Medine 19.10.2018
Meditime rreth ajetit Kursij
Shejh AbdulBarij ibn Auad eth Thubejtij
Falënderimet i takojnë Allahut të gjallit të përhershëm
E falënderoj atë që nuk kotet dhe as gjumi nuk e merr.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos Allahut.
Një, i Vetëm dhe i Pashoq, Ai është i Lartësuar dhe i Lavdishëm,
Dëshmoj se zotëria ynë Muhamedi a.s është rob dhe i dërguar i Tij
Na ftoi për në rrugën e drejtë, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të
Familjen e tij, shokët e tij që e pasuan në rrugën e tij.
Ju porosis ju dhe veten time që ta kemi frikë Allahun e Madhëruar
Allahu na drejtohet e thotë:
“O ju që besuat, kini frikë Allahun me një sinqeritet të vërtetë
he mos vdisni vetëm se duke qenë myslimanë”
Profeti a.s ka thënë:
“O Ebu Mundhir!
A e di se cili është ajeti më madhështor për ty në Kuran?
Ai i tha: -Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më së miri.
Profeti i tha:
-O Ebu Mundhir!
A e di se cili është ajeti më madhështor për ty në Kuran?
Unë i thashë:
-Allahu është një, nuk ka zot tjetër veç Tij.
Ai më rrahu gjoksin e më tha:
-Të lumtë për këtë dituri që ke.
Ajeti kursi është ajeti më madhështor, pasi përmban bazat e besimit në emrat
Dhe cilësitë e Zotit, sikurse sqaron qartë dhe fuqinë e Zotit:
“Allahu është një nuk ka zot tjetër veç Tij
Ai është mbikqyrës i përhershëm i përjetshëm”.
Profeti a.s la thënë:
“Besimi është 70 e sa, apo 60 e sa degë
Më e larta prej tyre është dëshmia Lailahe ilallah.”
Zoti është i vërteti, fjala e Tij është e vërteta
Premtimi i Tij është i drejti, feja e Tij është e vërteta, libri i tij është i vërteti
Gjithçka që na ka treguar, apo urdhëruar është e vërtetë.
Ai është i vërtetë në veten dhe cilësitë e Tij, cilësitë e Tij janë të plota
Ai ka qenë është dhe do të jetë i Lavdishëm
Dhe i përshkruar me cilësitë më të larta
Ai ka qenë dhe do të jetë i shquar me bamirësinë
Ai është i Gjallë, as nuk vdes dhe as nuk fle, jeta e Tij është e përjetshme
Ai nuk ka fillim që të ketë fund, Ai është mbikëqyrës i përhershëm
I panevojshëm për askënd dhe gjithçka ka nevojë për të.
Këta dy emra të Allahut “Haj”, “Kajum”
Tregojnë për emrat dhe cilësitë e Zotit, ndaj dhe ai që i lutet Zotit
Duke përmendur këta dy emra, është sikur t’i ketë përmendur të tërë emrat e Tij.
Profeti a.s shpesh lutej me këta dy emra, e kur brengosej prej diçkaje thoshe:
“O i Përhershëm dhe i Përjetshëm, mëshirën Tënde kërkoj.”
Nëse besimtari do mendojë thellë rreth faktit se Zoti është mbikëqyrës i përhershëm
Zemra i qetësohet dhe lirohet nga dyshimet dhe mendimet e këqija.
“Atë nuk e kap as kotje dhe as gjumë”
Zoti është i Lartësuar dhe larg të metave që kanë krijesat
Dhe argument për këtë është mbarëvajtja e globit
Vazhdimësia e sistemit të jetës njerëzore.
“Atë nuk e kap kotje as gjumë”
Se në të kundërt do të çoroditej universi, mbarëvajtja e jetës do të prishej:
As dielli nuk mund ta arrijë hënën e as nata para ditës”
Madje as uji i detit dhe i lumenjve nuk vërshon.
Kur sytë flenë dhe yjet mbushin qiellin, ka prej besimtarëve që braktisin
Shtretërit e rehatshëm për t’ju lutur të gjallit, të përhershmit dhe Ai u përgjigjet atyre.
Profeti a.s thotë:
“Zbret Zoti ynë çdo natë në qiellin e kësaj bote
Atëherë kur të jetë pjesa e tretë e natës e thotë:
Kush do më lutet e Unë t’i përgjigjem, kush do më kërkojë e Unë t’i jap?”
“Gjithçka ka në qiej e tokë është e Tij”, nën sundimin e Tij, caktimin
Gjykimin, mirësinë dhe urtësinë e Tij.
Planetet madhështore, Ai i ka krijuar, Ai i zotëron e sundon
Ai është Zoti i tyre, Nuk ka zot tjetër veç Tij.
“Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai pos me lejen e Tij?”
