Përkujtimi i Zotit është qetësi e zemrave dhe e shpirtrave

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme       15-12-1445 H     21-06-2024 D 

Shejh Halid El Muhana

Tema  Përkujtimi i Zotit është qetësi e zemrave dhe e shpirtrave

Lavdërimet janë për Allahun, Pushtetit të Tij i është nënshtruar çdo gjë dhe Madhështisë së Tij i përlet çdo gjë. Për Zotin janë lavdërimet, Zoti i qiejve dhe i tokës,  Zoti i botëve. Lutjet dhe përshëndetjet janë për udhëheqësin e përkujtuesve, modelin e adhuruesve dhe drejtuesin e të dërguarve, për zotërinë dhe të dërguarin tonë, Muhamedin të birin e Abdullahut, të dërguarin e Allahut dhe vulën e të dërguarve të Tij.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Porosis veten dhe ju që ti frikësohemi Allahut për të shmangur ato që na ka ndaluar dhe plotësuar ato që na ka urdhëruar, e kush e arrinë këtë ai është i premtuar me fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “ Vërtet, besimtarët e devotshëm do të jenë në kopshtet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj.” (EL-Kamer 54)

O ju muslimanë! Përkujtimi i Allahut të Madhërishëm është akti më i mirë i bindjes, vepra më e nderuar që të afron të Zoti dhe thelbi i adhurimeve. Ajo është vepër për hatrin e të cilës janë legjetimuar ritualet sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Me të vërtetë, Unë jam Allahu, s’ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Meje, prandaj, vetëm Mua më adhuro dhe kryej faljen për të më kujtuar Mua!” (Ta Ha 14) Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë Tavafi i Qabes, vrapimi në mes Safas dhe Mervas dhe gjuajtja e guralecëve janë legjitimuar që të përkujtohet Allahu.”  Që njerëzit të përkujtojnë Zotin e tyre me zemrat e tyre të përkushtuar për Madhërimin, dashurinë, frikën dhe shpresën e Tij. Ta përkujtojnë Zotin, me gjuhët e tyre me këmbëngulje me Falënderimin, Madhërimin, Njësimin dhe Lavdërimin e Tij, dhe me gjymtyrët e tyre të veprojnë në bindje ndaj Tij dhe të përpiqen të arrijnë kënaqësinë e Tij. Prandaj, përkujtimi i Tij, Allahut të Madhërishëm është më i madh se çdo gjë tjetër, sikurse Allahu i Lartësuar ka thënë: “ …dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe!” (El ‘Ankebut 45)

Për madhështinë e përkujtimit të Zotit, madhështinë e shpërblimit të Tij, dashurinë e Zotit për të dhe për mbështetjen e Tij për praktikuesit e tij, kanë rënë dhe janë dakortësuar argumentet dhe provat e dy shpalljeve, Kurani dhe suneti. E nuk ka dyshim, se me përkujtimin e Zotit është gjallëria dhe ringjallja e zemrave, bekimi dhe forcimi i tyre, dhe se ai është fuqia dhe ushqimi i tyre. Përkujtimi i Zotit është jeta e shpirtit, shpirti i jetës dhe dëshmia e besimit. E nëse besimi është fjalë me gjuhë, sinqeritet në zemër dhe vepra me gjymtyrë, përmendja e Zotit të Madhëruar është interpretim dhe dëshmi e tij. Për këtë ka ardhur përkujtimi i Zotit në Librin e Tij, Kuran, dhe në Sunetin e Profetit të Tij duke pasur për qëllim një kuptim të gjerë, që përmbledh gjuhën, zemrën dhe gjymtyrët.

Sa i përket përkujtimit të Zotit me gjuhë ai përmban leximin e Kuranit në namaz dhe jashtë tij, lutjet e legjitimuara në namaz dhe pas daljes prej tij, dhe ato me të cilat ka urdhëruar, na ka mësuar dhe ka bërë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nga lutjet dhe përkujtimet e transmetuara prej tij nga veprat e ditës dhe të natës. Përkujtimi i Zotit, përfshin çdo gjë me të cilën robi madhëron Zotin e tij dhe e lavdëron Atë, prej Madhërimeve, Lavdërimeve, Njësimeve dhe Përkujtimeve për Të, ku përfshihen në to lutjet dhe më e vlefshmja prej tyre është kërkimin falje tek Zoti.

