Përgëzimi lajmi i mirë – Shejh Abdul Muhsin El Kasim

Lavdërimet i takojnë Allahut, Atë e falenderojmë, prej Ti ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje prej të këqijave të vehteve tona dhe veprave tona, atë që drejton Allahu ska gjë që e humbën dhe ai që humbën s’ka udhëzues tjeter vec Ti.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër për vec Allahut Një i Vetëm i pa Shokë, dhë dëshmoj se Muhamedi është  rob dhe i dërguari i Tij, Paqja e Zotit qoftë  mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij.

Në vijim

Frikësojuni Allahut o robër të Ti me sinqeritet  dhe bindjuni Atij, sepse me të vërtetë bindja ndaj Zotit do të thotë shumim i të mirave të Tij dhe mbrojtje nga denimi.

O musliman ! Islami është fe e natyrshmërisë humane ( Fitres) , që thërret në besim të mirë , moral të bukur dhe cilësi të lavdrueshme. Prekën natyrshmërin e njeriut, i jep lumturi në gjendjen e tij , e nxitën atë në optimizëm të madh, dhe e lajmëron njeriun se si duhet të jetë adhurues dhe afër Zotit të Gjithësisë. Thotë Allahu xh.sh ; “ Jepu lajmin e mirë besimtarëve..” (El-Ahzab 47) Allahu xh.sh e përshkruan këtë  duke thënë : “Kështu i gëzon Allahu robërit e Vet, që kanë besuar dhe që kanë bërë vepra të mira…” (Esh-Shura 23)  Përgëzimi për njëriun  është aq madhështorë sa që Melaiket e Zotit  e kanë sjellë atë.

Allahu xh.sh thotë : “Të dërguarit Tanë , i sollën Ibrahimit lajmin e mirë.” (Hud 69)

Nga qëllimet e dërgimit të  Profetëve është përgëzimi i robërve të Zotit besimtarë . Thotë Allahu xh.sh : “ Ne i cojmë të dërguarit vetëm si përcjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues.” (El-Kehf 56)

Ka ardhur Isai a.s si përgëzues , ka thënë Allahu xh.sh. ; “…Dhe për tju sjellë një lajm të qëzueshëm për një të dërguar, emri i tij është Ahmed (emër tjetër i Muhamedit a.s  “i Lavdëruar”) , që do të vijë pas meje…”(Es-Saff 6)

Allahu xh.sh e ka dërguar Muhamedin a.s lajmëtar dhë përgëzues të popullit të  tij për Bujarinë dhe Mirësitë e Tij. Allahu xh.sh ka thënë:  “ Ne të kemi dërguar ty vetëm si sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues.” (El-Furkan 56) Profeti a.s ishte përgëzues  i madh për shokët e tij, kur u erdhi atyre pasuri nga Bahrejni ai u tha: “Përgëzoni dhe shpresoni në atë që ju bën të lumtur.” Muttefikun Alejhi

Nga udhëzimet e Profetit a.s është dhe dërgimi i emisarëve në vende te ndryshme që të lajmëronin njerëzit për mirësitë e Islamit. Profeti a.s  porositën Muadh Ibn Xhebel dhe Ebi Musa r.a kur i dërgon për në Jemen duke ju thënë :” Lehtësoni dhe mos vështirsoni, përgëzoni dhe mos frikësoni (tmerroni)” Muttefikun Alejhi

Na lajmëron Allahu xh.sh se nga sifatet e besimtari është përgëzimi i njëri-tjetri, kur thotë ; “Kur shpallet ndonjë sure, disa prej atyre (që kanë dyshim dhe hipokrizi) thonë: “Kujt prej jush do t’ia shtojë besimin kjo sure?” Përsa u përket besimtarëve, atyre (kjo sure) ua shton besimin dhe ata gëzohen.” (Et-Teube 124) Ato gëzojnë dhe përgëzojnë njëri tjetrin për atë që u ka dhuruar Allahu xh.sh.

Ne islam ka përgëzime të njëpasnjëshme për besimtarë, por përgëzimi me i madhë është për atë që ka  besimin e pastër në një Zot të vetëm Zotin e Botrave. Allahu xh.sh thotë: “Le të gëzohen ata që shmangen nga adhurimi i idhujve e kthehen nga Allahu!” (Ez-Zumer 17)

Nëse njeriu është i qëndrueshëm  në bindjen në Zotit dhe në  besimin e tij të pastër, përgëzimi për të janë xhennetet  e Zotit të Gjithsisë. Allahu xh.sh ka thënë : “Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu”, e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar.” (Fussilet 30)

Përgëzimi i atij që do të takojë Allahun xh.sh pa i bërë Atij shok në adhurim , është xhenneti. Xhebraili i ka thënë Profetit a.s : “Përgëzo popullin tënd se ai që vdes pa i bërë shok Allahut xh.sh do të hyjë në xhennet.” Muttefikun Alejhi.

