Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 13-03-1447 H 05-09-2025 D
Shejh Bander Ibn Abdul Aziz Balejla
Tema Paqja dhe lumturia janë në paqen e zemrave
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, Ai që ka zbritur për ne nga librat më të përsosurit e tyre, nga ligjet, legjislacionet, më të mirat dhe nga të dërguarit më të mirët. Ka përcaktuar për ne, përmes gjuhës së të dërguarit të Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, nga vendimet më të drejta dhe nga sjelljet më të përsosurat. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, ata që kanë zemrat më të qeta dhe shpirtrat më të pastër, mbi tabi’int dhe mbi ata që i ndjekin në vepra të mira deri në Ditën kur toka do të ekspozojë barrën e saj.
Në vijim
O ju njerëz, porosis veten dhe ju që ti frikësohemi Allahut. Zoti ju mëshiroftë, frikësojuni Allahut. Kujdesuni për veten dhe gjendjen e tuaj, monitoroni zemrat tuaja dhe veprimet e tyre, sepse skutat, brendësia e zemrave janë burimi i veprimeve dhe e veprave të gjymtyrëve.
O ju musliman! Nga gjërat më të mëdha që ia prish qetësinë mendore njeriut në këtë jetë dhe lumturinë e tij pas vdekjes, të qenit e tij me një karakteristikë të qortueshme dhe një përshkrim të shëmtuar që largon prej tij natyrshmërinë e shëndoshë, neveriten prej tij shpirtrat e pastër dhe shmangen prej tij mendjet e zgjuara. Kjo është karakteristika e zilisë. A e dini se çfarë është zilia?! Ajo është sëmundje e rrezikshme dhe e keqe e përhapur. Sa herë që depërton në zemrën dhe shpirtin e një njeriu, ia turbullon qetësinë, ia prish humorin, e bën të jetojë në një vorbull shqetësimi dhe pikëllimi, dhe në një cikël mllefi dhe urrejtjeje.
Adhurues të Zotit! Zilia është një sëmundje e rrezikshme e zemrës që manifestohet në dëshirën e ziliqarit që bekimi, mirësia t’u merret të tjerëve. Ajo është dy llojesh: Njëra prej tyre është se ai përpiqet për këtë me fjalë ose me vepra në mënyrë që bekimi, mirësia t’i kthehet atij. Ndërsa tjetra është se qëllimi dhe dëshira e tij përfundimtare të shikojë t’i merret personit që ai ka zili dhe nëse nuk i kthehet atij. Kjo është më e keqja dhe më e liga nga të dy llojet.
Shenja dhe treguesi i kësaj sëmundjeje është që njeriu ndien pakënaqësi kur shikon robërit e Allahut duke shijuar mirësi dhe bekime nga Zoti. Nëse personi ziliqar shikon, Zoti na ruajt, ose mëson ose dëgjon se Zoti i ka dhënë një bekim njërit prej robërve të Tij, siç është një automjet ose një banesë, ose se Zoti ia ka zgjeruar furnizimin e Tij, ose i ka hapur njohuri, një pozicion ose prestigj, zemra e tij tkurret, shpirti i tij neveritet, fryma e tij shqetësohet, fytyra i bëhet e hidhur dhe ai dëshiron që Zoti të mos ia kishte dhënë atë dhe të përshpejtojë zhdukjen e saj. Zemra e tij është e mbushur me egoizëm dhe rezultati i kësaj është se ai bëhet mosmirënjohës për mirësitë e Zotit dhe nuk beson në bekimet e Tij mbi të, kështu që ai nuk shikon asnjë bekim ose favor nga Zoti mbi të.
Zilia është arsyeja e gjynahit të parë të kryer duke kundërshtuar Zotin me të në qiell dhe arsyeja e gjynahit të parë të kryer në tokë, kur shejtani pati zili për babanë tonë Ademin, paqja e Zotit qoftë mbi të, për nderin dhe favorin që Zoti i kishte dhënë, kur urdhëroi t’i bënte atij sexhde para Tij, por ai refuzoi dhe u tregua arrogant dhe ishte ndër jobesimtarët.
Zilia ishte gjithashtu motivi për krimin e parë të njohur në këtë botë, kur Kabili pati zili për vëllain e tij, Habilin, dhe e vrau, duke u bërë nga humbësit.
