Egoja, arroganca – Meka 15.3.2019

Hutbe nga  xhamija e Shenjtë e Mekes

8-7-1440 H   15-3-2019 D

Shejh Suud  Esh Shurejmi       Egoja, arroganca

Lavdërime për Zotin , lavdërime për Atë që meriton  falenderime  për Mirësit e Tij, i frikësohemi  Hidhërimit të Tij, për Zotin janë Falenderimet. Zotin e qiejve dhe të tokës, Zotin e Botrave. Atë e Lavdërojmë për këtë botë dhe për botën tjetër. Tek Ai është Gjykimi dhe tek Ai do të kthehemi.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm pa Shok, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Zotit. Zotërija i të parëve dhe të fundit , i dërguar mëshirë për të gjitha botërat, dëshmues,  përgëzues,  paralajmrues dhe thirrës i njerëzve në rrugë të Allahut me urdhërin e tij si pishtar ndriçues .  Paqja  dhë shpëtimi i Allahut qofshtë  mbi  të, mbi familjen e tij të mirë dhe të pastër, mbi gratë e tij nënat e besimtarëve, mbi shokët dhe ndjekësit e tyre dhe kush i ndjekën ata në mirësi deri në ditën e gjykimit. Lutje  dhe selame të shumta. Në vijim

O ju muslimanë! Frikësojuni Allahut me frikë të vërtetë , siguroni me islamin lidhje të forta sepse kjo është porosia e Zotit të Gjithësisë për të parët dhe të fundit : “Ne i kemi porositur ata që u është shpallur Libri para jush dhe juve.” (En-Nisa 131)  

Adhurues të Zotit!  Morali dhe sjellja e njerëzve , e mirë apo e keqe qoftë, ato janë banesa të nefseve të tyre. Nefset e tyre janë si  kutijat apo enët e tyre ku çdo njëra është sipas pastrimit që i bën.  Çmimi  për neglizhensën do paguhet sikurëse është vendosur për disa njerëz, të cilëve u ka arrritur pjesërish në këtë botë ky çmim. Kalimi i ditëve  nuk  i dëmton  ata me të cilët i rrethojnë . Si rezultat i kësaj neglizhense përfundimi i tyre ka qenë gjokse të vogla dhe gjuhë të egra dhe ego krenare, bëhet pisë i gjithë kuptimi i moralit të ndershëm njerzor, sikurëse bëhet pis rroba që duket. Sepse ai nuk ka më rahmet, mirësi dhe butësi.  Pasuria , emri dhe pozita, janë etiketa e njerëzve të dhënë pas dynjasë, të cilët nuk mendojnë se këto janë materie  kalimtare të shpejta dhe nuk qëndrojnë, sepse ato kanë qenë paraqitje të jashtme dhe nuk janë prekur falë zemrave të vdekura : “Mbeturinat hidhen, ndërsa ajo që u shërben njerëzve mbetet në tokë. Kështu, Allahu i shpjegon shembujt.” (Er-Ra’d 17)

Vehb Ibn Munebi ka thënë të vërtetën kur ka shkruar për Mekhulin duke i thënë :  “Me të vërtetë ke pozitë  tek njerëzit me paraqitjen tënde të jashtme, të nderojnë dhe vlersojnë, por kërko me punët e fshehta të pa dukshmne të arrish  pozitë tek Allahu xh.sh, do të kesh vlersim dhe nderim, dhe dije se njera nga këto dy pozita e mposhtën tjetrën.” 

Xhelozia është nga egoja dhe arroganca  prandaj duhet të bëjmë kujdes nga ato, të cilat çdo njërin që e kanë shoqëruar i kanë shkatërruar fenë dhe dunjanë e tij. Është egoja ajo që i dëmton veprat e mira, zhdukën modestinë, të jep armiq dhe tiranë. 

Sikurë ta di arroganti se me arrogancën e tij do të shkatërrojë shtëpinë e tij, me të cilën ai mendon se është duke e ndërtuar shtëpinë e tij, do ta kishte injoruar duke mos ja hedhur fare shikimin..

