Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 14-09-1443 H 15-04-2022 D
Shejh Saud Shurejm Tema Disa mirësi të lutjes në muajin e shpresës
Lavdërimet janë për Zotin, të Madhin të Lartësuarin, i Madhërishmi, i Plotëfuqishmi, dhe i Lavdishmi, Atë e Madhëron dhe e Lavdëron çdo gjë që është në qiell dhe në tokë, zogjtë, pemët, kafshët, dhe malet. Ai i ruan robërit e Tij besimtarë në mëngjes, drekë dhe në mbrëmje. “Kur Ai dëshiron ta ndëshkojë një popull, askush nuk mund ta pengojë Atë; dhe ata, përveç Tij, s’kanë asnjë ndihmës.” (Er-Ra’d 11)
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.
Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, njeriu më karakterin më të bukur, dhe njeriu me artikulimin më elekuent. Solli mesazhin e Zotit të tij, nuk u zbraps prej misionit të tij dhe nuk u lëkund kurrë. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi bashkëshortet, shokët dhe familjarët e tij, dhe mbi ata që ecin në rrugën e tyre dhe ndjekin udhëzimin e tyre deri në ditën që do të kthehemi dhe merremi në gjykim nga i Lartësuari.
Në vijim
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit, bëni kujdes, frikësohuni nga Ai, çfarë merrni dhe çfarë lini, bindjuni urdhrave të Tij, dhe shmangni ato që Ai ka ndaluar të shpëtoni, sepse, me të vërtetë, përfundimi i mirë është për të devotshmit.
O ju muslimanë! Vërtetë muaji i Ramazanit është nga mirësitë e mëdha që Allahu i Madhëruar ka dhuruar për robërit e Tij, që ta bëjnë atë muaj afrimi tek Zoti dhe përulje ndaj Tij. Ramazani është muaj i braktisjes, i të keqes, manifestimit, të mirës, çlirimit, nga e keqja, muaji i përgatitjeve për udhëtim, muaji i përmendjes së Allahut dhe i bamirësisë, muaji i agjërimit dhe i qëndrimit në namaz, muaji i lëmoshës dhe devotshmërisë. Vërtetë është muaji i bindjes në tërësinë e tij. Nuk është veçuar diçka në ndonjë muaj, dhe nuk është shoqëruar, vlerësuar me diçka, vetëm se në Ramazan është e sigurtë që kjo ka ndodhur.
Adhurues të Zotit, e nga të gjithë këto adhurime është dhe duaja, lutja. Lutja është adhurim i legjitimuar në çdo kohë, por se vlera e kohës, dhe çfarë ajo bartën nga qetësimi i shpirtërëva, ana shpirtërore, qetësi dhe gëzim, në kohën e prangosjes së shejtanëve, patjetër që e bën lutjen në këtë muaj të sigurtë. Shtuar kësaj dhe shpresën e madhe për pranim, ku Allahu i Madhërishëm, e ka përmendur atë, lutjen, lidhur me ajërimin. Allahu, që është thënësi i të vërtetës, ka thënë: “Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam pranë, u përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të Më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.” (El-Bekare 186)
Ajo është lutja! Dhe e dini se çfarë është lutja?! Lutja është qëllimi i dashurisë së njeriut për Zotin e tij, me qëllimin e nënshtrimit të robit ndaj Tij. Lutja është komunikim mes robit dhe Zotit të tij, është mjeti me të cilin arrin robi tek Zoti i tij, që të u afrohet dobive dhe të shmangi dëmet. Lutja është kërkesa e të varfërit në kulmin e varfërisë drejtuar të pasurit, Allahut, që nuk ka nevojë për asnjë gjë, në pafundësinë e pasurisë. Lutja është shpresa e të dobëtit tek i Forti, e të përulurit tek i Fuqishmit, dhe e të pamundurit tek Ai që është i Fuqishm për të bërë çdo gjë. Lutja është kërkesa e robit drejtuar Zotit për mbrojtje, dhe kërkimi ndihmë tek Ai, shfaqja e përulësisë dhe pafuqisë së robit tek Zoti dhe heqja dorë nga mbështetja tek njeriu dhe forca e tij, për të kërkuar mbështetjen e Zotit dhe forcën e Tij.
