Hytbe e Qabes 25-03-1441 H 22-11-2019
Shejh Bander Balejla Tema: Dinjiteti
Falenderimi i takon Allahut i Cili i nderoi bijtë e Ademit mbi të gjitha krijesat. I zgjodhi ata për të mbartur shpalljen e Tij. Allahun e Madhërishëm e lavdërojmë, Ai është Zot i xhindëve dhe i njerëzve.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, i vetëm e i pashoq. Dëshmoj se profeti ynë Muhamed është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij. Krijesa më e pastër e më bujare në mirësi, në vështirësi e në bela. Nderimet dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij pishtarë e të mençur. Nderime dhe shpëtim pastë mbi të gjithë deri në frymën e fundit.
Jini të devotshëm ndaj Allahut o muslimanë sepse devotshmëria është zahireja më e mirë dhe veshja më e bukur. Dijeni se kjo botë është bërë gati të largohet e bota tjetër po vjen. Të dyja kanë bij, bëhuni bij të botës tjetër e mos u bëni bij të kësaj jete. Sot është koha e veprave e nuk ka llogari ndërsa nesër do të jetë llogaria e nuk ka vepra.
O Muslimanë: Njeriu është në një pozitë ndryshe nga krijesat e tjera. Allahu e ka veçuar njeriun ndër krijesat e tjera; e ka ngritur në pozita fisnike, e ka përzgjedhur dhe e ka nderuar. Çdo gjë e ka krijuar për të. Babain e njerëzimin e krijoi me dorën e Tij, i dha shpirtin, melaiket i urdhëroi të binin në sexhde për të, i mësoi emrat e çdo gjëje, nështroi për të çdo gjë që gjendet në qiejt, në tokë e midis tyre. Melaiket e Tij të afërt i bëri roje të të njeriut kur është në gjumë, kur është zgjuar, kur udhëton e kur vendoset diku të qëndrojë. Zbriti mbi të Librat e Tij, e bëri të dërguar dhe i dërgoi shpallje. E thirri njeriun dhe i foli. Zgjodhi prej njerëzve të afërm, bashkëbisedues, miq e të dashur. I bëri ata tregues të urtësisë së Tij, tregues të dashurisë së Tij e për ta krijoi xhenetin dhe zjarrin. Krijimi, urdhëri, shpërblimi dhe ndërshkimi vërtiten mbi llojin njeri i cili është ajka e krijimit.
Allahu i madhërishëm thotë: “Në të vërtetë, Ne i kemi nderuar bijtë e Ademit: ua kemi bërë të mundur që të udhëtojnë në tokë dhe në det, u kemi dhënë ushqime të mira e të lejuara dhe i kemi ngritur lart mbi shumë prej atyre që kemi krijuar.” (El Isra; 70).
Gjithashtu thotë: “I Gjithëmëshirshmi ua ka mësuar Kuranin (robërve të Tij), ka krijuar njeriun dhe i ka mësuar atij të folurit e qartë.” (Er Rahman; 1-4).
Rob të Allahut: Çdo njeri në këtë jetë përpiqet të arrijë krenarinë e vetvetes, ngritjen e saj dhe mundohet ta largojë atë nga greminat e poshtërimit e të inferioritetit. Njerëzit për këtë zgjedhin të përshkojnë rrugë dhe shtigje të ndryshme e që të gjithë kërkojnë rrugën drejt dinjitetit dhe mundësi për privilegj e pozitë të lartë.
Disa njerëz mendojnë ta arrijnë dinjitetin nëpërmjet forcës dhe imunitetit në arrogancë dhe dhunë. Por Allahu shumë shpejt ia heq forcën e imunitetin duke i lënë të pafuqishëm, të dobët, të mjerë, të poshtëruar e të vegjël. Për këtë ditët janë dëshmitare dhe shembujt janë të njohur.
“Sa i përket fisit Ad, ata u treguan arrogantë në Tokë dhe, pa kurrfarë të drejte, thoshin: “Kush është më i fortë se ne?” Vallë, a nuk e dinin ata se Allahu që i kishte krijuar, është më i fuqishëm se ata?! Kështu, ata i mohuan shpalljet Tona. Dhe, Ne u dërguam atyre në ditët e fatkeqësisë erë të acartë, për ta shijuar dënimin poshtërues që në këtë jetë; ndërsa dënimi në jetën tjetër do të jetë edhe më poshtërues dhe askush nuk do t’i ndihmojë.” (Fusilet; 15,16.)
Disa të tjerë mendojnë se dinjiteti dhe krenaria arrihen me pasuri të madhe, kënaqësi të shumta, furnizim të gjerë dhe mirësi që zgjasin. E ai pastaj me to bëhet egoist e mburravec. Njerëzit përballë tij janë viktima që lakmojnë të jenë si ai ose të suksesshëm që shohin me syrin e perceptimit rrethin e së keqes e të poshtërimit që ka mbërthyer atë njeri. Me udhëzim prej Allahut arrin të dallojë se një njeri i tillë ka rënë në kurth.
Allahu në librin e Tij na ka treguar për njerëz me pozitë të tillë.
Allahu i madhërishëm thotë: “Me të vërtetë, Karuni ka qenë nga populli i Musait, por i shtypte ata. Ne i patëm dhënë atij aq thesare, saqë çelësat e tyre vështirë se do të mund t’i mbante një grup njerëzish të fuqishëm. Njerëzit e popullit të tij i thanë: Mos u ngazëlle me pasurinë që ke, sepse Allahu nuk i do ata që ngazëllehen!” (Kasas; 76), derisa e sqaron përfundimin e tij me fjalët:
“Ne bëmë që Karunin dhe shtëpinë e tij t’i gëlltiste toka dhe askush nuk arriti që ta mbronte nga dënimi i Allahut, madje as ai vetë nuk mund ta mbronte veten.” (Kasas; 81).
Një pjesë e tyre u mashtruan në pamje të parë me dinjitetin falls e momental duke i dhënë përparësi kënaqësisë së afërt ndaj asaj që i duket larg. Kur doli para tyre me stolitë e tij, lakmuan të kishin edhe ata si ai:
“Kur ai dilte para popullit të vet me stolitë e tij, ata që lakmonin jetën e kësaj bote thanë: Ah! Sikur të na ishte dhënë edhe neve si Karunit! Vërtet që ai është njeri me fat.” (Kasas; 79).
Ndërsa pjesa tjetër, njerëzit e dijshëm e besimtarë vepruan ndryshe. Dija i mundësoi të mos mashtroheshin me paraqitjen e jashtme dhe besimi i orientoi drejt preferimit të kënaqësisë së mëvonëshme ndaj asaj që është afër.
“Ndërsa njerëzit e dijshëm thoshin: Të mjerët ju! Shpërblimi i Allahut është më i mirë për atë që beson dhe bën vepra të mira. Ai do t’u jepet vetëm të duruarve”. (Kasas; 80).
Disa njerëz që jetojnë me mirësi arrijnë deri aty sa të mendojnë se po mashtrojnë Zotin. Demostrojnë me mirësitë e Zotit duke pretenduar se meritojnë prej Tij nderim:
“Pastaj hyri në kopshtin e vet dhe, duke qenë i padrejtë me vetveten, tha: Unë nuk mendoj se kjo do të shkatërrohet ndonjëherë dhe nuk mendoj se do të arrijë ndonjëherë Ora (e Kiametit). Por, edhe nëse do të më kthejnë te Zoti im, sigurisht që do të gjej një vend më të mirë se ky (kopësht)”! (Kehf; 35-36).
Belaja më e madhe është kur njeriu i sprovuar me mirësi mendon se shenjë e nderimit të tij prej Allahut janë mirësitë e shumta e të gjithanëshme që po i jep në këtë jetë dhe shenjë e poshtërimit është ngushtia në mjetet e jetesës.
“Për sa i përket njeriut, kur Zoti i tij e sprovon atë, duke e ngritur lart dhe duke i dhënë mirësi, ai thotë: Zoti im më ka nderuar. Por, kur e sprovon atë, duke ia ngushtuar mjetet e jetesës, ai thotë: Zoti im më ka poshtëruar”. (Fexhr; 15-16).
Disa njerëz të tjerë e kërkojnë nderin dhe prestigjin në autoritet, në pozitë, në famë e në nam. Ai pastaj për këtë ndjek medoda të shëmtuara, kryen vepra të mallkuara të cilat i përdor për tu afruar tek zemrat e njerëzve, për të fituar lavdërimet e tyre, aprovimet dhe mahnitjen e tyre. Një njeri i tillë nuk i jep rëndësi se po ndjek atë që urren dhe e zemëron Allahun apo atë që e kënaq përderisa tek njerëzit posedon pozitë të dukshme, emër, nam dhe famë të lartë. E kjo rrugë është rruga më e gabuar në kërkimin e dinjitetit. Situata e një njeriu të tillë nuk vazhdon gjatë e synimi i tij i keq do të jetë ndërshkues ndaj tij, e kësaj i thonë shpërblim i merituar.
Kush kërkon të fitojë kënaqësinë e Allahut edhe në rast se zemërohen njerëzit le ta dijë se Allahu do ta ndihmojë në mundimet e njerëzve. Ndërsa ai i cili kënaq
njerëzit duke zemëruar Allahun le ta dijë se Allahu e lë në dorë të njerëzve. Kështu tregohet në hadithin e përcjellë prej Tirmidhiut në sunenin e tij prej Aishes r.a.
Të gjitha këto rrugë të largojnë prej dinjitetit të vërtetë. Ato janë pengesë në arritjen e pozitës së nderit. Ato janë rrugë që të çojnë në poshtërim e në humbje. Allahu është ndihmësi kurdoherë.
Allahu na bekoftë me ajetet e qarta, udhëzimin e zbritur dhe me traditën e më të mirit të njerëzve. I kërkoj falje Allahut të madhërishëm për vete dhe për ju ndaj çdo gabimi, kërkojini dhe ju falje se ai është Pranuesi i pendimit dhe Falës.
Hutbeja e dytë
Falenderimi i takon Allahut, falenderimi i takon Allahut i cili njerëzit e tij të dashur i ka nderuar me vyrtytin e bindjes, i ka bërë ndjekës të së vërtetës, i ka larguar prej të kotës dhe dëgjimit të saj. Atë e falënderoj i patëmeta është Allahu. Falenderimi për të është detyrë të përhapet. Salavatet dhe selamet e Allahut qofshin mbi robin dhe të dërguarin e Tij Muhamed poseduesin e hauzit e të ndërmjetësimit, shpëtim dhe paqe pastë mbi të derisa të bëhet kijameti!
O muslimanë rruga e dinjitetit të vërtetë të cilën nuk e arrijnë shumë njerëz e që e arrin vetëm ajka e tyre është në ndjekjen e kënaqësisë së Allahu. Nderi dhe dinjiteti arrihet me përpjekje maksimale në bindje ndaj Allahut. Dinjiteti maksimal arrihet me qëndresë të vazhdueshme dhe ecje në rrugën e udhëzimit.
Një njeri i humbur e i keq nuk ka dinjitet edhe pse shijon prej mirësive të kësaj jete sepse kjo botë është një zbukurim i përkohshëm ndërsa jeta tjetër është mirësi në amshim dhe bukuri e pafund. Llogjika nuk mund të zgjedhë kalimtaren mbi të përjetëshmen. Ai i cili është i vetëdijshëm për këtë sigurohet në vetvete, i qetësohet shpirti e nuk shqetësohet edhe sikur të humbasë tërë botën përderisa ka një Zot bujar. Ai nuk shqetësohet se a po shtohet përmendja e tij. Në këtë botë ecën nën hijen e dinjitetit duke shpresuar të arrijë nderimin maksimal në botën tjetër. Të hyjë në xhenet, në vendbanimin e mirësisë së përherëshme, e në strehën e mëshirës së Zotit Fisnik bashkë me ata të cilëve Allahu u ka dhuruar mirësi; profetëve, të sinqertëve, dëshmorëve dhe vepërmirëve. Allahu na mundësoftë të jemi prej robërve të tij të nderuar në xhenetet e mirësive të ulur mbi shtretër përballë njëri-tjetrit.
Dërgoni salavate dhe selame mbi më të mirin e krijesave të Tij. Të përzgjedhurin për shpalljen e Tij, e me të cilin Allahu vulosi profecitë. Përmendaj e tij është ngritur lart me përmendjen e Allahut në këtë botë dhe atij do ti jipet leja të ndërmjetësojë në botën tjetër. Sikurse ju ka urdhëruar Zoti juaj i madhërishëm ku thotë: Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”! (surja Ahzab; 56).
O Allah nderimi dhe shpëtimi Yt qoftë mbi robin dhe të dërguarin tënd Muhamedin, mbi familjen dhe mbi shokët e tij.
O Allah kënaqësia jote qoftë mbi katër mëkëmbësit e tij të drejtë të cilët ishin në të vërtetën dhe me të gjykonin, edhe mbi ne qoftë kënaqësia Jote me faljen e me bujarinë Tënde o më Fisnik i fisnikëve!
O Allahu fenë islame ngreje lart dhe muslimanët bëji krenar.
O Allahu fenë islame ngreje lart dhe muslimanët bëji krenar.
Zhduke idhujtarinë, poshtëroi idhujtarët dhe shkatërroi armiqtë e fesë.
Këtë vend bëje të qetë e të sigurtë po ashtu edhe të gjithë vendet e muslimanëve.
O Allah çdo të mirë që ta kemi kërkuar na e jep, e atë që nuk ta kemi kërkuar na e dhuro ti vetë e atë që nuk e arrijmë dot me synimit e me veprat tona prej të mirave të kësaj jete e të jetës tjetër na i mundëso ti arrijmë.
O Allah na jep siguri në vatanet tona e në shtëpitë tona. Përmirësoi prijësit dhe udhëheqësit tanë.
Përkrahe me të vërtetën, me sukses dhe me saktësi prijësin dhe udhëheqësin tonë. O Allah jepi sukses udhëheqësit tonë për atë që punoji sipas kënaqësisë tënde, udhëzoje atë në bamirësi e në devotshmëri O Allah përmirësoja nënpunësit e tij të afërm O i Lartmadhërishëm o Fisnik! O i Lartmadhërishëm o Fisnik!
O Allah jepi sukses mëkëmbësit të tij të bëjë atë që është më e dobishme për islamin dhe krenari për muslimanët o Zot i botëve!
O Allah përmirësoja nënpunësit e tij të afërm O i Lartmadhërishëm o Fisnik!
O Allah na e rregullo fenë se ajo është parësore e çështjeve tona, na e rregullo dynjanë në të cilën jetojmë, na e rregullo botën tjetër tek e cila është përfundimi ynë. Jetën tonë bëje sa më të mirë dhe vdekjen tonë bëje rehati prej çdo të keqeje.
O Allah na mbulo me mirësinë tënde, na rretho me mëshirën tënde e na mundëso të vdesim në islam, në sunet e në unitet, na mundëso të vdesim si muslimanë, na mundëso ti bashkangjitemi të mirëve pa poshtërim e pa gjunjëzim ndaj sprovave e pa bërë ndryshime e deformime o Zot i botëve.
Në bëj prej njerëzve të mirë e të qëndrueshëm në fe, na mundëso të ndjekim rrugën e dinjitetit e na ruaj nga poshtërimi ditën e kijametit!
O Allah jepu fitore ushtarëve tanë që vigjëlojnë në kufijtë tanë. O Allah ji Ndihmëtar dhe Përkrahës i tyre o Zot i Botëve!
Zoti ynë na jep të mira në këtë botë, të mira në botën tjetër e na ruaj nga dënimi i zjarrit.
Zoti ynë ne i kemi bërë padrejtësi vetvetes, nëse Ti nuk na fal e nuk na mëshiron do të jemi prej të humburve!
O rob të Allahut:
Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin. Përkujtojeni Allahun e madhërishët që Tju kujtojë Ai juve. Falenderojeni për mirësitë e shumta që ju ka dhënë që t`ua shtojë ato. Vërtet që përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.