Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 09-05-1447 H 31-10-2025 D
Shejh Mahir El Muajkili
Tema Në mes butësisë dhe ngurtësisë së zemrës… Reflektime mbi varrin dhe tmerret e tij
Lavdërimet janë për Zotin, i Cili falën dhe fshinë gjynahet, shpërblen ata që bëjnë vepra të mira dhe largon vështirësit e shqetësimet prej tyre. Ai është që jep afat dhe e vonon exhelin me shpresë që gjynahqari të pengohet.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, i Cili ka thënë, e Ai është larg mangësive dhe të metave: “ Ne i kemi krijuar qiejt, Tokën dhe çdo gjë që gjendet midis tyre për gjashtë ditë, pa ndier lodhje aspak.” (Kaf 38)
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, poseduesi i luginës së madhe dhe statusit të dhuruar. Kush i bindet atij ka shpëtuar e kush e kundërshton, nuk i bindet atij do të hidhet në zjarr, Xhehenem. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, mbi bashkëshortet e tij dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën kur të gjitha krijeset do të kthehen tek Zoti i tyre dhe do pendohen, për ata dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.
Në vijim
O besimtarë! Këshilloi ju dhe veten time që t’i frikësohemi Zotit. Frikësojuni Zotit të Plotëfuqishëm dhe binduni Atij, dhe dijeni se para jush është vdekja dhe varri, ringjallja, tubimi i madh, në Mahsher, dhe shpërblimi, ku disa do të jenë të bekuar dhe të gëzuar, e disa do të mundohen, Zoti na ruajtë ne dhe ju, dhe do të dënohet. “Vërtet, besimtarët e devotshëm do të jenë në kopshtet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj në kuvendin e së vërtetës (në Xhenet), tek një Sundues i Plotfuqishëm.” (El-Kamer 54-55)
Popull musliman! Zemra është vendi ku shikon Zoti. Kush e takon Zotin me zemër të pastër ka patur sukses dhe ka shpëtuar, e kush e takon Atë me zemër të sëmurë ka dështuar dhe ka humbur. Sëmundjet e zemrës janë të shumëta, e një nga më të rrezikshmet e tyre është sëmundja e ngurtësisë së zemrës. Poseduesi i një zemre të ngurtë largohet nga pendimi dhe kthimi tek Zoti deri dhe kur e godasin sprovat dhe fatkeqësitë. Zemra e tij bëhet një vend, arenë lojërash për shejtanin dhe nuk i përgjigjet këshillave të Kuranit. “Ne iu kemi dërguar shumë popujve profetë para teje dhe i kemi dënuar ata me skamje dhe fatkeqësi, për t’u bërë të dëgjueshëm. Vetëm sikur të përuleshin kur u erdhi ndëshkimi Ynë! Por zemrat e tyre u bënë gur, ndërsa djalli ua paraqiste si të bukura veprat e tyre të këqija.” (El-En’am 42-43) Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Prandaj, mjerë ata që e kanë zemrën të pandjeshme, kur përmendet Allahu! Njerëz të tillë janë në humbje të dukshme!”(Ez-Zumer 22)
Nga arsyet për një zemër të butë dhe të përulur janë: Përkujtimi i vazhdueshëm i Zotit, meditimi mbi ajetet, argumentat e Tij, përkujtimi i vdekjes dhe agonisë së saj, varri, çfarë ai përfshinë dhe errësira e tij, vizita e varrezave dhe reflektimi mbi kushtet e Botës së Përtejme, Ahiretit. Tek Hanbelitë ka ardhur se një burrë i ka thënë Imam Ahmedit: Si mund të bëhet zemra ime e butë? Ai i ka thënë: “Hyr në varreza dhe ledhato kokën e jetimit.”
Vëllezër në besim! Jeta është e shkurtër, sado e gjatë që mund të duket, ditët e saj janë të pakta, sado të shumta që mund të jenë. I suksesshëm është ai që jeton në të duke iu bindur Zotit të tij dhe siguron prej saj për ditën e takimit me Krijuesin e tij. I humbur është ai që ndjek dëshirat e veta dhe shpreson më kot tek Zotit, pa punuar, derisa vdekja ta befasojë ndërsa është i pakujdesshëm, dhe nuk e ka përgatitur veten me një vepër të drejtë që do të ishte shkak për shpëtimin e tij. Ata që largohen nga kjo jetë janë dy llojesh: Një i vdekur që pushon nga mundi i këtij vendi dhe shkon në rehatinë e vendit të përjetshëm. Një i vdekur nga i cili njerëzit dhe vendet lehtësohen, dhe shkon në një fund të keq dhe në një vend pushimi të mjerë. Në Sahihun e Muslimi, është transmetuar nga Ebi Katade, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka kaluar pranë një xhenazeje dhe ka thënë: “ Ai është i qetë dhe të tjerët janë të lehtësuar prej tij.” I kanë thënë: “ O i dërguari i Zotit, çfarë do të thotë; ai është i qetë dhe të tjerët janë të lehtësuar prej tij.” I dërguari ka thënë: “ Robi besimtar gjen qetësi nga dëmi dhe mundi i kësaj bote në mëshirën e Zotit. Ndërsa robi i lig është ai nga i cili njerëzit, tokat, pemët dhe kafshët gjejnë qetësi prej tij.”
