Hytbe e Qabes 19-04-1442 H 04-12-2020
Shejh Saud Shurejm Tema: Abuzimi financiar dhe administrativ
Falenderimi i takon Allahut të Larmadhërishmit më të Lartit, Poseduesit të ndërshkimit, forcës e madhështisë. Krenaria i përket vetëm Atij e ai është i apsoluti. Ai i dhuron mirësi të pandërprera krijesave të Tij.
Krijimi është i Tij po ashtu dhe urdhëri. Tek Ai është kthimi dhe përfundimi.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut të vetëm, të pashoq e të pashembullt.
Dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguar i tij me natyrë fisnike e cilësi të larta. Ai foli, tha të vërtetën kur foli. Ai veproi dhe vepra e tij ishte shembulli më i mirë. Nderimet dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, mbi bashkëshortet, shokët dhe të afërmit e tij dhe mbi ata që ecin në rrugën e tyre dhe pasojnë udhëzimin e tyre në çdo kohë e në çdo rast.
O njerëz! Kijeni frikë Allahun ashtu si duhet, kapeni islamin prej nyjeve të forta, kini kujdes ndaj gabimeve dhe gjynaheve se shpëtimi prej tyre shërben si shkallë për ju që të ngjiteni në xhenetin Me`ua.
“Kurse ai që i është frikësuar madhërisë së Zotit të tij dhe e ka frenuar veten nga dëshirat, pa dyshim që do të ketë për strehë Xhenetin.” (Naziat; 40,41)
Çdo grupim shoqëror prej shoqërive të njerëzve, pjestarët e tij synojnë ngritje ekonomike që të marrin prej të ardhurave të saj, synojnë organizim administrativ që i vendos ata në klimë progresi, aktive e të sukseshme.
Pasuria është arteria e jetës ndërsa organizimi element i disiplinës.
Nëse përqafohet integriteti financiar me organizimin maksimal atëherë mbyllet plaga e abuzimit financiar dhe atij administrative. Kështu ato të dyja bashkë lundrojnë me anijen e shoqërisë drejt bregut të ekuilibrit, efiçencës dhe sigurisë, duke i dhënë përparësi interesit të përgjithshëm ndaj përfitimeve vetjake.
Kush mediton në legjislacionin islam i cili është legjislacion tolerant do të gjejë atë çka i ndihmon njerëzit në çështjet e tyre fetare dhe jetike. Në të do të gjejë atë çka rregullon lidhjen mes njeriut dhe Zotit të tij e mes njeriut dhe shoqërisë së tij. Këto lidhje nuk shkëputen. Çdo rregullim në të është i lëvduar ndërsa çdo abuzim i urryer.
Nëse lidhja mes robit dhe Zotit të tij është e ndërtuar mbi bazën e tolerancës duhet të dijmë se marëdhëniet jetike tek njerëzit mes njëri-tjetrit janë të ndërtuara mbi bazën e likuiditetit.
Për të mënjanuar dhe larguar këtë lekuiditet legjislacioni islam lufton abuzimin administrativ dhe abuzimin ekonomik të cilat kur çukasin çfarëdo lloj shoqërie e shkatërrojnë ndërtesën e saj, i prishin rehatinë, i sjellin çoroditje, emigrime e pamundësi. E kjo është e qartë dhe nuk sjell habi për këdo që vështron.
Çdo njeri i mençur nuk dyshon aspak se abuzimi ekonomik dhe abuzimi administrativ janë mortaja e ekonomisë dhe e organizimit, janë kanceret e ndërgjegjes, besës e të moralit të cilat shkatërrojnë kapacitetet, arritjet dhe të drejtat.
Produkti pozitiv i shoqërive elitare të cilat kërkojnë të ngrihen sa më lart me potencialet e tyre dhe resurset e tyre është peng i realizimit të parimit të amanetit (besnikërisë) në dimensionin e realizimit të parimit të besnikërisë në administratë dhe parimit të integritetit financiar.
Integriteti pa dyshim është një cilësi e vlerë të cilën nuk e diskuton askush. Ai formohet prej krenarisë personale, drejtësisë, mjaftueshmërisë dhe lakmisë së pakët të cilat sëbashku ndërtojnë besnikërinë personale të personalitetit individual, të personalitetit shoqëror dhe të personalitetit legal.
