Hytbja e Kudsit 27.7.2018
Interesimi për fenë e Zotit është baza
Dr. Ikrime Sabri
Falënderimet i takojnë Allahut Zotit të botëve, falënderimet qofshin për Zotin i cili na e mundësoi të jemi ndjekës të Islamit para se të na mbërrijë vdekja! Falënderimet qofshin për Allahun i Cili thotë: “Thuaj: Ai Allahu është Një e i Vetëm. Allahu është absoluti që i përgjërohet gjithçka në amshim, Ai as nuk lind, as nuk është i lindur prej kujt, dhe askush nuk është i barabartë me Të.”
Për hatër të sures Ihlas, Zoti ynë mos na bëj t’ia kemi nevojën kujt dhe t’i mbështetemi kujt! O Ti që gjithçka të mbështetet Ty, i Lartësuar mbi Arsh dhe Absolut, Ti që je i Vetëm në sundimin Tënd, s’ke ortak e as fëmijë, je i Pashoq dhe i Vetëm!
Dëshmojmë se Zoti është Një, i Vetëm dhe i pashoq, i Cili ka thënë: “Të cilët kumtuan shpalljet e Allahut dhe i frikësoheshin Atij e askujt tjetër përveç Tij. Allahu mjafton si Llogaritës” Ahzab 39.
Zot mos na ndaj nga mbrojtja jote, mos na ndaj nga përkujdesja jote, gjatë natës dhe ditës, në mirësi e vështirësi!
Dëshmoj se zotëria ynë, prijësi ynë, shembulli ynë dhe i dashuri dhe ndërmjetësuesi ynë Muhamedi a.s, është rob i Allahut dhe i dërguar i Tij, i cili ka thënë: “Atij njeriu që Zoti i lë amanet njerëz dhe ai vdes duke mos e kryer këtë mision, nuk hyn në xhenet.”
Paqja e Zotit qoftë mbi ty, o i dashuri ynë, o i dërguar i Zotit, mbi familjen tënde të ndershme, mbi shokët e tu flamurtarë të mirësisë dhe mbi mbarë ata që ju ndjekin ju, e pasojnë luftën dhe përpjekjen tuaj deri në ditën e kiametit.
Thotë Allahu i Lartësuar: “Në të vërtetë. Ata që nuk besuan e shpenzojnë pasurinë e tyre për t’i penguar njerëzit nga rruga e Allahut, ata do ta shpenzojnë atë, por në fund ajo do jetë dëshpërim për ta, sepse do të jenë të mundur. Ata që nuk besojnë, në Xhehenem do të tubohen” Enfal 36.
Thotë gjithashtu: “Ata thonë: Mos u jepni kurrgjë atyre që janë me të dërguarin e Allahut, me qëllim që të largohen prej tij. Por Allahut i takojnë thesaret e qiejve dhe të tokës, ndonëse hipokritët nuk kuptojnë” Munafikunë 7.
O ju myslimanë! O vëllezër të besimit! A e dini vallë se ku shkojnë paratë e shteteve arabe dhe Islame? Ato shkojnë për blerjen e armëve të shkatërrimit në masë, për vendet Islame, shkatërruese e vendeve dhe prodhimeve të tyre, të institucioneve, xhamive dhe shkollave të tyre.
Shkon për vrasjen e popujve, fëmijëve, grave dhe të moshuarve.
Kjo bien ndesh me ajetin kuranor: “Përgatisni kundër tyre kuaj dhe forcë për luftë sa të mundni, që të tmerroni armikun e Allahut dhe armikun tuaj” Enfal 60.
Qëllimi i përgatitjes në këtë ajet, është frikësimi i armiqve në mënyrë që të mos sulmojnë myslimanët dhe jo që këto armë të përdoren për të vrarë myslimanët.
O ju myslimanë! O umeti më i mirë që është shfaqur në faqe të dheut! Vallë gjithë këto miliarda që shpenzohen, a zgjidhin hallet e Umetit? Këto miliarda duhet të shpenzohenin për rimëkëmbjen e ekonomisë, për pavarësinë e saj dhe për eliminimin e papunësisë që gjendet në botën arabe dhe Islame.