Lutja është shenjë dalluese e adhuruesit, dhe ndjenjë e nënshtrimit njerëzor ndaj Zotit, që mbartën në veten e saj kuptimin dhe domethënien e Lavdërimit të Zotit, Lartësimin dhe Madhërimin e Atij që i drejtohemi me lutje. Allahu ka thënë të vërtetën, e kush thotë me të vërtetën se Zoti: “ Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që e përçmojnë adhurimin Tim, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar!” (Gafir 60)
Vërtetë ky ajet Kuranor përmban lutjen e adhurimit dhe lutjen e kërkimit tek Zoti. Ndërsa lutja e adhurimit përfshinë çdo adhurim për të cilin na ka urdhëruar Allahu i Madhërishëm, në formën e obligimit, detyrës, apo të pëlqimit. Nëse muslimani e kryen atë adhurim, është sikur me të i është lutur Allahut të Madhërishëm që ta shpërblejë për të, ta nderojë atë me Mirësitë e Tij, dhe ta mbrojë me të nga dënimi i Tij. Si dhe të përmirësojë me adhurim çështjet e fesë së tij dhe çështje e tij të kësaj bote.
Ndërsa lutja e të kërkuarit, për ndonjë çështje, ajo është kërkesë e qartë drejtuar Allahut, për të përmbushur nevojat e tij, qofshin të kësaj bote dhe të botës Tjetër. Dhe se dy këto dua, lutja e adhurimit dhe lutja e kërkimit, janë e drejtë vetëm e Allahut dhe jo dikujt tjetër veç Tij. E nëse me ato, lutjet, i drejtohet dikujt tjetër veç Tij, është bërë idhujtari, i bëhet ortakëri Zotit të Madhërishëm. “Kush është më i humbur se ai, i cili, në vend të Allahut, u lutet atyre që nuk mund t’i përgjigjen deri në Ditën e Kiametit? Madje ata janë krejt të pavetëdijshëm për lutjet që u bëhen.” (El-Ahkaf 5) “Ai që pos Allahut, adhuron zot tjetër, duke mos pasur kurrfarë prove për këtë, me siguri do të japë llogari vetëm te Zoti i tij. Me të vërtetë, nuk ka shpëtim për mohuesit.” (El-Mu’minun 117)
Vërtetë, portat e qiellit nuk trokiken me diçka të ngjashme me lutjen, e cila ka një lidhje të ngushtë me Krijuesin e gjithësisë, Allahun e Madhërishëm, të dorëzuarit para duarve të Tij, dhe monologu, kërkimi tek Ai, me atë që bartën shpirti nga shqetësimet dhe ankthet e tij, frika dhe dëshira e tij, shpresa e tij dhe tmerri i tij. Ajo është pranim për të qenë rob dhe adhurues vetëm i Tij, dhe se Ai është që merr dhe jep, shëron dhe sprovon, largon kurthetdhe falën gabimet. Në një hadithin për të cilin kanë rënë dakort dijetarët për saktësinë e tij, Muttefikun Alejhi, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë në atë që tregon për Zotin e tij: “Një njeri bëri një gjynah, pastaj tha: “O Zoti im! Ma fal gjynahun tim!” Allahu i Lartësuar thotë: “Robi Im bëri gjynah, por e mësoi se ai ka një Zot që i fal gjynahet dhe që dënon për shkak të tyre.” Pastaj kthehet dhe bën përsëri gjynah, pastaj thotë: “O Zoti im! Ma fal gjynahun tim!” Allahu i Lartësuar thotë: “Robi im bëri gjynah, por e mësoi se ai ka një Zot që i fal gjynahet dhe që dënon për shkak të tyre.” Pastaj kthehet dhe bën përsëri gjynah, pastaj thotë: “O Zoti im! Ma fal gjynahun tim!” Allahu i Lartësuar thotë: “Robi im bëri gjynah, por e mësoi se ai ka një Zot që i fal gjynahet dhe që dënon për shkak të tyre. Puno ç’të duash, sepse Unë ta kam falur ty!” E fjala e Tij “Puno ç’të duash,” nënkupton butësi dhe ngrohtësi, sepse sa herë që ka bërë gjynah është penduar prej tij, dhe se ajo nuk nënkupton inkurajim dhe autorizim në kryerjen e gjynahit. Allahu i Madhërishëm vërtetë nëse i do robit të Tij të mirën e frymëzon në lutje drejtuar Atij, dhe mbështetjen në të, lutje, dhe mbështetjen në Të dhe lutjen drejtuar Atij e bën arsye për në të mirë, të cilën Ai e ka caktuar për të. Sikurse Omer Ibn Hatabi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Unë mbaj shqetësimin e përgjigjes por mbajë shqetësimin e lutjes, sepse nëse frymëzohem në lutje atëhere përgjigja është me të, lutjen.”
Disa nga të parët tanë të mirë, Selefët, kanë thënë; “ Nëse çdo e mirë është në origjinë sukses, e që është në dorë të Zotit dhe jo në dorë të robit, njeriut, atëhere çelësi është lutja dhe këmbëngulja në të, sinqeriteti në kërkim mbrojtje, dëshira dhe frika tek Ai. Për sa kohë Allahu ja jep njeriut këtë çelës Ai ka dashur që të ja hapi atij rrugët e të mirës, dhe sa kohë e privon nga ky çelës, porta e të mirës ka ngelur e mbyllur, pa u hapur.”
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Asgjë nuk ka më të nderuar, vlerësuar tek Allahu se duaja, lutja.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu, Ibn Maxhe, dhe Hakimi.
Njeriu nuk duhet që të teprojë diçka në lutje, sepse çdo gjë që ai e mendon se është e shumtë ajo në Pushtetin dhe Pasurin e Zotit është e pakët, dhe se çdo gjë që ai e shikon të vështirë ajo në anën e Zotit është e lehtë. Ka thënë të vërtetën ai që nuk ka folur nga vetja, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ka thënë: “ Dora e Zotit është e mbushur, nuk e pakëson atë shpenzim, furnizim për robin e Tij, natën dhe ditën…” Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi.
A e kuptove veten, o ti nevojtarë dhe i etur? Ai i drejtohesh Atij që nuk mbyll derë, për atë që nuk e hap derë? A u drejtohesh njerëzve për shqetësimet dhe nevojat tuaja, për të kërkuar nga ata largimin e pikëllimin tënd? Ndërsa Allahu i Madhërishëm zbret çdo natë në qiellin e kësaj bote në pjesën e tretë të fundit të natës, zbritje që është e përshtatshme për Madhështinë dhe Lartësin e Tij, dhe thotë: “Kush më lutet që ti përgjigjem, kush më kërkon që ti jap, kush kërkon falje tek Unë që ta fali atë?!”
Mutarrif Ibn Abdullahi ka thënë: “ Kam menduar për gjithë të mirat, ku të mirat më të shumëta janë agjërimi dhe namazi, e sa kohë ato janë në dorë të Allahut të Madhërishëm, dhe ti nuk mund të arrish diçka që është në dorë të Zotit, por vetëm nëse ti i kërkon Atij dhe të jep, dhuron, atëhere bashkimi i gjithë të mirave është duaja, lutja.”
Shejhul Islami, Ibn Tejmije, ka thënë: “ Kam medituar në dobit e lutjes dhe kam gjetur se ajo është në lutjen drejtuar Allahut të Madhërishëm. Sa ka thënë: “Pastaj e kam parë në Fatiha, tek; “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.” (El-Fatiha 5)” Ai ka thënë gjithashtu: “S’ka Zot tjetër përveç Teje, Ty të Madhërojmë, vërtetë unë kam qenë nga gjynahqarët.” Ajo është pranim dhe njohje e situatës në realitet, dhe se askush nga njerëzit nuk ka të drejtë të shfajsojë veten nga ky përshkrim, e në veçanti në pozicionin e gjendjes shpirtëroretë tij. Sepse me të vërtetë zemrat e sinqerta dhe lutjet e mira dhe të drejta janë ushtria që nuk mposhten.
“Lutjuni Zotit tuaj përulshëm dhe ngadalë! Njëmend, Ai nuk i do ata që e kalojnë kufirin. Dhe mos bëni çrregullime në Tokë, pasi është vënë rregulli, ndërsa Atij lutjuni me frikë dhe shpresë. Vërtet, mëshira e Allahut është afër punëmirëve.” (El-A’raf 55-56) ”
Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij. Zotit i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët dhe muslimanet nga çdo gjynah dhe gabim, Zoti kërkoni falje dhe pendohuni tek Ai, me të vërtetë Zoti im është falës dhe mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin e Vetëm. Lutjet dhe përshëndetjet për atë që nuk ka të dërguar pas tij.