Ai që ndjekën Kuranin dhe Sunetin e Profetit a.s , Allahu xh.sh e ka përgëzuar me falje dhe shpërblim të madh. Allahu xh.sh thotë: “Në të vërtetë, paralajmërimi yt i sjell dobi vetëm atij që ndjek Këshillën (Kuranin) dhe i frikësohet të Gjithëmëshirshmit, edhe pa e parë Atë. Këtij jepi lajmin e mirë për falje gjynahesh dhe shpërblim bujar!” (Jasin 11)

Kryesorja e udhëzimit është dituria që shoqërohet me punë dhe ai që i kombinon këto është nga të përgëzuarit. Allahu xh.sh thotë : “Pra, jepu lajme të gëzueshme robërve të Mi, të cilët, pasi i dëgjojnë fjalët (që u thuhen), ndjekin atë që është më e mira prej tyre. Këta janë ata që Allahu i ka udhëzuar në rrugë të drejtë; këta janë njerëzit e mençur.” (Ez-Zumer 17-18)

LEXO  Shëndeti, mirësi e Zotit - Medina 26.06.2020

Muslimani i kthyer tek Zoti , dorëzon cështjen e tij tek Ai dhe i kënaqur me atë cfarë i është dhënë, do të marri përgëzimin. Thotë Allahu xh.sh : “Dhe jepu lajme të mira atyre që janë të përulur.” (El-Haxhxh 34)

Atë që e godet ndonjë fatkeqsi dhe ja dorëzon cështjen e tij Zotit të Gjithësisë dhe është i duruar me Urdhërin dhe Caktim e Zotit,  ka përgëzim nga Zoti i botrave. Allahu xh.sh thotë : “Prandaj, përgëzoji të duruarit, të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi! Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre. Ata janë në rrugën e drejtë!” (El-Bekare 155-157)

Mirësia me Zotin dhe krijesat e Tij meriton vetëm se të mirë në këtë botë dhe në botën tjetër. Thotë Allahu xh.sh: “Dhe jepu lajmin e mirë punëdrejtëve.”(El-Haxhxh 37)

Besimtarët janë të përgëzuar me jetë të mirë dhe shpërblim të madh. Allahu xh.sh thotë: “Jepu lajmin e mirë besimtarëve se Allahu ka (përgatitur) për ata mirësi të mëdha.”(El-Ahzab 47) Nga Mirësitë e Allahut për besimtarë është dhe përgëzimi për ta se cfarë u ka premtuar  me xhenete dhe cfarë do të shijojnë  në to, kur thotë Allahu xh.sh : “Ndërsa ata që kanë besuar dhe bërë vepra të mira, do të jenë në kopshtet e mrekullueshme të Xheneteve. Ata do të kenë te Zoti i tyre çfarë të duan. Kjo është dhurata e madhe.. Kështu i gëzon Allahu robërit e Vet, që kanë besuar dhe që kanë bërë vepra të mira.”(Esh-Shura 22-23)

Besimtarët i shoqëron përgëzimi në këtë jetë dhe pas ndërrimit jetë. Allahu xh.sh thotë: “Pa dyshim, miqtë e Allahut nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar dhe as për t’u dëshpëruar.  (Të tillë janë) ata që besojnë dhe që i frikësohen (Allahut).  Ata i pret lajmi i mirë në këtë jetë dhe në tjetrën.” (Junus 63-64)

Kur ti vijë besimtarit vdekja do të përgëzohet me gradat më të larta. Thotë Profeti a.s : “ Kur ti vijë vdekja besimtarit, ai përgëzohet me mirësit dhe bujaritë e Allahut, s’ka gjë  më të dashur për të se sa ajo me të cilën përgëzohet. E dëshiron takimin me Allahun dhe Allahu e do takimin me të.” Transmeton Buhariu

Dhe thonë Melaiket : “Dil o ti shpirt i mirë dhe merre lajmin e mirë për prehje , kënaqsi e dhunti dhe Zotin që nuk është i mërzitur me ty, pastaj merret për në Qiell dhe pasi që hapet qielli i parë pyetet kush është ky? Ju thuhet Filani. Thonë : Mirë se erdhe o ti shpirt i pastër që ke qenë në trupin e pastër, futu falenderues dhe përgëzohu me prehje, kënaqësi e dhunti dhe Zotin që nuk është i mërzitur me ty. Vazhdon ti  thuhet kjo gje në cdo qiell deri sa arrine tek Zoti i Gjithësisë.” Transmeton Ahmedi

