Çdo gjë ndodhën me vullnetin e Zotit -Medina 13.03.2020

Lavdërimet janë për Zotin, Ai që ju përgjigjet lutjeve, largues i anktheve dhe pikëllimeve. Zotin  e lavdërojmë për mirësitë e Tij. Tek Ai kërkojmë mbrojtje prej të këqijave të atyre që ka krijuar nga fatkeqsitë dhe epidemitë, me të cilat godet  ata që Ai dëshiron dhe shpëton, largon prej tyre ata që Ai dëshiron.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Madhërimet, Lavdërimet, Krenaria dhe Fuqia, Vazhdimsia dhe Pafundësia janë vetëm të Allahut.

Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, vula e profetërve, përjetuesi mrekullive të i Israsë dhe Miraxhit, dhe mbedhjes së  ujit, posedues i një grade të lartë.  Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët  e tij, dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë atë në kohë të mira dhe në vështirsi.

Në vijim

Fjala më e mirë është fjala e Allahut, udhëzimi më i  mirë është udhëzimi i të dërguarit të Zotit. Çështjet më të këqia janë të futurat në fe, risitë, çdo risi është humbje dhe humbja e ka përfundimin në zjarr.

Adhurues të Zotit! Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahut sepse ajo është rruga e përshtatshme, dhe që të pasojmë rrugën e të dërguarit të Tij, sepse ajo është shpëtimi.

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!”( El-Hashr 18) 

O muslimanë! Kjo botë është vendi i fatkeqsive dhe vështirsive, shqetësimeve dhe pikëllimeve, vendi i  surprizave  dhe të papriturave,  vendi i dhimbjeve dhe mallkimeve, shendetit dhe sëmundjeve, sëmurjes  dhe mirëqenies së shëndetit, shërimit dhe fatkeqsisë. Është vëndi i gëzimeve dhe pikëllimeve, shqetësimeve dhe merzive, dëshpërimit dhe mjerimit. Kjo botë është burgu i besimtarit dhe xheneti i mohuesit. E mbushur me dhimbje dhe shqetësime. Allahu i Madhërishëm godet me të në këtë botë të drejtin dhe të padrejtin, besimtarin dhe mohuesin, pas shëndetit nuk pritet vetëm se sëmundja, pas rinisë vetëm se plakja, dhe pas pasurisë vetëm se varfëria dhe skamja. Ky është ligj që nuk zëvendësohet dhe nuk ndryshon, sa do që të përparojë dituria dhe të avancojë. Jo edhe pse njeriu është ngritur në qiell dhe është ulur në sipërfaqe të hënës, ka depërtuar  thellësitë  e oqeaneve, deteve dhe forcën e shkëmbinjëve, maleve, përsëri pamundësia dhe pafuqia do të  ekzistojë. Do të vazhdojë të ekzistojë pamundësia dhe pafuqia e njeriut.  Dituria, shkenca, dhe mendja do të dëshmojë  për pamundësinë, pafuqinë e kësaj bote njerzore.

“O xhinde dhe njerëz, nëse keni fuqi të kapërceni kufijtë e qiejve dhe të Tokës, atëherë përshkojini ato! Por nuk do të mund ta bëni këtë, përveçse me një fuqi të madhe (nga Allahu)!” (Er-Rahman 33) 

Ajo është fuqia dhe madhështia e Allahut , dëshira dhe vullneti i Tij, urdhëri dhe urtësia e Tij, çdo gjë është në dorë të Tij, nuk pyetet  për atë që Ai bën. “Vërtet, urdhri i Tij, kur Ai dëshiron diçka, është që t’i thotë asaj “Bëhu!” – dhe ajo bëhet. Prandaj, qoftë lartësuar Ai, në Dorën e të Cilit është pushteti mbi çdo gjë! Tek Ai do të ktheheni!” (Ja Sin 82-83)

Adhurues të Zotit! Është e rëndësishme për besimtarët në kohë vështirsishë dhe shqetësimesh, mundimit dhe zbrastisë që të pendohet tek Zoti dhe të ja dorëzojë çështjen e tij Zotit të Gjithësisë. Të kthehet tek Allahu dhe të mbështetet tek Ai. “Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai.” (Et-Talak 3) 

Le ta dijë se ajo me të cilën është prekur nuk e ka kaluar atë që i është caktuar, dhe se ajo çfarë i është caktuar që të mos e preki nuk do ta preki.

Sa e çuditshme është çështja e besimtarit, vërtetë në çdo çështje të tij ai ka  mirësi. Nëse e prekën atë ndonjë e mirë ai është falenderues, mirënjohës, dhe është në të mirë të tij, e nëse e prekën ndonjë vështirsi, ai bën durim dhe është në të mirë të tij. “S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në Libër (Leuhi Mahfûdh) para se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtet e lehtë!(Këtë paracaktim e kemi bërë) që ju të mos dëshpëroheni për atë që ju ka kaluar, por edhe për të mos u gëzuar së tepërmi për atë që Ai ju ka dhënë. Allahu nuk i do kryelartët mburravecë.  ”(El-Hadid 22-23)

Adhurues të Zotit! Të jeni të kënaqur dhe pranues të çfarë ju është caktuar që të fitoni shpërblimin dhe sevapin tek Zoti, pranoni dhe dorëzoni vetet tuaja në caktimin, vullnetin  dhe vendimin e Zotit, që të ju shkruhen sevape në vështirsi dhe fatkeqsi. “Prandaj, përgëzoji të duruarit, të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!”(El-Bekare 155-157) 

 

LEXO  Katër arsye për të marrë mirësi dhe përfitime

Hutbeja e Dytë

 

Paqja dhe shpëtmi i Zotit qoftë mbi të dërguarin e Tij, Muhamedin, besnikun, mbi familjen, shokët e tij dhe tabiinët.

Adhurues të Zotit. Në të vërtetë epidemia është pasuese e mëkateve dhe krizave, prapambetjes dhe tjetërsimit njerzor. Ajo e pushtoi botën për një kohë të shkurtër, prandaj ndihmoni në dobësimin dhe bllokimin e sajtë. Sa’d Ibn Ebi Vekasi tregohet se ka pyetur Usame Ibn Zejdin, Zoti qoftë i kënaqur me ata; “ Çfarë ke dëgjuar nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, të ketë thënë për murtajën?” Usame ka thënë: E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë; “Murtaja është ndëshkim apo dënim që është dërguar tek Beni Israilët,  apo për ata që kan qenë para jush. Nëse dëgjoni se në një vend ka rënë sëmundja e murtajës mos shkoni në atë vend, dhe nëse jeni në një vend ku ka rënë sëmundja e murtajës atëherë mos u largoni nga ai vend.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

O musliman! Frikësojuni nga thashethemet,  shpifjeve, gënjeshtrave, devijimeve, luhatjeve dhe talljeve. Lavdëroni Allahun për shëndetin, lavdëroni Allahun për shëndetin dhe mos u ekspozoni ndaj fatkeqsive. Frikësojuni dhe bëni kujdes ndaj shkaqeve të sëmundjes dhe vendeve të epidemisë. Luteni Allahun që të ju japë shëndet dhe shërim. Përmirsohuni me përkujtim të Allahut dhe lutje drejtuar Atij. Përmirsohuni me përkujtim të Allahut dhe lutje drejtuar Atij, nuk do të zhgënjehet ai që me lutje i drejtohet Zotit. Shkoni nga caktimi i Zotit në caktimin e Zotit. 

Kujdesuni për Zotin dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut. 

O ti që je i shqetësuar, me të vërtetë shqetësimi ka rrugëdalje,  përgëzo për të mirë sepse Allahu është largues i shqetësimit.

Dëshpërimi nga një herë tek njeriu ndërpritet, mos u dëshpëro sepse të mjafton Allahu.

Allahu i Madhërishëm dërgon lehtësimin pas vështirsisë, mos u frikëso sepse Allahu është Krijuesi.

Nëse sprovohesh, beso në Allahun e ai besim të jetë i mjaftueshëm për ty, sepse me të vërtetë Allahu është Ai që i largon sprovat.

Deri sa e ka caktuar Allahu, dorëzoju vullnetit të Tij, nuk ka gjë që e ndryshon atë që ka caktuar Ai.

Pasha Allahun nuk ke veç Allahut dikënd  tjetër, mbështetja tek Allahu të mjafton dhe për çdo gjë ke Allahun.

O ti që je i shqetësuar, me të vërtetë shqetësimi ka rrugëdalje,  përgëzo për të mirë sepse Allahu është largues i shqetësimit.

O Zot, larguesi i të dëmshmeve, o Zot o larguesi i dëmshmeve, o Ti që i përgjigjesh lutjeve, largo nga ne fatkeqsitë, largo sëmundjet, përshpejto me shërim, na mundëso ilaçin, mjekimin, na mundësi ilaçin, mjekimin. “S’ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, ne jemi nga ata që kemi gabuar!” 

O Zot largo nga ne rritjen e çmimeve, epidemitë, kamatën, imoralitetin, tërmetet, fatkeqsitë,  si dhe të këqijat e fitneve nga ato që janë shfaqur dhe nuk janë shfaqur. Na i largo ato nga vendi ynë në veçanti dhe nga të gjitha vendet e muslimanëve në përgjithësi.

O Allah, Zotëruesi i gjithë Pushtetit, çfarë kemi harruar janë në dorën Tënde, e kaluara jonë është në gjykimin Tënd, drejtësia është në vendimin Tënd.  

O Zot kërkojmë mbrojtje tek Ty nga gjykimi i padrejtë, kërkojmë mbrojtje tek Ty nga gjykimi i padrejtë, mjerimi dhe nga kënaqsia e armiqve tanë, për fatkeqsitë tona, nga zbritja e fatkeqsive, dhe  nga përhapja e epidemive.

O Allah, i Lartësuari dhe i Madhëruari, Ti je mbështetja jonë dhe më e mira mbështetje, Ti je mbështetja jonë dhe më e mira mbështetje, përmirso situatën tonë, dhe mos na lër neve në dorë të veteve tona as sa hapim e mbyllim sytë.

O Zot të lutemi që të na japësh paqe pas të cilës nuk ka vështirsi, kënaqsi pas të cilës nuk ka më pikëllim, dhe gëzim pas të cilit nuk ka më hidhërim.

O Zot tek Ty jemi mbështetur, tek ty kërkojmë ndihmë dhe tek Ty është drejtimim ynë, të lutemi të na mbrosh nga të këqiat e veteve tona, dhe nga e keqja e çdo gjëjë, Ti je kontrolluesi i çdo gjëje.

O Zot jepi sukses kujdestarit  të çështjes tonë, kujdestarit të dy xhamijave të shenjta nga suksesi Yt, jepi atij mbështetjen Tënde.

O Zot jepi sukses atij dhe zëvëndësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur, o Dëgjues i lutjeve.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)

 

LEXO  Në kuadër të ritualit të Haxhit: Këshilla dhe paralajmërime

O Zot mëshiroje të Dërguarin tonë,  Muhamedin,  familjen e tij, dhe të gjithë shokët e tij.

 

Post Author: endrit