Lidhja martesore është një akt madhështor – Dr.Ali ibn Abdurrahman el Hudhejfij – 12.10.2018

Hytbeja e Medinës 12.10.2018

Lidhja martesore është një akt madhështor

Dr.Ali ibn Abdurrahman el Hudhejfij

 

Falënderimet i takojnë Allahut

I Cili çdo gjë e krijoi çift, duke nisur nga ajo që mbin dheu

Njerëzit dhe çdo gjë tjetër që nuk e dinë.

Allahu ka urdhëruar për mirësi dhe përmirësim, ka ndaluar nga shkatërrimi ku thotë:

“Rregullo e mos shko rrugës së të këqijve!”

Ai ka ligjëruar ligje të veçanta, që përfshijnë përfitimet dhe dobitë si

Dhe ndalimin e të keqes dhe dëmit ndaj të përgjegjshmëve.

Zotin e falënderoj dhe Atij i jam mirënjohës, tek Ai pendohem dhe Atij i kërkoj falje

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, i Vetëm dhe Paortak

Ai nuk ka nevojë për askënd, dëshmoj se Profeti ynë është rob dhe i dërguari i Tij besnik

Zot bekoje e begatoje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin

Familjen dhe shokët e tij!

Kini frikë Allahun në publik dhe fshehtas

Dhe dijeni se s’ka fituar kush sa është gjallë dhe pasi vdes

Vetëm se me devotshmërinë dhe ai që ka dështuar

Ka dështuar si pasojë e pasimit të epsheve.

O ju njerëz! Kujtojeni bazën e krijimit tuaj

Bazën që ishte shkak e ekzistencës së shumë meshkujve dhe femrave.

Thotë Allahu i Madhëruar:

“O ju njerëz, kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje

Dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej tyre dyve u shtuan shumë burra e gra”

Dhe thotë:

“Ai është që ju krijoi prej një veteje, e prej saj krijoi palën e saj për t’u qetësuar”

Ky ligj i Zotit u bë normativë që një mashkull dhe një femër të bashkohen

Në bazë të një akti fetar dhe për të ndërtuar që të dy shtëpinë bashkëshortore

Në përgjigje të nevojave dhe dëshirave biologjike.

E gjitha kjo nëpërmjet martesës dhe jo shthurjes

Pasi që rruga e martesës është begatia e vërtetë

Nder, furnizim, çiltërsi, sinqeritet, pastërti dhe shtim i trashëgimtarëve të mirë.

Ndërsa metoda e imoralitetit është ndyrësi, sëmundje për zemrën, shkatërrim i dy gjinive

Paturpësi, nënçmim i gjynahut, poshtërsi për brezat dhe dënim në botën tjetër.

Ebu Hurejra r.a përcjell prej Profetit a.s se ndër mrekullitë që pa

Natën e Israsë dhe Miraxhit ishte:

“Pashë njerëz të cilët goditeshin me gurë në kokat e tyre derisa trulloseshin

Dhe kur vinin në vete goditeshin sërish, por koka e tyre nuk copëtohej

E pyeta Xhibrilin se:

-Si është puna e këtyre?

Ai më tha:

-Këta janë ata që janë të rëndë ndaj namazeve farz.

Më pas kalova pranë disa njerëzve që kishin nga një arnë para dhe mbrapa

Hanin gjemba sikurse deveja, po ashtu dhe gurë prej xhehenemit

E pyeta Xhibrilin për ata.

Ai më tha:

-Këta janë ata që nuk e japin zekatin e pasurisë së tyre

Dhe Allahu s’u ka bërë aspak padrejtësi.

Më pas kalova pranë disa njerëzve që para tyre kishin mish të gatuar

Në një tenxhere të pastër dhe kishin dhe mish të gjallë në një enë të neveritshme

Ata linin të pastrin dhe hanin nga e ndyra, e pyeta Xhibrilin në lidhje me ata.

Ai më tha:

-Ai është burri që ka gruan e ndershme në shtëpinë e tij

Por shkon tek një e ndyrë dhe fle me të deri në mëngjes

Ndërsa e shoqja shkon tek një i ndyrë dhe fle me të.”

Transmeton Taberiu në Tefsirin e tij.

Bashkëshortësia është shtëpia që mbledh familjen, përkujdeset e i përqafon

Është prindërimi që përgatit brezat për jetën, për ndërtimin e shoqërisë mbi baza

Dhe moral të shëndoshë, duke zhdukur çdo moral të lig

Përgatit brezat për në ahiretin e përjetshëm

Ku i vogli që nuk ka mundësi të lexojë historinë, ndjek si shembull atë që sheh dhe dëgjon.

