj me armiqësitë tuaja, duke zemëruar Zotin tuaj me veprimet e mendjelehtëve prej jush!

Lirohuni nga dashuria për këtë botë dhe luftoni për ahiret në doni të mbroni jetën dhe familjet tuaja, shoqërinë tuaj dhe kjo arrihet duke urdhëruar për të mira për hir të Zotit, duke ndaluar nga e keqja dhe kundërshtimi i Zotit!

O ju banorë të Kudsit dhe përreth! Dy krime gjenden në mesin tonë  të përhapura: Kundërshtimi i Zotit duke bërë gjynahe dhe duke mos pasur gajle.

Ndërsa krimi i dytë është lënia e urdhërimit për mirë dhe ndalimi nga e keqja nga njerëzit e mirë në mesin tonë, madje herë-herë dhe pjesëmarrja në këto padrejtësi.

Kjo është si vepra e Beni Israilëve për të cilët thotë Allahu: “Ata që mohuan të vërtetën nga Beni Israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe Isait të birit të Merjemes. Kështu u veprua, sepse kundërshtuan dhe e tepruan” Maide 78.

Ky kundërshtim i tyre lindi si pasojë e mosurdhërimit për mirë, sikurse thotë Allahu: “Ata ishin që nuk e ndalonin njëri-tjetrin nga e keqja që punonin. E ajo që bënin ishte e shëmtuar” Maide 79.

Të nderuar besimtarë! Profeti a.s na ka sjellë një shembull të qartë se si të kujdesemi dhe t’i edukojmë ata që janë mendjelehtë e kundërshtues ku thotë: “Shembulli i atij që është përgjegjës për kufijtë e Zotit dhe atij që i shkel ato, është si shembulli i një populli që hedhin short për vendet e tyre në anije, disave u ra të qëndrojnë sipër e disave poshtë, ata të cilët qëndronin poshtë kur donin të pinin ujë kalonin mbi këta që qëndronin sipër dhe thanë: “Sikur të kishim bërë një shteg këtu ku ndodhemi dhe të mos i shqetësojmë ata që gjenden sipër, nëse i lënë të bëjnë ç’duan do fundosen të tërë, e nëse bashkëpunojnë me njëri-tjetrin shpëtojnë të tërë”, Buhariu.

LEXO  Mos luani me zjarrin! - Muhamed Husejn - 21.09.2018

O banorë të Kudsit dhe përreth! Të mirët tuaj janë ata që janë në pjesën e sipërme të anijes, janë ata që kanë në dorë komandën dhe udhëheqjen e njerëzve.

Ata janë prindërit, të parët e fiseve dhe më gjerë, janë hatibët e xhamive, mësuesit dhe mësueset, janë gazetarët, shkrimtarët, poetët, mendimtarët dhe drejtuesit.

Këta të gjithë janë përgjegjës për drejtimin e shoqërisë, duke e urdhëruar në të mirë e duke ndaluar nga e keqja, duke marr përgjegjësitë, por edhe më specifike, kjo për vete faktin se Zoti ndreq nëpërmjet pushtetit, atë që se ndreq nëpërmjet Kuranit.

O ju banorë të Kudsit e përreth! Personat që lundrojnë në pjesën e poshtme të anijes në shoqërinë tonë palestineze, janë njerëzit e poshtër, të cilët merren me shpërndarjen dhe shitjen e lëndëve narkotike, ata që bartin armë duke bërë padrejtësi.

Janë ata që heshtin ndaj sulmeve morale që i bëhet shoqërisë tonë, ata që i japin përparësi, me të padrejtë, farefisnisë.

Janë rinia që nuk i han meraku për besim e moral, ata që dalin me pantallona të grisura apo të pambuluar duke shtypur njerëzit.

Janë gratë e papërgjegjshme që dalin me rroba që nuk mbulojnë auretin.

Janë tradhtarët, kriminelët, janë disa prindër që kanë nevojë të edukohen, para se të edukohen fëmijët e tyre.

Janë ata që tallen me pasuritë dhe nderin e të tjerëve.

Është heshtja juaj, qoftë prej frikës, injorimit apo se nuk më duhet mua që ka nxjerrë në pah këta të poshtër e të ndyrë.

