Këshilla për dimrin – Medina 17.01.2020

Lavdërimet për Zotin i Cili na ka dhuruar mirësitë e Tij të pafundme. Ka krijuar qiellin, tokën, stinët, yjet, gjërsinë dhe gjatësinë, malet dhe detet, luginat, kodrat dhe lumenjtë, kafshë, gjallesa dhe insekte.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut Një i Vetëm i pa Shok, dëshmi për të cilën nuk pranojmë kompromis dhe nuk heqim dorë.

Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, ai që braktisën udhëzimin e tij do të meritojë humbjen, përdhosjen dhe ndëshkimin. Paqja dhë shpëtimi i Zoti qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, të cilët ndoqën fenë e Zotit, nuk e ndryshuan dhe nuk devijuan, nuk shtuan dhe nuk paraqitën ndaj sajtë kundërshti.

Në vijim

O ju muslimanë! Friksojuni Allahut, sepse me frikën ndaj Tij përfitoni begatitë e Tij dhe mbroheni nga shkatërrimi;  “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)

O ju muslimanë! Ju ka ardhur tek ju dimri shumë i rëndësishëm, pas një vere toksike, të ngrohtë. Ju ka ardhur i ftohti i acartë me minus grad, pas tempraturave të larta. U largua nga ju vështirsia e temperaturave të lata  dhe të nxehtit; “Allahu ndërron ditën dhe natën. Me të vërtetë, në këto (dukuri natyrore) ka mësime për ata që kanë mend.” (En-Nur 44)

Prandaj mendoni dhe shpresoni me syrin e njohjes,  në Madhështinë, Fuqinë dhe krijimi i Tij, mendoni në dimërin, në të ftohtin dhe shiun, meditoni  në natën e gjatë dhe në vesën e mëngjesit. Shikoni se si vrapojnë retë e dendura nga pesha e madhe e tyre. Shikoni malet e ftohta, mbuluar me borë, vendet e mbuluara me borë, qytete të heshtura,  të cilat i ka pushtuar i ftohti i bardhë, bora. Prandaj madhërojeni Krijuesin e çdo gjësë të Gjithëdishmin, madhërojeni Allahun, Krijuesin e Gjithëdijshëm, të Madhin, Ai që e ka filluar krijimin e gjithësisë dhe kontrolluesin e sajtë. Ju nuk jeni vetëm se një pjese e lehtë  nga krijimi i Tij madhështor dhe i mrekullueshëm. Prandaj Madhërojeni Zotin ashtu sikurëse e Ai e meriton. Friksojuni mjerimit  dhe nga pakësimi i të mirave të Tij ndaj jush, ndaloni nga kundërshtitë e urdhërave të Tij, dhe përçmimi i të drejtave  të Tij.

O ju muslimanë! Ka ardhur dimri me vështirsitë, të ftohtin dhe egërsinë e tij. Bëni kujdes, ruhuni nga i ftohti, sepse ai ngrin muret, shkatërron trupat, dhe rrëzon të moshuarit. Rabiu Ibn Dhubeja ka thënë: Kur të mbërri dimri, më mbuloni, mbështillni,  sepse të moshuarin e rrëzon dimri.

 Një tjetër ka thënë; Mbërriti dimri dhe nuk posedoj  flokë,  i ftohti është armik, nuk i  përgjigjemi dhe nuk mbrohemi dot nga ai.

Është trasmetuar se Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Me të vërtetë dimri ka ardhur, ai është armik, prandaj përballeni dhe largojeni atë me pëlhura, lesh dhe lëkura, merrini pëlhurat mbështjellje dhe mbuloja. Vërtetë i ftohti është armik që depërton, hynë shumë shpejt, dhe dalja e tij është e largët, e vështirë.” 

O ju prindër dhe kujdestarë! Kujdesuni  për të vegjlit tuaj, fëmijët tuaj, mbulojini dhe mëshironi ata. Mëshira nuk del vetëm se nga një zemër e dhimshme, e dashur. Sa nga baballarët i kanë larguar fëmijët e tyre, duke  u ndaluar atyre furnizimin, për shkak të përplasjes apo zënkave të tij  me gruan e tij, apo ish gruan. Nuk  interesohet për ta, as në verë, as në dimër, dhe as në festa. Nuk ju dërgon atyre furnizim, shpenzime, si dhe nuk sillet me ta me mirsi, në kohën kur  për ata japin lëmoshë të largëtit dhe të afërmit. Çfarë ekstremi dhe përjashtimi, çfarë mendje dhe logjike ka ky baba i padrejtë dhe mizorë? I cili ka lindur fëmijët e tij dhe më pas i ka hudhur ata në rrugë dhe i ka ndarë?