Akti martesor është një marrëveshje e madhe, një lidhje e fortë dhe e ndershme

Thotë Allahu i Madhëruar:

“Në qoftë se dëshironi të ndërroni një grua me një grua tjetër

E asaj i keni pas dhënë shumë të madhe, mos merrni prej saj asnjë send.

A do të merrni atë pa të drejtë e në mënyrë mizore?

Dhe si mund të merrni atë kur njëri-tjetrit iu keni bashkuar në një shtrat

Dhe ata kanë marrë besë të fortë prej jush?”

Komentuesit kanë thënë, se kjo ka për qëllim aktin e martesës

I cili përmban interesa dhe përfitime për të bashkëshortët

Po ashtu dhe për fëmijët e të afërmit e çiftit

Po ashtu për shoqërinë mbarë edhe për dynjanë dhe ahiretin

Përfitime që nuk mund të numërohen.

Anulimi i këtij akti dhe kësaj lidhje të fortë nëpërmjet divorcit

I shkatërron të gjithë këto përfitime.

LEXO  Pakujdesia dhe rrugët për të shpëtuar prej saj

Divorci e zhyt burrin në sprova të mëdha, sprova që i cenojnë fenë

Jetën dhe shëndetin, po ashtu dhe femra dëmtohet akoma dhe më shumë se mashkulli

Pasi që i shkatërrohet jeta dhe nuk mundet ta kthejë ashtu sikurse ishte

E veçanërisht në këtë kohë ku ata që mund ta pranojnë të divorcuarën, janë të pakët.

Divorci i prindërve i dëmton fëmijët duke u prishur jetesën

Duke i privuar nga lumturia me të cilin ishin mësuar

Duke qenë më të ekspozuar për shthurje të llojeve të ndryshme.

Divorci i shkakton dëme të mëdha dhe shoqërisë mbarë

Pasi që i shpien drejt prishjes së marrëdhënieve

Dhe sado që të përpiqemi t’i numërojmë dëmet, mbeten dhe më shumë.

Për të kuptuar akoma dhe më mirë dëmet që shkakton divorci për shoqërinë

Përmendim hadithin e Xhabir ibn Abdilah e ky nga Profeti a.s i cili ka thënë:

“Shejtani e vendos froni e tij mbi ujë, më pas thërret çetat e tij

Më i afërmi me të është dhe më shkatërrimtari.

Vjen i pari dhe tregon se ka vepruar kështu e ashtu

Ndërsa ai i thotë se nuk ka realizuar asgjë

Më pas vjen një tjetër dhe i tregon se nuk i është ndarë dikujt derisa e ka ndarë me gruan.

Ai i kënaqur i thotë:

-Ti po që ke realizuar, dhe e afron për tek vetja.”

Ka njerëz që divorcin e kanë marrë me sportivitet, duke zhytur veten në rreziqe

Dhe ligësi të mëdha, duke përfshirë dhe të tjerët në këtë dëm të tij.

Në këtë kohë është shtuar divorci, për shkaqe dhe arsye nga më naivet

Më e rëndësishmja e këtyre shkaqeve është injoranca e gjykimeve fetare

Për çështjen në fjalë, ndërkohë që feja islame ka treguar

Kujdesin më të madh për aktin e martesës.

Ajo e ka rrethuar me mure të shumta në mënyrë që të mos tundohet

Përballë stuhive të epsheve, pasi që shkaku i divorcit

Mund të jetë nga dy bashkëshortët, ose dhe nga të afërmit e tyre.

Feja islame i ka kuruar në mënyrën më të mirë këto çështje

Që mund të shpijnë në divorc, ndaj Zoti e ka urdhëruar mashkullin

Që t’i kushtojë rëndësi kësaj lidhje ku thotë:

“E mos i mbani sa për t’i dëmtuar e të bëheni të padrejtë.

E kush e bën atë e ka dëmtuar veten, dispozitat e Allahut mos i merrni me shaka”

Dhe thotë:

“ Edhe atyre u takon e drejta, sikurse edhe përgjegjësi në bashkëshortësi

E burrave u takon një përparësi ndaj tyre”

Komentuesit kanë thënë:

“Të drejtat e gruas ndaj burrit janë të barabarta

Me ato të burrit ndaj gruas në jetesën e tyre

Vetëm se burri ka përparësi në të qenin drejtues i drejtë dhe në bamirësi

E nëse e urren bën durim, me shpresën se mos kjo gjendje ndryshon

Apo mos Zoti i furnizon me fëmijë të drejtë, e për këtë durim merr dhe shpërblim.”