Abuzimi ekonomik dhe abuzimi administrativ o rob të Allahut shprehur shkurt është keqmenaxhimi i fondeve publike prej të ngarkuarve me punë për tu shërbyer njerëzve nga ana e pushtetarit. Kjo ndodh kur interesi vetjak zë vendin e interest publik.
Abuzimi ekonomik është shpërdorimi i pasurisë së përgjithëshme prej atij të cilit i është besuar ruajtja e saj. Neglizhenca e aspektit të shpenzimit të saj me përparësi në sektorët që i është lënë përgjegjësia të mirëbesuarit prej prijësit të njerëzve dhe udhëheqësit të tyre.
Njerëzit në lidhje me këtë pasuri janë dy kategori:
Njëra prej tyre e merr atë në emër të vjedhjes e të grabitjes duke mos e çarë kokën fare e duke menduar se është një rast i volitshëm që nuk duhet lënë pa e shfrytëzuar apo të vonohet.
Kategoria tjetër manipulon me të me qëllim që ta rëndisë e ta klasifikojë nga vjedhje si dhuratë, honorare, lehtësime e ngjashëm me këto.
Abuzuesi sado që ta mbulojë këtë abuzim me dinakëri me kamuflime të shkëlqyera duke e emërtuar atë jo me emrin e tij të gjitha këto muk mund të fshehin paturpësinë e tij e nuk ndryshojnë asgjë prej realitetit të tij.
Abuzimi administrativ, nxjerr në pah neglizhimin e dhënies së përparësisë administrative në lehtësimin e çështjeve të njerëzve, në dallueshmëri e në arritje. Përkundrazi, të korruptuarit kalojnë nëpër të duke çuar dëm mundësitë për njerëz të kualifikuar dhe përhapjen e frymës së oportunizmit dhe shtrirjes së ndikimit në mënyrë që marrëdhënia me individin të bëhet në bazë të lidhjeve që ka, të afërmëve të tij dhe interesit personal e jo në bazë të kapacitetit që mbart, përparësisë apo kualifikimit.
E gjitha kjo është një alarm që tregon regresin e pozitivitetit të shoqërisë, përhapjen e padrejtësisë, mungesën e sinqeritetit dhe performancës në punë e në të njëjtën kohë pengon çdo kreativitet, zhvillim apo inovacion. E pastaj kjo reflektohet në interesin publik negativish e me dështim.
E për shkak të kësaj individi ndjen se ai nuk ka shans të arrijë objektivat e tij pa dallavere administrative si favorizime apo përplasje interesash të cilat mbyllin rrugën përpara atyre që meritojnë më shumë.
I dëmtuari prej tërë kësaj nuk ka mundësi të mbarojë hallin e tij vetëm se me to, nuk mund të udhëtojë vetëm se me to, nuk mund të studiojë vetëm se me to, nuk mund të tregëtojë vetëm se me to, nuk mund të mjekohet vetëm se me to e nuk mund të mbarojë punë veçse me to.
Nëse të mençurit e këtij abuzimi do ta përdornin zgjuarsinë në dobi të shoqërisë së tyre e në shkarkimin e përgjegjësisë prej vetvetes do të ishin bërë gjenitë e shoqërisë dhe ndërtuesit e saj e jo prej shkatërruesve, shpuesve e rrënuesve të saj.
Sa të shëmtuara ato zemra që mbartin këto botëkuptime të dëmshme e dëmtuese. Ato konsiderohen tradhëti e rëndë ndaj Allahut së pari pastaj ndaj prijësit të cilit iu është lënë në besë pasuria dhe administrimi. Abuzimi ekonomik është asgjësim i pronës publike ndërsa abuzimi administrativ është rrënim i drejtësisë së shoqërisë publike e Allahu nuk e do abuzimin.
