Kuptimi i devotshmërisë dhe rrugët për ta arritur atë

Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar    14-02-1447 H     08-08-2025 D

Shejh Usame Khajat   

Tema   Kuptimi i devotshmërisë dhe rrugët për ta arritur atë

Lavdërimet janë për Zotin, Ai është Sunduesi, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë), Paqedhënësi, Zotin e Madhërishëm e lavdëroj për mirësitë dhe begatitë e Tij të shumta dhe të mëdha. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, ka urdhëruar robërit e Tij që të bashkëpunojnë në mirësi dhe devotshmëri, dhe u ka garantuar atyre rrugët drejtë lumturisë dhe arritjes së qëllimeve të tyre.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, më i miri i të gjitha krijesave të Tij, zotëria i njerëzimit mbarë. O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjarët dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të vazhdueshme sa kohë që nata dhe dita pasojnë njëra-tjetrën.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit sepse frika, devotshmëria, ndaj Tij është rruga drejtë zgjimit, rruga e njerëzve të zgjuar dhe me mendje të kthjellët, me të arrihet garancia nga pengesat, fitorja me Xhenet dhe shpëtimi nga zjarri i Xhehenemit.   “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)

O ju muslimanë! Një ajet nga Libri i Zotit të Plotfuqishëm, Kurani, që përfshin të gjitha interesat e robërve në jetën e tyre të kësaj bote dhe në jetën e tyre të përtejme, në Ahiret,  dhe atë që është në mes  tyre dhe në mes  Zotit të tyre. Ajet që ja vlen në vazhdimësi të meditohet mbi kuptimin dhe qëllimin e  tij dhe të bëhet kujdes i plotë për të vepruar sipas asaj që thuhet në të. Ajo është fjala e Zotit të Plotfuqishëm që thotë: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër.” (El-Ma’ide 2) Sikurse ka thënë Ibn Kajjimi, Zoti e mëshiroftë: “Asnjë njeri nuk mund të shkëputet nga këto dy gjendje dhe detyra, të cilat janë: Detyra midis tij, robit,  dhe Zotit, dhe detyra midis tij dhe krijesave.”

Adhurues të Zotit! Sa i përket detyrës midis robit dhe krijesave në aspektin e bashkëveprimit shoqëror, ndihmës dhe shoqërimit, ku takimi dhe shoqëria e tij me ta duhet të jetë bashkëpunim për të kënaqur Zotin dhe në bindje ndaj Tij, e cila është lumturia sublime e njeriut dhe suksesi i tij, e njeriu  nuk ka lumturi përveçse nëpërmjet saj, që është mirësia dhe devotshmëria, të cilat janë bashkimi i të gjithë fesë.

O robër të Zotit! Realiteti i mirësisë është se ajo është përsosmëria e kërkuar nga një gjë, përfitimet dhe të mirat që janë në të. Mirësia është fjalë që përfshinë të gjitha llojet e të mirave dhe përsosmërisë që kërkohen nga robi. E kundërta e saj është gjynahi, ajo është fjala që përfshinë të këqijat dhe të metat për të cilat fajësohet robi.  Prandaj në termin mirësi hynë besimi me pjesët e tij të dukshme dhe të fshehura.

Nuk ka dyshim se devotshmëria është pjesë e këtij kuptimi dhe përdoret më shpesh për të shprehur mirësinë e zemrës, që është prania e shijes dhe ëmbëlsisë së besimit në të, dhe çfarë kërkohet prej saj në lidhje me qetësinë, sigurinë, zgjerimin, forcën dhe gëzimin e saj me besim. Sepse për besimin ka kënaqësi dhe gëzim në zemër, e kush nuk e gjen atë është nga ata që e ka humbur besimin ose është i mangët në të. Zoti i ka mbledhur karakteristikat e mirësisë në fjalën e Tij, Allahu i Madhërishëm ku thotë: “ Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga lindja dhe perëndimi, por mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, engjëjt, Librin dhe profetët; e atij që me vullnet jep nga pasuria e vet për të afërmit, jetimët, të varfrit, udhëtarët e mbetur rrugës, lypësit dhe për lirimin e të robëruarve; e atij që fal namazin dhe e jep zeqatin; dhe e atyre që i plotësojnë premtimet, kur marrin përsipër diçka; e atyre që durojnë në kohë skamjeje, sëmundjeje dhe lufte. Këta janë besimtarët e vërtetë dhe këta janë ata që e kanë frikë Allahun.” (El-Bekare 177) Zoti i Madhërishëm na informoi se mirësia është besimi në Zotin, Melaiket e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij dhe në Ditën e Fundit. Këto janë pesë themelet e besimit, pa të cilat nuk mund të ngrihet besimi. Pastaj janë ligjet e jashtme, dukshme; nga falja e namazit, dhënia e zekatit dhe shpenzimet e detyrueshme, dhe më pas janë veprimet e zemrës, të cilat janë arritjet e tij, njeriut me besim, siç janë durimi dhe përmbushja e besëlidhjeve, fjalës së dhënë. Këto cilësi përfshijnë të gjitha pjesët e fesë. Pastaj Zoti i Lartësuar na informoi se ato janë cilësitë e vetë devotshmërisë.