Me të vërtetë s’ka njeri që nuk e di kapacitetin e vet, qëndron në atë nivel që e vlerson duke e përmirsuar drejtim drej më të mirës , bëhet shpëtimtarë për atë gjendje duke i dhënë çdo njërit rreth tij  të drejtën. Këtë nuk e dëmton gjë arroganca, vetëm se ai ndjenë keqardhje, me asnjë njeri nuk tallet dhe nuk i nënçmon . Adhurues të Zotit, me të vërtetë një grimcë nga arroganca  është garanci për bërjen pis të gjithën me arrogancë.

Siç dihet se çfarë të dehën me shumicë , pakica e tij është haram e ndaluar.

Adhurues të Zotit, egoja e njeriut lëvizën në drejtim të gabuar vetvetiu duke e humbur drejtimin e duhur, vlersohet sikur  ajo ka kapacitet  që në të vërtetë nuk ka, apo me kapacitet që ja ka dhënë Allahu xh.sh, por ai e la falenderimin për Të duke  u vetkënaqur dhe refuzuar. Drejtohet  në veprime të pa pranueshme dhe jo të sakta . Ka gabuar ai që mendon se kjo është nga vetbesimi në vete. Jo nuk është kështu. Besimi në vete është ndryshe nga kjo, ai është i ndërtuar në mënyrë të saktë. Sjelljet e papranueshme dhe sipërfaqsore janë shënja dalluese mes egos  dhe besimin në vete. Besimi në vete ka arsyen e vet  praninë ekzistencën, ndërsa egoja  ka arsye mangësinë ose mos ekzistencën.

Besimi në vetë është kujdesi për të  dhe të qenurit i qetë. Ndërsa egoja është e veshur me krenari dhe madhështi të cilave ju kushton rëndësi. Besimi në vete është spontanitet i brendshëm jo artificial. Ndërsa egoja është prodhim artificial.

Besimi në vete mbjellën kuptimin e moderstisë  tek individi dhe të vepruarit me të. Ndërsa egoja bën të kundërtën. Ajo e shtynë individin drejtë mendjemadhësisë .

 Adhurues të Zotit , rezultati është se besimi në vete është shkallë për tu ngritur më lartë individi, ndërsa egoja është greminë për të rënë pa dyshim individi.

Sikurëse thuhet se në mes të besimi në vetë dhe egos është vetëm një fije floku . Besimi në vetë është kërkesë e gjallë , moral i dashur , ai është qetësim për cilësitë që gjinden tek besuesi në vetë, të cilat janë të gjykuara me modesti, kënaqsinë , se ata që e rrethojnë janë më lartë se ai sikurëse  e di që ai është dhe më lartë se disa të tjerë. Nëse nuk është kështu atëhere  ai ka shfaqur mendjemadhësi me atë se çfarë ai posedon nga ato përbërës real apo me çfarë i zbukuron ato. Dhe kjo është në të vërtetë egoja reale.

Fijet e flokëve që ndajnë egon nga besimi në vete është në të vërtetë mbivlersimi në besimin në vete, derisa arrinë në gradën e admirimit të vetes dhe me këtë priten fijet e flokut dhe troket egoja  deri sa mendon se nuk e arrin atë askush.

Kështu verbohet për të shikuar të vërtetën  , dhe ndalon së dëgjuari për të metat e tij deri sa mendon se nuk e shikon atë asnjë.

Adhurues të Zotit! Egoja është si diçka që lëvizën me  dy  këmbë të fshehura , dhe nuk mundet të eci me këmbë haptazi, por sa herë që nxjerrën njërën këmbë zhduket në të këmba tjetër . Dhe nëse kjo është gjendja e dikujt, për të është  toka e ngurtë, është më mirë për të që të iki dhe të arrijë atë  që dëshiron pa vonesë. 

 Në një hadith të transmetuar nga Bejhakiu me zinxhir të të mirë  Profeti a.s ka thënë: “ Tre (vepra)janë shkatërruese, mungesa e moralit, vetëkënaqësia , dhe pëliqimi i vehtes nga njeriu.” 