Allahu i madhëruar thotë:

“Çoni jetë të mirë me to, e nëse i urreni ato, bëni durim

Ndodh që Allahu të japë shumë të mira në një send që e urreni!”

Çifti duhet t’i zgjidhë që në fillim mospajtimet e tyre në mënyrë

Që këto konflikte të mos zmadhohen, bashkëshortët duhet të njihen

Me mentalitetin e njëri-tjetrit dhe të distancohen prej gjërave që pala tjetër nuk i pëlqen.

Shkak i vazhdimësisë së një lidhje martesore është

Dhe ndërhyrja e pajtimit nga të afërmit rregullatorë të çiftit

Në mënyrë që gjithsecili prej tyre të marrë atë që i takon.

Allahu i Madhëruar Thotë:

“Nëse i frikësoheni përçarjes së tyre, dërgoni një pari të drejtë nga familja e burrit

Dhe një pari të drejtë nga familja e saj.

Nëse ata të dy kanë për qëllim pajtimin, Allahu iu mundëson afrimin mes tyre

Allahu është i Dijshëm dhe Njohës i mirë”

Një ndër shkaqet e vazhdimit të martesës dhe lumturisë është durimi dhe tolerimi

Hidhësia e durimit të pakët shpërblehet me harmoni për vite me radhë.

Nuk ka gjë më të mirë për të urryerat se durimi, thotë Allahu i Madhëruar:

“Ndërsa durimtarëve u jepet shpagim pa masë”

Tolerance dhe falja, janë zbukurim i jetës, janë stolisje e hare

Gëzim e bukuri, ato mbyllin plagët e një jete të gjatë.

Falja dhe tolerance janë faktorë esencialë në këtë jetë e veçanërisht mes çiftit

E veçanërisht kur bëhet fjalë për gjëra dytësore ose kompletuese.

Në këtë kohë shumë çifte dërrmohen nga kërkesat e jetës

Edhe në qofshin këto kërkesa plotësuese.

Kërkimi i gjithë të drejtave dhe kontrollimi i çdo veprimi krijon ftohje mes çiftit

Shpirti i martesës është bashkëpunimi dhe mëshira.

Thotë Allahu i Madhëruar:

“O ju që keni besuar, vërtetë disa nga bashkëshortet

LEXO  Premtimet e Zotit - Shejh Ali Hudhejfi - Medinë 14.12.2018

Dhe fëmijët tuaj janë armiqtë tuaj, andaj kini kujdes ndaj tyre

E nëse nuk ua vini veshin dhe i falni, ta dini se edhe Allahu është Mëkatfalës e Mëshirues”

Me fjalën armiqësi, në këtë ajet kihet për qëllim mosndihmesa në punë të mira

Ose mosmbështetja, apo dhe pengimi nga bërja e saj.

Allahu i Madhëruar thotë:

“Ti merre të lehtën, urdhëro për mira dhe hiqu prej të paditurve”

Një ndër shkaqet e vazhdimësisë së martesës është

Dhe përqendrimi i burrit në ndreqjen e sjelljes dhe moralit të femrës sipas islamit.

“Gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj sekreteve.

E ato që ua keni dro kryelartësisë së tyre, këshillojini, madje largojini nga shtrati

Edhe rrihini pa lënduar, e nëse ju respektojnë mos u sillni keq ndaj tyre”

Gjykatësit duhet të përpiqen që t’i pajtojnë rastet e padive

Në mënyrë që të eliminohet nga realiteti divorci.

E drejta e gruas ndaj burrit është që të sillet mirë me të

T’i sigurojë banesë të përshtatshme, veshmbathje dhe shpenzimet

T’i bëjë mirë dhe të mos lejojë t’i bëhet keq.

Ndodh që shkak i divorcit të jetë gruaja, si pasojë e gjuhës dhe sjelljeve të këqija

Ndaj prej saj kërkohet që t’i ndreqë sjelljet e saj

T’i bindet burrit dhe të bëjë të pamundurën për edukimin e denjë të fëmijëve.

Abdurrahman ibn Aufi, përcjell se Profeti a.s ka thënë:

“Kur gruaja i fal pesë kohët, e agjëron Ramazanin, e ruan nderin dhe i bindet burrit

Do i thuhet: -Hyr nga cila derë e xhenetit që të dëshirosh”

Gruaja duhet t’i shërbejë burrit si mos më mirë

Dhe për këtë le të marrë shembull prej sahabeshave, të bëhet pjesë e gëzimeve të tij

T’i qëndrojë në krahë në kohë sfidash dhe ta ndihmojë në fenë e tij.

Ndërhyrja e të afërmve të çiftit në jetën e tyre është një tjetër shkak divorci

Ndaj le të kenë frikë Allahun dhe të flasin drejtë!

Transmetohet në një hadith:

“E mallkoftë Allahu atë që e nxit gruan ndaj burrit, apo burrin ndaj gruas.”

Gruaja është e obliguar t’ia respektojë të afërmit dhe t’i kryejë detyrat karshi tyre

Po ashtu dhe burri obligohet me diçka të tillë

Dhe ky është një tjetër shkak që ndodh divorci.

Shkak tjetër i divorcit është dhe ndjekja e telenovelave

Apo rrjeteve të tjera të ndaluara të cilat shkatërrojnë identitetin dhe shuajnë turpin.

Shkak tjetër i divorceve është dhe dalja e femrës pa leje nga shtëpia

Kur nuk i lejohet të dalë pa lejen e tij.

Burri është ai që e vlerëson të mirën familjare

E nëse puna atyre arrit deri në atë pikë mospajtimi

Zoti e ka lejuar divorcin edhe pse e urren atë.

Në hadith përcillet:

“E lejuara më e urryer për Zotin është divorci.”

E divorcon gruan, por pasi është menduar gjerë e gjatë

Sikurse urdhëron Zoti ku thotë:

“O ti pejgamber, kur t’i ndani gratë ,ndajini në vigjilje të pritjes së tyre

Dhe kohën e pritjes mbajeni mend”

E ndan pas vigjiljes, ku nuk kanë pasur kontakt

Dhe pas kësaj i lejohet që ta kthejë ose të vazhdojë me divorcin.

Në këtë mënyrë, divorci hap derën e rikthimit në martesë

Ose nëpërmjet një akti të ri me mehër të ri pas përfundimit të kohës së caktuar.

Shiko se çfarë kujdesi i ka kushtuar islami martesës

Ndërsa në këtë kohë divorcin e marrin me sportivitet duke mos marrë parasysh pasojat

Dhe duke harruar se durimi është obligim.

Thotë Allahu i Madhëruar:

“O ju që keni besuar!

Mos shkoni gjurmëve të djallit, se kush ndjek gjurmët e djallit

Ai urdhëron për të shëmtuara e irrituara”

Zoti më begatoftë mua dhe ju me atë që gjendet në Kuranin Famëlartë

Dhe në synetin e Profetit, kërkoj falje për vete, për ju dhe mbarë myslimanët

Për çdo gjynah, dhe ju kërkojini falje e lutuni Atij, vërtetë Ai është Falës e Mëshirues!

Falënderimet i Takojnë Allahut, Zotit të botëve, Mëshiruesit Mëshirëbërësit

Atij që i vendosi ligjet me dituri e urtësi, i Lartësuar qoftë Ai!

Dëshmoj se nuk ka zot tjetër veç Allahut, i Gjithëdijshmi dhe i Urti

Dëshmoj se profeti dhe Zotëria ynë Muhamedi, është i dërguari i tij

Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të dërguarin e tij

Si dhe mbi familjen dhe shokët e tij që ishin njerëzit më të kapur pas kësaj feje.

O ju besimtarë, frikësojuni Zotit sikurse e meriton, kapuni pas fesë së Tij fort

Thotë Allahu i Madhëruar:

“Ndihmohuni mes veteve me të mira dhe në të mbara

E mosni në mëkate e armiqësi, kini frikë Allahun se Allahu është ndëshkues i fortë!”

LEXO  “ Allahu i sheh vërtet robërit e Vet ”

Të nderuar besimtarë, divorci është bërë diçka normale për rininë

Pa menduar për të drejta e as për hatër të të vjetërve

Duke e shqiptuar ndoshta për disa herë në të njëjtën ndenj

Dhe më pas nxiton për të gjetur fetva lehtësuese

E kur dyert i mbyllen, bëhet pishman, por si bën më dobi!

Allahu thotë:

“E kush i frikësohet Allahut, Ai i jep zgjidhje dhe e furnizon andej nga nuk e pret”

Ndaj kush ka frikë Allahun në divorc dhe i përmbahet fesë, Zoti i jep zgjidhje

E kush e konsideron gjë të madhe këtë lidhje martesore

Zoti i jep bereqet e sukses në martesën e tij.

Ka raste të caktuara kur divorci është haram dhe konsiderohet gjynah

Sikurse i ka thënë Profeti a.s Ebu Ejubit: “Ndarja e Umu Ejubit është gjynah”.