Dijeni, qofshi në kujdesin e Allahut se thelbi në atë që thamë na jep të kuptojmë se abuzimi është fjalë që e shprehin gjuhët e drejta, dëgjimet e kulluara. Abuzimi është e kundërta e vlefshmërisë. Ai është zjarr djegës që djeg zhvillimin dhe progresin. Ekonominë e shoqërive dhe administratën e tyre e bën si kashta të cilën e merr era e njerëzve të papërgjegjshëm me shpirtra të boshatisur prej nivelit fetar.
Abuzimi ekonomik dhe ai administrativ përhapet me venitjen e ndjesisë së individëve në lidhje me detyrën e tyre kundrejt interesit të përgjithshëm. Ata nuk i kanë bërë vetet e tyre pasqyra të organeve të kontrollit, të integritetit e të antikorrupsionit. Ata nuk e kanë ngarkuar vetveten që të njoftojnë për abuzuesit tek organet kompetente.
Nuk ka dyshim se lënia në baltë dhe dhënia përparësi e të qenurit në paqe ndaj zbulimit të tij dhe raportimit kundër tij është shkak për zgjatjen e moshës së abuzimit, shtimit të peshës së tij dhe shtimit të akuzës për të.
Personi sa më shumë të thithë abuzim ekonomik dhe administrativ aq më shumë krijon varësi e pastaj nuk i bën efekt thithja e ajrit të pastër. Ai vazhdon ti ndërtojë interesat e tij në forma oportuniste me shprehjen; merr e më jep, e ndoshta lakmia e tij arrin deri aty sa të mos njohë më shprehje tjetër veç; më jep e më jep. Ai mbush xhepin, mbulon paturpësinë e tij dhe bëhet si një grykës që ha e nuk ngopet ose si një person që pi ujë të kripur e sa më shumë të pijë aq më shumë i shtohet etja.
Për ata dhe të tjerë si ata feja nuk ka arritur në brendinë e zemrave të tyre. Ata nuk i tremb kërcënimi i Kuranit. Ata nuk ndalen prej paralajmërimeve profetike. Ata meritojnë ti ndodhë ajo që ka thënë imam Maliku në librin ‘El Mudeueneh’ se Uthmani r.a ka thënë: Allahu bën zap me sulltanin atë që se bën me kuranin. Ibnul Kasim ka thënë: Unë i thashë Malikut çdo të thotë e bën zap? Ai tha; ndal.
E prej kësaj është edhe fjala e Allahut të madhërishëm:
“Para Sulejmanit u tubua ushtria e Tij e përbërë prej xhindeve, njerëzve dhe shpendëve, të gjithë grahen.” (Neml; 17) dmth ata ndalen dhe grahen ose i pari prej tyre kthehet në fund fare.
Disa prej komentuesve të mëdhenj të kuranit kanë thënë: Në këtë ajet ka argument për zgjedhjen e prijësit dhe qeveritarëve që bëjnë zap njerëzit, që i ndalojnë ata dhe nuk i lejon të bëjnë padrejtësi ndaj njëri-tjetrit.
Hasan El Basri ka thënë: Njerëzit duhet të kenë patjetër dikënd që ti bëjë zap, dmth një pushtetar që ti ndalë.
Për këtë arsye o njerëz Allahu ua ka vënë mbi shpatulla atyre që u ka dhënë pushtet mbi muslimanët ti japin fund korrupsionit, ta shkulin atë që nga rrënjët e ta mënjanojnë atë me çdo nismë e vendosmëri. Kjo është detyrë fetare që lë pasoja kombëtare e cilat duhet realizuar për të mbrojtur fondet dhe të ardhurat publike dhe për të ndalur përfitimet e paligjshme gjë e cila bie ndesh me atë që na paraqet feja jonë e pastër në lidhje me etikën e punës e të kërkimit të mjeteve të jetesës.
Vetja për të lejuarën do të japë llogari për të ndaluarën ka ndërshkim e Allahu i madhërishëm thotë:
“O besimtarë! Mos ia ndaloni vetes gjërat e mira, të cilat Allahu jua ka lejuar dhe mos e kaloni kufirin! Vërtet, Allahu nuk i do ata që e kapërcejnë kufirin. Hani nga ato gjëra të lejuara e të mira që ju ka dhënë Allahu! Frikësojuni Allahut, të Cilit ju i keni besuar!” (Maideh; 87,88)
Allahu na bekoftë me Kuranin madhështor e paçim dobi prej ajeteve dhe urtësive të përmendura në të. Këto që thashë e i kërkoj falje Allahut për vete e për ju e për të gjithë muslimanët e muslimanet prej çdo gjynahu e gabimi, kërkojini falje e pendohuni tek Ai, Zoti im është Falës e Mëshirues.