LEXO  Sëmundja e pakujdesisë... shkaqet dhe trajtimi

Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh për ata dhe ato që e përkujtojnë shpesh Atë, si dhe u ka premtuar për ndihmë, sukses dhe mbrojtje. Për shkak të përkujtimit të shpesh të Tij, Allahu i Madhërishëm, ka përgatitur heqjen e barrës dhe pastrimin e gjynaheve, ngritjen e tyre në gradë dhe fshirjen e të këqijave, çfarë kanë thënë për të ajetet e Librit të qartë, Kuranit, dhe janë zbukuruar me to suneti i zotërisë së të dërguarve.

Ajo që dëshmon madhështinë e përmendjes së Zotit me gjuhë dhe vlerën e tij është se shembulli i besimtarëve dhe imami i të devotshmëve nuk ka hequr dorë asnjë herë prej tij, dhikrit. Sikurse na ka lajmëruar për këtë nëna jonë, e Sinqerta, Aishja, e bija e të Sinqertit, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, ku i dërguari, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte  i bindur ndaj urdhrit të Zotit të tij. Urdhri për dhikrin Mutlak, i pakufizuar, nuk vjen në Kuran përveçse i lidhur me shpesh, shumë,  sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje!” (El-Ahzab 41- 42) Për këtë arsye, i dërguari, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka udhëzuar atë që i ka thënë atij: “ O i dërguari i Allahut, me të vërtetë veprat nafile në Islamit janë shtuar ndaj nesh, prandaj na trego diçka me shpërblim të madh që të kapemi fort në të?” Ai e ka këshilluar me fjalën e tij: “ Le të qëndrojë gjithmonë gjuha jote e lagur, e njomë,  me përmendjen e Allahut.”

Adhurues të Zotit! Sa herë që robi e përkujton Zotin e tij me gjuhën e tij, ai është duke bërë mirë, e kur prania e zemrës bashkohet me lëvizjen e gjuhës, zemra dhe gjuha pajtohen për përkujtimin e Zotit, mirësia është më e madhe dhe vlera është më e plotë, siç ka urdhëruar Zoti i Madhërishëm për këtë në fjalën e Tij, i Lartësuar është Emri i Tij, kur thotë: “ Përmende Zotin tënd me vete, i përulur dhe me frikë – jo me zë të lartë, në mëngjes dhe mbrëmje, dhe mos u bëj nga ata që nuk i kushtojnë vëmendje!” (El-A’raf 205) Kjo për shkak se robi mediton kuptimet e përkujtimit të Zotit që thotë gjuha e tij dhe mediton me zemrën e tij qëllimet e kujtimeve nga lavdërimi i Zotit të Madhërishëm dhe Njësimit të Tij, dhe sinqeriteti i fesë në adhurimin e Tij dhe kërkimin e ndihmës prej Tij. Kjo është rruga e drejtë dhe qasja e qartë, e cila e shpien robin të shijojë frytet e pjekura të përkujtimit dhe i jep rezultatet e plota, të kompletuara dhe  të dobishme  nga arrtija e shpërblimit dhe lumturisë dhe arritja e dashurisë, lavdërimit, frikës dhe shpresës së Zotit.

O ju muslimanë! Përkujtimi i Allahut të Madhërishëm me zemër është esenca, thelbi i përkujtimit të Tij, dhe burimi prej të cilit rrjedhën përkujtimi rrjedh për tu shpërndarë në gjuhën e robit.  Prej tij, përkujtimit të Zotit, privohet veçse një njeri i pavëmendshëm që ndjek tekat e tij, sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Mos dëgjo atë zemrën e të cilit ia kemi lënë mospërfillëse ndaj përmendjes Sonë e, që shkon pas dëshirave, duke shkelur çdo kufi në veprimet e veta.” (El-Kehf 28) Përkujtimi i Zotit me zemër do të thotë që robi dëshmon me zemrën e tij për mirësitë e Zotit të Plotfuqishëm, të imtat, voglat, dhe të mëdhatë e tyre, të kaluarat, të vjetrat, dhe të rejat prej tyre. “ O besimtarë! Kujtoni ndihmën e Allahut…” (El-Ahzab 9) Që të meditojë në mbretërinë e qiejve dhe të tokës dhe në çdo gjë që ka krijuar Allahu,  në atë që ka dëshmuar nga Krijimi i Tij prej argumentave të Madhështisë, Fuqisë, Forcës dhe Mëshirës së Tij, në atë çfarë përmbajnë urdhrat dhe ndalesat e Tij, premtimet dhe kërcënimet e Tij prej urtësisë, drejtësisë dhe mirësisë së Tij ndaj robërve të Tij. E gjithë kjo është çfarë e mbush zemrën me dashurinë dhe madhërimin e Zotit, e mbush atë me frikën ndaj Tij dhe respektimin e kufijve të Tij dhe e largon robin nga ajo që Zoti i tij e ka ndaluar, dhe lëvizën gjymtyrët e tij për të punuar me bindje ndaj Tij.  Tabi’ini i nderuar, Mejmun  Ibn Mihran, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Përkujtimi i Zotit me gjuhë është i mirë, e ky përkujtim i Zotit është më mirë që robi ta përkujtojë Zotin dhe kur bën gjynah.” Domethënë: që përkujtimi e Zotit të tij dhe frika nga pozita e tij ta pengojnë nga kryerja e tij, gjynahit.

LEXO  Vlerat e namazit

Adhurues të Zotit!  Kush e përmend Zotin larg syve të njerëzve dhe sytë i mbushen me lot nga  përmallimi për Të, ose nga frika prej Tij, ose nga të dyja së bashku, do të fitojë me hijen nën Arshin e Tij dhe shpëtim në Ditën e Ringjalljes. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Shtatë persona  do i strehojë Allahu nën hijen e Arshit të Tij, ditën kur nuk ka hijet tjetër përveç Hijes së Tij, dhe ka përmendur,  ai njeri që përmend Zotin në fshehtësi, larg njerëzve, dhe sytë e tij i mbushen me lot.”

Zoti na bëftë dobi me udhëzimin e librit të Tij, Kuranit, dhe me synetin e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Zotit i kërkoj falje për vete dhe ju.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili ka përzgjedhur ata që Ai do nga robërit e Tij për shkak të përkujtimit të tyre të shumtë, dhe u ka dhuruar atyre nga begatitë dhe mirësitë e Tij. Lutjet dhe selamet, përshëndetjet më të mira qofshin mbi atë që ishte robi që më shumë e ka përkujtuar Zotin e tij dhe më i plotë prej tyre në madhërimin, lartësimin dhe mirënjohjen ndaj Tij.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Vërtetë gjymtyrët e njeriut kanë përmendje me të cilat përkujtojnë Zotin tyre, e kjo sa më shumë që robi të afrohet tek Zoti i tij përmes adhurimeve që kanë nevojë për veprat e gjymtyrëve të tij, nga namazi, agjërimi, Haxhi dhe Umra, xhihadi, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, nga sadakaja, lëmosha dhe pajtimi në mes njerëzve, dhe të tjera veç këtyre nga llojet e adhurimeve, bindjes ndaj Zotit. Kjo përmendje është fryt i përkujtim i Zotit me zemër dhe me gjuhë.  Çdo njeri që është i përkushtuar në përkujtim të Zotit të tij me gjuhën dhe zemrën e tij, duhet të ndjeki rrugën e zotësisë së të dërguarve, nga se çdo rrugë, metodë tjetër veç saj, është injorancë, devijim dhe largim nga e vërteta e qartë.