Dhe kur të bëhet Kijameti, përgëzimet, do të shfaqen për besimtarët në fytyrat e tyre të gëzuara. Allahu xh.sh thotë: “Atë ditë do të ketë fytyra rrëzëlluese, Të qeshura e të gëzuara.” (Abese 38-39) Ata do të jenë të përgëzuar me lajme të mira në momentet më të vështira në Urën e Siratit mbi xhehenem. Allahu xh.sh thotë: “Ditën që do të shohësh besimtarët dhe besimtaret, me dritën që u shkëlqen para dhe në të djathtë të tyre (e do t’u thuhet): “Lajm i mirë sot për ju: kopshtet e Xhenetit nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë e ku do të banoni përgjithmonë. Kjo është fitorja më e madhe!” (El-Hadid 12)

Ndërsa kur do të hynë në xhennet ata do të kenë shpërblime të vazhdueshme. Allahu xh.sh. thotë: “Paralajmëroji njerëzit dhe jepu lajmin e mirë atyre që besojnë se, me të vërtetë për ata ka shpërblim të mrekullueshëm te Zoti i tyre..” (Junus 2)

Muslimani dëshiron për vëllain e tij atë që dëshiron për vetën e vet, dhe përpiqet me cdo gjë që ti gëzojë ata. Nga mënyrat më të thjeshta për të fituar zemrat e njerëzve është përgëzimi dhe lajmërimi i njerëzve në të mirë. Nëse gjenë tek dikush tjetër mirësi fetare ose njerëzore, jepi lajmin e mirë për atë mirësi.

Melaiket kanë përgëzuar Ibrahimin a.s për fëmijën e tij që do ti lindte Ismaili a.s Allahu xh.sh thotë : “Dhe Ne i dhamë lajmin e gëzuar për një djalë të mbarë!” (Es-Saffat 101)

Melaiket i erdhën gjithashtu Ibrahimit a.s me lajmin e gëzueshëm për lindjen e Is’hakut a.s dhe se ai do të ishte i Dërguar. Thotë Allahu xh.sh: “Ne i Dhamë atij lajmin e mirë për (lindjen e) Is’hakut , profet prej njerëzve të mirë.” (Es-Saffat 112) U përgëzua Zekerija a.s gjithashtu se do të bëhet me fëmijë pas një kohe. Thotë Allahu xh.sh : “O Zekerija, Ne po të japim lajmin e mirë për një djalë që do të quhet Jahja. Askujt nuk ia kemi dhënë këtë emër më pare.” (Merjem7)

LEXO  Përgatituni për ditën e llogarisë - Medina 08.05.2020

Tek Profeti ynë Muhamedi a.s zbriti Meleku që nuk i kish zbritur dikujt më parë dhe i tha : “Të përgëzoj me lajmin e mirë të dy dritëve (Udhëzuesve) që nuk ju është dhënë asnjë profetit para teje. Surja e Fatihasë (Elhamdulilahi) dhe ajetet e fundit të sures Bekare , për cdo shkronjë që lexon nga ato do të keshë shpërblim.” Transmeton Muslimi

Nga udhëzimet e Profetit a.s, ëshët përgëzimi për ata që i lehtësojnë dikujt një brengë, Trasmetohet se Profeti a.s i ka thënë Aishes r.a : “Merre lajmin e mirë o Aishe se Allahu xh.sh ti ka falur gabimet.” Muttefikun Alejhi.

Për mbështetjen që i ka dhënë Profetit paqja e Zotit qoftë mbi të ,  Hatixhja r.a është përgëzuar me një shtëpi në Xhennet. Xhibriili a.s ka zbritur tek Profeti a.s  dhe i ka thënë : “ O i Dërguari i Zotit kjo është Hatixhja që po vjen dhe me vehte ka një ene të mbushur  me ushqim apo pije. Kur të vijë tek ti jepi asaj selamin nga Zoti i saj dhe nga Unë dhe jepi lajmin e mirë se për të në xhennet  është ndërtuar një shtëpi me kallame ( Margaritarë shkëlqyes) në të cilën nuk  do të ketë as zhurmë as zëra të ngritur.” Muttefikun Alejhi

