Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa 14-02-1447H 08-08-2025 D
Shejh Muhamed Selim
Tema Koha e shoshitjeve
Lavdërimet janë për Zotin, Ai i Cili zgjodhi Muhamedin, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, që të jetë më i miri i të gjitha krijesave të Tij, dhe zgjodhi sahabet, shokët e tij që të jenë njerëzit më të mirë pas tij. Bëri që nga mesi juaj ai që punon për fenë e Tij do ketë shpërblimin e pesëdhjetë burrave që punojnë si veprat e shokëve të të dërguarit të Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, ka lavdëruar shokët e Muhamedit dhe ka thënë për ta: “ Sa u përket besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë. Allahu ka përgatitur për ata kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të jetojnë përgjithmonë. Kjo është fitorja madhështore!” (Et-Teube 100)
Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, të cilin shokët e tij e kanë pyetur dhe i kanë thënë: “ A ka ndonjë më të mirë se ne? Ne hymë në Islam me ty.” Ai, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, i ka thënë: “Po, do të jenë njerëzit pas jush, të cilët do më besojnë pa më parë.”
O muslimanë! Përgëzoni, merreni lajmin e mirë! Nëse sahabët, shokët e profetit, ju paraprinë në besim, në shikimin e të dërguarit dhe në thirrjen në Islam me të, atëherë ju jeni vëllezërit e tij, të cilëve ai u dha lajmin e gëzuar, dhe ka thënë; “ Vëllezërit e mi janë ata që më besuan pa më parë.” O Zot, na bëj nga më të mirët e tyre në besim. O Zot, na bëj nga më të mirët e tyre në vepra. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje gëzimin e syve tanë, Muhamedin, trashëgimtarin e Aksasë, ai që bëri udhëtimin në Natën e Israsë dhe poseduesin e dy Kibleve. O Zot, na ringjall në shoqërinë e tij, na bëj nga njerëzit që meritojnë ndërmjetësimit e tij, na mundëso të jetojmë sipas sunetit të tij, na mundëso të vdesim sipas fesë së tij dhe na mundëso të hyjmë në luginën e tij, në Xhenet. O Zot, mëshiroje familjen e tij dhe më të mirët e krijesave, njerëzve, pas tij, shokët e tij të cilët nuk ndryshuan kurrë. O Zot, mëshiro ata që i ndoqën duke u kapur fort pas fesë së tyre, si ata që kapen fort pas prushit të nxehtë deri në ditën e Kijametit.
Në vijim
O ju besimtarë! Jetojmë në kohë të cilën i dërguari Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na e ka përshkruar me disa përshkrime, prej tyre: Se kjo është kohë e sitjes, prej tyre se kjo është koha e kapjes në fe sikur kapja pas prushit të nxehtë, dhe prej tyre se kjo është koha e të qenit i huaj në fe.
O ju muslimanë! Të gjitha këto përshkrime bashkohen në kohën tuaj. E shikoni me sytë tuaj dhe përjeton çuditshmërinë e saj, të qenit i huaj në të, shijoni prushin e saj që digjet dhe shikoni se si siten njerëzit në të.
O ju besimtarë! Ju po e shikoni sitjen e njerëzve, burrave dhe grave të gjithëve, të cilët i sitin sprovat, fatkeqësitë dhe mundimet që qarkullojnë për rreth nesh dhe në mesin tonë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Do të vijë një kohë kur njerëzit do të siten dhe vetëm llumi i njerëzve do të mbetet. Do të shkatërrohen besëlidhjet dhe emanetet e tyre, do të ndryshojnë dhe do të jenë kështu.” dhe ai ngjeshi gishtat e tij.
