Mësime nga shkatërrimi i tiranëve… dhe mbështetje për popullin e Palestinës

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa      20-10-1446H  18-04-2025 D

Shejh  Halid  Ebu  Xhumua 

Tema  Mësime nga shkatërrimi i tiranëve… dhe mbështetje për popullin e  Palestinës

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili është i shenjtëruar në Veten e Tij nga çdo shëmbëlltyrë, Cilësitë e Tij janë të pastra nga cilësitë e krijimit, krijesat e Tij tregojnë, dëshmojnë për Ekzistencën dhe Përjetësinë e Tij. Krijesat dëshmojnë për Sundimin, Hyjnoren dhe Përjetësinë e Tij, ato tregojnë për nevojën e tyre për Të, iu nënshtruan Madhështisë dhe Urtësisë së Tij, çdo krijim i Tij tregon për Njëshmërinë e Tij. I lavdëruar është Ai, Zoti, Urtësia e të Cilit i ka lënë mendjet të hutuara, Madhështia e të Cilit i ka bërë zemrat t’i nënshtrohen Lartësisë së Tij sublime,  Fuqia e të Cilit ka bërë tiranët të përulen përpara Lavdisë së Tij të madhe. Ai jep dhe ndalon, privon, ulën dhe ngrenë, lidhën dhe shkëputën e nuk pyetet për atë që Ai bën.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Ai nuk ka asnjë të barabartë, nuk ka të ngjyshëm, kundërshtar, përkrahës, djalë dhe as ministër. Çdo gjë është krijimi i Tij dhe Atij i përket qëllimi.

 Dëshmoj se i dashuri dhe zotëria ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, miku dhe i dashur  i Tij, i besuari i Tij në shpalljen e  Tij,  dëshmitari i Tij në urdhëresat dhe ndalesat e Tij. Ai, mrekullitë e të cilit mahnitën mendjet, dëshmitë dhe shenjat e profetësisë së të cilit nuk arritën të vërtetojnë  transmetimet. Paqja dhe shpëtimi i  Zotit qoftë mbi të, mbi familjen, gratë, shokët dhe shoqëruesit e tij, mbi përkrahësit dhe të dashurit e tij, sa kohë të mbeten mirësitë e Allahut, toka dhe qiejt e Tij. Sa kohë që terri dhe errësira e politeizmit shpërndahen, zhduket nga drita e mesazhit të Tij, sa kohë që ditët buzëqeshin pas ndriçimeve të tyre, vendimet shfaqen pas errësimit të tyre, kohët piqen pas tharjes së tyre, errësira e padrejtësisë dhe e të padrejtit është zhdukur dhe plagët e tyre janë shuar.

Në vijim

Këshilloj ju  dhe veten time që t’i frikësohemi Zotit të Plotfuqishëm në fshehtësi dhe në publik, të jemi të sinqertë ndaj Tij me fjalë dhe vepra, sepse çdo mirësi është në frikën ndaj Tij, lumturia është në bindjen ndaj Tij dhe në shmangien e mosbindjes ndaj Tij. Kjo botë është krijuar për ju, kurse ju jeni krijuar për Ahiretin, botën Tjetër. “Shpërblimet do t’u plotësohen vetëm në Ditën e Kiametit; kushdo që shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet, ai ka fituar (gjithçka që mund të dëshirohet). Ndërsa jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese.”(Al ‘Imran 185) “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)

Adhurues të Zotit! Vërtetë Zoti i Plotfuqishëm është Ai që do jetë përgjithmonë,  i Përhershëm pas asgjësimit të kësaj gjithësie, tek Ai, Allahu i Madhërishëm, është destinacioni përfundimtar i të gjitha gjërave pas asgjësimit të popullit të tyre. Zoti do të mbetet gjithmonë Sunduesi i Përjetshëm i origjinës së të gjitha gjërave, duke ia dhënë trashëgim kujt të dojë dhe duke caktuar mëkëmbës, pasardhës në to atë që Ai do. Besimtarëve ju lë trashëgimi shtëpitë, vendin e jobesimtarëve dhe banesat e tyre në këtë botë. “Ai ju bëri trashëgimtarë të tokës, shtëpive dhe pasurive të tyre, si dhe të një toke që nuk e kishit shkelur më parë…” (El-Ahzab 27) Sikurse besimtarëve do të ju lërë trashëgim vendbanimet e tyre në botën Tjetër, Ahiret.

