Hutbeja e Xhumase në Xhaminë e Profetit a.s. 29.Sheual.1439 – 13.7.2018 Abdul Barij Eth’thubejtij

Gjithë falenderimet qofshin për Atë që i takojnë gjithë lavdat, për të Gjithëpushtetshmin, për Atë që ka në dorë çdo mirësi.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një të vetëm dhe të pashoq, publikisht dhe në thellësi të zemrës, sikurse dëshmoj se zotëria ynë Muhamedi a.s është rob dhe i dërguar i Tij, atij duhet ti bindemi në gjithçka thotë.

Paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të dhe familjen e tij, sa herë që zbret muzgu ei natës e del e sa herë që del agimi.

Ju këshilloj ju dhe veten time që të jemi të devotshëm ndaj Zotit, thotë Allahu i Lartësuar:” O ju që keni besuar, përmbajuni Allahut me devotshmëri të vërtetë dhe mos vdisni veç si muslimanë”.

Prej bazave të moralit në fenë tonë  është, se të mirën duhet ta kthejmë me të mirë, madje me më të mirë nga çna kanë bërë, dhe kjo është ndër bazat që na mëson Islami se si duhet të sillemi.

Thotë Allahu i Lartësuar:”shpërblimi i të mirës është me më të mirë”.

Muslimani nuk e harron atë që i ka bërë mirë, dhe ai që i ka bërë mirë e përmend të mirën e tyre vazhdimisht, e falenderon veprëm e tyre dhe e vlerëson kontributin e tyre.

Megjithë vështirësitë dhe hutitë që ka kjo jetë, por ai sërish nuk i harron ata me të cilët i bashkon rruga e dashurisë dhe mëshirës, dhe kështu vazhdon edhe nëse mes tyre krijohet ndonjë konflikt apo urrejtje në ndonjë ditë prej ditësh.

Thotë Allahu i Madhëruar:”ndaj mos e harroni mirësinë e njëri tjetrit”.

Profeti ynë i nderuar i cili ishte shembull i mirënjohjes, na dha shembullin se si duhet të jemi mirënjohës, dhe këtë më së miri na e tregoi me sjelljen e tij ndaj gruas së tij Hatixhes, sa ishte gjallë por dhe pas vdekjes së saj.

Ai e përmendte atë vazhdimisht , lutej për të pandalur, dhe e cilësonte se ishte kështu e ashtu madje kur bënte kurban u dërgonte nga një pjesë shoqeve të saj.

Në betejën e Bedrit, kur Profeti a.s zuri rob plot 70 idhujtarë, tha: Po të ish gjallë Mutim ibn Adij dhe të më kërkonte që ti liroj këta, do i kisha liruar”,e tha këtë edhepse Mutim ibn Adij kish vdekur si jobesimtar, por kjo nuk e pengonte që të për,emdte të mirat e tij dhe ta lavdëronte ashtu sikurse e meritonte.

Tregimet e Profetëve, lulëzojnë me të tilla ndodhi të mirënjohjes, ndër to dhe tregimi i Musait a.s me babain e dy vajzave të cilave u ndihmoi.

Thotë Alahu:”njëra nga ato të dyja erdhi tek Musai a.s e turpëruar dhe i tha: babai im të fton për të të shpërblyer për ndihmën që na dhe”.

Dhe kështu Musai a.s mori shpërblimin e veprës tij të mirë që bëri me dy vajzat.

Islami na mëson se ndër veprat më madhështore është dhe mirënjohja ndaj bamirësit, sikurse na mëson Profeti a.s ku thotë:” Ai që nuk i falenderon njerëzit, nuk e falenderon as Allahun”.

Kjo tregon se Zoti nuk e pranon falenderimin e robit nëse njeriu nuk është mirënjohës ndaj njerëzve dhe nuk i falenderon për të mirën e bërë.

Sikurse na tregon kjo fjalë profetike se ai që e ka zakon mosmirënjohjen ndaj njerëzve, nuk e ka problem që të jetë mosmirënjohës edhe ndaj Zotit, dhe se Ai që nuk i falenderon njerëzit është i njëjtë me atë që nuk e falenderon Zotin.