Mevla i ka thënë Abdullah Ibn Amr, Zoti qoftë i kënaqur me të; “ Unë dua që ta kaloj këtë muaj këtu në Bejtul Makdis, Kud’s.” Ai i ka thënë: “A u kë lënë familjes tënde çfarë u duhen në këtë muaj?”Ai ka thënë: “Jo.” I ka thënë: “Kthehu tek familja jote, lëru atyre se çfarë u duhen atyre për këtë muaj, sepse vërtetë e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ka thënë: “Është mjaftueshëm gjynah për njeriun nëse lë familjen pa furnizim, shpenzime” Hadithin e  ka transmetuar Ahmedi dhe Ebu Daudi. Ndërsa tek Imam Muslimi ; “Është mjaftueshëm gjynah për njeriun që të ndalojë atë që posedon për shpenzimet e familjes së tij.”

O ju muslimanë! E çfarë është më e rënda  është që të sigurosh furnizimet e dimrit dhe tu ndalosh atyre atë që ke për shpenzime, për të cilat dhe ti ke nevojë dhe të duhen. Sa nevojtarë është  i varfëri dhe i pamundur  të sigurojë , si rroba, veshje, mbulesa, shtroja, ngrohje apo ushqime,  ilaçe për vete apo për fëmijëtn, të cilat kanë çmim, e  ai nuk ja del dot. 

Ju thuhet disave prej tyre; çfarë masash ke marrë për të ftohtin?  Kanë thënë;  gjatësinë e dridhjes së trupit tim dhe ethet nga të ftohtit.

Kur të mbuloheni dhe të visheni, kujtoni të varfërit dhe të pamundurit, kujtoni të dobëtit të varfërit dhe ata që nuk kanë mundësi,  të vejat, jetimën dhe nevojtarët. Kujtoni refugjatët, të larguarit dhe të dëbuarit nga tokat e tyre, të cilët i ka goditur egërsia e të ftohtit, i ka bllokuar bora, dhe  i kanë vrarë erërat dhe stuhitë.  I varfëri rënkon, i dobëti kërkon ndihmë, ai që është në nevojë ngren zërin, lëshon britmë,  i kanë rënë duart, ngrirë nga i ftohti dhe i janë shtuar vështirsitë.   I ftohti i dimrit ka pushtuar shtëpinë e tij, sa që i moshuari, babai i fëmijëve detyrohet të kërkoj ndihmë.

Besimtarët janë njerëzit më të afërt me mëshirën dhe përkrahjen dhe mirësinë, qëndrojnë afër të varfërit, jetimit dhe nevojtarit, ndihma dhe përkraja e tyre është për gratë e veja, të ndara dhe të sëmura  e të dobëta. Janë të butë me të pastrehët dhe të dobishëm ata të prekurit nga vështirësia dhe nevojtarët. 

Nuk ka diçka që i  ndalon, dhe situat që i pengon. Përkrahëni,  mbështetëni dhe mbështillini ata me shtrojë dhe me mbulojë, mbuloni ata me të leshta dhe stofra dhe sigurojuni  mjete ngrohëse. Jepuni të kuptojnë se mbështetja dhe mirësia nga muslimani për muslimanin  është  mbuloja më e madhe  për ata që nuk kanë mbulojë.

Nga Ebi Said El Hudri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se kur ishim në një udhëtim me të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë me të. Erdhi një njeri me një kafshë udhëtimi.  Pasi që erdhi, ai shikonte në të djathë dhe të majtë, kishte nevoj për gjëra. I dërguari i Allahut, paqja  dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  ka thënë: “Ai që ka me vete më shumë mbulojë, le të ja japë atë atij që nuk ka mbulojë. Ai që ka më shumë nga ushqimi, le të ja japë atë atij që nuk ka ushqim.” Ka përmendur nga llojet e pasurisë çfarë ka përmendur derisa kemi parë se asnjëri nga ne nuk ka më shumë se tjetri, janë bërë të gjithë njëjtë.  Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

O ju muslimanë! Bujaria në vështirsitë e dimrit dhe egërsinë e tij, të ushqyerit dhe bamirsia, nëse kemi ushqim më shumë, paksohet  vështirsia dhe rritet dhurimi, bujaria. Dhembshuria dhe bujaria nuk është dhe nuk e kanë vetëm se të mëshirëshmit dhe ata që dhurojnë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ose të ushqesh në një ditë zie, jetimin e afërm, ose të varfrin e mjerë.” ( El-Bele 14-16) 

Ibrahim  En Nehaiu ka thënë: Në ato ditë në të cilat ushqimi është i shtrenjtë, i dashur.

