Jeto për Zotin – Dr. AbdulBari Ibn Auad eth-thubejti 28.09.2018

Hytbeja e xhumasë nga Medina 28.9.2018

Jeto për Zotin

Dr. AbdulBari obn Auad edh thubejti

 

Falënderimet i takojnë Allahut i Cili e nderoi njeriun duke e bërë zëvendës në tokë, Atë e falënderojmë dhe lavdërojmë për çdo mirësi e begati.

Dëshmoj se Allahu është Një, i Pashoq, adhurimin e të Cilit e synojnë mbarë krijesat, dëshmoj se zotëria dhe profeti ynë Muhamedi a.s është rob dhe i dërguar i Tij, ai paralajmëroi nga ofendimet dhe çdo virtyt i keq, paja dhe begatitë e Zotit qofshin mbi të, familjen e tij dhe mbarë shokët e tij.

Ju porosis ju dhe veten time që t’i frikësohemi Allahut, thotë Allahu i Madhëruar: “Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun Zotin e botëve. Ai nuk ka ortak, me këtë jam i urdhëruar dhe jam i pari i myslimanëve” Enam 162-163.

Ky ajet na bën të qartë qëllimin e jetës dhe misionin tonë në të që është: myslimani jetën dhe vdekjen e tij ia kushton Allahut, Zotit të gjithësisë, Sunduesit të ditës së kiametit, Ai që na krijoi, na furnizoi dhe na dha jetën.

Këndimi, meditimi dhe përkujtimi i këtij ajeti, ngjall kuptimet e thella, na përtërin qëllimet e larta të cilat nuk duhet t’i harrojmë dhe të hutohemi karshi tyre.

Kjo do të thotë se nama i njeriut, kurbani i tij, jeta dhe vdekja e tij janë thjesht për Allahun, ndaj në çdo situatë të jetës ai duhet t’i nënshtrohet Atij që e krijoi, e furnizoi, e rregulloi dhe e drejtoi, dhe se çdo vepër që njeriu e bën duhet të synojë kënaqësinë e Allahut dhe asgjë tjetër.

Ai që synon kënaqësinë e Zotit nuk flet vetëm se për ta kënaqur Atë, punon vetëm për Zotin e tij natën dhe ditën, mëngjes e në mbrëmje.

Ky ajet na përkujton plotësimin e një pozite tepër të lartë siç është adhurimi në gjithçka që myslimani bën, apo braktis dhe e gjitha kjo në emër të Allahut në Emër të dashurisë dhe përmallimit të Tij, prej frikës së Tij.

Ushqehet me hallall, largohet nga harami, respekton prindërit, u bën mirë fqinjëve, i forcon lidhjet farefisnore, ka sjellje të mirë, mbulesa është e saktë, e ul shikimin, fton në rrugë të Allahut, urdhëron për mirë e ndalon nga e keqja dhe gjithë këtë e bën për të fituar kënaqësinë e Tij.

“Thuaj: Namazi im, kurbani im…” baza se si t’i afrohesh Zotit, kryerja e obligimeve që Zoti i ka obliguar njerëzve është origjina e adhurimet dhe kreu i Tij.

Kush kërkon shpërblimin e madh, le t’i përvishet mirë kryerjes së farzeve, suneteve dhe nafileve, se vetëm kështu fitohet kënaqësia e Allahut dhe pastrohet shpirti.

Profeti a.s na përcjell një hadith Kudsi ku thotë: “Kur njeriu vazhdon të më afrohet me nafile Unë e dua, e kur ata do jem dëgjimi me të cilin dëgjon, shikimi me të cilin shikon, dora të cilën e përdor, këmba me të cilën ecën, e nëse më kërkon diçka Unë ia jap, e në më kërkoftë mbrojtje nga diçka, Unë e mbroj.”

LEXO  Mësime nga surja Asr - Medina 13.12.2019

“Thuaj: Namazi dhe kurbani im…” nuk ka dyshim se therja e kurbanit është ndër adhurimet më të denja, ndaj dhe Zoti e ka renditur me namazin ku thotë: “E ti falu Zotit e bëj kurban” Keuther 2.

Ky lloj adhurimi ka qëllime e synime, në çdo sheriat është ligjëruar për dashurinë e Allahut dhe për dobitë e shumta që bart në vetvete.

Therja për hir të Zotit është ndër bazat e besimit, sepse në islam nuk lejohet të therësh vetëm se për kënaqësi të Zotit.

Kur kurbani është për hatër të Allahut, ai vjen në ditën e kiametit, me lëkurat, thundrat dhe gjithçka përmban dhe vendoset në peshoren e veprave tija të mira, me kusht që të jetë therur për Zotin dhe jo për varret, gurët, pemët apo Evlijatë.