LEXO  Dashuria për atdheun... natyrshmëri dhe mirësi

Adhurues të Zotit! E vërteta e devotshmërisë është të veprosh në bindje ndaj Zotit, me besim dhe duke kërkuar shpërblim, në urdhra dhe ndalesa. Ajo që e motivon robin të bëjë atë që Zoti ka urdhëruar, me besim në urdhrin dhe i bindur në premtimin e Tij, dhe braktisën, lë atë që Zoti ka ndaluar, me besim në ndalesë dhe i frikësuar nga kërcënimi i Tij.  Sikurse Talk ibn Habibi ka thënë: “ Nëse ju ndodhën ndonjë fatkeqësi, fitne, shuajeni me devotshmëri.” Ata thanë: “Çfarë është devotshmëria?” Ai tha: “Devotshmëri është të bësh vepra i bindur në dritën e Zotit, duke shpresuar shpërblimin e Tij, dhe të përmbahesh, largohesh nga mosbindja ndaj Zotit në dritën e Zotit, duke pasur frikë nga ndëshkimi i Tij.” Kjo është një nga gjërat më të mira që është thënë në lidhje me përkufizimin e devotshmërisë dhe shpjegimin e realitetit të saj.

O adhurues të Zotit! Çdo veprim duhet të ketë një parim dhe qëllim. Një veprim nuk mund të konsiderohet bindje ose përkushtim nëse nuk buron nga besimi. Prandaj, motivi për këtë duhet të jetë besimi i pastër, dhe jo zakoni, as dëshira, as kërkimi i lavdisë, as prestigji apo ndonjë gjëje tjetër. Përkundrazi, parimi bazë i tij duhet të jetë besimi i pastër, dhe qëllimi shpërblimi i Allahut dhe kërkimi i kënaqësisë së Tij, Zotit të Madhërishëm. Për këtë arsye, qëllimi i bashkimit dhe bashkëveprimit të njerëzve me njëri-tjetrin është të bashkëpunuarit e tyre në mirësi dhe devotshmëri. Secili e ndihmon shokun e tij në këtë, me dituri dhe me vepra, sepse robi i vetëm nuk ka dituri ose aftësi për ta bërë këtë.  Kështu, urtësia e Zotit të Plotfuqishëm kërkoi që Ai ta bënte racën njerëzore të varur nga njëri-tjetri dhe që secili ta mbështesi tjetrin.

Pastaj, Zoti i Madhërishëm ka thënë: “ …dhe jo, mos e ndihmoni njëri-tjetrin,  në gjynahe dhe armiqësi!” (El-Ma’ide 2) Gjynahi dhe armiqësia në anën e ndalimit, janë të ngjashëm me mirësinë dhe devotshmërinë, në anën e urdhrit. Gjynahi është i ndaluar në llojin e tij, ndërsa armiqësia çfarë është ndaluar si shkak i rritjes në masën e saj, e që është tejkalimi i kufijve të Zotit për të cilët Ai ka thënë: “ Këta janë kufijtë e Allahut, andaj mos i shkelni ata! Ata që shkelin kufijtë e Allahut, pikërisht ata janë keqbërësit.” (El-Bekare 229) Zoti i Madhërishëm ka thënë: “ Këta janë kufijtë e Allahut, prandaj mos iu afroni atyre!” (El-Bekare 187)

