Mes’hi si lehtësim – Medina 29.11.2019

Lavdërimet për Zotin, që ka bërë sigurinë në vetet tona qetësi dhe pranverë, dhe ka forcuar lidhjet në zemrat tona. Na ka bërë obligim pastërtinë dhe lejuar mes’tet mbi çorape lehtësim për ne.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut Një i Vetëm i pa Shok, besojmë në Emrat dhe Cilësitë e Tij dhe i vërtetojmë ato, i pranojmë ato dhe nuk  lejojmë për to shembull, përngjasim si dhe nuk pranojmë shtrembërim dhe përshtatje.

Dëshmojmë se zotërija dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, që e ka urdhëruar lutjen  dhe përshëndëtjen për të si shenjë madhërimi, nderimi dhe vlersimi. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij sa të fluturojë shpend me dy krahë  dhe të ecin me këmbët e tyre.

Në vijim

O ju muslimanë! Frikësojuni Allahut, sepse ai që i frikësohet Atij i lehtësohet ngritja në gradë. Frikësojuni Allahut: “Prandaj ruajuni Allahut! Allahu ju mëson ju; Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.” (El-Bekare 282)  Legjislacioni fetar është rritje e adhurimit dhe ndihmë për të udhëzuarin. Ai që ka pak dije në lëgjislacionin fetar i humbin veprat e tij dhe rritën padijen e tij, injorancën. Kur arrin dimri njerëzit fillojnë të kërkojnë çorapet e trasha, rroba dhe ngrohjen. Të përshkruarit mbi Mes’te me marrjen e abdesit është e lejuar, gjë të cilën nuk e mohon kush veç atyre që janë të ngushtë në mendime, kundërshtues të bashkësisë muslimane dhe njerëzve të Fikhut, legjislacionit Islam. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, bënte mes’h mbi çorape, sikurëse është praktikuar  një gjë e tillë nga një pjesë e mirë nga shokët e tij, Zoti qoftë i kënaqur me ta.

Të lejuarit e të përshkruarit mbi mes’he, çorape të trasha,  është ndihmesë dhe lehtësim në legjislacionin Islam, sepse njeriu është i detyruar për veshjen e tyre, dhe se vështirsia vjen nëse ato hiqen.

Ai që dëshiron të bëj mes’h mbi çorape, e ka për detyrë  që të mësojë rregullat e tij, të njohë kohën e zgjatjes dhe cilësitë e tyre, si dhe kushtet e lejesës së tyre, çfarë i prishën ato, dhe rregulla të tjerë në lidhje me këtë çështje.

O ju muslimanë! Mes’te, konsiderohet çfarë është prodhuar nga lëkura. Janë quajtur mes’he nga prejardhja e tyre, lëkura. Sikurëse është thënë se rregulli i tyre është lehtësuar me veshjen e tyre duke zëvëndësuar larjen e këmbës me të përshkruarit e tyre, mes’hin. Ndërsa çorape konsiderohet çdo gjë që mbulon këmbën, dhe që është prodhuar nga pambuku, leshi, pëlhura apo të ngjashme me ato. Është kusht që këto të jenë të pastër dhe mbulues të dy kënbëve deri në nyje, të cilat nuk tregojnë atë se çfarë ka nën to. E nëse çorapet janë nga materiali i lehtë dhe uji i mes’hit, përshkrimit të këmbës me dorë të lagët, depërton në këmbë, apo shikohet ngjyra e këmbës paskëtij përshkrimi, nuk lejohet bërja mes’h mbi ato çorape. E nëse çorapet nuk janë të lehta dhe e ndalojnë mbërritjen e ujit tek këmbët gjatë marrjes së mes’hit, mbi ato lejohet mes’hi sipas mendimit më të saktë të dijetarëve.  Është kusht që këto çorape të vishen pas larjes së plotë të tyre, këmbëve. Nëse merret mes’h mbi çorape që janë veshur pa larjen e plotë me ujë të këmbëve para veshjes së tyre, abdesi i tij nuk është i saktë rrjedhimisht as namazi i tij. 

Nëse ka larë njërën këmbë pastaj ka veshur çorapen, më pas ka larë tjetrën dhe ka veshur çorapen tjetër, nuk pranohet mes’hi, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve.  Bazuar në hadithin e Ebu Bekrit, Zoti qoftë i kënaqur me të, ku thuhet:  “ Kur ti pastrojë ato të dyja dhe veshi dy çorapet, i lejohet atij që të marrë mes’hi mbi to, mbi çorape.”  Nyja lidhëze është paraqitje e rregullit dhe e rradhitjes. Duhet që ato të pastrohen, të plotësojë abdesin e tij, të lajë dy këmbët, më pas i lejohet atij që të veshi këmbët e tij me çorape. 

Vendaliu bën mes’h mbi këto çorape një ditë dhe natë, ndërsa udhëtari tre ditë dhe tre netët e tyre. Fillimi i kohës është nga mes’hi i parë pas prishjes së abdesit sipas mendimit të shumicës së dijetarëve. Pas prishjes së abdesit , ai bën mes’h deri në të njëjtën kohë në ditën e nesërme nëse përsoni është vendali, dhe deri në të njëjtën kohë të ditës së katërt për atë që është udhëtarë. Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Bëni mes’h mbi to deri në të njëjtën kohë të ditës tjerët dhe natës së tij.” Hadithin e ka transmetuar Abdu Rrezaku. 

Nëse mbaron apo plotësohet koha, pastërtia e tij ka përfunduar sipas disa fukehave, juristëve Islam. Disa kan thënë se nuk prishet abdesi dhe nëse koha plotësohet në momentin që ai është duke kryer namazin e plotëson namazin  e tij. Kjo sepse mbarimi i kohës nuk përbën veprim që dëmton abdesin për namaz. Mendimi i parë është më i sakti. Ndërsa të konsideruarit e mosprishjes së vleshmërisë së namazit është më primare dhe më e vlefshme. E nëse pas kalimit të kohës kryen nevojën përsonale,prishën abdest,  nuk mund të bëj mes’h mbi to derisa ti heqi dhe ti veshë përsëri pas pastrimit të plotë të këmbëve. Gjatë kohës se mes’teve besimtari bën mes’t pjesët e këmbës derisa nuk është xhunub, i papastër, nga mardhënijet intime apo në gjumë gjatë ndonjë ëndërre  në raste të tilla nuk i lejohet mes’ti. Ai e ka obligim që të marrë gusël, larje totale të trupit. Saffan Ibn Asali, Zoti qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na urdhëronte kur udhëtonim që të mos i heqim mes’tet tona për tre ditë dhe netët e tyre përveç se në raste të xhunubllëkut, të bërit të papastër, dhe jo prej gjumit, të urinuarit dhe nevojave të tjera.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu.

E nëse ka dyshim në kohën e mbetur të mes’hit, atëhere le të mos u bjerë mes’h me dyshim duke mos diskutuar kushtin e lejimit të mes’hit. Nëse në ndonjë moment hiqen mes’tet apo çorapet e trasha, apo ka dalur ndonjëra nga mes’tet e ndonjërës këmbë, ka përfunduar koha e mes’tit të tij dhe prishur abdesi i tij, dhe se nuk i lejohet veshja e tyre me larjen e këmbëve, por se për ti veshur ato përsëri  duhet që të marri dhe një herë abdesin e plotë,nga fillimi, sipas mendimit më të saktë,  në kujdes dhe mbrojtje të namazit.

O ju namazfalës të pastruar! Nëse në mes’te apo çorape ka ndonjë vrimë apo të çarë nga e cila duket një pjesë e lëkurës së individit duke qenë kjo pjesë e madhe, nuk lejohet mes’hi mbi ato. Por se lejohet nëse kjo është e vogël e papërfillshme. Nëse kjo e çarë apo e grisur është në pjesën e sipërme të këmbës, nuk është e dëmshme apo që e prishën saktësinë e mes’teve. Obligim është të përshkruarit e tyre  në pjesën e sipërme të tyre,  dhe jo poshtë tyre. 

Mënyra  e të bërit mes’h është që pasi të lagen të dy duart duke qenë gishtërinjtë të hapur të përshkruhet pjesa mbi gishtërinjtë e këmbëve duke vazhduar në drejtim të nyjes së këmbës deri mbi to, mbi nyje. Nuk bëhet mes’h posh tyre dhe as në mes tyre, gishtërinjëve, dhe në anët e tyre sipas mendimit më të saktë. Bazuar në hadithin ku Aliu, Zoti qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ka thënë: “Sikur të ishte feja me mendim do të ishte mes’hi poshtë këmbës më parë se mbi të.” E kam parë të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke bërë mes’h mbi pjesën e dukshme të mes’teve të tij.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi.

Ai që lë mes’hin nga sipër, duke mos e plotësuar siç duhet, abdesi i tij nuk është i vlefshëm me mendim unanim të dijetarëve, dhe se namazi i tij nëse falet me këtë abdes është i pavlefshëm. Nadhimi ka thënë: “Ai që lë mes’het nga lartë e ka bërë abdesin të pavlefshëm.” Mes’hi duhet të bëhet tek të dy këmbët, e djathta me dorën e djathë dhe e majta me dorën e majtë. Kanë thënë se ka përparsi përdorimi i dorës së majtë. Ahmedi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Sido që ta kryesh këtë është e pranuar, qoftë me njërën dorë apo me të dy duart.” 

Nuk është e pëlqyer përsëritja e rënijes mes’h, kjo pasi që nuk është transmetuar diçka e tillë. Gjithashtu nuk lejohet të bërit mes’h mes’teve apo çorapeve që janë të papastra.

O ju namazfalës të pastruar! Ai që është në udhëtim dhe e ka filluar kohën e mes’teve në udhëtimin e tij duke bërë mes’h në më pak se një ditë dhe një natë dhe më pas është kthyer në vendin e tij, tashmë vendali, e plotëson një ditë dhe një natë. Nëse ka marr mes’h në udhëtimin e tij një ditë dhe një natë dhe më shumë se kaq dhe është kthyer në vendin e tij, ai duhet të heqi mes’tet e tij kjo pasi që ka mbaruar koha e tyre nga se është kthyer në vendin e tij.

Nëse individi ka marrë mes’h duke qenë vendali dhe pastaj ka udhëtuar para mbarimit të kohës se mes’teve, ai plotëson kohën e mes’teve si udhëtarë.

O ju namazfalës të pastruar! Nëse individi ka marrë abdes të plotë me ujë, pastaj ka veshur njërën nga mes’tet apo çorapët dhe nuk e ka prishur abdesin derisa të ketë veshur tjetrën lejohej mes’hi mbi veshjet e sipërme, këpucët. Nëse bën mes’h mbi pjesën e sipërme, këpucën,  pastaj e heqën atë, i prishet abdesti i tij. Nëse merr abdes të plotë me ujë dhe pastaj veshën çorapet e tij, e më pas e prishën abdesin dhe ka veshur të sipërmet pasiqë e ka prishur abdesin, këpucët, nuk i lejohet mes’hi mbi këpucë, sepse i ka veshur ato duke mos qenë i pastër, duke mos qenë me abdes. Nëse ai futën dorën e tij poshtë këpucës dhe bën mes’h çorapeve dhe kjo i lejohet. E nëse veshën çorapet duke qenë plotësisht i pastër, me abdes, pastaj e prishën abdesin, dhe pas kësaj ju jep mes’h atyre dhe veshën sipër tyre çorape të tjera,  nuk lejohet mes’hi mbi këpucë sepse i ka veshur ato me pastrimin e mes’hit dhe jo me pastrimin e ujit. Ai që veshën çorape të trasha duke qenë me pastërti të plotë, abdes, dhe sipër tyre veshën diçka tjetër  që e mbulon të gjithë këmbën, pa e prishur abdesin i lejohet atij që tu japë atyre mes’h. E nëse i heqën këto pasiqë ju ka dhënë mes’h, i prishet abdesi i tij.  Nëse veshën shapka apo sandalle që nuk i mbulojnë këmbët, nuk lejohet mes’hi mbi to.

Nëse poshtë tyre ka ndonjë lëkurë apo çopë që i mbulon këmbët, të cilat i ka veshur sëbashku me to para se të prishi abdesin, atëherë bën mes mbi sandalle dhe mbi çope, të cilat  lejojnë të duken  pjesët që duhet të lahen, dhe mund të falet sëbashku me to. E nëse e heqën njërën prej tyre abdesi i tij i prishet, dhe nuk është i vlefshëm namazi i tij me njërën prej tyre sepse mes’hi ju është dhënë të dyjave, copës dhe sandalleve. 

Zoti na bëftë prej tyre që e adhurojnë Allahut me dituri dhe me njohje.

Zotit i kërkoj falje për vete dhe ju, Zotit kërkoni falje, Ata që i kërkojnë Zotit falje janë të fituarit.

 

LEXO  Këshilla për dimrin - Medina 17.01.2020

Hutbeja e dytë

 

Falenderime Zotit në vazhdimsi për Mirësitë e Tij të vazhdueshme. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut Një i Vetëm dhe i pa Shok, lutje për mirësitë që na ka dhënë dhe na jep në vazhdimsi. Dëshmoj se zotërija ynë,  Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Allahut. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të,  mbi familjen dhe shokët e tij, lutje që ngelen dhe përshëndetje që vlersohen.

Në vijim

O ju muslimanë! Frikësojuni Allahut dhe ndiqeni Atë , bindjuni dhe mos e kundërshtoni Atë: “O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” (Et-Teube 119)

O ju muslimanë! Për namazfalësin është detyrë që të kujdeset dhe ti ruaj nga papastërtija çorapet apo mes’tet e tij. Kur të bëhen të papastërta apo ju vjen era duhet ti ndërrojë ata me qëllim që të mos i shqetësojë besimtarët dhe namazfalësit me erën e tyre. Në të kaluarën njerëzit për këtë gje kan nxjerrë një shprehje dhe kanë thënë: “Janë çoroditur, marrë mendët, nga era e çorapeve.” Sikurëse kan thurur dhe poezi duke marrë erën e tyre për shembull kur njëri prej tyre ka thënë: “Ka luftuar Ibn Omeri në një betejë e cila i ka lënë shumë fitime pas,  si shembulli i erës  së çorapeve që rri shumë gjatë.” Ndërsa një tjetër ka thënë: “ Më lavdëro me atë që ke mësuar sepse dhe  unë do të lë lëvdata për ty si lë çorapi erën e tij.”

O ju muslimanë! Këshillojmë për fjalën më të sigurtë për namazin në kapitullin  e mes’hit mbi çorape, Mes’te, derisa nuk ka argumente të prera dhe të qarta. Nuk mund të ketë siguri më të madhe se i ftohti i madh apo vështirsija e madhe që obligon lehtësim.  Dhe se ky individ sigurtë do të ketë rritje të adhurimit dhe të sevapit gjithashtu. Fukehatë, juristët muslimanë kanë këshilluar se dalja dhe  ndryshimi është e pëlqyer. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka vepruar me përparsi dhe zgjedhje dhe ka gjykuar në disa raste të njohura me këtë. Prej tyre çfarë kanë transmetuar dy shujuhët, Buhariu dhe Muslimi, nga Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të, që ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka kaluar poshtë një hurme që kishte hudhur frutet dhe ka thënë sikur të mos ishte lëmoshë nuk do të haja prej tyre.”

Prandaj ju bëjmë thirrje muslimanëve  që të qetësojnë zemrat e tyre me ndryshimet e këtyre çështjeve legjislative, fikhut, dhe të mos jenë këto shkak për largimin, përçarjen e tyre, dhe ndërprejen e lidhjeve.  

O ju muslimanë! Lavdërojeni Allahun për mirësitë e shtuara dhe të vazhduara. Kujtoni se si kanë ecur  njerëezit të zbathur pa këpucë, pa mbrojtje dhe veshje, flinin mbi gurë dhe në tokë, pastaj filluat të jetoni jetë të qetë dhe të rehatshme, me çmim të shtrenjtë dhe me vlerë. Prandaj falenderoni Allahum për këto mirësi që ju ka mundësuar, Ai është Dhuruesi Mirënjohësi,  për mirësitë dhe begatitë që na dhuron, dhe pengues i të këqijave,  varfërisë dhe shkatërrimit.

Lutuni dhe dërgoni selame për të Lavdëruarin,  ai që eshtë ndërmjetës i vetëm për nevojtarët. Kush e përshëndetën të Dërguarin e Zotit  një herë Allahu xh.sh e përshëndet  atë dhjetë herë.

O Zot fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin tonë Muhamedin. Kënaqësia e  Zotit qoftë mbi katër halifet, pasuesit e synetit të tij,  Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, dhe mbi të gjithë familjarët dhe shokët e tyre dhe mbi ne sëbashku me ta, o Bujarë dhe Dhurues.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

Shkatëro politeizmin dhe politeistët,  shkatërroi armiqtë e fesë Tënde.

O Zot zbrit mëshirën Tënde mbi vendet muslimane. O Zot zbrit mëshirën Tënde mbi vendet muslimane. O Zot zbrit mëshirën Tënde mbi vendet muslimane, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot ruaj dy vendet e shenjta nga kurthet e atyre që ngrejnë kurthe, nga planifikuesit e të keqes, smira e ziliqarëve dhe atyre që e urrejnë atë, o Zoti i Botrave.

O Zot jepi sukses drejtuesit dhe  kujdestarit  të çështjes tonë, kujdestarit të dy xhamiave të shenjta  në atë që Do dhe je i Kënaqur, udhëzoje atë drejtë të mirës dhe devotshmërisë.

O Zot jepi sukses atij dhe zëvëndësit të tij në atë që është në të mirë të Islamit dhe dobi  të muslimanëve, o Zoti i Botrave.

O Zot ndihmo ushtarët tanë, ruaj kufinjtë  e vendit tonë, ruaj njerëzit e sigurisë tonë, o Zoti i botrave.

O Zot shëro të sëmurët tanë, o Zot shëro të sëmurët tanë, o Zot shëro të sëmurët tanë, lehtëso dhimbjet tona, shëro plagët tona, mëshiro të vdekurit tanë.

Na ndihmo kundër armiqve tanë o Zoti i Botrave.

O Zot bëji lutjet tona të dëgjuara, thirrjet tona të ngritura,  o Bujarë, o i Madhërishëm o Mëshirues.

Post Author: endrit