LEXO  Meditime rreth ajetit Kursij - Shejh AbdulBarij ibn Auad eth Thubejtij

Forma e mirënjohjes ndaj tjetrit ndryshon në bazë të veprimeve dhe ndjenjave, thotë Allahu i Lartësuar:” e nëse ju përshëndesin ju kthejeni përshëndetjen me më të mirë ose sëpaku kthejene njëlloj”.

Nëse besimtari e ktheka përshëndetjen me të njëjtë apo me më të mirë, të mirën e kthen me të mirë apo dhe me më të mirë, fjalën  e mirë e kthen me fjalë të mirë ose me më të mirë, dhuratën e kthen me dhuratë ose me dhuratë më të madhe, atëherë pastrohen zemrat tona dhe lidhen më fort me njëra tjetrën, konfliktet dhe mospajtimet largohen larg e më larg prej nesh.

Hapi i parë që ndiqet me të mirën është pohimi i të mirës që ta ka bërë dikush, falenderimi dhe mirënjohja për të ashtu sikurse na mëson Profeti ynë a.s ku thotë:”kush ju bën ndonjë të mirë, shpërblejeni për të”.

Një ditë prej ditësh i dërguari i Allahut e priti me mirëseardhjet më të ngrohta një të moshuar që e vizitoi, Aisheja e pyeti për shkakun e kësaj ngrohtësie dhe ai i tha: O Aishe! Kjo plakë na ka pas vizituar në kohën e Hatixhes, ndërsa mirënjohja për të ,irën e kaluar është prej besimit.

Islami e ka lehtësuar në maksimum të shpërblyerit e bamirësit, dhe kjo nëpërmjet fjalës së mirë ose të luturit për të apo dhe pritja e tij me fytyrë të buzëqeshur.

Kjo si për të na treguar kompletimin e kësaj feje në mirësjellje, dhe përhapja e dashurisë mes krijesave të Zotit.

Thotë Profeti a.s:”Mos nënçmo asnjë vepër të mirë sado e vogël qoftë ajo, qoftë edhe të takosh vëllanë tënd i buzëqeshur”.

Ta lavdërosh tjetrin për të mirën që të ka bërë është prej mirënjohjes ndaj krijesave,thotë Profeti a.s:” Kujt i bëhet ndonjë e mirë le ta shpërblejë atë, e kush nuk ka mundësi së paku ta lavdërojë, se ai që lavdëron ka falenderuar e ai që e fsheh të mirën që i është bërë, është mosmirënjohës, e kush pretendon diçka që nuk e ka është si mashtruesi.

Një formë tjetër e mirënjohjes ndaj bamirësit është dhe të luturit për ta, thotë Profeti a.s:”e nëse nuk keni me se ti shpërbleni, së paku lutuni për to që ta kryeni detyrën tuaj.

Thotë Profeti a.s:”Kujt i bëhet ndonjë e mirë dhe ai i drejtohet vepruesit të saj me lutjen:Allahu ta shpërbleftë me të mira, e ka kryer detyrën e mirënjohjes.

Ai i cili të jep hua apo borxh, shenjë e falenderimit ndaj tij është që tia kthesh borxhin sa je jallë dhe ta falenderosh atë.

Në jetën tonë ka njerëz të cilët sado që të përpiqemi ti nderojmë, mbeten me vlerë ndaj nesh dhe më i madhi i këtyre krijesave është Profeti alejhis selam, nëpërmjet të cilit Zoti na udhëzoi prej errësirave në dritë.

Ndër ata që i jemi borxhli me mirësjelljen tonë janë dhe dy prindërit tanë të cilët sakrifikuan dhe u munduan për ne, ata të cilët u përpoqën për njeriun dhe e edukuan e mbështetën atëherë kur ai ishte i vogël.

Nxënësit e kanë borxh të luten për mësuesit e tyre, dhe kjo për të treguar besnikërinë dhe mirënjohjen ndaj tyre.

Imam Ebu hanifja lutej për mësuesin e tij Hamadin, ndërsa Ebu Jusufi lutej për mësuesin e tij Ebu hanifen.