Në origjinë zilia është sjellja, morali i njerëzve të politeizmit dhe mosbesimit, jo e njerëzve të monoteizmit dhe besimit. “Shumë nga ithtarët e Librit, prej zilisë që kanë në vete, dëshirojnë që t’ju kthejnë nga besimi në mosbesim, tani që e vërteta është e qartë për ata.” (El-Bekare 109) Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ A mos i kanë zili njerëzit për çfarë u ka dhuruar Allahu nga të mirat e Veta? Ne u dhamë pasardhësve të Ibrahimit Librin e urtësinë, si dhe një pushtet të madh.” (En-Nisa’54)
Zilia është sëmundja e popujve të mëparshme që është përhapur në këtë umet, siç na informoi i sinqerti dhe i besuari, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Transmetohet nga Zubejr Ibn Al Avam, Zoti qoftë i kënaqur me të, ku tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Sëmundje të popujve para jush ju kanë depërtuar në shpirt: zilia dhe urrejtja. Ato janë si brisku, brisku i besimit, jo brisku i flokëve. Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhammedit, nuk do të besoni derisa të doni njëri-tjetrin. A dëshironi të ju lajmëroj për diçka që, nëse e bëni, do ta doni njëri-tjetrin? Përhapni selamin, pëshëndetjen, në mes jush.” Hadithin e ka transmetuar Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu.
Për shkak të vështirësisë së kësaj sëmundjeje dhe shëmtimit të kësaj epidemie në shpirtrat normal të njeriut, e gjen njeriun ziliqar duke e justifikuar veten dhe duke arsyetuar për veten e tij atë që ka nga kjo sjellje e neveritshme. “Zoti tha: “O Iblis, ç’të pengoi ty që të mos përuleshe në sexhde para atij që e kam krijuar Vetë me duart e Mia? A mos u bëre mendjemadh apo mendon se je nga të lartët?” Iblisi tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më ke krijuar prej zjarrit, kurse atë prej balte.” (Sad 75-76)
Zilia është përmendur në sunetin e të dërguarit në shumë hadithe të njëpasnjëshme. Enes Ibn Maliku, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Zotit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Mos e urreni njëri-tjetrin, mos e keni zili njëri-tjetrin dhe mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit. Jini robër të Zotit dhe vëllezër. Nuk i lejohet muslimanit ta braktisë vëllain e tij, të mos i flasi, për më shumë se tre ditë.” Muttefikun Alejhi. Ibn Mesu’di, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Mos u sillni në mënyrë armiqsore ndaj mirësive të Zotit.” Ai u pyet: Si mund të jetë dikush armiqësor ndaj mirësive të Zotit? Ai tha: “Ata që kanë zili njerëzit për atë që Zoti u ka dhënë atyre nga mirësia e Tij.” Këtë thënie të tij e ka përmendur Kurtubiu.
Zoti e krijoi njeriun që ta dojë veten dhe të jetë i etur për të përfituar nga vetja, dhe e bëri këtë bazë për përgjegjësi dhe fushë për pastrim. “Me të vërtetë, njeriu është krijuar i paqëndrueshëm: kur atë e godet e keqja, ai ligështohet fort, por, kur i bie e mira, ai bëhet koprrac.” (El-Me’arixh 19-21) Prandaj, është e rrallë që njeriu të jetë i sigurt qoftë dhe nga një pjesë e vogël e kësaj sëmundjeje. Shejhul Islam Ibn Tejmije, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Çështja është se zilia është një sëmundje e shpirtit, që synon shpirtin dhe jo trupin. Sëmundje mbizotëruese, domethënë, sulmon shpirtin, nga e cila vetëm pak njerëz janë të lirë, shpëtojnë prej saj. Për këtë dhe thuhet: “Asnjë trup nuk është i lirë, i shpëtuar nga zilia.” Por njeriu i ulët e tregon atë dhe njeriu fisnik e fsheh atë. Hasan El Basri, Zoti e mëshiroftë, është pyetur: “ A ka zili besimtari?” Ai tha: “Si mund t’i harrosh vëllezërit e Jusufit? Por mbaje për vete, domethënë, mbaje si ndodhi në zemrën tënde, sepse nuk do të të dëmtojë për sa kohë që nuk e shpreh me dorën ose gjuhën tënde.”
