Mos mashtroni në tregti – Medina 15.01.2021

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme     02-06- 1442 H    15-01-2021 D

Shejh Dr. Husejn Bin Abdulaziz Ali Shejh    Tema  Mos mashtroni në tregti

Lavdërimet janë për Zotin, lavdrime të panumërta, të pastra nga syfaqësitë dhe të pafundme. Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se i dërguari ynë,  Muhamedi është rob i Allahut  dhe i dërguari i Tij. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij.

Në vijim

O ju muslimanë! Frikësojuni Zotit të Madhërishëm sepse Zoti i juaj  thotë: “Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër.” ( El-Ma’ide 2) “Frikësojuni Allahut! Allahu është i shpejtë në llogari.” ( El-Ma’ide 4)  “Kijeni frikë Allahun, para të Cilit do të tuboheni.” (El-Muxhadile 9)    “Frikësojuni Allahut dhe dëgjojeni! Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit ngatërrestarë.” ( El-Ma’ide 108)

Adhurues të Zotit! Islami ka ardhur me vendime  madhështore që të mbrojë shoqëritë nga rreziqet. Nga këto vendime është dhe të ndaluarit e mashtrimit në të gjitha format dhe metodat e paraqitjes së tij, në të gjitha aktivitete njerëzore  dhe në të gjitha fushat e jetës së njeriut.

Mashtrimi në të gjitha paraqitjet e tij është tregues i moralit të  ulët, dhe vepër e shëmtuar. Mashtrimi është nga krimet e refuzuar  dhe është nga gjynahet e mëdha. Mashtrimi është shkelje dhe humbje  e të drejtave të njeriut,  tradhti ndaj umetit, humbje e amanetit dhe përmbysje të të vërtetave.

Mashtrimi është sëmundje e rrezikshme e keqe dhe e tmerrshme ku do që të ndodhi dhe si do që të ndodhi.  Për sa kohë në një popull  përhapet mashtrimi, pengohet përparimi i tij, duke ndikuar në integritetin dhe prosperitetin e tij. Mashtrimi shkakton  në popull dëmtime, shkatërrime dhe humbje. Allahu i Madhërishëm thotë; “mos ua hani njerëzve hakun e tyre…” ( Hud 85) Sikurse Allahu i Madhërishëm thotë; “ Bëjeni drejt matjen dhe mos u bëni nga ata që hanë (në matje).” ( Esh-Shu’ara 181)  Allahu i Madhërishëm gjithashtu thotë: “Mjerë për ata që hanë në peshë (dhe matje),” (El-Mutaffifin 1)

Ndërsa i dërguari ynë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, shpallën për mashtrimin rregull dhe ligj të përgjithshëm dhe të plotë. I dërguari, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  thotë; “Kush na mashtron, nuk është prej nesh (nuk është në rrugën tonë).”  Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Adhurues të Zotit! Nga fushat të cilat përfshihen në këtë vendim janë dhe shkëmbimet  tregtare dhe marrdhëniet financiare, të cilat duhet të ngrihen mbi parime të shëndosha dhe rregulla të ndershme. Prej tyre janë: ndershmëria, besimi, dhe qartësia. Allahu i Madhërishëm thotë: “Allahu ju urdhëron që amanetet t’jua ktheni atyre që u përkasin…” (En-Nisa’ 58)  Allahu i Madhërishëm thotë: “O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” (Et-Teube 119)

I dërguari ynë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “Shitësi dhe blerësi kanë të drejtë t’i mbajnë ose t’i kthejnë mallrat sa pa u ndarë, ose derisa të ndahen. Në qoftë se të dy palët kanë thënë të vërtetën dhe kanë përshkruar të metat dhe cilësitë (e mallit), atëherë ata do të bekohen në shitblerjen e bërë mes tyre, ndërsa, në qoftë se kanë gënjyer ose kanë fshehur diçka, atëherë ata do të humbin bekimin e shitblerjes së bërë mes tyre.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

Adhurues të Zotit! Mashtrimi, të bërit hile, në marrdhënijet financiare është shkelje e madhe sa do që të jenë të ndryshme metodat e tij dhe të shtohen format e tyre. Ajo është ngrënie e pasurisë me padrejtësisht dhe vjedhje nga pasuria e muslimanëve. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  Mos ia merrni pasurinë njëri-tjetrit padrejtësisht!” (El-Bekare 188) Sikurse Allahu i Madhërishëm thotë: “O besimtarë, mos e përdorni pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejueshme, përveç rastit kur ajo është tregti me pëlqim të dyanshëm…” (En-Nisa 29)

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka kaluar pranë një sasie bereqeti, thes me misër, ka futur dorën e tij për ta shikuar se si është dhe gishtat e tij kanë prekur në lagështirë, misër të lagur. Ka thënë: “Çfarë është kjo o pronari i këtij bereqeti?” Tregtari ka thënë: “ E ka lagur shiu o i dërguari i Allahut.”   I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë: “ Pse nuk e vëndosën lartë atë të lagurën që ta shikojnë njerëzit siç është? Kush mashtron, bën hile,  nuk është prej nesh (nuk është në rrugën tonë).”  Ndërsa në një transmetim tjetër me fjalët: “Kush na mashtron, nuk është prej nesh (nuk është në rrugën tonë).” Ndërsa në tjetër transmetitm me fjalët; “Kush më mashtron, nuk është prej meje (nuk është në rrugën time).” 

Vëllezër në Islam! Mashtrimi dhe të bërit hile konsiston në çdo lloj fshehje të të metës së mallit, bëhet duke mbuluar  të metën e mallit me pjesë të tjera të tij, apo duke zvogëluar sasinë e të metës së tij, apo në të peshuarit e tij, apo duke zëvendësuar cilësi nga cilësit e tij. Në këtë aspekt qëndron rregulli se mashtrimi, të bërit hile, është i ndaluar;  “Kur shitësi apo dhe blerësi janë në dijeni të të  metës së  mallit, që sikur  të dëshironin ta blinin nuk do ta merrnin me të njëjtin  çmim.” 

Ibn Tejmije, Zoti e mëshiroftë, ka thënë; “ Mashtrimi hynë tek shitblerja me anë të fshehjes së të metave të mallit, dhe me  zbukurimin e tij, që të jetë pjesa e dukshme e mallit më e mirë se çfarë nuk duket nga ai.”

Muslimani duhet të ketë frikë Allahun e Madhërishëm, të këshillojë vëllezërit e tij musliman dhe të bëjnë shumë kujdes nga mashtrimi, të bërit  hile dhe fshehja në pasurin e tyre. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Muslimani është vëlla i muslimanit. Muslimanit nuk i lejohet që t’i shesi vëllait të tij diçka që ka ndonjë të metë, vetëm nëse ia bën atë të qartë atij.” Hadithin e kanë trasmetuar Ahmedi dhe Ibn Maxhe, ndërsa Buhariu e ka transmetuar nga  Ukbetu Ibn Amir, Zoti qoftë i kënaqur me të.

Nuk i lejohet një muslimani që të shesi një mall që e di që ka të meta, vetëm nëse e tregon atë të metë.

Vëllezër në Islami! Mashtrimi, të bërit hile,  është i ndaluar për çdo njëri, musliman dhe jo musliman qoftë, i madh apo i vogël, bazuar në argumentet që na urdhërojnë në ndershmëri dhe besnikëri, dhe që ndalojnë nga mashtrimi dhe të bërit hile. “O besimtarë! Mos e tradhtoni Allahun dhe të Dërguarin e mos i tradhtoni amanetet me vetëdije.” (El-Enfal 27)

I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush na mashtron, nuk është prej nesh (nuk është në rrugën tonë).” “Mashtruesi dhe ai që bën hile do të jetë në zjarr.”  Hadithin e ka transmetuar Ibn Hibani në Sahihun e tij, dhe Tabaraniu në librin “Sagir Vel Kebir”, zinxhiri i transmetimit të tij është  i mirë.

O ju muslimanë! Frikësojuni Allahut, kapuni pas bukurive të Islamit, dhe punoni me moralet e tij të larta dhe cilësit e tij të mrekullueshme. Frikësojuni Zotit tuaj në fshehtësi dhe hapur, dhe kujtoni fjalën e Zotit të Madhërishëm që thotë: “Mjerë për ata që hanë në peshë (dhe matje),  që, kur matin për veten, e marrin masën të plotë, ndërsa, kur u matin të tjerëve me litër ose me kandar, ua pakësojnë. A nuk mendojnë ata se do të ringjallen, në një Ditë të madhe, Ditën, kur të gjithë njerëzit do të dalin para Zotit të botëve?!” (El-Mutaffifin 1-6)

O Zot na begato në fjalët dhe veprat tona. O Zot na jep begati  në kohën tonë, në veprat dhe fjalët tona, me të vërtetë Ti je i fuqishëm për të bërë çdo gjë. 