Po, o ju të lidhur me këtë vend! Zoti i Madhëruar i jep kujt të dojë çfarë të dojë, në kohën që do dhe si Ai të dojë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “…sepse toka është e Allahut. Ai ia jep atë trashëgim cilit të dojë prej robërve të Vet. Fundi i lumtur u takon atyre që i frikësohen Allahut.”(El-A’araf 128) Kurani Famëlartë e ka bërë të qartë se ai popull i padretjë, shtypës dhe tiran do të zhduket dhe të shkatërrohet me patjetër, në mënyrë të pashmangshme dhe se trashëgimia dhe pasuria e tyre do t’i shkojnë umetit të drejtë trashëgimtare. “…dhe vetëm Ne jemi trashëgimtarët (e gjithçkaje).” (El-Hixhr 23) “Eh, sa e sa kopshte dhe burime i braktisën, sa ara të mbjella dhe ndërtesa fisnike, dhe sa begati, në të cilat kënaqeshin! Kështu, Ne ua lamë trashëgim (këto pasuri) një populli tjetër.” (Ed-Duhan 25-28) Toka e gjitha është e Zotit dhe pushteti është i gjithi i Tij.

Adhurues të Zotit! Libri i Zotit përmban mësime, këshilla dhe metodë ndriçuese për këdo që e lexon atë, mediton në të  dhe e lidh atë me realitetin në të cilin jeton. Këto ajete fisnike na kujtojnë me atë që ka ndodhur, po ndodhën, që do ndodhi dhe që do të ndodhë së shpejti, me lejen e Zotit. Efekti dhe ndikimi i këtyre ajeteve fisnike janë të thella në zemrën dhe mendjen e çdo njërit që i dëgjon, nëse i ndien kuptimet e tyre dhe i dëgjon me një zemër prezent. Ato ajete kanë ardhur për të regjistruar për ne historitë e të parëve, mësimet në kushtet dhe caktimet, fatet e tyre, në mënyrë që të kuptojmë të bindur se padrejtësia do të zhduket. Rrathët rrotullohen, kthehen kundër shtypësit, të padrejtit, padrejtësia dhe zullumi janë gjynahe që dënohen dhe shkatërrohen më shpejt se çdo gjynah tjetër. Kjo është ligjshmëria e Zotit të Gjithëfuqishëm në krijesat e Tij. “Ti kurrsesi nuk do të gjesh ndryshim në ligjet e Allahut.” (El-Ahzab 62)

LEXO  Agjërimi dhe lidhja me xhaminë e Aksasë

Adhurues të Zotit! Në çdo kohë, epokë dhe për gjatë historisë  konstatojmë se shtypësit, njerëzit arrogantë dhe tiranët përpiqen me të gjitha forcat për të shtypur dhe torturuar njerëzit e së vërtetës dhe monoteizmit. Ata luftojnë të dërguarit dhe pasuesit e tyre dhe planifikojnë t’i zhvendosin ata nga shtëpitë e tyre, duke shkatërruar pronat e tyre, përfshi shtëpitë, fermat, bagëtitë, xhamitë dhe të gjitha shërbimet jetësore. Ata i bëjnë gjërat të vështira për ta, duke ndërprerë ujin, rrymën, ushqimin dhe ilaçet. Rruga e tyre nga kohrat e lashta e deri më sot ka qenë një, qasja e tyre është një, qëllimi i tyre është një, por dhe ligjshmëria e Zotit ndaj tyre është një dhe do të ndodhi kundër tyre. “Kështu ka qenë ligji i Allahut edhe për ata që kanë jetuar para tyre! Ti kurrsesi nuk do të gjesh ndryshim në ligjet e Allahut.” (El-Ahzab 62)