Adhurues të Zotit! Egoja është plagë e shkaktuar nga mbingarkesa e pëlqimit të vetes, e cila i  ka mbuluar mendjes së njeriut shikimin e të drejtës së vet, të drejtën e Zotit të tij dhe të drejtën e të tjerëve deri sa të arrijë vetëdijësimin dhe drejtimin e vetes në një gjendje prej të plotësuari jo real dhe pëlqimi i vetes së vet vetëm. Kjo deri sa arrinë në një gradë sa të humb forcën e të shikuarit të çëshjteve sipas shikimit  të të tjerëve që e rrethojnë,  nuk shikon vetëm se veten e tij dhe nuk pranon sygjerim apo vërejtje por i mveshën egos  së tij emrin e besimit në vete. Ju mveshën të tjerëve atë çfarë ai ka në vehten e tij , dhe i thërret ata si arrogant, ziliqarë, etj. I shton justifikimet me gabimet e tij  dhe futën dyshimin në të mirat e të tjerëve duke i shikuar ata me një shikim mospërfillës sikur u thotë mos shpenzoni në të. Njerëzit më të dashur tek ai , janë ata që kanë bërë kthesë falë fjalës dhe mendimit të tij. Shurdhimi i tij është i plotë në çdo drejtim dhe jo thjeshtë prekur dëgjimin. Kjo është arroganca më e madhe dhe varri i atij që e ka punuar. Ai gabon mbi veten dhe mbi të tjerët. Gabimi për veten e tij është  se, ai e ka vlerësuar atë me më shumë se sa është e vërteta e tij dhe i ka veshur çfarë nuk është e sajtë, vërteta. Gabimi i tij ndaj të tjerëve është se i vlerësoj ata me më pak se sa është e vërteta e tyre. Ka qenë me dy peshore deri sa arriti në prishjen e moralit.

Ai nuk shpëton nga arroganca e egos vetëm nëse  shikon me drejtësi veten e tij, të tjerët dhe dynjanë .  Në shikimin  e vetes së tij, mëson se është krijuar nga balta e ngjizur, nuk e ka fituar vlersimin nga ngjyra e tij as nga prejardhja e tij,  as nga pasurija e tij dhe as nga profesioni i tij. Në shikim e tij tek të tjerët , mëson se të gjithë rrjedhin nga Ademi a,s, ai është krijuar nga balta dhe se Allahu xh.sh i ka vlersuar disa nga disa të tjerë dhe  “Ka ngritur  në shkallë disa  më lartë mbi të tjerët me qëllim që disa t’u shërbejnë të tjerëve.” (Ez-Zuhruf 32)

 Ndërsa standarti që i bashkon është frika  për Zotin (Devotshmërija). “ Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij.” (El-Huxhurat 13)

Muslimi transmeton në Sahihun e tij, se Nafi Abdul Harith në Usfan ka takur Omerin Zoti qoftë i kënaqur me të.  Omeri ishte duke e përdorur  dikë si drejtues të  rrugës për në Mekë. I ka thënë; “Kë ke përdorur për rrugën nga njerëzit e luginës?” Ka thënë : Ibnu Abzan.  E ka pyetur kush është Ibnu Abza? Një nga shërbëtorët  tanë . Ka thënë : Dhe i keni besuar një shërbëtori? I ka thënë  : “ Ai është lexues i Librit të Zotit Kuranit, dhe është i ditur me obligimet (farzet).”  Omeri ka thënë : “Për këtë i dërguari i Allahut , Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të , ka thënë:  “ Me të vërtetë Allahu xh.sh me këtë Liber Kuranin ngre popuj dhe ulën të tjerë.”  

Ndërsa në shikimin e tij për botën ai duhet të dijë se ajo është shtëpija kalimtare dhe e paqëndrueshme  që nuk zgjatën afati i sajë, tek Allahu nuk vlen as sa krahët e mushkonjës, dhe se  ai për botën  është si një vakt që do ta pasojë e ndaluara dhe pendimi.

O ti arrogant, çfarë është kjo rrëmuj, nëse e lë vehten tënde  në të e ke humbur.  A e harrove vdekjen duke e injoruar atë pa e kuptuar  ? Ka arritur vetja jote tek ajo dhe mbaroj vdiq. 