Për Profetin a.s specifikat e të afruarit dhe përgezimet për popullin e tij në të mire, janë nga mirësitë më të mëdha. Në fillim të shpalljes së tij Profeti a.s hyri tek Hatixhja dhe i tha : “ Kam frikë për veten time,” Hatixhja r.a i tha kurrësesi  Përgëzo (mere lajmin e mirë) se për Zotin Allahu nuk do të hidhëroj kurrë. “ Muttefikun Alejhi

Ai që ka ndjekur të vërtetën pa mangësi ka lajmin e mirë se për të do ketë shpërblim. Ka thënë Profeti i Zotit  : “ Kërkoni të drejtën, të mirën dhe punoni me to se do të përgëzoheni.” Muttefikun Alehji

Dita në të cilën pendohet njeriu tek Zoti i tij është dita më e mirë nga jeta e tij, kjo falë mirësive  që i jep pendesa njeriut në të dy botët. Ka’b Ibn Malik r.a dhe dy shokët e tij kundërshtuan në betejën e Tebukut pa asnjë arsye pastaj u penduan tek Allahu xh.sh . Ka thënë Profeti a.s duke e përgëzuar Ka’bin  : “ Përgëzohu me lajmin se ke kaluar ditën më të mirë të jetës tënde që kur të ka lindur nënë jote.” Muttefikun Alejhi

Kur të vjen moment i fundit dhe të ngushtohet toka, nxiton për të dëgjuar ndonjë fjalë të mirë para së të kalosh në botën tjetër për të cilën nuk di se cfarë të prêt në të. Amr Ibn Asit ju afrua  vdekja dhe ai qajti shumë. Erdhi i biri dhe i thotë : O Babai im a nuk të ka përgëzuar Profeti Paqja e Zotit qoftë mi të me këtë dhe këtë ? Transmeton Muslimi

Përgëzimi më i madh për muslimanin është premtimi i Allahut xh.sh për lartësimin e kësaj feje dhe arritja e saj në cdo vend ku arrin nata dhe dita. Profeti a.s ka thënë : “Përgëzoje këtë popull me qetësi, superioritet, besim, ndihmë dhe qendrueshmëri në tokë.” Transmeton Ahmedi

Për atë që është përgëzuar me një të mirë, pëlqehet që ti bie Zotit në sexhde si falenderim ndaj Tij, si dhe të shpërblejë atë që i ka dhënë lajmin e mirë.

Ka’b Ibn Malik r.a tregon  në historinë e pendesës së tij dhe të dy shokëve të ti tek Zoti duke thënë: “Gjatë kohës kur isha ulur në atë gjendje që na përmendën Allahu xh.sh  Kur toka , sado e gjërë , iu duk e ngushtë dhe iu shtrënguan shpirtrat, dëgjova një zë të fortë që thërriste fort! O Ka’b Ibn Malik të përgëzoj! Merre lajmin e mirë, Rashë në sexhde nga që e mësova se me kish ardhur falja lirimi(Pranimi i Pendesës). Pastaj u drejtova drejt atyre dy të tjerëve që ishin përgëzuar, njëri nga ata nga gëzimi ra nga kali. Kur erdhi ai që më thirrë për lajmin e mirë  i dhashë atij rrobën time dhe u bëra me shënjë dhe dy shokëve që të bëjnë një gjë të tillë duke thënë për Zotin nuk kam dicka tjetër vec këtyre të dyve. Pastaj gjeta diku një rrobe dhe u nisa për tek i Dërguari i Allahu xh.sh. Rrugës më takonin njërëzit grupe grupe duke me uruar për pendesën duke më thënë urime Zoti e ka pranuar pendesën tënde.” Muttefikun Alejhi

O ju musliman !Nuk ka fe më të bukur se Islami, feja e gëzimit dhe e lumturisë, që nxiten në transmetimin e gëzimit në shoqëri. Përfituesit e parë të mirësive të Islamit dhe lajme (përgëzimeve) të kësaj feje janë ndjekësit e saj muslimanët. Lajmi i mirë përgëzimi, në të vërtetë, është për thirrjen e drejtë të njerëzve  në fenë e vërtetë dhe ta bëjmë atë të dashur në shpirtrat e tyre.Tek Zoti kërkoj mbrojtje prej shejtanit të mallkuar. Thotë Allahu xh.sh : “O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues, njëkohësisht (të kemi çuar) si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues.  Jepu lajmin e mirë besimtarëve se Allahu ka (përgatitur) për ata mirësi të mëdha!” (El-Ahzab 45-47)

LEXO  Muaji Shaban - Medine 12.4.2019

Zoti ju begatoftë ju dhe mua me Kuranin e Madhërishëm, o Zot na bëj të kemi dobi nga ajetet e Kuranit plot urtësi. Kërkoj falje tek Zoti për vete, ju dhe gjithë muslimanët për të gjitha gabimet. Kërkoni fajlje sepse më të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

Hutbeja e Dytë

Lavdërimet i takojnë Allahut për mirësitë e Tij, falenderimet për suksesin dhe arritjet. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër vec Allahu Një dhe i Vetëm  i pa Shok që meriton Madhërime. Dëshmoj se i dërguari ynë Muhemedi a.s është rob dhe i Dërguari i Tij, paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, atyre u dërgojmë selame të shumta.