Nëse shoqëria jonë palestineze do vazhdojë me ndyrësira të tilla, duke mos i ndaluar ata, dijeni se anija e tyre do fundoset.

Mos mendoni se është pushtuesi ai që e ka fundosur, por është dhënia juaj pas epsheve, lënia e fesë, heshtja ndaj gruas dhe paudhësive të fëmijëve është pushtim.

Pushtimi gjendet në shkollat dhe universitetet tuaja, ai gjendet në programet edukative të prishura, në programet mësimore joefikase, në lakuriqësinë.

Ky është pushtimi juaj dhe këtë pushtim duhet të luftoni, jepni zekatin e pasurive tuaja, ruani nderin tuaj, ngrijeni lart zërin e fesë, këtë fe e praktikojnë të sinqertët dhe e nëpërkëmbin të paudhët.

Ku janë të sinqertët tuaj?

Sa njerëz të prishur, ka që prezanton në namaz, agjëron e shkon për në Haxh ndërkohë që ushqehet prej kamatës, nuk xhelozon për nderin e tij, madje nuk bën dallimin mes hallallit dhe haramit.

Ka thënë Umer ibn Abdul Azizi: “Devotshmëria nuk është vetëm në agjërimin ditën dhe namazin natën e të ngjashme me to, por devotshmëri do të thotë t’i largohesh haramit e të ushqehesh prej hallallit në emër të Zotit.”

O ju banorë të Kudsit! A nuk është ky realiteti ynë sot? A nuk heshtim ndaj paudhësive që bëhen nën hundët tona?  Madje një pjesë prej nesh bëhen pjesë e paudhësive, qoftë duke lënë ndonjë urdhëresë, apo duke shkelur ndonjë kufi.

Moskryerja e urdhrave islame a nuk është paudhësi, po ashtu dhe kryerja e ndonjë gjynahu, po ashtu dhe tolerimi në publikimin e gjynaheve është e kotë, lëshimi në moral është paudhësi, shoqërimi me të prishurit dhe heshtja ndaj veprimeve të tyre është paudhësi.

Lënia e urdhërimit për mirë dhe ndalimit nga e keqja është një rrezik i madh, një rrezik që i kanoset shoqërisë, fesë dhe mbarëvajtjes politike.

A nuk na ka vendosur rregull Profeti a.s në hadithin e anijes se si duhet të sillemi me të tillët kur thotë: “Nëse do i lënë të bëjnë ç’duan do fundosen të tërë, e nëse bashkëpunojnë për mirë do shpëtojnë të gjithë.

O banorë të Kudsit dhe përreth tij! Urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja është një obligim i përgjithshëm, nëse një pjesë e bëjnë bien përgjegjësia ndaj të tjerëve, por duhet që të plotësohet nevoja e urdhërimit dhe ndalimit.

Këtë obligim e shohim qartazi në hadithin e anijes dhe udhëtarët e saj, si prindi në familje me fëmijët e tij, apo bashkëshorti me bashkëshorten e kështu me radhë.

LEXO  Fqinjësia e mirë - Shejh Muhamed Selim - Aksa 1.3.2019

Në një tjetër hadith profeti a.s na tregon se urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja është detyrë e çdo myslimani ku thotë: “Kush prej jush sheh ndonjë të keqe le ta ndryshojë me dorën e tij, e nëse nuk mundet atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk mundet ta bëjë një gjë të tillë me zemër dhe ky është besimi më i dobët.”

O ju myslimanë! Ndryshimi i të keqes me zemër përmban urrejtjen e veprës së gjynahut sikurse transmetohet tek Ibn Hibani, në një tjetër version hadithi i anijes në hedhjen e shortit.

Hedhja e shortit përmban dhe heshtjen ndaj të keqes, apo kushtëzimin e saj dhe nuk e bën një gjë të tillë vetëm se një njeri me besim të dobët, nënçmues i vetes së tij, ndërsa profeti a.s na mëson të mos e nënçmojmë veten tonë, por ta nderojmë atë.

Thotë Profeti a.s: “Të mos e ndalojë autoriteti i ndokujt, burrin që të thotë atë që di, që ka shikuar apo dëgjuar.”