“Allahu dhe melaiket e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin

O ju që keni besuar, madhëroheni atë dhe përshëndeteni me selam”

Profeti a.s ka thënë:

“Kush bie në salavate mbi mua një herë, Allahu bien mbi të dhjetë herë

Ndaj dërgoni salavate mbi prijësin e Profetëve Muhamedin.”

Zot zbrit paqen tënde mbi Muhamedin dhe familjen e tij

Sikurse e zbrite mbi Ibrahim dhe familjen e tij!

Ti je i lavdëruari dhe i lavdishmi, Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit

Sikurse e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, Ti je i Madhërishmi dhe i Lavdëruari.

Ji i kënaqur prej mbarë sahabëve, e veçanërisht mbi katër kalifëve të drejtë

Ebu Bekrin, Umerin, Uthamnin dhe Aliun.

O Zot lartësoje islamin dhe myslimanët, poshtëroje idhujtarinë dhe idhujtarët

Shkatërroji armiqtë e fesë Tënde, o i Madhërishmi Allah.

Zot na e bëj të kuptueshme fenë, neve dhe mbarë myslimanëve

Na e trego të vërtetën sikurse e ke krijuar dhe na mundëso të punojmë me të

Na e trego të kotën në realitetin e saj dhe na largo prej saj

Largona nga të dyshimtat që të mos devijojmë.

Zot na ndihmo të të përkujtojmë, të të falënderojmë

Dhe të të adhurojmë në formën më të denjë.

Zot na i fal gjynahet e kaluara dhe të fundit

Publiket dhe të fshehtat, si dhe ato që Ti i di më mirë nga ne

Ti je Ai që din të kaluarën dhe të ardhmen, nuk ka Zot tjetër veç teje!

Zot nga Ti kërkojmë xhenetin dhe çdo vepër që na afron drejt tij

Mbrojtjen Tënde kërkojmë prej zjarrit dhe nga çdo vepër që të afron për tek Ai!

Mbrojtjen Tënde kërkojmë nga e keqja e vetë veteve dhe veprave tona

Ruana ne dhe pasardhësit tanë, nga shejtani dhe pasardhësit e tij

O Zoti i gjithësisë!

Ruaji Zot mbarë myslimanët nga shejtani, pasardhësit dhe ndjekja e tij!

Ruana Zot nga gjykimi i shtrembër, nga të kënaqurit e armikut, nga sprova e dhimbshme!

Zot nga Ti kërkojmë xhenetin dhe çdo vepër që na afron drejt tij

Mbrojtjen Tënde kërkojmë prej zjarrit dhe nga çdo vepër që të afron për tek Ti

Sikurse të kërkojmë fundin e mirë.

Fali Zot të vdekurit tanë dhe të vdekurit e mbarë myslimanëve

Fali besimtarët e besimtaret, myslimanët e myslimanët

Të gjallët dhe të vdekurit prej tyre!

Zot na njom me shi, na njom me shi, na njom me shi!

Zoti ynë mos na i devijo zemrat pasi që na i udhëzove

Vërtetë Ti je Dhurues i Madh!

Zot mbroje vendin tonë nga çdo e keqe, nga çdo i lig dhe nga çdo intrigë!

Ruaji Zot ushtarët tanë kudo që ndodhen

Ruaji ata dhe këdo për të cilin frikësohen, o Zot i botëve!

Zot drejtoje shërbëtorin e dy xhamive në atë që ti pajtohesh

Mundësoja të bëjë vepra që Ty të kënaqin, ndihmoje në punë të mira

Mundësoja të bëjë vepra të mira

Jepi vizion të qartë dhe bëjë të dobishëm për islamin dhe myslimanët!

Zot udhëzoje princin e kurorës drejt rrugës Tënde

E veprat e tij qofshin për kënaqësinë Tënde, mundësoja të bëjë vepra të mira

Jepi vizion të qartë dhe bëjë të dobishëm për islamin dhe myslimanët!

Zot largoja brengat dhe hallet myslimanëve, vishe të paveshurin

Siguroje të frikësuarin, shpëtoji nga kthetrat e të padrejtëve të cilët nuk të besojnë Ty

Dhe as ditën e gjykimit, ata që u bënë shkak të privimit dhe cenimit të besimit të tyre

Largoja sprovat dhe fatkeqësitë myslimanëve kudo që ndodhen!

Besimtarë të nderuar!

Allahu urdhëron për drejtësi, bamirësi, t’i jepet të afërmit

Ndalon nga e liga, e urryera dhe padrejtësia, ju këshillon në mënyrë që të zini mend!

Përmendeni Allahun dhe falënderojeni për mirësitë e tua shtojë ato

Përmendja e Allahut është vepra më brilante

Allahu di atë që ju punoni!

Post Author: admin