Nga gjërat më të mëdha që e ndihmon besimtarin të çlirohet nga kjo sëmundje është të kuptojë realitetin e dëmeve psikologjike që ajo sjell, paralajmërimet ligjore dhe ndëshkimet që ajo sjell në Jetën e Përtejme, në Ahiret. Shqetësimet dhe pikëllimi i personit ziliqar rriten sa herë që robërit e Zotit shtojnë mirësitë dhe favoret e tyre. “Ja, ju i doni ata, por ata nuk ju duan juve dhe ju i besoni të gjitha librave (ndërsa ata jo). Kur ata ju takojnë, thonë: “Edhe ne besojmë” e, kur mbeten vetëm, nga mllefi ndaj jush, ata i kafshojnë majat e gishtave me dhëmbë. Thuaju: “Plasni me mllefin tuaj”. Vërtet, Allahu e di mirë ç’kanë në zemrat e tyre. Nëse ju vjen ndonjë e mirë, ata i brengos e, nëse ju gjen ndonjë e keqe, ata gëzohen, por nëse ju duroni dhe ruheni nga gjynahet, dinakëritë e tyre nuk mund t’ju dëmtojnë aspak. Vërtet Allahu ka dijeni për çdo gjë që punojnë ata.”(Al ‘Imran 119-120)
Personi ziliqar i kundërvihet Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuarit, në vullnetin dhe dëshirën e Tij, dhe nëse nuk e kupton këtë. Zëri i tij i brendshëm thotë: O Zot, pse i dhe nga mirësitë e Tua filanit?! “Sikur t’i kishte zbritur ky Kuran ndonjë njeriu të madh prej njërit nga këto dy qytete!” Vallë, a mos janë ata që e ndajnë mëshirën e Zotit tënd? Jemi Ne ata që ua ndajmë njerëzve mjetet e jetesës në këtë botë, duke i ngritur në shkallë disa më lart mbi të tjerët, me qëllim që disa t’u shërbejnë të tjerëve. Mëshira e Zotit tënd është më e mirë nga ajo që grumbullojnë ata.” (Ez-Zuhruf 31-32) Thelbi i zilisë është se personi ziliqar i di më mirë krijesat e Zotit dhe çfarë të mirash ato meritojnë prej Tij. “Kur atyre u vjen ndonjë mrekulli, thonë: “Ne nuk do të besojmë deri sa të mos na jepet diçka, si ajo që u është dhënë të dërguarve të Allahut”. Allahu e di më mirë se kujt ia jep mesazhin e Vet.” (El-En’am 124)
Ajo që duhet të dinë ata që janë prekur nga kjo sëmundje është se ajo nuk do të ndryshojë asgjë nga urdhri i Zotit dhe nuk do të qëndrojë midis mirësisë së Zotit dhe robërve të Tij. “Askush nuk mund të pengojë atë që Allahu ua jep njerëzve nga mëshira e Tij dhe askush, përveç Tij, nuk mund të japë atë që Ai e pengon. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.” (El-Fatir 2) Zoti i Madhërishëm thotë: “ Nëse nga Allahu të godet ndonjë fatkeqësi, atëherë askush përveç Tij nuk mund të të shpëtojë. E, nëse të dhuron ndonjë mirësi, dije se vetëm Ai është i Fuqishëm për çdo gjë. Ai është i Sunduesi mbi robërit e Vet; Ai është i Urti dhe ka dijeni për gjithçka.”(El-En’am 17-18) Ai do të mbahet përgjegjës për atë që i është vendosur në zemër dhe do të merret në llogari për atë që është dhënë pas shpirtit të tij që urdhëron të keqen. “Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Edhe nëse e tregoni apo e fshihni çfarë keni në shpirtin tuaj, Allahu do t’ju kërkojë llogari për të. Kështu, Ai do të falë kë të dojë dhe do të dënojë kë të dojë. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.” (El-Bekare 284)
Zilia është nga gjërat më të mëdha që mund të shkatërrojë veprat e mira të njeriut, duke i fshirë dhe i hequr, shkatërruar, ato. Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Ruajuni nga zilia, sepse zilia i djegën veprat e mira ashtu siç i djegën zjarri drutë.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi dhe të tjerët.
Adhurues të Zotit! Nuk është e ndaluar që robi të dëshirojë të mirat dhe begatit që kanë të tjerët, por pa dëshiruar që ato të merren prej tyre. Sepse kjo është zili, siç kanë thënë njerëzit e dijes, kjo është ajo që nënkuptohet me zili në fjalën e tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, kur thotë: “ Nuk lejohet zilia përveç se në dy raste: Një njeri të cilit Zoti i ka dhënë pasuri dhe ai e shpenzon atë në mënyrën e duhur, në rrugë të Zotit, dhe njeriun të cilit Zoti i ka dhënë urtësi, dije dhe ai gjykon me të dhe e mëson atë.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi.
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut. Le të bëj kujdes secili prej nesh që të pastrojë veten dhe ta udhëheqi veten që të dëshirojë të mirën për robërit e Zotit. Le të kemi kujdes që të mos karakterizohemi nga kjo cilësi e qortueshme dhe përshkrim i shëmtuar, e cila qëndron pas shumë armiqësive, mosmarrëveshjeve dhe shumicës së bojkoteve, shkëutjeve midis individëve, familjeve dhe grupeve. Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar. Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! “Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit, që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar dhe nga sherri i natës, kur kaplon terri dhe nga sherri i falltarëve, që fryjnë në nyje (duke bërë magji) dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë.”(El-Felek 1-5)
Zotit i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gabim, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i Madh, Mëshirëplotë.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin që na ka udhëzuar drejt kësaj feje, e ne nuk do të ishim udhëzuar nëse Zoti nuk do të na kishte udhëzuar. Zotin e Madhërishëm e lavërojmë, Atë e falënderojmë për mirësitë dhe begatitë e Tij, tek Ai kërkojmë mbrojtje, prej Tij kërkojmë falje për çdo gjynah dhe fatkeqësi. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të dërguarin dhe të zgjedhurin e Tij, mbi familjen dhe mbi shokët e tij, mbi ata që ndjekin sunetin e tij, ecin në gjurmët e tij dhe i përmbahen udhëzimit të tij.
