Me të vërtetë lavdërimet janë për Zotin, Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqiat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqia. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbën, e ai që e humbën veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Allahut.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të shumta.
Në vijim
Adhurues të Zotit! Frikësohuni Zotit, me frikë të vërtetë, dhe mbështetjuni Atij në të mirë dhe në vështirsi. O ju muslimanë! Zoti ynë i Lartësuar ka Bukurinë dhe Madhështinë në Emrat, Cilësitë dhe Veprat e Tij. Ai ka krijuar Universin dhe e ka përsosur atë, ka vendosur në të një ligjshmëri, rregull që nuk zëvëndësohet dhe nuk ndryshohet. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtet, Ti nuk mund të gjesh ndryshim ose shndërrim në ligjet e Allahut.” (El-Fatir 43)
Nga ligjshmëria, rregulli i Tij është dhe sprovimi që ju bën robërve të Tij me lumturi dhe të mira me qëllim që të jenë mirënjohës dhe falenderues ndaj Tij, dhe me vështirsi që të kthehen tek Ai. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ne ju vëmë në provë me të keqe dhe me të mirë dhe te Ne do të ktheheni.” (El-Enbija’ 35)
Në të vërtetë popuj janë sprovuar më këtë gjë më parë, Allahu i Madhërsihëm ka thënë: “Vërtet mendoni të hyni në Xhenet, pa provuar atë që kanë provuar të tjerët para jush? Ata i goditi mjerimi dhe sëmundjet….” (El-Bekare 214) Ibn Kethiri, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Ato janë, sëmundjet, dobësimi i shëndetit, dhimbjet, fatkeqsitë dhe vështirsitë.”
Allahu i Madhërishëm ka dërguar tek Benu Israilët përmbytjen, karkalecat, rriqrat, bretkosat dhe gjakun, si shenja të qarta. Allahu i Madhërishëm shfaqën tek krijesat Krenarinë dhe Madhështinë në Sundimin e Tij, Forcën dhe Vullnetin e Tij mbi krijesat e Tij, Fuqinë dhe pushtetin e Tij në Universin e Tij, Madhështinë dhe sundimin e Tij mbi robërit e Tij, me qëllim që Madhërojnë me adhurim, Njësojnë në besim dhe ti nënshtrohen vetëm Atij. Ai ngriti një mal të madh duke e vendosur mbi kokat e Benu Israilëve me qëllim që të besojnë vetëm Atë. Hasan El Basriu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Kur panë malin mbi kokat e tyre të gjithë burrat ranë në sexhde në krahun e majtë, dhe me syrin e majtë duke parë malin nga frika se mos ju bie mbi koka.” Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ne ngritëm sipër tyre malin, që dukej si hije e ata besonin se do të binte mbi ta, dhe u thamë: “Mbajeni fort atë që ju dhamë dhe kujtoni çfarë përmban ajo, që të ruheni nga gjynahet!”.( El-A’raf 171)
Allahu i Madhërueshëm ka dërguar tek i dërguari ynë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, Melekun e maleve që i ka thënë: “O Muhamed, nëse dëshiron i bashkoj dy kodrat mbi ata.” Ato janë dy male të mëdha në Meke. Muttefikun Alejhi
Allahu i Madhërueshëm ka treguar për shpejtësinë e zbatimit të urdhërit të Ti me fjalët: “Vërtet, urdhri i Tij, kur Ai dëshiron diçka, është që t’i thotë asaj “Bëhu!” – dhe ajo bëhet.” (Ja Sin 82)
Njeriu është krijesë e dobët dhe e pafuqishme, nuk kontrollon dot për veten e vet dëmin e as dobinë. Allahu i Madhërishëm ju dërgon atyre një krijesë të vogël që nuk shikohet dot me sy të lirë, e cila u shkakton sëmundje komplikacione dhe ndoshta deri në shkatërrim, shkaktim të vdekjes.
Në shfaqjen e paaftësisë së njeriut, Allahu i Madhërishëm ka sfiduar të gjithë që të krijojnë qoftë dhe një kokërr, pilulë të vetme. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Allahu i Madhërishëm ka thënë le të krijojnë një grimcë të vogël atomi, ose le të krijojnë një kokërr, pilulë apo një kokërr elb.” Muttefikun Alejhi.
Allahu i Madhërishëm nëse dëshironte do të kishte zbritur tek robërit e Tij ndonjë sprovë që do ti detyronte të besonin pa diskutim. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Sikur të donim Ne, do të zbritnim nga qielli një shenjë, para së cilës ata do të përulnin kokat.” ( Esh-Shu’ara 4) Ibn Xhurejxhin, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse do të dëshironte Zoti do të ju shfaqte njerëzve ndonjë çështje nga urdhërat e Tij pas të cilit nuk do të vepronte ndonjëri prej tyre të ndaluar dhe të keqe.”
Allahu i Madhërishëm ka urdhëruar krijesat e Tij që të meditojnë në atë se çfarë ndodhën në univers dhe të nxjerrin mësim nga ngjarjet në të. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Thuaj: “Shikoni ç’ka në qiej dhe në Tokë!”. (Junus 101) Besimtari beson në argumentat dhe ajetet e Zotit dhe mbështetet në to. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kjo është rruga e drejtë e Zotit tënd. Ne ua kemi shpjeguar Shpalljet Tona njerëzve që i dëgjojnë ato.” (El-En’am 126) Besimtari është i sigurtë se ato janë specifike për të nga Zoti, me qëllim ngritjen e tij në gradë, prandaj përkushtohet në adhurime të cilat kanë shpërblime të pallogaritshme. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit, të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!” (El-Bekare 155-157)
Kush beson në kaderin, caktimin dhe vullnetin e Zotit, atij përsoni Allahu ja zëvëndëson atë që ka humbur nga kjo botë, nga fatkeqsitë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Çdo fatkeqësi që i bie njeriut, ndodh me vullnetin e Allahut. Ai ia udhëzon zemrën kujtdo që i beson Atij.” ( Et-Tegabun 11) Ibn Kethiri, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Këdo që e godet ndonjë fatkeqsi dhe e di se ajo është nga caktimi dhe vullneti i Zotit, bën durim, duke ju dorëzuar vullnetit të Tij, Allahu i Madhërishëm ja qetëson zemrën e tij dhe ja kompenson atë që i ka kaluar nga kjo botë me udhëzim në zemrën e tij dhe bindje të sinqertë. Atij do ti jepet nga ajo e mirë apo dhe më e mirë se ajo, që ka humbur.
Besimtari është në mes luhatjeve të mëdha, ose mirënjohës, falenderues në të mirë, ose durimtarë përballë asajtë që mund ta godasë nga fatkeqsitë apo vështirsitë e kësaj bote. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Sa çudi është çështja e besimtarit, me të vërtetë në çdo çështje të tij ka dobi, dhe kjo ndodhën vetëm se tek besimtari. Nëse ai kalon ndonjë të mirë, është falenderues dhe mirënjohës ndaj Zotit, e kjo është në të mirë të tij. E nëse e godet atë ndonjë fatkeqsi, vështirsi, bën durim dhe kjo është në të mirë të tij.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Mendimi i mirë për Zotin, për gjykimin, vendimin dhe butësinë e Tij ndaj robërve të Tij, Kontrolli dhe Mëshira e Tij për gjendjen e tyre, është nga shkaqet më të rëndësishme për largimin e fatkeqsive. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Allahu i Madhërishëm ka thënë; Unë jam në mendimin e robit Tim për Mua..” Muttefikun Alejhi.
Të mbështeturit tek Allahu dhe dorëzimi i çështjeve në dorë të Tij në rënijen e vështirsisë është garanci në përfundimin e sajtë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai.” (Et-Talak 3) Kurtubiu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Apo kush do që e dorëzon, lë çështjen e Tij në dorë të Tij, i mjafton si mbështetje dhe i largohet shqetësimi.”
Të bërit e sebepeve sëbashku me mbështetjen tek Allahu është ajo që kërkon dhe me të cilën ka ardhur legjislacioni fetar. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O besimtarë! Bëhuni syçelë (kundër armikut) e luftojeni atë, ..” (En-Nisa’ 71)
Nga synimet e Islamit është mbrojtja e jetës njerzore dhe largimi, apo evitimi i çdo të keqeje apo armiqsije. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Ikja, largimi nga sëmundja është sikurëse ikja, largimi nga luani.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi.