O besimtarë! A nuk i shikoni njerëzit që mblidhen rreth të pavërtetës, të kotës, dhe e mbështesin atë?! Mblidhen rreth të keqes dhe e lavdërojnë atë?! Ngrenë padrejtësi dhe e mbajnë atë?! Shikoni përreth jush, kë, apo çfarë gjeni?! Fqinji është armiku yt, i afërmi yt pret një ditë kur ti do të jesh i pakënaqur. Nëse i thërret njerëzit në mirësi, ata do të të zënë në pritë, do jenë kundër teje, sikur do t’u presësh mish nga trupat e tyre. Nëse i shikon duke bërë një të keqe dhe ua ndalon atë, do të bëhesh armiku i tyre, e do të nxitojnë të ikin nga predikimet dhe tubimet e tua. Këta janë ata që siten, të siturit, besimi i sitën me sitën e tij. Kush është besimtar i vërtetë mbetet në sitë, e kush është hipokrit ose e do këtë botë dhe punon për të, kush është frikacak, nuk e miraton të mirën dhe nuk e denoncon të keqen ata do të bien nga sita. Ata janë llum, sikur llumi i elbit ose i hurmave. Zoti nuk interesohet për ta, nuk kanë asnjë peshë tek Zoti dhe Ai nuk interesohet për ta. Prandaj mos jini midis këtyre fundërrinave, jini midis të huajve dhe ji midis atyre që mbahen fort pas fesë së tyre si dikush që mbahet fort pas prushit të ndezur.
O adhurues të Zotit! O muslimanë! Analizoni, shqyrtoni besimin tuaj dhe ripërtërijeni atë në zemrat dhe jetët tuaja, sepse kus vepron prej jush sipas fesë së tij në këtë kohën tonë është si ai që mban prush të nxehtë. Prushi i djeg duart dhe i thërmon majat e gishtave, megjithatë ai nuk dëshiron t’i lëshojë, duke pasur frikë për besimin e tij. Kjo është si shembulli i dikujt prej jush që është djegur nga sprovat, fatkeqësitë, vështirësitë dhe të këqijat, megjithatë është i durueshëm dhe pret shpërblim, duke mos dashur të kthehet prapa dhe nuk dëshiron të heqë dorë nga besimi i tij, feja e tij. Ndërsa ai e di se durimi i tij përballë prushit të nxehtë të sprovave dhe zjarri fatkeqësive është më i dashur për të dhe më i lehtë për të sesa dalja nga feja me të cilën do të humbiste këtë botë dhe jetën e përtejme, Ahiretin. Për këtë arsye, ai do të ketë shpërblim të dyfishtë, pesëdhjetë herë më të madh se shpërblimi i sahabëve, pavarësisht vlerës dhe statusit të tyre, të cilin ne nuk e kemi arritur dhe nuk do ta arrijmë kurrë, sepse ata ishin unik në këtë drejtim midis muslimanëve që erdhën pas tyre.
O ju besimtarë! Kë do prej jush që i përmbahet fesë së tij dhe vepron sipas saj, jobesimtarët do ta rrethojnë gjithandej. Ata do të donin të zhdukeshin në tokë dhe të mos e shihnin atë midis tyre. Për këtë arsye, i dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka përgëzuar kë do që i përmbahet fesë së tij në kohë të sprovave dhe të vështirësive, duke thënë: “ Islami ka filluar si i huaj, me pak njerëz, dhe do të kthehet si i huaj, sikurse ka filluar, me pak ndjekës. Urime për të huajt!” Fjala e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të: “ Urime për të huajt!” sepse ata që ecin në rrugën e të huajve, të parëve, janë ata që dalloheshin nga devotshmëria në kohën e tyre, ndryshe nga njerëzit e kohës së tyre nga muslimanët.
O ju muslimanë! Këto ditë janë ditë durimi, durim me të cilin muslimani ngrihet për të punuar me fenë e tij dhe i përmbahet asaj fort me dhëmballë. Kjo është ajo për të cilën përgëzon i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se do të ketë shpërblim të barabartë me shpërblimin e pesëdhjetë sahabëve, shokëve të tij, për durimin e tij, siç dhe ai ka thënë: “ Vërtetë pas jush ka ditë ku durimi…” Domethënë: Nga ata që janë para dhe pas jush, në kohën pas tyre. Pastaj i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, shpjegoi se shpërblimi i dyfishtë është për ata që janë të duruar në fenë e tyre dhe për ata në mesin tuaj që vepron sipas fesë së tyre. Ai ka thënë: “Kush punon në të do të ketë shpërblimin sa pesëdhjetë prej jush.” Ky është ai që mbahet fort pas fesë së tij, ai shembulli i të cilit është shembulli i atij që mbahet pas prushit të ndezur, e ky është i huaji në kohën e fatkeqësive, ky është ai që në kohën e sitës nuk është situr nga sprovat në fe. Pra ai është i huaji që është i palëkundur në fenë e tij, ai nuk bie në fitne dhe as nuk bie nëpër sitat e sprovave. Prandaj, o muslimanë, ngrihuni fort pas fesë suaj dhe mbahuni fort pas saj si dikush që mbahet pas prushit të ndezur. O besimtarë, bashkohuni në punët tuaja, sepse ju jeni të huajt që riparoni atë që njerëzit e kanë prishur. Mirësi nga Zoti, është çdo njëri prej jush që mbahet fort pas fesë së tij dhe ka duruar sprovat e saj, ky është burri kur kanë humbur burrat. Zotin e lavdërojmë, për këdo që mbahet pas sitës në kohën e vështirësive, sprovave dhe fatkeqësive, dhe nuk bie me fytyrë përmbys, as nuk shembet siç bien llumrat e njerëzve. Ky është ai për të cilin ka përgëzim për shpërblim të dyfishtë, ky është ai për të cilin ka urime për mirësi pas sahabëve fisnik.
O ju besimtarë! Muslimanët nuk kanë përjetuar kurrë një izolim më të rëndë se ky që po përjetojmë, as nuk ka fatkeqësi ose shqetësim si fatkeqësia dhe shqetësimi që na ka goditur. Kjo është një kohë sprovash dhe mundimesh, vështirësish dhe fatkeqësishë, ku është përhapur padrejtësia dhe shtypja, tirania me petkun e saj është mbështetur në hijen e kombeve që nuk e njohin të mirën dhe nuk e denoncojnë të keqen. E keqja është e përhapur duke mos pasur askënd që ta denoncojë. Tregu i së mirës është i ndenjur, e ai që e komandon është si një deve e zgjebosur midis njerëzve të së keqes dhe korrupsionit. Ju jetoni në ditë kur nuk keni zgjidhje tjetër përveç durimit. Jini të duruar në kryerjen e adhurimeve, jini të duruar në përmbajtje, largim nga aktet e ndaluara, jini të duruar në përballimin e sprovave, jini të duruar në urdhërim në të mirë dhe jini të duruar në ndalimin e së keqes. Ky është durimi i lavdërueshëm, sepse sprovat në mesin tonë janë të mëdha dhe fuqia e muslimanëve në mes nesh është e izoluar. Nuk ka mbështetës për njerëzit e së vërtetës dhe të fesë përveç Allahut, e Ai është i mjaftueshëm si Mbështetës dhe Ndihmës. Prandaj, kush prej jush mbahet fort pas fesë së tij dhe i përmbahet asaj, urime për të, shpërblimi i tij do të shumëfishohet me shpërblimin e pesëdhjetë sahabeve.
O besimtarë! Sahabet ishin ndihmues në mirësi, dëshmonin shpalljen që zbriste mbi të dërguarin tonë, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, i shikonin mrekullitë me zemrat dhe sytë e tyre. Ndërsa ju as nuk i dëshmoni dhe as nuk i shikoni këto. Nuk ka askush që t’ju mbështesë dhe as që të qajë për ju. Sahabet kishin Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, në mesin e tyre ishte i ngritur tregu i Islamit. Të gjithë ishin një zemër e vetme, të bashkuar, një dorë dhe të unifikuar në rradhët e tyre. Ndërsa ju, nuk keni në mesin tuaj Omer, Ali, Ebu Beker ose Othman. E kush do ta ndalojë apostazinë, kthimin nga feja, atëherë?! Kush do ta barazojë, shtrojë rrugën në mënyrë që asnjë këmbësor ose kalorës të mos pengohet në të, kur feja juaj ndiqet dhe muslimanët janë të shpërndarë, pa asnjë unitet që t’i bashkojë ata dhe nuk ka mbështetje të ndërsjellë për njëri-tjetrin?! Në të vërtetë kjo është sprova e qartë për të cilën Ai ju ka zgjedhur në mënyrë që të fitoni shpërblimin e pesëdhjetë shokëve të të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Në një hadith ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë pas jush ka ditë ku durimi në to është sikur kapja e prushit të nxehtë. Kush punon në to do ketë shpërblim sa pesëdhjetë vetave që punon sikur veprat tuaja.” Ndërsa në një transmetim tjetër ka ardhur; “ I kanë thënë; O i dërguari i Allahut, shpërblimi i pesëdhjetë prej nesh apo prej tyre?” Ai ka thënë: “Përkundrazi, shpërblimi i pesëdhjetë prej jush.”