O ju namazfalës! Ndoshta nga gjëja më e spikatur nga  cila vuan bota në kohën tonë sot është tirania, padrejtësia dhe shtypja, e përfaqësuar nga modele të përsëritura tiranësh dhe njerëzish të hyjnizuar. “ Unë jam zoti juaj më i lartë!” (En-Nazi’at 24) “Unë nuk di që për ju ka tjetër zot përveç meje!” (El-Kasas 38) Ata që me tiraninë e tyre sjellin në mendje historitë e Faraonit, Hamanit, Karunit dhe Nemrudit. Nga këtu më duhet t’ju kujtoj se rrugët dhe veprimet e tiranëve gjatë historisë, siç i ka përmendur Allahu i Lartësuar në Kur’anin e Tij Famëlartë,  të çmuar, janë pesë: Sundimi në tokë, përçarja dhe mbjellja e mosmarrëveshjeve mes njerëzve,  shfrytëzimi i grave, fëmijëve dhe pleqve, dobësimi i tyre, therja e tyre, robërimi i tyre dhe dëbimi i tyre nga toka dhe shtëpitë e tyre.

O ju të lidhur me këtë vend! Zoti i Madhëruar i ka kërcënuar zullumqarët, tiranët, me dënimin më të ashpër. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar është betuar në qiellin dhe yjet e tij, në Ditën e Kijametit dhe tmerret e saj, se fundi i zullumqarëve është mjerim i rëndë dhe mundim i dhembshëm. “Për qiellin me yjësi, për Ditën e premtuar, për dëshmitarin dhe për atë që  dëshmohet! Mallkuar qofshin ata që hapën Hendekun.” (El-Buruxh 1-4) Kërcënim për ata që janë si ata që shtypën njerëzit e llogores, Hendekut, në zullum, tirani dhe arrogancë, e ky është fati, përfundimi  i tyre. Ata kanë dështuar, kanë humbur dhe janë zhdukur. Pasoja e padrejtësisë së tyre është shfarosja. Ai që e kundërshton lufton, Zotin do të mposhtet. Për çdo afat, exhel, ka libër, caktim. Ligjshmëria e Zotit të Plotfuqishëm në shkatërrimin e tiranëve dhe shtypësve zbatohet në krijesat e Tij, nuk zevëndësohet e as që ndryshon. Ata presin exhelin, afatin, kohën e  tyre të caktuar tek Zoti. “Dhe, kur t’ju vijë çasti i caktuar i Allahut, askush nuk do të mund ta shtyjë atë, veç sikur ta dinit!” (Nuh 4) Transmetohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë Ka’b Ibn Malkut: “ O Ka’b, Zoti yt nuk të ka harruar dhe Zoti yt nuk harron. Ti ke thënë një poezi.  Ai tha: “E kush është ai varg, poezi, o i Dërguar i Allahut?” Ai tha: “Lexoje, thuaja atë, o Ebu Bekër.” Kështu që Ebu Bekri ia recitoi atij. Kjo poezi u tha para hixhretit, dhe në çlirimin e Mekës, dhe periudha kohore ka zgjatur dhjetë vjet në mes tyre. Qulli pretendoi se do të mundi gatuesin e tij, e ai që përballet me fituesin, gatuesin do të mposhtet.” Po, ai që lufton kundër Allahut është i humbur dhe i mposhtur.