Hutbeja e Dyte
Falenderimi i takon Allahut, falenderim i shumtë i cili është plot mirësi e begati. Me begati ashtu siç do Zoti ynë dhe kënaqet.
Nderimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi robin dhe të zgjedhurin e Tij.
Disiplina financiare dhe administrative në lidhje me shoqëritë janë si dy krahët e një zogu i cili nuk mund të fluturojë rregullisht veçse me të dy e nëse dëmtohet të dy krahët apo njëri prej tyre patjetër që zogu do të bjerë e fluturimi bëhet i paqëndrueshëm.
Prej gjërave të padiskutueshme është fakti që nëse përhapet kjo sëmundje në çfarëdo shoqërie nuk e lejojnë atë të shkojë përpara apo të dalë në krye. Ajo nuk do të lejojë njerëzit e kualifikuar të ndikojnë pozitivisht në dobi të të gjithëve. Kjo pastaj do ti sjellë shoqërisë rrezikun e skamjes, prapambetjes, selektivitetit dhe oportunizmit. Ajo do të hedhë mes saj zjarrin e smirës, urrejtjes dhe grindjes, zjarrin e smirës, urrejtjes, grindjes e koprracisë.
Për këtë arësye është e domosdoshme për çdo njeri që është i ngarkuar me ndonjë detyrë financiare apo administrative të pregatisë veten e tij të jetë i aftë të mbajë ekuilibër preçiz mes dëshirave të tij dhe kryerjes së detyrës e të mos lejojë depërtimin e dilemave përmes atyre dyjave. Ai duhet të kuptojë se prej mënyrave më të sigurta financiare dhe administrative zbatimi i parimit të qeverisjes i cili nuk i jep hapësirë individit që të bjerë në diçka të pa lëvduar.
Meqë abuzimi financiar nuk ndërtohet vetëm përmes ryshfetit e ryshfetxhinjëve për këtë arësye mbi ta ka ardhë mallkimi. Një vepër mbi të cilën bie mallkim do të thotë se është një prej gjynaheve të mëdha sikurse e kanë sanksionuar shumica e dijetarëve eminentë.
Në Sunenin e Tirmidhiut e të Ebu Daudit shënohet se Profeti a.s ka mallkuar marrësin e ryshfetit, dhënësin e ryshfetit. E në një version tjetër ‘dhe sekserin’, që është ai që bën lidhjen mes tyre.
I Dërguari i Allahut a.s kishte ngarkuar një person me detyrën e mbledhjes së zekatit të fisit Beni Sulejm i cili quhej Ibnu Ludbijeh. Kur erdhi dhe bëri dorëzimet tha: Kjo është pasuria juaj e kjo është dhuratë për mua. I Dërguari i Allahut a.s tha: Po sikur të qëndroje në shtëpinë e babai tënd dhe nënës tënde e të prisje të të vinte dhurata jote po qe se je i sinqertë.
Pastaj ai na mbajti fjalim, falenderoi Allahun pastaj tha: Unë punësoj një prej jush në një detyrë që ma ka ngarkuar Allahu, e ai vjen e thotë: Kjo është pasuria juaj e kjo është dhuratë për mua!? Po le të qëndrojë në shtëpinë e babait dhe nënës së tij e ti vijë dhurata e tij!? Pasha Allahun çdo njeri prej jush që merr diçka padrejtësisht kur të takojë Alalhun ditën e kijametit do ta mbajë atë në qafë kështu që le të mos jetë dikush prej jush nga ata që takohen me Allahun duke mbartur mbi shpinë deve duke hungërirë, apo lopë duke pëllitur apo dele që blegërin. Ai pastaj ngriti duart lart aq sa i dukej bardhësia e sqetullës së tij duke thënë: O Allah a e komunikova!? Në këtë version e ka transmetuar Buhariu.