O Musliman!  Përgëzimi më i madh në Islam është Kurani Famëlartë, ai është  udhëzim dhe përgëzim. Allahu xh.sh thotë: “..Ne ta zbritëm ty Librin , si shpjegim për cdo cështje, si udhërrëfyes, si mëshirë dhe si lajm të mirë për muslimanët.” (En-Nahl 89)

Falenderimi i dikujtë për një të mirë, deri sa nuk e tepron në të atë, është nga përgezimet e menjëhershme  për muslimanin . Profetit a.s i kanë  thënë : “A ke parë një njeri që punon nga punët e mira, dhe për atë e lavdërojnë njerëzit?  Ka thënë Profeti a.s  Ky është përgëzimi i menjëhershëm i besimtarit.” Transmeton Muslimi

Endrra e sinqertë të kënaqën dhe nuk të hidhëron, ajo është nga përgëzimet lajmet e mira.

Profeti a.s ka thënë: “ Nuk ka mbetur gjë nga Profetësia përvec përgëzimeve lajmeve të mira. E pyetën, Kush janë përgëzimet lajmet e mira? Ka thënë : Endërrat e sinqerta.” Transmeton Buhariu

Erën e dërgon Allahu xh.sh përgëzuese të shiut, me të cilin gëzohen njerëzit para dhe pas zbritjes së tij.  Allahu xh.sh thotë: “Dhe, një prej shenjave të Tij, është dërgimi i erërave mbartëse të lajmeve të mira (shiut), që t’ju bëjë të shijoni nga mëshira e Tij.”(Er-rum 46)

Fjala e mirë është nga përgëzimet dhe konsiderohet nga punët e mira. Ka thënë Profeti Paqja e Zotit qoftë mbi të : “Ska infektim as pesimizëm, më pëlqen Faili.  E kan pyetur se kush është Faili ? ka thënë : Fjala e mirë.” Muttefikun Alejhi

Përgëzimi është nga udhëzimi i të Dërguarve, prandaj është e pëlqyer që njeriu të përgëzojë dhë të japë lajme të mira cfarë e gëzojnë njeriun.

Allahu xh.sh na ka urdhëruar që të biem në Salavatë për të Dërguarin e Tij kur na ka thënë në Kuranin Famëlartë : “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të . O besimtarë , lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot bekoje  dhe mëshiroje të Dërguarin tonë  Muhamedin a.s. dhe familjen e tij.Kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë shokët e tij mbi Halifet e parë  të cilët udhëhoqën me drejtësi , Ebu Bekerin, Omerin , Othmanin dhe Aliun  dhe mbi të gjithë shokët e Profetit ,  dhe mbi ne së bashku me ta me Mëshirën Tënde O më i Madhi  Mëshirues.

O Zot lartësoje islamin dhe muslimanët. Shkatëro politeizmin dhe politeistët. O Zot shkatërroi armiqtë e fesë Tëndë.

O Zot bëje të paqtë e sigurtë këtë vend  dhe të gjitha vendet e muslimanëve.

O Zot jepi sukses kujdestarit  të cështjës tonë dhe zëvëndësin e tij  në atë që Do dhe je i Kënaqur o Zot i Madhërishëm, dhe drejtoj ata të dy drejtë të mirës dhe devotshmërisë.

Bëj të suksesshëm të gjithë  kujdestarët e cështjeve të Muslimanëve që të punojnë sipas Librit dhe ligjit Tënd o Zot i Madhërishëm.

O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga denimi i zjarrit.

O Zot Ti je një Ska Zot tjetër përvec Teje, Ti je i Pasur dhe ne jemi të varfër, zbrit mbi ne shi dhe mos na bëj nga ato që e kan humbur shpresën.

O Zot Na ndihmo ne, O Zot na ndihmo ne , o Zot na ndihmo ne.

O Zot ne i kemi bërë padrejtësi vehteve tona e nëse nuk na falën dhe mëshiron do të jemi nga të humburit.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e tij që të ua shumojë ato. Përkutjimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për cfarë veproni.

Medina / by

Post Author: