Lavdërimet vetëm Zotin. Allahun e lavdërojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe punët tona të këqija. Atë që drejton Allahu s’ka gjë që e humbën dhe ai që e humbën veten e tij s’ka udhëzues tjetër veç Allahut.
Lavdërimet për Zotin që ka plotësuar për ne këtë fe, dhe ka plotësuar për ne mirsinë e Tij në të dy botët. Ka dërguar nga mesi ynë profetë që të lexojnë për ne argumentat, Ajetet e Tij dhe që të na pastrojë, dhe të na mësojë librin dhe urtësitë e Tij, edhe pse ishim para tij në humbje të qartë.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, dëshmi që është mbrojtja më e mirë për ata që jan kapur pas sajtë. Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut. Allahu i Madhërishëm e ka dërguar mëshirë për mbarë botët, dhe ka zbritur tek ai librin dhe urtësinë. Lutjet dhe përshëndetjet për ty o i dërguari i Allahut, o poseduesi i vendit të lavdëruar dhe mbartës i flamurit të falenderuesve ditën e kijametit. Përshëndetje për familjen dhe shokët e tu të parët e të mirëve dhe për të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e fundit.
Në vijim
O ju besimtarë! Allahu i Madhërishëm thotë: “Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun.”( El- Ahzab 21)
O ju besimtarë! Jetojmë në kohën kur na ka pushtuar forca e imitimit, dhe na imponohen metoda të huazuara. Në këtë ditë të bekuar do të flas për shembullin më të mirë, për të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, posedues i shpirtit të pastër, i cili ishte i sigurtë dhe i mbrojtur. Do të flas për poseduesin e moralit të lartë, të cilin e ka zgjedhur Allahu i Madhërueshëm si mbartës së shpalljes dhe mesazhit të Tij. E ka bërë atë vula mbyllëse e të gjithë të dërguarve të Tij, e ka lavdëruar atë me fjalët e Tij kur ka thënë: “Se ti je me virtyte madhore.”(El-Kalem 4)
Të diskutuarit për këtë gjë ka nevojë për shumë ligjërime, mësime, leksione dhe seminare me qëllim që të japim disa nga të drejtat e tij. Por se kjo është një kalim i shpejtë dhe lexim i shkurtër i disa nga cilësitë dhe sjelljet e tij të cilat kan bërë që të tronditen zemrat. Me lejen e Zotit në pjesën e dytë të hutbes do të flas për çështjen Palestineze.
O ju muslimanë! Me të vërtetë me shembullin e mirë kemi për qëllim të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili ka qenë shembulli më i mirë për ne në zbatimin e legjislacionit dhe fesë së Zoti dhe rregullat e kësaj feje. Allahu i Madhërishëm e ka zbritur Kuranit që të mbrojë ata që janë më të mirët. Allahu i Madhërishëm dërgoi profetin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, udhëzues dhe përgëzues, dhe pishtar ndriçues. Për këtë Ai ju është drejtuar robërve të Tij dhe ka thënë: “Po kështu, (për të plotësuar mirësinë Time ndaj jush) ju kam sjellë një të Dërguar, nga mesi juaj, i cili ju lexon Shpalljet Tona, ju pastron (nga gjynahet), ju mëson Librin (Kuranin) e Urtësinë (rregullat e fesë) dhe ju mëson ato gjëra që nuk i keni ditur.”(El-Bekare 151)
I dashuri ynë Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte shembull dhe model hyjnor, që lëvizën në tokë dhe e shikojnë njerëzit dhe se nuk gjejmë diçka nga jeta e tij, apo fjalë që ka thënë, që të jenë larg nga metodologjija hyjnore dhe larg nga Kurani Famëlartë.
Prandaj dhe gruaja e tij, Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, kur është pyetur për moralin e tij, ka thënë: “Morali i tij ka qenë Kurani.”
I ka edukaur shokët e tij me këtë metodologji kohë pas kohe. Mbi të gjitha këto ai ishte i pajisur me durim, dhembushuri, mirsi, butësi dhe mëshirë. Nuk ishte i ashpër dhe i vrazhët, nuk ishte i padrejtë. Ai ishte mësues i mëshirshëm. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ty o zotërija ynë o i dërguari i Allahut. Allahu ka thënë të vërtetën kur thotë: “ Në saje të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. Prandaj falua gabimin, kërkoi falje Allahut për ta dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme. Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu. Vërtet, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai.”(Al Imran 159)
O ju besimtarë! Nga shenjat dalluese të modelit të mirë në të dërguarin tonë të ndershëm, është se ne gjejmë në të shembullin më të mirë për të gjitha shtresat njerzore në një shoqëri. Ai është modeli, shembulli i mirë, për jetimin, i cili është rritur pa baba. Ai është shembull për të varfërin, i cili është përballur me varfërinë dhe të papasurit për aq sa ka përjetuar në jetën e tij të ndershme. Ai është shembull për të pasurin, të cilit i ka dhuruar Allahu dhe e ka bërë të pasur, pasuri e cila jepte më të mirën për tu bërë dobi të tjerëve që kishte për rreth vehtes. Ai është shembull për baballarët, për gjyshërit, për bashkëshortët, për mësuesit, për drejtuesit dhe udhëheqësit dhe jo vetëm kaq.
O besimtarë! Ishte shembulli i tij i mirë që bëri pasuesit e tij të shtoheshin dhe jo të pakësoheshin, ai ishte i cili i thërriste ata mëngjes dhe në darkë në këtë rrugë duke u thënë: “ Nuk mund të ju sjellë dobi as dëm dhe nuk e di se çfarë do të behët me mua dhe me ju, kush do të jetë përfundimi.” Ky ishte shembull që mbushte zemrat me siguri dhe vendosmëri.
O besimtarë! Po thuajse të gjitha vendet u pushtuan nga thirrja e tij, të gjithë mbretërit dhe udhëheqësit u përballën me mesazhet e tij me të cilat ai i thërriste ata për në Islam.
Ishin ata që ndaluan dhe qëndruan, duke dorzuar armët dhe kokat e tyre për tu gjykuar për atë që kishin bërë, dhe me të ishin dhjetë mijë shpata që kishin dhënë fjalën ditën kur çliruan Meken. Prisnin për të marrë dënimin dhe kur dëgjuan fjalët: “Shkoni sepse jeni të lirë.” “Shkoni sepse jeni të lirë.”
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte ai që me sjelljen e tij meritoj ndihmën dhe fitoren, në rrugë të të cilës sakrifikoj jetën e tij. Shijoj fitoren ditën e çlirimit të Mekes duke e mbajtur lartë kokën e tij që tu tregonte njerëzve mendimin e tij të ndritur. Deri kur mbërriti në Qabe duke festuar fitoren dhe duke thënë: “E vërteta erdhi, ndërsa e pavërteta u shkatërrua. Sigurisht, e pavërteta është e paracaktuar të zhduket!” (El-Isra 81) Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ty o i dërguari i Allahut, lutje përgjithmonë për ty sa të ekzistojë nata dhe dita.
O ju besimtarë! Dashurija jonë për të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është që të ikim nga traditat dhe formalitetet derisa të ndjekim atë synetin e tij, edukatën e tij, sjelljet e tij dhe moralin e tij. Të ikim nga shpikjet dhe risitë për në drejtim të synetit, nga kundërshtitë dhe mosbindjet në bindje dhe ndjekje, nga padija, injoranca në drejtim të dijes, dhe nga të thënat dhe fjalët për në vepra dhe të punuarit e tyre. Të qëndrojmë dhe të krenohemi me fenë tonë dhe bindjen tonë me këtë fe madhështore. Ashtu siç na ka mësuar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në hadithin e tij të saktë: “Kush i posedon këto tre cilësi e ka shijuar ëmbëlsinë e besimit; Të jetë për të Allahu dhe i dërguari i Tij më të dashur se çdo kush tjëtër. Të dojë një njeri vetëm për hatrin e Zotit, dhe që të urrejë kthimin në mohim, pasiqë Allahu e ka shpëtuar prej tij, siç e urren hudhjen në zjarr.”
Dashurija jonë për të dërguarin e Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duhet që të jetë primare para çdo dashurije. Nga dashurija jonë për të është që ne ta ndjekim atë në çdo gjurmë të tij dhe të udhëzohemi me të duke u bazuar në fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.”(Al Imran 31)
Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “Nuk ka besuar dikush nga ju derisa të mos jetë dashurija e ti vetëm për atë me të cilën kam ardhur, sherijati dhe feja.” Hadith i saktë.
O besimtarë! Është shumë e lehtë për ne që të ligjërojmë para jush, të themi poezi fetare dhe lëvdata për të dërguarin e Zotit, me qëllim që të prekim dhe zgjojmë ndjenjat e njerëzve. Por se të verpruarit dhe të zbatuarit praktik është kryesori, baza dhe ai është qëllimi. Atëherë do të meritojmë shoqërimin e të dashurit tonë të Zgjedhurit të Zotit në xhenet, sikurëse Zoti i Madhërishëm ka thënë: “Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata të cilëve Allahu u ka dhënë shumë dhunti: me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me të drejtët! Eh sa shokë të mrekullueshëm janë këta!”(En-Nisa 69)
O ju muslimanë! Nga veçoritë dhe specifikat e fesë tonë Islame, me të cilën ka ardhur i dërguari ynë i ndershëm, është dhe përmbushja e të gjitha kërkesave të ndryshme njerzore të kësaj bote. Dhe nga më kryesoret e tyre është çfarë lidhet me gruan dhe të drejtat e sajtë. Islami e ka ngritur lartë rëndësinë e sajtë duke e vlersuar atë lartë duke e nderuar në mënyrën më të mirë. Qoftë ajo në pozitën e nënës, gruas, apo vajzë, pasiqë ajo ishte para Islamit e poshtrëruar, groposej duke qenë e gjallë. Ajo konsiderohej si plaçkë që blihej dhe shitej dhe mjet argëtimi që trashëgohej dhe nuk kishte të drejtë trashigimije. Të drejtat e sajtë ishin të nëpërkëmbura, dhe pozita e sajtë ishte e dobët. Por është për të ardhur keq që në këto ditë dalin disa nga bijtë e gjakut tonë duke protestuar për të drejtat e grave të shtypura, sipas pretendimit të tyre. Duke u nisur nga disa ligje dhe vendime ndërkombëtare të huazuara nga përëndimi dhe jo vetëm. Duke komentuar këtë them, se ajo me të cilën ka ardhur sherijati, legjislacioni ynë Islam, është mjaftueshëm dhe më shumë se aq, dhe se nuk kemi nevojë që të huazojmë nga jashtë nesh, nuk kemi nevojë që të importojmë nga ato vendime dhe rregulla të huaja dhe të dyshimta që ti zbatojmë tek njerëzit, familjet dhe shoqëritë tona. Vendime që kan për qëllim shkatërrimin dhe shthurjen e familjes dhe shpërbërjen e sajtë. E themi me gjithë besim se vendimet fetare nuk kanë diskutim në vërtetësinë e tyre, dhe se nuk i lejohet asnjërit që ti diskutojë ato dhe ti hedhi ato poshtë.
Dijetarët i kanë rregulluar vendimet e kësaj feje me argumente të qarta nga Kurani Famlartë, syneti i profetit, me konsensusin e dijetarëve dhe kijasin.
Allahu thotë të vërtetën: “Kush do ta pasojë udhëzimin Tim, as nuk do të humbë, as nuk do të bjerë në mjerim.”(Ta Ha 123)
I dërguari ynë i ndershëm ka thënë të vërtetën kur thotë: “Kam lënë në mesin tuaj dy gjëra, nëse kapeni pas tyre nuk do të humbni kurrë, Librin e Allahut dhe synetin tim.”
Apo siç ka thënë: “Ai që pendohet nga gjynahet është sikur nuk ka gjynahe.”
Lutjuni Zotit sepse jeni të premtuar për përgjigje. Fitorja është për ata që kërkojnë falje tek Zoti, prandaj kërkoni falje tek Zoti.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet vetëm për Allahun. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, që ka thënë: “Mos u tregoni të dobët në përndjekjen e armikut! Nëse ndjeni dhembje prej luftës, edhe ata ndiejnë dhimbje ashtu si edhe ju. Mirëpo ju shpresoni prej Allahut atë që ata nuk e shpresojnë. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.” (En-Nisa 104)
Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi shokët e tij të parët e të mirëve, dhe mbi të gjithë ata që i pasojnë me mirsi deri në ditën e fundit.
Në vijim
O ju të lidhur ngush me këtë tokë! Është e rëndë ajo me çfarë po përballet populli ynë në Gaza në këto dhjetë ditët e fundit nga sulmet e armikut që ka pasur në shënjestër qytetarët e pafajshëm nga gratë, pleqt dhe fëmijët, institucionet dhe ndërtesat me armë shkatërruese sa që ka lënë gërmadha pas. Këto sulme janë haptazi në shkelje të parimeve bazë të të drejtave të njeriut dhe të të gjithë ligjeve të feve qiellore. Nga këto sulme shkatërruese kanë dhënë jetën dhjetra dëshmorë , për të cilët e lusim Allahun e Madhërishëm që ti pranojë në Mëshirën e Tij, dhe ti bëjë ata nga banorët e xheneti të Tij. Sikurëse janë plagosur qindra nga banorët, e lusim Allahut që tu japë shërim të shpejtë. Por se ajo që është për të ardhur keq se këto sulme janë bërë para syve dhe veshëve të shteteve të botës, të cilat kan zgjedhur heshtjen, sikurë duan të na thonë se gjaku jonë është kaq i lirë . Nuk na ngelet tjetër nga ky vend vetëm se të lusim Allahun për popullin tonë dhe që të mposhti sulmet e armiqve të tyre , ti ruaj ata me Sigurinë dhe Mbrojtjen e Tij, ti furnizojë ata me durim dhe urtësi, dhe ti bëjë ata të bashkuar. Zotit i lutemi që të ndalojë gjakderdhjen e tyre, ti forcojë në qëndrimin e tyre, të marrë nën Kujdesin e Tij çështjen e tyre, të largojë bllokadën ndaj tyre, me të vërtetë Ai është që e dëgjon lutjen dhe u përgjigjet lutjeve.
O ju të lidhur me këtë tokë! Pavarsisht këtyre sulmeve dhe shkatërrimeve të përsërituar dhe të vazhdueshme, ndaj tokës, njeriut dhe vendeve të shenjta, toka e Israsë dhe e Miraxhit është tokë Paslestinze me rrethinat dhe fshatrat e tij, me fushat dhe malet e tij. Me lejen e Allahut të Madhërueshëm, do të jetë tokë Islame dhe arabe. Kud’si do të ngelet Kud’si ynë dhe se do të ngelet Aksaja e jona. Do të vazhdojnë minaret tona të thërrasin Tekbiret dhe Tahlilet, Madhërimin dhe Njësimin e Zotit deri në ditën që të lejojë Allahu të egzistojë kjo tokë dhe çfarë ka në të.
Në të vërtetë kjo gjendje kërkon nga Palestinezët njësimin e rreshtave të tyre, mbylljen dhe dhënijen fund përçarjeve në mes tyre, të cilat janë zgjatur në kohë. Sikurëse kërkohet nga arabët dhe muslimanët mbarë që të marrin përgjegjësitë e tyre të plota në lidhje me qytetin e Kud’sit dhe tokës së Israsë dhe Miraxhit. Dhe se kjo nuk arrihet vetëm se me unifikimin e vërtetë në mes tyre, dhe dhënijen fund të këtyre luftërave shkatërruese në mes tyre, të cilat nëse vazhdojnë do të shpien në shkatërrimin e umetit dhe se do tu japi fund të mirave dhe trashigimive të tij sa do të mëdha qofshin. Do të jenë në dorë të të keqit dhe pushtuesit duke zbatuar synimet e tij të mbrapshta në lidhje me qytetin e shenjtë, Kud’sit dhe xhamisë së bekuar të Aksasë.
O besimtarë! Me të vërtetë qyteti i Kud’sit dhe xhamija e Aksasë duhet që të jetë nga prioritetet kryesore për të gjithë arabët dhe muslimanët. Sepse xhamija Aksa është pjesë nga besimi i tyre, ajo është kurora e krenarisë së tyre dhe simboli i dinjitetit të tyre. Këtë të vërtetë e kanë vlersuar muslimanët e parë që në fillimet e përhapjes së Islamit dhe kanë marrë përgjegjësinë e drejtimit dhe mbrojtjen e këtij qyteti të shenjtë duke ja dalë gjatë gjithë historisë. Janë kujdesur për xhaminë e bekuar të Aksasë, në mbrojtje, kujdesje, restaurim, vizitë dhe falje në të.
O ju të lidhur dhe të vendosur me këtë qytet! Me të vërtetë qyteti i Kud’sit me të gjitha lagjet dhe institucionet e tij do të ngelet në kujdesjen e arabëve dhe muslimanëve. Ata nuk dorëzohen dhe nuk heqin dorë ndaj të drejtës që kanë në të, kundrejt çfarë do presjoni dhe trysnije, dhe nuk do të pranojnë asnjë ndryshim në identitetin e këtij qyteti të shenjtë.
Shigjetat dhe sulmet e tyre do tu kthehen në kokë armiqve tanë me lejen e Allahut : “Sigurisht, të padrejtët do ta shohin se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes).” (Esh- Shu’ara 227)
O Zot ndihmo Islamin dhe muslimanët. Lartëso me ata fjalën e vërtetë dhe fenë.
O Zot atij që i dëshiron Islamit të mirën jepi sukses o Zoti i Botrave. Atij që i dëshiron të keqen Islamit humbe dhe ndëshkoje me Fuqinë Tënde.
O Zot të lutemi të zbresësh mëshirën Tënde mbi ne, të udhëzosh me të zemrat tona, të bashkon me të grupacionet tona, të mbulosh me të popullin tonë, të zbardhësh me të fytyrat tona, të na ruash me të nga çdo e keqe.
O Zot bëje këtë vend të sigurtë dhe të mbrojtur, të begatë dhe të mbuluar me mirësi, si dhe të gjitha vendet e muslimanëve.
O Zot ndalo gjakderdhjen e muslimanëve në çdo vend.
O Zot ruaj xhaminë Aksa nga çdo e keqe.
O Zot mëshiro dëshmorët tanë, shëro të plagosurit tanë, mundëso lirimin e të burgosurve tanë, o Zoti i Botrave.
O Zot fali besimtarët dhe besimtaret të gjallët nga ata dhe të vdekurit.
Adhurues te Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai ju kujton ju, kërkoni falje se Ai ju falën.