Profeti a.s ka thënë:
“Njeriu që do lumturohet me ndërmjetësimin tim në ditën e kiametit
Është ai që thotë Lailahe ilallah me sinqeritet.”
“Ai e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai di
Tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar”
Ai është Dëgjuesi, Shikuesi, i Gjithëdituri, Sunduesi Suprem.
Ai shikon gjurmën e milingonës së zezë, në natën e errët në shkëmbin e zi
Sikurse shikon të brendshmen e trupit të saj.
Allahu i Madhëruar thotë:
“Çelësat e fshehtësisë janë vetëm te Ai, atë fshehtësinë nuk e di kush pos Tij.
Ai di çka në tokë dhe në det
Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s’ka kokërr në thellësi të tokës
S’ka të njomë e të thatë që nuk është në librin e qartë”
Diturinë e Tij nuk mund ta arrijnë Melaiket dhe as profetët
Si mundet vallë ta dinë atë fallxhorët të cilët pretendojnë se dinë të ardhmen?
Allahu i Madhëruar thotë:
“Thuaj askush veç Allahut as në qiej e as në tokë nuk e di të fshehtën”
“Kursija e Tij përfshinë qiejt e tokën”
Sa Madhështor, i Lavdishëm dhe Sundimtar që është Allahu, Ai është i Gjithëdijshmi
Nuk ja ka nevojën askujt, është bamirës ndaj çdokujt, bujaria e Tij s’ka kufij
Sundimi dhe madhështia e tij janë të paimagjinueshme
Urtësia e Tij është e madhe, falja e Tij është tepër e gjerë.
Myslimani adhuron Zotin që i ka dhënë gjithkujt, mirësia e Tij ka kaluar çdo dëshirë
Profeti a.s ka urdhëruar t’i lutesh Zotit për gjithçka
Dhe të mos mendosh kurrë se kërkuar shumë ku thotë:
“Kur ndonjëri prej jush të lutet, le të kërkojë sa më shumë se ai po i lutet Zotit.”
Dhe thotë po ashtu:
“Kur t’i kërkoni Zotit, kërkojini Firdeusin, ai është mesi i xhenetit dhe më i larti
Mbi të ndodhet arshi i Allahut nga aty burojnë lumenjtë.
“Kujdesi i tij ndaj të dyjave nuk i vjen rëndë”
Gjithçka që gjendet në Univers është nën mbrojtjen e Allahut
Allahu është Mbrojtësi, është Ai që mbron veprat e robërve të tij
Ruan këdo nga e liga dhe e keqja.”
Profeti a.s na ka mësuar një lutje ku thotë:
“Zot ruamë nga para dhe mbrapa, nga e majta dhe e djathta
Nga lart dhe kërkoj mbrojtje nga madhëria jote të mos befasohem nga poshtë meje.”
Allahu e ruan njeriun nëse ky i respekton kufijtë e Allahut dhe u largohet të ndaluarave
Thotë Allahu i madhëruar:
“Prandaj, me atë që Allahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese
Dhe besnike ndaj së fshehtës”
Ajeti kursij është një thesar për myslimanin, është një mirësi e madhe prej Zotit
Është ndër dhikret më të forta në mëngjes e mbrëmje
Nëpërmjet së cilës realizohet mbrojtja e Zotit.
Profeti a.s ka thënë:
“Kush e këndon ajetin kursij pas çdo namazi
Nuk e pengon nga hyrja në xhenet vetëm se vdekja.”
Nëse e këndon para gjumit, shejtani nuk do të afrohet deri në agim
Dhe do jesh nën mbrojten e Zotit.
Zoti më begatoftë mua dhe ju, me Kuranin Famëlartë
Na e mundësoftë të përfitojmë nga mësimet dhe urtësitë e tij
Kjo ishte ajo ç’ka dëshiroja të ligjëroja
Zotit i kërkoj falje për vete dhe për çdo gjynah
Lutuni dhe kërkojini falje se vërtetë ai është Falës i madh!
E falënderojmë Allahun dhe me këtë mjaftohemi, dëshmoj se Allahu
Është Zoti i vetëm dhe i pashoq, i lartësuari dhe sunduesi
Dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij i përzgjedhur
Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, familjen e tij, shokët e tij
Dhe kushdo që e ndjek dhe pason atë!
Ju këshilloj ju dhe veten time që ta kemi frikë Allahun
Kur bota përreth mbushet me thashetheme e fjalë
Detyrë për çdo mysliman është të kujdeset për gjithçka flet
Shikon e dëgjon sipas peshores së fesë.
Nëse vëren se fjala shuan përçarjen apo mbjell shpresën
Ruan sigurinë, largon përçarjen dhe ia mbyll derën, i jep përparësi interesit kombëtar
Ndaj atij personal, forcon ymetin, ruan të drejtën e prijësit
Atëherë kjo konsiderohet fjalë e drejtë!