Vëllezër në besim! Kur vdes njeriu, për të fillon kijameti i tij. Varri është faza e parë e Jetës së Përtejme, Ahiretit. Zoti e ka bërë atë një përkujtues dhe një mësim që zbut zemrën, largon pakujdesinë dhe e motivon atë që të përpiqet në bindje. Asgjë nuk do t’i bëjë dobi njeriut në varr përveç veprave të tij. Tek dy Sahihët, Buhariu dhe Muslimi, ka ardhur se i drguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Tre gjëra e shoqërojnë të vdekurin, dy prej të cilave kthehen dhe një mbetet me të. E shoqërojnë atë familja, pasuria dhe veprat e tij. Familja dhe pasuria e tij kthehen ndërsa veprat e tij mbeten me të.” Prandaj dhe Othmani, Zoti qoftë i kënaqur me të, kur qëndronte pranë një varri, qante derisa i lagte mjekra. Atij i është thënë, e kanë pyetur: “A e kujton Xhenetin dhe Xhehenemin dhe nuk qan, por qan për shkak të kësaj?” Ai ka thënë: I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Varri është faza e parë e Ahiretit. Nëse dikush shpëtohet prej tij, ajo që vjen pas tij do të jetë më e lehtë për të. Por nëse nuk shpëtohet prej tij, ajo që vjen pas tij do të jetë më e rëndë për të.” Ka thënë, i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk kam parë kurrë një pamje më të tmerrshme se varri.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu në Sunenin e tij.
Varri është më i tmerrshëm se çdo gjë, sepse njeriu mbetet i vetëm, fillikat, pa shok, pa mik, pa të besuar dhe pa askënd me të cilin të ulet. Në të është një vend i ngushtë, nga i cili nëse dikush do të kishte shpëtuar, ai do të kishte qenë Sa`d bin Mu`adhi, Zoti qoftë i kënaqur me të dhe i dhëntë kënaqësinë e Tij.
Varri është më i tmerrshëm se çdo gjë, sepse ai përmban sprova si sprova e dexhalit ose më keq. Varri është më i tmerrshëm se çdo gjë, sepse ai mund të jetë ose një kopësht nga kopshtet e Xhenetit, ose, Zoti na ruajt ne dhe ju, një gropë zjarri nga zjarri i Xhehenemit. Prandaj, kush është i mirë, në këtë botë, varri i tij do të jetë i gjerë dhe i gëzueshëm për të, e kush është i keq, në këtë botë, varri i tij do të jetë i mbushur me vetmi, trishtim dhe ligësi. Tek dy Sahihët, Buhariu dhe Muslimi, ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kur njeriu i vdekur vendoset në varrin e tij, mbulohet me dhe ndërsa shokët e tij largohen prej tij, ai mund të dëgjojë edhe zhurmën e sandaleve të tyre.” Dy Melaike vinë dhe ulen tek ai. Ata i thonë: “Çfarë ke thënë për këtë njeri, Muhamedin, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të?” Ai u përgjigjet: “Dëshmoj se ai është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij.” Pastaj ata do ti thonë: “Shiko vendin tënd në Xhehenem, Zoti ta ka zëvendësuar atë me një vend në Xhenet.” I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Ai i shikon të gjithë ata të dy, Xhehenemin dhe Xhenetin.” Sa i përket jobesimtarit ose hipokritit, ai do të thotë: “Nuk e di; unë thoja atë që thoshin njerëzit.” Do t’i thuhet: “Ti as nuk e dije dhe as nuk i ndiqje.” Pastaj do të goditet midis veshëve me një çekiç hekuri dhe do të bërtasi me një britmë që do dëgjohet nga të gjithë që janë pranë tij, përveç njerëzimit, në këtë botë, dhe xhindëve. Prandaj, ishte nga praktika e të dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, kërkimi mbrojtje nga mundimet e varrit në çdo namaz. Sikurse ka ardhur në Sahihun e Muslimit se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse ndonjëri prej jush e lexon Shehadetin, le të kërkojë mbrojtje tek Zoti nga katër gjëra, duke thënë: “O Zot, kërkoj mbrojtje tek Ti nga dënimi i Xhehenemit, nga dënimi i varrit, nga sprovat e jetës dhe të vdekjes dhe nga e keqja e sprovës së Dexhalit.”
Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ Kur i vjen vdekja ndonjërit prej tyre (jobesimtarëve), ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira në botën që kam lënë!” Kurrsesi! Me të vërtetë, kjo është një fjalë të cilën ai (kot) e thotë! Prapa (vdekjes së) tyre do të ketë një (kohë) ndarëse, deri në ditën kur do të ringjallen. Kur të fryhet në Sur (Ditën e Ringjalljes), atëherë, midis tyre nuk do të ketë lidhje farefisnore dhe ata as që do të pyesin për njëri-tjetrin. Ata, që u rëndohet peshorja (e punëve të mira), janë të shpëtuar. Sa për ata që do të kenë peshore të lehta, mu ata do të jenë (njerëzit) që kanë humbur vetveten, duke qëndruar përherë në Xhehenem.”(El-Mu’minun 99-103)
Zoti na begatoftë në Kuranin Famëlartë dhe në sunet, na bëftë dobi të gjithëve nga argumentat dhe urtësitë e tij të qarta. Zotit i kërkoj falje për vete dhe për ju nga çdo gjynah dhe gabim, tek Ai kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirëplotë.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, Ai i Cili forcon zemrat, Falësi i gjynaheve.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Larguesi i fatkeqësive. Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, atyre u dërgojmë përshëndetje të shumta.
Në vijim
O besimtarë! Vizita e varrezave sjell kujtesë dhe reflektim, që mbjellin tek njeriu ndjenjën e frikës dhe respektit, dhe e motivojnë atë që të nxitojë drejt bindjes dhe veprave të mira. Kush frikësohet nisem për rrugë në fillim të natës, e ai që udhëton natën arrin në shtëpi, në destinacion. Prandaj, i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshirae Zotit qoftë mbi të, ka inkurajuar vizitën e varrezave për reflektim dhe përkujtim. Në Musnedin e Imam Ahmedit, ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Unë, në fillim, ju a kisha ndaluar të vizitonit varrezat, por tani vizitoni ato, sepse ato ju kujtojnë Ahiretin.”
Vizita e varrezave ka rregullat dhe etiketën e vet. Prej tyre është lutja për të vdekurit, sepse varret janë të mbushura me errësirë, të cilën Zoti e ndriçon me lutjen e robërve të Tij të drejtë. Në Sahihun e Muslimit ka ardhur nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, se ka qenë një grua me ngjyrë, e zezë, që pastronte xhaminë e të dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ndjeu, apo e vuri re mungesën e saj dhe pyeti për të. Sahabet i kanë thënë se ajo kishte vdekur. Ai, i dërguari ka thënë: “Pse nuk më lajmëruat?” Ka thënë: Sikur e nënçmuan çështjen e saj, kështu që tha: “Më tregoni varrin e saj.” Ata ja treguan varrin e saj, ai u lut për të, fali namazin e xhenazes së saj, dhe pastaj ka thënë: “ Vërtetë këto varreza janë të mbushura me errësirë për banorët e tyre, e Zoti i Plotfuqishëm i ndriçon ato për ata përmes lutjeve të mia për ta.”
Sikurse ishte nga udhëzimi i tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, që kur prezantonte, shkonte në varreza ai thoshte: “ Paqja e Zotit qoftë mbi banorët e këtij vendi prej besimtarëve dhe myslimanëve. Zoti i mëshiroftë ata që kanë qenë para nesh dhe ata që do të vijnë. Dhe ne, me lejen e Zotit, do t’ju bashkohemi.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
O ju vëllezër! Varrezat kanë shenjtëri, prandaj nuk lejohet të shkelësh mbi to ose të ulesh mbi to. Në Sahihun e Muslimit ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Për ndonjërin prej jush të ulet mbi një prush zjarri që digjet dhe ja djegën lëkurën është më mirë për të sesa të ulet mbi një varr.” I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, gjithashtu ndaloi namazet e drejtuara nga varrezat dhe marrjen e varrezave si xhami. Tek dy Sahihët, Buhariu dhe Muslimi, ka ardhur nga Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, se Umu Habibete dhe Umu Selemete kanë përmendur një kishë që e kishin parë në Abisini me figura, ikona, ja kanë thënë këtë të dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, që ka thënë: “Vërtetë ata janë që, nëse vdes ndonjë njeri i drejtë, i mirë prej tyre, ndërtojnë një xhami mbi varrin e tij dhe vendosin aty ato figura. Ata janë krijimi më i keq para Zotit në Ditën e Gjykimit.” I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë, ata që ishin para jush i kthenin varret e profetëve të tyre dhe të njerëzve të drejtë si vende adhurimi. Mos i ktheni varret si vende adhurimi, xhamia, sepse unë ju ndaloj ta bëni këtë.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Kjo ndodh sepse nderimi mbi varret e të drejtëve çon në politeizëm, të bërit shok Allahut në adhurim. Dijetari i umetit dhe interpretuesi i Kuranit, Abdullah bin Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, ka thënë në interpretimin e fjalës së Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar: “Dhe thanë: ‘Mos i lini kurrsesi zotat tuaj! Mos e lini kurrsesi as Veddin, as Suvain, as Jeguthin, as Jaukën, as Nesrin!” (Nuh 23) Ka thënë: “Këta janë emrat e njerëzve të drejtë nga populli i Nuhut. Kur ata vdiqën, shejtani i frymëzoi njerëzit e popullit të tyre që në vendet ku ata uleshin të ngrinin monumente, domethënë, idhuj në shëmbëlltyrën e tyre, dhe t’i emërtonin sipas emrave të tyre. E kështu vepruan, por ata nuk u adhuruan derisa ata njerëz vdiqën dhe dituria u harrua, domethënë, humbi dituria, atëherë ata u adhuruan.” Transmeton Buhariu.