LEXO  Mirësitë e faljes së namazit

Imam Ahmedi thonte: Kam 30 vite që nuk fle në darkë pa u lutur për Shafiiun dhe pa kërkuar falje për të.

Bashkshortë të cilët kanë kaluar një jetë sëbashku, kanë vlera, detyrime dhe mirënjohje ndaj njëri tjetrit.

Ata kanë kaluar pjesën më të bukur të jetës sëbashku, ndaj falja e gabimeve, moskushtimi rëndësi ndaj kryerjes së obligimeve është prej mirënjohjes, me të vërtetat se të mirat i shuajnë të këqijat.

Thotë Profeti a.s: Nuk e braktis muslimani muslimanen, mund të urrejë një sjellje të sajën por mahnitet pas një tjetër sjellje.

Zoti më begatoftë mua dhe ju me Kuranin famëlartë, na bëftë dobi me urtësitë dhe ppërkujtimiet që gjenden në të,i kërkoj falje Allahut për vete dhe për ju, ndaj kërkojini falje se me të vërtetë Ai është Falës dhe fort Mëshirues.

Allahun e falenderojmë ashtu sikurse e falenderojnë Atë falenderuesit, dëshmoj se Allahu është Një dhe i pashoj, kujdestar i durimtarëve, sikurse dëshmoj se zotëria ynë dhe Profeti ynë është rob dhe i dërguar i Tij, ai është prijës i të devotshmëve, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të dhe familjen e tij në mënyrë të pandalshme deri në fund.

Ju porosis ju dhe veten time me devotshmëri, ngjarja e dhimbshme që ndodhi para disa ditësh në qytetin e Burejdes, që shkaktoi vrasjen e një polici është një vepër e kobshme, e cila tregon injorancën, papjekurinë dhe valën e saj.

Këto mendime tekfirisite, isisiste dhe ekstremiste po lëshojnë frymën e tyre të fundit, dhe ne jemi të bindur se mendimiet e tyre dashakeqe po shuhen, përpjekjet e tyre të liga po shpërbëhen.

Ne jemi të bindur se kushdo që kërkon të shkaktojë destabilitet dhe përçarje në vendin tonë, nuk do ia arrijë qëllimit, nuk do ja arrijë synimit por do të jetë prej të dështuarve dhe të humburve, dhe kjo falë përkujdesjes së Zotit ndaj nesh, falë përkujdesjes së parisë ton, falë vigjilencës së dijetarëve tanë.

Mbarë bota Islame dhe veçanërisht Afganistani po gëzojnë organizimin e konferencës e cila u mundësua të realizohet në vendin tonë nën kujdesin e kujdestarit të dy haremeve dhe nën drejtimin e organizatës së bashkpunimit Islam në qytetin e Mekës.

Organizim ky që nxit frymën e bashkpunimit dhe tolerancës, dënon terrorin  dhe vëllavrasjen, fton në bashkimin në një fjalë të vetme dhe rikthimi tek rregullat e sheriatit në çastet e konfliktimit dhe mospajtimit.

Ky mesazh i paqes që buron nga vendi i shpalljes, është ftesë për afganët që të bashkpunojnë për vendosjen e paqes dhe sigurisë në vendin e tyre, ti japin fund konflikteve e përçarjeve  e veçanërisht dijetarët e tyre.

Thotë Allahu i Lartësuar:”Allahu u premtoi atyre që besojnë prej jush e bëjnë të mira se do ti bëjë mëkëmbës në tokë siç i bëri mëkëmbës pararendësit e tyre, tu vendosë fenë që Ai ka pëlqyer për ta dhe frikën tua kthejë në siguri.

Sikurse ju këshilloj të dërgoni salavat mbi Profetin tuaj, Zoti i gjithësisë na ka urdhëruar për diçka të tillë ku thotë:” Vërtetë se Allahu dhe Melaiket e Tij bien salavatë mbi Profetin, o ju që keni besuar dërgoni salavatë dhe lutuni për të”.