Therja e kafshës dhe dedikimi i kësaj vepre dikujt tjetër përveç Allahut është prej idhujtarisë.

Aliu r.a ka thënë: “Më ka treguar Profeti a.s katër fjalë e thotë: E mallkoftë Allahu atë që ther në emër të dikujt tjetër përvecc Tij, e mallkuar qoftë ai që i mallkon prindërit e tij, mallkuar qoftë ai që strehon ata, që shkakton trazira në tokë, mallkuar qoftë ai që ndryshon kufijtë e pronësisë” Muslimi.

“Jeta dhe vdekja im janë për Allahun Zotin e botëve” Jeta që është për Allahun është kur ti jeton fenë e Tij, urdhëresat dhe ndalesat, vështirësitë dhe gëzimet, uljet dhe ngritjet, flen dhe zgjohesh, tregton, ushqehesh, studion, punon dhe të gjithën këtë e bën në Emër të Allahut.

Nuk ka humbje më të madhe se sa të harrohen këto domethënie, në atë mënyrë njeriu humb qëllimin dhe orientimin e tij, arrin t’i shoqërojë Zotit në adhurim, Allahu ka thënë: “E mos u bëni si ata që e harruan Allahun, e Allahu bëri që ata ta harrojnë vetveten” Hashr 19.

Ai që adhuron myslimani është Allahu, i Vetmi, Sunduesi, ai që njeriun e liroi nga çdo robëri përveç asaj të Allahut, duke bërë që jeta dhe veprat të jenë për Allahun, në emër të Tij jeton e Atë e adhuron.

Nëse e jetojmë jetën ashtu sikurse i pëlqen Atij, duam atë që do, urrejmë atë që Ai urren, i gjallërojmë zemrat me përmendjen e Allahut, atëherë kemi arritur të jetojmë gëzueshëm: “Ata që besuan dhe me të përmendur Allahun zemrat e tyre qetësohen, dijeni se në përmendjen e Allahut qetësohen zmerat” Rad 28.

Kur myslimani e kalon jetën në adhurim të Zotit dhe duke e përmendur Atë vazhdimisht, atëherë konsiderohet se kjo jetë është për Allahun, jep rezultat në punë të mira, mendja e tij e mbigjallëron tokën me punishte e bujqësi, duke rregulluar shoqërinë duke realizuar kështu sigurinë e rehatinë.

Allahu thotë: “E kur Ibrahimi tha: -Zoti im, bëje këtë një qytet sigurie dhe banorët e tij që besuan Allahun dhe jetën tjetër furnizoji me lloje të frutave. Ai tha: -Edhe atij që nuk besoi do t’ia mundësoj shfrytëzimin e të mirave për një kohë të shkurtër, e pastaj do ta shtyj në dënimin e zjarrit, e sa përfundim i shëmtuar është ai” Bekare 126.

LEXO  Të drejtat e prindërve - Shejh Ali el Hudhejfi - 31.08.2018

Zoti më begatoftë mua dhe ju me Kuranin e Madhërishëm, na mundësoftë të përfitojmë prej ajeteve dhe urtësive të tij, kjo ishte ajo që dëshiroja të përmendja, Allahut i kërkoj falje për vete dhe ju, dhe ju kërkojini falje se vërtetë Ai është Falës dhe Mëshirues i Madh.

Falënderimi i takon Allahut Zotit të botëve, Mëshiruesit Mëshirëbërësit, Sunduesit të ditës së gjykimit, dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përvecc Zotit Një i Vetëm dhe i Pashoq, Zoti i të parëve dhe i të mbramëve, dëshmoj se zotëria dhe profeti ynë Muhamedi a.s është rob dhe i dërguar i Tij, ai është prijësi i të devotshmëve, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi Të, familjen dhe mbarë shokët e tij.

Këshilloj veten dhe ju bashkë, që ta kemi frikë Allahun, thotë Allahu: “O ju që besuat, kini frikë Allahun me një frikë të vërtetë dhe mos vdisni vetëm se duke qenë myslimanë” Ali Imran 102.

Myslimani që e jeton jetën për Allahun bëhet sikurse shiu, kudo që bien bën dobi, ngjall shpresën, forcon bindjen në Zot, përhap mëshirën në jetë, mbjell mirësi, ushqen nevojtarët, ndihmon jetimët, të sëmurët dhe të varfrit.

Thotë Allahu i Lartësuar: “E kush e ngjall është sikur t’i kishte ngjallur gjithë njerëzinë” Maide 32.