O ju të lidhur me këtë vend! Pasha Zotin, këto janë fatkeqësi të dhimbshme, plagë të thella, ngjarje të padrejta. Pikëllime që shkaktojnë dhimbje  dhe trishtim, ngjallin hidhërime të fshehura në shpirt. Të vërteta të hidhura, realitete tronditëse, padrejtësi flagrante dhe skena që janë përtej përshkrimit dhe shpjegimit. Populli ynë i shtypur në tokën tonë të dashur, në Palestinë, në të gjitha qytetet, fshatrat dhe kampet, ka përjetuar një mërgim të çuditshëm përtej çdo mërgimi  tjetër. Atyre u kanë ndodhur sprova, tmerre dhe fatkeqësi. O Zot, sa herë nata e tyre, e fshehur në errësirën e saj, ka dëshmuar nga britmat e të shtypurve dhe të dhunuarve. Sa herë, i ka fshehur rënkimet e të vuajturve, ankesat e të dobëtëve nga fëmijët jetimë, të vejat dhe gratë e të humburve, dhe të moshuarve të hutuar. Ata, të cilëve u janë prerë rrugët, prandaj iu drejtuan Allahut, Zotit të botëve.  E nëse sytë e shtypësve flenë të shtypurit nuk flejnë dot. Ata hedhin dhe rrotullojnë prushin e dhimbjes, duke thirrur të Gjallin dhe të Përjetshmit, Ai i Cili kur të dojë diçka thotë: “Bëhu” dhe bëhet. Zoti e bekoftë prijësin e besimtarëve, Aliun, Zoti qoftë i kënaqur me të,  i cili ka thënë:

“Mos u bëni të padrejtë nëse jeni në gjendje, mundeni, sepse padrejtësia të çon në keqardhje,

Syri yt fle ndërsa i shtypuri është zgjuar, lutet kundër teje, e Syri i Zotit nuk fle.”

O njerëzit tanë! Vërtetë lutjet tuaja në Bejtul Makdis, Kuds, dhe në të gjithë tokën e Palestinës tonë të dashur, nga thellësia e qyteteve, fshatrave dhe kampeve, tronditin themelet e universit. Lutjet tuaja barten mbi re, për to hapen dyert e qiellit dhe Melaiket e të Gjithëmëshirshmit i pranojnë ato. Këto Melaike presin nga Zoti i Plotfuqishëm urdhrin për ta zbatuar atë në univers. Sikurse ka ardhur në hadith të saktë nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që ka thënë: “ Tre përsonave nuk ju refuzohet, kthehet lutja: Agjëruesit deri sa të përfundojë agjërimin e tij, të bëj yftarë, udhëheqsit të drejtë dhe lutja e atij që i është bërë padrejtësi. Zoti i ngre ato mbi re, hapën për to portat e qiellit, dhe Zoti thotë: Pasha Madhështinë Time do të ndihmoj qoftë dhe pas një kohe.” Sa keqardhja për  të pabindurit dhe sa poshtërim për pozitën e  tiranëve.

LEXO  Agjërimi zgjat disa ditë... prandaj nxitoni para se të jetë tepër vonë

O ju të dashur! Në media dhe në mbarë botën, shikojmë se njerëzit e gënjeshtarëve kanë përhapur lutjet e tyre, kanë shfaqur fytyrën e shëmtuar dhe aromën e saj të keqe. Njerëzit e saj kanë dalë në botë me petkun e gënjeshtrës, shpifjes dhe mashtrimit, reklamojnë  të kotën me fjalët e tyre dhe e zbukurojnë atë me shprehjet e tyre.  Për ato gjetën ndjekës dhe mbështetës, përkrahës dhe mbrojtës. Nuk ka forcë dhe as fuqi përveç Zotit, të Madhërishmit, të Lartit, Neve na mjafton Allahu, Ai është Mbrojtës i mrekullueshëm!

O ju durimtarë! Zoti ka ligjshmëri dhe ditë, afat për shtypësit, të padrejtët, të cilat Allahu i ka bërë mësim për ata që marrin mësim. “…dhe përkujtoju atyre ditët e Allahut!”(Ibrahim 5) Sa herë na ka treguar historia për fatet e popujve, shteteve dhe shoqërive që besuan, nuk u frikësuan,  në planet e Zotit. E rezultati për këta shtypës dhe tiranë ishte shkatërrimi, asgjësimi dhe humbja e qartë. Zoti u dërgoi dënime që ua zhdukën fuqinë dhe i shkatërruan. Gjurmët e tyre kanë mbetur dhe shtëpitë e tyre janë bosh. Forca e tyre nuk u solli dobi, as numri i madh i tyre nuk u bëri aspak dobi në përballjen me Zotin. Pra, ku është populli i Adit, me të cilët nuk ishin krijuar të ngjashëm kurrë në tokë?! Ku është populli i Themudit që gdhendën shkëmbinjtë në luginë?! Ku janë faraonët me fuqi, që shtypën vendin dhe përhapën shkatërrimin në të?! Ku janë ata që gërmuan në vend dhe poshtëruan popullin?! Ku janë ata që gdhendën malet dhe ndërtuan shtëpi luksoze?! Ku janë ata që kishin fuqi dhe madhështi, dhe thanë: Kush është më i fortë se ne?! Ku janë kryqtarët?! Ku janë Tatarët?! Ata që shkatërruan vendin dhe vranë njerëzit e tij, pastaj u larguan prej tij të poshtëruar, të mundur dhe të humbur. Ata menduan ashtu siç dhe ju mendonit, o ju tiranë, se ju dhe ata jeni të sigurt nga Zoti, derisa i befasoi dënimi, i poshtëroi ata ndëshkimi dhe Zoti zbriti mbi ta zemërimin e Tij. Ndërsa ju sot do të befasoheni nga dënimi, ndëshkimi dhe shfarosja. Ajo që u ndodhi atyre do t’ju ndodhë ju, herët a vonë. O Zot, bëje që ajo të ndodhi sa më shpejt. Ata ishin njerëz, popuj që janë bërë, ashtu siç dhe ju do të bëheni, gjurmë pas ekzistencës, për historinë tregim dhe mësim.  Çfarë fuqie nga Zoti mund t’i ndalonte tek ata dhe do t’ju ndalojë tek ju?! Cilat nga fortesat do të ju bënin dobi atyre apo do ju bëj dobi ju? Kur tek ata zbret ndëshkimi, zbret mbi ju dënimi, jeni sikurse ishin dhe ata: “Sikur keqbërësit të shihnin që tani çastin kur të përballen me ndëshkimin, do ta kuptonin se e tërë fuqia i përket Allahut dhe se dënimi i Tij është shumë i ashpër.” (El-Bekare 165) E në botën Tjetër do të ketë më shumë fatkeqësi dhe keqardhje përtej pendimit. Atëherë zullumqari do të qajë nga dhimbja dhe do të kafshojë duart nga keqardhja dhe pendimi, sepse dënimi ka ardhur dhe kërcënimi është përmbushur.

O ju namazfalës! Sa më shumë të shtohet padrejtësia dhe të zhduket drejtësia, aq më afër është lehtësimi i Zotit. Dijeni se mundimi dhe sprovat janë të vështira dhe se rrugëzgjidhja dhe çlirimi janë të lehtësim. Zoti me çdo vështirësi ka dhënë dy lehtësira. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi! Vërtet, pas vështirësisë – vjen lehtësimi!”(Esh-Sherh 5-6) Njëri nga njerëzit e drejtë i ka thënë djalit të tij: “ O biri im, nëse e shikon litarin duke u shtrënguar gjithnjë e më shumë, dije se këputja e tij është afër. Nëse e shikon që nata është duke u errësuar dhe u bërë më e errët, dije se agimi është afër. Nëse shikon shqetësimin shtohet dhe bëhet gjithnjë e më i fortë, dije se lehtësimi dhe gëzimi janë afër.”

O ju të lidhur me këtë vend! Besoni në Zotin tuaj, shpresoni për më të mirën, jini të lumtur dhe  përgëzoni me lajm të mirë, sepse jemi afër lehtësimit, prandaj bëhu të durueshëm dhe këmbëngulni. “Sigurisht, të padrejtët do ta shohin se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes).” (Esh-Shu’ara’ 227)

Zoti i kërkoj falje për vete dhe për ju. Fitorja është me ata që tek Zoti kërkojnë falje, prandaj tek Zoti kërkoni falje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili në qiell është i Lartësur dhe i Shenjtëruar, zgjodhi nga vendet dy xhamitë e shenjta, Qaben dhe Medinen,  dhe Shtëpinë e Shenjtë, Kudsin, i bëri ditët  cikle, kombet, popujt i bëri argumente dhe shembuj për njëri-tjetrin.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok.

LEXO  Urime Haxhinjëve të Qabes dhe mësime nga kalimi i viteve

Dëshmoj se i dashuri dhe zotëria ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi pjestarët e familjes së tij dhe shokët e tij të nderuar.

Në vijim

O ju të lidhur me këtë vend! Xhamia e bekuar Aksasë është zemra pulsuese e umetit, plaga e tij që rrjedh gjak dhe busulla e përjetshme e tij. Aksa është shkalla e vetëdijes intelektuale dhe fetare e umetit. Ky status, me plagët e saj të vazhdueshme që refuzojnë të shërohen derisa të bashkohen radhët e umetit islam, që i mungojnë asaj, Aksasë, dhe që të shërohet zemra e tij që është e shkujdesur ndaj nesh. A nuk do të zgjohet ky popull, umet prej gjumit të tij? A nuk do të zgjohet nga gjumi i tij i thellë?! Kur do të kthehet për tek Zoti i tij dhe të kujtojë xhaminë e tij, Aksanë e bekuar dhe lidhjen e saj me akiden, doktrinën e saj Islame që në kohën kur ajo ishte kibla, drejtimi i tyre i parë?! A nuk u është dokumentuar kjo pozitë, status i saj në shpirtrat e njerëzve që nga udhëtimi i Israsë dhe Mi’raxhit?! Ajo mrekulli Hyjnore dhe e besimit që u hap, tregua me shpirt para trupit nga dora e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Kështu që Zoti i Madhëruar e formuloi me fjalë që jehonë në veshët dhe zemrat e besimtarëve, e kështu do të jetë deri në Ditën e Kijametit, andaj e emëroi me suren El-Isra. “I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) …” (El-Isra’ 1)  A nuk është ky një dekumentim, vërtetim Hyjnor?! Me marrjen e përgjegjësisë dhe mbrojtjen e kësaj xhamie nga vandalët, ndërhyrjet e manipuluesve, devijimi i të devijuarve, depërtimet e të shthururve në të dhe parullat, sloganet e agresorëve.  Ky është një dokument i shenjtë nga Zoti i botëve. Allahu i Madhërishëm e bëri atë ajet që të lexohet ditë e natë, duke ju kujtuar muslimanëve për përgjegjësinë e tyre ndaj xhamisë së bekuar të Aksasë dhe rrethinave të saj. Gjë që konfirmon statusin e xhamisë së Aksa në Islam dhe vendos një nga parimet e saj  se:  Kujdesi, mbrojtja dhe mirëmbajtja e xhamisë është përgjegjësi e të gjithë muslimanëve dhe nuk lejohet nga legjislacioni Islam për ata që të neglizhojnë me të.

O ju të lidhur me këtë  vend! Paraardhësit tanë e kanë kuptuan rëndësinë fetare të xhamisë së bekuar të Aksasë dhe qytetit të Kudsit, sa që filluan ta Islamizojnë atë në aspektin shoqëror, politik dhe arkitektonik dhe vizatuan për të një formë kulturore Islame. Të gjitha këto indikacione të mëdha dhe shenja domethënëse,  për shkak të statusit të saj fetar dhe të kësaj bote, shpirtërore dhe sensuale, ne e duam xhaminë e bekuar të Aksasë. Respektimi dhe të kapurit pas saj është obligim për umetin Islam. Si të mos jetë kështu, kur ajo jeton thellë në zemrat tona?! Si të mos jetë kështu, pasi përfaqëson besimin tonë, ligjin tonë, historinë tonë, qytetërimin tonë dhe të ardhmen tonë?! Ajo është kurora e kokave tona dhe kurora e ndritur e Kudsit. Vendimi i përjetshëm ligjor është vendosur në lidhje me të drejtën e xhamisë së bekuar të Aksasë dhe në lidhje me të drejtën e Bejtu Makdisit, Kudsit,  brenda kufijve të tij fetar dhe kulturor, me urdhër të Zotit të Madhëruar dhe të dërguarit të Tij, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ndalohet lënia pas dore, neglizhenca ndaj tyre, qoftë edhe ndaj një pjese apo një pëllëmbe e tokës së tyre të bekuar, me lëshim, pakujdesi, shkujdesje apo neglizhencë. Kështu bënë sahabët fisnikë, imamët e shquar dhe kalifët në çdo kohë dhe vend.

O ju të lidhur me këtë vend! Historia është pasqyrë për kohën, dritare nga e tashmja në të kaluarën dhe rekord i së tashmes për të ardhmen. Historia nuk ka nxjerrë në pah ndonjë çështje në të cilën të mos jenë shfaqur të drejtat tona konstantet juridike, të drejtat tona historike dhe lavditë tona qytetëruese, siç është  ruajtja e kibles tonë të parës nga dy kiblet, e dyta nga dy xhamitë e ndërtuara në tokë dhe e treta nga xhamitë e shenjta. Efektet dhe gjurmët shpirtërore ndriçuese zgjojnë tek ne shikimin dhe mprehtësinë, besimin dhe ligjin, për të ruajtur çdo grimcë të kësaj toke të pastër. Prandaj, ne shikojm dritën e së vërtetës që shkëlqen tek ajo, toka e Kudsit, duke na njohur dhe duke pranuar se ne jemi trashëgimtarët e saj të vetëm me vendim të Zotit të botëve.

O ju të lidhur me këtë vend! Ata që janë në burg kanë të drejtë mbi ne. Një nga format më të vogla të besnikërisë është të kujtojmë vlerat e atyre që janë të virtytshëm. Vëllezërit tanë të burgosur janë nga njerëzit e virtytshëm. Ne duhet t’i kujtojmë dhe t’i përkujtojmë, të lutemi për ta fshehurazi dhe publikisht, derisa të arrijnë, fitojnë lirinë. Atë liri që është një nga qëllimet e Islamit, për në të cilën na ka nxitur ta arrijmë i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Kjo nuk është gjë tjetër veçse besnikëri ndaj tyre për sakrificat që bënë për të mbajtur lartë fjalën e Zotit, për të mbrojtur besimin e muslimanëve dhe për të ruajtur dinjitetin dhe prestigjin e këtij populli.

O ju të lidhur me këtë vend! Jini optimistë, përgëzoni për lehtësimin e afërt. Thoni: O Zot, na fal, na mëshiro dhe na prano pendimin tonë, vërtetë Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshiruesi.

O Zot, të lutemi që të jesh për ne Ndihmues, Mbështetës, Mbrojtës dhe Përkrahës, o Zoti i botëve.

O Zot, na mëshiro me Mëshirën Tënde të gjërë dhe largo nga ne fatkeqësitë. O Zot, mposht armiqtë tanë dhe ata që na kanë sulmuar. O Zot, shëro të metat tona, ushqe të uriturit tanë, largo etjen të eturve tanë dhe mbro këmbëzbathurit tanë, mbulo të zbuluarit tanë, shëro të plagosurit tanë dhe mëshiro të vdekurit tanë.

O Zot, o i Butë, të lutemi për Butësinë Tënde mbi të moshuarit e pamundur, mbi foshnjat, mbi gratë që kanë mbetur të veja dhe mbi fëmijët që kanë mbetur jetimë. O Zot, largo shqetësimin dhe pikëllimin nga ne.

O Zot, na fal dhe na mëshiro! O Zot, ruaj xhaminë e Aksasë dhe ata që janë të lidhur në të, vend udhëtimi i të dërguarit Tënd, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. O Zot, forcoje atë me fortifikimin Tënd të fortë, bëjë atë nën ruajtjen, kujdesin, sigurinë, mbrojtjen dhe garancinë Tënde, o më i Madhi dhe më Bujari.

O Zot, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë.

Ti që fton për namaz, fto në namaz!

“…Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/703872242082593

Post Author: endrit