O besimtarë! O muslimanë! O adhurues të Zotit! Ky hadith fisnik është specifik për ata prej jush që i përmbahen fesë së tyre dhe përfaqëson ata prej jush që janë të huaj në fenë e tyre, në një kohë shoshitjeje, site. Ju dhe njerëzit janë dëshmitarë mbi ju, se po mbaheni fort pas fesë suaj si dikush që mban prush të nxehtë. Për sa kohë që dikush prej jush mbahet fort pas fesë së tij është si dikush që mban prushin e nxehtë, atëherë shpërblimi i çdo njërit prej jush është sa shpërblimi i pesëdhjetë shokëve të profetit. E këtë gradë nuk do ta arrijë asnjë hipokrit, tradhtar dhe fe braktisës.
O Zot, na bëj të palëkundur në fenë Tënde. O Zot, na bëj të durueshëm në bindjen ndaj Teje. O Zot, largo fatkeqësinë nga ne. O Zot, na mbro me mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
Adhurues të Zotit! Ka ardhur në një hadith fisnik: “ Vërtetë Zoti nuk i përgjigjet lutjes së një zemre të shkujdesur, të pavëmendshme, neglizhente.”
Prandaj, luteni Zotin duke qenë të bindur në përgjigje!
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin e botëve, ka bërë popullin tonë nga popujt më të mirë.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.
Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë dhe familjarët e tij të pastër, shokët e tij, të cilët ndihmuan fenë, dhe pasuesit e tyre në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.
Në vijim
O ju besimtarë! Përpara jush është koha kur duhet të mbaheni fort pas fesë suaj sikur të mbaheni fort pas prushit të ndezur, sepse gjërat e mira janë mohuar, sepse është koha e të qenit i izoluar në fe dhe sepse është koha e shoshitjes, sitjes: sitja e njerëzve të gënjeshtrës dhe rënia e tyre, dhe sitja e njerëzve të së vërtetës dhe ngritja e çështjes së tyre. Pra, sa i mirë është ai që mbahet fort pas fesë së tij dhe sa i mirë është i izoluar që i përmbahet fesë së tij në një kohë sitjeje.
O ju muslimanë! Sahabet, dhe pse kanë më shumë merita se ju, ka prej jush që mbahet fort pas fesë së tij do ketë shpërblim më të madh se ata. Kjo është mirësia e Allahut që ia jep kujtdo që Ai dëshiron, sepse jeni të izoluar në mesin e njerëzve, për shkak të zbatimit tuaj të sunetit dhe udhëzimit të Muhamedit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Sepse ju nuk gjeni askënd që t’ju ndihmojë ose t’ju mbështesë në të vërtetën, sepse ndihmësit në mirësi janë të paktë dhe njerëzit e së keqes janë të përhapur, shtuar. Prandaj, ai prej jush që e ruan fenë e tij është njeriu që tregohet me gisht.