Çdo njërin që e ka kapluar gëzimi me  arrogancë dhe vetkënaqësi ,përfundimi i tij ka qenë mjerim dhe zhgënjim. Dhe shikojmë në aktualitet se si arrogantët nuk janë në realitet të lumtur, përkundrazi ata shfaqin mosbindje nga arrogance e tyre . Arroganca për ata   është si uji i kripur , sa herë që pi nga ai i eturi i shtohet më shumë etja. Janë njëjtë si ai që thotë thireni atë që të thërrasë atë .  

Për të tilla a ka shërim? Po. Atë e ka bërë arroganca të ndihet i vetëvlersuar, që të  ngrihet më  lartë, përkundrazi për shkak të arrogancës ai zbret më poshtë. Ai sa do që të godasë gjoksin e tij , vetëm se futën në të ajër pra boshllëk dhe vetëm boshllëk, i cili nuk  ja mundëson atij që të fluturojë në ajër dhe as që të arrijë malet e larta. Ka thënë të vërtetën Allahu xh.sh  në Kuran: “ Mos ec në Tokë me mendjemadhësi, se ti, në të vërtetë, nuk mund ta çash tokën e as të arrish lartësinë e maleve. E  keqja e të gjitha këtyre është e urryer nga Zoti yt.” (El-Isra 37-38)

Zoti ju begatoftë ju dhe mua me Kuranin Famëlartë dhe të na bëjë  dobi nga ajetet e Tij. Kërkoj falje për vete , ju  dhe të gjithë muslimanët për çdo gabim dhe gjynah. Tek Zoti kërkoni falje dhe pendohuni sepse me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Pasimi i veprave të këqija me të mira rruga drejt shpëtimit

Hutbeja e dytë

Lavdërime të panumërta për Allahun xh. sh sikurëse do dhe është i kënaqur Zoti ynë.

Në vijim

Zoti ju ruaj të gjithëve! Dijeni se arroganca nuk është forcë, sikurëse modestija nuk është dobësi. Arroganti është vetëm se i dobët, argument për këtë se ai është në përballje me të kotën. Ndërsa modesti është vetëm i fortë  sepse përballet me shërimin e të kotës, arrogancës dhe vetpëlqimit.

Dijeni gjithashtu se arroganca e madhe  është ateizëm dhe mohim të Zotit,  dhe arroganca e vogël është devijim i të drejtës  dhe humbje e njerëzve.

Arroganca e cila të drejton në ateizëm dhe mohim të Zotit për të ka thënë Allahu xh.sh :“Disa njerëz diskutojnë për Allahun pa kurrfarë diturie, pa udhërrëfyes dhe pa Libër ndriuçes.  Ata e kthejnë mënjanë kokën (nga mendjemadhësia), që të largojnë të tjerët nga rruga e Allahut.”( El-Haxhxh 8-9) Apo kthejnë kokën në krah tjetër nga  arroganca dhe  mendjemadhësija. 

Ibn Xhevziu  Zoti e mëshiroftë, ka përmendur  nga ateisti Ibn Ravandi, i njohur për urtësi, se ka ardhur një ditë që e kishte marrë urija, është ulur në urë. E kishte djegur  uria. Kaloj aty pranë një kalë i bukuruar  I veshur me mëndafsh . Ka pyetur se për kë është ky kalë? I kanë thënë për filanin. Kaluan me gatime të mira , dhe pyeti për kë janë këto? I thanë për filanin. Kaloj andej një burrë që e shikoj lodhjen e  tij nga urija dhe i dha dy ragife (simite arabe). I mori dhe ja ktheu përsëri duke i thënë :  gjithë ato ishin  për filanin dhe vetëm këto të dyja për mua? Duke ju  ankuar për këtë Zotit me arrogancë dhe mendjemadhësi.”

Nga urtësia e tij nuk kishte mësuar ai që kundërshtija e tij meriton atë që i erdhi.

Ibn Dhehebiu Zoti e mëshiroftë , ka thënë në lidhje me këtë : E ka mallkuar Zoti urtësinë pa besim, dhe Zoti është i kënaqur me vendin  e normalëve me  devotshmëri e tyre.

Për arrogancën që të shpie në refuzim dhe  mospërfillje , i dërguari i Allahut, Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të ka thënë: “ Mendjemadhësija është refuzimi i të vërtetës dhe mospërfillja e njerëzve.” Transmeton Muslimi

 Neveviju, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Refuzimi i të vërtetës është  shtytja dhe mohimi i tij duke shmangur dhe refuzuar me tirani dhe forcë. Ndërsa mospërfillja e njerëzve ajo është nënçmimi i tyre.”