Muslimi gjithashtu transmeton prej Adij ibn Amirah El Kindij se i Dërguari i Allahut a.s ka thënë: Nëse dikënd prej jush e vendosim si nëpunës e ai na fsheh një gjilpërë dhe gjithçka që vlen më shumë se ajo konsiderohet vjedhje të cilën do ta sjellë ditën e kijametit.
Ebu Humejd Esaidij përcjell se i dërguari i Allahut a.s ka thënë: Dhuratat e nëpunësve janë vjedhje. Transmeton Ahmedi.
Allahu ka thënë të vërtetën e ku ka më të vërtetë në fjalë se Allahu.
“Është e pamundur për ndonjë profet që të përvetësojë në mënyrë të pandershme prenë e luftës. Kushdo që bën një gjë të tillë, do të vijë (i ngarkuar me të) në Ditën e Kiametit e pastaj do t’i jepet çdokujt ajo që ka merituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.” (Al Imran; 161).
Allahu ju mëshiroftë, dërgoni salavate dhe selame mbi më të mirin e krijesave, më të pastërtin e njerëzimit Muhamedin të birin e Abdullahit poseduesin e Burimit e të Ndërmjetësimit. Allahu u ka urdhëruar me diçka tillë. Allahu i madhërishëm thotë: “O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me selam!” (surja Ahzab; 56).
O Allah ngreje lart, shpëtoje dhe bekoje robin dhe profetin Tënd Muhamedin, fytyrëndrituri plot hijeshi.
O Allah kënaqësia jote qoftë mbi katër mëkëmbësit e tij Ebu Bekrin, Umerin, Osmanin dhe Aliun dhe shokët e profetit Tënd Muhamed dhe mbi ata që ecin në gjurmët e tyre dhe zbatojnë traditën e tyre deri në ditën e gjykimit edhe ne bashkë me ta me faljen tënde, bujarinë tënde, bamirësinë tënde! O më i mëshirëshmi i mëshiruesve!
O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!
O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!
Mposhte idhujtarinë dhe zhduki idhujtarët!
O Allah ndihmoje fenë tënde, librin tënd dhe rrugën e profetit tënd Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) dhe robërit e tu besimtarë!
O Allah largoi brengat prej muslimanëve të përvuajtur, mundësoi borxhlinjve të shlyejnë borxhet e tyre, shëroi të sëmurët tanë e të sëmurët e muslimanëve, Me mëshirën tënde o më i Mëshirëshmi i mëshiruesve!
O Allah jepi shpirtërave tanë devotshmërinë, na i pastro se ti je më i Miri që i pastron ato, Ti je mbikqyrësi dhe kujdestari i tyre!
O Allah na jep siguri në vatanet tona, na i rregullo prijësat dhe qeveritarët tanë.
Udhëheqjen mbi ne mundësoja atij që të frikësohet Ty, që është i devotshëm e që mundohet të fitojë kënaqësinë tënde o Zot i botëve.
O Allah jepi sukses udhëheqësit tonë për atë që ti dëshiron e kënaqesh prej fjalëve e prej veprave o i Gjalli e Kujdestari përjetshëm.
O Allah përmirësoje shpurën e tij o Madhërishëm e i Lartë!
Jepi sukses atij dhe pasardhësit të tij që të bëjnë atë çka është e mirë për njerëzit dhe vendin!
O Allahu im, ti je Allahu, nuk ka hyjni që meriton të adhurohet pos Teje, Ti je i Pasuri e ne jemi të varfërit, na e zbrit shiun e mos na bëj prej atyre që e humbin shpresën.
O Allah mos na pengo të mirat që ke Ti për shkak të së keqes që kemi ne o Madhërishëm O Fisnik!
O Allah ne jemi krijesa prej krijesave të Tua mos na e pengo mirësinë Tënde për shkak të gjynaheve tona o dëgjues i lutjes o Zot i botëve!
Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira në jetën tjetër e na mbro prej dënimit të zjarrit!
O rob të Allahut, përmendeni Allahun e madhërishëm që t`iu përmendë Ai, falenderojeni për mirësitë që t`ua shtojë, Pëmendja e Allahut është më e madhja dhe Allahu e di çka veproni.