Zoti ndaloi shkeljen ose afrimin ndaj tyre, sepse kufijtë e Tij, Zotit të Madhërishëm, janë kufijtë përfundimtarë ndarës në mes të ligjshmes, lejuarës, dhe të paligjshmes, ndaluarës, duke përfshirë armiqësinë kundër jetës, pasurisë dhe nderit. Ky është rregulli i robit në marrëdhëniet e tij me njerëzit, ku bashkëveprimi i tij me ta duhet të jetë në bashkëpunim me mirësi dhe devotshmëri, me dituri dhe veprim.

LEXO  Ramazani: Pastrim, solidaritet dhe drejtësi

Sa i përket detyrës së robit midis tij dhe Zotit të Plotfuqishëm, është që të besojë në Njëshmërinë e Tij, Zotit të Madhërishëm,  të zgjedhi bindjen ndaj Tij dhe të shmangë mosbindjen ndaj Tij. Ajo është fjala e Zotit të Plotëfuqishëm ku thotë: “ Frikësojuni Allahut…” (El-Ma’ide 2) Ka ajet është udhëzues për të përmendur detyrën e robit midis vetes dhe krijesave, dhe detyrën e tij midis vetes dhe Krijuesit, Zotit të Madhërishëm. O robër të Zotit! I zgjuar  është ai që i kryen këto dy detyra në mënyrën më të përsosur dhe respekton të drejtat e tyre në mënyrën më të përsosur. Në mënyrë që të plotsohen për të shkaqet e lumturisë në jetën e kësaj bote dhe të arrijë kënaqësinë dhe një vend të lartë në Xhenet, në jetën e Përtejme, Ahiret.

Zoti na bëftë dobi me udhëzimin e librit të Tij, Kuranit, dhe me synetin e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirëploti.

Hutbeja e dytë

Vërtetë lavdërimi i takon Zotit. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Zoti  s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Një nga mënyrat më të dukshme të bashkëpunimit në mirësi dhe devotshmëri është edukimi i shpirtit dhe mësimi i tij me këtë moral, veçanërisht në fazat e hershme të zhvillimit brenda familjes. Anëtarët e saj duhet të rriten mbi një themel të fortë bashkëpunimi në mirësi dhe drejtësi midis tyre, ku domosdoshmëria dhe detyrimi i tij duhet t’u bëhen të qarta atyre, efektet e bukura dhe pasojat e mira që përftohen prej saj. Pastaj rrethi duhet të zgjerohet për të përfshirë të afërmit dhe fqinjët duke u dhënë të drejtat dhe duke kryer detyrat e detyrueshme të lidhjes familjare, mirësisë, bashkëpunimit dhe dhembshurisë. Rreth i cili duhet të zgjerohet për të përfshirë të gjithë komunitetin, shoqërinë muslimane, kjo është shoqëri, realiteti i së cilës është përshkruar nga i dërguari i udhëzimit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, kur ka thënë: “ Shembulli i besimtarëve në dashurinë, solidaritetin dhe dhembshurinë në mesin e tyre i ngjan një trupi të vetëm, që kur një pjesë e tij ankohet, i gjithë trupi vuan me ethe dhe pagjumësi.” Hadithin e kanë transmetuar Buhari dhe Muslimi, në Sahihët e tyre.

O adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit, dhe punoni për të bërë atë që ju është urdhëruar të bëni, të bashkëpunoni në mirësi dhe devotshmëri, dhe në atë që ju është ndaluar të bëni, që të mos bashkëpunoni në gjynahe dhe armiqësi, në përgjigje të urdhrit të Zotit tuaj, urdhër në të cilin ka dobi për ju, mirësi në punët tuaja, jetë të mirë dhe rezultate, arritje të mira për ju.

LEXO  Mendimi i mirë për Zotin

Përkujtoni në vazhdimësi se  Zoti i Plotfuqishëm ju ka urdhëruar të luteni dhe të dërgoni përshëndetje për vuën e të dërguarve,  udhëheqësin e njerëzve të devotshëm dhe mëshirën e Zotit mbi njerëzimin mbarë, Allahu i Madhërishëm ka thënë në Librin e Tij të qartë, Kuran: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij, në të dy botët me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm.

O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, në të dy botët me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur  me katër halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun,  me të gjithë familjarët, shokët e tij, me tabi’inë,  me bashkëshortet e tij, nënat e besimtarëve, dhe me ne së bashku me ata me Faljen, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Miri që toleron dhe falën.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët dhe mbro ndjekësit e fesë, o Zoti i botëve.

O Zot, bashko zemrat e muslimanëve, njëso rrallët e tyre, përmirëso udhëheqësit e tyre dhe bashko fjalën e tyre në të vërtetën, o Zoti i Botëve.

O Zot, ndihmo fenë Tënde dhe librin Tënd, sunnetin e të dërguarit Tënd,  Muhamedit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, dhe robërit e Tu besimtarë të sinqertë.

O Zot, na jep siguri në vendet tona, përmirëso  drejtuesit dhe kujdestarët  e çështjeve tona. Mbështet në të vërtetën udhëheqësin dhe  kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta, jepi mbështetës të ndershëm, jepi atij sukses në atë që do dhe je kënaqur,  o Ti që i dëgjon lutjet.

O Zot, jepu sukses atij dhe  zëvendësit të tij, në atë që është e mira e tashme dhe e shpejtë në dobi të vendit dhe njerëzve, o Zoti i qiejve dhe i tokës. 

O Zot, ruaj këtë vend të bekuar me të gjitha të mirat, të sigurt nga çdo e keqe dhe të gjitha vendet muslimane.

O Zot, çliro xhaminë e Aksasë! O Zot, ruaj muslimanët në të gjithë Palestinën. O Zot, ruaj ata në mes duarve të tyre, nga pas tyre, ruaj ata nga e djathta dhe e majta e tyre. O Zot, kërkojmë mbrojtje në Madhështinë Tënde që të mos goditet nga poshtë këmbëve të tyre.

O Zot, mundëso ushqim për të uriturit e tyre, o Zot, shëro të plagosurit e tyre dhe të sëmurët e tyre, shkruaj shpërblimin e dëshmorëve për të vrarët e tyre. O Zot, shkruar shpërblimin e dëshmorëve për të vrarët e tyre.

O Zot, ndihmoi ata kundër armikut Tënd dhe armikut të tyre, o Zoti i botëve.

O Zot, jepu shpirtrave tanë devotshmëri, pastroi ata sepse Ti je më i miri që i pastron ata.

O Zot, na shto dhe mos na pakëso, na ndero dhe mos na poshtëro, na jep dhe mos na privo, na jep përparësi dhe mos u jep të tjerëve përparësi mbi ne. O Zot, na mundëso përfundim të mirë në çdo çështje tonën, na mbro nga poshtërimi në këtë botë dhe ndëshkimi në botën Tjetër.

O Zot, të lutemi na mundëso të bëjmë punë të mira, të heqim dorë nga veprat e shëmtuara, ti duam të varfërit, të na falësh dhe të na mëshirosh.

Nëse do të sprovosh robërit e Tu, na merr jetën para se të përballemi me sprovën.   

O Zot, na  përmirëso në  fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë, përmirëso jetën tonë ( në këtë botë) që  është vendqëndrimi i përkohshëm për ne,  dhe përmirëso  jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën  është takimi ynë. O Zot, bëj jetën tonë shtim të çdo mirësie dhe vdekjen rehati prej çdo të keqeje.        

O Zot, na mbro prej armiqve Tu dhe armiqve tanë me çfarë të dëshirosh, o Zot i botëve!

O Zot, ti lëmë Ty të merresh me armiqtë Tu dhe armiqtë tanë, dhe kërkojmë mbrojtjen Tënde nga të këqijat e tyre!

O Zot, ti lëmë Ty të merresh me ata dhe kërkojmë mbrojtjen Tënde nga të këqijat e tyre!

O Zot, shëro të sëmurët tanë, mëshiro të vdekurit tanë, na  plotëso nga ato që Ti je i kënaqur dëshirat tona dhe na mundëso në mbyllje kryerjen e veprave të mira.

“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf  23)

 “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin tonë, Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1950942262386435

Post Author: endrit