Në vijim
Zoti ju mëshiroftë ju dhe mua, dijeni se për lutjet ka çelësa të cilët jo çdo njëri mund ti përdori mirë ato, dhe ata janë të shumët. Por çfarë mund të përmendim këtu, sinqeriteti, dhe pasimi i udhëzimit të të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në të, sinqeritet. E kjo duke ju përmbajtur etikës së lutjes, braktisjen e të qenit agresiv në të përmes të bërtiturit, apo ngritjes së zërit mbi të zakonshmen, duke u bazuar në fjalën e Allahut që thotë: “Lutjuni Zotit tuaj përulshëm dhe ngadalë! Njëmend, Ai nuk i do ata që e kalojnë kufirin.” (El-A’raf 55) Dhe duke u bazuar në hadithin e saktë, ku tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, u ka thënë sahabeve, shokëve të tij, kur e kanë ngritur zërin e tyre në dhikër, përmendje të Zotit: “O ju njerëz, bëni kujdes për vetet tuaja, sepse nuk po i luteni dikujt që është i shurdhët, nuk dëgjon, dhe që nuk është prezent, mungon, por po i i luteni Atij që dëgjon dhe shikon çdo gjë, dhe është afër jush. Vërtetë Ai të cilit po i luteni është më afër çdo njërit prej jush se sa qafa e kafshë së udhtimit të tij, devesë.” Allahu i Madhërishëm për Zekerijan, paqja e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kur ai e thirri Zotin e vet me lutje të fshehtë.” (Merjem 3) Ibn Tejmije, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Lutja në fshehtësi është më madhështorja në edukatë dhe vlerë, sepse para mbretërve nuk ngrihen zërat, e kush e ngenë zërin para tyre janë të urryer.” Allahut i përket shembulli më i lartë (cilësitë më të larta).
Nga edukata e lutjes është mos nënshtrimi para ndjenjave, të cilat shpien në ndjekje të lutjeve të çuditshme, dhe në përdorim të termave të ashpër, me qëllim që të mos e dominojë atë kënaqësia e dëgjimit të lutjeve, dhe të kthehen në një ndjenjë të jashtme në llogari të një kënaqësia të brendshme. Si dhe të mbrohemi nga mundësia e rënijes në kuptime të dyshimta, dhe të gabuara, nga pikpamja e bindjes, besimit, apo dhe nga ana kuptimit të shprehjeve.
Sikurse nga edukata e lutjes gjithashtu, e në veçanti në shumicën e xhamive në të cilat ka prezencë të madhe të namazfalësve, është që imamët të përzgjedhin lutjet më të përgjithshme dhe më të dobishme për njerëzit, ato që janë në interesë të përgjithshëm për muslimanët, në jetën e tyre në këtë botë dhe në botën Tjetër. E prej tyre dhe lutjet për kujdestarët e çështjeve të muslimanëve që të kenë sukses në atë që është në të mirë të Islamit dhe muslimanëve. Kjo vërtetë është nga shenjat e njerëzve të drejtë. Tregohet se Imam Ahmed Ibn Hambeli lutej për udhëheqësin e muslimanëve për përmirësim, sukses, dhe se e shikonte këtë gjë detyrë ndaj tij. Nga ai është vërtetuar se ka thënë: “ Nëse do të kishim vetëm një lutje që pranohet, do e kishim bërë për udhëheqësin.”
Adhurues të Zotit, e kjo nuk është tjetër vetëm se ndikimi pozitiv për Islamin dhe muslimanët, në përmirësimin dhe suksesin e tyre.
Nga etika e lutjes gjithashu është që lutësi të shmangi rimat dhe përshtatjet arrogante që nuk janë të përshtatshme dhe të denja në lutje drejtuar Krijuesit, me qëllim që të mos dali përmes lutjes nga rruga e tij e legjitimuar. Si dhe të shmangi gjithashtu detajet e papëqyera që e devijojnë nga e përgjithshmja e lutjes. Abdullah Ibn Mugafel, ka dëgjuar robin e tij duke thënë: “ O Zoti ynë, të lutem të më japësh kështjellë të bardhë në të djathtë të Xhenetit, nëse do të hy në të!” Dhe i ka thënë: “ O djal, lutju Zotit që të japi Xhenetin, dhe kërko mbrojtjen e Tij nga zjarri, sepse unë kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: “ Vërtetë do të ketë njerëz nga ky umet që do e teprojnë në pastërti, shpërdorim të ujit, dhe lutje.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi në Synenin e tij.