Muhamed Ibn Abdusin El Maliki, ka dhënë lëmoshë në një natë dimri të gjithë pasurinë që kishte, duke mbajtur për vete vetëm 100 dinar ari. Ka thënë nuk kam fjetur natën nga rënkimet e të varfërve të umetit të Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Tarefetu Ibn El Abdi ka thënë; “Në dimrin e ftohë ftojmë për ushqim të gjithë ata që kanë uri, nuk shikon dikën nga ne që veçohet në këtë.”

 

LEXO  Bëhu i dobishëm për shoqërinë - Medine 11.10.2019

Hansa’a, Zoti qoftë i kënaqur me të, në lëvdatat e vëllait të sajtë Sahri, ka thënë; “Vërtetë Sahri është kujdestari dhe zotëria jonë, kur është dimër i ftohtë ai është bujarë pa masë.”(poezi) 

Eus Ibn Haxheri ka thënë“ Resteurante, dhënije ushqimi, gjithandej për të gjithë, por më shumë kur zverdhet  qielli nga acari,  i ftohti i madh.” Acari është i ftohti më i madh.

Një tjetër ka thënë: “ Vëllai që shikon dhe di vështirsitë dhe nevojat e tij, mundohet sa më shumë që ka mundsi që të ja lehtësojë dhe ti bëjë mirë. Të gjitha vështirsitë që ai ka ja zgjedhën dhe pastaj largohet.”

Bëhuni bujarë dhe jepni lëmoshë, ushqeni të uriturit dhe ata që janë në nevojë, ata që janë të pamundur dhe pa strehë. Mbuloni ata që janë jashtë pa mbulesë, dhe përballet trupi i tyre me ashpërsinë e ftohtit dhe acarin e dimrit. Kontrolloni fqinjin, shërbëtorët dhe puntorët, të afërmit, të varfërit dhe të dobëtit, të pamundurit dhe barinjë në shkretëtirë. Nuk është besimtar ai që ngopet ndërsa fqinji i tij është i uritur. Mundohuni ti plotësoni nevojat e të varfërit me ato që i duhen. 

Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush jep lëmoshë nga e mira, sa një hurmë që e ka fituar hallall, kurse  Allahu e pranon vetëm se të mirën, Allahu e mer këtë lëmoshë me të djathtën e Tij, pastaj e rrit atë veprën e pronarit të saj, ashtu siç e rrit ndonjëri prej jush mëzin -të voglin e kalit-, derisa të bëhet e madhe sa kodra” Muttefikun Alejhi, ndërsa fjalët jan tek Muslimi.

Zotit i kërkoj falje, tek Ai kërkoni falje. Vërtetë Ai është falës për ata që pendohen.

 

LEXO  Jeta e të dërguarit të Allahut në pak rreshta - Medina 11.09.2020

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet për Zotin që i ka zbukuruar  gojët tona me falenderimin ndaj Tij, ka drejtuar ballet tona për të Madhëruar Atë, Atë e lavdëroj në pafundësi, në mënyrën më të plotë dhe më madhështore.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut.  Dëshmoj se zotëria ynë,  Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Allahut. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të,  mbi familjen dhe shokët e tij, lutje të vazhdueshme deri në ditën e gjykimit.