Mysliman i vërtetë është ai që urdhëron për mirë e ndalon nga e keqja, thotë Allahu i Madhëruar: “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur me njëri-tjetrin, urdhërojnë për mirë dhe ndalojnë nga e keqja”, Teube 71.

Ndërsa hipokritët heshtin ndaj të keqes, pajtohen me të dhe urdhërojnë për të, thotë Allahu i Madhëruar: “Hipokritët dhe hipokritet janë si njëri-tjetri, urdhërojnë për të keqen e ndalojnë nga e mira” Teube 67.

O ju prindër! Këshillojini fëmijët tuaj ashtu sikurse këshilloi Llokmani të birin: “O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira e ndalo nga të këqijat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtetë këto janë nga çështjet e preferuara” Lukman 17.

O ju gra! Merrni shembull nga gruaja e faraonit e cila tha: “Zoti im, më bëj një vend pranë mëshirës tënde në xhenet, më shpëto prej faraonit dhe brutalitetit të tij, më shpëto prej popullit mizor”, Tahrim 11.

Ti o djalosh, ji sikurse Ibrahimi që tha: “O babai, im mos adhuro djallin, sepse djalli është kundërshtar i të Gjithëmëshirshmit”, Merjem 44.

Ti o mysliman i dashur! Mere shembullin tënd në ajetin ku thuhet: “Ti mere të lehtën, urdhëro për mirë dhe largohu prej të padijshmëve!” A’raf 199.

O ju myslimanë! Kujdesuni për veten dhe besimin tuaj dhe kjo përkujdesje do të thotë të mos heshtim ndaj të keqes!

Thotë Umeri r.a: “-Mundet që një qytet i ndërtuar të shkatërrohet pasi që është ndërtuar.

I thanë: -Si mund të shkatërrohet ndërkohë që është i ndërtuar?

Ai tha: -Kur të këqijtë të jenë mbi të mirët e kur hipokritët të udhëheqin popullin.”

Zoti ynë mbrojtjen tënde kërkojmë prej arrogancës së të këqijve dhe dobësisë së të mirëve, mos na merr mëri, për atë që bëjnë mendjelehtët prej nesh.

O robër të Zotit! Kërkojini falje Allahut e pendohuni, lutuni duke qenë të bindur!

Falënderimet i takojnë Allahut Zotit të botëve, dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut i Vetëm dhe i Pashoq, dëshmojmë se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, i përzgjedhuri i mbarë krijesave dhe miku i Zotit, ai e kreu me përsosmëri detyrën, e kreu amanetin, e këshilloi më së miri umetin e tij.

Zot bekoje e mëshiroje Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, si dhe të gjithë ata që e ndjekin udhën e tij deri në ditën e fundit!

Robër të Allahut! Bashkëpunoni në të mira, ndaloni nga çdo e keqe në doni të jetoni të qetë, Allahu na urdhëron e thotë: “Ndihmohuni mes vetes në të mira e devotshmëri e mosni në mëkate e armiqësi”, Maide 2.

Çdo bashkëpunim që sjell të keqe, apo në të keq, është haram, ndërsa çdo ndihmë në të mirë është ndër obligimet më parësore.

O ju mysliman! Gjynah është çdo vepër apo fjalë që penalizohesh fetarisht, apo dëmtohesh, ndërsa armiqësia është t’u bësh  keq njerëzve dhe kjo është tirani.

LEXO  Ku është nderi i këtij Umeti - Dr. Muhamed Selijm - Aksa - 10.8.2018

Besimtarë të nderuar! Arabët para islamit kishin rënë dakord që të bashkëpunonin për të drejtat e të shtypurve dhe duke ndihmuar ata që kishin mbetur në rrugë apo duke marrë hak prej tiranit.

Një herë Uail ibn Kajs, i kishte marrë mall dikujt dhe s’pranonte t’i jepte hakun e tij, në pamundësi reagimi ndaj tij, njeriu u ngjit në malin Ebu Kubejs në Mekë, në mëngjes kur dilnin Kurejshitët dhe thërriti me të madhe, që t’ia japin hakun e tij.

Zubejr ibn Abdil Mutalib, xhaxhai i Profetit a.s  i dha fjalën se do e ndihmojë, dhe atij iu bashkangjitën dhe të tjerë, ku u mblodhën në shtëpinë e Abdullah ibn Xhud’anit dhe ranë dakord se nuk do lejojnë që në Mekë t’i bëhet padrejtësi kujt, dhe se do ndihmojnë të varfrit materialisht, dhe kjo mbledhje është quajtur aleanca e Fudulit, për të cilën ka thënë Profeti a.s: “Nëse do ftohesha në një mbledhje të tillë pas islamit, padyshim që do i përgjigjesha ftesës.”

O ju myslimanë! Imagjinoni që diçka e tillë ka ndodhur tek idhujtarët, të cilët nuk pranonin që në mesin e tyre të ketë të uritur, a nuk është turp për ne, ne që jemi ithtarë të islamit që të mos ndihmojmë nevojtarët?!

A nuk është turp që të mos e ndihmojmë të shtypurin, por dhe heshtim ndaj brutalitetit të këqijve, heshtim përballë vrasjeve dhe krimeve që shohim çdo ditë.

A nuk është turp që nderi i vajzave myslimane të përdhoset nga vetë myslimanët?

A nuk e lavdëroji Profeti a.s aleancën e Fudulit ku tha: “Nëse do ftohesha në një mbledhje të tillë edhe pas islamit, padyshim që do i përgjigjesha ftesës.”

Atëherë bëni detyrën tuaj, ngrijeni zërin para se të jetë vonë, apo mos prisni që fëmijët tuaj të dalin prej fesë islame!

Ka disa myslimane që janë martuar me jomyslimanë, një martesë e tillë është e pavlefshme dhe e paligjëruar, por nëse do heshtni ndaj të tillë fenomeneve. mos u habisni që diçka e tillë t’ju ndodhë dhe në shtëpitë tuaja, të bëheni të huaj në fenë tuaj, të huaj me zakonet dhe traditat tuaja, të zgjidhni rrugë me të cilën nuk pajtohet islami, apo bien ndesh me të.

O ju myslimanë! Kurejshitët idhujtarë, refuzuan të thyejnë portën e shtëpisë së Profetit a.s, për ta vrarë, sepse i ndaloi fakti se arabët do i shanin për shkeljen e privatësisë së tjetrit, po ne vallë sot që jemi në fenë islame? Disa maskarenj prej nesh thyejnë shtëpitë e të tjerëve, zhvatin, vrasin e presin pa pikën e sikletit.

Ku janë muxhahidët? Ku janë fëmijët e tyre? Ku është xhelozia e fesë? Ku është xhelozia për nderin?

Ju drejtohem juve, o paria e fiseve! Ju sot jeni prijësit e shoqërisë tonë palestineze, në zgjidhjen e konflikteve dhe armiqësive mes tyre.

Merrni përgjegjësitë që ju takojnë, ecni me bekimin e Zotit pasi që jeni shpresa jonë, por kurrë mos e anashkaloni ligjin e Zotit, në zgjidhjen e konflikteve të ndryshme, merrni me vete njerëzit e dijes, që të mos gaboni në gjykimet dhe ndëshkimet tuaja.

O ju myslimanë! Mos e braktisni Kudsin, mos e braktisni Aksanë, mos e braktisni fenë, ai që braktis  fenë le ta dijë se do braktiset nga Zoti, kush e ndihmon Allahun dhe fenë e tij, Zoti do e ndihmojë, kurrë mos ia ktheni shpinën fesë.

Zot lartësoje fenë Tënde, librin dhe synetin e profetit Tënd a.s, Zot ndihmoji myslimanët e dobët kudo qofshin, shkatërroji armiqtë e tu, përçaji zemrat e tyre dhe prishi interesat e tyre.

Zot ruaje xhaminë Aksa dhe ata që luftojnë për të, ndihmoju atyre që jetojnë shtetrrethim dhe bëji prej ushtarëve të tu të sinqertë.

Zot fali myslimanët dhe myslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët dhe të vdekurit prej tyre.

Aksa / by

Post Author: admin