Këto miliarda duhet të investoheshin për fabrika dhe prodhimtari, kjo sepse pavarësia ekonomike sjell pavarësi politike.
Ne duhet të marrim shembull nga bashkimi evropian, i cili i bashkoi këto forca ekonomike duke lënë mënjanë mospajtimet dhe armiqësitë e tyre.
Të nderuar besimtarë! Shtrohet pyetja, përse këto armë u drejtohen popujve të shtypur e të masakruar, si në Jemen, Siri e të ngjashme me to?
Përgjigja është se këto vende e thonë të vërtetën dhe kërkojnë të çlirohen nga padrejtësia që u është imponuar.
Profeti ynë i nderuar a.s thotë: “Padrejtësia do jetë errësirë në ditën e kiametit.”
Ndërsa në një tjetër hadith thotë: “Allahu e lë të padrejtin, por kur e shtien në dorë nuk shpëton më.”
O ju myslimanë! Ku jemi në fjalimin e zotërisë tonë të nderuar Ebu Bekr es Sidikut, ku tha kur mori përgjegjësinë e pushtetit: “O ju njerëz! Unë jam zgjedhur t’ju drejtoj ju, por s’jam më i mirë nga ju, ndaj nëse jam në rrugë të mbarë, më ndihmoni e nëse gaboj më drejtoni, bindmuni mua për sa kohë që unë i bindem Allahut, e nëse kundërshtoj Allahun mos m’u bindni më”.
O ju myslimanë! Kjo ishte një pjesë e fjalimit të Ebu Bekrit, ku i drejtohet popullit, i drejtohet me terma të saktë mediatik, me terma tepër të civilizuar.
A ndodh që të dëgjojmë të tilla fjalime nga pushtetarët në ditët e sotme? Ku janë ata që brohorasin termin demokraci dhe lirinë e gënjeshtërt?
Ata janë bashkëpunëtor të shfrytëzimit të popujve dhe robërimit të tyre. Dihet se ata që kundërshtojnë politikën e shtetit në këto kohë, burgosen e syrgjynosen.
Vëllezër të besimit! Ku jemi ne në lidhje me politikën e prijësit të besimtarëve, Umer ibn Hatabi, i cili i nxit njerëzit që ta thonë të vërtetën dhe të jenë të sinqertë, ku drejtohet e u thotë: “Ju nuk do keni hajër, nëse nuk e thoni të drejtën, e ne s’do kemi hajër nëse nuk e veprojmë.”
Umeri qëndroi para tyre e u tha: -Nëse shihni ndonjë shtrembërim në politikën tonë, ndreqeni! U ngrit një beduin e tha: -Pasha Allahun, nëse shohim ndonjë lëshim dhe gabim te ti, do ta ndreqnim qoftë dhe duke përdorur shpatën.
Umeri nuk u mërzit nga fjalët e beduinit, as nuk e ndëshkoi, as nuk e kërcënoi, sikurse veprohet në ditët e sotme, por tha: -Falënderimi i qoftë Allahut, i Cili ka krijuar burra në këtë Umet, që e ndreqin gjendjen e politikanit me çdo formë!
Kështu pra duhet të jetë qëndrimi i prijësit të drejtë.
O vëllezër të besimit, kudo që jeni! Prijës i drejtë është ai që ndjen uri për të ngopur popullin e tij, ndërsa ai që përpin miliarda, grabit begatitë vendit, ai e çon në uri popullin e tij dhe e zhyt vendin në borxhe.
Një shtet që zhytet në borxhe, tregon se sa i korruptuar është qeveria dhe prijësi i saj.
O ju besimtarë! O banorë të tokës së Israsë dhe Miraxhit! Kemi dëgjuar këto ditë për bisedime dhe marrëveshje të ndryshme si ato të Abisinisë dhe Etiopisë, që kishin më shumë se njëzet vite konflikt, apo marrëveshja e Koresë së Jugu dhe asaj të Veriut, tjetër shembull kemi dhe Bashkimin Europian.