Vendimi për qëndrimin në shtëpi në kohën e epidemive dhe rreziqeve është mbrojtje dhe siguri e jetës njerzore. Në këtë gjë është udhëzuar deri dhe milingona dhe i është thënë: “Një milingonë tha: “O milingona, hyni në banesat tuaja, që të mos ju shkelë Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos ju parë!”(En-Neml 18)
Gjëja më e mirë për muslimanin në këto kushte dhe në të tjera si këto është që të shfrytëzojë kohën e tij të lirë në atë që i bën dobi. Që të shtojë sa më shumë këshillat tek fëmijët dhe familja e tij në çdo të mirë. Kushdo që është i kufizuar në të vepruarit e punëve të mira me arsye ai do të ketë shpërblim të plotë tek Allahu, me të vërtetë Ai është Dhurues i Mirësive të mëdha. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Me të vërtetë në Medine ka një grup njerëzish që kanë shpërblimin tuaj, dhe se në çdo shpërblim, dhe fitore ata janë me ju.” Kan thënë: “O i dërguari i Allahut, dhe duke qenë ata në qytet, Medine?!” Ka thënë: “Ata janë të mbyllur me arsye, (qëndrimi i tyre është i detyruar).” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.
Kthimi dhe lutja me përultësi drejtuar Allahut të Madhërishëm, shfaqja dhe pranimi i dobësisë së njeriut, janë shenja dhe leje për përfundimin e fatkeqsisë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vetëm sikur të përuleshin kur u erdhi ndëshkimi Ynë!” ( El-En’am 43)
Lutja është çelësi i qetësimit të zemrave për në situatë më të mirë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem!”( Gafir 60)
Lëmosha, sadakaja, shuan zemërimin e Mëshiruesit, me të lehtësohen ndëshkimet, fshihen gabimet dhe gjynahet, dhe largohen vështirsitë. Dhënësi i sadakasë është i sigurtë, i mbrojtur, në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu i Madhërihëm ka thënë: “Ata që japin nga pasuria e tyre natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre; ata nuk do të kenë pse të frikësohen apo pikëllohen.” (El-Bekare 274)
Të penduarit dhe kthimi tek Allahu, të shtuarit e kërkimit falje tek Ai, mbron nga vështirsitë dhe i largon ato pas zbritjes së tyre tek njeriu. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Por Allahu nuk do t’i ndëshkonte ata, përderisa ti ishe në mesin e tyre dhe, Allahu nuk do t’i ndëshkojë ata, përderisa ata i kërkojnë falje Atij.” ( El-Enfal 33 )
Të shtuarit e adhurimeve dhe frikës ndaj Allahut, janë rrugët e lumturisë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi)” ( Et-Talak 2) Ibn Abazi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: I shpëton ata nga çdo vështirsi në këtë botë dhe në botën tjetër.”
Kur ndërpriten rrugët, rëndohet vështirsia dhe robi lidhet më shumë me Zotin e tij, Allahu i Madhërishëm urdhëron për largimin e vështirsisë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Zoti ynë qeshën, gëzohet, nga lutjet e robit të Tij dhe me ndryshimin e shpejt të gjendjes së tij.” Ibn Rezini, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “I kam thënë, o i dërguari i Zotit, a gëzohet, qeshën Zoti?” Ka thënë: “Po.” Kam thënë; ” Nuk ndëshkohemi prej Zotit që gëzohet me të mirat e robit të Tij.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi.
Nëse bie fatkeqsia apo vështirsia, është obligim për njeriun që të lavdërojë dhe falenderoj Zotit dhe ta Madhërojë Atë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Dhe falënderomëni Mua (duke M’u bindur) e mos i mohoni dhuntitë e Mia (me mosbindje)!” (El-Bekare 152)
Sikurëse dhe të kthehen në vepra të mira të cila i vepronin më parë por dhe ti shtojnë më shumë ato. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Shoqëroni kohët e fitneve me punë të mira sikurëse shoqëron errësira natën e errët.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi
Në vijim
O ju muslimanë! Allahu është i Madh, Sunduesi i çdo gjëje, dhe nuk kanë kthim tjetër veç se tek Ai. Ai kënaqet me robërit e Tij nëse i binden. Ai u ka premtuar për dhënien e të mirave për ata, nga qielli dhe toka nëse i luten Atij, kthehen tek Ai. “ Sikur banorët e atyre qyteteve të besonin dhe të ruheshin prej gjynaheve, Ne do t’u dërgonim bekime nga qielli dhe Toka,..” ( El-A’raf 96)
Njeriu është krijesë e vogël përballë Qiejve dhe tokës, i cili e harron dobësinë e tij dhe mbivlerson fuqinë e tij. Allahu i Madhërishëm i dërgon argumenta dhe shenja paralajmëruese që i kujton atij dobësinë përballë Fuqisë së Zotit. I mençuri kthehet tek Zoti i tij dhe mbështetet tek Ai, duke shfaqur paaftësinë dhe dobësinë e tij para Tij. E kupton se nuk të bën dobi dikush tjetër veç Allahut. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Nëse Allahu vendos që të të godasë ndonjë e keqe, askush nuk mund të ta largojë atë, përveç Tij e, nëse Ai do të të bëjë ndonjë të mirë, s’ka kush që ta pengojë mirësinë e Tij.” (Junus 107)
Prandaj lidhu me Zotit duke bërë punë të mira, vlerso dhe rrespekto fenë e Tij, lexo sa më shumë nga libri i Tij dhe syneti i të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Kapu pas fesë së Tij dhe krenohu me të.
Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar; “Ne do t’u tregojmë atyre shenjat Tona në hapësirat tokësore e qiellore, si dhe në vetvete, derisa t’u bëhet plotësisht e qartë se ai (Kurani) është e vërteta. Vallë, a nuk të mjafton ty që, Zoti yt është Dëshmues i çdo gjëje?!” ( Fussilet 53)
Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë. Zoti na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij. Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah. Zotit kërkoni falje me të vërtetë Ai është falës mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet i takojnë Allahut për mirësitë e Tij, Atë e falenderojmë për suksesin dhe arritjet. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok që meriton Madhërime. Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi, është rob dhe i Dërguari i Tij, paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, atyre u dërgojmë selame të shumta.
O ju muslimanë! Allahu i Madhërishëm me fatkeqsi zbret dhe të mira. Ja ku po afrohet tek ne sezoni i veprave të mira në portat tona. Sa herë që arrin hëna e këtij sezoni, muaji arrin sëbashku me të aroma e veprave të mira dhe rritja e shpresës. Muslimanët e presin atë dhe shpritrat e tyre janë të mbushur me lajme përgëzuese, zemrat e tyre plot me hare dhe gëzim. Ramazani është muaji më i mirë i vitit, në të cilin Allahu i Madhërishëm ka dërguar Profetin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe ka zbritur tek ai Librin e Tij Famëlartë. Në këtë muaj portat e xhenetit janë të hapura dhe ato të xhehenemit të mbyllura. Në këtë muaj prangosen shejtanët. Ditët e këtij muaji janë me vlerë dhe netët e tij të bekuara. Në këtë muaj ndodhet dhe nata e Kadrit e cila është më e mirë së një mijë muaj. Kush e agjëron dhe lutet në këtë natë me besim dhe bindje të plotë i falen të gjitha gabimet e kaluara. Pritja më e mirë që mund ti bëjnë muslimanët muajit të tyre është të shtuarit e përmendjes së Zotit, dhe falenderimi i Tij. Si dhe vendosmëria dhe përkushtimi në momentet e tij me vepra të mira, adhurime dhe lexim të librit të Zotit, Kuranit Famëlartë, si dhe të garuarit në vepra të mira gjatë këti muaji.
Dijeni se Allahu i Madhërishëm na ka urdhëruar që të biem në Salavate për të Dërguarin e Tij, kur ka thënë në Kuranin Famëlartë: “O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot fale, bekoje dhe mëshiroje të Dërguarin tonë Muhamedin.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë të cilët udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e Profetit, dhe mbi ne së bashku me ta me Bujarinë dhe Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. Poshtëro politeizmin dhe politeistët.
O Zot shkatërroi armiqtë e fesë Tënde.
O Zot bëje të paqtë e të sigurtë këtë vend dhe të gjitha vendet e muslimanëve.
O Zot trego Dhembshurinë Tënde ndaj robërve Tu dhe zbrit tek ata mëshirën dhe butësinë Tënde.
O Zot zbrit tek robërit e Tu, Mëshirën, Butësinë dhe Mirësinë Tënde, dhe largo nga ato të gjitha fatkeqsitë, fitnet, vështirsitë o Zoti i Botrave.
O Zot jepi sukses kujdestarit tonë dhe zëvëndësit të tij, në atë që do dhe je i kënaqur, udhëzoi ata drejt të mirës dhe devotshmërisë, bëji ata të dobishëm për Islamin dhe muslimanët.
O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.
“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf 23)
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.