Por nëse fjala prodhon përçarje e ndasi, krijon destabilitet, cenon të drejtat e parisë
Përdhos pozitën e dijetarëve, ndërton shkatërrimin e vatanit
Atëherë një fjalë e tillë është e ndyrë, është më mirë të groposet në vend dhe të braktiset.
Mbretëria e Arabisë Saudite është e fortë dhe e qëndrueshme
Cenimi i saj të nënçmon, kush e armiqëson atë mposhtet e poshtërohet.
Të punohet për sigurinë e saj dhe të dy haremeve
Për mbrojtjen ndaj shigjetave që flaken drejt saj është një detyrë fetare
Dhe synimi i të mençurve!
Allahu i madhëruar thotë:
“Pra le të adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie
I Cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike”
Dërgoni salavatë mbi Profetin Muhamed, pasi që Zoti ju ka urdhëruar ku thotë:
“Allahu dhe Melaiket e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin.
O ju që besuat, madhërojeni atë dhe përshëndeteni me selam!”
Zot madhëroje Muhamedin dhe familjen e tij
Sikurse e madhërove Ibrahimin dhe familjen e tij, Ti je i Lartësuari dhe i Lavdishmi.
Bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, sikurse e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij
Ti je i Lartësuari dhe i Lavdishmi!
Ji i kënaqur Zot prej katër prijësve të drejtë
Ebu bekrin, Umerin, Uthmani dhe Aliun, si dhe mbi mbarë familjen
Dhe shokët e Profeti a.s, për fshina dhe ne bashkë me ta o Mëshirues, o Bujar!
Zot lartësoje Islamin dhe myslimanët, poshtëroje idhujtarinë dhe idhujtarët
Shkatërroji armiqtë e fesë, bëje këtë vend të sigurt e të qetë dhe mbarë trevat Islame.
Zoti ynë kushdo që na thur intriga ne, angazhoje me veten e tij
E kurthet e tyre bëji shkatërrim për ta!
Zoti ynë ne kërkojmë xhenetin dhe çdo vepër e fjalë që të afron për nga ai
Ruana prej zjarrit dhe nga çdo vepër e fjalë që të shpie për në të!
Zot na e ruaj fenë për të cilën jetojmë, rregulloje botën në të cilën jetojmë
Përgatite mirë ahiretin në të cilin do të kthehemi
Jetën na e mbush me begati e vdekjen bëje rehati e prehje prej çdo të keqeje!
Zot ne të kërkojmë: udhëzimin, devotshmërinë, mjaftueshmërinë e pasurimin!
Zot jepna çelësat e mirësive dhe fundin e tyre, përmbledhjen e tyre
Dhe përfundimin tonë në gradët më të larta të xhenetit!
Zot, Ti je Falës, ndaj falna!
Zot ruana nga shuarja e mirësive të tua, nga shndërrimi i shëndetit
Nga befasimi në ndëshkim dhe nga i gjithë zemërimi Yt.
Zot derdh mbi ne bereqetin, mirësinë dhe begatinë Tënde.
Zot rregulloje gjithë çështjen tonë, mos lejo që t’i mbështetemi veteve tona
Apo ndonjërit prej krijesave të Tua as aq sa hap e mbyll sytë.
Zot ne kërkojmë fundin e lumtur, falna gjynahet dhe lëshimet tona
Falna ne, prindërit tanë dhe mbarët myslimanët.
Zot mëshiroji të vdekurit tanë, shëroji të sëmurët
Dhe na merr nën përkujdesjen Tënde.
Zot të lutemi Ty, Ti je i pasuri dhe ne nevojtarët
Na njom me shi dhe mos na bëj prej të zemëruarve, njomna Zot
Zbrit mbi ne shiun e mëshirës dhe gjallërimit
Jo shiun e dënimit, përmbytjeve e shkatërrimit.
Jepi sukses Zot prijësit tonë dhe zëvendësit të tij në gjithçka që Ti do
Dhe kënaqesh me të, udhëzoji drejt udhëzimit Tënd
E veprat e tyre qofshin nën kënaqësinë Tënde.
Zot jepna të mira në këtë botë, të mira në botën tjetër dhe ruana nga dënimi i zjarrit.
Allahu urdhëron për drejtësi, bamirësi, t’u ndihmohet të afërmve
Ndalon nga e keqja, e pështira dhe padrejtësia, ju këshillon në mënyrë që të zini mend.
Përkujtojeni Allahun t’ju kujtojë, falënderojeni për mirësitë e Tij t’ua shtojë
Përmendja e Allahut është puna më e vyer, Allahu e di atë që ju punoni!