Kush jeton për Allahun nuk pret shpërblim e falënderim prej askujt përveç Zotit, ai nuk ndalet në rrugën e bujarisë edhe nëse përballet me mohim e mosmirënjohje sikur thotë: “Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të Allahut, nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e falënderim nga ju. Ne i frikësohemi Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë e vështirë. Po Allahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe iu dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh dhe për shkak se ata duruan i shpërbleu me xhenet dhe me petka mëndafshi” Insan 9-12.

Të nderuar besimtarë, dërgoni salavatë për profetin tuaj, pasi Allahu jua ka urdhëruar në librin e Tij ku thotë: “Vërtetë Allahu dhe Melaiket e Tij e lavdërojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, lavdërojeni pra atë dhe përshëndeteni me selam!” Ahzab 56.

Zot lavdëroje Muhamedin dhe familjen e tij, sikurse e lavdërove Ibrahimin dhe familjen e tij, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, sikurse e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, vërtetë Ti je i Lavdëruar dhe i Lavdishëm.

Ji Razi Zoti ynë ndaj katër kalifëve të drejtë, Ebu Bekrin, Umerin, Uthmanin dhe Aliun, ndaj familjes dhe shokëve të Profetit, përfshina dhe ne bashkë me ta o Mëshiruesi i Mëshiruesve.

Zot Lartësoje islamin dhe myslimanët, poshtëroje mohimin dhe mohuesit, shkatërroji armiqtë e fesë, bëjë këtë vend të sigurt si dhe mbarë trevat islame.

Zot nga Ti kërkojmë xhenetin dhe çdo vepër e fjalë që të afron për tek ai, na ruaj nga zjarri dhe çdo fjalë e vepër që të çon për në të!

LEXO  Meditime rreth ajetit Kursij - Shejh AbdulBarij ibn Auad eth Thubejtij

Zot prej Teje kërkojmë çdo të mirë, të shpejtë apo të mëvonshme, e ditur dhe e paditur nga ne, mbrona nga e keqja e gjitha, e dimë apo se dimë ne!

Zot na e gatit fenë për të cilën jetojmë, na e gatit dynjanë në të cilën jetojmë, na e përgatit mirë ahiretin, në të cilin do kthehemi, mundësona që të veprojmë mirë sa të jemi gjallë, e vdekjen bëje rehati nga çdo e keqe.

Zot na jep çelësat e mirësive dhe drynat e tyre, gjithëpërfshirëset nga e para tek e fundit dhe na lartëso me grada të larta në xhenet!

Zot na ndihmo dhe mos ndihmo kundra nesh, na mbro nga kurthet e dashakeqëve, udhëzona dhe na e bëj të lehtë udhëzimin, ndihmona kundër atyre që na kanë bërë padrejtësi!

Zot bëna përkujtues ndaj teje, falënderues, të bindur e pendimtar ndaj Teje, Zot pranoje pendimin tonë, laji gjynahet tona, na forco, na ruaj zemrat dhe gjuhët!

Zot, Ti je Falës, e do faljen ndaj falna ne!

Zot falna ato që kemi vepruar, apo që do veprojmë, atë që e kemi publikuar apo fshehur, Atë që Ti e di më mirë se sa dhe ne vetë!

Zot mos na privo prej begatisë Tënde, na jep shëndet, mos na surprizo me ndëshkimin Tënd, mbrojtjen Tënde kërkojmë prej zemërimit Tënd!

Zot kërkojmë mbrojtje nga pamundësia e përtacia, frika dhe koprracia, nga plakja, borxhet dhe thyerja e burrit!

Zot të kërkojmë fund të mirë dhe falje të gjynaheve!

Zot derdhi mbi ne mirësitë dhe begatitë e Tua!

Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe mbrona nga dënimi i zjarrit.

Jepi sukses prijësit tonë në atë që ti je Razi, udhëzoje drejt udhëzimit Tënd, bëje veprën e tij pjesë e kënaqësisë Tënde, udhëzoje dhe zëvendësin e tij për në punë të hajrit, mirësi e devotshmëri!

Zot udhëzoji mbarë prijësit e myslimanëve për zbatimin e ligjit Tënd dhe të punuarit me librin Tënd!

“Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë veteve tona, në qoftë se nuk na fal dhe nuk na mëshiron në me siguri do jemi prej të shkatërruarve” A’raf 23!

“Zoti ynë falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh besuan, mos lejo që në zemrat tona të ketë urrejtje për ata që besuan, Zoti ynë Ti je i Butë, Mëshirues i madh” Hashr 10.

“Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!” Bekare 201.

“Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna, ju këshillon ashtu që të merrni mësim” Nahl 90.

Përmendeni Allahun t’ju përmendë, falënderojeni për mirësitë e Tij t’ua shtojë, vërtetë që përmendja e Allahut është vepra më madhështore, Allahu di atë që ju punoni!

Post Author: admin