Lavdërimet për Zotin. Lavdërimet për Zotin, Njohës i të fshehtave, Mbulues i të metave, largues i të vështirave, Falës i gjynaheve, Sundues i lidhjeve të zemrave. Atë e lavdërojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë dhe tek Ai pendohemi. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqiat e veteve tona, dhe nga veprave tona të këqia. Tek Ai mbështetemi në çdo çështje dhe situatë tonën.
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Solli mesazhin, plotësoi emanetin, këshilloi umetin dhe u përpoq në rrugë të Allahut përpjekje të sinqertë deri në monetin e tij të fundit në këtë botë. Paqja e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij.
Në vijim
Fjala më e mirë është fjala e Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit djalit të Abdullahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Çështjet më të këqia janë të futurat, risitë, çdo risi është humbje dhe humbja e ka përfundimin në zjarr.
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut në atë që ka urdhëruar dhe largohuni nga ajo që ka ndaluar dhe paralajmëruar: “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)
Adhurues të Zotit! Me të vërtetë në kalimin e ditëve ka mësim, dhe në të kaluarën përkujtim dhe dobi: “Allahu ndërron ditën dhe natën. Me të vërtetë, në këto (dukuri natyrore) ka mësime për ata që kanë mend.” (En- Nur 44)
O muslimanë! Kalojnë ditë, muajt, stinët dhe vitet duke përfunduar dhe veprat, punët, afrohen exhelet, ndërrohen brezat: “Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket, e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit Tënd, plot Madhëri dhe Nderim.” (Er-Rahman 26-27)
Adhurues të Zotit! Ja ku erdhi tek ju stina e dimrit, i ftohti i tij është i madh. Allahu i Madhërishëm e ka lejuar xhehenemin që të marr frymë, pjesë në të. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, transmetohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Zjarri është ankuar tek Zoti i tij dhe ka thënë; vetja ime ka ngrënë një pjesë timen. Allahu i ka dhënë atij dy frymë, mundësi apo raste, frymë, mundësi në dimër dhe mundësi në verë. Fryma e tij në dimër është akulli, i ftohti, ndërsa fryma e tij në verë është vapa përvëluese.” Muttefikun Alejhi
Është transmetuar nga Omer Ibn el Hatabi, Zoti qoftë i kënaqur me të, se kur prezantonte, vinte dimri, i këshillonte mëkëmbësit e tij dhe u shkruante duke ju thënë: “Me të vërtetë dimri ka ardhur, ai është armik, prandaj përballeni dhe largojeni atë me pëlhura, lesh dhe lëkura, merrini pëlhurat mbështjellje dhe mbuloja. Vërtetë i ftohti është armik që depërton, hynë shumë shpejt, dhe dalja e tij është e largët, vështirë. Përkrahni dhe ndihmoni robërit e Zotit që janë të dobët, përkrahni të dobëtit dhe ndihmoni ata në të ftohtin e dimrit. Ndihmoni ata në ushqim, veshmbathje, rroba dhe mbuloja, dhe llogariteni shpërblimin e tyre tek Zoti ditën e gjykimit.”
“Çfarëdo të mire që të jepni, është në dobinë juaj, nëse ju këtë e bëni vetëm për hir të Allahut! Çfarëdo që të jepni nga të mirat, do t’ju rikthehet e plotë dhe nuk do t’ju bëhet padrejtësi.” (El-Bekare 272)
Adhurues të Zotit! Përpiquni në këto situata dhe në këto stinë, dhe përfitoni nga dobitë dhe urtësitë e tyre. Mendoni sikur të ishte koha e gjitha vetëm një stinë, si do të kishin humbur vlerat e stinëve të tjera të ngelura. Nëse do të ishte e gjithë koha verë, do të kishin humbur dobitë dhe të mirat e dimrit, e nëse do të ishte e gjithë koha dimër do të kishin humbur dobitë dhe mirsitë e verës. E njëjtë do të ishte situata sikur të ishte e gjithë koha pranverë apo vjeshtë. A nuk është e mrekullueshme se si ka përllogaritur Zoti, dhe se për ata që përpiqen dhe mendojnë, në çdo argument, shënjë që Ai ju ka dhënë gjejnë treguesin e Krijuesit Një të Vetëm.
O muslimanë! Ka ardhur dimri, prandaj të marrim sa më shumë përfitime si adhurues dhe besimtarë të kënaqur. Zgjatet nata e tij duke përfituar nga ajo prej gjumit, braktisin shtratin e tyre për tu gritur për falje namazi natën. Dita e tij shkurtohet dhe është e ftohtë, të cilën e shfrytëzojnë për agjërim: “Pa dyshim, ata që i frikësohen Allahut do të jenë në kopshte dhe burime, duke marrë atë që ua ka dhuruar Zoti i tyre, meqë më parë kanë qenë punëmbarë. Ata flinin pak natën, ndërsa në agim kërkonin falje (nga Allahu).” (Edh-Dharijat 15-18)
Adhurues të Zotit! Sezoni i dimrit, është pranvera e besimtarëve, në të cilin kënaqen me adhurime dhe ibadete, duke përshpejtuar për në sheshet e adhurimeve. Në të kënaqin dhe qetsojnë zemrat e tyre me adhurimet e ndryshme, që i afrojnë tek Zoti. Paksohen mundimet lehtësohen dhimbjet, paksohet lodhja, as agjërimi nuk i mundon apo lodhën ata, sikurëse dhe nata nuk i largon nga gjumi dhe namazi i tyre, adhurimi i tyre.
Nga Amir Ibn Mes’udi, Zoti qoftë i kënaqur me të, transmetohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Agjërimi në dimër është vlerë, fitim i freskët, ftohtë.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi dhe Tirmidhiu.
Nga Abdullah Ibn Selami, Zoti qoftë i kënaqur më të, transmetohet se ka thënë: “ Kur ka mbërritur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në Medine, njerëzit janë grumbulluar rreth tij. U afrova në mes njerëzve që ta takoj, dhe kur jam përballur me fytyrën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kam dalluar se fytyra e tij nuk ishte fytyrë e një mashtruesi, dhe se fjala e parë për të cilën ai ka folur, ka thënë: “O ju njerëz, përhapeni selami, ushqeni të uriturit, falni namaz natën kur njerëzit janë në gjumë dhe do të hyni në xhennete me paqe.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi dhe Tirmidhiu që e ka konsideruar hadith të saktë.
Kur Muadh Ibn Xhebelit, Zoti qoftë i kënaqur më të, i është afruar vdekja, ai i ka thënë ndihmëses së tij, robëreshës: A u zbardhëm? I ka thënë; Jo. E ka lënë për afërsisht një orë dhe më pas i ka thënë; Shiko a u zbardh? Ajo i ka thënë; Po. Ka thënë; Zotit i kërkoj që të më mbrojë nga zbardhja, mëngjesi që më shpie për në zjarr. Më pas ka thënë; I them mirëse erdhe vdekjes, mirëse erdhe o vizitor pa kthim. Nuk ka shpëtuar ai që ndien keqardhje. O Zoti im, Ti e di shumë mirë se unë nuk e kam dashur të qëndruarit në këtë botë për rrjedhjen e lumejve as lartësinë e pemëve, por se e kam dashur që të shfrytëzoj natën e gjatë të dimrit, për ndihmën e haxhilerëve në vapën e madhe, dhe për të qëndruarin në gjunjë para dijetarëve në orët e përmendjes së Zotit.
Adhurues të Zotit! Në stinën e dimrit, zgjatet nata dhe shkurtohet dita, Allahu i Madhërishëm e ka bërë natën mbulesë dhe gjumin pushim: “Dhe është Ai që jua ka bërë natën mbulesë dhe gjumin pushim, kurse ditën jua ka bërë për të lëvizur.” ( El-Furkan 47)
Të vazhduarit në kalim nate zgjuar, është sëmundje që dëmton aktivitetin, dhe që shkakton shqetësime, sikurëse është pengesë në fitim dhe shpresë, vrasëse e kohës, që të largon nga adhurimet dhe bindjet ndaj Zotit dhe në kundërshtim me synetin. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Të tjera shenja të Tij janë gjumi juaj natën e ditën dhe kërkesa e juaj nga dhuntitë e Tij. Vërtet, në këtë ka shenja për njerëzit që dëgjojnë.” (Er-Rum 23)
Sikurëse ka thënë: “Allahu e ka bërë natën që ju të pushoni, ndërsa ditën e ka bërë të ndritshme për të parë. Vërtet, Allahu është Dhurues i madh ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk janë mirënjohës.” ( Gafir 61)
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e urrente gjumin para sajtë dhe diskutimin pas sajtë. Ka për qëllim namazin e Jacisë.
Zoti ju mëshiroftë, ndiqni dhe pasoni udhëzimin e të dërguarit tuaj me qëllim që të shpëtoni.
Zoti begatoftë ju dhe mua me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi nga argumetat dhe urtësitë e tij. Zotit i kërkoj falje me të vërtetë Ai është Falës.
Hutbeja e dytë
Zotin e lavdërojmë për suksesin dhe mirësinë që na ka dhënë. Lutje dhe përshëndetje për Muhamedin, thirrësin në kënaqsinë e Zotit. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij, shokët dhe vëllezërit e tij.
O muslimanë! Islami vërtetë i ka marrë parasyshë situatat dhe mundësitë e jetës, duke vlersuar ndryshimin e kohës. Ai ka përcaktuar në këto kohë rregulla ikurëse ka përcaktuar për ato lehtësira dhe arsye në raste të detyruara. Me të vërtetë Allahu ngrenë në gradë, falën gabimet dhe të metat, atë që përpiqet në plotësimin e pastërtisë një nga kushtet e besimit, dhe plotësimin e namazit, kushtin e Islamit.
Të përballurit me vështirsi dhe adhurimet me përdorimin e ujit, në kohë të ftohta të dimrit është nga faljet apo fshirjet e gjynaheve. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, transmetohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “A nuk doni që të ju tregoj për diçka me të cilën Allahu ju fshinë gjynahet tuaja, dhe ju ngrenë me to në gradë?!” Kanë thënë: “Pa tjetër o i dërguari i Allahut.” Ka thënë: “Marrja e abdesit në vështirësi, të shkuarit herët për në xhami, pritja e namazeve pas namazit, kjo konsiderohet lidhje, me të vërtetë kjo është lidhje.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi
Adhurues të Zotit! Gjithashtu nga rregullat dhe urtësitë e fesë Islame është lehtësimi dhe falja. Kjo shikohet tek të lehtësuarit e njerëzve në kohë të vështira dhe në momente të detyrueshme. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Dhe nuk ju ka vënë asnjë barrë në fenë tuaj,” ( El-Haxhxh 78)
E vështira detyron lehtësimin, Allahu i Madhërishëm thotë: “Allahu nuk e ngarkon askënd mbi sa i ka dhënë. Pas vështirësisë, Ai sjell lehtësimin.” ( Et-Talak 7)
Islami, ka caktuar lehtësimin në raste vështirsie dhe detyrimi, prej tyre, të sëmurit, deri dhe i shëndoshit nëse ka frikë për shëndetin e tij nga përdorimi i ujit, u lejohet që të marrin tejemum me dhe, sikurëse lejojet për të dëmtuarin apo të plagosurin që të bëjë mes’h mbi plagën. Nga Xhabiri, Zoti qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ka thënë: “Kemi dalë në një udhëtim, në të cilin një burrë u rrëzua në një gurë dhe u ça në kokën e tij, pastaj u mjekua. Ai ka pyetur shokët e tij dhe u ka thënë; A gjeni për rastin tim leje për marrje të tejemumit? I kan thënë; Nuk gjejmë për ty leje përderisa ti mundesh të përdorësh ujin. Përsoni është larë dhe ka vdekur. Kur kemi ardhur tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe e lajmëruam për këtë. Ka thënë: Çfarë është me ata, e vranë Zoti i vraftë ata, e vranë Zoti i vraftë ata, e vranë Zoti i vraftë ata. Allahu ka bërë tokën të pastër, përse nuk pyesin kur ata nuk dinë, vërtetë shërimi i të paditurit është të pyeturit. Me të vërtetë për atë do të kishte qenë e mjaftueshme që të kishte marrë tejemum, duke prekur me duar dhenë, ti kishte shkundur dhe më pas të kish prekur pjesët tjera të trupit të tij.” Hadithin e kanë transmetuar Ebu Daui, Hakimi e ka konsideruar të saktë me të cilin ka rënë dakort dhe Dhehebiu.
Nga Amr Ibn Asi, Zoti qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ka thënë; Në një natë të ftohtë kam parë ëndërr, bërë xhunub, në një nga betejat, dhe kisha frikë se nëse do të laheja do të sëmuresha, kam marr tejemum dhe më pas kam falur namazin e sabahut me shokët. Këtë gjë ja kanë thënë të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Më ka thënë: “O Amr, je falur me shokët tu duke qenë xhunub?” E lajmërova atë me atë që më pengoi nga larja, marrja e guslit, dhe i thashë kam dëgjuar Allahun se thotë: “Dhe mos e vritni veten (dhe njëri-tjetrin)! Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm me ju.” (En-Nisa 29) I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qfotë mbi të, ka qeshur dhe nuk ka thënë gjë.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot ndihmo robërit e Tu që të Njësojnë.
O Zot bëje këtë vend të paqtë, të qetë, dhe të sigurtë, dhe të gjitha vendet e muslimanëve.
O Zot na jep siguri në vedin tonë, përmirso drejtuesit dhe kujdestarët e çështjeve tona.
O Zot jepi sukses kujdestarit të çështjes tonë, kujdestarit të dy xhamijave të shenjta nga suksesi Yt, mbështete atë me mbështetjen Tënde.
O Zot jepi sukses atij dhe zëvëndësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur, o Dëgjues i lutjeve.
O Allah Ti je Zoti ynë s’ka Zot tjetër veç Teje. O Allah Ti je Zoti ynë s’ka Zot tjetër veç Teje.
Ti je i Pasur ne jemi të varfër, zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit, o Zot zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit.
O Zot zbrit tek ne shi, o Zot zbrit tek ne shi, o Zot zbrit tek ne shi të dobishëm dhe të bereqetshëm jo të dëmshëm dhe të rëndë. O Zot me të ngjallën vendin, duke e bërë atë shenjë njohje për të tashmen dhe të kaluarën, o Zot bëje atë mëshirë dhe jo dënim, o Zot bëje atë mëshirë dhe jo dënim. O Zot fresko me të robërit e Tu dhe kafshët, o Zot fresko me të robërit e Tu dhe kafshët. Zbrit mbi ne Mëshirën Tënde dhe ringjall me të tokën e vdekur, tharë.
O Zot tek Ty kërkojmë falje, me të vërtetë Ti je Falës. O Zot tek Ty kërkojmë falje, me të vërtetë Ti je Falës, dërgo re mbi ne me Mëshirën Tënde, dërgo re mbi ne me Mëshirën Tënde, dërgo re mbi ne me Mëshirën Tënde, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.
Adhurues të Zotit, lutuni dhe përshëndetëni atë për të cilin ju ka urdhëruar Allahu i Madhërishëm kur ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot mëshiroje të Dërguarin tonë Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij. Me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e tij siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij. Me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi katër Halifet e nderuar, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, dhe mbi të gjithë shokët e tij të nderuar, dhe mbi ne së bashku me ta me Faljen dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.