Islami fe e pranuar tek Zoti – Medina 31.01.2020

Lavdërimet janë për Zotin,  Atë e lavdërojmë,  prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojte nga të këqiat e veteve tona, dhe punët tona të këqia. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbën, dhe ai që e humbën veten e tij s’ka udhëzues  tjetër veç Tij. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.” (En- Nisa 1)

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën.  Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab 70-71)

Në vijim.

Fjala më e mirë është Libri i Allahut, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit  qoftë mbi të. Çështjet më të këqia janë shpikjet, risitë në fe, çdo e re është shpikje,   dhe çdo humbje të shpie në zjarr. 

 

O ju muslimanë! Dijeni se nuk ka çështje dhe punë më të kompletuar se atë që ka plotësuar Zoti i Madhërishëm për ne, e ka ngritur Allahu  i Madhërishëm  vetë, duke e pranuar atë për njerëzit e nderuar dhe të mirë, të cilën e ka njohur dhe emruar atë nga mirësia dhe bujaria e Tij me  emrin Fe, Besim. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.” (El-Ma’ide 3) Çështje të cilën e ka bërë të qartë, shpjeguar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në mënyrën më të plotë. Duke e ngritur në vlera të ndershme bazat dhe rregullat e sajtë, fesë. Ka bërë të qarta obligimet e sajtë detyrat, sikurëse ka bërë të qartë dëmet nga mosplotësimi i tyre nga njeriu, dhe se kjo është feja e vërtetë, rruga e drejtë dhe drejtimi i duhur. Ai që është i tillë ka të drejtë që të pasohet dhe të bëhet durim  ndaj tij, deri në takimin me me të Drejtin, Allahut të Lartësuar.  Allahu i Madherishëm ka thënë: “Thuaj: “O njerëz, nëse ju dyshoni në fenë time, unë nuk do t’i adhuroj ato, që ju i adhuroni në vend të Allahut, por do të adhuroj vetëm Allahun, i Cili do t’ju bëjë të vdisni. Unë jam urdhëruar të jem nga ata që besojnë.Dhe (më është thënë): ‘Bëhu i sinqertë në fe dhe kurrsesi mos u bëj nga idhujtarët. Përveç Allahut, mos iu lut tjetërkujt nga ata që nuk të sjellin as dobi, as dëm. Nëse do ta bëje këtë,  atëherë, ti do të ishe vërtet keqbërës”. Nëse Allahu vendos që të të godasë ndonjë e keqe, askush nuk mund të ta largojë atë, përveç Tij e, nëse Ai do të të bëjë ndonjë të mirë, s’ka kush që ta pengojë mirësinë e Tij. Ai ia jep atë mirësi kujt të dojë prej robërve të Vet. Ai është Falës dhe Mëshirëplotë. Thuaj: “O njerëz, ju erdhi e Vërteta nga Zoti juaj. Kush udhëzohet në rrugën e drejtë, ai është udhëzuar për dobinë e vet dhe kush e humb rrugën e drejtë, ka humbur në dëmin e vet, ndërsa unë nuk jam mbikëqyrësi juaj”. Zbatoje atë që të është shpallur ty dhe duro derisa të gjykojë Allahu, se Ai është Gjykatësi më i mirë!”( Junus 104-109) 

Allahu i Madhërueshëm ka marrë premtimin nga  të dërguarit e Tij dhe të gjitha ata që i kanë pasuar, për  besimin  ndaj zotërisë tonë  Muhamedin, vula e profetërve dhe të dërguarve  dhe me çfarë ka ardhur me të nga Zoti i Botrave. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kujto kur Allahu mori besëlidhjen nga profetët (dhe u tha): “Çfarëdo që t’ju jap prej Librit dhe urtësisë, kur t’ju vijë një i Dërguar, vërtetues i asaj që ju është dhënë, pa dyshim që duhet ta besoni dhe ta ndihmoni atë! A e pranoni këtë dhe barrën që po ju ngarkoj?” Ata u përgjigjën: “E pranojmë”. (Allahu) u tha: “Bëhuni dëshmitarë, se edhe Unë bashkë me ju jam dëshmitar. Kurse ata që i shmangen detyrës pas kësaj, me të vërtetë janë të këqij”. A mos kërkojnë ata diçka tjetër përveç fesë së Allahut, ndërkohë që Atij i përulen të gjithë ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, me hir a me pahir dhe tek Ai do të kthehen të gjithë?!” (Al ‘Imran 81-83)

Ai që e mban këtë premtim dhe e zbaton këtë marveshje, do të ketë shpërblimin që i është premtuar dhe do ti jepen dy shpërblime nga Sunduesi i Gjithësisë,  Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “O ju (ithtarë të Librit) që besuat (në Musain dhe Isain), ruajuni Allahut dhe besoni në të Dërguarin e Tij (Muhamedin), se Ai do t’ju dhurojë pjesë të dyfishtë nga mëshira e Vet, do t’ju japë dritë, me ndihmën e së cilës do të ecni dhe do t’ju falë; Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë. Dhe le ta dinë ithtarët e Librit, se ata nuk kanë aspak fuqi mbi çfarëdo mirësie të Allahut dhe se mirësia është vetëm në dorën e Allahut. Ai ia jep kujt të dojë. Allahu zotëron mirësi të pakufishme.” ( El- Hadid 28-29)

Ndjekësit e Islamit janë më primarë për këtë shpërblim të madh, këtë dritë dhe falje, sepse ata kanë besuar në të gjithë të dërguarit dhe profetët e Zotit, sikurëse ka lajmëruar i Madhërishmi me thënien e Tij: “ I Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij e po ashtu dhe besimtarët: të gjithë besojnë në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij”. Ata thonë: “Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti ynë dhe te Ti do të kthehemi!” (El-Bekare 285)

Ky  umet, popull është populli me jetë më të shkurtër por me shpërblim më të madh. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Shembulli i juaj me popujt e dy librave, krishterët dhe jehudët, është si shembulli atij njeriu, që merr  puntorë dhe u thotë;  “Kush do të më mbarojë një punë nga mëngjesi deri në mes të ditës për një gjysëm karati, lloj paraje,? E kanë pranuar dhe punuar jehudët. Pastaj ka thënë: “Kush më kryen këtë punë nga mesi i ditës deri në namaz të iqindisë për një karat?” E kanë pranuar dhe punuar të krishterët. Pastaj ka thënë; “Kush më kryen këtë punë nga namazi i asrit deri në përëndim të diellit për dy karat?”  Ka thënë; “Ju jeni ata.” Janë zemëruar të krishterët dhe kan thënë; E përse ne më shumë punë dhe më pak shpërblim? Ka thënë: “A ju kemi privuar nga e drejta juaj diçka?” Kan thënë; Jo , Ka thënë: “Kjo është mirsia ime që ja jap kujt të dëshiroj.”

Ky umet është i fundit si kohë në këtë botë, por i pari, udhëheqën në këtë botë dhe në botën tjetër. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Allahu i Madhërishëm i ka larguar  nga dita e xhuma popujt që ishin para nesh. Për jehudët ishte me vlerë dita e shtunë ndërsa për të krishterët dita e diele. Allahu i Madhërishëm na solli ne dhe na udhëzoj për në ditën e xhuma, të premte, dhe në këtë mënyrë ata do të na pasojnë ditën e kijametit. Ne jemi të fundit nga njerëzit në këtë botë, dhe të parët në ditën e kijametit.”

Allahu i Madhërishëm na ka bashkuar në këtë umet të dashur pasues  të Ibrahimit, me legjislacion të plotësuar nga Muhamedi të ndërthurur me plotësimin e Madhështisë së Zotit të lartësuar dhe lehtësimi në adhurimin e Zotit, kjo është feja më e dashur tek Zoti. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Feja më e pranuar tek Zoti është feja e pastërtisë dhe faljes, urime për atë që i ka dhënë Zoti rrugën e drejtë Islame dhe qëndrueshmëri në traditën e më të mirit të njerzimit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.” Ubej Ibn Ka’bi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë; “Qëndroni në rrugën e drejtë dhe në traditën e të dërguarit, synetin.  Kush do që do të jetë në rrugë të drejtë të fesë dhe pasues i traditës, të cilit kur përmendën Allahun, i rrjedhin lotët nga frika ndaj Krijuesit të Gjithësisë është i mbrojtur nga zjarri i xhehenemit, nuk e prekën yjarri. Çdo njeri që është në rrugë të drejtë dhe ndjekës i sunetit, që përmendën Mëshiruesin, dhe i dridhen gjunjët nga frika ndaj Zotit, është si shembulli i asajtë peme që është e mbushur me gjethe të thara. Atij  i falen, pastrohet nga gjynahet, siç dhe pastrohet pema nga gjethet e sajtë. Të qëndruarit në synet është shumë më mirë se sa ixhtihadi në ndryshimet e mendimeve në fe dhe në synet. Ai që është në këtë situatë  dhe e ka ruajtur Allahu nga mendjemadhsia, vetkënaqsia dhe të dukurit, idhujtaria, dyshimi dhe hipokrizia, dhe morali i keq, ai ka shpresë dhe nëse ka pak vepra.

Ebu Derdai, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Të mjerë ata që janë të dhënë pas gjumit, pijeve dhe ushqimit, si dëshirojnë të ngrihen në gradë me mendjen dhe agjërimin e tyre, kur një thërrmijë, grimcë e vogël me devoshmëri dhe me bindje, është më e madhe më e mirë dhe e vlersuar tek Allahu se sa adhurimet e atyre që janë të pa vëmendshëm.”

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë, dhe na bëftë dobi nga argumetat dhe urtësitë e tij. Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete dhe ju, Atij kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës dhe Mëshirues.

 

LEXO  “Unë jam më i mirë se ai”

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet për Zotin, lavdërime të shumta të mbushura me begati , ashtu siç dëshiron Zoti ynë dhe është i kënaqur.

Lutje dhe përshëndetje për krijesën më të mirë të Zotit, zotërinë tonë Muhamedin robin e Zotit dhe të dërguarin e Tij. Mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë që i kanë pasuar ata me mirësi deri në ditën e fundit.

Në vijim

Friksojuni Allahut, adhurues të Zotit dhe kapuni pas Islamit me lidhje të fortë, dhe dijeni se Allahu i Madhëruar ka sjellë një dëshmi të madhe për një çështje të madhe, duke e përsëritur dëshminë e Tij me banorët e qiellit dhe të tokës, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Allahu dëshmon, e po ashtu engjëjt dhe njerëzit e dijes, se nuk ka zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë. S’ka zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Tij, të Plotfuqishmit, të Urtit. Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami. Ata të cilëve u është dhënë Libri, patën mospajtime nga zilia që kishin midis tyre, vetëm pasi u erdhi dituria. Por kushdo që i mohon udhëzimet e Allahut, ta dijë se Allahu është i shpejtë në llogari. Nëse ata të kundërshtojnë ty (o Muhamed) thuaju: “Unë i përulem vetëm Allahut, e po ashtu edhe ata që më pasojnë mua”. Dhe thuaju atyre që u është dhënë Libri dhe analfabetëve: “A i përuleni Allahut?” Nëse e pranojnë Islamin, atëherë kanë gjetur udhën e drejtë. Por, nëse refuzojnë, detyra jote është vetëm që të përcjellësh (mesazhin). Allahu i vrojton robërit e Vet. Lajmëroi për dënimin e dhembshëm që i pret ata të cilët mohojnë Shpalljet e Allahut dhe, kundër çdo të drejte vrasin profetët dhe ata që urdhërojnë të veprohet me drejtësi. Këta janë ata, veprat e të cilëve nuk do të kenë vlerë në këtë botë dhe në tjetrën. Për ata nuk do të ketë asnjë ndihmues.”(Al ‘Imran 18-22)

Kjo është feja Islame, feja e Zotit të Botrave, që ka bërë obligim hyrjen në të për të gjitha krijesat në të dy botët, dhe se përveç kësaj feje Allahu i Madhërishëm nuk pranon fe tjetër. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Thuaj (o Muhamed): “Ne besojmë Allahun, atë që na është shpallur neve, atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit, Esbatëve (12 bijve të tij) dhe në atë që i është dhënë Musait, Isait dhe profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë asnjë dallim midis tyre dhe Ne vetëm Atij (Allahut) i përulemi”. Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.” (Al ‘Imran 84-85) 

Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ I gjithë umeti im do të hynë në xhenet përveç atij që ka kundërshtuar. E kanë pyetur kush ka kundërshtuar? Ka thënë: “ Ai që më është bindur, më ka pasuar mua do të hyjë në xhenet, e ai që nuk më pason më kundërshton mua ai ka kundërshtuar.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na ka shpjeguar qartë kur ka thënë: “ Pasha Atë që ka në dorë shpirtin e Muhamedit, Pasha Allahun, çdo jehudi apo i krishterë që ka dëgjuar për këtë fe dhe vdes duke mos besuar në atë me të cilën jam dërguar, do të jetë nga banorët e zjarrit.”

 

LEXO  Cilësitë e  njerëzve që mendojnë - Medina 22.01.2021

Adhurues të Zotit! Lutuni dhe përshëndeteni më të mirin nga krijesat e Zotit, Muhamedin, djalin e Abdullahit, Allahu i Madhërishëm ju ka urdhëruar që të luteni dhe ta përshëndesni atë kur ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje zotërinë tonë, të dërguarin Tënd  Muhamedin.

Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë  të cilët udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e tij, mbi tabiinët dhe të gjithë ata që i pasuan ata me mirsi deri në ditën e fundit. O Zot të lutemi që të jeshë i kënaqur dhe me ne sëbashku me ta, me Mirsinë, Bujarinë Tënde, o më i Madhi Bujar.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot poshtëro politeizmin dhe politeistët. 

O Zot shkatërro  armiqtë e umetit dhe të fesë Tënde.

O Zot bëje këtë vend të paqtë dhe të sigurtë, si dhe të gjitha vendet e muslimanëve.

O Zot na jep siguri në vendet tona, përmirso  drejtuesit dhe përgjegjësit e çështjeve tona.

O Zot na bëj kujdestarët tanë të jenë nga ata që të frikësohen Ty, të binden Ty dhe kërkojnë kënaqsinë Tënde,  o Zoti i Botrave.

O Zot jepi sukses drejtuesit tonë në atë që do dhe je i kënaqur me të. O Zot  drejtoje atë në mirësi dhe devotshmëri. O Zot jepi atij ndihmës të mirë dhe këshillues, që e drejton nga e mira dhe e ndihmon drejt  sajtë, o Zoti i Botrave. 

O Zot bëji të tillë zëvendësin, dhe ndihmësit e tij o Zoti i Botrave.

O Zot na fal gjynahet tona,  të metat tona në çështjet tona, na bëj të fortë dhe na ndihmo kundra popullit mohues.

O Zot na fal ne atë që kemi kaluar dhe atë që kemi vonuar, atë që kemi bërë në fshehtësi dhe hapur.

O Zoti ynë na fal ato gjynahe që kemi bërë në fillim dhe në fund, të hapurat dhe të fshehtat dhe ato me të cilat  je më i ditur se ne për to.

Ti je i Pari pa fillim dhe i Fundit pa mbarim, me të vërtetë Ti je Fuqishëm për të bërë çdo gjë. S’ka Zot tjetër veç Teje, Ty të takon Madhërimi, me të vërtetë ne jemi që i kemi bërë padrejtësi veteve tona.

O Zot, na fal dhe na mëshiro, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot na përmirso gjendjen tonë, dhe mos na bëj të jemi të dëshpëruar në vetet tona.  

O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90) 

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkutjimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

 

Post Author: endrit