Zot begatoje Muhamedin dhe familjen e tij sikurse e begatove Ibrahiumin dhe familjen e tij,Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu sikurse e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij,

LEXO  “ Lutja është adhurim ”

Zot ji i kënaqur prej katër kalifëve të drejtë, Ebu bekrin, Umerin, Uthmanin dhe Aliun, si dhe mbi familjen e tij dhe mbarë shokët e tij, kaplona dhe ne me faljen dhe mëshirën Tënde o Mëshiruesi i Mëshiruesve.

O Allah lartësoje Islamin dhe muslimanët, poshtëroje mohimin dhe mohuesit, shkatërroji Zot armiqtë e Tu dhe të fesë Tënde.

Zot bëje të sigurtë këtë vend dhe mbarë vendet Islame.Zoti ynë! Kushdo që thur plane të liga për ne, për vendin tonë dhe për muslimanët mbarë, Zot bëje të mirret me veten e tij, e planet e tyre bëji shkatërrim për ta o Dëgjues i lutjeve.

Zot ruaji dhe forcoji ushtarët tanë të cilët përpiqen të sigurojnë vendin tonë, ji Ndihmës dhe mbrojtës i tyre si dhe ndihmoji kundër armikut Tënd dhe tyrin o Mëshiruesi i mëshiruesve.

Zoti ynë! Ne kërkojmë nga Ti xhenetin dhe çdo vepër që afron drejt tij, kërkonmë mbrojtjen tënde nga zjarri dhe çdo vepre që na afron për tek ai.

O Allah na e ruaj fenë për të cilën jetojmë, na e përmirso dhe jetën e kësaj bote në të cilën jetojmë, na e bjer mbarë dhe ahiretin për ku do të kthehemi, jetën na e mbush përplot me të mira, e vdekjen bëje prehje për ne nga çdo e keqe.

Zoti ynë, ne kërkojmë nga Ti çelësat e çdo mirësie dhe përfundimet e saja,sikurse kërkojmë nga Ti gradë të larta në xhenet o Zoti i botërave.

Zot na pajis me udhëzim, devotshmëri, dinjitet e pasuri, ndihmona ne dhe mos ndihmo kundër nesh, triumfona dhe mos triumfo të tjerët ndaj nesh, thur plane për ne dhe prishi mbarë kurthet që na thuren ne, udhëzona dhe na e lehtëso udhëzimin, na ndihmo dhe ndaj atyre që na kanë bërë padrejtësi.

Zot bëna falenderus ndaj teje, përkujtues të përulur ndaj teje natën dhe ditën.

Zot pranoje pendimin nga ne dhe pastrona, forcona me fakte dhe argumente, bëje gjuhën tonë të drejtë dhe zemrat tona të mbara.

Zoti ynë, Ti je falës e do faljen ndaj falna. Zoti ynë falna të kaluarat dhe të ardhmet, publiket dhe të fshehtat dhe gjithçka që Ti di për ne.

Zot mëshiroji të vdekurit tanë dhe shëroji të sëmurët tanë, dhe fali prindërit tanë o Zot i botërave.

Zot udhëzoje prijësin tonë në atë që ti do dhe kënaqesh me të, Zoti ynë atë dhe zëvëndësi e tij.

Zot udhëzoji mbarë parinë e muslimanëve në të punuarit me librin Tënd dhe vendosjes tij si kushtetutë.

Zoti ynë ne i bëmë padrejtësi veteve tona e nëse Ti nuk na fal e nuk na mëshiron padyshim që do jemi prej të humburve.

Zoti ynë falna ne dhe vëllezërit tanë të vdekur dhe mos lër në zemrat tona urrejtje për ata që besuan.

Zot jepna në këtë jetë mirësi e në botën tjetër mirësi dhe mbrona nga dënimi i zjarrit.

Allahu urdhëron për drejtësi, mirësi, ti japësh më të afërtit, si dhe ndalon nga e keqja, e urryera dhe padrejtësia, ju këshillon në mënyrë që të merni mësim.

Kujtojeni Allahun tju kujtojë Ai juve, falenderojeni për mirësitë tua shtojë, përmendja e Allahut është gjëja më madhështore, Ai di gjithçka që ju veproni.

Medina / by

Post Author: