Falënderimi i takon Allahut. Ate e falënderojmë, ndihmë dhe falje i kërkojmë. E falënderojmë Allahun i cili është i pa të meta me sinqeritetin më të plotë dhe për mirësitë e panumërta. E falënderojmë Atë për bujarinë dhe begatitë. Nëse i bëjmë pemët lapsa për falënderim të Zotit duke përdorur ujin e Dixhlës dhe Furatit nëse do të ishte bojë, nuk arrijmë dot as vlerën më të vogël mirënjohje apo falënderimi o Zoti ynë i Lartësuar. Ti je i Pari, i Fundit, i Lartësuar, i Pasur që ske nevojë për askënd. Si do të mundemi t’i kompesojmë këto të mira të pafundme me mirënjohje ndaj Teje o Zoti ynë.
Dëshmoj se s’ka Zot që meriton adhurimin përveç Allahut i cili është i Vetëm dhe i Pashoq i cili i vllazëroi zemrat e besimtarëve. Thotë në Librin e Tij: Dhe i bashkoi zemrat e tyre (si të ishte një zemër e vetme). Sikur të shpenzoje tërë pasurinë që gjendet në Tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por Allahu i bashkoi ato. Enfal 63.
Dhe dëshmoj se Profeti dhe i Nderuari ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i Derguari i Tij. Na bën thirrje për t’u kapur fort pas Librit të Allahut dhe Sunetit të tij dhe na tërheq vrejtie nga të rënit në përçarje dhe kurndështime. O Zot ynë, derdhi të gjitha lutjet dhe mirësitë mbi robin dhe të Dërguarin Tënd Muhamedin, mbi familjen e tij të ndershme dhe të dlirë, mbi shokët e tij të nderuar, mbi pasuesit e tyre dhe mbi ata që i ndjekin mësimet e tyre me sinqeritet deri në Ditën e Gjykimit. Dhe më pas.
Robër të Allahut! Kijeni frikë Allahun Zotin tuaj dhe falënderojeni Atë për mirësitë e shumta sepse falënderimi nuk është i rëndë për atë që nuk don të ndjejë keqardhje. Dhe se falënderimi vlerësohet konform mirësive dhe nuk përdhoset nëse gjithmonë ua dimë vlerën atyre.
Të nderuar besimtarë! Në kohën kur janë shtuar sprovat materiale, janë përhapur paragjykimet dhe dyshimet, disa mendje kanë rrjedhur dhe janë jashtë realitetit dhe japin mend në çdo fushe edhe pse nuk kanë njohuri, u janë zbukuruar veprat e tyre të këqija duke i parë ato si diçka të mirë, shkaktuan sprova të rënda, shkatërrim, derdhje gjaku dhe këputje gjymtyrësh, shkoi dëm jeta e të pafajshmëve për shkak të një çështje akademike ose mospajtim personal në një çështje të caktuar dhe çdokush thotë se është në të vërtetën dhe pretendon që është meritor pa më të voglin dyshim, të miqëson për një interes të papërfillshëm dhe të armiqëson për hir të një ideologjie apo medhhebi.
Këtu vjen roli ndriçues i kësaj feje madhështore, me sqarimet e saja që përshtaten për të gjithë krijesat, ku dispozitat e sheriatit sheshojnë çështjet dhe situatat në mënyrën më të bukur dhe më të qartë, shfaq mëshirë dhe humanizëm vllazëror. Vërtet besimtarët janë vëllezër. Huxhurat 10. Ky është morali i kësaj feje madhështore dhe qellimeve të saj madhore në shërbim të shoqërise dhe individit edhe kur gjenden mospajtime në lëmi të ndryshme qofshin ato në çështjet dytësore fetare apo në çështje të ndyshme të jofetare. Mbyllja e portës së mospajtimit dhe nxitja dhe insistimi për forcimin e vllazërisë islame burojnë nga libri i Allahut. Thotë i Lartësuari: ‘’ Kapuni fort pas litarit (Kuranit dhe Sunetit) të Allahut dhe mos përçahi. Al-Imran 103. Thotë Profeti – paqja dhe mëshira e Allahut qofshin me të -: Allahu pëlqen nga tre gjëra:
– Ta adhuroni Atë e të mos i shoqëroni në adhurim askënd.
– Të kapeni fort pas litarit (Kuranit dhe Sunetit) të Allahut dhe të mos përçaheni.
– Dhe të këshilloni ata që Allahu i ka ngarkuar me menaxhimin e çështjeve tuaja. Transmeton imam Muslimi në Sahihun e tij.
Të nderuar muslimanë!
Mendimi ndryshe, mund të jetë i pëlqyer sepse ai është normë prej normave të Zotit në univers. Thotë i Lartësuari: ‘’Po të donte Zoti yt do t’i bënte njerëzit të një feje. Ata vazhdimisht janë në mospajtim (mendimi ndryshe). Përveç atij që e mëshiroi Zoti yt dhe për këtë edhe i krijoi. Hud 118 – 119. Ka thënë Hsan el Basriu – Allahu e mëshiroftë -: Për këtë edhe i krijoi, që dmth: i krijoi që të ketë mendim ndryshe mirëpo kundërshtia (insistimi në kundërshtim) është një e keqe që të çon në konfliktime dhe armiqësi, në shkatërrim dhe anarshi. Thotë shejhul Islam Ibnu Tejmijete – Allahu e mëshiroftë -: Prej kundërshtimeve që çon në përçarje dhe insistim në kundërshtim është kundërshtimi i Ixhamsë (unifikimit të dijetarëve në çështje të caktuar) dhe harmonisë deri aty që njerëzit fillojnë të urrejnë njëri-tjetrin dhe duan dhe mbështëesin njëri-tjetrin jo në çështje që është i kënaqur Allahu derisa arrin çështja tek disa në akuzë, mallkim, fyerje, ironizim me fjalë, përqeshje me shenja, ndërsa tek disa shkon çështja e konfliktimit me duar apo me armë, e disa me bojkot deri aty sa nuk falen pas njëri-tjetrit. Të gjitha këto që cekëm më lart i ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i Tij – paqja dhe mëshira e Allahut qofshin me të -. Thotë dijetari i madh Ibnul Kajjimi – Allahu e mëshiroftë -: Ekzistimi i mendimit ndryshe është çështje e parevokueshme për shkak të divergjencës së dëshirave dhe intelegjencës ndermjet tyre, por e urryer është armiqësia ndermjet tyre për shkak të tij është e urryer. Nëse mendimi ndryshe nuk shkakton ftohje dhe grupacione dhe se secili ka për qëllim bindjen ndaj Allahut dhe ndaj te Derguarit – paqja dhe mëshira e Allahut qofshin me të – ky mendim ndryshe nuk është i dëmshëm.
Vëllezër të islamit! Ai i cili dëshiron të mirën e umetit islam vëren se angazhimi në çështjet e mendimit ndryshe ndërmjet njerëzve në përgjithësi ndodh në kohët e rehatisë dhe devijimit idealist, kupton se kur umeti përballet me rreziqe fatale ose me armiq të përbetuar angazhohet me gjërat më të rëndësishme dhe shfrytëzon të gjitha enërgjitë e tij në ruajtien e unitetit të brendshëm për të qenë të aftë në përballimin e armikut të jashtëm i cili bie ndesh me parimet bazë të fese dhe nuk konsiderohet armik dikush që ka mendim ndryshe në një çështje apo disa çështje dytësore të pranueshme fetarisht. A nuk po e kuptoni këtë se nuk duhet të harxhojmë energjitë tona në çështje që pranojnë mendimin ndryshe i cili buron si rezultat i përpjekjeve pas studimit të një çështje fetare dytësore dhe të neglizhojmë çështjet bazë të fesë të cilat janë të qarta për çdo musliman dhe që nuk pranojnë mendim ndryshe.
Argumentet fetare janë katër:
Lloji i parë: Vendim dhe argument i qartë. Këtu nuk ka vend për mendim ndryshe, studim apo mospajtim.
Lloji i dytë : Vendim i qartë, argument jo i qartë.
Lloji i tretë: Vendim dhe argument jo i qartë.
Lloji i katërt: Vendim jo i qartë, argument i qartë.
Tre llojet e fundit janë objekt studimi të pranueshëm dhe fushë konkurimi i mendjeve intelegjente dhe të mendimit ndryshe konform normave dhe dispozitave fetare dhe nuk çojnë në përçarje, ndërtojnë dhe nuk shkatërrojnë, afrojnë dhe nuk largojnë. Kulminacioni në këtë fushë arrihet me qëllimin dhe sinqeritetin e mirë. Kushdo që shikon në mendimin ndryshe në umetin islam të ketë për synim të vërtetën duke saktësuar gabimin dhe qartësimin e të saktës dhe jo dëshira për të bërë i njohur duke demaskuar kundërshtarin në mendim apo duke ia ulur atij vlerat me qëllim ngritjen e vetes dhe famën me syfaqësi meqë nuk ia arrin ndryshe. Kërkohet nga të tillë njerëz të heqin dorë në mënyrë që të shpëtojë veten e tij dhe të shpëtojë umeti për të mirën e minimizimit të kundërshtimeve të dëmshme. Thotë shejhul islam Ibnu Tejmijete – Allahu e mëshiroftë – : Ndër shkaqet që Allahu caktoi rënien e vendeve islame të Lindjes nën pushtimin e Mongolëve dhe Tartarëve ishte përçarja e madhe e tyre në medhhebe dhe rryma të kota, pasimi fanatik të mendimeve të pabaza dhe epsheve larg udhëzimit të Allahut, si nënçmim dhe ndëshkim për ta. Uniteti dhe dashuria për umetin janë baza të fesë.
O umeti islam! Parimi i dytë, ju ruajt Zoti është: Edukimi i vetes që të pranojë kthimin me dëshirë në të vërtetë. Kthimi në të vërtetën është më e mirë sesa vazhdimi në të kotën. I tha një burrë Ibnu Mesudit – Allahu qoftë i kënaqur me të -. Më këshillo me një fjalë të dobishme. I tha: kush të vjen me të vërtetën pranoje atë edhe nëse për ty ai është i urryer apo i largët. Kush të vjen me të kotën refuzoje atë edhe nëse për ty ai është i afërt e i dashur. Thotë Ibnul Kajimi – Allahu e mëshiroftë-: Kërkohet nga muslimani të ndjekë udhëzimin e Rasulit – paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me të – në pranimin e të vërtetës nga kushdo që vjen me të qoftë mik apo armik, i dashur apo i urryer, i devotshëm apo gjynahqar dhe refuzohet e kota nga kushdo që vjen me të.
E treta: Raporti me mendimin ndryshe të jetë prej çështjeve që konsiderohen si diçka normale dhe që është prej natyrës njerëzore. Thotë imam Shatibiju – Allahu e mëshiroftë -: Allahu i Lartësuar gjykoi me urtësi që çështjet dytësore të umetit të jenë objekt mendimi ndryshe, gabimi në studim është normal, arsyetimi është i pranueshëm me kushte tek pasuesit e synetit dhe xhematit. Ekspertët e mendimit ndryshe ndjejnë ndrydhje në mendjet e tyre por jo në zemrat e tyre. Thotë shejhul islam Ibnu Tejmijete – Allahu e mëshiroftë – : Njerëzit e dijes diskutonin në çështje shkencore, teorike dhe praktike pa cënuar dinjitetin, vllazërinë dhe dashurinë për hir të fesë. Nëse muslimanët do të bojkotonin njëri-tjetrin për çdo mospajtim në mendimin ndryshe nuk do t’u mbetej atyre dinjitet dhe as vllazëri.
E katërta: Përkujdesja ndaj situatave dhe aktualiteteve. Me shtrirjen e islamit në mbarë botën dhe shumllojshmëria e shoqërive muslimane, rezultoi me llojshmëri të mendimit ndryshe, përpjekjeve në studime të çështjeve fetare dhe metodologjitë e kërkimit dhe argumentimit shkencor. Kjo u bë shkak në lindjen e shumë mospajtimeve dhe kundërshtimeve të mënyrës së argumentimit të teksteve referencë dhe ndryshimi i dispozitave ndaj mjaft situatave dhe aktualiteteve.
Thotë Ibnul Kajimi – Allahu e mëshiroftë-: Fetvaja ndryshon sipas kohes, vendit, situatës, rrethanave dhe gjendjeve.
O umeti i xhematit dhe mendimit ndryshe! Rregulli i pestë i këtyre rregullave dhe normave është: Të mbajturit drejtësi me kundërshtarin. Thotë i Lartësuari: ‘’O besimtarë! Bëhuni të qëndrueshëm në urdhrat e Allahut dhe bëhuni dëshmues me drejtësi! Le të mos ju nxisë urrejtja ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi. Bëhuni të drejtë, se kjo është më afër
devotshmërisë dhe frikësojuni Allahut! Pa dyshim, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë që punoni ju.’’ Maide. 08.
Mungesa e drejtësisë akoma është e theksuar dhe e fortë
Mes njerëzve edhe nëse ata janë të afërm e farefis
Mbetet lakuriq kush vesh dy lloj rrobash
E gjen vdekja të nënçmuar dhe të poshtruar
Rroba e injorancës së dyfishët qëndron mbi të
Rroba e fanatizmit sa rrobë e keqe që është ajo
Zëvendësoje me rrobën e drejtësisë kjo është më e mira
Zbukuron me të ndjenjat dhe personalitetin
Ka ardhur nga imam Dhehebiju – Allahu e mëshiroftë – : nga Junus Sadefij – Allahu e mëshiroftë – i cili ka thënë: Nuk kam parë njeri më të mençur se imam Shafiju – Allahu e mëshiroftë -. Një ditë dialogova me të për një çështje dhe kishim mendime të ndryshme dhe secili prej nesh qëndroi në mendimin e tij. Kur po ndaheshim më mori për dore më tha: O Ebu Husejn! A nuk është më e dobishme të mbetemi vëllezër edhe pse kemi mendim ndryshe? Allahu Ekber! Allahu Ekber! Kjo është metodologjia e të parëve tanë sa i përket edukatës ndaj mendimit ndyshe dhe ndikimi i saj në dashuri, afrimitet, unitet e jo përçarje, unifikim e jo ndarje, bashkim dhe jo sakatim.
Lloji i gjashte: Nuk refuzohet një çështje e mirëstudiuar vetëm nëse bie në kundërshtim me tekstet e qarta. Thotë shejhul islam Ibnu Tejmijete – Allahu e mëshiroftë – : Nuk refuzohet një vepër që vepron me të dikush nëse ajo është një çështje e mirëstudiuar nga disa njerëz të dijes dhe nuk bojkotohet vepruesi i saj. Kush vepron me njërën nga dy fetvatë nuk i mohohet veprimi. Nëse në një çështje ekzistojnë dy mendime dhe shohim njërën prej tyre si më të qëlluar e veprojmë atë ose përndryshe pasojmë menidimin e ndonjë dijetari që i plotëson kushtet e të konsideruarit dijetar dhe është referencë në saktësinë e mendimit më të saktë veprojmë me fjalën e tij. Gjithashtu thotë – Allahu e mëshiroftë – : Nëse në një çështje nuk gjendet sunet apo ixhma dhe në studimin e çështjes ka referencë nuk refuzohet kush vepron me të qoftë studim ose pasim.
Lloji i shtatë: Menaxhimi i asaj që na prezantohet haptas. Sepse sulmimi i qëllimeve apo paragjykimi se çfarë gjendet në zemra nuk lejohet. Nëse kundërshtari vjen me një mendim të pranueshëm dhe të saktë e pranojmë atë edhe nëse mendojmë se ai nuk e beson fare atë vetëm nëse ai beson se gënjeshtra lejohet apo është detyrë bëjmë kujdes. Islami i ndërton marëdhëniet me të tjerët sipas asaj që prezantojnë haptas, ndërsa të fshehat çështja e tyre është tek Allahu.
Lloji i tetë: Të jemi të kujdesshëm me pastrimin e shpirtrave. Nëse ndodh kundërshtim në një çështje të mos mendojë dikush që e vërteta është gjithmonë me të dhe se ai gjithmonë ja qëllon të vërtetës dhe nuk gabon asnjëherë dhe se kundërshtari gabon gjithmon dhe nuk ia qëllon asnjëherë të vërtetës. Kush mund të jetë i pagabueshëm dhe kush gjithmon vepron vetëm se mirë! Ska nevojë t’u bëni reklam veteve tuaja. Allahu e di më së miri se kush ia ka frikën Atij.
E pas kësaj o muslimanë! si mund të pranohen ndasitë dhe përçarja që ka pllakosur boten islame duke ditur që mendimi ndryshe ne çështjet dytësore janë të pranueshme dhe nuk lejohet asesi të jenë shkak për ndasi dhe konflikte, smire dhe urrjetie, shpifje dhe akuza ne qellime dhe niete!? Na mjafton ne të pastrojmë zemrat tona duke menduar mirë për njëri-tjetrin. ” O Zoti ynë, falna neve dhe vellezerit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë smirë dhe zili
ndaj besimtareve ; O Zoti yne,Ti je, me të vërtetë, i Mirë
dhe Mëshirues ” ! . A nuk ka ardhur koha të nderuar vëllezër, Allahu na mëshiroftë, që të unifikojmë zemrat, të njësojmë rreshtat, të kthehemi për çdo çështie tek Libri i Allahut dhe Suneti i Rasulit – paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me të – dhe tek dijetarët eminentë në çështiet e fesë dhe të marrim për model rregullin: Dergimin për trajtim të problematikës, tek dijetarët eminent të fesë, si pishtar ndriçues dhe metodologji të mjaftueshme për t’i bërë ballë shkaqeve të mospajtimit dhe armiqësive dhe si ilaç ndaj përçarjeve dhe ndasive. Eudhu bil-lahi minesh shejtanirr rraxhim: ‘’Kur atyre u vjen ndonjë lajm i rëndësishëm që ka të bëjë me sigurinë ose frikën, ata e përhapin (pa e vërtetuar mirë). Por, në qoftë këtë lajm do t’ia përcillnin (për shqyrtim) të Dërguarit dhe parisë, hulumtuesit do ta merrnin vesh prej tyre (se çfarë lajmi duhet përhapur e çfarë jo). Sikur të mos ishte mirëia e Allahut dhe mëshira e Tij, ju të gjithë do të ndiqnit djallin, përveç një numri të vogël. Nisa – 83. Allahu më begatoftë mua dhe ju në të dy shpalljet, më bëftë dobi mua dhe ju udhëzimi i Profetit të dërguar për të dy krijesat, them fjalën time dhe i kërkoj falje Allahut për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët për çdo mëkat dhe gjynah, kërkoni falje dhe pendohuni tek Ai sepse Ai vërtet është që fal shumë dhe është Mëshirues.
Hutbja e dytë.
Falënderimi i takon Allahut garantuesi i suksesit dhe sigurisë. Dëshmoj se s’ka Zot që meriton adhurimin përveç Allahut i cili është i Vetëm dhe i Pashoq. Kush mbështet tek Ai është i ruajtur nga zilia dhe i është garantuar siguria. Dëshmojmë se i Derguari ynë është rob i Allahut dhe i Derguari i Tij i cili bëri një jetë kuptimplote. Paqja dhe begatia e Allahut qofshin me të, familjen dhe shokët e tij, me pasuesit tyre dhe me të gjithë ata që do ecin në shëmbëlltyrën e tij deri në ditën e fundit. Dhe më pas. Friksojuni Allahut o robër të Allahut dhe falënderojeni Atë sepse kush i frikësohet Allahut shpëton, e kush e falënderon i jep pa ndërprerje.
Vëllezër të besimit! Sa të domosdoshme e ka umeti islam në këtë kohë i cili kërkon zgjidhje ndaj sprovave të cilat i kanë rënë, të ndjekë udhën e Rasulit – paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me të – dhe të Sahabëve të tij të mirë në besnikëri dhe përfaqësi të sinqertë. Vendet islame në përgjithësi dhe vendi i dy xhamive të shenjta në veçanti po përballen këto kohë me një propagantë të egër mediatike dhe elektronike. Kjo na bën të gjithëve të qëndrojmë të bashkuar ndaj këtyre sprovave dhe dallgëve shkatërruese nga këto media dashakeqase dhe të padrejta dhe çdokush që dëshiron të dëmtojë vendet islame në përgjithësi dhe vendi i dy xhamive të shenjta, Allahu i ruajt, në veçanti dhe ndaj rinisë sonë të çiltër të cilën e këshilojmë që të mos bien pre e këtyre dyshimeve dhe provokacioneve të cilat pas tyre nuk gjendet gjë tjetër veç se shkatërrimi i shoqërisë, coptimi i saj, humbja e rendit dhe sigurisë.
Kjo është ajo që përgatitëm sot, çoni salavate dhe selame, Allahu ju mëshiroftë, për të dashurin e zgjedhur të Zotit dhe për të gjithë ata të cilët i çojnë salavate krijesës më të nderuar përpara se të ngrenë duart për t’u lutur dhe kërkon ndihmën e Zotit për problematikat që ka dhe dërgon salavate mbi familjen dhe shokët e tij të cilët janë çelësi i kënaqësive dhe mirësive. Ata janë të mirë dhe të zgjedhur, të pastër dhe të devoçshëm të cilët i pastroi Zoti nga papastërtia shpirtërore dhe fizike duke i lartësuar në shoqëri. Kush dërgon një herë salavate për Rasulin – paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me të – Allahu i dërgon atij dhjetë herë prandaj ndihuni krenar sepse Zoti po ju dërgon salavate. O Zoti im dërgo mëshirë dhe mirësi mbi Rasulin sa herë që ndriçojnë yjet në natën e errët mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij pa dallim të cilët i dallove me mirësi dhe me më të mirën shoqërim.
Allahu dhe melaiket e Tij dërgojnë salavate dhe lutje për Rasulin. O ju që keni besuar dërgoni salavate dhe lutje për Rasulin dhe përshëndeteni me ‘’selam’’. Ahzab 56. O Zoti ynë dërgo salavate dhe selame dhe mirësi mbi Profetin e zgjedhur dhe të Dërguarin e dalluar, mbi familjen e tij te pastër, mbi shokët e tij të devotshëm prej Muhaxhirinëve dhe Ensarëve. Ji i kënaqur o Zoti ynë me udhëheqësit e drejtë dhe imamët udhëzues Ebu Bekri, Omeri, Osmani dhe Aliu të cilët gjykuan me drejtësi dhe urtësi dhe asaj ju përmbajtën, me të gjithë sahabët, me nënat e ndershme të besimtarëve, me dhe pasuesit e tyre dhe kushdo që i pason ata deri në ditën e fundit dhe me ne qoftë mirësia dhe bujaria Jote o më Bujari i bujarëve.
Zoti ynë! Ndihmoje islamin dhe muslimanët. Zoti ynë! Ndihmoje islamin dhe muslimanët.
Zoti ynë! Ndihmoje islamin dhe muslimanët.
Lartësoje me mirësinë Tënde fjaën e vërtetë fjalën e fesë.
Zoti ynë! Bëji të sigurtë vatanet tona. Përmisoi dhe ruaj të parët e vendeve tona. Ndihmoje në të vërtetën Shërbëtorin e Dy Xhamive të Shenjta.
Zoti ynë! Jepi sukses në ato çështje të cilat i do dhe je i kënaqur. Mundësoji këshillimin në bindje dhe devotshmëri. Mundësoi ndihmës të devotshëm që ta orjentojnë dhe ndihmojnë drejt së mirës. Jepi forcë dhe vullnet Princit të Kurorës o i Lavdishëm dhe Bujar.
Zoti ynë! Jepu sukses në atë që është e mirë për vendin dhe robërit e Tu dhe në atë që është e mirë për islamin dhe muslimanët. O i Lavdishëm dhe Bujar. O i Gjallë dhe i Përjetshëm, përmisoj gjendjet e muslimanëve në çdo vend, ndaloje derdhjen e gjakut të tyre, mundësou atyre udhëheqës të mirë. O Mëshuriesi i mëshiruesve, o më Bujari i bujarëve. O i Gjallë dhe i Përjetshëm, me mëshirën Tënde kërkojmë ndihmë. Mos lejo të mbështetemi tek vetet tona as sa një lëvizje e qerpikëve e as më pak se kaq. Përmisoje gjendjen tonë në përgjithësi.
Zoti ynë! Ndihmoi vëllezërit tanë në Palestinë dhe Sham.
Zoti ynë! Shpëtoje xhaminë Aksa.
Zoti ynë! Shpëtoje xhaminë Aksa.
Zoti ynë! Shpëtoje xhaminë Aksa prej dëmit të zullumqarëve dhe prej pushtimit të mizorëve.
Zoti ynë! Bëje atë të pamposhtur dhe të nderuar deri Ditën e Fundit.
Zoti ynë! Ji me vëllezërit tanë në Sham.
Zoti ynë! Ndihmoi ata o i Lavdishëm dhe Bujar.
Zoti ynë! Përmisoje gjendjen e vëllezërve tanë në Irak dhe Jemen. Bëji ata të gjykojnë me Librin Tënd dhe Sunetin e Profetit – paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me të – o i Lavdishëm dhe Bujar.
Zoti ynë! Ji me vëllezërit tanë në fe në çdo vend dhe në Arakan, o i Lavdishëm dhe Bujar. O i Gjallë dhe i Përjetshëm.
Zoti ynë! Ti je Allahu i cili nuk ka zot që meriton Adhurimin përveç Teje, Ti je i Pasur ndërsa ne jemi të varfër, zbrit mbi ne shi dhe mos na bëj prej të dëshpëruarve.
Zoti ynë! Zbrit mbi ne shi.
Zoti ynë! Zbrit mbi ne shi.
Zoti ynë! Zbrit mbi ne shi.
Zoti ynë! Ne të kërkojmë ty falje sepse ti gjithmonë je falës me ne, zbrit mbi ne shi të begatë.
“Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr”!
Zoti ynë! Prano prej nesh, Ti je Dëgjiesi, i Mirëinformuari. Na fal ne, Ti je që shumë e pranon pendimin dhe je shumë Mëshirues. Falna ne, prindërit tanë dhe të gjithë muslimanët që janë gjallë dhe që kanë ndërruar jetë me mëshirën tënde o më Mëshirues i mëshiruesve. I pastër e i lartë është Zoti yt, Zoti i gjithfuqishëm nga ajo që ata i përshkruajnë. Çdo e mirë qoftë ndaj të dërguarëve. Dhe falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të gjithësisë.