Përse shtetet e mohimit bashkohen e pajtohen, ndërsa ne që na bashkon besimi konfliktohemi dhe nuk pajtohemi, ndërkohë që Zoti na ka paralajmëruar prej diçkaje të tillë.
Allahu i Lartësuar thotë: “E nëse ata besojnë në atë që besoni dhe ju, atëherë janë në rrugën e drejtë, e nëse ia kthejnë shpinën asaj, atëherë sigurisht që do të përçahen” el Bekare 137.
Po të nderuar vëllezër, ne jemi të përçarë, ndaj Profeti a.s thotë: “Unë kam lënë në mesin tuaj dy gjëra, nëse kapeni pas tyre nuk do devijoni, libri i Allahut dhe suneti im.”
O ju besimtarë! Nuk rregullohet kjo gjendje vetëm duke vepruar si të parët, duke gjykuar me ligjin e Zotit dhe sunetin e Profetit as. Derisa çdo gjë të shkojë në vendin e duhur.
Thotë Profeti a.s: “Nëse shikohet se Umeti im i frikësohet të padrejtit dhe nuk guxon t’i thotë se “ti je i padrejtë”, nuk shpresohet më në të.
Të drejtën e ka thënë Profeti a.s: “Lutuni Zotit me bindje se do t’ju përgjigjet!”
Falënderimet i qofshin Allahut Zotit të botëve, përshëndetjet tona qofshin mbi Profetin dhe të dashurin tonë, besnikun e Zotit, mbi familjen e tij, si dhe mbi shokët e tij të drejtë.
Zot bekoje e begatoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, sikurse e bekove dhe e begatove Ibrahimin dhe Familjen e Ibrahimit, Ti je i Lavdëruari, i Madhëruari.
Të nderuar myslimanë! Në këtë natë do ndodhë eklipsi i hënës, ndaj dhe namazi i eklipsit do falet pas namazit të jacisë në xhaminë Aksa, sonte.
Të nderuar besimtarë, në këtë pjesë të dytë të hytbes dëshiroj të trajtoj shkurtimisht tre mesazhe.
Mesazhi i parë ka të bëjë me Han Ahmer, zona mes Kudsit dhe Erijhas, e cila përfaqëson qëndrueshmërinë e vëllezërve tanë, të cilët janë përzënë dhe më parë nga trevat e tyre më 1948, dhe tani rrezikohen të përzihen nga Han Ahmer drejt ndonjë zone tjetër të pacituar.
Këtë synon qeveria pushtuese e cila pretendon se është shtet i ligjit demokratik, në lidhje me dokumentacionin dhe veprimet e saj.
Duke shfrytëzuar rastin, ne përshëndesim vëllezërit tanë në Han Ahmer dhe në mbarë trevat Beduine, të cilët janë të kapur fort pas të drejtave të tyre ligjore dhe humane.
Ata përfaqësojnë luftën e Palestinës, sikurse nuk harrojmë të përshëndesim dhe këdo që u ndihmon në këtë kauzë besimi.
Mesazhi i dytë që doja të përmendja, ka të bëjë me rrjetet sociale si fb, ku origjina e tyre është se janë të dobishme, duke qenë se shërben që njerëzit të njihen dhe të këmbejnë njohuritë e tyre kulturore, si dhe shpërndarjen e artikujve të dobishëm.
Për fat të keq, ajo që vëmë re në këto ditë, është keqpërdorimi i këtyre rrjeteve, duke u keqpërdorur këto njohje të cilat degradojnë në shthurje, sharje e ofendime, në përhapjen e shpifjeve e gënjeshtrave si dhe negativitete të ndryshme, të cilat dhe ju i dini mirë, gjëra që kanë çuar në shkatërrim familjesh.
Vërejmë që këto rrjete nuk janë më një mënyrë kontakti shoqëror, por një mënyrë e shkëputjes nga shoqëria dhe shkatërrimit të familjes, si dhe përçarjes së njerëzve.
Ndaj u del si detyrë prindërve, kontrollimi dhe menaxhimi i përdorimit të këtyre rrjeteve, për të ruajtur moralin e fëmijëve tanë, për të larguar shthurjen dhe përçarjet midis njerëzve.