Adhurues të Zotit,  Përfundimi i çështjes , dijeni se zjarri i arrogancës nuk shuhet me diçka tjetër vetëm se me porositë Kuranore dhe me sunetin e të Dërguarit të Allahut xh.sh, Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, të cilat u bëjnë të qartë rrugën njerëzve me shembuj të mjaftueshëm, babi i tyre Ademi dhe nëna Hava, dhe të gjithë ata që krenohen për prejardhjen e tyre ajo është dheu dhe uji. Nuk është referencë  pasurija, emri, pozicioni , urtësia  tek vlersimi i njerëzve nga Allahu xh.sh,  dhe as supërioriteti që kan disa nga disa të tjerë . Allahu xh.sh ka thënë të vërtetën kur thotë: “Ju jeni njerëz nga ata që Ai ka krijuar.’ (El- Maide 18)

Lutuni dhe përshëndeteni më të mirën krijesë dhe më të pastrin nga njerëzimi Muhamedin djalin  e Abdullahit, ai që ka të drejtën e ndërmjetësimit. Allahu xh.sh ju ka urdhëruar me atë që e ka filluar Ai Vetë dhe Melaiket e Tij kur thotë Zoti i Gjithëssisë : “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të . O besimtarë , lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

O Zot bekoje  dhe mëshiroje të Dërguarin tonë  Muhamedin a.s. dhe familjen e tij.Kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë shokët e tij mbi Halifet e parë  të cilët udhëhoqën me drejtësi , Ebu Bekerin, Omerin , Othmanin dhe Aliun  dhe mbi të gjithë shokët e Profetit paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të,  mbi  tabiinë dhe mbi të gjithë ata që i kanë pasuar ata me mirësi deri në ditën e kijametit, dhe mbi ne së bashku me ta me Mëshirën dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi  Mëshirues.

O Zot lartësoje Islamin dhe muslimanët. O Zot lartësoje Islamin dhe muslimanët. 

O Zot lartësoje Islamin dhe muslimanët. 

O Zot ndihmo fenë Tënde,  librin Tënd, të Dërguarin Tënd dhe robërit Tu besimtarë.

O Zot lehtësojua vështirsitë muslimanëve dhe shkatërro kurthet e  atyre që ngrenë kurthe, shlyej borxhet e atyre që janë ne borxhe, 

O Zot shëro të sëmurët tona dhe  të sëmurët e muslimanëve me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.

O Zot jepu shpirtrave tanë devotshmëri dhe pastroj ato sepse Ti je Ai që i Pastron ato. Ti je Sunduesi dhe Kujdestari i tyre.

O Zot na jep siguri në vendin tonë  dhe përmirso kujdestarët e çështjeve tona. Bëje  kujdestarin e çështjevë tona nga ata që të frikësohen, të binden , janë të devotshëm ndaj Teje dhe ndjekin kënaqsinë Tënde o Zoti i Botrave 

O Zot jepi sukses kujdestarit  të çështjës tonë në atë që Do dhe je i Kënaqur , nga fjalët dhe veprat o i Gjalli i Përjetshmi.  O Zot përmiso ndihmësit e tij, o më i Ma dhi më Bujari.

O Zot jepi sukses kujdestarit  dhe zëvëndësit të tij në përmirsimin e gjendjes së vendit  dhe njerëzve.

O Zot të lutemi të jesh me ushtarët tanë. O Zot të lutemi të jesh me ushtarët tanë.

O Zot të lutemi të jesh me ushtarët tanë. O Zot  forco qëndrimin e tyre, forcoji ata në mendim dhe gjuajtje. O Zoti i Madhërishëm 

O Zot na jep të mira nga ato që të jëmi lutur dhe  çfarë nuk të jemi lutur na i zëvëndëso, dhe çfarë kemi lënë nga të mirat na e  mundëso i arrijmë.

 “I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)

 

LEXO  Ramazani muaji i Kur’anit - Meka 10.05.2019



Post Author: endrit