LEXO  Sprovat e Zotit testim dhe shpërblim

Çdo njeriu, që ka qenë në përkujtim të Zotit në këtë rrugë, Zoti i tij e nderon duke i bërë gjymtyrët e tij të qëndrueshme në bindjen ndaj Zotit, ia lehtëson atyre që të bëjnë vepra të mira dhe të braktisin veprat e këqija. Kështu ai e plotësoi pozitën e tij të përkujtimit të Zotit me më të mirën nga ajo që Allahu e do dhe është i kënaqur me të. Ai ka qenë në të vërtetë përkujtues i Allahut, i premtua se do ta plotësojë atë që u premtoi atyre që përkujtojnë Atë me mirësinë e Zotit të Madhëruar, shpërblimi i Tij i mirë, shoqërinë e Tij dhe përkujtimin e Tij për ata që e kujtuan Atë, sikurse Allahu i Madhërishëm dhe Plotfuqishëm ka thënë: “Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime)…” (El-Bekare 152) Sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë në hadith Kudsi: “ Unë jam ashtu siç mendon robi im dhe Unë jam me të kur më kujton Mua.” 

O ju muslimanë! Zemrat nuk kanë qetësi, paqe, rehati, apo qëndrueshmëri përveçse me përmendjen e shpeshtë të Zotit në të padukshmen dhe të dukshmen, në fshehtësi dhe  hapur. Zemrat janë krijuar vetëm për të përmendur Zotin, dhe ato nuk gjallërohen veçse prej tij, përkujtimit të Zotit, nuk qëndrojnë të palëkundur në besim përveçse me anë të tij, përkujtimit të Zotit.  Ky është dallimi në mes njerëzve hipokritë dhe njerëzve të besimit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Në të vërtetë, hipokritët përpiqen të mashtrojnë Allahun, por është Ai që i mashtron ata. Kur ata ngrihen për t’u falur, e bëjnë këtë me përtesë, vetëm sa për t’u dukur para botës dhe Allahun e përmendin fare pak.” (En-Nisa’ 142) Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ky është namazi i hipokriti, ky është namazi i hipokritit, ky është namazi i hipokritit, ai ulet dhe e vëzhgon diellin e kur ai është në mes dy brirëve të shetjanit,  ngrihet, lexon, plotëson katër (rekate),  në të cilat e kujton Allahun vetëm pak.”

O ju muslimanë! Ajo që ndodh sot, sa i përket shkurtimit të hutbes, ligjërimit dhe lehtësimit të namazit vjen duke pasur parasysh numrin e madh  të njerëzve  dhe temperaturën e lartë, bazuar nga direktivat e pushtetarëve dhe kujdestarëve të vendin tonë të bekuar, duke marrë parasysh parandalimin dhe parimin e ruajtjes së shpirtrave të njerëzve.  Zoti i shpërbleftë ata në emër të muslimanëve me shpërblimin më të mirë dhe i bekoftë në përpjekjet e tyre.

O Zot, o Rrotulluesi i zemrave forco zemrat tona në fenë Tënde. O Zot, na furnizo me shpirtra falënderues, me gjuhë përkujtuese dhe me zemra që shqetësimi i tyre është bota Tjetër, Ahireti.

O Zot, mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar.  

O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar.

O Zot, të lutemi që të jesh i kënaqur me të shokët e të dërguarit Tënd, fjalë mirët dhe vepër drejtët.

O Zot, na zbukuro me bukurinë e besimit dhe na bëj ne të udhëzuar dhe në rrugë të drejtë, Krijuesi i qiejve dhe tokës, Ti je Mbrojtësi ynë në këtë botë dhe në botën Tjetër, na ndajë nga kjo botë muslimanë, të nënshtruar ndaj Teje, dhe na bashko me njerëzit e mirë.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro  idhujtarinë dhe idhujtarët, shkatërro armiqtë Tu dhe armiqtë e fesë, dhe ndihmo robërit e Tu besimtarë, o i Fuqishëm, o i Plotëpushtetshëm.

O Zot, na jep siguri në vendet dhe shtëpitë tona, o Zot, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona.

O Zot, jepi sukses kujdestarit të çështjeve tona, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, në atë që do dhe je i kënaqur. O Zot, ndihmoje atë dhe zëvendësin e tij në atë që është përmirësimi i çështjeve të popullit dhe vendit, o Zoti i botëve.

O Zot, përmirëso çështjet e muslimanëve, udhëheqës dhe popull, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, ndihmoi ata ndaj armiqve të tyre dhe armiqve të Tu, o më i Miri Ndihmues.

Adhurues të Zotit!

Përmendeni Allahun, Ai ju kujton ju, Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/357527117079076

Post Author: endrit