Zoti im ji dëshmitar, se unë e përcolla një gjë të tillë.
Mesazhi i tretë dhe i fundit ka të bëjë pikërisht me xhaminë Aksa, ashtu sikurse jemi mësuar të dëgjojmë vazhdimisht.
Ne sot festojmë triumfin e para një viti që patëm në xhaminë Aksa, ku Zoti i Lartësuar ndihmoi myslimanët e shtypur, në heqjen e dyerve elektronike, të kamerave të zgjuara, të gardheve dhe rrugicave të palogjikshme.
Përfundimi i atyre përpjekjeve ishte rikthimi i xhamisë Aksa nën zotërimin e myslimanëve, e cila u pasua nga hyrja e myslimanëve tufa-tufa duke bërë tekbir dhe duke madhëruar Allahun, si kjo ditë.
Patjetër që duhet të përmendim, afrimitetin dhe mëshirimin e njerëzve në marrëdhëniet mbarë njerëzorë, në ditët më të vështira.
Në mbarë Palestinën e presin këtë çast me krenarinë dhe dinjitetin më të madh.
Por çfarë ndodhi pas kësaj lëvizje, ajo që ndodhi është se pushtuesit dolën me deklaratë kërcënuese me hakmarrje, në emër të demokracisë dhe ligjit të tyre kalimtar dhe e gjitha kjo ndodhi, pas përpjekjeve tona paqësore.
Ne ju sigurojmë se banorët e Kudsit në veçanti dhe Palestinezët në përgjithësi, nuk tërhiqen prej të drejtave të tyre legjitime, nuk dorëzohen dhe as nuk do lëshojnë asnjë pëllëmbë prej Aksasë.
Ju të gjithë e dini mirë se Aksa në këto kohë është në qendër të vëmendjes së tyre, synojnë sulmimin dhe bastisjen e saj, duke u përpjekur ta bëjnë një gjë të tillë, nëpërmjet tuneleve poshtë xhamisë, që kanë shkaktuar dhe shembje të gurëve në murin e Burakut që është pjesë e territorit të Aksasë.
E gjitha kjo, për shkak të gërmimeve të tyre, që synojnë realizimin e ideve të tyre iluzive, por dihet se ajo që ata synojnë është shembja e trashëgimisë Islame.
Të nderuar besimtarë, banorë të kësaj toke të begatë! Nga këtu përsërisim dhe njëherë qëndrimin tonë që është në mbrojtje të xhamisë së Aksasë, nuk pranojmë negociatat për të, nuk pranojmë bisedime për të dhe s’është e drejtë, e askujt që të negociojë për xhaminë, apo të tërhiqet qoftë dhe në një grimcë e tokës së saj.
Xhamia Aksa është pjesë e besimit tonë, është amanet hyjnor dhe në qendër të vëmendjes deri në ditën e kiametit.
Nuk na mbetet tjetër të themi vetëm se: “Zoti të ruajt o Aksa, ky është ndër çastet e pranimit të lutjes ndaj thoni “Amin”, pas meje!”
Zoti ynë sigurona në vendin tonë, zgjidhna hallet e vatanit tonë, mbroje xhaminë Aksa nga çdo e keqe, mëshiroji dëshmorët tanë, shëroji të sëmurët tanë, liroji të burgosurit tanë.
Zot bashkoji përpjekjet e myslimanëve, bëji të ecin në rrugën e Salahudinit!
Zoti ynë, o Shpresë e çdo të dobëti, të lutemi duke qenë të bindur në Madhërinë tënde, të na bashkosh në një fjalë të vetme, ne dhe mbarë myslimanët!
Zoti ynë! Ne kërkojmë prej Teje të na mundësosh pendim të sinqertë, pendim para vdekjes dhe një vdekje të rehatshme, si dhe mëshirë e falje pas vdekje!
Zot lartësoje Islamin dhe myslimanët, ktheja pushtetin fjalës tënde, fali myslimanët dhe myslimanet, të gjallë dhe të vdekur qofshin ata dhe falënderimi qoftë për Ty!