O adhurues të Zotit! Të qenit i izoluar i ndonjërit prej jush në fenë e tij dhe kapja e tij ndaj saj është si ai që mbahet pas qymyrit të ndezur, është krenari për ju. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Në të vërtetë, fuqia është e Allahut, e të Dërguarit të Tij dhe e besimtarëve…” (El-Munafikun 8)
Ju, me fuqinë e Allahut, do t’i mposhtni njerëzit e së keqes, të korrupsionit dhe të devijimit, humbjes. Ju, me fuqinë e të dërguarit tuaj, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, do të triumfoni me fenë tuaj. Ju, duke vepruar kështu, do arrini lavdinë e besimtarëve, me të cilën do të triumfoni. Prandaj, o besimtarë, kërkoni shpërblimin pesëdhjetëfish të shpërblimit të sahabëve, kërkoni lavdi nga ana e Allahut, Zotit të Lartësuar, dhe jini nga ata që mbahen fort pas qymyrit të ndezur. Jini nga të huajt, të izoluarit, që qëndrojnë në sitën e besimit dhe nuk bien nëpër vrimat e tij. Atëherë do të jeni nën shoqërinë e Allahut, e shoqëria më e mirë është shoqëria e Zotit. E kush është nën shoqërinë e Zotit nuk do të mposhtet, kush është në shoqërinë e Zotit nuk do t’i bëhet padrejtësi. Zoti i Plotfuqishëm thotë: “Kush dëshiron lavdi e pushtet, ta dijë se e gjithë lavdia e pushteti i takojnë Allahut.” (El-Fatir 10) Prandaj, jini krenar me fenë tuaj ashtu siç ishin sahabët krenarë me fenë e tyre. Zoti është gjithmonë me ata që i përmbahen fesë dhe Zoti është me ata që janë të huaj, të izoluarit, në fenë e tyre. Ai nuk i lë ata pre e tundimeve. Këto janë vetëm ditë fitnesh, tundimesh dhe sprovash, e pastaj koha e tyre do të marrë fund. Vetëm Zoti është Fitimtar dhe askush tjetër nuk mund të jetë fitimtar përveç Tij. Vetëm Zoti ka fuqinë para dhe pas, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
O besimtarë! Shpërblimi i ndonjërit prej jush, që është i barabartë me shpërblimin e pesëdhjetë shokëve të të dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, fillon kur të përmirësoni fqinjësinë tuaj me Bejtul Makdis, Kudsin dhe rrethinat e tij. Pra, ejani në Aksanë tuaj, merrni dhe shpeshtoni udhëtimin drejt saj, nxitoni ta populloni atë duke shkuar në oborret e saj në mëngjes dhe në mbrëmje. Aksa është xhamia e juaj, vend udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit të profetit është vendi juaj, Kibla është Kibla juaj, e Allahu është Ruajtësi dhe Sunduesi juaj.
O Zot, përmirëso lidhjen tonë me këtë vend, na mundëso plotësimin e udhëtimit tonë për në xhaminë e Aksasë dhe na dhuroni afërsinë me të për sa kohë që të jemi gjallë.
O Zot, na shkruaj nga ata që mbahen fort pas fesë së tyre, si ata që mbahen fort pas qymyrit të ndezur. O Zot, na bëj nga të huajt, të izoluar në fe, që përmirësojnë atë që njerëzit e kanë prishur. O Zot, kërkojmë strehim tek Ti nga sprovat dhe fatkeqësitë. O Zot, kërkojmë strehim tek Ti nga hipokrizia, imoraliteti dhe mosbindja. O Zot, bëje Aksanë tonë të sigurt me sigurinë Tënde, të fortë me fuqinë Tënde dhe të mbrojtur me mbrojtjen Tënde të qartë.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, ngre lart fjalën e së vërtetës dhe fenë. O Zot, mos na lër asnjë gjynah pa na e falur, asnjë shqetësim pa e lehtësuar, asnjë të vuajtur pa e shëruar, asnjë të burgosur pa e kthyer në familjen e tij dhe asnjë të vdekur pa e mëshiruar.
O Zot, merr në dorë Tënde çështjet tona, lehtëso vuajtjet tona, largo nga ne padrejtësinë e shtypësve, tiranëve, dhe bëje përfundimin tonë të mirë, o më i Madhi Mëshirues. O Zot, na jep shëndet në trupat tanë, mbrojtje në fenë tonë, bëje të mirë destinacionin, përfundimin tonë dhe na furnizo bindje dhe nënshtrim ndaj Teje për sa kohë që na mban gjallë. Na fal ne, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët dhe të vdekurit prej tyre.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun, Ai ju kujton ju, falënderojeni Atë dhe Ai do t’ju japë edhe më shumë, kërkoni falje tek Ai sepse ju falën.
Ti që fton për namaz, fto në namaz!
“…Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)
Afrim Smakaj