O adhurues të Zotit! Prandaj, nuk lejohet që të nderohen varret e njerëzve të mirë, as që të ndërtohet mbi to, e lëre më që të bëhet tavaf, rrotullim rreth tyre, ose të theren dhe të bëhen premtime për to, ose t’u lutemi pronarëve të tyre, ose të kërkohet ndihma e tyre, ose t’u kërkohet atyre përmbushja e nevojave dhe lehtësim nga shqetësimet.
O muslimanë, le ta kemi frikë Zotin, dhe të kufizohemi në atë që është e përcaktuar për vizitën e varrezave, të jemi të vëmendshëm, të kujtojmë, të përshëndesim të vdekurit dhe të lutemi për ta, dhe të mos bëjmë atje asgjë që e zemëron Zotin e Madhërishëm. Në Musnedin e Imam Ahmedit ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ju ndalova të vizitonit varrezat, por tani vizitoni ato dhe mos thoni asgjë që zemron Zotin.” Ndërsa në një transmetim tjetër: “Dhe mos thonë në to gënjeshtra.” D.m.th fjalë të kota, të rreme.
Personi që vjen në varreza nuk duhet të flasë për çështje të kësaj bote, ose të qeshë e të bëjë shaka, përkundrazi, duhet të reflektojë mbi gjendjen e banorëve të saj, madje edhe mbi gjendjen dhe fatin e tij, dhe se do të përfundojë si ata.
O besimtarë! Dijeni se Zoti ju ka urdhëruar në një çështje fisnike, të cilën e filloi me Veten e Tij dhe ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El-Ahzab 56)
O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e mëshirove familjen e Ibrahimit.
O Zot, bekoje Muhamedin, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e bekove familjen e Ibrahimit, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm.
O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij dhe tabi’inët, me ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Kijametit, dhe me ne së bashku me ta, me Faljen, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, bëj këtë vend të begatë, të siguri, të qetë dhe të stabilizuar dhe të gjitha vendeve muslimane.
O Zot, na jep siguri në vendit tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona, mbështet me të vërtetën udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona.
O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, dhe zëvendësit të tij besnik, në atë që është lavdia e Islamit dhe përmirësimi i musimanëve, dhe në atë që është në të mirë të vendit dhe popullit, si dhe të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve.
O Zot, ruaj tek ne fenë tonë, udhëheqësit tanë dhe sigurinë tonë. O Zot, jepu sukses njerëzve të sigurisë tonë dhe atyre që vigjilojnë në kufijtë tanë.
O Zot, jepu vëllezërve tanë në Palestinë siguri, mbrojtje, stabilitet dhe qetësi shpirtërore, me Mëshirën Tënde, o Bujar, o i Madhërishëm dhe i Lartësuar. O Zot, mbro xhaminë Aksa dhe bëje atë krenare dhe të nderuar deri në Ditën e Gjykimit.
O Zot, largo shqetësimet e muslimanëve të shqetësuar, lehtëso vuajtjet e të pikëlluarve, mundëso shlyerjen e borxheve atyre që kanë borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve. O Zot, bëj varret tona më të mira se shtëpitë tona pas vdekjes dhe bëj ato kopësht nga kopshtet e Xhenetit, me mëshirën Tënde, o i Madhërishëm dhe i Lartësuar.
O Zot, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët dhe të vdekurit prej tyre.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit).” (El-Bekare 201)
“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)
“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)
Afrim Smakaj