Në vijim
O adhurues të Zotit! Kura, ilaçi për këtë sëmundje është që besimtari të kërkojë strehim nga e keqja e shpirtit të tij, siç ishte udhëzimi i profetit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, që t’i lutet Zotit të tij që ta udhëzojë drejt moralit më të mirë dhe ta largojë prej tij moralin e keq. Në Sahihun e Muslimit transmetohet se nga lutjet e tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ishte: “ O Zot, më udhëzo drejt moralit më të mirë, sepse askush nuk udhëzon drejt moralit më të mirë përveç Teje. Largo prej meje moralin e keq, sepse askush nuk ma largon moralin e keq përveç Teje.”
Besimtari duhet t’i kërkojë Zotit të tij që t’ia pastrojë zemrën ndaj vëllezërve të tij muslimanë, siç ishte rasti me paraardhësit e parë të drejtë, Zoti qoftë i kënaqur me ta. “Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” (El-Hashr 10)
Besimtari duhet ta stërvisë veten për të dashur të mirën për të tjerët, të lutet për ata që të kenë dhe më shumë, të jetë i duruar dhe të përpiqet për këtë, sepse ai në mënyrë të pashmangshme do ta arrijë këtë. Ebu Derda’, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Dituria arrihet duke mësuar, durimi arrihet duke qenë i duruar. Kush kërkon të mirën do t’i jepet, kush shmang të keqen do të mbrohet prej saj.” Hadithin e ka transmetuar Taberaniu.
Besimtari duhet të jetë i prirur të shoqërohet me të mirët, të devotshmit dhe të pastërit, shoqëria e të cilëve është fitim dhe shoqëria e të cilëve është dobi. Besimtari duhet të qëndrojë larg atyre që kanë për detyrë të ndjekin situata e njerëzve, hetojnë punët e tyre dhe të numërojnë mirësitë e tyre, sepse kjo është ndër gjërat që prishin lumturinë e njeriut dhe turbullojnë qetësinë, ku disa prej tyre mund të jenë sprovë pa e ditur ai. Allahu i Plotëfuqishëm thotë: “ Mos e hidh shikimin në të mirat kalimtare, që Ne ua kemi dhënë disave prej tyre, si stoli të jetës së kësaj bote, për t’i vënë ata në provë! Shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë dhe më e qëndrueshëm.” (Ta Ha 131) Lutuni dhe përshëndeteni më të mirin e krijesave të Zotit, Muhamedin të birin e Abdullahut, sikurse Zoti juaj ju ka urdhëruar për këtë, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë, Muhamedin. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me të gjithë shokët e tij, me tabi’inët dhe pasuesit e tyre në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, mbro ndjekësit e fesë dhe ndihmo robërit e Tu besimtarë, që të Njësojnë Ty, o Zoti i botëve. O Zot, largo shqetësimet e atyre që janë të shqetësuar nga muslimanët, largo të vështirat e atyre që janë në vështirësi, mundëso larjen e borxheve atyre që janë në borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve.
O Zot, na jep siguri në vendet tona, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona, mbështet me të vërtetën, me sukses dhe vendosmëri udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta. O Zot, zgjat jetën e tij me shëndet të mirë, në mirësi dhe begati të shtuar. O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij besnik, në atë që është në dobi të vendit dhe popullit, në lavdinë dhe në lartësimin e Islamit dhe muslimanëve, o Zoti i botëve.
O Zot, ruaj ushtarët tanë që vigjilojnë në kufi. O Zot, ruaj ata me syrin Tënd që nuk fle dhe mbroji ata me forcën Tënde që nuk pakësohet, o më i Madhi dhe më Bujari.
O Zot, të lutemi të merresh me hebrenjtë uzurpues, sionistët agresorë, o Zoti i botëve.
O Zot, na udhëzo drejt moralit më të mirë, nuk udhëzon drejt tij askush përveç Teje, largo prej nesh më të keqen e tyre, nuk e largon më të keqen e tij nga ne askush përveç Teje. O Zot, na jep sukses në atë që Ti do dhe me të cilën je i kënaqur.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit).” (El-Bekare 201)
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)
Afrim Smakaj