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit, kaloi gjysma e muajit tuaj shumë shpejt sikur të mos ishte, ndërkohë që po përgëzonim njëri-tjetrin për ardhjen e tij. Për sa kohë e kemi kaluar gjysmën e tij, dijeni se dhe gjysma e mbetur nuk do të kalojë më avash se gjysma e tij e parë. Vërtetë fituesi i garës sot është ai që është i pari me veprat dhe devotshmërinë e tij tek Zoti i tij, sepse atë tek Krijuesi nuk e afron origjina, prestigji, pasuri dhe pozita e tij. Allahu i Madhërishëm thotë: “ Në Ditën e Kiametit nuk do t’ju ndihmojnë as fëmijët, as farefisi. Allahu do t’ju ndajë midis jush.” (El-Mumtehane 3)
Bëni kujdes, sepse muaji kalon shpejt, dhe ajo që ka kaluar prej tij nuk do të kthehet, e ajo që ka ngelur prej tij do të kalojë me shpejtësi dhe do të duket si një orë. Është prej ligjshmërisë së Zotit që çdo bashkim të ketë ndarje, dhe se të plotën e pason përfundimi. “ Hënës i kemi caktuar faza; ajo përditë hahet e bëhet si rrembi i përkulur i hurmës.” (Ja Sin 39)
Adhurues të Zotit! Nuk është habi, sepse vetë Zoti i ka përshkruar këto ditë me termin “ditë të numëruara,” argument për kohën e tyre të shkurtër, dhe pse janë të mbushura me shpërblime dhe të mira, numrin e të cilave nuk mund ta llogarisi dikush veç Zotit. I zgjuar është ai që ndjenë keqardhje për atë që ka kaluar nga ky muaj dhe shfrytëzon ditët që kanë ngelur. I mangut është ai që dëshiron por nuk dëshpërohet. “Çdokush e fillon diten e tij dhe çdonjeri eshte tregetar i shpirtit te tij; mund ta cliroje apo ta sjelle ne shkaterrim.” Fitorja është në ditën e shpërblimeve dhe përfitimet në ditën e korrjeve, vërtetë punët vlerësohen me përfundimin e tyre.
Zoti ju mëshiroftë, lutuni dhe përshëndeteni më të mirin dhe më të pastrin e njerëzimit, Muhamedin djalin e Abdullahut, poseduesin e luginës në Xhenet dhe ndërmjetësimit. Allahu i Madhërishëm ju ka urdhëruar me diçka që e ka filluar me Veten e Tij, pasuar me Melaiket e Tij të pastra, për ta vazhduar me ju o besimtarë, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot fale dhe mëshiroje robin dhe Dërguarin Tënd Muhamedin, poseduesi i fytyrës së ndritur, dhe ballit shkëlqyes.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi katër Halifet e tij të parë, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi tabiinët dhe mbi ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit, dhe mbi ne së bashku me ta me Mëshirën, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot ndihmo fenë Tënde, librin Tënd, synetin e të Dërguarit Tënd, dhe robërit e Tu besimtarë.
O Zot largo akthin e atyre që janë të shqetësuar nga muslimanët, largo të vështirat e atyre që janë në vështirësi, mundëso larjen e borxheve atyre që janë në borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve.
O Zot ynë, na jep siguri në vendin tonë, përmirso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona. Bëje kujdestarin e çështjeve tona nga ata që të frikësohen, dhe janë të devotshëm ndaj Teje, dhe kërkojnë kënaqësinë Tënde, o Zoti i Botrave.
O Zot ynë, jepi sukses kujdestarit të çështjeve tona në atë që Do dhe je i Kënaqur, nga fjalët dhe veprat, o i Gjalli i Përjetshmi. O Zot përmiso këshilltarët e tij, o më i Madhi më Bujari.
O Zot ynë, jepi sukses atij dhe zëvëndësit të tij në atë që është në të mirë të vendit dhe njerëzve.
O Zoti ynë, përmirëso gjendjen e muslimanëve në çdo vend.
O Zoti ynë, të lutemi të jesh me ata që janë të dobët në fenë e tyre në çdo vend, o më i Madhi më Bujari.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat : 180-182)