 

LEXO  Kuptimi i ajetit më të madh në Kuranin Famëlartë

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet janë vetëm për Zotin.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se i dërguari ynë,  Muhamedi është rob i Allahut  dhe i dërguari i Tij. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij.

Vëlla musliman! Sillu me vëllezërit muslimanë me ndershmëri dhe dhembshuri, ji i drejtë dhe i mëshirshëm me ata. Allahu i Madhërishëm thotë: “Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër,” ( El-Huxhurat 10)

Uro  për vëllezërit e tu muslimanë çdo të mirë, të dobishme dhe përmirsim të tyre. Qëndro sa më shumë larg nga mashtrimi, të bërit hile dhe të tradhtuarit e tyre. Dëshiro  për vëllezërit e tu muslimanë atë që do për veten tënde. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Nuk ka besuar dikush nga ju derisa nuk dëshiron për vellain e tij atë që dëshiron për veten.” Muttefikun Alejhi.

 

Me të vërtetë Allahu i Madhërishëm na ka urdhëruar me një çështje të madhe, siç është rënia në salavatë dhe përshëndetja për të dërguarin tonë të nderuar, Muhamedin. O Zot fale, mëshirojë dhe bekoje të dashur, zotërin  dhe të dërguarin tonë  Muhamedin.

Kënaqsia e Zotit qoftë, mbi të gjithë shokët e tij, mbi familjen e tij,  dhe mbi të gjithë ata që i kanë pasuar me mirësi deri në ditën e fundit.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot të lutemi që të jesh për muslimanët ndihmë dhe mbështetje. 

O Zot ndihmoi  ata, o më i Madhi më Bujari. 

O Zot largo shqetsimet e muslimanëve, o Zot largo fatkeqsitë e tyre.

O Zot pasuro të varfërit e tyre.

O Zot shëro të sëmurët e tyre. 

O Zot bëji ata vëllezër të dashur për njëri-tjetrin, dhe bashkëpunues në të mirë, o më i Madhi më Bujari. 

O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit.

O Zot fali të vdekurit e muslimanëve. O Zot fali dhe mëshiroi ata, shpëtoi nga të këqijat dhe falua gabimet e tyre, o më i Madhi më Bujari. 

 

LEXO  Mos i lëndoni të tjerët - Medina 11.12.2020

O Zot jepi sukses kujdestarit të çëshjeve tona, shërbëtorin e dy xhamive të shenjta. 

O Zot jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur.

O Zot jepu sukses atyre të dyve në atë që Do dhe je i Kënaqur.

O Zot përmirso me ata të dy njerëzit dhe vendin,  o më i Madhi më Bujari.

O Zot jepu sukses të gjithë kujdestarëve të muslimanëve në zgjidhjen e çështjeve të njerëzve të tyre që kanë  në kujdestari.

O Zot Ti je Bujar, na ndero me Kënaqsinë Tënde.

O Zot na ndero me Kënaqsinë Tënde.

O Zot na ndero me Faljen Tënde, o më i Madhi më Bujari.

O Zot na bëj nga ata që kanë moral të lartë, cilësi të lavdëruara, dhe na largo nga çdo moral i ulët, o më i Madhi më Bujari.

O Zot na udhëzo në moralet më të mira, nuk udhëzon drejt tyre dikush tjetër veç Teje, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë. 

O Allah, Ti je Zoti ynë, s’ka Zot tjetër veç Teje, Ti je i pasur, që nuk ke nevoj për diçka, ne jemi të varfër që kemi nevojë për ndihmë. 

O i Pasur, i Lavdëruar, zbrit tek ne shi. 

O Zot zbrit tek ne shi.

O Zot zbrit shi në vendit tonë dhe në vendet e muslimanëve.

O Zot bëje të begatë dhe të dobishëm atë shi që zbret tek ne. 

O Zot, atë shi që zbret, bëje të begatë dhe të dobishëm për muslimanët, o më i Madhi më Bujari.

O Zot pasuro robërit Tu me shi, o i Gjallë o i Përhershëm, o më i Madhi më Bujari. 

O Zot fale dhe mëshiroje të dërguarin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

Post Author: endrit