Në vijim

O ju muslimanë! Frikësojuni Allahut dhe ndiqeni Atë , bindjuni dhe mos e kundërshtoni Atë: “O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” (Et-Teube 119)

O ju muslimanë! Në dimër njerëzit me zjarr mbrohen nga i ftohti, e shfrytëzojnë atë dhe qëndrojnë rreth tij. Njerëzit e ndezin zjarrin në shtëpia, ara dhe ku do janë.  Në dimër zjarri është fruti i njerëzve dhe bashkuesi i tyre. Zjarri është fruti i dimrit dhe ai që dëshiron të ushqehet me fruta të freskëta në dimër le të bëj lutje dua. Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Ne e kemi bërë atë që t’ju kujtojë (Xhehenemin) dhe që t’u sjellë dobi udhëtarëve (e njerëzve në përgjithësi).” (  El Uaki’a 73)

Ai që ndezën zjarrin, gatuan,  ngrohet me të, dhe përfiton prej tij, të mos lër zjarr apo thëngjinj të ndezur nëse largohet nga aty pa e shuar atë, natën apo ditën qoftë. Kjo për tu kujdesur që të mos përhapet zjarri dhe të bëj dëmtime. Zjarri është një armik që nuk i kihet besa, shkëndijat e tij mund të përhapen pa pritur,  nuk kanë siguri.

Ibn Omeri, Zoti qoftë  i kënaqur me të dy, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë; “ Mos e lini zjarrin ndezur  në shtëpitë  tuaja në kohën kur flini.” Muttefikun Alejhi.

Nga Musa El Eshariu, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë; Është djegur një shtëpi në Medine nga njerëzit e sajtë natën, nga pakujdesia. Kur i është trguar për këtë të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Vërtetë  zjarri është armik i juaji, prandaj nëse flini shuajeni atë.” Muttefikun Alejhi. 

Njëjtë është dhe me ngrohësit elektrik, të cilat kur mbingarkohen nga ngrohja, apo ngrohen shumë bëhen të dëmshme, prandaj është e nevojshme që të fiken pa arritur në gradën e dëmshme. Sikurëse duhet  largimini  i lidhjeve të tyre, telave, dhe rrezistencave të tyre, prej rrobave dhe paisjeve shtëpijake mobiljeve, që mund të dëmtohen nga nxehtasia e tyre, letrave dhe  fëmijëve. Kjo, duke u kujdesur që të mos ndodhi  ndonjë fatkeqsi dhe ndonjë aksident i dëmshëm prej tyre.

 

LEXO  Mësime nga Kurani - Medina 04.04.2020

Lutuni dhe dërgoni selame për të Lavdëruarin,  ai që eshtë ndërmjetës i vetëm për nevojtarët. Kush e përshëndetën të Dërguarin e Zotit  një herë Allahu xh.sh e përshëndet  atë dhjetë herë.

O Zot fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin tonë Muhamedin. Kënaqësia e  Zotit qoftë mbi të gjithë familjarët dhe shokët e tij,  dhe mbi ne sëbashku me ta, o Bujarë dhe Dhurues.

 

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

Shkatëro politeizmin dhe politeistët,  shkatërroi armiqtë e fesë Tënde.

O Zot bëj vendet muslimane të qeta, sigurta dhe të stabilizuara o Zoti i Botrave.

O Zot ruaj vendin e dy xhamive të shenjta, ruaj sigurinë, qetësinë dhe stabilitetin e tyre, o Zoti i Botrave.

 

O Zot ruaj kufinjtë  e vendit tonë, ndihmo ushtarët tanë, mund armiqt  tanë, o Zoti i Botrave.

O Zot jepi sukses drejtuesit tonë, kujdestarit të dy xhamiave të shenjta  në atë që Do dhe je i Kënaqur, udhëzoje atë drejtë të mirës dhe devotshmërisë.

O Zot jepi sukses atij dhe zëvëndësit të tij në atë që është në të mirë të Islamit dhe dobi  të muslimanëve, o Zoti i Botrave.

O Zot zbrit për ne shi, o Zot zbrit për ne shi, o Zot zbrit për ne shi, o Zot zbrite atë mëshirë, o Zot zbrite atë mëshirë, o Zot zbrite atë mëshirë, o më i Madhi Mëshirues.

O  Zot shëro të sëmurët tanë, lehtëso dhimbjet tona, shëro plagët tona, mëshiro të vdekurit tanë.

Na ndihmo kundër armiqve tanë o Zoti i Botrave.

O Zot na jep sukses qe të mos bëhemi si ata që u bënë burim njollosjeje, për të keqe, të mos  jemi në pozitat e atyre që janë pënduar, për çfarë kan bërë,  të mos vuajmë nga veprat tona dhe të mos jemi nga ata që nuk kanë shpresë, pesimistë, o Zoti i botrave.

O Zot bëji lutjet tona të dëgjuara, thirrjet tona të ngritura,  o Bujarë, o i Madhërishëm o Mëshirues.

Post Author: endrit