Vlera e Medines
Dr.Abdulmuhsin Kasim
13/Safer/1436 5/12/2014
E gjithë lavdia I takon Allahut, Atë e falenderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë, kërkojmë prej Allahut të na ruajë prej të keqes së veteve dhe veprave tona, atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush e devijon dhe atë që e devijon Ai nuk ka kush e udhëzon.
Dëshmoj se nuk ka Zot që meriton të adhurohet përveç Allaut, Një I vetëm dhe I pashoq, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe I dërguar I Tij.
Frikësojuni Allahut sikurse e meriton që ti frikësohemi, dijeni se Ai ju vështron në publik e vetmi.
Të nderuar besimtarë! Ndër argumentet që tregojnë për urtësinë e Zotit në njëhsimin e Tij, është dhe përzgjedhja e Profetëve, melaikeve dhe njerëzve të mirë.
Ai nuk ka ortak që mund të krijojë apo të përzgjedhë sikurse Ai, thotë Allahu I lartësuar: Zoti yt krijon si të dojë dhe përzgjedh lirisht, ndërsa ata nuk mund të zgjedhin.i lavdëruar dhe I lartësuar qoftë Allahu mbigjithçka që ia shoqërojnë Atij” kasas/68.
Me urtësinë e Tij zgjodhi ditë dhe muaj të veçantë sikurse zgjodhi vende të cilat I begatoi.
Zgjodhi Mekën në të cilën u ndërtua dhe shtëpia e shenjtë, zgjodhi tokën e shenjtë, në të cilën ndodhet xhamia aksa, nderoi Medinen e Profetit a.s duke e veçuar me mirësi që nuk gjenden në vende të tjera.
Emërtimet e saja janë të shumta dhe kjo për të treguar vlerën e saj, ndaj vërejmë se Profeti as e ka emërtuar me: Medine, Tajbe, Tabe, ndërsa Zoti thotë për të:” ndërsa ata që banojnë në vendin e besimit” Hashr/9.
Emigrimi I Profetit a.s ishte drejt saj, çlirimi I Mekës dhe trevave të tjera si dhe përhpja e sunetit te tij u nis prej aty.
Ajo është djep I Islamit dhe vatan I tij, ashtu sikurse besimi doli prej aty ,ashtu dhe do të kthehet.
Thotë Profeti a.s: Besimi kthehet në Medine, ashtu sikurse I kthehet gjarpëri zgavrës së tij” Mutefekun alejhi.
E ta e ka përshkruar Profeti a.s si sunduese e trevave ku thotë:” jam urdhëruar të emigroj drejt një vendi që I sundon trevat e tjera, emrin ia thonë “Jethrib”.mutefekun alejhi.
Qytet që tis huan mëkatet, thotë Profeti a.s:” Medineja të pastron prej gjunaheve, ashtu sikurse zjarri pastron zjarri papastërtitë e argjendit” Buhariu.
Ajo e largon njeriun e prishur, thotë Profeti a.s:” Medineja e largon njeriun e prishur, ashtu sikurse zjarri largon papastërtitë e hekurit” mutefekun alejhi.
Profeti a.s e ka përngjasuar forcën e pastrimit të saj me zjarrin ku thotë:” Medineja është sikurse zjarri që e pastron ligësinë” mutefekun alejhi.
Vend I sigurtë pej të cilës përhapet feja dhe praktikohen në të ritet Islame, thotë Profeti a.s:” Ajo është e shenjtë dhe e sigurtë” Muslimi.
Kush thur plane të këqija ndaj saj, e shkatërron Allahu, thotë Profeti a.s:” Kush planifikon ndonjë të keqe ndaj saj, e shkrin Allahu ashtu sikurse shkrihet dhe kripa në det” Ahmedi.
Kush synon të intrigojë banorët e saj, shkatërrohet nga Allahu pa e vonuar dënimin,thotë Profeti a.s:” Nuk intrigon kush banorët e Medines, vetëm se e shkrinAllahu sikurse shkrihet kripa në ujë” Buhariu.
Allahu e kërcënon me zjarr atë person që thur të keqe për banorët e saj, thotë Profeti a.s:” Nuk synon kush ti bëjë keq banorëve të saj, vetëm se e shkrin Allahu në zjarr sikurse shkrihet plumbi,ose kripa në ujë” Muslimi.
Allahu e kërcënon me mallkim e zjarr atë që kërkon të terrorizojë banorët e saj, thotë Profeti a.s:” Kush I terrorizon banorët e Medinës me të padrejtë, e frikëson Allahu, mallkimet e Tij, të melaikeve dhe mbarë njerëzve janë mbi të, nuk I pranohet atij farz e nafile” Nesaiu.
Për të treguar pozitën e saj, Zoti e ka shenjtëruar sikurse Mekën, thotë Profeti a.s:”Ibrahimi e ka shenjtëruar Mekën, ndërsa unë e kam shenjtëruar Medinën”Muslimi.
Në të nuk bartet armë për të luftuar, dhe as nuk derdhet gjak vetëmse për ndëshkim ligjor, po ashtu dhe gjahu I saj është I mbrojtur e pemët e saj nuk priten, e kush shkakton në të ndonjë paudhësi apo mbron ndonjë kriminel, e ka merituar mallkimin e Allahut, thotë Profeti a.s:”Kush shkakton në të trazira apo mbron trazuesit,ai ka merituar mallkimin e Allahut, të Melaikeve dhe mbarë njerëzve, prej tij nuk pranohen obligimet e as nafilet në ditën e kijametit” Mutefekun alejhi.
Ajo gëzon maksimumin e sigurisë, pasi mbarë rrugët e saja mbrohen nga Melaiket, thotë Profeti a.s:” Në çdo rrugë të saj ndodhen Melaike që e mbrojnë atë” Mutefekun alejhi.
Po ashtu dhe rrugicat e lagjet e saja janë të ruajtura, thotë Profeti a.s:” Pasha atë në dorën e të Cilit është shpirti im, ska rrugicë e sokak në Medine, vetëm se në krye ndodhen dy Melaike që e ruajnë” Muslimi.
Madje është e ruajtur me melaike në të gjitha drejtimet, thotë Profeti a.s:” I afrohet asaj Dexhali, por gjen se Melaiket e ruajnë atë” Buhariu.
Thotë imam Neueuiu: Ky hadith tregon për numrin e shumtë tëmelaikeve që ruajnë Medinen dhe mbarë rrugët e sokaket e saja.
Ajo është e mbrojtur prej Dexhalit, thotë Profeti a.s:” Vjen Dexhali, por e ka të ndaluar ti afrohet kufijve të Medines” Buhariu.
Kur njerëzit dëgjojnë për Dexhalin, ia mbathin nëpër male nga frika e tij, ndërsa Medinen nuk e kaplon frika e dexhallit, thotë Profeti a.s: Frika e Dexhallit nuk depërton në Medine” Buhariu.
Allahu e ka mbrojtur prej sëmundjeve shkatërruese, thotë Profetia.s:”Në kufij të Medines ndodhen melaike që e ruajnë, në të nuk hyn as kolera e as Dexhalli” Mutefekun alejhi.
Profeti është lutur që në të mos të ketë epidemi ku thotë:”O Allah ruaje të shëndetshme” Ahmedi.
Thotë Ibn Haxheri rahmet pastë: Medineja u shndërrua në vendet më të shëndetshme pasi ishte e kundërta.
Jetesa në të është më e mirë se në vendet e tjera, edhe nëse në vende të tjera mund të ketë pasuri më të shumta, thotë Profeti a.s:”Do vijë një koh kur njeriu do ftojë të afërmit e tij: hajdeni për në bollëk e rehati, por jetesa në Medine do jetë më e mirë nëse do e kuptojnë” Muslimi.
Prej mirësisë së saj, shfaqet apo forcohet banori besimtar, thotë Profeti a.s:” I miri I saj del në pah” Buhariu.
Edhe veprat e mira në të shfaqen e përhapen larg, e muslimani që duron vështirsitë në të, përfton ndërmjetësimin e Profetit a.s dhe dëshminë e tij.
E kush vdes në të si besimtar, Profeti a.s do jetë ndërmjetësi I tij në ditën e kijametit,thotë Profeti a.s:” Kush ka mundësi që të vdesë në Medine le ta bëjë, se unë do ndërmjetësoj për të” Nesaiu.
Medineja është qytet I begatë dhe kjo si pasojë e lutjes së Profetit a.s për të, madje bereqeti në të është më I madh se në Mekë , kjo sepse Profeti a.s është lutur që bereqeti I saj të jetë I dyfishtë ku thotë:” Zot trefishoje bereqetin e saj.
Po ashtu dhe ushqimi në të është I begatë, thotë Profeti a.s:” Zot na jep bereqet në Saun(2.6kg) dhe në Muddin (650gr)tonë” Muslimi.
Thotë Neueuiu rahmet pastë: Ajo që kuptohet se këto njësi matëse kanë bereqet të veçantë për ata që banojnë në të.
Frutat e saj gjithashtu janë të begata, thotë Profeti a.s:” Zot jepna bereqet në frutat tona” Muslimi.
Hurmat Axhue që prodhohen në alije (zona jugore dhe lindore e Medinës) është shërim, ndërsa Axhue(lloj hurme) në përgjithsi të ruan prej helmeve dhe magjive,madje çdo hurmë tjetër përpos “Axhues” të ruan nga helmi me shpresë të Zotit.
Në të ndodhet xhamia e Profetit a.s, një ndër tre xhamitë që është ndërtuar prej Profetëve, prej vlerës që kanë meret dhe udhëtim për tu falur në to.
Shpërblimi I namazit në të është një mij fish më shumë se në xhamitë e tjera përpos Qabesë.
Thotë Neueuiu rahmet pastë:’Ky shpërblim përfshin farzet dhe sunetet, ndërsa falja e suneteve në shtëpi është më e mirë.
Minberi I Profetit a.s ndodhet tek Haudi (pellgu)I tij, e kush betohet padrejtësisht tek minberi I tij, le ta pregatisë vendin e tij në zjarr. Përcjell ibn Maxhe.
Distanca mes minberit dhe shtëpisë së Profetit a.s është lulishtë prej lulishtave të xhenetit, thotë Profeti a.s:”Mes shtëpisë dhe minberit tim, është lulishtë prej atyre të xhenetit” Mutefekun alejhi.
Thotë ibn Haxheri rahmet pastë: ka për qëllim se është si lulishte e xhenetit në mëshirën dhe lumturinë që të kaplon sipasojë e kuvendeve të dhikrit, e veçanërisht në kohën e Profetit a.s.
Falja e namazit në safet e para është më me vlerë se namazi në të, thotë Profeti a.s: “ Safet më të mirë për burrat janë të parët e më të këqinjtë për ta janë të fundit” Buhariu.
Në Medine ndodhet dhe xhamia Kuba, një xhami e ndërtuar mbi devotshmëri që në ditën e saj të parë, Profeti a.s e vizitonte çdo të shtunë, me mjet apo dhe në këmbë, “ e kush pastrohet në shtëpinë e tij dhe shkon të falet në xhaminë kuba, ka vlerën e një umreje” Ibn Maxhe.
Në të ndodhet mali I uhudit, një mal që I do besimtarët dhe ata e duan atë, thotë Profeti a.s:”Ky është një mal që e duam e na do” Mutefekun alejhi.
Thotë Neueuiu rahmet pastë: “Na do” do të thotë se dashuria është veçori e tij, ndërsa dashuria për të në zemër, është një dashuri e çiltër që nuk lidhet me besimin e bereqetit në të.
Lugina Akijk, është një luginë e begatë, për të thotë Profeti a.s:” Më erdhi një I dërguar I Zotit (Xhibrili) dhe më tha:Falu në këtë luginë të begatë dhe bëj nijet Umren bashkë me haxhin” Buhariu.
Pamvarsisht bereqetit që ka, por prej tij nuk kërkohet mirësia apo largimi I të keqes.
Dashuria që Profeti kishte për Medinen tregon dhe vlerën e saj, ai është lutur që dashuria për të ,të jetë sikurse për Mekën ose dhe më shumë, ndaj dhe thonte:”Zot na e bëj të dashur Medinën sikurse Mekën ose dhe më shumë” Buhariu.
Kur kthehej prej ndonjë udhëtimi dhe fillonte të shihte ndërtesat e saj, nga dashuria që kishte, nxitonte drejt saj.
Ibn Haxheri rahmet pastë thotë:çdo besimtar pasues I tij, drejtohet drejt Medines si pasojë e dashurisë ndaj Profeti a.s.
“ Hani nga ato që Zoti ju ka dhënë dhe falenderojeni, I mrekullueshëm është vendi juaj dhe Falës I madh është Zoti juaj” Sebe/15.
Zoti më begatoftë mua dhe ju me Kuranin famëlartë, na e mundësoftë të përfitojmë nga ajetet dhe urdhërat e tij, kjo ishte ajo që kisha për të thënë, faljen e Zotit e kërkoj për vete,për ju dhe për mbarë muslimanët, ndaj kërkojini falje Atij,pasi Ai është Falës I madh.
Lavdat dhe falenderimet I qofshin Zotit për çdo mirësi e begati të dhuruar, Atë e dëshmoj si Një të vetëm dhe të pashoq, në shenjë lartësimi për Të, sikurse dëshmoj se zotëria dhe Profeti ynë Muhamedi a.s është rob dhe I dërguar I Tij, paqja e Zotit qoftë mbi të, familjen e tij dhe mbarë shokët e tij.
Të nderuar besimtarë! Nuk ka dyshim se vizitimi I Medines është një mirësi e madhe, sa e sa muslimanë nuk ja kanë dalë ta vizitojnë dhe kanë vdekur para se këtë ëndërr ta bëjnë realitet.
Atij që ja mundëson Allahu të vizituarit e Medines, të mos e harrojë vlerën dhe poztiën që ajo ka tek Zoti, dhe le ta mbushë kohën e tij me vepra të mira si namazi,leximi I Kuranit, përmendja e Allahut etj.
Le të jetë dashuria për të, një shenjë nxitëse e pasimit të më të mirit të krijesave në çdo aspekt, por duke u kujdesur nga rënia në risi të ndryshme në të apo dhe pas largimit prej saj, e me banorët e saj të sillet me edukatë.
Atij që ja ka mundësuar Allahu të jetë prej banorëve të Medines, duhet të jetë shembull I mirë për vizitorët e saj, tu tregojë bujari, mirësjellje, fjalë të ëmbla e të afrueshme me ta, duke pasuar Profetin në gjëra të tilla.
Dijeni se Zoti ju ka urdhëruar që të dërgoni salavatë për Profetin e Tij ku thotë në librin e Tij: :” Vërtetë Allahu e bekon të dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O ju besimtarë! Lutuni për të dhe përshëndeteni me selam” Ahzab 56
Zot bekoje, begatoje e jepi mirësi të panumërta zotërisë sonë Muhamedit a.s, familjes së tij, katër kalifëve të tij të drejtë që sunduan e gjykuan me drejtësi, Ebu Bekrin, Umerin, Uthmanin dhe Aliun, si dhe mbi mbarë shokët e tij dhe neve bashkë me to, o Bujari I vërtetë.
Zot lartësoje Islamin dhe Muslimanët, poshtëroje idhujtarinë dhe idhujtarët, shkatërroji armiqtë e fesë, ndërsa këtë vend dhe mbarë trevat Islame bëji të sigurta, të bollshme e të rehatshme.
Zot na jep të mira në këtë botë, të mira në botën tjetër si dhe mbrona prej dënimit me zjarr.
Zot përmirsoje gjendjen e muslimanëve kudo ndodhen, largojua hallet e brengat, çdo vështirsi kthejua në lehtësi, bëje jetën e tyre të lumtur dhe të mbushur me devotshmëri e punë të mira.
O Zot që je I Vetëm dhe I pashoq, Ti që je I pasur dhe ne që jemi nevojtarë, njomna me shi dhe mos na bëj prej të privuarve prej tij, ndaj o Zot na njom me shi.
Zoti ynë! Ne ishim të padrejtë me vetet tona, e nëse Ti nuk na fal e mëshiro,padyshim që do jemi prej të shkatërruarve.
Zot udhëzoje prijësin tonë drejt udhëzimit Tëd, le të jetë vepra e tij në rrugën e kënaqësisë Tënde,udhëzoji dhe mbarë prijsit e muslimanëve pëe në zbatimin e ligjit Tënd o Sundimtar I vërtetë.
Allahu urdhëron për drejtësi, bamirësi, ti jepet meritorit, ndalon nga e keqja, e urryera e padrejtësia, ju porosit në mënyrë që të këshilloheni”.
Kujtojeni Allahun tju kujtojë Ai juve, falenderojeni për begatitë tjua shtojë, ska dyshim se përmendja e Allahut është vepra më e madhe, Ai di se çfarë veproni.